Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Magjia e mitologjisė shqiptare

3 posters

Go down

Magjia e mitologjisė shqiptare Empty Magjia e mitologjisė shqiptare

Post by Naki Sun 06 Sep 2009, 15:48

Historia dhe tradita shqiptare eshte shfaqur nder vite edhe me ane te mitologjise. Veprat e ndryshme te autoreve tane me te shquar kane shpalosur kulturen dhe boten shpirterore te krijimtarise shqiptare
Magjia e mitologjise shqiptare Per te dhene nje pasqyre me te gjere, me te plote te mitologjise se nje populli, nevojitet kohe me e gjate dhe pune sistematike hulumtuese ne terren ne vise te ndryshme, perveē studimit te literatures ekzistuese per kete teme shume te gjere dhe shume te lashte. Tek ne, mjerisht, nuk ekziston ende te pakten nje sprove konkrete, per te permbledhur ne nje botim, boten mitologjike shqiptare, e cila eshte shume e pasur dhe, ne disa vise, e ruajtur dhe e gjalle deri me sot. Por, megjithate, materiale te mbledhura, veshtrime dhe studime fragmentare kemi, qofte nga autore te huaj, qofte nga njerezit tane te afte per kete pune.
Te dhena dhe analiza me te plota gjenden ne veprat e albanologeve te njohur, siē ka qene, p.sh., Hani, Nopēa, Durham, Lamberci dhe shume te tjere. Autore shqiptare dhe mbledhes te materialeve te mitologjise sone popullore ka shume, te cilet ne revista te ndryshme (p.sh., "Leka", "Hylli i Drites", "Drita" etj…), ose ne botime te tjera kane dhene kontribut te vlefshem per njohjen dhe ruajtjen e kesaj pjese te rendesishme te kultures shpirterore te popullit tone.
Punen me te madhe per kete e kane bere etnografet tane pas Luftes se Dyte Boterore, qofte me kontributet e tyre te vlefshme shkencore te botuara ne revisten "Etnografia shqiptare", "Kultura Popullore", e materialeve ne Institutin e Kultures Popullore. Gjithsesi, shtrohet nevoja e botimit te nje vepre me te gjere, ne te cilen do te paraqitej, te pakten ne vija kryesore, mitologjia e popullit shqiptar, e cila, ne kushte te reja ekonomike, kulturore dhe pergjithesisht shoqerore, ka humbur fare rolin e dikurshem te saj dhe se shpejti mund te qitet ne harrese pergjithmone. Keshtu do te varferohej historia e kultures se popullit tone.
Nga shume punime te autoreve tane e te huaj, ketu po permendim vetem dijetarin tone te shquar Prof. Eqerem Ēabej (1908-1980), i cili qysh ne vitin 1939, ka dhene nje pasqyre te shkurter, por te qarte, te mitologjise sone popullore, botuar frengjisht ne revisten "Revue international des etudes balcaniques", nga e cila po paraqesim vetem disa te dhena dhe mendime te tij, te cilat ai i ka zgjeruar dhe shqyrtuar me vone edhe ne botime te tjera te ndryshme.
Te bardhat jane nje lloj shtojzovallesh, vajza te bukura, pra, diēka si zanat. E Bukura e Dheut, edhe kjo eshte njefare zane. Kjo figure mitologjike eshte e njohur jo vetem ne Ballkan, por edhe ne boten arabe, nga duhet te kete ardhur nder ne. Dragoi, kuēedra, syri i keq, lugati, shtriga, etj. Ne besimet popullore, thote Ēabej, ruhen shume figura te moēme, te cilat ne mitologjine tone paraqiten me emer te ri dhe me disa ndryshime kuptimore. Ne mitologjine tone shpesh permenden "hijet", si figura mjaft te papercaktuara, por gjithsesi me kuptimin e nje demoni, te nje fantazme. Ne Kosove me fjalen "hije", ne kuptimin mitologjik, mund te perfshihen demone te ndryshem, por para se gjithash - bota "andej varrit", te vdekurit, zakonisht shpirtra te ligj. Balozi i detit permendet ne folklorin tone mjaft shpesh.
Ketu po permendim vetem disa qenie te tjera te kesaj sfere si i paraqet Ēabej, te cilat ne Kosove njihen pak ose aspak, te pakten me emrin perkates. Keshtu, p.sh., ne Kosove nuk degjohet per Erretat e Sheut, te cilat Ēabej i permend sipas te dhenave te albanologut gjerman Lamberc. Gjithashtu, Dhamsuta eshte nder ne e panjohur. Keshtu u quaka ne viset tona veriore "nje pele perrallore, me ne shpine kaloresin te quajtur Dheveshtruesi".
Tek arbereshet e Italise ekziston Fata, e cila duhet t'i pergjigjet zanes nder ne. Ne gojedhenat e zones se Permetit permenden Floēkat, vasha te bukura me floke te gjata, qe mendohej se rrinin ne ujera e ne puse. Edhe Kshetrrat ose Kshetzat, ishin te ngjashme me Floēkat. Hyjrija e Detit eshte nje lloj sirene, pastaj Xhullite e Judi, jane figura te njohura ne zonat tona te veriut, por edhe nder bullgare e rumune. Karakonxholli eshte figure mitologjike nder ne, e ardhur nga mitologjia turke.
Ne Kosove njihet me emrin "Kallakonxhe", e cila udhetarin e huton, ia mjegullon mendjen dhe nuk di te orientohet ne hapesire. Gogu, Sanagogu ose Herri eshte njelloj xhuxhmaxhuxhi, shkurtabiqi ose kokerrmeli. Figura mitologjike me pak te njohura jane gjithashtu Memedreqja, lloj perbindshi ne bestytnite e hershme nder shqiptaret (arbereshet) e Sicilise ne Itali, kurse ne besimet e tyre ne Kalabri, Manaqeli ka qene njelloj hijeje.
Nuset e Malit dhe Oret e Malit kane qene lloj zanash, emri i te cilave rrallehere zihej ne goje. Emri i tyre ishte tabu (i ndaluar), prandaj zevendesohej me emerime, si p.sh., "Qofshin te bardha", "Ato te lumturat", "Ato te mirat" etj., siē thuhet ne Kosove. Ne viset e veriut, Shurdhi ka qene demon i rendesishem. Ne mitologjine e trakeve te vjeter, ky ishte hyjni e motit te keq. Figure e ngjashme me Shurdhin, ne veri ka qene Verbti. Gjarpri i shtepise ne disa vise quhet Vitore.
Ne mitologjine e shqiptareve te Ēamerise, Vitoret ishin tri Fatite qe mendohej se i vinin foshnjes te djepi naten e trete te lindjes dhe ia caktonin fatin qe do te kishte ne jete. Emri i Vitores ne thelb eshte vejtore, "ajo qe end pelhure, endese, emer qe del edhe me trajten vektore", - pra, ato ishin endese te pelhures se jetes.
Zana - ne mitologji eshte simbol i nje vashe me bukuri te pashoqe.Ky emer rrjedh prej hyjnise romake Diana - hyjnia e pyjeve dhe e gjuetise.
Huazimi i figurave mitologjike ne popujt e Ballkanit dhe me gjere ka qene i ndersjellte, duke bere edhe pershtatje te ndryshme ne emer, e disa raste edhe ne kuptim. Kjo dukuri eshte qe nga koha antike. Keshtu, p.sh., Zeusi, hyjnia kryesore helene (greke), nder shqiptaret gjithashtu merrej si hyjni, ndoshta me me pak rendesi se siē e kishte ne Greqine antike, dhe me emer te vendit, Zojz.
Edhe hyjnesha romake, Diana, ka qene e njohur ne mitologjine ilire dhe trakase, ndoshta me me pak autoritet se te romaket, por prape me kurore hyjnie. Mitologjia jone eshte teper e ngarkuar me figura e besime te ndryshme.
Perkundrazi, iliret - te paret e shqiptareve, duket se kane qene me reale ose te pakten me racionale ne kete pikepamje. Ata besonin ne fenomenet e natyres. Per ta zot ka qene, para se gjithash, dielli, pastaj hena, ujet, rrufeja, bubullima, shiu, zjarri etj. Pra, iliret besonin ne trupat qiellore dhe ne fuqite natyrore, te cilat ndikonin per te mire ose per te keq mbi jeten e veprimet e tyre te perditshme. Mitologjia e te pareve tane te lashte, pra, nuk ka qene e ngarkuar me shtriga, lugeter, magji, etj., te cilat u shfaqen nder ne shume me vone.
Profesor Ēabej ka botuar ne revisten "Yllyria" nje studim tjeter mbi zakonet dhe doket e shqiptareve, ku, perveē te tjerash, shpjegon edhe disa te dhena mitologjike, sidomos prejardhjen e figurave dhe dukurive te ndryshme te saj. Me vone (me 1942) ka botuar nje studim te posaēem me titull "Diana dhe Zana" dhe me 1972 artikullin "Disa figura te besimeve popullore shqiptare". Ai, nder te tjera, thoshte se qysh te Gjon Buzuku (shekulli XVI) permenden ne "Mesharin" e tij "gjigantet" - fantazma me shtat te gjate e natyre luftarake.
Ai gjithashtu permend fjalen "hije" me kuptimin e nje fantazme tjeter. Edhe ne veprat e Pjeter Budit (1566-1622) ka elemente te besimeve tona popullore. Ne vepren e Pjeter Bogdanit "Cuneus prophetarum" me 1685, shfaqen zanat si figura mitologjike. Nga fjala "gjigant", te cilen e permend Buzuku, vjen fjala "vigan" qe eshte sot e perhapur ne gjuhen tone, me kuptim te njeriut me shtat te rritur, te larte, te zhvilluar.
Ne Miredite, shkruan Ēabej, ekziston nje figure mitologjike me emrin kuptimor "Dheveshtruesi", i cili "ne net pranvere ve veshin tek dheu, per te degjuar a vjen njeri per se largu dhe a gjemon ujet e nendheshem. Ai gjithmone shkon kaluar ne vithe te "Dhamsutes", nje pele e pagoje qe kalon neper male e dete dhe shpie larg e larg ate qe do te shpetoje me ane te saj".
Ne Dukat te Vlores, ne malesite e Laberise, besohej ne nje lloj zane shtatgjate, te cilen e quanin Suta "drenusha" dhe perfytyrohej ne trajten e nje lope. Nder shqiptaret e jugut, ne toskeri, mali i Tomorrit (2418 m) ka kuptim mitologjik dhe mbahej mal i shenjte. Ne maje te tij jetojne gjallesa mitologjike, nje zog i shenjte, hyjni te ndryshme.
Njerezit benin be mbi kete mal si ne nje gje me te shenjte e me te shtrenjte "per Baba Tomorrin", "per te mirin Tomorr". Shumekush, nga frika e respekti, as emrin nuk ia permend, por thone "ai" dhe bejne be "per ate ēuke".
Figura, personazhe mitologjike nder ne ka shume, siē shihet edhe nga kjo qe u tha me siper, por besimet dhe ritet magjike ne kuader te mitologjise, gati qe as nuk mund te numerohen, sepse ēdo krahine, ēdo zone, bashkesi etnike, fisnore, fshatare, familjare, etj., mund te kene disa veēori, disa besime e bestytni, disa "bidate" ose zakone, te cilat nuk i ka tjeterkush. Madje, edhe njeriu si individ mund ta kete boten e tij vetiake nga sfera e magjise dhe e mitologjise ne pergjithesi. "Tim per shpi, adet per njeri", thote populli.
Mitologjia eshte pus pa fund, te cilit nuk i shterret kurre ujet. Prandaj, si u tha me pare, edhe me kete rast mund te japim vetem fragmente nga kjo fushe e gjere e kulures shume te lashte, me te lashte se ēdo religjion dhe ēdo norme tjeter morale te kodifikuar, ne ēfaredo menyre, qofte nga ēfaredo bashkesie te shkalles primitive ose te perparuar kudo ne bote.
Zakonet e ndryshme me ceremonial te caktuar, veprimet magjike, ne shumicen e rasteve lidhen me stine te motit, me festa, me dite te shenuara, me pjesen e caktuar te dites, pastaj me vend ose me objekt te caktuar.
Disa "adete" behen ne pranvere, disa te tjera ne vjeshte, disa diten e ndonje feste, te tjerat diten e marte, te premte, etj., kurse disa paradite ose ne mbremje, sepse "ashtu duhet", disa zakone lidhen me nje koder, me nje lis, me varre, me vende te shenjta ose te nderuara, dhe keshtu me radhe. Disa lidhen me fillimin ose me mbarimin e shume puneve.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Magjia e mitologjisė shqiptare Empty zanat

Post by zanat Tue 03 Nov 2009, 16:47

zanat parafytyrohen si vasha te bukura te veshura me fusten te berdhe dhe te holl bejne drit reth vetes dhe kan flok te gjat gjinden ne donje guur me uje te ftohet
avatar
zanat
Guest


Back to top Go down

Magjia e mitologjisė shqiptare Empty Re: Magjia e mitologjisė shqiptare

Post by Kle@Love Tue 03 Nov 2009, 17:07

Me zanat, lidhen edhe "shtojzovallet", "shtojzorreshtat", "ato tė hjeshmėzet", "ato tė lumet", “t’lumet e Natės, "jashtėsmet". Shtojzovallet ruajnė nė emėrtim njė eufemizėm tipik, qė u pėrftua si pėrngjitje e njė fjalie tė tėrė ("shtojua, zot, vallet", "shtojua, zot, rreshtat").
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23859
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Magjia e mitologjisė shqiptare Empty Re: Magjia e mitologjisė shqiptare

Post by Kle@Love Tue 03 Nov 2009, 17:09

Zana e madhe kndon nė mal
Zana e vogėl kndon nė shkam
Dorė pėr dorė me zanėn e dytė:
Zana jemi e zana kjoshim!
Bes besė e fjala fjalė,
Grueja grue e zana zanė,
Zana diell e grueja hanė:
Mjerė kush besė grues i ka xanė!
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23859
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Magjia e mitologjisė shqiptare Empty Re: Magjia e mitologjisė shqiptare

Post by Vizitor Thu 05 Nov 2009, 12:46

Kam lexuar se iliret adhuronin shqipen dhe gjarperin.Po ta krahasosh me mitologjine e vjeter, Edra(kucedra) qe kishte gjarperinjte ne koke,ajo me syte e gjarperit i ngrinte dhe i kthente ne gure kedo qe shikonte drejt e ne sy.Ndersa po ne mitologjine shqipetare shqipja ishte plotesuesja e deshirave dhe lajmetarja e Zeusit.Ndoshta te dyja jane ne simbolin e flamurit tone, gjarperi simbolizon djallezine, ndersa shqiponja eshte ne krah te Zotit.Nga gjetjet arkeologjike eshte zbuluar qe njerezit i luteshin gjarperit, qe ne kohen e ilireve, sepse ishte djallezore.Ndersa shqiponja ishte ne krahun tjeter per miresi e shkathtesi.
Po ta shikosh me vemendje kokat e shqiponjes ne flamurin tone jane si te nje gjarperi.Mos ndoshta se gjarperi simbolizon djallezine dhe nuk duken si te tilla????
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Magjia e mitologjisė shqiptare Empty Re: Magjia e mitologjisė shqiptare

Post by lepurushja vogel Fri 28 Aug 2015, 09:29

Vizitor wrote:Kam lexuar se iliret adhuronin shqipen dhe gjarperin.Po ta krahasosh me mitologjine e vjeter, Edra(kucedra) qe kishte gjarperinjte ne koke,ajo me syte e gjarperit i ngrinte dhe i kthente ne gure kedo qe shikonte drejt e ne sy.Ndersa po ne mitologjine shqipetare shqipja ishte plotesuesja e deshirave dhe lajmetarja e Zeusit.Ndoshta te dyja jane ne simbolin e flamurit tone, gjarperi simbolizon djallezine, ndersa shqiponja eshte ne krah te Zotit.Nga gjetjet arkeologjike eshte zbuluar qe njerezit i luteshin gjarperit, qe ne kohen e ilireve, sepse ishte djallezore.Ndersa shqiponja ishte ne krahun tjeter per miresi e shkathtesi.
Po ta shikosh me vemendje kokat e shqiponjes ne flamurin tone jane si te nje gjarperi.Mos ndoshta se gjarperi simbolizon djallezine dhe nuk duken si te tilla????
SHUME E VERTETE
lepurushja vogel
lepurushja vogel

Shteti : albania
Postime : 46
Kyējet nė forum : 9512
Regjistruar mė : 2015-08-27
Profesioni : parukiere

http://twiter.com

Back to top Go down

Magjia e mitologjisė shqiptare Empty Re: Magjia e mitologjisė shqiptare

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum