Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbreter Ilire, 2400 vjet me parė,ne Maqedonine e sotme

Go down

Mbreter Ilire, 2400 vjet me parė,ne Maqedonine e sotme Empty Mbreter Ilire, 2400 vjet me parė,ne Maqedonine e sotme

Post by Vizitor Mon 26 Oct 2009, 12:43

Nė librin “Ilirėt”, tė historianit bashkėkohor anglez, John Wilkes, pėrkthyer edhe nė shqip (2005), jepet ky citim nga vepra e lashtėsisė “Illyrike” e historianit Appiani: Helenėt quajnė ilirė ata qė banojnė pėrmbi Maqedoni e Trakė, nga Kaonia e Thesprotia deri nė lumin Danub. Ky ėshtė vendi i tyre pėr sė gjati, kurse pėr sė gjeri ai shkon nga Maqedonia dhe malet e Trakės deri nė Panoni e Adriatik dhe deri rrėzė Alpeve. Mban 5 ditė mė kėmbė pėr sė gjeri dhe 30 ditė pėr sė gjati”.
Iliria e lashtė pėrbėhej nga shumė fise me popullsi autoktone ilire midis tė cilėve mund tė pėrmenden: Dardanėt, Ardianėt, Dokleatėt, Labeatėt, Albanėt, Taulantėt, Enkelejtė, Dasaretėt, Paionėt, Kaonėt, Thesprotėt, Molosėt, Japodėt, Liburnėt, Dalmatėt etj. Fise ilire tė mirėfillta ishin edhe Japigėt dhe Mesapėt nė gadishullin Italik, me shtrirje kryesisht nė zonėn e Apulias (Pulia e sotme) dhe qė u pėrhapėn edhe nė jugperėndim tė gadishullit Apenin. Mė poshtė, nė kėtė shkrim po paraqesim njė pėrshkrim pėr fisin ilir tė Paionėve ose Pejonėve, qė shtrihej nė territoret e Maqedonisė sė sotme dhe pėrafėrsisht aty ku banojnė shqiptarėt autoktonė, si dhe pėr mbretėrinė e Paionisė dhe mbretėrit e saj nė shek. IV para erės sė re, ose mė qartė plot 2400 vjet mė parė.

PAIONIA

Paionia; Paionėt (Paeonians) ose Peonėt ishin fise ilire qė banonin nė luginėn e sipėrme tė Vardarit dhe nė kufi me Dardanėt. Nė drejtim tė lindjes ata shtriheshin deri te lumi Struma, (Bullgari) por dhe mė tej. Pėrmenden pėr herė tė parė nga Homeri, si aleatė tė Trojanėve dhe nė mbrojtje tė Helenės nė luftėn kundėr Akejve. Nė gjysmėn e parė tė shek. IV para erės sė re, Paionėt krijuan mbretėrinė e tyre, e cila u detyrua t‘u bėjė ballė pėr shumė kohė sulmeve tė maqedonasve. Principatat e Paionėve u pėrqendruan nė mbretėri duke u shtrirė pranė lumenjve Vardar dhe Struma dhe nė disa kohė edhe mė tutje se kaq. Nga perėndimiPaionia pėrfshinte edhe Pelagoninė, hapėsirėn mbi liqenin e Ohrit dhe tė Prespės. Qyteti kryesor i mbretėrve paionianė ishte Bylazora (Veleshi i sotėm nė Maqedoni -FYROM) pranė lumit Aksios, sot Vardar. Mė vonė, vendqendrimi i mbretėrve kaloi nė Stobi (nė Pusto Gradskon e sotėm). Ekziston mendimi se qyteti i lashtė ilir i Damastionit, tė ketė qenė pėrfshirė nė mbretėrinė e Paionisė. Ky mendim gjen mbėshtetje edhe nga monedhat e shumta prej argjendi tė shek. IV-III para erės sė re, qė mbajnė mbishkrimin DAMASTION dhe qė klasifikohen se i pėrkasin mbretėrisė sė Paionisė. Paionėt u bashkuan me ilirėt e tjerė dhe i bėnė qėndresė ekspansionit tė Maqedonisė drejt veriut. Nė vitin 360-359 para Krishtit, fiset jugore tė Paionisė filluan mėsymjen kundėr Maqedonisė, me shpresėn e ndonjė sulmi tė mundshėm edhe nga viset e tjera tė Ilirisė. Mbreti i Maqedonisė, Filipi II krijoi njė ushtri dhe u mundua t‘i parandalonte pushtimet e mundshme nga ana e ilirėve dhe nga mėsymjet e paionėve. Paionėt krijuan dinastinė e tyre e njohur si mbretėria ilire e Paionisė, qysh nga fillimi i shek. IV para erės sė re. Dinastia mbretėrore e Paionisė u bė e njohur dhe pati vazhdimėsi pėr mė se njė shekull, pėrmendim: Mbretin Likeu (Lykkaioy; Lykkaeios, 359-340 para Kr.); Patrai (Patraioy, 340-315 para Kr.), Audoleoni (315-286 para Kr.). Mbretėr tė Paionisė kanė qenė edhe Aristoni (286 para Kr.), Leoni (278-250 para Kr.), Dropioni (250-230 para Kr.) etj. Nė mesin e kėtyre sundimtarėve, Audeleoni ka mundėsi tė ketė njė nga mė tė njohurit, ngaqė njė nga vajzat e tij qe martuar me Pirron e Epirit.
Mbretėrit e Paionisė kanė qenė tė njohur pėr prerjen e monedhave, kryesisht prej argjendi dhe tė cilėsisė sė lartė. Autori i kėtij shkrimi, nė kėrkimet e tij pėr tė njohur sa mė gjerė botėn e Ilirisė sė lashtė dhe historinė e kombit shqiptar, zbuloi nėpėrmjet internetit nė muze dhe arshiva tė huaja disa dhjetėra monedha ilire, tė njohura pak, ose aspak tė njohura, dhe midis tyre mė se 100 copė monedha dhe tė gjitha prej argjendi, tė prera nga mbretėrit e Paionisė. Kėto janė edhe disa nga monedhat mė tė hershme tė botės ilire (shek. IV, III para Kr.). Kėshtu Mbreti Likeu me rreth 40 prerje dhe tė gjitha prej argjendi, Mbreti Patrai me rreth 35 prerje prej argjendi, si dhe Mbreti Audoleon, me rreth 30 monedha tė ndryshme dhe tė gjitha prej argjendi. Nė njė monedhė paioniane paraqitet figura e Mbretit Ariston, qė ishte vėllai i Mbretit Patrai, i cili luftoi nė krye tė 1 000 trupave ilire pėrkrah Aleksandėrit tė Madh nė fushatat e tij drejt lindjes.
Panonia pėrbėhej nga disa nėnfise: Aestraei, Agrianes, Derrones, Doberes, Laiaious, Odomantians, Paioplai, Siriopaiones. Pas pushtimeve romake, Paionia u pėrfshi nė provincėn romake tė Maqedonisė sė bashku me Ilirinė e Jugut, Thesalinė, Trakėn, dhe Epirin e Veriut. Perandori me origjinė ilire Diokleciani, gjatė riorganizimit administrativ tė Perandorisė Romake, Paioninė dhe Pelagoninė, i bashkoi nė njė provincė tė vetme me emrin Maqedonia e Dytė ose Salutaris.

Mbreti: TEUTAMADO

Shek. IV para erės sė re

Teutamado (Teytamado). Njė nga mbretėrit e Paionisė nė Ilirinė lindore. Rreth shek. IV para erės sė re (rreth vitit 325 para Kr.). Nė historiografinė shqiptare ky mbret nuk pėrmendet fare, pasi ai nuk njihet dhe nuk ėshtė cituar nė ndonjė botim nė shqip as edhe nė gjuhė tė huaj. Nė njė muze tė huaj ruhet njė monedhė e Mbretit TEUTAMADO prej argjendi qė mendohet tė jetė e shek. IV para Kr. dhe pėr tė cilėn thuhet se Teudamado ishte Mbret i Paionisė. Nė faqen e parė tė monedhės ėshtė vendosur figura e Zeusit me drejtimin djathtas, ndėrsa nė faqen e pasme paraqitet Mbreti plak i hipur mbi kalė dhe me njė shpatė tė shkurtėr nė dorė, shpatė tipike ilire. Poshtė, i rrėzuar pėr tokė, ėshtė figura e njė luftėtari armik. Sipėr kėsaj monedhe, me shkronja tė mėdha, lexohet emri i Mbretit: TEYTAMADO.
Ky emėr nuk ėshtė fare i panjohur pėr historinė e ilirėve (kujtojmė Mbretėreshėn Teuta, tė shoqen e Mbretit Agron dhe Triteutėn, gruan tjetėr tė tij, e cila lindi Mbretin ilir, Pin, ndaj mund tė hamendėsohet se fjala TUEUTAMADO, mund tė kuptohet dhe si TEUTA+MADO (Teuta i Madh?!). Ky supozim mbėshtetet edhe me tekstin pėrcjellės tė kėsaj monedhe, ku bėhet fjalė pėr njė mbret plak qė lufton mbi kalė kundėr armikut. Poshtė dhe nė anėn e majtė tė monedhės ėshtė njė shpend mitologjik, qė duket sikur ka dy koka (bycapitis). Sidoqoftė, kėto mendime rreth kėsaj monedhe duhen marrė thjesht si “hamendėsime”, pasi fjalėn e saktė dhe shkencore mund ta thonė shkencėtarėt, historianėt dhe gjuhėtarėt e specializuar. Kjo monedhė unike e me vlera tė jashtėzakonshme pėr historinė e ilirėve dhe tė kombit shqiptar (shek. IV para erės sė re), ndodhet nė njė muze tė huaj dhe ėshtė monedha qė kushton mė shumė nga fondi i Ilirisė, rreth 30 500 dollarė. Ajo ėshtė grupuar me disa monedha tė tjera prej argjendi tė qytetit tė pazbuluar ilir tė Damastionit, monedha ku dukshėm nė njėrėn anė ėshtė figura e Zeusit dhe nė anėn tjetėr, janė vendosur disa vegla pune pėr shkrirjen e metaleve dhe ku lexohet fjala: PELLAG.

LIKEI

356-335 para erės sė re

Likei, Luppeios (Lykkaioy; Lykkaeios). Mbret i Paionisė ilire, nė periudhėn 356-335 para erės sė re. Ishte njė nga themeluesit e dinastisė mbretėrore tė Paionėve, qė sundoi pėr njė periudhė relativisht tė gjatė kohe nė shek. IV para erės sė re. Demosteni, nė veprėn e famshme tė tij, “Filipiket”, u thoshte athinasve se “pėr sa u pėrket Paionėve, ilirėve dhe tė gjithė fqinjėve tė tij (tė Filipit tė Maqedonisė), nė pėrgjithėsi, duhet besuar se pėr ta ėshtė mė e kėnaqshme tė jenė tė pavarur e tė lirė sesa tė nėnshtruar” (cituar nga prof. Neritan Ceka nė librin e tij “Ilirėt”). Kėtu, oratori i shquar e kishte fjalėn pėr njė aleancė tė lidhur nė vitin 356 para Kr., kur Diodori njofton se tre mbretėr, tė Paionisė, Ilirisė dhe Trakisė, u bashkuan pėr tė sulmuar Filipin II tė Maqedonisė. Nga Paionia marrėveshja u nėnshkrua nga Likei, nga Iliria prej Grabosit, ndėrsa nga Thrakia prej Ketriporit.
Nė literaturėn me temė historinė e ilirėve, tė botuar deri mė sot nė gjuhėn shqipe, ky mbret ilir pėrmendet shumė pak ose anashkalohet, ndėrsa ai mbart me vetė njė histori tė rėndėsishme pėr vetė faktin se nė periudhėn kur sundoi ai preu rreth 50 monedha prej argjendi, tė gjitha tė cilėsisė sė lartė, ashtu siē prenė edhe dy mbretėrit e tjerė, pasardhės tė tij, Patrai dhe Audoleoni. Nė monedhat kushtuar Likeit, nė faqen e parė paraqitet busti i Zeusit, Apolonit apo Herakliut, ndėrsa nė faqen e pasme shihet dyluftimi i njė luftėtari me luanin dhe ku shkruhet: “Lykkeioy”. Mbreti Likei sundoi pėr 21 vjet, pas tij nė fron erdhi Mbreti Patrai.

PATRAI
340-315 para erės sė re

Patrai (Patraoy). Mbreti i Paionisė ilire nga fisi ilir i Paionėve qė sundoi nė vitet 340-315 para erės sė re. Ai erdhi nė fron pas Mbretit Likei (Lykkeioy) dhe u zėvendėsua nga Mbreti Audoleon (shih). Gjatė sundimit tė tij, mbretėria e Paionisė zinte hapėsira tė gjera dhe shtrihej nė lindje deri nė qytetin e lashtė Serdika, sot qyteti Sofje nė Bullgari, ndėrsa nga perėndimi kufizohej pėrafėrsisht me hapėsirėn mbi liqenin e Ohrit, nga veriu shtrihej deri nė Dardaninė Jugore, ndėrsa pjesa jugore e Paionisė shkonte deri nė qytetin e lashtė Heraklea, sot Bitola (Manastiri) nė Maqedoni. Mbreti Patrai preu rreth 40 monedha prej argjendi tė njė cilėsie tė lartė, ku nė njėrėn anė paraqitet portreti i Apolonit dhe nė anėn tjetėr njė luftėtar mbi kalė qė ka mundur armikun, ndėrsa disa syresh kanė figurėn e njė derri tė egėr.

AUDOLEONI

315-286 para erės sė re

Audoleoni (Audoleontoy, 315-286 para erės sė re). Mbret i Paionisė, qė erdhi nė fron pas Mbretit Patrai (shih). Pas vdekjes sė Perdikas III tė Maqedonisė, nė vitin 359 para Kr., Paionėt ilirė, filluan tė rebeloheshin. Me qėllim qė tė merrte fronin e Maqedonisė, Filipi II (i ati i Aleksandėrit tė Madh, nipi i Fisit ilir tė Molosėve nė Epir), u bėri atyre shumė premtime. Paionėt (Pejonėt) tė kanosur nga planet e Filipit, kėrkuan ndihmėn e Athinės dhe nė verėn e vitit 356 para Kr., Mbreti i Paionisė, Likei, nėnshkroi njė marrėveshje bashkėpunimi me kėtė qytet-shtet. Mirėpo njė gjė e tillė nuk pati sukses, sepse maqedonėt nėn drejtimin e Parmenionit, e rimorėn Paioninė dhe deri nė shekullin e katėrt, ky ishte njė shtet i “bashkuar”. Pas vdekjes sė Aleksandėrit IV tė Maqedonisė, Paionia u bė pėrsėri e pavarur. Kasandri i cili kėrkonte tė bėhej Mbret i Maqedonisė, siguroi kufirin e tij verior duke ndihmuar Audoleonin nė njė marrėveshje mbrojtjeje. Ky bashkėpunim ishte nė dobi tė Paionėve, pasi Audoleoni siguroi njė aleancė tė fuqishme. Ndėrkohė, Audoleoni vazhdoi tė forconte lidhjet me fqinjėt e tij tė Ilirisė, gjė qė shprehet qartė dhe me martesėn e vajzės sė tij me Pirron e Epirit. Pas vdekjes sė Audoleonit, nė fronin e Paonisė erdhi Aristoni dhe mė pas Drypioni. Monedhat e shumta dhe prej argjendi tė prera nga Audoleoni tregojnė pėr nivelin e fuqizimit tė mbretėrisė ilire tė Paionėve nė shekullin e katėrt para erės sė re.

DAMASTIONI

Qytet i rėndėsishėm i Ilirisė sė lashtė qė pati zhvillim sidomos nė shek. IV-II para erės sė re. Mendohet si kryeqytet i Dardanisė apo i Paionisė a si njė qendėr e rėndėsishme pėr prerjen e monedhave ilire. Pėrmendet nga Straboni nė veprėn e tij “Gjeografia” si qytet ilir (shek. IV para Kr.). Sipas tij, pas Epidamnit dhe Apolonisė, gjer nė malet Keraune, banojnė Bylinėt, Taulantėt, Parthinėt e Brygėt; jo larg tyre janė edhe minierat e argjendit nė Damastion, rreth tė cilave Dyestėt vendosėn sundimin e tyre, si dhe Enkelenjtė, tė cilėt i quajnė edhe Sesaretė. Nė monedhat qė i kushtohen Damastionit, dhe qė ruhen edhe nė ditėt tona, rreth 40 prerje a mė shumė dhe pothuajse tė gjitha prej argjendi, nė pjesėn e parme tė tyre, zakonisht gjendet figura e Zeusit apo Apolonit, hyjnisė sė adhuruar tė botės antike, kurse nė pjesėn e pasme, paraqiten figurina tė ndryshme si vegla pune pėr shkrirjen e metalit, ku mbizotėron tripodi ilirik me kėmbė luani, altarė tė faljes, sende si thika e shpata tė shkurtra dhe stilizime tė ndryshme. Poshtė, ose nė formė rrethore, zakonisht shkruhet emri i qytetit: DAMASTION. Nė disa nga kėto monedha, gjenden mbishkrime tė tjera interesante si: HRAKLEIDO; KAKIO; PELLAG apo ILLY, qė nga disa specialistė tė huaj lexohet si “Illyricum”.
Lidhur me vendndodhjen e kėtij qyteti antik ka mendime tė ndryshme. Kėshtu A. Stipēeviē e lokalizon nė Shqipėrinė e Jugut, diku nė rrethin e Gjirokastrės, studiues tė tjerė mendojnė se pėrfshihej nė Shqipėrinė e Veriut, nė zonat e Mirditės a tė Dukagjinit. Ka studiues qė mendojnė se ky qytet i lashtė duhet kėrkuar nė jug tė Dardanisė, a nė mbretėrinė ilire tė Paionisė, diku nė perėndim tė saj, ku gjendej edhe krahina e lashtė e Pelagonisė. Problemit tė Damastionit i ka kushtuar vėmendje tė veēantė edhe historiani nga Kosova, Zef Mirdita, i cili nė veprėn e vet “Studime Dardane” (viti 1979), jep mendimin se kjo qendėr e lashtė ilire duhet tė ketė ekzistuar afėr Kishnicės, midis Janjevės dhe Prishtinės, pasi qė kėtej nuk kanė qenė larg minierat antike tė xeherorėve. Duhet thėnė se nė studimet numizmatike me temėn e Ilirisė, pėr Damastionin janė botuar vetėm tri a katėr monedha dhe kėto tė dėmtuara dhe jo tipike. Nė fakt, sot, nė muzetė dhe arshivat e huaj tė Evropės dhe mė gjerė, gjenden mė se 50 monedha, pothuajse tė tėra prej argjendi dhe tė ruajtura mirė, tė cilat po tė blihen (ato shiten) do tė sillnin njė prurje tė re dhe shkencore rreth kėtij qyteti tė lashtė tė botės ilire. Damastioni i lavdishėm i trojeve tė Ilirisė antike pret studiuesit dhe arkeologėt, shqiptarė a tė huaj, qė ta zgjojnė atė nga heshtja dhe gjumi i tij shumėshekullor. Zbulimi i tij do tė jetė me vlera tė jashtėzakonshme pėr historinė e ilirėve dhe tė autoktonisė sė hershme tė kombit shqiptar.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum