Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII

3 posters

Go down

Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII Empty Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII

Post by Dode Progni Tue 13 Apr 2010, 15:06

Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII

Burimi : Dodė Progni (nga libri Nikaj – Merturi )

Nė kushtet historiko-shoqėrore qė u krijuan gjatė shek.VIII-XI,mbi tabanin ilir u formua njė popullsi e re,me njė emėr tė ri “Arbėr”,”Arbėreshė”,qė e mori emrin nga fisi ilir Albanoi.Prandaj duke filluar nga shek.VIII nuk flitet pėr njė popullsi ilire nė kuptimin e mėparshėm,po pėr “arbėreshė” ose shqiptarė,

pasardhės tė ilirėve.1) Gjatė kėsaj periudhe arbėreshėt u shkrinė nė njė kombėsi me teritor,gjuhė e kulturė tė pėrbashkėt.

Nė fund tė shek.XII,burimet dokumentare pėrfshinė nė Arbėri edhe krahinėn e Pultit,malėsitė vėriore tė Shqipėrisė sė sotme.Vetė Stefan Nemanja,zhupan i madh i Serbisė,nė vitin 1198 thotė:”...Fitova nga krahina detare edhe tokėn e Zetės dhe prej Arbnisė-Pultin”2)

Pulti ėshtė njohur nga dokumentet me emrat: Pilot,Polatum,Pulatum etj.Nė vitin 877,ishte emri i njė krahine qė pėrmblidhte disa bashkėsi fisnore tė Shqipėrisė sė veriut,tė cilat jetonin aty qysh nė kohėn ilire,duke i rezistuar trysnisė asimiluese sllave,ashtu siē i kishin shpėtuar valės asimiluese romake.3) Kėto fakte tė dokumentuara i ka shprehur qartė e bukur albanalogu i shquar Milan Shuflai,kur thotė: “Nepėr malet shqiptare tė paprekuna nga lufta e reziqe,popullsia e njė race shumė tė bukur u mbajt e freskėt,pjellore,e shėndoshė,me njė jetėsi tė jashtėzakonshme ndėr disa fise,e qėndrueshme ndėr tė gjitha fatkeqėsitė,luftėtare...sė cilės i ishte dyshek toka e jastek guri.”4) Dhe mė tej po ky autor shton:“Shqiptarėt e mbrojtun prej maleve janė forma madhėshtore e vjetėr,e jo kurrsesi teprica tė ngurosura e tė pafuqishme,por grumbull kombėtar i gjallė me grumbullin rreth Krujės”.5)

Nga studimet historike,etnografike,gjeografike,teologjike etj. pėr Pultin,si dhe nga dokumentacioni qė lidhet me tė,del se,Pulti shpesh herė ka ndryshuar shtrirje dhe mbetet ende i pa qartė dallimi midis midis Pultit dioēezė dhe Pultit krahinė ose njėsi politiko-administrative. Nga shek.IX e deri sot dokumentėt e pėrmendin herė tė zmadhuar,herė tė zvogėluar,duke mos pėrcaktuar sakt kufinjtė e tij. Ludwik Thalloczy,thotė se:”Nė shek. e XII,Pult thirrej krejt vendi prej liqenit tė Shkodrės e deri nė Drin tė Bardhė,e dahet qysh prej asaj kohe nė Pult i

i Epėrm e Pult i Poshtėm.” 6) Edhe M.Shuflai theksonte se “krejt toka me malet qė shtrihen pėrmbi Drin gjatė rrugės Shkodėr-Prizren quhej nė kohėn bizantine Pult (Pulat).” 7)

Etnografi ynė i njohur Rrok Zojzi i bėn njė pėrcaktim mė tė qartė Pultit mesjetar kur thotė: “Kjo krahinė qė dokumentėt historikė bizantinė e sllavė tė shek. XII e quajn Pulatum,Pilot etj. shtrihej nga kufiri verior i malėsive mbi Drin dhe deri nė rrugėn e madhe Shkodėr-Pukė-Prizren nė jug,ku puqej me Arbėrinė nė njė vijė tė pėrbashkėt qė i humbi gjurmėt nė malet e Pukės.”

Nė vitin 1189,e pėr rreth dy shekuj mė pas,Pulti,si shumė krahina tė tjera tė Shqipėrisė,ra nėn pushtimin serb. Gjatė kėsaj periudhe krahina ruajti emrin e vet Pult,dhe popullsia pėrballoi trysninė asimiluese tė pushtetit politik dhe kishės serbe.Dėshmi e kėsaj qėndrese ėshtė pėrhapja mjaft e rrallė e toponimeve dhe antroponimeve sllave nė kėtė krahinė.Kėshtu, nga 331 emra kryefamiljarėsh tė regjistruar nė 31 fshatėrat e Pultit,nė vitin 1485,vetėm 25 prej tyre mbanin emra sllavė,51 shqiptaro-sllavė dhe 255 mbanin emra shqiptar si,Gjin,Gjergj,Gjon,Leka,Gjesh,Nikollė,Nuja,Mrija,Tanush etj.9)

Pas vdekjes sė Stefan Dushanit dhe rėnjes sė perandorisė serbe,princat shqiptar menjėherė bėnė divorcin me serbėt duke formuar e fuqizuar principatat shqiptare si atė tė Balshajt (1356-1421),tė Dukagjinėve,tė Kastriotėvė etje.

Me daljen nė skenė tė principatės sė Dukagjinėve dhe fuqizimit tė saj gjatė shek.XIV-XV,krahina e Pultit pėrmblidhet drejt veriut dhe Arbėria drejt jugut, duke u shkėputur nga njėra-tjetra,dhe duke i lėshuar vend nė mes tyre principatės sė Dukagjinėve.Kjo e fundit i shtyu kufnjtė deri nė lumin Drin ku ndahej me Pultin,ndėrsa nė jug deri nė Mat,nė verilindje deri nė Has e nė jugprendim deri nė Bishkaz.

Nė fillim tė shek. XV (me 1415) princi Pjetėr Spani,qė ishte nėn vasalitetin e Balshajve u bė sundimtar mė vete.Zotėrimet e tij shtriheshin nė veri tė lumit Drin,nga Drishti deri nė luginėn e Valbonės,duke pėrfshirė shumicėn e krahinave tė Pultit. Pavarėsisht nga emri Pjetėrspan qė u pėrdor gjatė sundimit tė Spanėve,dhe pėr ndonjė shekull pas vitit 1479 kur kishte rėnė nėn sundimin turk,emri Pult nuk u zhduk. Ky pėr rreth 11 shekuj vazhdoi tė jetė emertimi i njėrės nga njėsitė mė tė rėndėsishme tė Shqipėrisė Veriore.

Nė fund tė shek. XV,viset e Kirit dhe Planit njihen si skaji mė prendimor i Pultit,pėr tu shtyrė nė veri nė Theth dhe pėr tė vazhduar vijėn e kreshtave malore deri nė malin e Gashit.Nė jug,kjo vijė ndjek rrjedhjen e Drinit nga T’plani i Krasniqes deri nė viset e Drishtit dhe arrin Shkallėn e Bishkazit,pa Postrripėn dhe Mbishkodrėn e atėhershme.10) Pothuaj kėtė shtrirje teritoriale ruan Pulti deri nė fund tė shek. XVII.Relacionet e klerikėve katolikė qė e kan vizituar atė,duke e shkelur pllėmbė pėr pllėmbė,na sjellin tė dhėna tė hollėsishme,jo vetėm pėr shtrirjen teritoriale,po edhe pėr shumė aspekte tė jetės ekonomiko-shoqėrore,politike,religjioze,kulturore,etj.pėr Pultin e asaj kohe. Nė relacionet e Don Vincentit dhe Benedikt Orsinit tė viteve 1628-1629 thuhet: “Krahina e Pultit ndėr malet mbi Shkodėr qė shtrihet nė gjatėsi prej malit tė Bishkazit nė prendim...deri nė malin e Gashit nė lindje,asht e gjatė dy ditė rrugė,e mbėrthyer nė lumenjė e male shumė tė ashpėra...kishte 720 shtėpi,78 kisha,prej tė cilave 23 kan qenė famulltare.Pati edhe kėto qyteza: Kirin,Mėgullėn,Anēitin,Mauriqin (Mavriqin-D.P.) dhe Varkun,por tash tė gjitha gjėnden tė rrėnueme dhe pa asnjė banues.” 11) Ndėrsa katundet qė pėrbėnin Pultin e kėtyre viteve ishin “Bukmira,Sumba,Lugji,Kasneci,Gjani, Mėgulla,Plandi,Pogu,Kiri,Dabashi,Molla,Shoshi,Shllia,Krishta,Mauriqi,Thethi,Shala,Abati,Drushti,Bobi,Brashta,Arėza,Dushmani,Toplana,Artivoja,Brisa, Salca,Palēi,Varku,Nikaj,Suzi,Luzaja,Blakeja,Pjaja,Anēiti,Bėtosha,Morturi,Raja, Krasniqe,Gashi,Domaj dhe Zomaj ku ėshtė kalaja e turqėve Ēarnica.” 12)

Shtrirja dhe gjendja demografike e katundeve tė Pultit dalin akoma mė qartė nė relacionin e Shtjefėn Gaspėrit me 1671,ku shenohen:Gashi me 135 shtėpi e 906 banorė,Blakėja (pa shenuar numerin e shtėpive as tė banorėve-D.P.),Nikaj me 35 shtėpi e 300 banorė,Palēi me 26 shtėpi e 150 banorė,Salca me 7 shtėpi e 80 banorė,Currajni me 3 shtėpi e 50 banorė,Plani (T’plani-Krasniqe-D.P.)me 100 shtėpi e 700 banorė,Bunjaj me 30 shtėpi e 250 banorė,Luzha (e Gashit-D.P.) me 10 shtėpi e 90 banorė,Krasniqja me 20 shtėpi e 200 banorė,Raja me 8 shtėpi e 70 banorė,Anēiti me 12 shtėpi e 120 banorė,Shala me 32 shtėpi e 20 banorė,Bobi me 13 shtėpi e 58 banorė,Shlliu (i Shoshit-D.P.) me 22 shtėpi e 83 banorė,Toplana me 22 shtėpi e 120 banorė,Molla me 6 shtėpi e 40 banorė,Shoshi me 30 shtėpi e 250 banorė,Kiri me 43 shtėpi e 300 banorė,Kashnjeti me 9 shtėpi e 45 banorė,Gjani me 22 shtėpi e 320 banorė,Plani me 52 shtėpi e 80 banorė,Bukmira e Dajēa me 10 shtėpi e 73 banorė.” 13) Pulti i asaj kohe,ashtu si nė mesjetėn e herėshme,pėrbėhej nga dy

nėnnjėsi: Pulti i Madh dhe Pulti i Vogėl ose Pulti i Poshtėm dhe Pulti i Epėrm.Kjo ndarje kishte mė shumė kuptimin e ndarjes dioqeziane se sa tė asaj gjeo-etnografike.Pulti i Epėrm fillonte nga Gashi e Krasniqja nė lindje dhe pėrfundonte nė qafėn e Agrit nė prendim.Ndėrsa Pulti i Poshtėm fillonte nga qafa e Agrit nė lindje dhe pėrfundonte nė qafėn e Bishkasit nė prendim. Lidhur me pėrfshirjen e Gashit dhe Krasniqes nė Pult,dokumentėt nuk lėnė asnjė pikė dyshimi.Cerubini, nė vitin 1628,e thotė fare qartė: “Gashi ku zėn fill Pulti”.14) Ndersa Frang Bardhi po kėtė vit thotė:”Nė Aprripė tė Keqe kalova Drinin dhe hyna nė popujt e Pultit...nė njė katund tė quajtun Krasteniqja (Krasniqja-D.P.) qė kish 60 shtėpi e 475 frymė tė krishtera.Ishte nė njė vend tė mirė por nuk kishte ujė.Verės vraponin pėr tė marr ujė nė lumin Drin 4 milje larg.”15) Bėhet fjalė pėr kohėn kur Krasniqja ishte fshat i shtrirė nė vendin qė sot quhet Dushaj tė Epėrm,ku ende ruhen rrėnojat e kishės sė Shėngjergjit me varrezat rreth saj, tė cilat tradita gojore thotė se i pėrkasin Krasniqes sė dikurshme. Po nė kėtė dokument thuhet: “...Prej kėtij katundi shkuam nė njė tjetėr,i quajtun Gash...me 97 shtėpi e 966 frymė tė kshtena...pėrposhtė i kalon njė pėrrua i quajtun Lumi,nė breg tė tė cilit turqit kanė ndėrtuar njė qytezė tė vogėl tė quajtun Ēarrnica (Cernica e sotme-D.P.) Mė tej F.Bardhi sqaron se,”...nga Gashi shkova nė Blake 7 milje larg,ku kalova Drinin dhe dola nga tokat e Pultit.”16) Ajo qė nuk len kurrfarė mėdyshje mbi pėrfshirjen e Gashit nė Pult ėshtė Letra e Krenėve tė Gashit dėrguar Vatikanit me 30 maj 1689,ku vetė gashjanėt, shkrues tė letrės, e quajn veten “Krenat e Kuvendit tė Gashės nė Pultin e Epėrm.” (Capi del consiglo di Gasse Pulti sup.re)17) Kjo letėr njihet dhe si dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe nė Pult dhe Malėsinė e Gjakovės.

Nė dhjetėvjeēarin e fundit tė shek. XVII (1693 -1695) e nė fillim tė shek tė XVIII,Pashai i Pejės me forcat ushtarake tė tij sulmoi disa herė krahinėn e Gashit,i vuri zjarrin dhe e shkatėrroi atė. “Tė gjithė banorėt e tij i bėri robėr duke i ēvendosur nė Rrafshin e Dukagjinit.” 18) Lidhur me kėto ngjarje At Marin Sirdani shkruan: “Kurrnjė krahine tė Pultit tė vjetėr nuk i takoj me pėsue ma fort prej turkut se Lumės,Gashit e Krasniqes. Begollėt e Pejės tė cilėt i kishin vu barrė vetit me skristjanizue mbarė Shqipninė e verit,e prandaj qeveria otomane,nė shpėrblim,i la me sundue brez mbas brezi Sanxhakun e Dukagjinit,banė shka u erdh pėr dore,e te e mramja u duel me e kthye nė muhamedanizėm mbarė Gashin,Krasniqen e Lumėn.Gashi e Krasniqja i qėndruan gati dy shekuj sulmeve tė pa dame tė turkut,e dy herė,pėr me i lodh,kje internue i madh e i vogėl nė krahinėn e Tetovės.Nė vitin 1671,siē thotė Sh. Gaspėri,ishin ende ma se 100 stėpi katolike nė Gash e Krasniqe,por kah mezi i shek.XVIII zhduket fare feja katolike nė ato fise.”19)

Kėto ngjarje,veēanarisht konvertimi nė mysliman i Gashit dhe Krasniqes,

ēuan nė veēimin e tyre nga Pulti katolik dhe forcimin e lidhjeve me Gjakovėn e rrethinat e saj,duke formuar “bėrthamėn” e njė uniteti te ri krahinor qė u quajt Malėsia e Gjakovės. Ndėrsa Nikajt,Merturi,Shala,Shoshi e fiset tjera tė Dukagjinit tė sotėm,vazhduan tė pėrfshihen nė Pult,si nė pikėpamje dioqeziane ashtu dhe nė atė gjeo-etnografike.

Formimi i njėsive tė vetėqeverisura,fiseve – bajraqeve nė teritorin e Pultit

gjatė fundit tė shek. XVIII e fillimit tė shėk.XIX,copėtuan unitetin e tij.Koncepti mbi Pultin-krahinė erdhi duke u ngushtuar gjithnjė e mė tepėr,por nuk u zhduk asnjėherė.Edhe sot emrin e kėsaj krahine tė vjetėr shqiptare e mban komuna e Pultit nė rrthin e Shkodrės.

Nikajt e Merturi,sė paku nga fillimi i shek.XIX e kėtej pėrbėnin njė njėsi gjėoetnografike nė vete,e cila erdhi duke i forcuar lidhjet me Krasniqen,Gashin e qytetin e Gjakovės qė ishte qėndra zejtaro-tregėtare mė e afėrt dhe mė e rėndėsishme e tyre. Madje siē pohon Georg von Hahn-i nė vitin 1854,Merturi e Nikajt edhe nė pikėpamje administrative i nėnshtroheshin Gjakovės.20) Megjithė kėto ndryshime tė mėdha,emri Pult nuk u fshi nga kujtesa popullore. Ai u ruajt edhe pėr shumė kohė nga banorėt e njėsive tė reja. Njė gjė tė tillė e pohon Edith Durham,e cila kur flet pėr Pultin nė vitin 1908,midis tjerash thotė:“Pulti i Epėrm pėrbėhet nga fiset e mėdha: Shala,Shoshi,Toplana,

Merturi e Nikajt.”21) Ruajtja pėr njė kohė kaq tė gjatė e emrit Pult nė kėto vise,pėrveē traditės historike, lidhet edhe me faktin se,nė pikėpamje dioqeziane ato vazhduan tė qėndrojnė pa ndėrprerje nė Dioqezėn e Pultit,madje deri nė ditėt e sotme.

Pas rėnjes sė Shkodrės,me 1479,pushtuesit osmanė u pėrpoqėn tė

shtrijnė sundimin e tyre tė plotė edhe mbi krahinat e thella tė Shqipėrisė veriore,si: Pult,Dukagjin etj. Pėr kėtė arėsye,bėnė regjistrimin kadastral tė tokave nė vitin 1485,ku u pėrfshinė edhe 31 fshatėrat e Pultit,ose siē quhej nė atė kohė,Nahijes sė Pjetėrspanėve nė Sanxhakun e Shkodrės. Nė bazė tė numrit tė vatrave dhe tė ardhurave tė ēdo fshati,sė pari vendosėn taksėn -“xhizjen”,e cila nė zonat malore cilėsohej “haraē”dhe ishte detyrim qė vihej pėr llogari tė shtetit,vetėm mbi nėnshtetas jo myslimanė pa asnjė dallim. Kjo taksė qė pėrbėnte tė dhjetėn e prodhimit bujqėsor e blegtoral ishte shprehje e shfrytėzimit tė pushtuesėve mbi popullsinė dhe njė mjet shtėrngues pėr ti detyruar ata tė pėrqafojnė fenė islame,ēka pėrbėnte dhe njė diskriminim shoqėror.

Nga fundi i shek.XV dhe fillim tė shek.XVI,mbi popullsinė e krahinės sė Pultit, pushtuesit turqė vendosėn edhe detyrime tė tjera,siē ishte ajo e “derbenxhijve”,me tė cilėn do tė rritej shkalla e shfrytėzimit e tė keqėsohej gjendja ekonomike e tyre. “Populli i kėtij vendi shumė tė ashpėr malor,thuhet nė defterin turk tė regjistrimit tė Sanxhakut tė Shkodrės tė vitit 1582,-kishte qenė e ngarkuar tė hapte nė kohė dimri grykat qė ndodheshin nė rrugėt publike qė vijnė prej anėve tė Pejės,Kosovės dhe Novipazarit pėr nė anė tė Shkodrės dhe tė Podgoricės,tė bėjnė ura nė pėrrej qė ndodhen aty dhe tė ruajnė rrugėn mbretėrore prej njerėzve tė cilėt me ēdo mėnyrė mundohen ta prishin.”22) “Katėr zjarre tė krishtera tė fshatit Vark qė

kishin ardhur nga njė liva tjetėr e ngulur nė vendin e lartpėrmendur, -thuhet nė kėtė defter,-u japin vit pėr vit spahijve 167 akēe (njėsi monetare turke-D.P.) si bedel pėr tė dhjetėn,e japin nė formė maktu (qesimi).”23) Kėtyre detyrimeve tė shtetit turk u shtohej dhe pangopėsia e sanxhakbejlerėve dhe spahinjve vendas tė vėnė nė sherbim tė pushtuesve,tė cilėt pėrveē taksės pėr shtetin,bėnin ē’ishte e mundur pėr tė nxjerr fitime dhe pėr vete. “Besimtarėt e kėtij vendi qė jetojnė vorfnisht, -thuhet nė njė relacion tė vitit 1638,-paguajn tė dhjetėn,por feudalėt nuk u marrin njė mbė dhjetė,por njė mbė shtatė,dhe njė mbė tetė pėr njė tjetėr prodhim;marrin tė dhjetėn e grurit,tė venės,tė kafshėve,tė frutave etj.”24)

Njė kėrcėnim tjetėr i vazhdueshėm,tepėr agresiv,diskriminues dhe i vazhdueshėm,qė i qėndronte mbi kokė ēdo familje malėsore tė Pultit, Dukagjinit etj. ishte kėrkesa kėmbėngulėse e turqėve pėr tė marr skllevėr.Lidhur me kėtė,misionari i Vatikanit B.Polacolo,nė vitin 1634,thotė: “Kur sanxhakbeu arriti me ushtri tė vet nė fillim tė Pultit bani tė binte boria,ose pultjanėt tė japin 60 vetė skllav dhe njė shumė tė hollash,ose ai do ti rrenonte...”25) Edhe Frang Bardhi,nė vitin 1638 kur pėrshkruan Gashin nė Pult,dėshmon se,”Turqit u ngrehin shumė gracaka e padira tė krishtenve gashjanė me i detyrue me dhan skllavė.As nuk duan tjetėr,-shton ai,-veēse skllavė,s’duan plaēkė as tė holla;ata skllavė pastaj i bajnė tė pa fe...Po nuk ua dhanė shkojnė turqit pėr t’ua djeg shtėpitė,pėr tė vra tė mėdhenjtė,e gjithė tė vegjlit i marrin si skllavė me tė gjitha ato qė gjejnė nė shtėpitė e tyre,dmth tė holla,plaēkė, kafshė etj...”26 Kjo barbari e pashembullt e feudalve turqė,qė quhej “e dhjeta e gjakut ”, kishte si qellim shtimin e krahut tė punės dhe jeniēerėve pėr vete dhe zvogėlimin e luftėtarėve dhe krahut tė punės nė fshatėrat malėsore,duke i varfėruar e shkretuar ata. Krahu i punės dhe i armės ishin pasuria mė e madhe e malėsisė.

Siē e cekėm dhe mė pėrpara,njė nga synimet e pushtuesve turqė ishte ē’krishtėrimi i mbarė Shqipėrisė,kthimi i popullsisė nė fenė islame dhe mė nė fund shkombėtarizimi dhe asimilimi i saj. Duke dashur tė sensibilizojė Vatikanin dhe Europėn pėr kėtė qellim ogurzi tė turqėve,arqipeshkvi i Tivarit Pjetėr Mazreku,nė vitin 1633,i shkruante Vatikanit: “...Tash 30 vjet e kėndej (turqit) kan nis tė shtypin ma shumė kėtė komb se sa kombet e tjera,tuj i tėrheq malėsorėt shqiptar edhe nė sektin muhamedan,ndoshta pėr ndonjė shestim politik.”27) Mjetet e dhunės dhe format qė pėrdornin turqit pėr islamizimin e popullsisė shqiptare ishin sa tė ashpėra aq dhe tė rrafinuara. “Kėta turqit,thuhet nė njė relacion tė vitit 1638,-i shtėrngojnė tė bėhen turq duke i nxit,ose i rėndojnė me pagesėn e haraēit deri sa tė bėhen tė gjithė turq,sepse kur nė njė fshat ndonjėri bėhet turk,e lirojnė nga haraēi,e pjesėn e tij duhet ta paguajn tė tjerėt,dhe pak nga pak,e pastaj si bėhen tė gjithė turq,prap vendosin haraēin mbi tė gjthė”.28)Nga ana tjetėr,turqit ndėshkonin ashpėr ēdo pėrpjekje tė malėsorve tė krishterė pėr tė kontaktuar me kishėn dhe priftėrinjtė,duke u djegur kishat dhe shtėpitė. Lidhur me kėtė B.Orsini,nė vitin 1629,thoshte: “Meqenėse pultjanėt e kundėrshtojnė turkun asnjė prift i Shqipėrisė

fushore nuk mundė tė shkojė atje,pėr t’mos u dhan rast turqėve t’ua shkatėrrojnė koniqet.”29).

Kėto fakte tė dokumentuara qė i pėrkasin shek.XVI-XVII,tregojnė se

kontradiktat e malėsorėve shqipėtarė me pushtuesit turqė ishte tė thella,tė papajtueshme dhe tė shmėanshme.Po ndėr kėto, dy ishin mė kryesoret:Sė pari,ishte kontradikta politike,midis malėsorėve qė kishin vendosur tė jetonin tė lirė nė tokėn dhe shtėpitė e tyre dhe pushtuesėve qė kėrkonin t’ua rrėmbenin lirinė,t’i nenshtronin dhe t’i shfrytėzonin ata. Sė dyti,ishte kontradikta ideologjike fetare.Feja myslimane ishte feja e pushtuesit,prandaj nuk mundė tė pėrqafohej lehtė.Ndėrsa feja e krishterė kishte rrėnjė tė thella.Kjo ishte feja e paraardhėsve tė tyre ilirė e arbėreshė,prandaj vlerėsohej si fe kombėtarė. Duke ruajtur fenė e krishterė malėsorėt kishin bindje e thellė se ruanin identitetin e vet kombėtar.Ishin pikėrisht kėto kontradikta qė vunė pėrballė,nė njė luftė tė papajtueshme,pėr jėtė a vdekje,malėsorėt e Shqipėrisė sė veriut me turqit osmanlli,qė i bėnė malėsorėt e Pultit,Dukagjinit,Kelmendit etj. strumbullar tė rezistences dhe lėvizjes sė armatosur antiosmane gjatė shek. XVI-XVIII dhe mė pas.

Realitetin e veshtire po dhe shume heroik tė malėsive tė asj kohe mė mirė se kushdo tjetėr e kan pėrshkrue prelatėt katolikė tė shek. XVII,tė cilėt i kishin njohur nga afėr malėsorėt.Kishin qenė pėrkrahės dhe nė shumė raste, pjesėmarrės nė qėndresėn e tyre tė armatosur kundėr pushtuesėve osmanė. Nė njė relacion,dėrguar Vatikanit nga F.Bardhi nė vitin 1637,midis tjerash thuhet: “Asnjė komb n’Europė qė gjėndėt nėn zgjedhėn e turkut nuk mundė tė flasė me zyrtarėt turqė me armė nė brez e nė dorė ashtu si flasin me guxim Dukagjinasit dhe popujt e Shqipėrisė malore...Asnjė komb n’Europė qė ėshtė nėn zgjedhėn e turkut,nuk ka mujt me ēue krye kundėr tij dhe me qėndrue100 vjet nė kryengritje,nė mbrojtje e nė sulme tė mėdha kundėr gjindes barbare,sikur vazhdojnė sot disa popuj tė kėtij kombi shqiptar.” Mė tėj po ky autor shpreh bindjen se,”N’Europė nuk gjėnden burra armėsh ma tė mirė se kėta kundėr turkut,sepse 100 kėsish vlejnė 1000 turqė...dhe luftojnė, jo fshehtaz ose sė largu me zjarr,po ballėpėrballė dhe shpatė pėr shpatė njė i vetėm shkon me guxim e futet nė mes tė 15 e 20-ve,gja e pabesueshme pėr ata qė nuk e dinė me siguri.”30)

Malėsorėt e kėtyre anėve u bėnė tė pathyeshėm,sepse mė shumė se ēdo gjė donin e vlerėsonin lirinė,po dhe se,terrenin malor,forcat fizike e mendore,bashkė me ekonominė e tyre i vunė nė sherbim tė luftės,si i vetmi mjet qė u kishte mbetur pėr ta ruajtur atė. “Me qenė se vendet ku banojnė kėta i kan shumė tė forta e shumė tė ashpėra,-thuhet nė njė relacion tė vitit 1638,-kėshtu edhe ata janė shumė tė fortė prej natyre e shumė tė shpejtė,fluturojnė nepėr male e nepėr shkembej si tė qenkėshin kaproj; e durojnė urinė,etjen,tė ftohtit e tė nxtit dhe gjithė vuajtjet”31) ,vetėm nė emėr tė lirisė.Marin Bolica,fisnik i Kotorrit,i mahnitur nga arti i tė luftuarit qė malėsorėt tregonin nė betejat kundėr turqėve,nė vitin 1614,thotė: “Kėta njerėz janė kaq tė shkathėt,kaq tė zotė,tė guximshėm e tė gatshėm pėr tė luftuar,sa qė mrekullohet kush i shikon.Ata shihen tue ardhė t’armatosun rradhė-rradhė,pėr tu lėshue nė pėrleshje,tue u tėrheq e tue sulmue,tue u dredhue e tue u ndesh,tue ngreh pusi e tue u ik pusive,sa qė me tė vertetė duken shumė tė stėrvitur.”32)

Nė dhjetėvjeēarin e parė tė shek. XVII,kur turqit po coptonin unitetin e Dukagjinit,doli nė skenėn politike njė tjetėr unitet i madh malor qė pėrfshiu malėsitė nė veri tė Drinit; Pult,Kelmend etje.qė u quajt “Malet Shqiptare” dhe

u bėnė epiqendra e kryengritjeve antiosmane.33) Qysh nė vitin 1621 Pjetėr Budi i cilėsonte pultjanėt si luftėtarė tė rradhėve tė para tė shqiptarėve “tė armatosur,tė mbushur me dėshirė e tė gatshėm pėr t’u ngritur nė luftė kundėr tiranisė turke qė tė ēlirohen njė herė e mirė nga njė mjerim i tillė ose tė vdesin me armė nė dorė.”34) “Mė shumė se 20.000 mijė frymė tė krishterė tė Pultit,- thuhet nė dokumentėt e viteve 1628-1634,”prej disa vitesh nuk paguajn haraē...pėrherė damtojnė turqit dhe u qėndrojnė nė arrati e rrebelė.”35) “Ata tė Pultit,-thotė F.Bardhi nė vitin 1637,kanė vra sasi tė madhe turqish sa herė qė kan shkuar kundėr tyre,dhe tash pak vjet mė parė vranė vetė Sanxhakbegun qė ėshtė kryetari i ushtrisė.”36) Lidhur me kėtė ngjarje,B.Palacolo,me 1634,pasi i spjegon Vatikanit se kjo “kish ndodhur disa muaj mė parė”,thotė: “popujt pultjanė janė me shumicė dhe luftarakė. Kėtu edhe ēunat 9 vjeē e pak mė tė mėdhenj,tė gjithė kishin harkun e vet me shigjeta tė veshur me hekur...Me qenė se prej disa vitesh me rradhė nuk paguanin haraēin,sanxhakbegu i Shkodrės me njė ushtri tė madhe u vėrsul kundėr Pultit pėr t’i nėnshtruar ose rėnuar ata...Pultjanėt,-vazhdon ai,-u betuan solemnisht mbi meshar: tė shkonin tė gjithė pultjanėt e aftė pėr armė kundėr turqve,dhe tė mos i falej faji atij qė do tė ikte e nuk do tė shkonte nė atė luftė,bile dezertorėt do tė bėheshin copė-copė dhe do t’u digjej shtėpia. Menjėherė,-shton Palacolo,-i madh e i vogėl pėr njė natė u bashkuan tė armatosur.E mbasi pultjanėt sulmuan pėr tmerr,qen pre copė-copė tė gjithė turqit pėrfshirė sanxhakbegun qė e ban kortare-kortare...Tash po marr vesh se po vjen njė sanxhakbeg tjetėr pėr tė mbledh ushtri kundėr maleve,por asgja nuk do tė mundet me ba,-pėrfundon ky autor.”37) Kėtė fat tragjik do tė kishin edhe shumė ekspedita ushtarake turke qė herė pas here u dėrguan kundėr Pultit gjatė shek. XVII, sepse,siē thotė Sh.Gaspėri,nė vitin 1671, kudo nė Pult kishte “njerėz tė fortė e me mendim tė ngulur nė liri,qė msyjshin pa da anmikun e pėrbindshėm,turkun,tuj u da gati gjithmonė ngadhnjyes.”38)

Me kėtė qėndresė vetmohuese qė buronte nga shpirti liridashės i malėsorėve,krahinat e Pultit,Dukagjinit,Kelmendit etj. ruajtėn autonominė dhe nuk lejuan vendosjen e pėrhershėm tė sundimit tė spahive dhe rėndimin e shfrytėzimit feudal osman.Fashatarėsia kėtu mbeti e lirė dhe e vetėqeverisur me kanunet e veta tradicionale.Por,kjo liri u sigurua me sakrifica tė panumėrta,veēanarisht nė fushėn ekonomike.”Pulti,-thuhet nė njė relacion tė vitit 1650,-kish njė popull tė besimit katolik skamnor e me njė gjendje ekonomike shumė tė rėndė.”39)

Ngushtėsia ekonomike,skamja e malėsorėve,ishin rrjedhim logjik i ngushtėsisė sė vendit dhe i luftės sė pandėrprerė kundėr ekspeditave ndėshkuese e rrethimit feudal.Nė kėto male,ku toka ishte e pamjaftueshme,e

ashpėr,joprodhuese,malėsorėt nuk siguronin as bukėn,prandaj shpesh herė ushqeheshin me gėshtėnja,fruta etj.Blegėtoria ishte dega kryesore e ekonomisė me tė cilėn mundė tė siguronin jetesėn,por edhe pėr kėtė mungonin krahėt e punės,Tė aftit duhet tė merreshin kryesisht me armėt,pėr tė qenė tė gatshėm pėr luftė,prandaj me tufat e bagėtive merreshin vetėm pleqtė.Nė kohė ekspeditash gjėja e gjallė-blegtoria pėsonte shfarosjen mė tė madhe.

Varfėria e tejskajshme e malėsorėve dukej kudo; nė veshje,nė ushqime,nė banesat pėrdhese “tė mbuluara me kashtė”,por edhe nė pamundėsinė pėr tė mbajtur njė prift. Nė vitin 1638 njė misionar franēeskan tregon me dhimbje se,”ata tė shkretit thonė:bukė kemi pak...na nuk mundem me mbajt fratin e me i dhan te dhjetėn.”40) Po kėtė vit F.bardhi tregon se,”Nė Krasniqe u ēova fjalė tė vinin nė kishė,por mė ēuan fjalė se nuk mundė tė vinin nė kishė,sepse nuk mundė tė qėndronin nė kėmbė nga mungesa e bukės.”41) “Katundi i Nikajt,thotė Sh.Gaspėri,nė vitin 1671,-ishte nė njė varfėri tė madhe, pasi pak pėrpara ishte rrenuar e plaēkitur prej turqve.”42). Pothuaj nė tė gjithė dokumentat qė lidhen me Pultin e shek.XVII, pasqyrohet varfėria e madhe me tė cilėn ballafaqoheshin malėsorėt pultjanė,por vendin mė tė rėndėsishėm e zėn qėndresa e tyre kundėr pushtuesėve.Malėsorėt kishin mposhtur,jo vetėm varfėrinė,po dhe ekspeditat ndėshkuese osmane e rrethimin e feudalve,tė cilėt kur depertonin nė lugina lumenjsh ndėrtonin ose rindėrtonin forcoma (kėshtjella) si,nė Dakaj (Shalė), Cerrnicė,Boks,Grykė tė Dragobisė etje.ku herė pas here vendosnin trupa tė armatosura tė gatshėm pėr sulme kundėr malėsorėve tė pabindur.

Pėr tė ruajtur autonominė e lirinė e fituar me kaq shumė sakrifica,pėr t’u vetėqeverisur mė mirė,e pėr t’i dhėnė luftės antiosmane pėrmasa tė reja mė tė fuqishme,malėsorėt kėrkuan e gjetėn forma organizimi mjaft tė pėrsosura. Kėto u gjetėn nė traditėn,nė tė drejtėn zakonore vendase,nė organizimin shoqėror tė trasheguar nga e kaluara.Organizimi i ri mori formėn e bashkimit tė njė varg fshatėrash me lidhje tė forta farefisnore,dokėsore e ekonomike,nė disa njėsi krahinore-administrative dhe ekonomiko-shoqėrore tė vtėqeverisura nė bazė

tė tė drejtės zakonore.43) Tė tilla ishin “fiset”–“bajraqet” Krasniqe,Gash,Nikaj,Mertur,Shalė,Shosh etje.qė u formuan nė teritorin e Pultit gjatė shek.XVII-XVIII. Ky organizim i dha frutet e veta nė ridimensionimin e luftės antiosmane dhe nė gjallėrimin e traditave dhe kuvendeve krahinore dhe ndėrkrahinore. Veprimet dhe aksionet luftarake u shtrinė nė njė hapėsirė shumė mė tė madhe,duke i bashkėrenduar ato me krahinat tjera. Midis 11 mijė shqiptarėve qė morėn pjesė nė koalicionin antiosman,gjatė luftės austro-turke qė u zhvillua nė Kosovė nė vitet 1689-1690 kishte dhe shume pultjanė nga Gashi,Krasniqja,Nikaj,Merturi,Shala etj. tė cilėt luftuan nė anėn e forcave tė koalicionit antiosman.44) Malėsorėt e Kelmendit,Pultit,Shalės,Gashit dhe Mirditės,tė cilėt “qysh prej kohėsh kishin qenė rrebelė e kryengritės” nė vitin 1716 kishin ndėrprerė qarkullimin rrugor dhe kishin dėmtuar administratėn turke.45)

Mbi bazėn e fakteve dhe dokumentėve historikė ėshtė arritur nė pėrfundimin se:Krahinat malore tė Shqipėrisė sė veriut si Dukagjini,Kelmendi,Pulti etj.pėr mė shumė se dy shekuj ishin vatrat kryesore tė rezistencės shqiptare kundėr sundimit osman.Kėto mbajtėn gjallė frymėn e rezistencės antiosmane nė mbar vendin dhe me anė tė saj ruajtėn identitetin e kombėsisė shqiptare.Vargu i popullsive tė lira malore qė nisej nga malet e veriut,zbriste nė Pult,kalonte Drinin e kapej nė Dukagjin deri nė zemrėn e Matit dhe kėtu mbaheshin lidhjet edhe me popullsinė malore tė jugut deri nė Himarė.46) Me qėndresėn e shek. XVI-XVIII,malėsorėt u bėnė shembulli i shkėlqyer i pėrpjekjeve tė popullit shqiptarė kundėr pushtuesėve osmanė dhe bartėsit e njė lufte qė mori karakter ēlirimtar,duke synuar dėbimin e pushtuesėve nga i gjithė vendi. Nga na tjetėr,kjo qėndresė, e bėri Shqipėrinė njė nga vatrat kryesore tė luftės sė armatosur nė Ballkan,si dhe njė faktor politik me rėndėsi ndėrkombėtare nė luftėn e shteteve europiane kundėr sundimit osman.47)

Cilido qė njihet me qėndresėn e pathyeshmėrinė e malėsorėve tė kėsaj pėriudhe,mė mjaft arėsye shtron pyetjėn: Ku e gjetėn kėta malėsorė atė forcė tė jashtėzakonshme qė e mbajtėn tė gjallė kėtė luftė shekullore,atje ndėr male ku ashpėrsia e vendit e shoqėruar me aksionet shkretuese tė sanxhakbejlerve, pashallarėve e sulltanėve ua bėnin jetėn pothuajse tė pamundur?! Njėri nga udhėheqėsit,njohėsit dhe pjesmarrėsit e kėsaj lufte,Pjetėr Bogdani,thotė:”Njė nga faktorėt vendimtarė tė forcės,qė i bėnte tė paepur luftėtarėt e vatrave tė qėndresės shqiptare,ka qenė se ata nuk u lodhėn kurrė pėrballė mungesave tė shkaktuara nga ngushtica malore,nga ekspeditat e sundimtarėve dhe nga rrethimi feudal qė vinte gjithnjė duke u ngushtuar.”48)Mbi tė gjitha,shpirti liridashės i malėsorėve ishte burimi i forcės sė tyre tė jashtėzakonshme.

Malėsorėt shqiptarė i pėrkisnin njė populli qė,kur e ndjeu veten nė rrezik tė humbiste lirinė,nuk pati frikė as nuk u tėrhoq pėrballė mungesės sė ushqimit,tė veshėmbathjes dhe tė banimit,por u bė njė me shkėmbejt e maleve.Ata nuk e humbėn guximin kur panė kasollet,kishat dhe tė korrat qė po u digjeshin nė arė nga zjarri i armikut,kur panė bagėtitė qė po u thereshin,por duke ua lėshuar shikimin shpateve tė maleve u ngjitėn mbi to me atė ushqim minimal tė lėndėve tė pyllit. Dhe kurė shtėpitė ua shkrumbonte flaka,nuk dorzoheshin,por lėviznin mė nė fund edhe shkrepat e malit pėr t’u ndal rrugėn armiqėve.Vetėm njė popull i tillė i bėri tė pamposhtura vatrat malėsore tė qėndresės shqiptare,tė shek. XVI – XVIII,midis tė cilave ishte dhe Pulti.


Referenca bibliografike:
1.- Historia e Shqipėrisė,Tiranė 1959,fq.155
2.- Acta et Diplomata,Res Albanians Mediae Aetatis,Ilustriantia,I,fq.11
3.- Shuflai, Milan. Serbėt dhe Shqiptarėt,1926,fq.42-43
- Histori e Shqipėrisė,1959,fq.54
4.- Shuflai,M. Vepėr e cituar fq.113
5.- “ “ Cituar nė Gazetėn “Kosova”,dt.04.07.1941,fq.4
6.- Thalloczy,Ludwic. Acta et Diplomata...,Vol.I,fq.9
7.- Shuflai,M. Vepėr e cituar,fq.40-43
8.- Zojzi,Rrok. Etnografia Shqiptare,I,1962,fq.39
9.- Defteri i regjistrimit tė Sanxhakut tė Shkodrės i vitit 1485,I,fq.145-152
10- Luka,Kolė. Studime Filologjike,1977,Nr.2,fq.160
11- Zamputi,Injac. Relacione mbi gjendjen ekonomike tė Shqipėrisė Veriore dhe tė
Mesme nė shek. e XVII,I,1963,dok.29,30,fq.383,297
12.- Zamputi,I. Relacione...I,1963,dok.29
13.- Hylli i Dritės, VIII,1932,fq.417
14.- Zamputi, I. Relacione...II,1965,fq.105
15.- “ “ “ “ “ ,fq.149-152
16.- “ “ “ “ “ ,fq.150-152
17.- Camaj,Martin & Bartl, Peter, Ein Brief in albanichen Sprache aus Gashi von Jahre
1689,”Zeitschkift fur Balcanologie”1967,fq.28
18.- Orbis,Seraphicus “Albania”I,fq.90
19.- Sirdani,Marin At. Hylli i Dritės,1930,fq.497 & Hylli i Dritės,!933,fq.345
20.- Hahn,Georg. Studime Shqiptare,Jena,1854
21.-Durham, Edith Brenga e Ballkanit dhe vepra te tjera pėr Shqipėrinė dhe
Shqiptarėt,Tiranė,1990,fq149
22.- Pulaha, Selami. Studime Historike,Nr.3,1971,fq.129
23.- Defteri i Regjistrimit tė Sanxhakut tė Shkodrės i vitit 1582,fq.258-259
24.- Relacione...II,1965,fq.129
25.- “ “ , fq.13
26.- Bardhi,Frang. Relacione...II,1965,fq.157
27.- Mazrreku,Pjeter relacione,I,1963,dok.37
28.- Relacione ...,II,1965,dok.28,fq.88
29.- ‘ ,I,!963,dok.30,fq.395
30.- Bardhi,F. Relacione ...,II,1965,fq.87
31.- Relacione ...,II,1965,fq.155
32.- “ ,I,1963,fq,273-277
33.- Zamputi, I. Bashkimi i maleve shqiptare nė fillim tė shek.XVII,nė “Buletini i
pėr shkencat shoqėrore”Nr.3,1957,fq,63-64
34.- Budi,Pjetėr. Relacione ...,I,1963,fq.303
35.- “ “ “ “ , fq.383
36.- Bardhi, F. ‘ II,1965,fq.91
37.- Relacione ... ,II,!965,fq.13
38.- Gaspėri Sh. Hylli i Dritės,VIII,1932,416
39.- Relacione ...,II,!965,fq.113
40.- “ “ ,fq. 89
41.- Bardhi, F. Relacone ... ,II,1965,fq.149
42.- Gaspėri,Sh. Hylli i Dritės,1938,fq.494
43.- Pulaha, S. “Fshatarėsia e lirė e Shqipėrisė sė Veriut”,nė “Kultura Popullore”
Nr.2,1983,fq.80-81
44.- MD,Nr.99,fq.72-76,Citimi i S.Pulahės,nė “Studime Historike”nr.3,1980
45.- MD,Nr.125,fq.125-127, “ “ “ “ “ “
46.- Zamputi, I. Relacione... ,I,1963,fq.13
47.- Pulaha, S. “Qendresa e popullit shqiptar kundėr sundimit osman nga shek.XVI
deri nė fund tė shek.XVII”,Tiranė,1978,fq.18,27
48.- Konferenca e II e Studimeve Albanalogjike,Vėll.I,Tiranė,1969,fq.325
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15550
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII Empty Re: Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII

Post by Naki Tue 13 Apr 2010, 16:13

Te knaqet shpirti dhe te pushon syri kur lexon shkrime te tilla. Nje vlersim nuk mjafton per kete shkrim shpresojme se do na sjellesh akoma ne vazhdim.
Te luamshin duart z. Dode Progni
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII Empty Re: Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII

Post by Dode Progni Tue 13 Apr 2010, 20:48

Naki wrote:Te knaqet shpirti dhe te pushon syri kur lexon shkrime te tilla. Nje vlersim nuk mjafton per kete shkrim shpresojme se do na sjellesh akoma ne vazhdim.
Te luamshin duart z. Dode Progni
I nderuar z.Naser-"Naki" Ju falenderoj shume per vleresimin dhe per fjalet e ngrohta qe kini shprehur per mua dhe per temen:"Pulti mesjetar-vater e qendreses ..." te cilen e publikova sot ne forumin:"Hapesira e Qiejve Shqiptare" Forumi juaj me ka pelqyar mjaft,ndaj perpara pak ditesh u antaresova.Jam i interesuar veēanarisht per tema te historise shqiptare,tė cilave u kam kushtuar pjesen me te madhe te punes time mbi 40-vjeēare.Ky ishte postimi im i pare,por shpresoj qe te pasohet nga te tjera tema.Edhe pse jam ne moshe "disi te thyer" deshiroj qe te bashkpunoj me ju dhe te jem nje anetar i denjte i ketij forumi te nderuar. Edhe nje here,Ju falemnderit! Me respekt. Dodė Progni
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15550
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII Empty Re: Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII

Post by nikolin marvataj Sun 30 May 2010, 20:09

eshte me te vertete nje kenaqesi e madhe te lezosh tema te tilla nga historiani Dode Progni .FALEMINDERIT.
avatar
nikolin marvataj

Postime : 2
Kyējet nė forum : 15155
Regjistruar mė : 2010-05-30

Back to top Go down

Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII Empty Re: Pulti mesjetar-vatėr e qėndresės antiosmane tė shek. XVI-XVIII

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum