Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjenda per kaun e zi

Go down

Legjenda per kaun e zi Empty Legjenda per kaun e zi

Post by Vizitor Wed 14 Oct 2009, 11:21

LEGJENDA PĖR KAUN E ZI

Njėherė e nė njė kohė, kushedi kur, nė Bardhgur qenka formuar njė liqe i madh. Sin ė ėndrra. Njė mėngjes, kur qenkan ngritur bardhgurasit, paskan parė njė sy tė madh, tė shkėlqyeshėm uji, ku rrezet e diellit veror paskan shkėlqyer si nė pasqyrė. Dhe pėrnjėherė, rreth kėtij pellgu tė ēuditshėm qenka krijuar nje bukuri

pėrrallore, me njė kallamishtė tė dendur rreth liqenit e pastaj nė rrathė magjikė, tė vargėzuar njėri pas tjetrit, kishin lulėzuar pemė prej mė tė ndryshmeve. Aty qenė tubuar shpendė prej mė tė bukurve, mė tė rrallėve qė kishte njohur njeriu ndonjėherė, ndėrsa ato valėzat e qeta, tė pėrkundura nga njė erė e lehtė, kėndonin atė kėngėn e bukur tė ujit tė qetq, amull.

Dikush atėherė paska pasė menduar se kėtė mrekulli ua kishte dhuruar perėndia, ndėrsa mė vonė, me kohėn, njerėzit ishin mėsuar me tė dhe e merrnin si diēka tė natyrshme, tė rėndomtė si pjesė tė trupit tė tyre.

Krejt vonė, bardhgurasit e kishin vėrejtur se bashkė me kėtė tė mirė, nė shpirtėrat e bardhė tė tyre kishte hyrė, pahetueshėm, edhe ndjenja e frikės kėrcėnuese, ndjenja e pasigurisė, e cila njė ditė u vėrtetua botėrisht.

- Unė kam parė njė ka tė zi, tė madh, nė liqen! – paska thėnė njė ditė njė bardhguras.

- Nuk ėshtė e mundur!- paska dyshuar njė tjetėr. Tė tjerėt i paska pasė vrarė frika nga e panjohura.

- Po, po e kam parė, kėshtu siē ju shoh juve. Mė verboftė drita e diellit, po ju gėnjeva! – kishte thėnė ai I pari.

Dhe, ishin bėrė kurreshtarė bardhgurasit pėr ta parė atė kaun e zit ė liqenit. Nuk kishin fjetur me netė tė tėra, duke pritur nė ankth shfaqjen e asaj ēudisė sė padėgjuar. Kishin bėrė edhe roje, fshehur pas kallamishtes. E kryente rojen njė grup, vinte tjetri dhe e zėvendėsonte tė parin dhe, kėshtu me radhė …por kurrsesi ta shihnin atė pėr tė cilėn rrinin pa gjumė me netė tė tėra

Mė kurreshtari ndėr bardhgurasit ishte Bala, njė bari qė ruante kopenė, tė cilės i printe njė dem i fortė, i shėndoshė dhe i bardhė si bora. Ishte njė lloj drangoi pėr mėzetėrit tjerė tė rrethinės. S’kishte ka qė mund t’I prekte brirėt me tė. Bala, prej se kishte dėgjuar pėr rrėfimin e ēuditshėm tė bashkėvendasve tė tij, kishte filluar ta brente njė ndjenjė e frikshme pasigurie. Por e kishte marrė veten. Po edhe nėse ka dem tė egėr nė liqe, mbase nuk do tė mė hajė mua, kishte menduar mė vete. Por puna nuk qėndronte kėtu. Ai kishte njė brengė mė tė madhe. I kishte hyrė frika se njė ditė, ai ka i praptė, i egėr, do tė dilte nga ai sy gogli dhe do t’ia mundte, ose kushedi mund edhe t’ia mbyste Bardhushin. Dhe, pėrherė kjo frikė tekanjoze ia therte zemrėn e lėnduar.

Ia mbrehte Bardhushit brirėt me kmesėn anėz tė mbrehtė. Pėr ēdo muaj ia ndėrronte patkonjtė, duke ndejtur pėrherė nė ethe tė luftės sė kobshme, ne gatishmėri pėrleshjeje.

- Balė, ti sikur je ftohur pakėz nga unė?! – i kishte thėnė e fejuara e tij Garantina, njė bareshė e bukur, shumė e bukur.

- Jo, Garantinė, unė tash tė dua edhe mė fort, por nuk di pse jam i pagjumė dhe i mbytur nė njėfarė ankthi tė paqartė?!

- Mbase pot ė mundon ajo pėrralla pėr kaun e liqenit, apo … ?! Ėshtė mirė qė tė ma tregosh hallin … Kushedi?

- Ēka, kushedi? Fshehtėsitė e burrave nuk do tė thotė patjetėr t’i mėsojnė edhe gratė, - i ishte pėrgjigjur Bala.

Garantina nuk kishte folur asgjė tjetėr. S’kishte ēka tė thoshte, kur e dinte se Bala kishte ndryshuar edhe nė pamje, edhe nė sjellje. Njė hije e zymtė e kishte mbėshtjellur fytyrėn e tij tė bukur. Edhe ajo e kishte kuptuar se njė krimb i padukshėm kishte filluar t’ia brente qetėsinė shpirtėrore dhe mirėsjelljen, pėr tė cilėn e njihnin tė gjithė nė Bardhgur e mė larg.

Pėr ēdo ditė e ruante kopenė buzė liqeni. Fyelli i tij nuk ligjėronte si dikur. Zėri i tij dridhej se tė luante nė tė njė dorė e gjymtuar. Edhe Bardhushi, sit a kishte hetuar shqetėsimin e tė zotit, shikonte vėngėr nga liqeni dhe byrytej, byrytej … Ai kishte filluar tė trembej edhe nga fluturimi i befasishėm i ndonjė shpendi tė trembur. Vazhdimisht shikonte nė liqe.

Njė ditė, kishte ndodhur edhe ajo, tė cilės i frikėsoheshin tė gjithė. Njė ushtimė shurdhuese e mė pastaj njė valėzim i madh rrathė-rrathė e kishin trazuar liqenin e bukur. Nė sipėrfaqen e shqetėsuar tė tij ishin dukur dy brirė tė mėdhenj, tė zinj. Pastaj njė qafė e shėndoshė, si njė gungė e mbushur frymė, ia behu mbi njė trup tė madh, si tė elefantit. Kur shkeli nė tokė, u shkund, e xhamat e shtėpive tė Bardhgurit u dridhen si nga tėrmeti. Ja, demi i liqenit, pra … qenka e vėrtetė, pėshpėriti Bala me njė ligėshti tė pazakontė nė buzė. Bardhushi shfryu nga hundėt. Filloi tė gėrryente me kėmbė dheun e brishtė tė bregut tė liqenit. Kau i zi gjėmoi trishtueshėm dhe iu afrua ngadalė Bardhushit. E Bardhushi tėrhiqej prapa, por kur e dėgjoi zėrin e Balės qė e nxite tė mos frikėsohej, iu pėrplas fuqishėm me brirė kaut tė zi, mu nė ballė. Po, a lėkundet shkėmbi?!

Me njė tė lėvizut tė brirėve, kau i zi i liqenit e plandosi pėrdhe Bardhushin. Pas kėsaj, ai qėndroi krenar, me kokėn lart, duke shikuar vėngėr, nga lart poshtė, Bardhushin e dėrmuar. Pėlliti dytrembėdhjetėherė dhe u zhyt nė ujin e ftoht, akull tė liqenit.

Pas kėsaj dite tė kobshme, nė Bardhgur frika kishte zėnė vend. As Bala, thonė nuk kishte dalė mė, andej nga liqeni. Fyelli i tij kishte zėnė vend mbi traun e dhomės sė oxhakut; pėrnjėherė kishte pushuar i turpėruar. Edhe Bardhushi nuk kishte dalė mė nga ahuri. Ditėt e para as kishte ngrėnė, as kishte pirė. Balėn e kishte vėshtruar me njė dhembshuri tė pafund.

Pėr njė kohė tė gjatė bardhgurasit u mėsuan me praninė e tė keqes. Askush mė nuk e pėrmendte kaun e zi, thua se ishin pajtuar me fatkeqėsinė. Por, Bala nuk harronte turpin. Ēdo mbrėmje e mėngjes, ai i jepte Bardhushit tramakė misri me kripė, i jepte ujė te Krio i Mirė dhe ia mbrehte brirėt me kmesėn anėz tė mbrehtė. Ndėrsa te farkėtari mė i mirė i kohės i kishte porositur njė si mburojė tė ēeliktė.

Hapėsirėn e vrugnuar tė Bardhgurit, dalėngadalė, kishte filluar ta pėrqafonte dielli i buzėqeshur provokues. Era kishte filluar tė luante, si mė parė, me valėzat e qeta tė liqenit. Kėnga polifonike e zogjve paqedashės thėrriste fyellin e Balės qė ishte shkarkuar nga ndjenja e turpit.

Dhe njė ditė, fyelli i Balės kishte xigėluar shputat e bjeshkėve tė larta. Byrytja e Bardhushit kishte jehuar prapa shtatė bjeshkėsh. Ajo jehonė burrėrore e Bardhushit thėrriste nė dyluftim pėrbindėshin e zit ė liqenit. Donte t’i tregonte se e mira dhe e keqja nuk mund tė rrinė bashkė e, veēmas duhej t’ia bėnte me dije se Bardhguri nuk e kishte duruar dhe as qė do ta duronte kurrė tė huajin.



Dhe kishin dalė te liqeni tė gjithė bardhgurasit. Nė krahė u ngrinin martinat me tyta nga qielli. Vashat kishin nisur njė kėngė pėr diellin. Kau i zi i liqenit nuk kishte mundur ta duronte kėngėn e Bardhgurit. Kishte provuar ta trazonte edhe njėherė qetėsinė e liqenit, por me palljen dhe byrytjen e vet kishte thirrė mordjen. Dhe, ishte skuqur uji i liqenit.

Bardhushi krenar kishte rėnė nė gjunj para Balės e ky e kishte puthur nė lule tė ballit. Thonė, se pėr disa muaj, rreth liqenit nuk ishte larguar kuturbimi i qelbėsirės, ndėrsa Balės i qe kthyer rehatia dhe dashuria ndaj Garantinės. Njė diell i vakėt kishte qeshur mbi liqen. Kėnga e vashave kishte marrė fluturimin e shpendėve thikė pėrpjetė nga qielli, ndėrsa bardhgurasit kishin pėrdredhur mustaqet dhe kishin vjerrė martinat nė ballė tė oxhakut.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum