» Cila ėshtė miqėsia sot?
Fri 09 Feb 2018, 19:49 nga edvini084

» Dua te Them..
Thu 08 Feb 2018, 21:37 nga edvini084

» Nese Sonte Ndihesh Vetem...
Thu 08 Feb 2018, 20:56 nga edvini084

» Njė Ditė ...
Sun 04 Feb 2018, 23:20 nga Dardania

» Opinioni juaj per anetarin/ anetaren
Sun 04 Feb 2018, 23:19 nga Dardania

» A ka delja ose dhija dhembet e pare siper ?
Wed 31 Jan 2018, 19:25 nga edvini084

16 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 16 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2900 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri EriAjv

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154077 artikuj v 4863 temat


Naki (9126)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Poezi Dashurie nga Saimir Murati...

Shko poshtė

Poezi Dashurie nga Saimir Murati...

Mesazh nga Gjak-Shqiptari prej Wed 17 Mar 2010, 02:59

Saimir Murati - LOTĖT!...


Dy pika loti mė rrodhėn nga sytė,

e mbi letrėn qė po shkruaja ranė!
Thellė mė tronditėn nė shpirtė,
e shpejtė nga letra u thanė!

Mbi fjalėn ku qe shkruar '' Tė dua'',
pikat e lotit tim ranė!
U tretėn mbi bojėn e shkruar,
ku njė shenjė tė vogėl lanė!

Pra me bojė edhe me lotė,
t'i shkruajta ty kėto fjalė!
Nga kėtu larg ku s'tė shoh dot,
e ku tė kujtoj me shumė mall!

U bėnė kohė qė jam larguar,
e nė zemėr vazhdoj tė tė mbajė!
Ndoshta edhe ndjehesh e lėnduar,
por tė lutem mė beso se unė s'kam faj!

Kur letrėn t'i ta marrėsh,
tė lutem lexoje nė vetmi!
Ndėrsa lotėt qė do tė derdhėsh,
mos tė t'i shohė njeri!...

Londėr: Mars.2004
avatar
Gjak-Shqiptari

Postime : 7
Kyējet nė forum : 8978
Regjistruar mė : 15/03/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Dashurie nga Saimir Murati...

Mesazh nga Gjak-Shqiptari prej Wed 17 Mar 2010, 03:00

Saimir Murati - DASHURI NĖ MĖRGIM...


Prej vendlindjes kur u largova,

sapo qeshe njohur me ty!
Shumė larg saj unė emigrova,
sėbashku me tė tėnden dashuri!

E dija qė do tė mė mungoje,
por ja qė ky qe fati im!
Pėr aq kohė qė do tė ndodhem larg,
do tė tė kujtoj me mallėngjim.

E di qė shumė tė lėndova,
por tė lutem e dashur mė fal?!
Edhe pėrse larg teje shkova,
do tė tė dashuroj gjer sa tė jem gjallė.

Kėtu ne tokė tė huaj ku jam,
pėr ty mendoj o shpirti im.
Mallkoj mėrgimin qė n'a ndau,
ne tė dyve dhe dashurinė!

Ē'do ditė e re qė vjen,
mė sjell mė shumė mall pėr ty!
Pėr ē'do natė nė ėndėrr tė shoh,
e gjumė s'po mė bie ndėr sy!

E ndjej veten fajtor,
qė tė lashė ty nė vetmi!
Ndaj besomė e dashur, se nuk do vdes,
pa u kthyer edhe njėherė tek ti...

Londėr; Prill-2004
avatar
Gjak-Shqiptari

Postime : 7
Kyējet nė forum : 8978
Regjistruar mė : 15/03/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Dashurie nga Saimir Murati...

Mesazh nga Gjak-Shqiptari prej Wed 17 Mar 2010, 03:03

Saimir Murati - NDOSHTA...

Ndoshta njė ditė, nė tė ardhmen,
ti pėrsėri, do tė kthehesh.
Por gjallė, mua tė mjerin,

s’besoj se do tė mė gjesh.

Mbi varrin, ku unė prehem,
me keqardhje, do tė lotosh!
Dhe ikjen tėnde, prej meje,
pėrjetė, do ta mallkosh!

Ndoshta, shumė e pėrmalluar,
portretin tim, do t’a kujtosh!
Kur mbi pllakė, tė gdhendur,
emrin tim, do tė lexosh!

Si kurrė, ndonjėherė,
do tė ndjehesh, fajtore!
Pėr zemrėn time tė mjerė,
qė ti vetė e copėtove!

Ndoshta, pėr tė parėn herė,
mua falje, do tė mė kėrkosh.
Por pėrgjigjen time, nėn dhe,
s’do mundesh, t’a dėgjosh!

Do tė tė fal, apo jo,
as vetė, nuk e di mirė.
Pasi atėherė, shpirti im,
do tė jetė, plotėsishtė i shkrirė!

Ndoshta, do tė mbjellėsh lule,
mbi dheun e varrit tim.
Me qėllim qe ato tė ēelin,
si kujtim, pėr dashurinė.

Por lulet, do tė vyshken,
dhe pa gjethe, do tė ngelin!
Edhe me gjak, po t’i ujitėsh,
ato kurrė, nuk do tė ēelin!

Ndoshta natėn, do tė mė presėsh,
nė ėndėrrėn tėnde, tė trokas!
Por edhe nė qoftė se vij,
asnjė fjalė, nuk do tė flas!

Me hijen e vdekjes, do tė vij,
dhe sytė mbi ty, do t’i zgurdulloj!
Frikė nė zemėr, do tė tė shtij,
derisa ty, tė tė tmerroj!

Ndaj, po deshe tė jetosh,
nė heshtje e pa shqetėsime.
Bėn mirė qė tė harrosh,
mua dhe dashurinė time.

Ndoshta, vetėm atėherė,
e qetė, do tė jetosh.
Dhe shpirtin tim, nėn dhe,
ndoshta, nuk do t’a trazosh!!!...

Londer, Gusht - 2004
avatar
Gjak-Shqiptari

Postime : 7
Kyējet nė forum : 8978
Regjistruar mė : 15/03/2010

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Dashurie nga Saimir Murati...

Mesazh nga Katilja prej Mon 22 Apr 2013, 18:20

kur dit e nat ne ty mendoi
kur e din se jam e vetmuar
kur e din qe jam e lenduar.
mos me pyet pse kam lot ne sy
kur e din qe jan per ty.

firma.................................................................................................................................................................................
Sa here nje adoleshent vdes nga droga,sa here nje djale humbet jeten nga motorri,sa here qe nje vajze shitet ne perpjekjen per te mbijetuar. Shoqeria thote : ''Kjo eshte rinia sotme'' 
avatar
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 7099
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Poezi Dashurie nga Saimir Murati...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi