Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zinxhirėt e ndryshkur tė Kohės sonė

Go down

Zinxhirėt e ndryshkur tė Kohės sonė Empty Zinxhirėt e ndryshkur tė Kohės sonė

Post by Kle@Love Thu 15 Apr 2010, 23:44

Zinxhirėt tanė, zinxhirėt qė na mbajnė tė lidhur me tė shkuarėn, nuk janė prej letre, siē mund tė pandehė pegasi ynė optimist. Ajo qė nuk e thonė librat e historisė, ėshtė pesha e kėtyre prangave tė ndryshkura nė ndėrgjegjen tonė kolektive. Por ėshtė e dukshme gjithpoaq, se ndjeshmėria e pėrjetimit tė kėtij ndryshku qė kalb vetėdijen tonė, nuk rėndon njėlloj tek tė gjithė. Sepse njeriun nuk mund ta shpjegojnė tekstet skematike tė librave shkollorė apo kronikat e thata didaktike tė kohėrave dhe modave konjukturale. Prandaj habia, ndjeshmėria dhe dhimbja si kategori psiko-fizike e mendore kuptimėsohen vetėm nė tė shkuarėn, pėrmes membranės sė ndjeshme tė sė tashmes. E ardhmja si pritje, si shpresė dhe utopi e projektimit tė vetvetes nuk ka kurrėfarė kuptimi pa tė shkuarėn dhe tė tashmen, pėr faktin elementar, se rrėnjėt e sė ardhmes janė vetėm e vetėm nė tė shkuarėn. Truall tjetėr, jashtė kėtyre rrėnjėve, koha e ardhme ka (e pėrthyer nė kategoritė e pritjes, shpresės dhe utopisė) vetėm nė kokat e tė ēmendurve dhe tė sėmurėve mendorė, kur ajo shpėrthen nė vizione anormale, delire, skizofreni.

Ja pra ku kemi dalė pashmangshėm nė njė postulat, sipas tė cilit, Koha si kategori historike dhe psikologjike ėshtė e pėrjetueshme vetėm nė pėrmasėn morale, pėrderisa njeriu, si “masė e tė gjitha gjėrave”, i jep asaj gjykimin e vet moral. Duket se kėtė ka patur parasysh poeti angloamerikan T.S.Eliot nė poemėn “Katėr kuartetet”, kur qysh nė vargjet e para shkruan:
“Nė fillimin tim ėshtė fundi im...
Nė fundin tim ėshtė fillimi im...”

Por nėse e katandisim veten nė mėshirėn e historisė apo tė demagogėve, atėherė “shfarosja e miliona njerėzve ėshtė thjesht statistikė e thatė”. Atėherė pa pikė keqardhjeje dhe pa e njohur keqardhjen, nuk do tė rrekeshim t’i kuptimėsonim asfare katastrofat njerėzore, nuk do tė t’ia hynim punės sė “bezdisshme” tė tė ndjerit, pėrjetimeve, pėrvujtnisė, analizės sė plojave shoqėrore, pasi pėrvojat tona tė kaluara shpirtėrore nuk paskėshin lidhje me ne, qė i kemi hequr tatuazh nė lėkurė; ato mund tė kapėrcehen me njė kthim mekanik tė kokės, qė sugjerohet rėndom kėsisoj: “e kaluara mbaroi, me tė mirat dhe tė kėqijat e saj, tani duhet tė shohim pėrpara!”. Pikėrisht nė kėtė devizė e ka origjinėn thelbi i neveritshėm i banalitetit dhe, rrjedhimisht fatalizmi ynė, qė na ka ndėshkuar dhe nuk vonon tė na ndėshkojė pėrgjatė gjithė historisė.

Epo, pas kaq argumentesh, e keni kuptuar tashmė qėndrimin tim tė pėrkundėr me shprehjen profane “Po tė shikosh prapa, prapa do tė shkosh!”.

Le ta shohim pak mė drejtpėrdrejt ēėshtjen nėn dritėn e pėrvojės sonė. Le tė ēojmė nėpėr mend katakombin tonė gjysmėshekullor, - ata qindramijėra tė pushkatuar, tė burgosur e tė internuar, kulakė e tė deklasuar, tė pėrjashtuar e tė privuar, tė vulosur nė heshtje e tė frikėsuar nė palcė, njerėz ishullorė e vetmitarė, tė cilėve pėr shkaqe biografie nuk u shkelte nė derė as mik, as shok, as farefis; njerėz qė vdisnin ngadalė bashkė me energjitė krijuese, dhuntitė, talentin, mendimin dhe dėshirat; popull tė interiorizuar, tė depersonalizuar nė servilė, xhelatė dhe viktima; masa tė shndėrruara nė zombie me zinxhirin e shatit, kazmės dhe propagandės dhe psikozėn e “kėshtjellės nė rrethim”; me mish tė munduar njerėzor, tė rraskapitur ndėr turne fabrikash, minierash e arash; ushtri hijesh tė venitura, avitaminoze, tė shpėlara nga mungesa e albuminave dhe proteinave, por gjithsesi, “vigjilentė”, me njė ateizėm masiv paganist, qė nė vend tė lutjes nė Zot ka brez pas brezi nė gojė kėngėt e paradigmės “Enver Hoxha tungjatjeta”. Dhe mė nė fund, ajo ēka pėrbėn shqetėsimin tim dhe tė bashkėmendimtarėve tė mi, nuk ėshtė e kaluara, nė tė cilėn unė, gjoja, jetokam, por trashėgimia e pashqitshme enveriste me tė cilėn ndeshesh nė ēdo hap jashtė pragut, nė rrugė, nė sheshet publike, nė format recediviste tė mendimit, arsyetimit dhe gjykimit, nė tėrėsinė e literaturės shkollore, universitare, nė art, kulturė, shkencė dhe politikė. Ne jemi tė nginjur deri nė vrimat e veshėve pikėrisht mė ajrin molepsės e tė flligėsht tė komunizmės origjinale shqiptare. Jemi tė rrethuar me pėrcjellėsit e kėsaj trashėgimie tė rėndė, qė merr tė pėrpjetė nė gjeste, akte e sjellje, - nė konceptimin e tė vėrtetave tona, nė sektet mediatike, nė vetė dyfytyrėsinė bizarre, nėnshtrimin dhe pėrshtatjen ndaj tė fortit apo fitimtarit, nė cilėsinė e bashkėkohėsit tim, nė kriptograminė e padeshifrueshme tė idealit tė tij me disa standarde njėherėsh. Dhe nėse vazhdojmė t’i numėrojmė ato cilėsi mė tė dukshme tė natyrės sė bashkėkohėsit tonė, s’do fort mend ta shohėsh tė ardhmen nė surrat, se ēfarė ngėrdheshjeje premtuese ka.

Sigurisht kėto nuk i thonė librat e historisė me monopolin e vetėm tė hartuesve tė saj, tė shkollės sė Paskal Milos. Por mua, qė mė intereson tė di jo vetėm faktin e rehabilitimit tė tė pushkatuarve, tė cilėve ende nuk u dihet varri, mua qė nuk kėnaqem me faktin, se familjes sė X/Y ia sollėn njeriun e tyre nė trajtėn e njė qeske najloni me dy-tri eshtra, mua qė nuk mė ngushėllon njė copė letre, e cila dėshmuaka pafajėsinė e tyre, - mua nuk mė mjafton asnjė libėr historie me fakte koprrace. Sepse mua mė intereson tė di ēfarė u bė me njeriun, tė cilit njė mesdite tė bukur a natėn vonė, nė shtrat me gruan dhe fėmijėt nė shtėpi, erdhėn dhe e morėn, pėr tė mos e kthyer mė kurrė; mua mė duhet ta di mirė, ēfarė u bė me njeriun, tė cilin e arrestuan nė mes tė auditorit, nė zyrė, nė kafe mes miqsh; ēfarė u bė me kėtė njeri nė tė gjitha ditėt e viteve tė pasosura tė burgut, derisa e kthyen si njė thes kockash, nė njė mjedis armiqėsor e tė izoluar, me rini dhe energji tė bjerrur nėpėr kampburgje. Dhe pėr kėtė ia vlen “tė jetosh e mendosh” kokė e kėmbė nė tė shkuarėn, tė pezullosh ēdo lloj tė ardhme tė rreme, pėrderisa e shkuara nuk ka mbaruar. Ajo ėshtė me ne dhe, pėr mė tepėr, na pret. E shkuara jonė pret tė shlyejmė llogaritė me tė, nė mėnyrė qė ajo tė kthehet nė Kohė morale tė njeriut. Dhe nėse pėrballė kėsaj bindjeje tė ngulmėt qė kam, gjenden mijėra e miliona tė tjerė qė mė kundėrvihen me qindra miliona fakte, pėrballė tyre kam veē njė pėrgjigje, nė frymėn e Hegelit: “atėherė, aq mė keq pėr faktet”!

Ēėshtja e ndarjes me thikė tė kohėve mė ndėrmend njė perėndi pagane romake, Janus-in, perėndinė e zanafillės, pėrtėritjes dhe ndryshimeve, i cili paraqitej me dy fytyra: njėra, e plakur dhe e rrudhosur (nga tmerret qė ka parė), qė sheh e kthyer prapa, dhe tjetra, e re, pa asnjė rrudhė, qė sheh para, me gjasė, nė tė ardhmen. Janusi ishte njė ndėmjetės (negociator) nė ēdo punė a vepėr njerėzore, pasi akti i ēdo njeriu a shoqėrie, vėrtet zė fill nė tė shkuarėn, por projektohet fuqimisht nė tė tashmėn dhe nė tė ardhmen. Nėse do tė ndiqnim kėshillėn e moskthimit tė kokės prapa, pėr hir vetėm tė fytyrės sė re tė Janusit, atėherė do tė na duhej ta ndanim me njė presė nė dy gjysma kėtė hyjni tė lashtė, d.m.th., tė ndėrmerrnim njė akt kriminal tė vrasjes dhe shkatėrrimit tė Kohės dhe Historisė. Por po tė na i tregonte sot kjo hyjni pagane, nė pėrvojėn tonė, tė dyja fytyrat e tij, atėherė besoj se tė dyja do tė ishin eshkė e djegur prej rrudhash, - njėra me llahtaret qė hoqėm, tjetra me brengėn qė nuk nxumė dot mend.

* * *
Duke iu rikthyer zinxhirėve qė na mbajnė tė lidhur me tė shkuarėn, dua ta reduktoj ēėshtjen nė tė tashmen tonė: a mund t’u shpėtojmė vallė zinxhirėve qė na mbajnė lidhur me tė shkuarėn? Sigurisht, nėse njeriu e ka tė dobėt lidhjen me sociumin ku bėn pjesė, kjo e shkuar injorohet. Pėr egoistin, qė kujdeset vetėm pėr lėkurėn e vet, jehona e sė shkuarės nuk thotė asgjė. E njėjta gjė ėshtė dhe pėr mizantropin apo optimistin trularaskė, qė ka vetėm njė pėrmasė kohore: pėrpara drejt... peshkut, qė s’ėshtė as mish, as peshk. Megjithatė mė brengos shmangia, ikja, rrėshqitja, mosdashja pėr ta lexuar drejt dhe pėr ta kuptimėsuar pėrvojėn e kaluar.

S’ka as njė javė qė pamjet rrėnqethėse tė dy vajzave tė lidhura me zinxhirė shėtitėn nėpėr ekranet dhe gazetat tona. Tė nxjerra nga bodrumet dhe bimsat e errėta ku kishin qėndruar pėr 22 vjet tė lidhura, kėto forma antropoide pikėllimi i shfaqen ndėrgjegjes tonė si pamje tė largėta, tė zbehura, a thua ėshtė fjala pėr njė rrėfenjė gotike, apo pėr episode filmash horror. U shua habia brenda pak ditėsh, u vu nė lėvizje mekanizmi i plogėt e i ngathėt i shtetit, ndėrsa studiot tona televizive ku bun gjithmonė i njėjti klan ēkoqitėsish, vazhdoi tė tjerrė lodhshėm e mėrzitshėm racionin e pallavrave politike. U quajt monstėr e pashpirt ati i atyre vajzave, njė plakaruq i mbaruar 75-vjeēar. U ngrit padi nga gjykata e Dibrės, duke dhėnė tė kuptohet se kėtu ka shtet e drejtėsi. Por ēupat dhe djemtė e devotshėm qė raportuan ngjarjen lanė jashtė pikėrisht esencėn e asaj drame, nyjen e saj, mėnyrėn se si u lidh. Nga ana tjetėr, asnjė analist a sociolog nuk u interesua tė dijė pėr kushtet dhe rrethanat nė tė cilat u ngjizėn e u lidh fryti i helmėt i kėsaj historie.

Mundohem ta rrok me mendjen time thelbin e pėrzishėm tė tablosė mesjetare qė pamė, me dy fatkeqet e lidhura nė zinxhir, - Fllanxa dhe Fidania, pėrkatėsisht me moshė 47 dhe 38 vjeē. U interesova pėr dramėn e tyre. Komshinjtė e tyre, katundarėt e Maqellarės, thonė, se fatkeqėsia e tyre fillon me dėnimin e dytė tė babait tė tyre me 20 vjet burg, nė vitin 1982. Ditėn kur u dha dėnimi i tė atit, nė fillim u ēmend motra e madhe, Fllanxa. Nė krye tė vitit dha shenja edhe e vogla, Fidania. Moshatarėt e saj thonė, se Fidania sapo pati mbaruar shkollėn e mesme me rezultate shumė tė mira. Kush ishte i ati i tyre, Dine Keshi?
“Babain e vajzave e kam pasė njohur nė kampin e Spaēit, nė vitet 1978-1982... Pas ca kohėsh, Dinia me zgjuarsinė natyrale tė fshatarit dhe me cinizėm e marifet tallej me regjimin e Enver Hoxhės dhe dėnohet pėrsėri nė kampin e Bulqizės pėr agjitacion dhe propagandė kundėr Partisė sė Punės dhe Enver Hoxhės me 20 vjet tė tjera. Pastaj e sjellin nė kampin e tė burgosurve politikė nė Spaē tė Mirditės ku punonte nė minierė. Kam mėsuar nga kontaktet me tė, se fėmijėt i kishte tė vegjėl nė moshė, se gruan e kishte tė sėmurė rėndė dhe se asnjėherė nuk ka ardhur pėr ta takuar nė Spaē. Dine Keshi duhet tė jetė liruar nga burgu nga viti 1991, me pak fjalė nuk ka pasur kohė tė merrej me fėmijėt e tij”, - shkruan njė qytetar nė faqet e gazetės “Shekulli” online.

Duke u nisur dhe nga pamja skandaloze e pėrtrollzės sė tij nė foto ne mund tė restaurojmė njė tablo tė pėrditshmėrisė sė asaj familje, me ose pa babain, para ose pas vdekjes sė parakohshme tė nėnės sė vajzave. Nė tė gjitha versionet e lajmit mbi kėtė ngjarje, ėshtė fshehur origjina dhe motivet e tragjedisė nė kohėn, kushtet dhe rrethanat qė e ngjizėn. E sjell shembullin e tyre nė kėtė shkrim pėr tė theksuar pamundėsinė tonė pėr t’iu shmangur pėrjetimit tė sė shkuarės. Sepse shkaqet e zinxhirit tė fatkeqėsisė sė tyre nuk janė abstrakte dhe nuk lindėn prej vetvetiut. Sigurisht, ne mund tė bėjmė (dhe kemi bėrė) sikur nuk i shohim; kemi vėnė paftet e kalit pėranash syve pėr tė parė nė delir vetėm drejt, pėrpara, por mu nė kulmit e delirit ngazėllyes, futurologjik, shkundullohet sė thelli nesh, ngre krye e kaluara e lidhur me zinxhir nė bodrumet tona (alegorike) dhe pėrballemi nė dritė tė diellit me monstrat qė kemi strukur pėrposh vetes. Sepse nuk e bėmė kur duhej pėrballjen tonė, por pritėm pėr 22 vjet rresht qė ta shohim, tashmė nga ekrani i televizorit brenda komfortit shtėpiak. Ka diēka qė kėrcet, qė thyhet nė brendėsinė tonė – njė qelqe vaji e pikėllimi tė pangushėllimtė, diēka mashtrimtare me tė cilėn e kemi gėnjyer veten...

Por, nėse kemi guximin tė shohim drejt, nė zemrėn e terrinės sė tij, Bodrumi ynė gjallon monstra. Dhe herėdokur vjen dita qė kėto pamje tė gjirizeve tona tė trazohen, tė kėrkojnė tė drejtėn e ekzistencės sė mbetur peng ndėr kohėra, tė na ndėshkojnė pėr shpėrfilljen tonė, tė na printohen nga “zemra e errėsirės” drejt nė fytyrė, para syve, nė mes tė retorikės hipokrite “europiane”. Pra ne s’i paskemi larė hesapet me tė kaluarėn tonė, sepse pėrveē mentalitetit, pėrveē tė vdekurve, pėrveē gėrmadhave njerėzore, pėrveē trashėgimisė qė nuk jep shpirt, si krimineli i fundit, paskemi ushtrinė e viktimave tė pėrēudnuara, qė i mbajmė me zinxhirė... Jo ai plaku 75-vjeēar, qė vetėm zinxhirė ka njohur nė jetėn e tij nga dita e dėnimit, por jemi ne qė s’duam tė ndeshemi dhe t’i dėrrmojmė tėrė hallkat e atij Zinxhiri tė shkaqeve dhe pasojave. Jemi ne, qė zhvillojmė nė finesa nihiliste indiferencėn, prirjen e arsyetimit, tipin marrėdhėnieve me tė vėrtetat tona. Po pėr ku nxitojmė vallė si tė ndėrkryer? Tė kapim ēfarė? Humanizmin e ri?! Edhe nė Mars tė fluturojmė, tringėllima e atij zinxhiri tė ndryshkur nė lagėshtinė e bodrumeve tona do tė na rėndojė nė ndėrgjegje. Dhe atėherė do ta kthejmė kokėn pas, tė shohim ... veten tonė, nė vetė tė parė.
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23925
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum