Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Janjeva Qytet i Harruar !

+5
Njona
MG-1960
Kron Kazani
blina
Naki
9 posters

Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Naki Wed 05 Nov 2008, 10:29

- Kur Janjeva ishte e shtruar ne kallderum ose kocka guri Parisi i sodit hecte ne balt.
- Eshte e vetmja qyteze ne Evrope e cila ka hyrje dhe nuk ka dalje.
- Janjeva eshte vendi i par ne Kosove ku egzistoj shkolla e pare shqipe.
- Karakteristik me se interesante e Janjeves eshte se e mashtruan edhe Nastradin Hoxhen.
Janjeva  Qytet i Harruar ! 03566311
Kjo eshte Janjeva e vjeter me civilizim te dokumentuar mbi 700 vite dhe njeherit qytetza e vetme ne Evrop qe ka hymje e qe nuk ka dalje.Kjo eshte Janjeva e shkolles se par shqipe,Janjeva e Mesuseve te pare: si At Shtjefen GJeqovi,Efendi Baftiar Burhani,Idriz Ajeti e shum mesueseve dhe patrioteve te tjere kombetar.
Janjeva njihet edhe si vendi me industri me te zhvilluar ne kohrat el ashta Ilire,sundimit turk mbi 600 vjeqar e deri ne koherat e sodit pra me industri te perpunimit te metalit.
Janjeva eshte nje qyteze e rrethuar ne te tri anet me kodra,
e kufizuar ne lindje me Zhekofcin pra komuna e Gjilanit ne veri me komunen e Artanes ne perendim me Kizhnicen dhe Hajvalin pra me komunen e Prishtines dhe ne jug me vet Lipjanin qe eshte edhe komuna Ame.Janjeva qe nga kohrat qe i cekem me lart kishte popullat Shqiptare,kroate,fise te cilat erdhen nga Dubrovniku i vjeter ose Raguza qe ta ushtrojn zejen e tyre qe ishte perpunimi i metalit dhe te cilit mbeten dhe krijuan familje deri ne kohrat e sotme.
Pra Janjeva deri ne vitet 90-ta kishte popullat shumic kroate sipasoj e represionit serb dhe e shpernguljes se popullates shqiptare nga treva e Janjeves per ne Turqi e qe zgjati deri ne vitin 1967 per at arsye prej 1967 e deri vitet e 90-ta popullata Kroate ishte shumic ne Janjeve e deri vitin 90 kur represioni serb per shkak te luftes ne Kroaci filloj edhe mbi shqiptaret por kesaj rradhe nuk i kursej as kroatet e Janjeves qe ishin hiq me pak se 6000 e meshum kroat dhe mbi 4000 shqiptar pra pershkak te represionit serb filloj shperngulja mete madhe edhe kroateve per ne Kroaci por edhe e shiptarve per ne vendet euro-perendimore tani Janjeva numron popullat me vetem 4500 banor te te gjitha nacionaliteteve ,pra tani popullat shumci eshte ajo Shqiptare e cila numron mbi 3000 banor dhe nacionalitete tjera kroate,serbe turke ,rome ,boshnjake qe sebashku numrojn afer 1500 banor.
Ne Janjev edhe sot e ksaj dite ushtrohen zejet e vjetra qe eshte perpunimi i metalit dhe zejet e tjera e qe jan prodhimi i plastikes etj.por tani shumica e popullates mirret me bujqesi dhe blektori , si pasoj e kollapsit te nderrmarrjeve shoqerore pasi qe shumica e popullates punonin ne fabriken e perpunimit te metalit,,Metaliku" i Janjeves qe ishte nderrmarrje shoqerore e qe tani pret privatizimin dhe nuk punon pra nuk ka as nje te punsuar .
Janjeva si qytetz qe nga vitet 60-ta kishte rrugen e asfaltuar qe e lidh me lipjanin dhe qendrat tjera ,ujsjellsin ,kanalizimin,rrymen elektrike ,telefonin,shtepin e shendetit shtepin e kultures ,shkollen ,zyren e sherbimit civil por qe eshte ma kryesorja deri ne vitet 60-ta ishte komune ne vete e qe ju murr statusi i komunes pasi qe kryeqyteti Prishtina deri ne at koh kufizohej me Janjeven derin ne fshatin shushic dhe shashkofc qe prej viteve 60-ta shkaku i zgjerimit te kryeqytetit dhe pasurimit te saj pra Prishtines me minjera te cilat ishin pron e Janjeves ju murren edhe minjerat dhe bashk me to edhe statusi i komunes tani Janjeva bene pjes ne komunen e Lipjanit .
Ne Janjev tani jetojn ne harmoni te plot 6 nacionalitete dhe lirisht mund te thuhet se standartet e bashksis evropiane te vena mbi Kosoven per Janjeven sdo teishin te nevojshme fare.
Tani ne Janjev funksionon shkolla fillore qe quhet Shtjefen Gjeqovi njherit egziston edhe shtepia muze po e Shtjefen Gjeqovit ku lindi ,tani ne kete shkoll vijojne shkollimin nxenes te 6 nacionaliteteve ,funksionon zyrja e sherbimit civil ,posta ,shtepia e shendetit,rruga ,ujsjellsi ,kanalizimi telefonia ,qendra rionore ku zhvillojn aktivitete te ndryshme rinia pa dallim nacionaliteti pra te gjith se bashku,tani Janjeva pas perbushjes se standarteve dhe decentralizimit shpreson qe ti kthehet statusi i komunes qe ju murr pa drejtesisht ne vietet 60-ta.
Ne Janjev nuk mungojn as kultet fetare e qe jan "Xhamija" e Janjeves dhe Kisha katolike "Shen Nikolla" e qe jan larg njera tjetres vetem 100 metra por qe respektohet ne mes vete ne menyr te plot.


Last edited by Naki on Fri 12 Aug 2011, 08:16; edited 2 times in total
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by blina Tue 17 Mar 2009, 15:50

Janjeva

Janjeva me kodra bregore rrethuar
shtepi prej gureve ndertuar
pemet dhe vreshtat pranveres lulzojnė
jeshin tende sa shumė e shtojnė.


O Janjevė o simbol kombetar ti na
dhe shkollen e parė
shkollen e parė shqipe ti e fillove
krenarin vetes sa shumė ja shtove

Autori:
Xhevat Berisha
avatar
blina

Shteti : Republika e Kosoves - Janjeve
Postime : 704
Kyējet nė forum : 17840
Regjistruar mė : 2008-02-28
Profesioni : mesuese.

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Frrok Kristaj: Mbahet manifestimi “Gjurmė tė Gjeēovit”

Post by Kron Kazani Fri 19 Jun 2009, 13:25

Nė Janjevė, mė 20 qershor
Mbahet manifestimi “Gjurmė tė Gjeēovit”
Nga Frrok Kristaj
Me kėtė rast shėnohet 135-vjetori i lindjes sė Atė Shtjefėn Gjeēovit, si dhe zbulohet busta e kėtij eruditi tė kulturės shqiptare. Po ashtu, bėhet edhe ripagėzimi i Shkollės Fillore tė Janjevės me emrin e tė Madhit Gjeēov.
Nė Janjevė tė komunės sė Lipjanit, ditėn e shtunė, mė 20 qershor tė kėtij viti, nė orėn 10, pėr tė nėntėn herė me radhė, mbahet manifestimi tashmė tradicional letraro-kulturor “Gjurmė tė Gjeēovit”.
Manifestimi i sivjetmė organizohet nga Klubi letrar “Shtjefėn Gjeēovi” i Zymit tė Hasit, Ministria e Arsimit, Shkencės dhe e Teknologjisė, Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sportit, si dhe nga Drejtorati pėr Arsim e Kulturė i komunės sė Lipjanit dhe Shkolla Fillore nė Janjevė.
Manifestimi i sivjetmė pėrshkohet nga fryma e 135-vjetorit tė lindjes sė Atė Shtjefėn Gjeēovit – Kryeziut nė Janjevė. Po ashtu kėsaj radhe do tė bėhet ripagėzimi i Shkollės Fillore tė Janjevės me emrin e Shtjefėn Gjeēovit, pastaj do tė zbulohet busti i Atė Shtjefėn Gjeēovit i punuar nga skulptori Hysen Bytyēi, mbahet manifestimi letraro-kulturor “Gjurmė tė Gjeēovit”, me ē’rast do tė prezantohen poetė tė dėshmuar nga Kosova dhe viset tjera shqiptare. Dhe, nė fund, nxėnėsit e Shkollės Fillore “Shtjefėn Gjeēovi” tė Janjevės do tė prezantohen me njė program kulturo-artistik, si dhe do tė vizitohet Shtėpia e lindjes sė Shtjefėn Gjeēovit.
P.S.
Per informata me te hollesishme ne tel. 044 124 295 ose 044 173 480

Janjeva  Qytet i Harruar ! U1_Gjecovi
Ēast nga rregullimi i vendit ku do tė vendoset Busti i Atė Shtjefėn Gjeēovit nė Janjevė
Kron Kazani
Kron Kazani

Shteti : Gjermani
Postime : 33
Kyējet nė forum : 16877
Regjistruar mė : 2008-11-04
Profesioni : Kėngėtar dhe gazetar

http://h qiptare.net

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Kron Kazani Fri 19 Jun 2009, 13:30

Shtjefėn Gjeqovit


Agim Gashi

Se ē“na erdhi nji lajm i zi
Vranė Gjeqovin nė lumin Dri!


Moj Janjevė e vogėl
E bukur mė je
Se linde njeriu
Qė u mundu pėr ne.


Ishte ai mėsues
Edhe edukator
Pėr ta mbledhė Kanunin
Udhtoi n“shi e n“borė.


Moj Janjevė e vogėl
E bukur mė je
Se linde njeriun
Qė u mundu pėr ne.


Ia zunėn pritat
E vranė nė tradhėti,
U skuqėn val“t e Drinit
Me gjakun e Tij.


Moj Janjevė e vogėl
E bukur mė je
Se rrite njeriun
Qė u mundu pėr ne.

1974 Janjevė
Kron Kazani
Kron Kazani

Shteti : Gjermani
Postime : 33
Kyējet nė forum : 16877
Regjistruar mė : 2008-11-04
Profesioni : Kėngėtar dhe gazetar

http://h qiptare.net

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Naki Sun 21 Jun 2009, 01:04

Janjeva  Qytet i Harruar ! 20062011
Janjeva  Qytet i Harruar ! 20062010
Janjeva  Qytet i Harruar ! 20062012
Janjeve 20 Qershor 2009 "Gjurmė tė Atė Shtjefėn Gjeēovit"
Njė dekadė pas ēlirimit shkolla fillore e Janjevės merr emrin "Shtjefėn Gjeēovi". Nė Janjevė sot ėshtė mbajtur ky maifestim dhe ėshtė zbuluar busti i historianit qė vlerėsohet me shumė vlera gjithėandej vendit. Bustin e Atė Shtjefėn Gjeēovit e ka punuar skulptori Hysen Bytyēi.
P.S/ Kerkoje ndjese nga anetaret se fotot jane bere me celular Nokia N95 te formatit 1200x1000 px dhe te njetat me eshte dashur ti bej resize per ti pershtatur dizajnit te forumit dhe ndoshta pak e kan humbe origjinalitetin por nese dikujt i inetresojne origjinalet ti kene ne koleksion mund te ua nise permes email postes kur te doni.


Last edited by Naki on Fri 12 Aug 2011, 08:19; edited 4 times in total
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by blina Sun 21 Jun 2009, 14:14

O naki kompliment qe shum shpejt i ke vendos keto foto qe tregojn nje ngjarje te rendesishme jo vetem per qytetaret Janjevas por per te gjith, sa shum na ka mungu emri i kesja shkolle dhe pse te gjith ne mendje e zemer e kishim kete emer te At Shtjefen Gjegjovit por ishte pengesa qe na ndaloj per nje kohe qe shkolla jon te jete pa emer, por ja erdhi edhe kjo dite qe mu para kesaj sholle te vendoset busti i njeriut qe Janjeva mburret me te.
avatar
blina

Shteti : Republika e Kosoves - Janjeve
Postime : 704
Kyējet nė forum : 17840
Regjistruar mė : 2008-02-28
Profesioni : mesuese.

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Naki Fri 12 Aug 2011, 04:39

Janjeva  Qytet i Harruar ! Janjev10
Janjeva ėshtė vendlindja e Hilės (Shtjefėn Gjeēovi). Nė atė kohė (1874) ishte njė fshat i varfėr i Kosovės, banorėt e tė cilit mezi e siguronin jetesėn. Dikur ajo kishte qenė e pėrmendur, sepse nga minierat e saj nxirrej ar e argjend. Gjatė shekullit tė XIII-tė dhe XIV-tė, nė Janjevė, Republika e Dubrovnikut kishte hapur disa miniera. Nė kėto kushte nė shekullin e XVI-tė, ajo kishte tėrhequr vėmendjen e shumė banorėve tė viseve pėrreth, tė cilėt tė shtrėnguar nga nevoja ekonomike, linin vendet e tyre e grumbulloheshin aty pėr tė ngjerrė bukėn e gojės. Pas disa vjetėsh nėpėr kodrat e Janjevės filluan tė shtoheshin shtėpitė e banimit, kurse fshati i dikurshėm mori pamjen e njė qyteti me argjendari, kėpucėtari, prodhues veglash tė ndryshėm. Nuk vonoi dhe ky qytet ndėrtoi edhe njė kishė qė pėrmendej pėr madhėsinė e saj. Pas pushtimit tė fushės sė Kosovės nga osmanėt mė 1455, Janjeva fillojė tė zhvillohej nė njė vendbanim tipik osmanė. Rreth vitit 1671 ajo kishte edhe shkollėn e vet. Relatorėt e ndryshėm shkruajnė pėr pamjen e qytetit tė Janjevės dhe rezervat e saj tė ēmuara nė arė e argjend. Kėshtu nė vitin 1610 Janjevėn e vizitoi Mati Bici, i cili shkruan :
... nė mėngjezė herėt arritėm nė Janjevė qė ėshtė e vendosur midis kodrave tė zgavėrueme prej minierave t'argjendit qė aty nxirret me sasi tė mėdha.
Po ashtu Mari Bici shkruan se nė atė kohė nė Janjevė banonte njė popullsi e pėrzierė nga katolikėt, myslimanėt dhe ortodoksėt. Kėshtu ai shkuan se aty jetonin 500 familje, 200 ortodokse, 180 myslimane dhe 120 katolike. Por ky zhvillim i saj nuk e pati tė gjatė. Siē duket, rezervat e arit dhe argjendit shteruan dhe janjevasit u detyruan tė largohen nga vendlindja pasi nuk kishin mundėsi tė siguronin bukėn e gojės. Janjeva ishte njė qendėr ku popullsia shqiptare takohej me elementin sllav dhe saksonė. Nė rrugėt, sheshet dhe tregjet e saj fliteshin shumė gjuhė, shqip, serbisht, turqisht. Pas futjes nėn administrimin serb, gjeografėt serbė pėr popullsinė e Janjevės nė vitin 1911 thonė se pėrbėhej nga 515 shtėpi, 400 katolike, 75 shqiptare (duket se ėshtė fjala pėr tė ardhur nga pjesa veri-perėndimore e trevave shqiptare), 20 muhaxherė (tė ndjekurve nga Serbia e posa formuar), 2 turke dhe 18 magjupėve.
E Rendesishme:
Numri i artefakteve dhe i monedhave qė rrezikohen tė zhduken ėshtė i madh. Dėmi do tė jetė tepėr i madh nėse marrim parasysh pėrvojat e tilla qė na kujtojnė edhe kėtė fakt: nė vitet e mėhershme, tregtarėt e Janjevės kanė mbledhur shumė monedha antike, tė cilat janė shitur apo janė dėrguar nė muze tė tjerė. Gojko Kraljeviq pėrmend nė buletinin e Muzeut tė Kosovės tė vitit 1984, qė lidhet edhe me Muzeun e Sarajevės. Po ashtu, edhe nė buletinin e Muzeut tė Kosovės tė vitit 1959/60, R. Galoviq shkruan se nė vitin 1934 nė Janjevė u zbulua njė depo e periudhės sė halshtatit, ku rėndėsi tė madhe kanė byzylykėt e zbuluar, qė lidhen me zbulimet nė territorin e Maqedonisė dhe pėrfaqėsojnė kulturėn ilire mjaft tė zhvilluar. Shumė gjetje tė rėndėsishme nga Janjeva mė parė ishin dėrguar edhe nė Muzeun e Beogradit, fakt ky qė dėshmohet edhe me dokumentin nr. 53/1, i datės 28.1.1999, ku drejtori i Muzeut tė Prishtinės, Branko Jokiq, i lutet drejtorit tė Muzeut popullor nė Beograd, mr. Bojana Boriq Breshkoviq, qė thesari i Janjevės t’i bashkėngjitet materialit tjetėr nga Kosova, pėr t’u ekspozuar nė ekspozitėn “Arheolosko Blago Kosova i Metohije”.
Katėr kg monedha argjendi vetėm pėr 400 euro!
Nė vitin 2005, njė qytetar nga Janjeva i kishte shitur katėr kilogramė monedha tė argjendit nė qytetin e Prizrenit vetėm pėr 400 euro. Artefakte nga territori i Kosovės pothuaj gjenden nė tė gjitha muzetė nė territorin e ish-Jugosllavisė, sidomos nė Beograd, Shkup, Vranjė, Sarajevė, Nish, Leskoc, Arangjelovc etj.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by MG-1960 Mon 15 Aug 2011, 13:50

Poverba se Janjevasit e kan mashtruar edhe Nastradin Hoxhen a egziston ne te vertete apo eshte vetem shaka ? Nese eshte e vertete a e din kush cilin mashtrim ja kan ba Nastradinit ?
avatar
MG-1960

Shteti : Kosova
Postime : 4
Kyējet nė forum : 16759
Regjistruar mė : 2008-12-12

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Naki Mon 15 Aug 2011, 18:57

Une po ta them kete poverb alla katunarqe siq ma ka treguar babai im i ndjeri. Ja si e di une: Nastradin Hoxha paska marr gomarin e tije dhe kishte blere nje laker kur kishte arritur ne Janjeve paska pare disa Janjevas duke punuar dicka me drrasa dhe:
Nasradini: Puna e mbare ore burra
Jajnevasit: Mbare paq o nasradin
Nasradini: Po cfar po beni me keto derrasa more burra
Janjevasit: Po ja po e ndertojme nje kace per lakren tende ahahaha
Aty Nasradini e kishte pare se nuk ka buke me Janjevasit dhe i paska nemur.
Nasradini: " Eh, kurr dite mos pafshit as sheher as katund mos u befshi" ..

Ndoshta eshte me ndryshe por keshtu e kam degjuar shpresoj te moe kem harruar tregimin e babit Janjeva  Qytet i Harruar ! 166837
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Naki Tue 21 Aug 2012, 16:45

Disa pamje nga Janjeva
Janjeva  Qytet i Harruar ! 77020010
Janjeva  Qytet i Harruar ! Janjev10
Janjeva  Qytet i Harruar ! Janjev11
Janjeva  Qytet i Harruar ! Janjev12
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

The author of this message was banned from the forum - See the message

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Vivian92C Thu 08 Nov 2012, 20:00

Shume vend i vjeter. Vendlindja e Shtjefen Gjecovit. Pastaj Janjeva njihet edhe si qyteti me i vjeter. E vertete eshte ku Naki ka shkruar se kur Janjeva kishte rruget e shtruara me kallderem Parisi atebote ka ece neper balte. Gjithashtu eshte shume interesante se Janjeva ka hyrje por nuk ka dalje dhe per kete njihet si kuriozitet. Flitet shume per poverbat e Nasradin Hoxhes nga pleqt te cilet thone se ate e kan mashtruar vetem Janjevasit. Ky vend njihet per zejtari. Jetojne disa komunitete si Shqiptar, Turq, Kroat, Rom, Ashkali.
Vivian92C
Vivian92C

Shteti : Mos me kerkoni
Postime : 34
Kyējet nė forum : 15883
Regjistruar mė : 2009-10-12

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by UNE...vlonjati Tue 02 Apr 2013, 19:38

Edhe pse per at Gjecovin kisha lexuar dhe degjuar per vendlindjen e tij sot lexova,fatkeqesi qe nuk kemi nje histori te unifikuar. Mund te me thoni daten kur eshte hapur shkolla e pare shqipe dhe pse e quani vendlindja e Hiles kete qytet.
UNE...vlonjati
UNE...vlonjati

Shteti : Vlore
Postime : 11
Kyējet nė forum : 12062
Regjistruar mė : 2013-03-31
Profesioni : jurist

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Naki Tue 02 Apr 2013, 20:57

UNE...vlonjati wrote:Edhe pse per at Gjecovin kisha lexuar dhe degjuar per vendlindjen e tij sot lexova,fatkeqesi qe nuk kemi nje histori te unifikuar. Mund te me thoni daten kur eshte hapur shkolla e pare shqipe dhe pse e quani vendlindja e Hiles kete qytet.
Vlonjat, ne profilin tuaj shof se je jurist me profesion. Shpresoj te behesh nje jurist i zoti. Ndersa ketu cfar ke shkruar je 100% gabim.
Shtjefėn Gjeēovi ka lindur nė Janjevė ( Kosovė) me 12 Korrik 1874.
Emri: Mėhill Konstandin
Mbiemri: Gjeēi-Kryeziu
ka vdekur nė Zym me 1929.
Sa per informimin tuaj Janjeva  Qytet i Harruar ! Shtepi10 kjo eshte shtepia ku ai ka lindur. normal nuk ka qene e ketille eshte rinovuar dhe tani eshte shtepi muze. Nese do vish ne Kosove kam nderin te qoj ne Janjeve dhe ta vizitosh.
Mos e harro kete:
Tė parėt e Gjeēovit, tė larguar nga malėsitė e Kryeziut tė Pukės, kishin zėnė vend nė Janjevė. Siē ishte zakon, edhe tė parėt e Mėhillit thirreshin sipas emrit tė fshatit "Kryeziu" apo fisit tė tyre "Gjeēi". Nė atė kohė, nė rrugėt e Janjevės fliteshin shqipja, serbishtja dhe turqishtja. Nė familjen e Gjeēovit flitej shqipja, dhe vendosėn qė djalin e lindur nė mesin e tyre mė 12 korrik 1874 ta pagėzojė Mėhill. Mirėpo shpejt filluan ta thėrrasin shkurt Hilė. Duket qė sjelljet aktive tė Hilės shkaktuan qė prindėrit ta dėrgojnė atė nė shkollėn e fshatit pėr tė mėsuar shkrim, kėndim e njehsim. Nė shkollė i bije nė sy priftit tė Janjevės. Ky u propozojė prindėrve tė Hilės qė ta dėrgojnė nė njė shkollė mė tė mirė siē ishte kolegji fetar. Mė 1844 prindėrit vendosėn qė Hilėn 10 vjeēarė ta nisin pėr Shkodėr. Vazhdoi mėsimet nė kolegjin fetar tė Troshanit (Lezhė).etj etj..
. ke sa te duash ne internet te lexosh dhe mesosh. Pra mos e harro Janjeva eshte vendlindja e Gjeēovit Very Happy
Mos te mbes borgj gjithashtu vendi i shkolles se pare shqipe ne Kosove. Ta qartesojme ne Kosove jo ne trevat Shqiptare Very Happy edhe pse thuhet shkolla e pare eshte hapur ne fsh. Stubell. Ketu mund te jem gabim por sipas historise shkolla shqipe e Janjeves daton qe nga vitet 1600... nuk dihet sakt por lexo me poshte:.
Cila ėshtė e vėrteta e shkollės sė parė shqipe?
Le tė mė falin Stubllasit e Epėrm tė Vitisė por dokumentarisht shkolla e Janjevės duhet tė hyj nė histori si shkolla e parė shqipe nė historinė shqiptare. Pse e them kėtė? Sepse profesori i pedagogjisė Dr.Jashar Rexhepagiqi i cili nė vitin 1968 mbrojti tezėn e doktoratures nė Zagreb me temėn: “Shkollat katolike shqipe nė teritorin e Kosovės“, ndėr tė tjera thotė: Nė arkivin e Vatikanit, arkiv tė cilin e ka vizituar Dr.Jashar Rexhepagiqi, gjendet rejistri i 18 nxėnėsve qė vijuan mėsimin nė vitin 1665 nė Janjevė.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by UNE...vlonjati Wed 03 Apr 2013, 09:03

NAKI te falenderoi per preokupimin qe tregon per te perciell nje informacion kaq te gjere dhe gadishmerine per te me mirepritur, per momentin nuk kame ndonje plan por deshiren e kam ndoshta ne nje te ardhme te afert .
UNE...vlonjati
UNE...vlonjati

Shteti : Vlore
Postime : 11
Kyējet nė forum : 12062
Regjistruar mė : 2013-03-31
Profesioni : jurist

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by princesse Sat 15 Mar 2014, 21:51

Janjeva ś’pari herė ėshtė pėrmendur nė vitin 1303, me zhvillimin e industrisė sė minierave nė shek. XIV dhe XV, u ngrit nė njė qendėr tė rėndėsishme afėr Prishtinės dhe Novobėrdės(Artanės). Nė mes tjerash qyteti kishte kontakte me Republikėn e Raguzės (Dubrovniku) i sotėm nė Kroaci. Njėra nga shkollat e para nė Kosovė ėshtė hapur nė Janjevė nė vitin 1665 dhe pėrdoret edhe sot e kėsaj dite.
princesse
princesse

Shteti : Tokė
Postime : 58
Kyējet nė forum : 17739
Regjistruar mė : 2008-02-12

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by albi Sat 15 Mar 2014, 22:07

Janjeva esht nje qutez shum e vjeter perqindja me e madhe  e banorve esht Kroat
albi
albi
Moderator

Shteti : mitrovice
Postime : 3375
Kyējet nė forum : 18520
Regjistruar mė : 2010-07-09

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Naki Mon 24 Nov 2014, 19:13

Nė Janjevė tė Komunės sė Lipjanit, u mbajt manifestimi kulturor “ Gjurmėt e Gjeēovit”
24 nėntor 2014- Me rastin e 140 vjetorit tė lindjes sė Shtejėn Gjeēovit, dhe ditės sė shkollės qė e mban tė njėjtin emėr “ Shtjefėn 
Gjeēovi” nė Janjevė tė Komunės sė Lipjanit, sot ėshtė mbajtur manifestimi kulturor “Gjurmėt e Gjeēovit”.
Sefer Tasholli - Nėnkryetar i Komunės sė Lipjanit, e ka vlerėsuar lart figurėn e Shtjefėn Gjeēovit, duke thėnė se, ky aktivitet kulturor po i kushtohet njėrit prej figurave mė emblematike.
Ndėrsa, Gafurr Bytyqi, pėrfaqėsues i shkollės “ Shtjefėn Gjeēovi” nė Janjevė, tha se, Janjeva si qendėr e kulturės po e nderon kėtė emėr tė shquar me rastin e 140 vjetorit tė lindjes sė tij dhe ditės sė shkollės.
“Janjeva kaherė ėshtė qendėr e kulturės, dhe nga ky mjedis kanė dalur shumė emra tė mėdhenj, ndėr ta edhe At Shtjefėn Gjeēovi”, ka thėnė ai.
Manifestimi ėshtė mbyllur me orė letrare nga pėrfaqėsues tė Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, dhe anėtarėve tė grupit letrar “ Fazli Grajqevci” tė Lipjanit, si dhe ėshtė bėrė promovimi i revistės “ Aurora”.
Ndėrsa nė fund, ėshtė hapur ekspozita kushtuar veprės sė “ Shtjefėn Gjeēovit”.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Janjeva  Qytet i Harruar ! Empty Re: Janjeva Qytet i Harruar !

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum