Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Oso Kuka

Go down

Oso Kuka Empty Oso Kuka

Post by Vizitor Fri 23 Apr 2010, 22:43

Oso u dogj i gjallė pėr tė mos lėnė kėmbė serbi tė shkelė nė tokėn amtare, e pėr tė mos iu dorėzuar barbarėve armiq tė pėrjetshėm tė popullit e kombit tonė. Kuptohet qėllimi i lėnies nė errėsirė tė heroit, se lartėsimi i tij binte ndesh me politikėn e miqėsisė me millosheviēėt e vjetėr e tė rinj. Pėrpos kėsaj, gjatė viteve tė egra nuk u lejua asnjė krijim a vepėr artistike tė shkruhej a kėndohej. Kuka mbeti gjallė me njė kėngė, qė kėndohet tash e 100 e sa vjet. Vetėm njė pikturė ėshtė inventari qė pėrjetėson Oso Kukėn dhe pas vdekjes sė diktatorit, njė roman me qėllime tė dyshimta vihet nė botim, ku lexuesi nuk priti atė ē‘ka pritej pėr heroin e heroizmin e Oso Kukės. Ishte poeti kombėtar, at Gjergj Fishta qė pėrjetėsoi aktin e heroit tonė nė "Lahuta e Malcis‘.

Kush ishte Oso Kuka? Familja e Kukajve ishte njė familje e vjetėr, me tradita patriotike. Kėtė mbiemėr e gjejmė - thotė studiuesi dr. Mikel Prenushi - nė literaturėn historike humaniste tė shek. 16 si mbiemėr tė disa luftėtarėve tė Skėnderbeut. Prejardhjen e tyre tė largėt Kukajt e kishin nga rrethet e Pejės.

Oso Kuka jetoi nė vitet kur lėvizjet kundėr turqve nuk kishin tė sosur, e pushtonin nė forma e madhėsi tė ndryshme. Nė kryengritjen shqiptare tė vitit 1831 u bashkėrenduan veprimet e luftėtarėve tė Zylyftar Podes me tė Mustafa Pashė Bushatliut. U shtyp kjo kryengritje, por shqiptarin nuk e zuri gjumi sė kėrkuari lirinė. Pėrsėri, mė 1831-‘35 plasėn kryengritjet kundėr reformave nė tė gjitha krahinat e Shqipėrisė dhe mė e rėndėsishmja ishte ajo e Shkodrės, mė 1835-ėn. Kryeministri turk, Ali Pasha, emėroi Namik Ali Pashėn nė krye tė sanxhaqeve tė Shkodrės, Ohrit, Elbasanit. Kur ky sundimtar turk kėrkoi pėlqimin e Portės sė Lartė pėr zhdukjen e elementeve opozitare, Sulltani nuk ia aprovoi, madje i shkroi se "shqiptarėt kanė njė karakter tė ēuditshėm. Nė Shkodėr kanė ndodhur kaq shumė turbullira ...ka mundėsi qė tė lindin revolta...."

Masat administrative, tentativat pėr zbatimin e reformave ushtarake e pėr kufizimin e qeverisjes sė zonave malore, taksat, grabitja e dhuna i shtuan pakėnaqėsitė e Sanxhakut tė Shkodrės, qė u bė mė i privilegjuari.

Nė Shqipėrinė veriore, nė Shkodėr, Kosovė, Dibėr etj., ashtu si nė jug, politika e re e tė ashtuquajturave reforma ndeshi nė njė qėndresė tė ashpėr, pėr kėtė arsye qeveria otomane dėrgoi ekspedita ndėshkimore. Dėshtimet e saj Porta e Lartė ia vishte paaftėsisė sė Valinjve. Brenda 40 vjetėve (1831-1871) nė Shkodėr u ndėrruan 52 tė tillė. Knjazi i Malit tė Zi kėrkonte ta shfrytėzonte pėr tė zgjeruar tokat e tij, duke sulmuar herė pas here nė pikat kufitare mė kyēe.

Nė Shkodėr, nė fillim tė vitit 1862, ishte krijuar njė situatė kryengritėse, populli i armatosur i detyroi trupat otomane tė largohen nga qyteti, preu lidhjet telegrafike, e deklaroi Valiun tė rrėzuar, siguroi lidhjet me malėsorė trima dhe krijoi ēeta me luftėtarė-vullnetarė nė mbrojtje tė kufijve. Oso Kuka ishte nė krye tė njė ēete prej 24 vetash.

Duke jetuar nė kėtė periudhė, e me kėto ngjarje, nė prag tė Lidhjes sė Prizrenit, Oso Kuka qė nė fėmijėri u ushqye me dashurinė pėr atdheun, pėr trojet e veta, pėr kombin e vet, urrejtjen ndaj atyre qė mbanin tė pushtuar tokėn shqiptare.

Osman Bejtullah Kuka lindi nė qytetin e Shkodrės. Gjė e saktė pėr vitin e lindjes nuk dihet, por sipas pėrpjekjeve tona, mė e pranueshme ėshtė viti 1820, nė njė familje qytetare, e cila banonte nė qendėr tė Shkodrės (nė vendin ku sot ėshtė gjimnazi "28 Nėntori"). Fėmijėrinė e kaloi nė shtėpinė e ardhur (tė re) ndėrtuar te Ēinari Hoxhė - Dheut (sot rruga "Oso Kuka", nr. 12). Sipas gojėdhėnave e ndonjė shkrimi tė gjetur, qė nė tė ri linte tė kuptonte se do bėhej trim, se xhixha (zjarr) i nxirrnin sytė. Kur pashai turk ankohet se nuk ka djem nė Shqipėri qė t‘ia dalin zot trojeve tė veta, ai pėrgjigjet dhunshėm.

Se pėr din e pėr Iman

T‘baj qė t‘kaj e zeza nanė!

Mė tej Oso Kuka shton: Pse nė Shqypni ka djelm si Zana.

Qi pėr mbret e troje tė veta

Nuk i dhimet gjaja jeta.

Njė i moshuar qė ruan kujtime, nga ata qė ka dėgjuar shton: "Osoja tė bante pėr vete pėr urtėsi e gojėn e amėl".

Nė kėtė kohė tė huajt pėr Shkodrėn nuk treguan as mė tė voglin kujdes pėr ta mbrojtur nga qeveritė fqinje, tė cilat mundoheshin t‘i shqyenin vendit tė shqipeve kafshata tė majme, ndėrsa pėr pėrparim, kulturė nuk bėhej fjalė. Shkodra, me pozitėn e saj gjeografike, strategjike ishte nė qendėr tė lakmive edhe tė rusmėdhenjve, tė cilėve u duhej dalja nė detin Adriatik. Ata nxitnin Malin e Zi e Serbinė ta merrnin Shkodrėn, me ēdo kusht. Nga ana e vet, Mali i Zi nxiste trazira nė kufi. Nga njė material qė na ka rėnė nė dorė tani sė fundi pėr kėtė problem, shkėputėm edhe kėto: "Qė prej vjetėsh nuk i lėnė tė qetė (malazezėt) shqiptarėt nė arat e kullotat e ata janė duke bėrė sulme tė njėpasnjėshme, plaēkitin e djegin shtėpitė e (shqiptarėve) tyre..."

Duke u krijuar kjo gjendje e pėr t‘i dalė zot tokės shqiptare nė kufijtė me Malin e Zi, vendoseshin ēeta luftėtarėsh nė kullat kufitare, tė cilat udhėhiqeshin nga luftėtarėt mė tė aftė e mė trima atdhetarė nė zė pėr luftė, urtėsi e trimėri.

Kėnga thotė: "Nė Vraninė unė jam tue dalė,

Cubat Knjazit me t‘ia ndalė....

Kur Ēerkez Abdi Pasha, Vali e komandant i Vilajetit tė Shkodrės, shfaq fije dyshimi nėse ēeta e Oso Kukės do tė pėrballonte ushtrinė malazeze, Oso Kuka me shikim tė rreptė e rėndė i thotė: "Pasha! Nė qoftė se malazezėt guxojnė me pėrkitė, ka me e ndie e besa ke me e pa, se kush asht Oso Kuka..." Pashai Osman me pushtetin e tij voli mundin e djersėn e popullit, grabiti e shteroi burimet jetėsore e nuk ishte nė gjendje as ta mbrojė, as tė luftojė lakmimet e cenimet e tė tjerėve ndaj Shqipėrisė, madje pengonte shqiptarėt t‘i bėnin mbrojtje vendit tė tyre, trojeve tė veta, se Turqia plotėsonte dėshirat e qėllimet e tyre mbi kurrizin e vendit tonė, duke nxitur edhe ai vetė gjakderdhje e vjedhje nė kthinat kufitare e shpesh qeveritarėt nuk i linin shqiptarėt t‘u pėrgjigjeshin kėrcėnimeve malazeze e serbe.

Ngjarja, ku lindi heroizmi i Oso Kukės, ishte nė vijė kufitare me Malin e Zi, ishte kalaja e Vraninės, e cila nė qershorin e vitit 1861 u sulmua nga ushtria malazeze. Ajo numėronte njė kontingjent prej 8000 vetėsh. Nė fillim ata zaptuan Lisedrėn (njė ishull i vogėl nė liqen tė Shkodrės,nga ku me lundėrza komandanti armik hodhi forca nė Vraninė, pėr tė marrė sė pari kullėn, se kjo e bėnte mė tė lehtė ecjen para tė ushtrisė malazeze. Kulla (Kalaja) kishte pėrpara njė tė ashtuquajtur Maksud-kullė (rezervė), ku Osoja kishte lėnė pjesė tė shokėve tė vet. Pabarazia nė numėr e luftėtarėve shihej qartė, luftonte njė ushtri 8000 trupash me njė ēetė tė vogėl shkodranėsh.

Djemtė e Osoja mbanin pushkėn ngrehur gati. Kėnga te "Lahuta" vazhdon:

Djersė e gja xu me kullue,

Po s‘nxu asnjeri me u ligėshtue.

Me zjarrin e njėsitit tė Osos ushtarėt malazezė nuk bėnin asnjė hap para. Kjo e bindi komandantin armik, se me forcėn e armėve kalanė e Oso Kukės nuk mund ta merrte, prandaj vuri nė shėrbim dredhinė. I dėrgoi me besė njė njeri, i cili kėrkoi dorėzimin, duke i premtuar nderime tė mėdha dhe grada.

Trimi ynė i kthen njė pėrgjigje, ashtu si e kėndon kėnga:

Me xhevap po shkon te shkina

Po dėgjo more Nikollė

Pa u djegė e gjithė Vranina

Oso Kuka nuk tė bjen nė dorė... e shton:

"Nuk jena mėsue me ra nė duar tė huaja pėr sė gjalli, e nuk kena nevojė pėr ndere tė tjerėve, kena boll tė tonat", i ėshtė pėrgjigjur edhe njėherė Osoja.

Me vete ai kishte njė djalė tė ri tė quajtur Salė Behri, nga Shkodra. Me tė kishte lidhje familjare. Djali tregoi trimėri tė pashoqe gjatė luftės sė egėr e tė pabarabartė me forcat serbe e malazeze qė kishin rrethuar Vraninėn. Duke e parė veten tė rrethuar dhe tė pamundur pėr tė ēarė rrethimin e mijėrave forcave armike, Oso Kuka ka folur: "Kush don me ndejt me mua tė rri, por unė gjallė nuk dorėzohem, por do tė digjem brenda, kėtu nė kullė", lajmi i kėsaj beteje tė pabarabartė u mor vesh edhe nė Maksudkull, ku kishin mbėrritur forca ndihme nga Shkodra, tė cilat kanė vėnė pėrpara malazezėt. Ata nga unė nuk kishin nga t‘ia mbanin, iu afruan kullės, filluan tė kacavirreshin nė muret e saj, tė hipnin mbi ēati. Oso Kuka, mbasi kishte marrė edhe mendimin e shokėve tė ēetės, pėr tė mos u dorėzuar i jep urdhrin njėrit prej tyre qė shėrbente si kuzhinier: "Afroi fuēitė e barutit midis kullės, se dora e varrueme nuk mė len me i afrue"? Dhe kur mbi pullaz (ēati) kishin kėrcyer qindra malazezė, qindra tė tjerė kishin thyer muret, trimi ynė thėrret edhe njė herė:

"Ah kadale", Nikollė tė vraftė Zoti,

Se kėtu i thonė Oso Baroti,

Se djeg veten edhe ty...

"Dhe u dha zjarr fuēive me dorėn tjetėr qė kishte shėndosh. Me qindra armiq u hodhėn nė erė. E fortė ishte tronditja e shpėrthimit tė fuēive me barut, sa malet e Krajės u zbardhuan", tregonte plaku i motnuem, nga ata qė kishte dėgjuar prej prindėrve. "Nė Shkodėr ka ardhė era e mishrave tė luftėtarėve tė djegur", tregonte i ndjeri plak Qamil Kuka. "Kur kanė arritur forcat e ndihmės nga Shkodra, midis tė cilėve edhe vėllai i Osos (Cufja) nė kullėn e djegur nuk mund tė hyje nga yndyra e mishrave tė djegur. Asgjė nuk kishte mbetur, u gjet vetėm njė krah, i cili u njoh se i kujt ishte, se mbante nė tė njė shkrim. Ai ishte i Salė Behrit", fliste plaku i urtė.

Me kėtė ngjarje, trimėria e Oso Kukės ngriti monument Vraninėn, nė gėrmadhat e sė cilės ėshtė heroizmi i shqiptarit, aq sa njė gjeneral turk, i detyruar nga fakti i trimėrisė sė rrallė, shkroi: "Janė nga popujt ma trima e ma luftėtarė, e s‘druajnė vdekjen, sidomos kur ėshtė puna pėr mbrojtjen e vendit tė tyre, atėherė ata tregojnė se janė ushtarė tė shkallės sė lartė. Kjo i pranohet nga tė gjithė", pėrfundon gjenerali i njohur turk. Bilbili i letrave shqipe, at Gjergj Fishta, shkruan nė "Lahutėn e Malcis‘": Njisi gjaku qi Oso Kuka

Sot ka derdhun ke ato suka

Si pėr mbret, si pėr dhe tė parėve

Vlon sa vlon ndėr dej tė shqyptarėve.

Vdekja heroike e Oso Kukės mori dhenė, e dėgjoi i madh e i vogėl. Oso Kuka - tregonte plaku i moēėm nga ata qė kishte dėgjuar - u vajtua pėr njė javė nė familje. Erdhėn ngushėllime jo vetėm nga mbarė qyteti i Shkodrės, por edhe nga Shala e Shoshi, Gruda, nga Kosova e Rrafshi i Dukagjinit. Avdi Pasha u njoftua, por nuk reagoi. Kjo e zemėroi e ia ngriti mė lart urrejtjen ndaj turqve-osmanė. Zemėrimi i popullit u shpreh edhe disa muaj pas,

sa pėr njė shkak tė vogėl shpėrtheu nė Shkodėr njė kryengritje, e cila mbėrtheu nė kalanė Rozafat pėr 25 ditė forcat turke. Kjo revoltė ishte prelud i ngjarjeve qė pėrgatitėn e ēuan nė krijimin e Lidhjes sė Prizrenit. Kjo tokė pėrherė ka gjėmuar nga pushka e topi, nga trimėria e heroizmi qė nuk njeh kufi, se heronjtė nuk njohin kohė, kufi, ata lindin kur i kėrkon atdheu e detyra e mbrojtjes sė tij.

Akti i Oso Kukės e bėn krenar ēdo shqiptar.

Fishta i madh e skaliti nė veprėn e tij, nė kėngėt qė u bėnė popullore e qė kėndohen nė dasma e gėzime. Heroi doli nga populli e populli i kėndoi me vargjet e poetit tė madh. Nga fundi i shekullit tė kaluar, revista e arbėreshėve tė Italisė e Anselmo Lorekios, qė dilte nė Katanzaro, botonte njė artikull pėr Oso Kukėn - (Nr. 5, viti 1898). Ajo shkruante: "Shkodra ėshtė vendi fatlum, ku ka lindur Oso Kuka dhe duke komentuar heroizmin e tij theksonte: "Pėrgjigjja qė dha Oso Kuka ishte tamam pėrgjigje shqiptare". Po aty botohej edhe njė poezi popullore, qė revista kishte marrė nga Shkodra atė ditė.

Ja disa vargje nga pėrgjigjja e Oso Kukės dhėnė tė dėrguarit tė Knjazit.

"Unė jam djalė i Shqipnisė".

Edhe revista "Albania", qė botohej jashtė atdheut, i kushtoi njė shkrim me interes, nė fillim tė shekullit tonė, figurės heroike tė Oso Kukės. Pėr krijimtarinė popullore, kushtuar kėtij trimi legjendar, kanė shkruar Gustav Majer nė Studime Shqiptare (1897), revista "Dituria" Tiranė, 1927, Kasem Taipi nė pėrmbledhjen e tij "Zana popullore" mė 1933-shin dhe botimet folklorike.

Mė 1923-shin Avni Rustemi e pėrmend emrin e Oso Kukės nė njė thirrje qė ua drejton autorėve tė shoqėrisė "Bashkimi".

Nė fillim tė viteve ‘20, mėsuesi patriot Zef Harapi i kushtoi njė dramė heroit tė Vraninės, Oso Kuka.

Burimi gazeta: ShqipOso Kuka OsokukaOso Kuka Osokuka
avatar
Vizitor
Guest


Back to top Go down

Oso Kuka Empty Re: Oso Kuka

Post by Kle@Love Fri 23 Apr 2010, 22:49

Oso Kuka N119440150452_9113
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23859
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Oso Kuka Empty Re: Oso Kuka

Post by Kle@Love Fri 23 Apr 2010, 22:51

Oso Kuka 0
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23859
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Oso Kuka Empty Re: Oso Kuka

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum