Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkruar nga DODE PROGNI

Go down

Shkruar nga DODE PROGNI Empty Shkruar nga DODE PROGNI

Post by Kle@Love Sat 17 Apr 2010, 00:45

NIKAJ-MERTURI KRAHINE E BANUAR QE NE KOHERAT ANTIKE Shkruar nga DODE PROGNI Ne Nikaj-Merturi eshte ruajtur e trasheguar ne shekuj nje nga traditat me te mira te shqiptareve: Deshira dhe interesi per te njohur origjinen dhe historine e paraardhesve. Ketu baballaret u mesojne femijeve qysh ne moshe fare te re prejardhjen e tyre, bemat e trimerite e gjysherve dhe te stergjysherve. U bejne te njohur brezat e familjes, duke i lidhur ata djale pas djali brenda vllaznise qe i perkasin, lidhjet farefisnore me vllaznite e tjera qe perbejne fisin, per te shkuar deri tek i pari i fisit. Kjo tradite e ruajtur me fanatizem dhe e transmetuar nga brezi ne brezi u kthye ne nje norme normale per malesoret e kesaj krahine, u nje faktor i rendesishem per ruajtjen e identitetit kombetar te tyre. Nisur nga njohja e ketyre brezave dhe llogaritja e ēdo brezi me nga 30 vjet secilin, ne ato pak punime historike per Nikaj-Merturin, kryesisht historike fshatrash te punuar nga autore te ndryshem jo specialists historie, merret si cak kohor i fillimit te historise se krahines koha kurkajetuar i pari i fisit, e cila nuk shkon me larg se 400 50 vjet me pare. Nje histori e tille e cunguar nuk mund te pf otesoje kerkesat shkencore dhe as desh irat e atyre qe kane lindur, jane rritur ose kane punuar e jetuar ne Nikaj-Mertur. Ata jane te interesuar qe njohjen per historine e krahines se tyre ta kene sa me te sakte dhe te depertoj ne sa te jete e mundur me shume ne thelle'si te saj, pertej ketij caku kohor.Prandaj. me te drejte, shtrolien pyetjet: 1. Kjo krahine, me kushte kaq te veshtira natyrore, e njohur per reliev te thyer malor, klime te ashper, siperfaqe te' kufizuar toke bujqesore e me pale resurse natyrore, a ka qene e populluar qysh ne koherat antike, apo vetem 400-450 vjet me pare erdhen ketu banoret e pare' dhe mbeten deri ne ditet e sotme? 2. Nese krahina ka qene e banuar qysh ne koherat antike, cilet ishin banoret e saj? 3.Qfare perkatesi etnike kishin? 4. niveli zhvillimi ekonomik, poiitike kulturor kishin arritur? 5. A ka pasur vazhdimesi banimi te njerezve ketu nga lashtesia ne mesjete e deri ne kohet tona? 6. Nese po, a ekzistojne lidhje farefisnore midis banoreve te sotem te Nikaj-MSrturit dhe atyre qe e banuan kete" krahine qindra e mijera vite me pare? Per nje krahine relativisht te vogel, 519 eshte Nikaj-Merturi, eshte veshthe, madje e pamundur qe ne' pak faqe te ketij libri t'u japim pergjigje te plotg ketyre pyetjeve te cilat kane te bejne me ate pjese te historise qe eshte zhdukur, Megjithate, lexuesi ketu mund te njihet me disa burime historike materiale te krijuara nga dorae njerezve te hershem te treves se Nikaj-Merturit dhe trevave rreth saj. Ne radhe te pare, me ato pak zbulime arkeologjike, qofshin dhe gjetje te rastit, me disa burime te shkruara te kohes antike dhe mesjetare, pa lene menjane burime te tjera.si: etnografike,toponime,gojedhena, etj. Pasqyrimi e trajtimi shkencor , i ketyre burimeve, qe perbejne gjunnet e nje historic te lashte, mendojme se do te ndricoje anet me" kryesore tejetes se banoreve te hershem te kesaj treve shqiptare. Nje sepate' bronxi iliro-dalmate ne Curraj te Eperm Ne fshatin Curraj te Eperm te krahines se Nikaj-Merturit, qe shtrihet ne thellesi te Alpeve rreth 800 m mbi nivelin e detit, gjate germimeve per hapjen e themeleve te nje banese u zbulua nje sepate metalike. Forma interesante, krejt e panjohur per banoret vendas, dhe gjurmet e dukshme te vjetersise se saj i habiti ata qe e gjeten. Keto u bene shkak per ta ruajtur ate si nje relike te rralle. Ne vitin 1908, gjate nje ekspedite qe beri ne Curraj te Eperm, arkeologu, etnografi, gjeologu, shkencetari e dashamiresi i Shqiperise e i shqiptareve Franc Nopce, me origjine hungareze e shtetesi austro-hungareze, u njoh me kete sepate, e cila terhoqi vemendjen e tij. Ai ishte i pari qe e studioi, e pershkroi, e skicoi dhe i publikoi vlerat e saj. Sipas ketij pershkrimi dhe vizatimit ne "Shqiperia e Veriut-doke dhe zakone", Vjene, 1925, del se, kjo sepate bronxi i perkiste tipit iliro-dalmat. Jo yetem perberja prej bronxi, po dhe konfiguracioni i saj tregon ngjajshmerine qe kishte me sepatat iliro-dalmate te zbuluara para dhe pas saj, ne Shqiperine e Veriut, ne Malin e Zi dhe Dalmaci. Ne Torovice te rrethit te Lezhes, ne Melgushe, Shiroke e Pentar te rrethit te Shkodres, ne Borje, Shishtavec e Gradisht te Kukesit, si dhe jashte Shqiperise; ne kodren e Gradines prane Nikshiqit, ne Godova Gradina te Petrovicit, ne Petrovac te Mal it te Zi dhe deri ne Dalmaci. Kufinjte relativisht te gjere, pergjithesisht te caktuar te arealit te ketyre sepatave, brenda zones se Shqiperise se veriut, Malit te Zi dhe Dalmacise jugore, perligjin plotesisht binomin shqiptaro-dalmat qe u dha ketij tipi sepate ketu e 90 vjet me pare Franc Nopce. Pa dashur te hyjme ne hollesite e historise se ketyre sepatave si, ne origjinen, format, madhesite, perdorimin utilitar ose si mjet kembimi etj., per Ne, ka rendesi fakti qe, kjo sepate bronxi, e gjetur ne Curraj te Eperm, brenda arealit Shqiperi e Veriut-Dalmaci, i perket tipit te sepatave iliro-dalmate dhe se datimi i saj saktesisht i perket shek.X para Krishtit. Lidhur me kete, del i kuptueshem fakti qe, Curraj i Eperm dhe Nikaj-Merturi jane banuar se paku qe nga kjo periudhe mjaft e hershme, qe ne histori percaktohet si fundi i epokes se bronxit dhe fillimi i asaj te hekurit, rreth 3000 vjet me pare. Gjate kesaj periudhe ne Ballkanin perendimor ishte formuar dhe po konsolidohej etnosi ilir. Ne periudhen e hekurit, qyteterimi ilir arriti nivele te larta zhvillimi. Kjo do te thote se edhe perdoruesit e kesaj sepate, banoret e hershem te Nikaj-Merturit, i perkisnin etnosit ilir dhe ishin perfshire ne keto zhvillime. Veshtire te besohet se sepata iliro-dalmate e Currajt ishte prodhim vendas, pasi ne kete zone e ne nje hapesire relativisht te gjere rreth saj, deri ne Kukes e Mirdite, mungojne mineralet e nevojshme per prodhime bronxi. Nga ana tjeter, edhe pse sepata iliro-dalmate e Currajt eshte nje ekzemplar i vetem i gjetur rastesisht, kurrsesi nuk mund te konsiderohet si nje meteor i pikur nga qielli. Atje, ne Curraj te Eperm, bronxina u dergua dhe u perdor nga banoret vendas te asaj kohe. Ka mundesi qe kjo te jete importuar nga zona e Kukesit ose e Shkodres, ku te tilla sepata jane gjetur me shumice. Madje edhe ne depo te bera enkas per ruajtjen e tyre, sic jane rastet Torovice me 32 cope, Melgushe 18 cope, Shiroke 9 cope, Pentar 5 cope etj. Logjika e ketyre fakteve perligj pohimin se, banoret e hershem te treves se Nikaj-Merturit nuk jetonin te izoluar nga krahinat e tjera ilire. Sepata e Currajt te Eperm eshte edhe nje deshmi e ketyre lidhjeve. Argument tjeter mjaft i rendesishem qe verteton banimin e hershem te krahines eshte fakti se, vetem 10-12 km, ne lindje te Nikaj-Merturit, ne nje koder te lagjes Rosuje, ne fshatin Bujan, eshte zbuluar e studiuar qyteza ilire e Rosujes. Germimet arkeologjike te kryera ketu gjate viteve 1964-1965 kane dhene mjaft deshmi rreth historise se lindjes e zhvillimit te kesaj qyteze ilire te fortifiknar. Materiali i pasur arkeologjik, i zbuluar ketu, si: vegla pune prej stralli, ene e objekte te tjera balte, vegla e arme hekuri, zbukurimore, monedha ari, argjendi etj., kane provuar se kjo qender eshte banuar qysh nga fundi i mijevjecarit te dyte para Krishtit dhe ka vazhduar ekzistencen deri ne shek.V pas Krishtit. Kultura e qytezes se Rosujes paraqet ngjajshmeri te medha me materialet e zbuluara ne qytezen e Gajtanit (Shkoder) e qendrat e tjera ilire te vendit tone, vecanerisht te Kukesit dhe Kosoves ku banonin dardanet. Ketej del dhe karakteri iliro-dardan i banoreve te qytezes se Rosujes dhe tere krahines se Tropojes, duke perfshire dhe Nikaj-Merturin. Qyteza e Rosujes ishte qendra zejtaro-tregtare dhe administrative e ketyre malesive. Ajo ishte nyja kryesore lidhese per shkembimin e mallrave qe vinin nga Shkodra dhe transportoheshin per ne brendesite dardane. Burime te tjera materiale qe flasin per banimin e malesive te Tropojes nga popullsi iliro-dardane qysh nga fillimi i epokes se hekurit, shek.X-VIII para Krishtit jane materialet arkeologjike te zbuluara ne tumat (vendvarrimet) ilire ne Molle Kuqe ne fshatin Bujan, 2-3 km larg Rosujes e jo me shume se 10 km larg Nikaj-Merturit. Logjika e ketyre fakteve na con ne perfundimin se, treva e sopates iliro-dalmate, Nikaj-Merturi, e ndodhur kaq afer qytezes se Rosujes eshte banuar nga popullsi ilire nga fillimi i epokes se hekurit e deri ne koherat e vona antike. Pas pushtimit romak, shek.I pas Krishtit, ajo vazhdoi te banohej, madje ne shek.III-IV u banua shume dendur, gje qe deshmohet nga vendbanimet e kesaj kohe te zbuluara ne Nikaj-Merturi. Vendbanime te kohes antike, shek. III-IV Vargu, Shtrihet ne anen jugore te Nikaj-Merturit, 300-400 m larg vendtakimit te lumit te Merturit me Drinin, ne krahun e djathte te tyre. Sot e prej shume vitesh ka qene njera nga lagjet e fshatit Lekbibaj te fisit Nikaj. Ketu, mbi nje koder qe ngrihet rreth 200-300 m nga bregu i Drinit, deri nga fundi i viteve shtatedhjete u ruajten rrenoja ndertimesh te lashta dhe shume varreza prane tyre. Keto rrenoja te mbuluara nga pyje lisi e geshtenje 200-300 vjecare, vendasit i kane njohur me emrin "Kisha e Vargut dhe prej qindra vjetesh e adhuruan si vend te shenjte, aq sa betoheshin per te. Gojedhenat e shumta, qe u transmetuan ne breza rreth krijimit te Vargut dhe kishes se rrenuar, nuk arriten asnjehere te percaktonin saktesisht kohen e ndertimit e te funksionimit te tyre. Mbi te verteten e ketyre rrenojave u hodh pak drite ne shek.XVII, kur keto ruheshin ne gjendjefizike disi me te mire. Don Vincenti, ne relacionin derguar Vatikanit me 31 gusht 1628, lidhur me viziten e Benedikt Orsinitne krahinen e Pultit, tregonte se, Vargu, i shtrire midis Palcit dhe Nikajt "kishte qene njeri nga dy qytetet me te rendesishem te Pultit dhe seli ipeshvnore e tij. Ai shprehte mendimin se qyteti dhe kisha qene themeluar ne kohen bizantine, kur thote: "...besohe tse kane qene (mungar) te shen Bazilit. Idete" e B.Orsinit per Vargun i saktesoi me mire albanologu i njohur Karl Steinmetz ne vitet 1904-1905, kur vizitoi Vargun dhe gjithe Nikaj-Merturin. Ai me syrin e nje arkeologu te zellshem u ndal tek rrenojat e Kishes se Vargut e cila, sic thote ai "shtrihejnje ore larg fshatit te sotem Gjonpepaj. Me viziten qe i beri nje vit me vone, me 1905, ai zbuloi dhe rrenojat e qytezes dhe tregoi se aty ishte gjetur nje sesterce e Mark Aure1it. Steinmentz ne pershkrimin e vendit thote: "Suvaja dhe mbeturinat e murit qe ndeshen dendur mbulojne kete truall me nje siperfaqeprej afersisht 70-100 hapa. Shihet qarte vetem baza e nje ndertese gjatesore. Erozioni i forte i murit dhe korja e trashe ndermjet zgjatimeve te murit flasin per nje moshe te Iashte te vendbanimit." Steinmetz eshte i mendimit se vendbanimi i perkiste kohes romake (shek.II-V pas Krishtit) dhe kete e mbeshtet tek bronxina e Mark Aurelit, e gjetur aty. Ky eshte datimi me i pranueshem per theme!imin e Vargut, i cili vazhdoi te ekzistoje si vendbanim-qyteze per shume shekuj te tjere gjate mesjetes, duke u bere edhe qender ipeshkvnore per besimtaret kristiane te krahines se Pultit. Nisur nga vlerat historike-arkeo!ogjike te Vargut, studiuesi i zellshem e autori i disa punimeve shkencore te karakterit historiko-filologjik, Kole Luka, ne vitin 1977, shkruante: "Gjurmet e ketij vendbanimi te vjeter duhen ndjekur, sepse mumd te tregojne shume gjera... Duhen moire masa te shpetla qe te behen germimet e nevojshmepara para se t'i mbulojne ujerat e liqenit (te Hidrocentralit te Komanit-D. P.). Aty afer eshte Ko mani dhe ka mundesi qe germimet te tregojne se njeri qyteterim ploteson tjetrin) I ketij mendimi ishte dhe arkeologu i apasionuar, studiuesi i zellshem i arkeologjise se trevave veriore dhe verilindore te Shqiperise Dr.Bep Jubani, i cili, ne relacionin e B.Orsinit, ne vepren e Steinmetz-it.te F.Nopces etj, kishte nenvizuar Vargun me shprese, se nje dite do ta eksploronte e studionte ate. Per kete qellim, ne shtator 1982, u gjend ne Nikaj-Mertur. Per fat te keq, Vargu, qe i kishte shpetuar permbytjes nga ujerat e Lumit Drin, nuk kishte arritur t'i shpetoje urdherave te pushtetareve te atehershem, te cilet ne emer te "luftes kunder fese" dhe te hapjes e "tokave te reja pikerisht, mbi rrenojat e kishes se Vargut kishin urdheruar ngritjen e disa objekteve social-kulturore. Me ate rast, qene zhdukur edhe gjurmet e ketij qyteterimi te lashte. Megjithate, hulumtimet e studimet e arkeologut B.Jubani na njohin me dy vendbanime te tjera te kohes antike te" krahines. Curraj te Poshtem. Ne anen lindore te malit te Rrukut, rreth 1000 m lartesi, eshte nje shteg qe lidh fshatin Curraj Poshtem me bjeshket e tij. Per dy masivet shkembore, ne lindje te shtegut, vendasit perdorin toponimet: "Gjyteti i Madh" dhe "Gjyteti i Vogel". Keto lidhen me mure te trasha e tarracimet e nje vendbanimi te shek.III-IV pas Krishtit. Ne tarracat ku dhe sot ruhen gjurmet e banesave te lashta jane gjetur copa tullash, barqe enesh me zmalt jeshil te mbyllur, copa enesh balte te zbukuruara me motive fshese dhe cope enesh qelqi me zbukurim pullash ovale ne reliev te shek.III-IV. Ne trojet e ketij vendbanimi jane zbuluar dhe dy gure mokne te asaj kohe, me diameter rreth 50 cm. Nje gure i tille mokne eshte zbuluar ne fshatin Palc rreth 2 km larg Vargut. Mulaj Ne fshatin Mulaj, rreth 900 m mbi nivelin e detit, prane rruges qe te con ne qafen e Kolcit eshte nje brezare e bukur alpine qe vendasit e njohin me emrat: "Rrahi i sheherit" dhe "Qytetezat". Rreth saj ruhen fragmente muresh te gjera 0.80 -1.10m, punuar me gure te thyer, te palatuar e pa lidhje me llac. Veglat e punes prej hekuri te gjetura ketu, nder keto nje sqepar, dhe fragmentet e eneve prej baite jane mjaft te ngjashme me ato te Kodres se Vuthajt (Kocanaj-Tropoje), qe i perkasin shek.III-IV pas Krishtit. Keto vendbanime te zbuluara ne Nikaj-Mertur, shtrirjae tyre nga Vargu e Palci ne brigjet e Drinit, deri ne thellesi te Alpeve ne malin e Rrukut e Mulaj, deshmojne se, pas pushtimit romak (shek.I pas Krishtit) e deri ne shekullin. V, krahina ishte banuar nga popullsi ilire. Me sakte, nga “Alpinet dardane” sic pohohet ne vepren “Notitia Dignitatum” shkruar nga autoret antike, rreth viteve 390-437. Kjo popullsi u dendesua vecanerisht gjate she.III-IV kur kufijte veriore te Perandorise Romake u bene pre e sulmeve shkaterrimtare te fiseve barbare. Me keto sulme e tmerre u perball edhe dardania, popullsia e te cilit detyrohet te zhvendoset nga zonat urbane per tu ngjeshur ne thellesi te maleve, ku e ndienin veten me te sigurte. Historiani bizantin prisku, qe pershkoi krahinat dardane ne fillim te shek.V deshmon se, “Dardania ishte kthyer ne shkretetire te pabanuar, te cilen e kishin mbuluar pyjet”. Ndersa Hieronimi nga Stridoni i Dalmacise, lidhur me keto shkaterrime barbare, thote: “Me vjen te rrenqethem, kur mendoj te tregoj shkaterrimet ne kohen tone.Ka me teper se 12 vjet qe shkon gjaku rreke...kudo ka dhune, kudo ka psheretima, kudo figura e tmerrshme e vdekjes. Per kete, deshmitare jane Iliria, Thrakia, si vend ku kam lere, ku cdo gje u shkaterrua, pervec qiellit dhe tokes, ferrave dhe pyjeve te dendura”.Ne rrethana te tilla te veshtira, honet dhe skutat malore te vendit tone, midis te cilave Vargu, Rruku e Mulaj, etj., u kthyen per popullsine ilire ne cerdhe te lirise dhe te qendreses kunder pushtuesve...... Dod Progni , libri ”Nikaj-Merturi”
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23925
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum