Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KUVENDET E MALĖSISĖ SĖ GJAKOVĖS DHE ROLI I TYRE NĖ ORGNIZIMIN E VETĖQEVERISJES DHE LUFTĖRAVE PĖR LIRI E PAVARĖSI

Go down

KUVENDET E MALĖSISĖ SĖ GJAKOVĖS DHE ROLI I TYRE NĖ ORGNIZIMIN E VETĖQEVERISJES DHE LUFTĖRAVE PĖR LIRI E PAVARĖSI Empty KUVENDET E MALĖSISĖ SĖ GJAKOVĖS DHE ROLI I TYRE NĖ ORGNIZIMIN E VETĖQEVERISJES DHE LUFTĖRAVE PĖR LIRI E PAVARĖSI

Post by Dode Progni Thu 29 Apr 2010, 20:09



KUVENDET E MALĖSISĖ SĖ GJAKOVĖS DHE ROLI I TYRE NĖ ORGANIZIMIN E VETĖQEVERISJES DHE LUFTĖRAVE PĖR LIRI E PAVARĖSI

Burimi: Dodė Progni

Njė nga traditat mė tė hershme tė shqiptarėve ėshtė organizimi i kuvendeve dhe lidhja e besės,sa herė qė u duhej tė ngriheshin nė luftė kundėr pushtuesėve ose tė zgjidhnin problemet e tyre tė brendėshme. Njė vend tė rėndėsishėm nė historinė e kuvendeve shqiptare zėnė ato qė u zhvilluan nė Malėsisnė e Gjakovės,ose ku muarėn pjesė pėrfaqėsuesit e saj. Kjo krahinė,e cila nė shek. e XV ishte pjesė e principatės sė Spanėve, me 2 mars 1444,dergoi pėrfaqėsuesit e saj me nė krye princin Pjetėr Spani, nė Kuvendin e Lezhės ku u lidh besa pėr luftė kundėr pushtuesve osmanė nėn udhėheqjen e Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.

Pas pushtimit turk,shek.XVI, XVII e me pas,kur malėsitė ishin bėrė vatrat kryesore tė qėndresės antiosmane,dhe kur nga krahina e dikurshme e Pultit tė Epėrm kishin lindur e zhvilluar disa njėsi tė vetėqeverisura nė bazė tė tė drejtės zakonor,tė cilat u quajtėn “fise” e “ bajraqe” si Gashi,Krasniqja,Bytyēi, Nikajt, Merturi etje. tradita e organizimit tė kuvendeve nuk u shua. Pėrkundrazi, ajo u zhvillua akoma mė shumė si rrjedhojė e nevojės qė kishin ato pėr tu vetqeverisur,nė kushtet e mungesės pothuaj tėrėsisht tė administratės shtetėrore. Nga njė lėtėr e Krenėve tė Gashit tė mbledhur nė kuvend me datė 30 maj 1689, pėr njė ēėshtje religjioze 1) ,del se gjatė kėsaj periudhe tradita e kuvendeve isht ruajtur e fortė ndėr fiset malėsore. Madje ai ishte bėrė institucioni mė i rėndėsishėm organizativ e vetėqeverisės i tye. “Kuvendi, - thuhet nė kanun – asht njė bashkim fisit a fisesh me krenė,pleq, sterpleq e vogjli a djelmni qė kan qėllim me rrah ndonjė ēeshjte a me lidh ndonjė besė.”2) Pjesmarrja nė kuvend varej nga ēeshtjet qė trajtoheshin dhe se kujt i pėrkisnin. Ato mundė tė ishin kuvende tė krerėve ose pleqve,tė katundit ose tė fisit – bajrakut. Kishte dhe kuvende krahinore e ndėrkrahinore. Shumė ēeshtje,veēanarisht ato tė vetėmbrojtjes, “daljes nė luftė” fiset e njė krahine, siē ėshtė rasti i Nikajt me Merturin,tė Gashit me Krasniqen etje,i diskutonin nė kuvende tė pėrbashkėta. Edhe problematika e kuvendeve ishte e larmishme, ashtu siē ishin tė larmishme problemet e bashkjetesės sė qėndrueshme midis individėve,familjeve,vėllazėrive,katundeve,fiseve dhe krahinave.Nė kuvende, shtroheshin, diskutoheshin dhe vendosej pėr ēeshtje ekonomike,politike, ushtarake,fetare, kanunore etj.Ndonse nuk i zhdukėn,ato mėnjanuan nė shumė raste ngatresat,hakmarrjen dhe vllavrasjet.Nė kuvende janė bėrė usulle,ėshtė lidh besa,janė bėrė pajtime dhe janė fal gjaqe.Kuvendet dalloheshin pėr mėnyrėn e organizimit, rregullin e seriozitetin me tė cilin zhvilloheshin.Niveli i tyre ishte aq i lartė sa qė,njė vėzhgues anglez qė kish qenė i pranishėm nė njė kuvend burrash nė Curraj tė Epėrm,nė vitin 1908,do tė shprehej: “Nga kėto kuvende mundė tė marr shembull edhe parlamenti anglez”.3) Ndėrsa Franc Nopēe,njėri nga njohėsit mė tė mirė tė zakoneve tė Shqipėrisė sė Veriut vinte nė dukje se: “ Njė nga tiparet mė interesante tė karakterit tė malėsorit tė veriut qėndron nė aftėsinė e dalluar organizative tė popullit,dhe nuk ka vėzhgonjės tė popullit shqiptar i cili nuk e ka vėnė nė reliev kėtė cilėsi.4) Pa dyshim,kuvendi ishte institucioni themelor ku farketohej kjo aftesi e veēante e malėsorve.Nė kuvend mundė tė merrte pjesė ēdo burrė qė kishte mbushur moshės mbi 15 vjeē,ose siē thuhej nė malėsi: “kish vesh tirqit”, dhe ishte i zoti me mbajt armėt. Pjesmarrja nė kuvend konsiderohej nderė e burrėri. Nėnat gėzoheshin kur djali i tyre mbushte 16 vjet dhe bėhej i zoti tė shkoj nė kuvend burrash. Pjesmarrja nė kuvend tė ngarkonte edhe me pėrgjegjėsi para familjes, vėllazėrisė,katundit, ose fisit qė pėrfaqėsoje. Aty duheshin mbrojtur interesat e tyre. Nga ana tjetėr vendimet e kuvendit duheshin dėrguar tek masat dhe duhej luftuar pėr zbatimin e tyre.Vendimet merreshin me konsensus,shpalleshin me zė dhe bėheshin tė detyrueshme pėr tė gjithė. Me njė fjalė,edhe pjesmarrja, edhe qėndrimi,edhe fjala edhe besa e lidhur nė kuvend ishin diēka e madhe, siē ishin tė mėdha problemet qė shtroheshin e vendimet qė merreshin. Pjesmarrėsit nė kuvend gėzonin tė drejta tė barabarta, tė fjalės dhe tė pėrfaqėsimit. Secili mundė tė fliste,por me rradhė,”sa tė flasė njėni,tė tjerėt do tė ndigjojnė e tė heshtin, - thuhet nė Kanun”.5) Nga ana tjetėr,askujt nuk mund t’i pritej fjala.Prerja e fjalės konsiderohej fyrje e rendė.Madje nė malėsi pėrdorej mallkimi:”T’u preftė fjala n’kuvend t’burrave!” 6) Nė kanunthuhet shkoqur e qartė se,”Kanuja s’ban qi t’shahet kush nė kuvend;po bani kush ket pun,do tė giobitet mje nė 5 desh. - Po i tha kush kuj,se rrene nė kuvend,do tė giobitet deri nė 500 grosh.-Fjala e randė nuk bahet nė kuvend.” 7) Pra ishte tepėr e rėndėsishme qė fjala e thėnė nė “log tė kuvendit” tė ishte sa mė e urtė e lakonike,shprehje e njė logjike tė shėndoshė e drejtėsie tė kulluar. Vetėm njė fjalė e tillė e urtė dhe e kuptueshme zinte vend e peshonte nė kuvend,ose siē qe shprehur njė herė plaku i menēur i Krasniqes Binak Alia, “ngulej si gozhda n’dru tė thatė,dhe aty ku ngulej, s’shkulej mė”.8) Ka mbetur nė kujtesėn e popullit tė Malėsisė shprehja e zgjuar e tė urtit Tunxh Miftari nga Merturi,i cili ftesės pėr tė zėnė kryet e vendit nė njė tubim burrash tė njohur, nga fise tė ndryshme,i qe pėrgjigjur: “Jo! Me dy edha nuk e due,as shterpė nuk e due” 9) Dhe kish qėndruar nė vendin qė i takonte. Me njė fjale kuvendet ishin ato vende ku me tė vertetė “fjala ishte e para”. Ajo kishte rėndėsi tė jashtėzakonshme.
Mencuria popullore kerkonte qe ajo te "bluhej" mire para se tė nxirrej nga goja, tė mos lėshohej asnje fjale pa u menduar, sepse “ fjala edhe kur thuhet me ze tė ulėt degjohet larg.” Ose,sic thuhet nė Kosovė "Ma larg ndihet fjala se topi." 10) Kėtej rridhte detyrimi qė ēdo folės nė kuvend tė njoh dhe tė zbatojė fjalėn e urtė tė popullit e cila thotė: "Tri here mendo e nje here fol", sepse “varra “e fjales asht ma e rand se varra e pushkės. "Burrat e bashkuem nė kuvend,-thuhet nė kanun,-rrijn nė gjysėm rrethi ashtu qė t’mundė tė shofin shoqi shoqin,po u thirr kush,tė kėtė shteg pėr me u duk ndėr Krenė e Pleq.”11) Pjesmarrėsit nuk i hiqnin armėt,por qėndronin tė ulur, zakonisht kėmbėkryq, mbi njė gju, ose mbi tė dy gjunjėt,por asnjėherė tė shtrirė,madje as kur kuvendi zhvillohej nė odat e burrave. Kuvendet ishin aq tė zakonshme,sa qė edhe vendet e zhvillimit tė tyre ishin bėrė tradicionale. “Blini i Kolgecajt” ishte vendi ku bėheshin kuvendet e fisit tė Krasniqes,”Rruga e Gashit”pėr kuvendet e Gashit,”Bregu i Pacit” pėr kuvendet e Bytyēit, “Kisha e Nikajt ose Kodra e Bek Selimit (Lekbibaj) pėr kuvendet e Nikajt, ”Blini i Grisė” i quajtur dhe “Blini i kuvendit”,pėr kuvendet e Merturit dhe Krasniqes, “Vorret e Shalės” pėr kuvendet e krejt Malėsisė sė Gjakovės,”Verrat e Llukės”nė Llukė pėr kuvendet e krahinave tė Pejės,Gjakovės,Prizrenit,Rekės,Hasit e Malėsisė sė Gjakovės.12) Njė vend i pėrhershėm dhe mjaft i rendėsishėm ku zhvilloheshin kuvendet ishin odat e burrave, nė kullat malėsor. Aty shtroheshin ēeshtje e rraheshin mendime pėr problemet qė shqetėsonin vėllazėrinė, katundin apo fisin.Herė pas here shpalosej urtia malėsore, u transmetoheshin brezave zakonet e traditat mė tė mira shqiptare si,besa, bujaria,mikpritja etj. Kėshtu,kullat malėsore u bėnė vatra tė rėndėsishme tė dukimit patriotik e atdhetar tė brezave .Vend tė rėndėsishėm zinin kuvendet qė trajtonin rregullat e bashkjetesės nė katund,bajrak apo krahinė. Kėshtu nė vitet 1892 – 1895,nė disa kuvende tė Nikajt me Mertur,Shalė e Shosh u vendosėn mbi 29 rregulla qė kishin tė bėnin me krijimin e hapsirave pėr zhvillimin normal tė punėve bujqėsore dhe blegtorale,si dhe me mbrojtjen e pronės private.13) Ata midis tjerash vendosėn: - “Kush punon nji tokė tė huaj denohet me 500 grosh,prej tė cilave 200 u jepen krenve tė fisit e 300 tė zotit tė tokės.14) - Nė rastė se dikush largohej nga katundi, po se shiti trollin e tokėn,ashtu do tė rrinė e nuk ka tagėr kush me ngul mbi to.”15) Ndėrsa pėr kufinjtė e tokės,dhe tė bjeshkėve,gjė e cila sillte ngatėrresa tė pėrhershme, kuvendet vendosėn rregullate tė rrepta.”Luajtja kufinin – thuhet nė kanun, - asht njėsoj si me luejt eshnat e tė dekunve.- Kufini ngulet nji herė e nuk luhet ma”16)– Kush hap fshehtas njė kosh drithi damkoset randė.17) – Kostari e drapni nė bjeshkė e nė vrri janė nė besė.18) – Pishtari e landtari janė nė besė tė gjithhershme.19) – Vadtari natėn asht nė besė tė fisit prandaj nuk mund t’a prekte askush.20) etj.”Me qenė se blegtoria ishte dega jetike e ekonomisė sė malėsorve,shumė prej kuvendeve janė marr me vendosjen e rregullave qė ndihmonin zhvillimin e saj. “Besa e gjasė e e ēobanit” ėshtė njė ndėr kapitujt e rėndėsishėm kanunor i cili u pėrcaktue nga kuvendet e krenėve tė Shalės,Shoshit,Nikajt e Merturit, gjatė viteve 1892-1895. Lidhur me kėtė problem u vendosėn rregulla tė rrepta,siē ishin: “- Kush vret njė ēoban damkoset (koritet) e qitet jashtė fisit,e toka e tij mbetet djerr pėr tre vjet. Ndihmėsit e vrasėsit paguajn 5 qese pėr kėtė.21)- Kush vjedh gjanė e imtė ka pėr tė la 250 grosh e dy pėr nja; kush vjedh njė lopė a ka,ka pėr tė la 500 grosh e dy pėr nja.22) – Pojatat e gjasė janė nė besė.23) – Nė dalt kush prej ngujimi a prej shpie,pėr me shkue tu pojata,qi asht nė besė,ka me thanė:: “Kqyrni more se jemi tuj shkue te gjaja a nė pojatė,qi asht nė besė.”24) – Nė se shkelet kjo besė duhen djeg tre kulla, njė e dorasit e dy kulla tjera tė kushrijve tė ngiatė tė dorasit;po s’pat kushrij tė ngiatė,edhe100 brezash nė kjoshin,do t’u digjen kullat”. 25) etje.

Kuvendi i krerve,i pleqve dhe i gjithė katundit apo fisit – “burrė pėr shpi” ishte organi mė i lartė legjislativ dhe ekzekutiv me tagėr tė plotė brenda katundit ose fisit-bajrakut. Megjithatė kuvendet e fisit nuk kishin tagėr tė prishnin vendimet e marrura nė kuvendet e katundeve,me pėrjashtim tė rasteve kur ato cenonin nderin dhe interesat e krejt fisit-bajrakut.Krerėt mblidheshin disa herė nė vit,ndėrsa kuvendi i katundit,fisit-bajrakut “burrė pėr shtėpi” zakonisht mblidheshin dy herė nė vit. Rol tė rėndėsishėm nė kuvende luanin krerėt e vegjėlisė (pėrfaqėsuesit e vėllazėrivė tė vogla osė si quheshin ndryshe-stėrpleqėt). Kėta,si pėrfaqėsues tė vegjėlisė e cila pėbente shumicėn pasi pėrfshinte terėsinė e burrave tė fisit,ēonin zėrin e saj nė kuvendin e pleqėsisė dhe gjykonin vendimet e marrura prej tyre,nga pikėpamja e mbrojtjes sė interesave tė vegjėlisė. Vendimet e pleqve tė parė ose krerėvė tė fisit nuk mundė tė merrnin fuqi ekzekutive,po tė mos pėlqeheshin nga krerėt e vegjėlisė. Vullneti sovran ishte ai i pėrgjithėshmi qė buronte prej kuvendit tė katundit apo bajrakut ”burrė pėr shpi”. Kryetari i fisit,krerėt dhe bajraktari,nuk mundė t’i impononin popullit vullnetin e vet. Populli i mbledhur nė kuvend, jo me masa shternguese po me fuqinė e fjalės qė buronte nga njė logjikė e shėndoshė, shprehte vullnetin e shumicės,i kėrkonte llogari secilit,pėrfshirė krenė e bajraktarė. Kėtė tė drejtė e jepte shkoqur e qarte kanuni ku thotė: “Po s’i pėlqej vogjlia tė ndamet e krenve e tė pleqve,kan tagėr mos me ndejt nė to.”26)Nė kuvendet e katundeve diskutoheshin dhe merreshin vendime pėr njė numėr tė madh ēeshtjesh qė kishin tė bėjnė me bashkjetesėn nė fshat. Aty, caktoheshin afatet e daljes sė bagėtive nė bjeshkė dhe zbritjes sė tyre nga bjeshka. Caktohej “kufiri” i sipėrm i kullotjes sė gjasė pėrpara kositjes sė livadhe ve tė bjeshkės,i cili quhej “meteh”,afati i lirimit tė arave pėr kullotjen e bagėtive,rrugėt nepėr katund,rendi i vadės,i mullinit,etje. Nė kuvend merrej vendim pėr ndėrtimin e ndonjė ure,tė ndonjė mulliri ose rruge.Kuvendet e pleqve gjykonin dėmet dhe nė pėrputhje me to caktohej shkalla e dėmit e detyrimi pėr shkaktarėt e tij. Nė rast vrasje tė ndonjė pėrsoni,kuvendi i katundit ose i fisit,kėrkonte arėsyet e vrasjes. Nė se arėsyet nuk ishin bindėse vrasėsi ndėshkohej rėndė. Pėr vrasje tė pa shpallura,dėnimi ishte tepėr i rėndė. Fajtorit i digjeshin kullat,i priteshin pemėt dhe arat e mbjella,i thereshin bagėtitė dhe qitej jashtė fisi me tė gjithė pjestarėt e familjes. Ishin kėto norma kanunore dhe shkalla e lartė e zbatimit tė tyre qė, deri nė vitin 1911,nė tė gjithė Malėsinė e Vogėl,nuk ka patur asnjė rast qė vrasėsi tė mos kishte shpallur vrasjen.13) Kuvendet e fisit-bajrakut shqyrtonin ēeshtje qė kishin tė bėjnė me shuarjen e ndonjė ngatrrese midis bajraqeve fqinjė,siē ishin ato tė kufinjve tė bjeshkėve e kullotave pėr tė cilat fiset e ndryshme kishin shume kontestime.Praktikisht,kuvendet nė nivel fisi-bajraku “burrė pėr shtėpi”,siē kemi thėnė mė sipėr, mblidheshin mė rradhė. Kjo vinte pėr shkak tė shtrirjes teritoriale tė fshatrave tė malėsisė, nė njė hapėsirė tė madhe gjegrafike dhe teren tė thyer malor. Pėr kėtė arėsye fshatrat e njė fisi-bajraku,edhe problematikat i kishin tė ndryshme,veēanarisht ato qė kishin tė bėnin me kullotat,pyet,rrugėt,mullnjtė,vadėn etje. Ēeshtja mė e rendėsishme,vetmbrojtja, ishte problem i pėrbashkėt i tė gjithėve. Zakonisht pushtuesit nuk sulmonin vetėm njė fshat,po gjithė fisin,krahinėn ose nahijen (rrajon me disa krahina).Kjo kėrkonte organizim dhe mobilizim tė disa bajraqeve ose krahinave. Vetėm tė bashkuar mundė tė pėrballoheshin armiqėt qė nė shumicėn e rasteve ishin mė supėrior nė numer dhe nė armatim. Pėr kėto shkaqe kuvendet nė shkallė krahine, si ato tė krerve,po dhe “burrė pėr shtėpi” ishin tė domosdoshme. Nė rastė lufte,kuvendet caktonin numrin e luftėtarve pėr ēdo shtėpi e katund si dhe vendin e grumbullimit tė tyre. Kushtrimi ishte mėnyra tradicionale e pėrhapjes sė lajmit. Ky ishte thirrje e fiqishme lajmeruese “Oooo hiq kushtrim se ra turku,shkau...” Kjo thirrje piskamė shoqėrohej me disa tė shtėna pushkėsh e shpėrndahej me shpejtėsi nga kodra nė kodėr,nga qafa nė qafė e nga katundi nė katund. Kėtė mėnyrė lajmėrimi njė rilindas i njohur e quante “telegrafi pa tel i malėsorve”.27)

Gjėja e parė qė diskutohej dhe vendosej nė kėto kuvende ishte “lidhja e besės” nė bajrak dhe me bajraqet tjerė,qė askush tė mos ndiqėj pėr gjak as varrė gjatė pėriudhes qė vashdonte mobilizimi nė luftė. Sipas rastit ky afat ishte 3 – 8 javė,ose mė shumė po qe nevoja. Fisi pėrcaktonte ndėshkime tė rėnda pėr ata qė mundė tė prishnin besėn. Besa e fisit pėr ēdo problem qė lidhej ishte shumė e fuqishme,prandaj rradhėkush guzonta t’a thyej atė. Lidhur me kėtė zakon tradicional tė malėsorėve, studiuesi i njohur i dokeve dhe zakoneve tė malėsisė sė veriut At Bernardin Palaj thotė: “Kush shkel besėn e vret njerin nė kso rastesh,pėrveē qi asht mai poshri nė fis brez mas brezi,ai e tan barku i tij digjet,piqet e qitet jashtė fisit,pse kotillė e keqe e e pabesė djalė mbas djalit ai ka mbet.”28) Edhe kanuni nje veprim tė till e ndėshkonte maksimalisht. “ Po ja shkrepi kush kuj armėn nė kuvend,-thuhet ne kanuni, - shpia i digjej e sjellsi i armės grihet kuvendisht e shkon gjkhupun.”29)

Kėto sanksione tė ashpėra tė vendosura nga malėsorė nė kuvendet e tyre , dhe qė zbatoheshin nga vetė ata,e kishin burimin tek ndjenja e lartė e pėrgjegjėsisė pėr tu bashkuar nė luftė e pėrpjekje pėr lirine,pavarėsinė dhe mbrojtjen e trojeve tė tyre.Ishin pikėrisht kėta faktorė madhor, qė nė kėto raste, gjaksit bėheshin shokė dhe vllezėr e luftonin krah pėr krah njėri tjetrit kundėr armikut tė pėrbashkėt.

Tradita e organizimit tė kuvendeve dhe e lidhjes sė besės pėr luftė kundėr pushtuesėve tė huaj,u ngrit nė njė shkallė mjaft tė lartė gjatė epokės sė rilindjes. Ajo u pasurua si nė formė edhe nė prmbajtje.U zhvillua nė pėrputhje me idenė e madhe tė rilindasve pėr bashkimin luftarak tė popullit dhe krijimin e unitetit moralo-politik tė tij rreth njė platforme politike ēlirimtare. Nepermjet kuvendeve transmetoheshin nė popull idetė pėrparimtare tė rilindjes tonė kombėtare.Kėto nga ana e tyre,luajtėn rol tė rėndėsishėm nė ngritjen e vetdijes politike dhe ndėrgjegjes kombėtare tė masave malėsore.Problematika e kuvendeve qysh nė vitet 60 tė shek. XIX,i kaloj caqet e interesave tė ngushta krahinore. Kėshtu,krenėt e Gashit dhe tė Krasniqes,pasi i kishin diskutuar e miratuar nė kuvendet e tyre, me 20 maj 1867,i drejtuan qeveritarve nė Prizren kėrkesa tė cilat nuk kishin tė bėnin vetėm me interėsat e tyre,si: - Pėr lirimin e tė burgosurve shqiptarė. – Ndėrtimin e shtėpive dhe kullave tė shkatėrruara. – Heqjen e yzbashit tė gjndėrmėrisė si dhe paraqitėn pikpamjete e tyre pėr ēlirimin e krejt vendit.30)

Njė pikė kulmore nė historine e kuvendeve shqiptare shenoi Kuvendi i Prizrenit,10 qershor 1878,nė tė cilėn malėsia e Gjakovės dėrgoi pėrfaqėsuesit e vet. Ai themeloi Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit,e cila me tė drejtė ka hyrė nė historinė e popullit tonė si njė nga faqet mė tė ndritura tė saj. Gjatė tre viteve tė veprimtarisė ,lidhja kreu shumė detyra tė rėndėsishme,por mbi tė gjitha ajo realizoi njė bashkim entuziast e atdhetar tė nivelit qė nuk ish parė deri atėherė. Malėsia e Gjakovės,si njėra nga pjesėmarrėset aktive nė tėrė veprimtarinė e Lidhjes sė Prizrenit,mbajti vazhdimisht tė gjallė frymėn e saj.Dėshmi pėr kėtė janė: Dalja nė plan tė parė,pas shtypjes sė lidhjes,e ēeshtjes sė organizimit tė kuvendeve tė mėdha ndėrkrahinore,dhe lidhja e ngushtė e problematikave dhe vendimeve tė tyre me ēėshtjet e mėdha tė ēlirimit kombėtar e tė mbrojtjes sė tėrsisė tokėsore. Pikėrisht,nė zbaticėn qė pėsoi lėvizja ēlirimtare shqiptare pas shtypjes sė Lidhjes sė Prizrenit, 1882-1893, Malėsia e Gjakovės sėbashku me krhinat e Pejės,Gjakovės,Rekės e tė Hasit organizuan disa kuvende tė mėdha nė Llukė,pėr tė arritur deri tek kuvendi i madh i shqiptarve nė Pejė, i njohur si Lidhja e Pejės “Besa – Besė” me nė krye Zekė Mehmet Biberin-Haxhi Zekėn,nė vitin 1899. Kėto kuvende,pėrfshire dhe Lidhjen e Pejės,rrahėn problemet e riorganizimit tė popullit nė lėvizjen kryengritėse kundėr pushtuesėve osmanė,e veēanarisht tė luftės kundėr shovinistėve malazezė qė kishin aneksuar tokat shqiptare tė Plaves dhe Gucisė.

Kuvendet dhe problematikat e tyre,nė Malėsinė e Gjakovės,gjatė 10-vjeēarit tė parė tė shek. XX vin duke u rritur,sė bashku me luftėn ēlirimtare tė tėrė popullit shqiptarė. Ato dallohen pėr pjekuri politike e bashkim luftarak tė masave pa dallim feje e krahine. Nė qoftė se nė kuvendet e Llukės, nė vitet 1904-1905,, ju kėrkua qeverisė turke, tė heq dorė nga taksat dhe ju drejtua njė thirje deēanasve pėr tu bashkuar me lėvizjen e Gjakovės dhe tė Lumės. Nė kuvendin e Krasniqes tė qėrshorit 1909,u demaskua politika xhonturke dhe u dha kushtrimi nė tė gjithė Malėsinė pėr qėndresė tė vendosur kundėr forcave tė Xhavit Pashės nė Qafėn e Morinės. Ndėrsa nė tetor tė po kėtij viti,nė kuvendin e Nikaj-Merturit,u fol haptas pėr njė revolucion kundėr qeverisė otomane dhe u tha se kombi shqiptar ėshtė i zoti tė vetqeveriset.31) Kjo ngjitje vazhdoi nga njėri kuvend nė tjetrin,nga njėra krahinė nė tjetrėn,pėr tė ardhur nė “Logun e kuvendit” te Vorret e Shalės,nė qendr tė Malėsisė sė Gjakovės,ku me 10 prill 1912,malėsorėt e Gashit,Krasniqes,Bytyēit e Hasit lidhėn besėn pėr luftė,e deklaruan se,”s’do t’ja dinin pėr rregjimin otoman e sidomos pėr komitetin xhonturk.” Ata nga ky kuvend,i njohur si “kuvendi i katėr bajraqeve” drejtuan kėrkesat autonomistė qeverisė osmane dhe njė thirje krahinave tė tjera pėr t’u bashkuar me levizjen e tyre kryengritėsė.Nė kuvendin e Katėr Bajraqeve ku muarėn pjesė dhe patriotėt rilindas, Sali Hidri nga Elbasani dhe Themistokli Pollo nga Korēa,u hartuan dhe ju drejtuan kajmekamit tė Gjakovės kėto kėrkesa: 1- Me shpėrnda armė. 2 – Me ēel shkolla shqipe. 3 – Shqiptarėt tė kryejn sherbimin ushtarak brenda Provincave tė tyre. 4 – Mydyrėt e krahinave tė zgjidheshin nga paria e vendit. 5 - Nėpunėsit tė jen shqiptarė etj. Kėto kėrkesa qė pėrputheshin me programin autonomist e platformėn e pėrcaktuar nė Greēė tė Malsisė sė Madhe,me 1911, e bėnė dhe mė tė vetėdijshme kryengritjen qė po pregatitej. Vetėn 40 ditė mė vonė,me 21-25 maj 1912,Malėsia e Gjakovės dėrgoi pėrfaqėsuesit e vet nė Kuvendin e madh tė Junikut,ku sėbashku me 250 pėrfaqėsues tė Kosovės, Dibrės,Shkodrės e disa krahinave tė jugut,lidhėn besėn pėr t’u hedhur nė kryengritje tė pėrgjithėshme kundėr sundimit tė huaj dhe hartuan programin politik tė saj.30)Kėshtu, nepėrmjet kuvendeve dhe luftės sė pėrbashkėt po realizohej gradualisht uniteti luftarak i popullit tė Malėsisė sė Gjakovės me tėrė krahinat shqiptare,pėr tė shpėrthyar ajo kryengritje e madhe e pėrgjithshme e vitit 1912, qė bėri tė mundur organizimin e Kuvendit historik tė Vlorės,me 28 nentor 1912,i cili shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė.

Dokumentacioni i kohės sė rilindjas dhe tregimet gojore pėr zhvillimin e kuvendeve tregojnė se ato luanin nje rol tė pazvendėsueshėm pėr organizimin e drejtėpėrdrejtė ushtarak tė malėsorve nė luftėrat pėr liri e pavarėsi. Vėrtetė bajraku,kishte kuptimin e njė reparti ushtarak,ose si thoshte S.Frashėri ”ishte ushtri e formuar nga i gjithė popull pėr luftė kundėr armikut.” 32)Por kjo “ushtri” donte organizim e rregull ushtarak,asaj i duhej tė ndeshej me ushtri tė rregullta,madje shumė herė edhe me ato tė perandorive tė njohura. Prandaj Nė shumė kuvende,veēanarisht nė ato qė u paraprinė luftrave tė mėdha pėr ēlirim kombėtar dhe pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore,si, kuvendet e Kosoves dhe tė Malėsisė gjatė viteve 1878 -1905,nė Llukė , Prizren e Pejė, ose ai i Nikaj-Merturit me 1910, i Katėr bajraqeve dhe i Junikut,1912, etj. tregojnė se pas problemit tė parė e themelorė , lidhjes sė besės i cili kish tė bėjė me sigurimin e uniteteit tė popullit,problemi i dytė po kaq i rendesishem ishte ai i organizimit ushtarak. Herė veē e veē e herė tė gėrshetuara kėto bėnin boshtin kryesor tė kėtyre kuvendeve. Dhe s’kish si tė ndodhte ndryshe pasi pjesmarrėsit nė kuvend,ishin njėkohėsisht edhe ushtarė,edhe komandantė, edhe shtab drejtuaes i luftės popullore. Mė konkretisht; aty shtroheshin ēeshtje qė kishin tė bėnin me sigurimin e forcave njerzore dhe tė armatimit,me njohjen e forcės dhe synimet e armikut,me pritat qė do tė organizoheshin,me drejtimet e sulmit etj. Nė pėrshtatje me nevojat rėale tė luftės,kuvendi i fisit apo i krahinės pėrcaktonte mėnyrėn e lajmėrimit pėr mobilizim,shkallėn e mobilizimit,numrin e pjesėmarrėsve nė luftė etj. Mėnyra krysosre e lajmerimit pėr dalje nė luftė ishte kushtrimit: “Oooo Hiq kushtrim moooree se ra,turku,shkau...etj.” Kjo thirje qe leshohej piskamė e shoqėrohej me tė shtena pushkėsh,shpėrndahej me shpejtėsi nga qafa nė qafė e nga katundi nė katund.Kėtė mėnyrė lajmerimi patrioti Sali Hidri e quante “telegrafi pa tel i malėsorve”.Nderasa mobilizimi pėrcaktohej nga shkalla e rrezikshmėnisė sė forcave tė armikut. Siē thuhej atėherė do tė dilnin nė luftė,nė dy sylaha (burra) njė,nė tre sylaha –dy,nė pėsė sylaha – tre dhe nė shumė raste nga 7 nė 70 vjeē.Nė kėto kuvende diskutohej ēeshtja e sigurimit tė armėve,e municionit,e mjetėve te tjera tė luftės,e bashkėveprimit me fiset dhe krahinave tjera pjesėmarrse nė luftė etj. Zakonisht prijsė nė luftė ishin krerėt e katundeve dhe tė vėllazėrive tė cilėt komandonin forcat e tyre,por prijės ose komandant mundė tė bėhej edhe njė tjetėr me aftėsi komanduese tė njohura. Edhe pas bashkimit tė forcave tė bajrakut ose tė krahinės me ato te bajrakve ose krahinave tjera,prijėsit e vėllazėrive-katundeve vazhonin tė qėndronin nė krye tė forcave tė veta.Ata merrnin detyra luftarake nga krentė e bajrakut dhe i kryenin ato me forcat qė komandonin. E rėndėsishme ishte dhe ēeshtja e caktimit tė shtabit drejtues,i cili pėrbėhėj nga krerė e luftėtarėt mė mė pėrvojė, tė sprovuar nė betejat e mėparshme. Siē shkruante Sali Hida,nė njė lėtėr qė i dėrgonte Ismail Qemalit nė nė prag tė fillimit tė kryengritjes sė pėrgjithshme 1912, ”komandantėt,prijėsit e fuqive kishin pėrcaktuar: -Nga ē’anė do tė marrshohet pėr Gjakovė.– Sa krahėsh do tė bėhej operacioni.- Kur do tė fillonin veprimet etj. Madje aty thuhet se, - kėto vendime u mbajtėn sekret.”33) Ishte ky bashkim i popullit, organizimi i gjithanshem i tij qė, sė bashku me shpirtin luftarak e trimėrinė e malsorėve,e bėnė tė sigurtė fillimin e kryengritjes dhe garantuan fitoren e betejave tė qafės sė Prushit dhe qafės sė Ram Ahmatit tė cilat siē shkruante Hasan Prishtina nė kujtimet e tij: “I dhan zemėr gjithė popullit.”34)Rrethanat historike bėnė qė tradita e organizimit tė kuvendeve nė Malėsinė e Gjakovės tė vazhdojė gjatė.Madje edhe pas shpalljes sė pavarėsisė dhe krijimit tė shtetit shqiptar. Kjo ndodhi pėr shkak tė nevojės qė kishin malėsitė pėr t’u vetėqeveris nė kushtet e mungesės sė njė shteti tė konsoliduar qė tė shtrinte autoritetin e vet edhe nė malėsitė e largėta siē ishte Malėsia e Gjakovės,po edhe pėr domosdoshmėrinė e bashkimit e organizimit te popullit nė luftėrat pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrise. Askush mė mirė se kuvendet nuk mundė t’i kryente kėto funksione jetike pėr malesinė. Prandaj kuvendet ishin dhe mbetėn forma mė e mirė e organizimit, bashkimit dhe lidhjes sė besės si njė virtyt moral i fuqishėm qė simbolizon njė premtim tė pathyeshėm.Ato siguruan unitetin krahinor e ndėrkrahinor,po edhe tė fshatit e fisit.Ndėrgjegjėsuan masat popullore pėr pėrvetėsimin e ideve pėrparimtare,dhe bėnė organizimin luftarak krahinor e ndėrkrahinor. Si organe legjislative dhe ekzekutive qė ishin,kuvendet rregulluan e kontrolluan mardhėnjet midis anėtarve tė vėllazėrisė,fshatit e fisit,zgjidhėn grindje e konflikte midis tyre,bėrė pajtimin e lidhėn besėn si njė nga elementėt mė thelbėsor pėr realizimin e bashkimit, dhe tė zbatimit tė vendimeve te marrura. Pėr rolin e madh qė luajtėn nė bashkimin e popullit,pėr mėnyrėn shembullore tė organizimit, tė rregullit qė mbahej e kulturės tė tė folurit ,pėr bindjen e respektin e madhe qė kishin pjesėmarrėsit ndaj kuvendit dhe vendimeve tė tij,ėshtė mirė qė edhe parlamenti i sotėm shqiptar,ta mėsojė dhe ta ruajnė kėtė traditė tė mrekullueshme shqiptare.

Referenca bibliografike:
1 – Peter Bartl & Martin Camaj,Ein Brief albanischer Sprache aus Gashi von Jahre 1689,
“Zeitschrift fur Balkanalogie,!967”,fq.28-29.
2 – Shtjefen Gjeēov,Kanuni i Lek Dukagjinit,Botimi i vitit 1993,Pgr.1106,fq.171
3 – D. Progni , Nikaj – Merturi (veshtrim historik),2003,fq.87
4 – Franc Nopēe ,Fiset e Malėsisė sė Shqipėrisė sė Veriut dhe ligji i zakoneve
(Kanuni),Arkivi i Institutit tė Historisė,Pėrkthimi shqip,fq.5
5 – Sh. Gjeēov,KLD,1993,Pgr.1118,fq,173
6 – D.Progni ,Veper e cituar,fq.87
7 – Sh.Gjeēov,KLD,1993, Pgr.1122,1123,1124,fq.173
8 – D.Progni , Vepėr e cituar,fq.88
9 – D.Progni “ “ “ “ “
10 – Fjalė tė urta
11 – Sh. Gjeēov,KLD,Prg.1113,fq,172
12 – KLD, 1993,Pgr. 1112,Vendet e kuvendeve, fq.171-172
13 – KLD, “ Shtojcė, fq.198-202
14 – F.Nopēe. Fiset e Malėsisė ...AIH,Perkthimi shqip,fq.419
15 – “ “ “ “ “ “ ,fq.336
16 – KLD ,1993,Pgr.242,243,fq.66-67;Historia e Shqiperise,Vell.2/1,fq.99
17 – F. Nopēe,Fiset e Malėsisė..., AIH,Perkthimi shqip,fq319
18 – KLD, 1993, Shtojcė,fq.199
19 – KLD , “ “ “ “
20 – KLD , “ “ “ “
21 – F.Nopēe, Fiset e Malėsisė..., AIH,Perkthimi shqip,fq.319;KLD,Shtojcė,fq.199
22 – KLD ,1993, Shtojcė,fq.199
23 – KLD. “ “ “ “
24 – KLD , “ “ “ “
25 – KLD , “ Pgr. 881/b
26 – KLD , “ “ 1176,fq.178
27 – Sali Hidri,Letėr derguar I.Qemalit,Pranver 1912,AQSH RSH,F.20,D.4,fq.16
28 – At Bernardin Palaj,Hylli i Dritės,Nr.4-5,1943,fq.145
29 – KLD, 1993,Pgr.1125,fq.173-174
30 – Gjovalin Shkurti,Kultura e tė folurit nė kuvendet shqiptare.
31 – Kerkesat e Kuvendit Junikut,16.08.1912,AQSH RSH,F.99,D.165,fq.12
32 – Sami Frasheri,Dictonaire,turc-francias,Constandinaple,1855,fq.321
33 – S.Hidri,Letėr derguar Ismail Qemalit...Fq.4-16
34 – Hasan Prishtina,Njė shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen e vitit 1912,Shkoder 1921
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15550
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum