Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

4 posters

Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by Vizitor Wed 24 Feb 2010, 18:09

Mbreti Ahmet Zogu I, lindi me 8 Tetor te vitit 1895, ne Burgajet te Matit. Tete
vitet e para te feminise se Tij i kaloi ne vendlindje. Ne vitin 1903, vit ne te
cilin vdes i helmuar edhe babai i Tij, Xhemal Pasha, merret peng, ne Stamboll,
nga Sulltani. Atje ai fillon studimet ne Liceun Perandorak, te cilin e mbaron
shkelqyeshem dhe me pas vazhdon studimet ne Akademine Ushatarake Perandorake, te
cilat i nderpret ne vitin 1912, kur niset per ne Atdhe per te marre pjese ne
ngritjen e Flamurit dhe shpalljen e Pavaresise ne Vlore. Gjate gjithe kohes se
studimeve ne Stamboll, ai mbajti kontakte te ngushta me te gjithe rilindasit,
shoqatat dhe rrethet patriotike, me te cilat babai i tij, Xhemal Pasha, kishte
lidhje te fuqishme dhe kish mbeshtetur aktivitetet e tyre, qe u bene shkas edhe
per vdekjen e dyshimte dhe te parakohshme te tij. Pas largimit nga Stambolli,
Ahmet Zogu, ne krye te 20 mije luftetareve, hyri triumfalisht ne Shkup dhe, me
pas, u kthye ne vendlindje, prane familjes. Por kur me 2 tetor 1912, Mali i Zi i
shpalli lufte Turqise dhe hyri ne Shkoder, Ahmet Zogu ne krye te 2 mije
matjaneve dhe dibraneve, marshoi ne drejtim te Shkodres dhe, ne kodrat e Rrenzit
e Kakarriqit, luftoi heroikisht kunder malazezeve, duke i thyer ata. Por, pasi
hyri ne Shkodren e cliruar, u detyrua te largohet me gjithe ushtrine per ne Mat,
i cili ishte sulmuar nga serbet. Ne lufte kunder tyre, ai udhehoqi shqiptaret ne
beteja te pergjakshme por te lavdishme, duke i thyer serbet ne Shkalle te
Desheve te Macukullit, ne Lure dhe ne Kalane e Dodes. Ai luftoi heroikisht
kunder te gjithe pushtuesve gjate Luftes Ballkanike, deri ne ardhjen e Princ
Vidit, te cilit i ofroi sherbimet dhe armet e Tij, per te mundesusr stabilitetin
e shtetit shqiptar, sovrani i te cilit, Vidi, kishte mbeshtetje nderkombetare.
Pas shperthimit te Luftes se Pare Boterore, Ahmet Zogu luftoi kunder gjithe
pushtuesve, duke perfshire edhe austriaket, te cilet pretendonin se ishin aleate
te shqiptareve. Me 16 mars te vitit 1916, Zogu vendosi te mbledhe ne Elbasan nje
kongres mbareshqiptar dhe nje asamble kushtetuese, per te cilen ftoi parine e
gjithe viseve te Shqiperise dhe delegate nga te gjitha kolonite e shqiptareve
jashte atdheut. Austriaket e sabotuan kete tubim dhe, me kete rast, i
deshperuar, Ahmet Zogu i shkroi August Karlit, Komisarit te Larte Perandorak
Austro-Hungarez ne Shqiperi: ... Ne vendosem qe nje Kongres Kombetar te mblidhet
ketu ne Elbasan, me 18 mars, me qellim qe te sigurojme nje njesim bashkepunimi
te te gjitha fiseve shqiptare dhe per te vendosur se c'duhet te bejme qe vendi
yne te mund te ece ne rrugen e perparimit dhe te gezoje lirine qe iu dha nga
Armata e Perandorise Austro-Hungareze, prej nga ne presim shtyrjen dhe zgjerimin
e kufijve tane, ne baze te parimit te kombesise dhe popullates .
Austro-Hungarezet e shperndane me dhune administraten shteterore shqiptare dhe
vendosen pushtetin ushtarak te pushtimit, ne Elbasan dhe ne te gjitha territoret
shqiptare te okupuara prej tyre. Austro-Hungarezet e ftuan Zogun ne Spalato, ku
e priten me nderime mbreterore, por nuk harruan ta ftonin ne nje parade te madhe
ushtarake per ta frikesuar dhe per ta bindur qe te hiqte dore nga lufta kunder
tyre. Ata e mbajten peng Zogun ne Viene, deri ne mbarim te Luftes se Pare
Boterore, te cilen Blloku Qendror e humbi. Sapo u kthye ne atdhe ne fillim te
vitit 1919, Zogu mori armet dhe luftoi kunder serbeve, malazezeve, italianeve
dhe Qeverise se Durresit, qe kish pranuar nje Protektorat Italian dhe nje
Komisar te Larte te Italise, sipas vendimeve te Konferences se Paqes. Por Zogu
dhe patriotet shqiptare mblodhen ne Lushnje Kongresin famemadh, i cili vendosi
bazat e shtetit shqiptar dhe perzenien e te gjitha ushtrive armike nga
Shqiperia. Ne Lushnje, Zogu u zgjodh mminister i Brendshem i qeverise se
Tiranes. Ne mars te vitit 1920, Zogu hyri me ushtri ne Shkoder dhe nuk lejoi qe
trupat franceze t'ia lironin Shkodren serbeve dhe malazezeve, sipas planit qe
kishin hartuar. Ne prill 1920, Zogu, ne krye te ushtrise qeveritare, perzuri
greket dhe italianet nga Jugu i Shqiperise. Tashme vetem Vlora kish mbetur e
pacliruar ne duart e italianeve, te cilet Ai i perzuri perfundimisht nga
Shqiperia pas nje operacioni te kombinuar nga ushtria qeveritare e drejtuar prej
tij, e perbere nga 2500 ushtare dhe nga vullnetaret e ardhur nga te gjitha
krahinat e Shqiperise. Ne vjeshten e vitit 1921, shpertheu Kryengritja proserbe
e Mirdites, e cila u ndihmua ushtarakisht edhe nga ushtria serbe. Pasi e shtypi
kete kryengritje, Zogu i dergoi ultimatum Lidhjes se Kombeve, qe te urdheronte
largimin e ushtrive serbe nga Shqiperia, cka edhe u arrit, por, fatkeqesisht,
Tirana ishte pushtuar nga rebelet proserbe dhe parlamenti ishte shperndare. Zogu
u kthye ne Tirane ne krye te ushtrise qeveritare dhe rebelet iken te
shpartalluar. Por rebelet arriten te riorganizohen dhe ne mars te vitit 1922
sulmuan Tiranen, ku u zhvillua nje beteje e pergjakshme midis tyre dhe trupave
qeveritare te drejtuara prej Zogut. Ne kete kasaphane, ku rruget e Tiranes u
mbushen me qindra kufoma, trupat qeveritare arriten t'i perzene rebelet dhe te
rivendosin rendin brenda ne Tirane, por rebelet sulmuan perseri ne Kashar, ku u
zhvillua nje beteje qe shenoi shpartallimin perfundimtar te tyre dhe arratisjen
ne Jugosllavi te krereve te rebelimit. Pas zgjedhjeve te ligjshme te 27
dhjetorit te vitit 1923, Ahmet Zogu u emerua kryeminister. Me 23 shkurt 1924,
Beqir Valteri i beri atentat Zogut ne Parlament dhe e plagosi rende ate. Zogu
dha doreheqjen dhe kryeminister u emerua Shefqet Verlaci. Me 23 prill 1924 u vra
Avni Rustemi, perfaqesues i opozites dhe nje nga organizatoret e atentatit te
valterit kunder Zogut. Organizatat terroriste Dora e kuqe , Dora e zeze dhe
banda te tjera, te drejtuara prej agjentuarash te huaja, serbe, greke e
italiane, nen drejtimin e opozites me prirje bolshevike, bene Revolucionin
Demokratik te 10 qershorit te vitit 1924, qeverine e dale prej te cilit e njohu
vetem Rusia bolshevike. Ne dhjetor te vitit 1924, Zogu hyri triumfalisht ne
Tirane, ne krye te trupave te qeverise se ligjshme te dale nga zgjedhjet e
Dhjetorit te vitit 1923, cka u quajt edhe Triumfi i Legalitetit. Ne janar te
vitit 1925, Zogu u zgjodh President i Republikes, ndersa ne shtator te vitit
1928, Asambleja Kushtetuese e shpalli ate Mbret i Shqiptareve. Ne vitin 1926,
Zogu shtypi Kryengritjen proserbe te Dukagjinit. Ne vitin 1931, atij iu be
atentat ne Viene. Ne vitin 1932, Zogu shtypi Kryengritjen e Vlores, organizuar
nga serbet. Ne vitin 1935, Zogu shtypi kryengritjen e Fierit, te organizuar nga
serbet dhe italianet, ndersa ne vitin 1937, Zogu shtypi Kryengritjen e Delvines,
te organizuar nga italianet. Pas pushtimit fashist te 7 Prillit, Mbreti Zog u
detyrua te largohet ne mergim, ku nuk e pushoi veprimtarine politike dhe
aksionin diplomatik ne favor te zgjidhjes se Ceshtjes Shqiptare dhe restaurimit
te Monarkise, deri kur mbylli syte me 9 Prrill 1961.
Ketu me poshte do te gjeni skeden e A. Zogut, ashtu sic eshte botuar
ne
*Fjalorin
enciklopedik te politikes*. Eshte nje veshtrim personal mbi
(mbase)shqiptarin me te suksesshem te shekullit te kaluar.


*Zogu
Ahmet *(1895-1961), mbret i Shqiperise. Rridhte nga nje familje e
njohur e
Matit dhe hyri ne moshe te re ne jeten politike te vendit. Pati
funksione te
ndryshme ne qeverine qe nxori Kongresi i Lushnjes, ne fillim si
minister i
Brendshem, pastaj si minister i Luftes e, me 1922, u emerua
kryeminister i
vendit. Me 1924 qeveria tij u permbys nga opozita e mbledhur
rrotull priftit
e shkrimtarit F. Noli. Do te rikthehet ne fuqi rreth gjashte
muaj me vone,
gje qe do te cilesohet si triumf i legalitetit. Atentatet,
pabesite
reciproke, merite e familjeve te medha, mungesa e stabilitetit
dhe
rivalitetet e ashpra e shtyne te mendonte, sikunder kishte ndodhur
me
Bonapartin ne kohen e tij, se sakralizimi i pushtetit do rriste
autoritetin
e do ta bente me te larget per lakmite e te tjereve. Drejt ketij
vendimi do
ta kete shtyre edhe nje realitet tjeter i natyres gjeopolitike: Ne
perendim
ai kishte nje nga mbreterite me te shkelqyera te kohes, ate te
Savojes, ne
juge vendi tij kufizohej nga nje monarki tjeter, Greqia, ne veri
po ashtu
gjendej Jugosllavia, por edhe ne lindje kurorat bullgare e
rumune
mbreteronin prej qindra vjetesh. Ne keto kushte, me krijimin e
monarkise se
fundit ballkanike, monarkise shqiptare, dukej se i jepej fund
nje
gjendjeje "anormale". Ne vitin 1928 AZ do te shpallet mbret dhe do
te
qendroje ne fronin e Shqiperise me emrin Zogu i I-re deri ne prill te
vitit
1939, kur vendi do te pushtohet nga trupat e Italise fashiste. Zogu
ne
politike do te bente ate qe ben cdo kryetar shtetit qe njeh mire
dobesine,
prapambetjen, e mbi te gjitha nevojat e medha te nje populli qe nuk
kishte
nxjerre ende nje klase politike qe te dinte te formulonte nevojat e
tij. Si
nje monark i ri e dinamik, ai se pari pajisi vendin me nje Ligj
Kushtetues,
me Kod Civil, Penal e Tregtar, qe edhe sot cilesohen nga me
interesantet e
kohes. Por vendi nuk kishte nje borgjezi te vertete qe te
financonte nje
industri per te qene. E duke mos patur ate industri e as nje
bujqesi qe te
meritonte te quhej e tille, atij, mbretit, detyrimisht qe do ti
mungonin
parate per te vene ne jete projektet e tij. Dhe sic behej shume kohe
para
tij e sic behet edhe sot, shume kohe pas tij, ai kerkoi borxhe e per
kete
trokiti te fqinja me e pasur, te mbreteria italiane. Eshte nje kohe kur
vete
italianet nuk e dinin se cfare u kishte rezervuar e nesermja, por
heperhe
kane mendimin se ajo de te jete e shkelqyer. Por pak kohe me pas AZ
do te
jete nga te paret burra shteti qe do ta ndjeje se ne Rome qielli po
behej
gjithnje e me kercenues. Mbreti i ri i shqiptareve kishte mundur ti
vinte
fre banditizmit e kusarise rrugeve malore te Shqiperise, por ndaj
banditeve
te rinj te Evropes ishte i pafuqishem. Por, jo aq sa tu trembej
atyre.
Keshtu ai nuk iu perkul as kerkeses per kontrollin italian te
doganave
shqiptare, dhe as kerkeses per vendosjen masive te koloneve italiane
etj.
Shkoi edhe me tej mbreti i shqiptareve. Per te ulur prepoderancen e
Romes,
nenshkroi Marreveshje ekonomike me Greqine e Jugosllavine, gje qe i
kushtoi
nje demonstrim force te trupave te Musolinit perballe portit te
Durresi.
Por mbreti i shqiptareve (dhe kjo harrohet gjithmone) paralajmeroi
gjerarket
e larte fashiste se trupat e tij do te hapin zjarr kunder cdo
ushtari
italian qe do te vinte kemben ne token shqiptare. Roma u terhoq e
kerkoi
falje duke thene se nje nepunes i Ministrise se Jashtme kishte harruar
te
paraqiste kerkesen per nje vizite miqesore... Mbreteria e brishte
shqiptare
rezistonte ne nje kohe kur fuqite evropiane si Franca apo Anglia
nuk po
kundershtonin asnje nga manovrat politike te fashizmit e nazizmit ne
arenen
nderkombetare dhe kaluan ne heshtje Marreveshjen e Munihut, qe
copetoi
Cekine apo manovrat e Stalinit per aneksimin e vendeve baltike.
Harrohet
shpesh se shtete shume me fuqishme nuk i rezistuan presionit dhe u
bene
pjese e Aksit (*shih*) si Bullgaria, Hungaria, Finlanda, Rumania etj..
Vete
A. Zogu, ne fjalimin e fundit para parlamentit te vendit jep nje fakt
teper
komprometues per fuqite e kohe: " *Britania e Madhe, sic ua kam
shpjeguar,
me dergoi me 25 Mars 1939 Sir Thomas Hohler, bashke me Ministrin
e
akredituar ketu, Sir Andreu Ryani-n, te cilet haptazi me thane per t'u
marre
vesh me Italine se jeni krejtesisht te izoluar*". Por ne te
vertete,
pavaresisht nga kjo atmosfere pragqameti, ne kete periudhe Shqiperia
nuk
krijoi terren per krijimin e asnje partie fashiste, ndonese nga
qarqet
fashiste u bene perpjekje te ethshme ne kete drejtim. Per te
kuptuar
perpjekjet e tij te kesaj periudhe ne fjalimin e lartpermendur merr
vlere
edhe ky paragraf: "...*qysh ne Nentorin 1926 e kam kuptuar haptas
qellimin e
erret te Musolinit kunder Shqiperise. Asnjehere nuk jam gabuar ne
ta. .. Nuk
kam lene mjet pa perdorur per sigurimin e Shqiperise, qysh ne
vitin 1934. I
kam propozuar ballkanasve per nje lidhje ballkanike, duke qene
edhe
Shqiperia brenda. I jam lutur Ataturkut, qe ky te nderhyje perbri
Greqise e
Jugosllavise, qe kishin nje aleance ne mes tyre, qe te pranohej
edhe
Shqiperia*." AZ., megjithate vazhdoi me hedhjen e themeleve per
nje
administrate funksionale shqiptare, per bazat e nje arsimi modern,
diskutoi
mundesite e projekteve te zhvillimit me plane pesevjecare, per
fuqizimin e
nje banke qe do te lehtesonte transaksionet e brendshme e te
jashtme, nxori
ligje qe synonin qyteterimin e shoqerise shqiptare, madje per
kete periudhe
studiuesi R. Elsie (libri "Nje fillim dhe nje fund") thote se
ka patur edhe
nje "pranvere te arte te kultures shqiptare", ku ishin te
pranishme e
diskutoheshin rrymat me te ndryshme kulturore-letrare e madje
edhe ato
sociologjike e filozofike. E gjitha kjo kur nderkohe, p.sh. Karoli i
II-te i
Rumanise merrte frymezimin nga Roma dhe vendoste ne vend nje
diktature
korporatiste. Shpenzimet e oborrit te mbreterise shqiptare kurre
nuk e
kapen 2 % e buxhetit te shtetit, perqindja me e ulet midis
familjeve
mbreterore evropiane. Por atij cdo dite i duhej te blinte grure,
per te
shmangur zine e bukes (regjimi komunist do te vazhdoje te importoje
edhe per
me shume se 30 vjet te tjera), e nganjehere, per te mbajtur te
lidhur pas
vetes feudalet e pabese, ndonjerit duhej edhe ti premtonte se do
ti merrte
vajzen per grua. Dhe kur kjo pune po shtyhej si shume, ai e degjoi
si
kerciten mekanizmat e atentateve dhe komploteve kunder tij. Per ate
qe
ndodhi me 7 prill 1939, veprimtaria e AZ. nuk kishte lene asnje shkas
ne
gjysme fushen e politikes shqiptare. Kriza e fundit me Italine
ishte
kapercyer nga qeveria e M. Frasherit rreth dy vjet me pare. Katastrofa
e 7
prillit, pushtimi i vendit, ishte pasoje e zhvillimeve nderkombetare qe
e
tejkalonin se tepermi rolin e tij modest. Ceshtja se po te mos
kishin
nderhyre aq shume italianet ne strukturat e shtetit shqiptar, ngjarjet
do te
kishin marre zhvillim tjeter, ka te ngjare te jete vetem nje menyre per
te
genjyer vetveten, sikunder i tille eshte edhe mendimi se perseri do
te
kishin zhvillime te tjera po qe se Zogu vete do te vihej ne krye
te
qendreses ne portet shqiptare. Ai, ne kushtet e njohura, iku nga vendi.
Te
njejten gje pas tij beri edhe mbreti norvegjez Hakon, sapo nuhati
pushtimin
e vendit nga gjermanet, ai madje mori edhe te gjithe qeverine me
vete. Pas
tij rrugen per ne Londer e mori edhe mbreteresha e Holandes, ndersa
familja
e Dukeshes se Madhe te Luksemburgut gjeti nje lloj strehimi ne
Portugali.
Pjetri i Dyte i Jugosllavise beri te njejten gje ne prag te
pushtimit
fashist, gje qe do te shfrytezohet mire nga Tito, i cili do ta
shpalle ate
dezertor. Ndersa mbreti Leopoldi i II-te i belgeve fitoi
urrejtjen e
popullit te tij dhe pas L2B., vuri ne medyshje vazhdimesine e
monarkise,
sepse duke ndenjur ne vend gjate pushtimit (duke mos ikur me
qeverine) ai u
detyrua te nenshkruaje kapitullimin e vendit te tij e pastaj u
internua ne
menyren me ordinere ne Gjermani nga Hitleri. Ne kete veshtrim
marrin nje
kuptim profetik fjalet e P. Evangjelit, kryetarit te Parlamentit
shqiptar, i
cili duke iu lutur mbretit te largohej tha: "... *ky vendim nuk
eshte marre
per hater, por lidhen interesat e kombit me to historikisht*". Po
te mos
kishte ndodhur kjo shqiptaret nga ana e tyre, ne vend te varrit te
nje
mbreti rob ne Itali (Gentit), do te kishim dy. Dhe asgje me
shume.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by Besi Wed 24 Feb 2010, 18:16

Ahmet Z. qenka ky?!!!! Po Noli,cka cenka,tradhetar?Po Bajram Curri?Po Azem dhe Shote Galica?etj etj.
Besi
Besi

Postime : 1349
Kyējet nė forum : 17237
Regjistruar mė : 2009-11-20

Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by Vizitor Wed 24 Feb 2010, 20:35

Kush e ka bere kete shkrim fyes?!Ai ka qene nje burracak dhe dredharak
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by EzOpI Wed 24 Feb 2010, 21:38

hahahahah jo jo arla,une e lexova te gjith ate qe goca na tregoj per zagollin por u bera pishmend qe e hapa si tem.Jam pro qe ky shkrim te rishkruhet edhe nje her n[b]ga princesha ose ata qe e kan postuar ne kete faqe Web ta shkrujan mire se na nxoren bojen Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar 248732
EzOpI
EzOpI

Postime : 92
Kyējet nė forum : 15612
Regjistruar mė : 2010-02-21
Profesioni : Kepucar

http://www.ndjenja.com

Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by Vizitor Wed 24 Feb 2010, 21:43

Ndoshta shiptari me i sukseshem i shekullit te kaluar por prap jam skeptike
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by Kushtrimi2 Wed 24 Feb 2010, 22:12

me vjen keq ama ahmet zogu e ka shit ne akt koh nji pjes e teritorit te shipris per te u kthye ne pushtet
Kushtrimi2
Kushtrimi2

Postime : 1625
Kyējet nė forum : 17182
Regjistruar mė : 2010-02-18

Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by Naki Wed 24 Feb 2010, 23:46

Ju lutem kujdes me postimet qe kan karakter politik. Nese kalohet ne ekstrem politik do ta mbyll si teme.
Ju faleminderit
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25585
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by EzOpI Wed 24 Feb 2010, 23:53

Naki wrote:Ju lutem kujdes me postimet qe kan karakter politik. Nese kalohet ne ekstrem politik do ta mbyll si teme.
Ju faleminderit

Naki ketu po flasim per histori plako nuk na interson per politiken te bej cte doj!
EzOpI
EzOpI

Postime : 92
Kyējet nė forum : 15612
Regjistruar mė : 2010-02-21
Profesioni : Kepucar

http://www.ndjenja.com

Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by Naki Thu 25 Feb 2010, 00:11

EzOpI wrote:
Naki wrote:Ju lutem kujdes me postimet qe kan karakter politik. Nese kalohet ne ekstrem politik do ta mbyll si teme.
Ju faleminderit

Naki ketu po flasim per histori plako nuk na interson per politiken te bej cte doj!
Dakort plako Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar 166837 e kam nga pervoja prandaj dhe nderhyra. Pajtohem me kete qe the Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar 352483
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25585
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by EzOpI Thu 25 Feb 2010, 00:18

Puna jon kjo eshte Naki,une jam grindut me antarin edhe per nje gje kot e jo me per ceshtje kombetare Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar 153703 sic eshte eshte kjo teme qe ne po flasim.Ky jo me kot eshte forum do ket lloj lloj mendimesh per nje tem te caktuar!Pastaj pjesa e antarve qe jan te interesuar marin ato gjerat me te mira qe solli ky debat.
EzOpI
EzOpI

Postime : 92
Kyējet nė forum : 15612
Regjistruar mė : 2010-02-21
Profesioni : Kepucar

http://www.ndjenja.com

Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by Vizitor Fri 26 Feb 2010, 14:27

Te ishte interesant debati dhe ndoshta por kur behet fjal per historin e poklitikes tja lem personave kopetent per kjete gje.
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by EzOpI Fri 26 Feb 2010, 21:32

Ku ka kopetent per politk ne shqiperi moj Erisa ketu jan te gjith per vete edhe asnje per popull.Nuk shikojn qe njerzit nuk kan buk te han per darke,ca po permbyten,ca po ngelen mes kater rrugve sepse po u rreshkasin shtepit,kjo besoj se eshte ceshtje por jo te ngihet populli tani edhe te kerkoj hapjen e kutive e budalliqe si keto.O ti zoti politikan kur ulesh ne darke per te ngren edhe kur fut ate lugen e par ne goj mendo qe shum familje jan pa darke,shum femij po lipin per te siguruar buken per darke.Me fal qe dola nga tema por jam teper i irrituar me keta politikan mizerje
EzOpI
EzOpI

Postime : 92
Kyējet nė forum : 15612
Regjistruar mė : 2010-02-21
Profesioni : Kepucar

http://www.ndjenja.com

Back to top Go down

Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar Empty Re: Ahmet ZOGU Mbreti dhe krijuesi i vertet i shtetit Shqiptar

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum