Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ka edhe nje Borove ne Shqiperine e veriut, qe u dogj e u poq nga nazifashistet. Ai eshte Bytyci i Malesise se Gjakoves.

Go down

Ka edhe nje Borove ne Shqiperine e veriut, qe u dogj e u poq nga nazifashistet. Ai eshte Bytyci i Malesise se Gjakoves. Empty Ka edhe nje Borove ne Shqiperine e veriut, qe u dogj e u poq nga nazifashistet. Ai eshte Bytyci i Malesise se Gjakoves.

Post by Dode Progni Sun 18 Apr 2010, 00:59

KA DHE NJĖ BOROVĖ NĖ SHQIPERINĖ E VERIUT,QE U DOGJ E U POQ
NGA NAZIFASHISTET. AI ĖSHTĖ BYTYĒI I MALĖSISĖ SĖ GJAKOVĖS

Burimi: Dodė Progni ( Gazeta: RD dt.3 shtator 1994 )

Borova ėshtė njė fshat i rrethit tė Kolonjės,nė Shqipėrinė juglindore qė u bė i njohur nė Shqipėri dhe jashtė saj pėr terrorin qė forcat gjermano-naziste kryen ndaj saj gjatė Luftės sė II botėrore.
Me 6 korrik 1943,njė autokolonė e ushtrisė gjermane po kthehej nga Greqia pėr t’u tėrhequr drejt veriut. Nė afėrsi tė fshatit Borovė ajo u ndesh nė njė pritė qė forcat partizane komuniste kishin ngritur kundėr saj. Sapo autokolona hyri nė zonėn e pritės shpėrtheu njė minė e vėnė nga partizanėt e cila hodhi nė ere automjetin e parė se bashku me disa ushtarė gjermanė,duke ndaluar dhe lėvizjen e autokolonės mbi tė cilėn partizanėt lėshuan breshėri tė shtenash duke u shkaktuar atyre disa tė vrarė,tė plagosur dhe shumė dėme materiale.
Pas kėsaj partizanėt u larguan,ndėrsa forcat gjermane nė shenjė hakmarrje qė borovarėt nuk u kishin treguar pėr pritėn e partizanėve,sulmuan fshatin Borovė,mbi tė cilin ushtruan njė tėrror tė pa parė.Ata dogjėn tė 100 shtėpitė e kėtij fashat dhe vranė e masakruan mbi 107 civilė nga mosha 4 deri nė 73 vjeē,shumica e tė cilėve ishin gra,pleq dhe fėmijė.
Qysh asaj kohe Borova u bė e njohur si njė vend qė tė kujton terrorin shnjerėzor qė bishat gjermano-naziste kryen ndaj popullsisė civile nė Shqipėri e mė gjėrė.Me shumė tė drejtė,pėr Borovėn dhe borovarėt ka fol historia e luftes antifashiste tė vendit tonė,janė thurur shumė poezi e kėngė,janė shkruar libra,xhiruar filma e ngritur memoriale,qė sakrificat e Borovės dhe tė borovarėve tė mos harrohen kurrė. Qė ajo ngjarje tė kujtohet me dhimbje brez pas brezi,duke pėrcjell mesazhin e historisėsė saj, pėr tė mos u pėrsėritur mė kurrė.
Pasi bėmė kėtė pėrmbledhje tė shkurtėr tė ngjarjes qė e bėnė Borovėn aq tė njohur le tė tregojmė diēka edhe pėr Bytyēin e Malėsisė sė Gjakovės.
Krahina e Bytyēit,qė shtrihet nė juglindje tė rrethit tė Tropojės,ėshtė njėra nga mė tė shquarat e vendit tonė pėr qendresėn masive kundėr pushtuesėve nazifashistė gjatė Luftės sė II botėrore. Kjo,si rrallė ndonjė krahinė tjetėr nė veri tė Shqipėrisė,e ndjeu aq tė ashpėr e konkrete peshėn e rėndė tė pushtimit fashist e u lidh ngusht me luftėn antifashiste.
Pėr shkak tė burimeve minerare tė kromit nė Kam,Kepenek e Zogaj tė kėsaj krahine,qysh nė maj tė vitit 1941,u vu nėn kontrollin e rreptė tė pushtuesve italianė. Menjėherė pas kapitullimit tė Italise fashiste,nė shtator 1943,nazistėt gjermanė pushtuan Bytyēin dhe e shpallen ate zonė tė rėndėsisė strategjike.Fyhreri i ekonomisė sė ushtrisė gjermane prane Korparmates XXI tė tankeve nė raportin qė u dėrgonte eprorve me 18 maj 1944, theksonte se: “Minjerat e kromit nė Shqiperinė verilindore,pas ndėrprerjes sė kromit turk kan rėndėsi tė veēantė pėr furnizimin e ekonomisė gjermane tė armatimit.” 1 ) Pėr kėtė arėsye gjatė tėrė pėriudhės shtator 1943 - tetor 1944 aty u dislokua njė garnizon gjerman,i cili pėr interesat e veta ngriti kampet e punės sė detyruar dhe organizoi nxjerrjen e mineralit me anė tė robėrve tė luftės qė i kalonin 1000 vetat,shumica e tė cilėve ishin serbo-malazezė. I interesuar pėr qetėsi nė krahinė,ky garnizon nė bashkėveprim me forcat SS-e qe i vinin nė pėrforcim nga Gjakova ndėrmori here pas here ekspedita ndėshkimor mbi fshatėrat e Bytyēit. Nė kėto rrethana malėsorėt e Bytyēit u vunė pėrpara provės sė vėshtirė: Ose tė pranonin grabitjen e pasurive tė tyre dhe nenshtrimin ndja pushtuesėve tė huaj,gjė tė cilėn nuk e kishin bėrė kurrė,ose t’i kundėrshtonin ata me tė gjitha mėnyrat e mjetet,pa marr parasyshė pasojat e sakrificat qė do tė ishin teper tė mėdha.
Etja pėr liri,dashuria pėr Atdheun,burrėria e trimėria e trasheguar dhe e rrėnjosur brez pas brezi nė shprirtin e zemrėn e kėtyre malėsorve,ju dha forcė e guxim pėr tė zgjedhur rrugėn e nderit,atė tė luftės e tė sakrificave. Kėshtu
Bytyēi,me tė madh e me tė vogėl,u vu pėrballė njė armiku tepėr tė egėr e tė pa mėshirshėm. Siē thotė kėnėnga popullore:
“...Ēdo gja ketu u dogj e poq.
Po kurrė pushka nuk u hoq.
Se detyrė e kem m’kėtė jetė,
Pėr Atdhe te tanė me dekė...” 2)
Qėndresa antifashiste e Bytyēit dhe lufta ēlirimtare e tij mori mori pėrmasa tė reja,u bė mė e organizuar,mė efektive e mė e fuqishme pas nentorit tė vitit 1943 kur me luftėtarėt trima tė kėsaj krahine u bashkuan vėllezėrit gjakovarė Gani,Sahit dhe Hasan Kryeziu.Kėta nacinalistė tė shquar,me vizionin e qarte e tė vendosur pėr luftė kundėr ohupatorit gjermanė,organizuan nė Bytyē grupimin e forcave nacionaliste me luftėtarė nga Malėsia e Gjakovės. Bėrthamėn e drejtimin e kėtij grupimi e pėrbėnin trimat e Bytyēit: Ali Brahim Zherka,Selim Malė Dula,Zenel Hoxha, Shpend Zeqiri, Shaban Saraēini,Brahim Muslia,Musė Avdyli,Selim Rama e dhjetėra tė tjerė,qė ishin dalluar nė aksionet e veprimet luftarake antifashiste gjatė viteve 1941-1943.3)
Forcat nacionaliste tė grupuara rreth vėllezėrve Kryeziu qė vepruan nė Bytyē,e bashkė me Bytyēin,u bėnė njė faktor i rėndėsishėm i luftės antifashiste nė rrethin e Tropojės. Ato nuk u formuan as nuk qendruan si forca tė pritjes e tė shmangjes nga ndeshja me pushtuesit.Pėrkundrazi,ato u bėnė forca tė aksionit e tė veprimit luftarak ballė pėr ballė me gjermanėt “Kėto,-siē tregon Reginald Hibbert (ish oficer i misionit britanik nė Shqipėri gjatė luftės) nė librin e tij “Fitore e Hidhur”-deri nė gusht 1944 bėnė sulmė Ēetash kundėr njėsive gjermane,nė mesin e gushtit sulmuan e shkatėrruan instalimet e minjerave tė kromoit ne Kam e Kepenek.Nė mes tė shtatorit forcat e Kryeziut ishin bėrė aq tė forta sa tė merrnin njė sulėm tė gjerė kundėr gjermanėve nė Gjakove.” 4) Ėshtė fakt i pamohueshėm pjesmarrja dhe kontributi i kėtyre forcave nė luftimet e Vladit,Zherkes,Kamit,Kepenekut,Babaj tė Bokės,Qerretit, Gjakovės,Junikut etj. Gjaku i Rrustem Avdyl Mulosmanit,Sokol Shpend Hoxhajt,Selim Bardhec Gjyriqit,Selim Ramė Mustafajt, etje.5) pjeėmarrės tė kėtyre forcave nacinaliste,qė dhan jetėn trimėrisht nė fushėn e betejės kundėr pushtuesėve gjermanė nė verėn e vitit 1944,hedh poshte katėrcipėrisht slloganin e Enver Hoxhės se gjoja nacionalistėt e grumbulluar rreth Gani e Sahit Kryeziut nuk paskishin luftuar,por siē shprehet ai “zbraznin ndonjė pushkė kodrave sa pėr tė thėnė se po luftojmė.” 6)
Kur flasim pėr rolin e forcave nacionaliste tė vėllezėrve Kryeziu si njė faktor i rėndėsishėm i
luftės antifashiste nė rrethin e Tropojės,por i mohuar nga regjimi komunist,nuk synojmė aspak tė zbehim rolin e luftėn e forcave partizane e komuniste qė vepruan nė Bytyē gjatė viteve 1943-1944. Edhe pse shumica e bytyēasve qenė tė inkuadruar nė forcat nacionaliste,kjo nuk e pengoi aspak bashkėvepunimin as veprimin e forcave partizane nė kėtė krahinė. Bytyēi u bė strehe dhe mbėshtetje pėr Shtabin e Kosmetit e njėsitė partizane tė Malėsisė sė Gjakovės qė qėndruan e luftuan kėtu. Madje ėshtė pėr t’u nenvizuar fakti se,midis forcave nacionaliste tė Kryeziut dhe atyre partizane tė Malėsisė sė Gjkovės e tė Kosovės,me gjithė pikėpamjet e ndryshme lidhur me qėndrimin ndaj aleatėve serbo-sllavė e atyre anglo-amerikanė,si dhe pėr ndėrtimin e Shqipėrisė sė pasluftės,nuk pati as mė tė voglin konflikt tė armatosur midis tyre gjatė tėrė periudhės sė luftės.Pėrkundarzi ,ato qėndruan pranė njėra tjetrės nė Dobrej tė Bytyēit,nė Degė etj. Ndimuan njėra tjetrėn,ndanė ushqimin e veshmbathjen sė bashku,kryen dhe veprime tė pėrbashkėta luftarake nė zonėn e minjerave.Mardhėnjet midis kėtyre palėve qen tė atij nivėli,sa qė nė disa raste,luftėtar tė forcave nacionaliste u inkuadruan pa kurrfarė pengese nė njėsitė partizane dhe anasjelltas.Rrallė mundė tė gjėndet ndonjė krahinė tjetėr nė Shqipėrinė e kohės sė luftės,ku forcat nacionaliste dhe ato partizane tė kenė patur tė tilla mardhėnje korrekte.
Si rezultat i veprimit tė forcave nacionaliste dhe atyre partizane kundėr forcave gjermane nė zonėn e minjerave,veēanarisht gjatė verės sė vitit 1944,kjo krahinė u kthye e tėra nė njė fushėbetejė tė pėrgjakshme ku mori pjesė i madh e i vogėl. Rrallekund si kėtu, nazistėt nė shėnjė hakmarrje pėr humbjet qė pėsuan kryen dhjetra operacione ndėshkuese,gjatė tė cilave u pėrdor nė shkallė tė gjėrė artileria dhe aviacioni bombardues,Ata pasi vranė,plagosėn,varėn nė litarė,burgosėn dhe intėrnuan me dhjetra fshatarė,i vunė zjarrin gjithė krahinės duke djegur rreth 300 shtėpiė e saj,brenda tė cilave u dogjėn mbi 35 gra pleqė dhe femijė. Kėtu nė Zogaj tė Bytyēit, nazistėt kryen dhe njė krim tė pashembullt e tepėr tė shemtuar.Pasi vranė tė zotin e shtėpisė,i futėn flakėn asaj,duke djegur brenda 9 pjesar tjerė tė kėsaj familje. Kur njė nėnė me djepin nė duar u turr mes tymit dhe flakėve pėr t’i shpėtuar jetėn foshnjes 10-ditėshe qė kishte nė djep,nazistėt,pa pikė mėshire,zbrazėn mbi trupin e nėnės dhe tė foshnjės disa breshėri automatiku duke i lėnė tė shtrira pa jėtė nė oborrin e shtėpisė sė tyre.Djepi i kėsaj foshnjė,i shpuar nga 13 plumba, qė ruhet edh sot nė muzeun historik tė Tropojės ėshtė dėshmi e gjallė e tepėr rrėnqethėse e atyre masakrave shnjerzore qė kryen nazistėt mbi krahinėn e Bytyēit. Ky,njėkohėsisht,dėshmon edhe pėr sakrificat e qėndresėn heroike tė popullsisė sė kėsaj krahine gjatė luftės antifashiste.7) Krahina e Bytyēit me popullsi vetėm 13% e popullsisė sė rrėthit tė Tropojės i dha Atdheut mė shumė se 50% tė dėshmorėvė tė luftės antifashiste tė kėtij rrethi.
Cilit do qė njihet me tė tilla fakte dhe dokumenta qė hedhin dritė mbi luftėn dhe sakrificat e krahinės sė Bytyēit pėr ēlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistė,me tė drejtė i lind pyetja: “A s’ėshtė Bytyēi njė Borovė tjetėr e Shqipėrisė?” E vėrteta historike pėr luftėn antifashiste tė popullit shqiptar thotė: Po. Ėshtė Borovė e shkuar Borovės. Po,pėr fat tė keq pakkush ja dėgjoi emrin Bytyēit gjatė 47 vjetėve tė regjimit komunistė. Arsya ishte absurde.Komunistėt nuk donin tė nxirrnin nė dukje luftėn e forcave nacionaliste tė drejtuara nga vllezėrit Kryeziu,pse ata ishin antisllavė dhe antikomunistė tė lidhur me anglo-amerikanėt. Mohimi e denigrimi i rolit tė kėtyre forcave, deri nė etiketimin e tyre si “forca armike”,”agjenturė angloamerikane” etj. ishte njėkohėsisht mohimi i luftės antifashiste qė bėri krahina e Bytyēit. Madje mu nė mes tė krahinės sė Bytyēit regjimi komunist kishin ngritur lapidarin me tė pėrēudnuar qė ka njohur Shqipėria,mbi tė cilin ishin shkruar kėto fjale: “Prej datės 3 shtator deri me 3 tetor 1944, forcat e Brigadės III heroike shpartalluan mercenarėt e u dhan denimin e merituar agjentėve tė Iteligjent Servisit, dhe ndihmuan nė ēlirimin e Tropojės.” 9) Sipas kėtij epitafi qesharak,Brig.e III S e UNĒl shqipėtare paskish bėrė “heroizėm” duke “ēliruar” Bytyēin e Tropojėn nga “ mercenarėt e Inteligjent Servis-it “ (ėshte fjala pėr forcat e Kryeziut.- D.P.).E ky “heroizėm” na qėnkėsh bėrė, nga 3 shtatori deri me 3 tetor 1944,pikėrisht nė kohėn kur ėshtė i dokumentuar fakti se,forcat e Kryeziut luftonin e derdhnin gjakun pėr ēlirimin e zonės minerale Bytyē,Vagovė,Devė.Pasojat e kėtij shtrembėrimi tė historisė ishin tė rėnda.Ato i ndjeu popullsia e kėsaj krahine gjatė gjithė viteve tė regjimit komunist,duke u diferencuare lėnė nė prapambetje si asnjė zonė tjetėr e rrethit tė Tropojės. Madje u arrit deri aty,sa tė konsideroheshin armiqė e tradhėtarė tė Atdheut mbi 25 luftėtarėt me trima e mė besnikė tė vėllezėrve Kryeziu,qė u masakruan mizorisht duke i goditur pėr vdekje me kazma,lopata e sopata nga komunistėt serbosllav,tek Kodra e Hereēit pranė Gjakovės,nė dhjetor tė vitit 1944.
Bytyēi i traditave liridashėse dhe i heroizmit masiv gjatė luftės antifashiste. Bytyēi qė ju mohua trimėria,gjaku i derdhur e sakrificat e bijėvė dhe bijave tė tij pėr ēlirimin e Atdheut. Bytyēi i shikuar me “syrin e keq” gjatė gjithė viteve tė regjimit komunist,kėrkon ndriēimin dhe afirmimin e tė vėrtetės historike.

Referenca bibliografike:
1- Arkivi Qendrorė i PPSH,Dok.tė ushtrise gjermane,Dosja T.202-314
2- Arkivi i Muzeut Historik tė Tropojės (mė tej AMHT)Fond i LANĒl,Dosja me “kėngė per luftėn nac.ēlirimtare.
3- AMHT ,Fondi i LANĒl. Dosja “Brig. XV S” & D. Kujtime te veteranėve.fq.45
4- Reginald Hibbert, Fitore e Hidhur,1991,fq.311
5- AMHT, Fondi i LANĒl,Regjistri i deshmorėve,Dosja 2,fq.6
6- Enver Hoxha, Vepra,Vėll. II,Bot.2,1984,fq.495
7- AMHT,Fondi i objekteve dhe relikeve,objekt i ekspozuar ne sallėn nr.5,Vit.4
8- AMHT,F.LANĒl, Regjister i deshmorėve,Dosja 2,fq.1-8
9- AMHT,F.LANĒl, Regjistėr i Plakave dhe Lapidarve.D.4,fq 1-6
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15550
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum