Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT

Go down

KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT Empty KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT

Post by Dode Progni Thu 27 May 2010, 00:19

KANUNI I LEKĖ DUKAGJINIT

(Parathane nga P. Gjergj Fishta,O.F.M)

Fjala kanun s’ka dyshim se etimologikisht vjen prej fjalet greqishte....qi don me thanė:mastar – njajo vegėl druni a ndonji brumit tjetėr qi vijen me terhjekė viza tė ndrejta.Metaforikisht shenjon shtillin e ligjeve gojdhanse e tė pakodifikueme,mbas tė cillave hecte dikur hullia e jetės e e veprimit tė popullit shqyptar.Por pse i thonė: i Lekė Dukagjinit? Qe nji ēashtje e cilla ende nuk asht zhvillue krejt mirė e me siguri tė plotė. Nji palė thonė,se quhet i Lekė Dukagjinit,pėr arsye qi ky Leka e paska mbledhė e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ka kenė edhe Dr. Milan Sufflay,i cilli nė librin e vet “Serbtė dhe Shqyptarėt” (pėrkthue prej slavishtes) thotė faqe 90 – “ Gojdhana mbas sė cillės kėto zakone ligjare tė quajtuna me emnin “Kanuni i Lekės” asht nė lidhje me Lekėn III. Dukagjinin (1459-1479) “. E vertetė se Auktori i famshėm nuk thotė,se ky Lekė Dukagjini i III,ka pėrmbledh e kodifikue Kanunin nė fjalė: por prej do vendeve tjera tė librit tė tij tė sypripėrmendun mund tė thohet edhe,se pėrnjėmend Kanuni ka mujt me kenė kodifikue prej Lekės III. Prej vepret tė citueme tė Dr.Sufflay theksohen do fakte,qi mund tė kenė tė pėrpjekun me kodifikim tė ligjevet nė Shqypni. Qe nji herė Auktori thotė,(f.23 et seq.) se qė prej sė tremdhetės qindvjet ndėr do gjytete tė Shqypnis gjindeshin zyre noterjale,ku u shkruejshin e prej kah u perhapshin lajmet gjyqtare tė vendit. “Prej trajtės e prej mbrendėsis sė lajmeve noterjale shqiptare – dukljane, shkruan mandej (f.25 et seq.) mund tė nxjerrim ndonji gja mbi farėt e statuteve tė qytetevet...” Nė nji tjetėr vend mandej shton (f.27) “...qytetasit e Durrsit qen tė shternguem t’i mshehnin statutet e veta. Nė fillimin e periudhės sė Venedikut (1389) u gjet vetėm ndėr Franēiskajt e atjeshėm neni 35 i nji Statuti,i shkruem mbi papir ”. Paska pas pra aso kohe statute tė shkrueme nė Shqypni. Ma tepėr (poc. I cit.fq.87 et.seq.) Dr.Sufflay kallzon se si rreth sė tė trembdhetės qindvjet filluen me u traj nė Shqypni si do repulika tė vogla e tė pėrbame prej disa fshatesh a bajrakėsh, “tue marr me vedi dy elementė tė reja:nji ushtarak e nji ligjuer”. Kėshtu (1444 ”e ma tutje”) bahet jashtėzakonisht i fortė fisi i Hotit,kryetari i tė cillit quhej Kapetan (Capetaneus montanae Hottorum),e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e bajrakve tė Mirditės,e cilla aso kohe mundė tė dynte nji ushtri 12.000 luftarėsh. Se do tė ketė pas dikur kso republikash tė vogla nė Shqypni,na difton – mbas mendimit t’em –fakt,qi ktu ka vise,qė quhen me dy emna pllojcė. Pėr shembull: Shalė e Shosh,Pukė e Iballe,Shllak e Temal,Mat e Qidhen etj. Tash tue ken se Auktori thotė,se edhe Drishti nė interland tė verit tė Shqypnis – ka pas statutin e vet tė kodifikuem (op.c.f.25) nuk asht krejt fjalė pa vend me than se kto republika kan mujt me pas tė kodifikueme ligjet e veta – mos secilla m’vedi,nji kanun tė pėrbashkėt tė gjitha. Mandej Auktori shkruen (f.91 e 180 op.c.) se ndėr kryetarė fisesh nė Shqypni u naltsuen me dinast tė pamvarun. I’a merr mendja pra, se kta dukė e princa,qi drejt pėr sė drejti e n’emėn tė vet lidhshin besė e merrshin e epshin me Shtete tė medha t’Europės, s’do tė ken lan mas dore kodifikimin e ligjeve pėr vise tė veta: mbasi aso kohe u gjindshin kso ligjesh e kso statutesh tė kodufikuem. Prandej asht tė gjith gjasa se “Kanuni i lekė Dukagjinit” dikur ka kenė i kodifikuem.Kėt punė e dishmojn edhe analogit e shumta qi ligjet e Kanunit tė sodshėm kan me ligjet e Romės, tė Byzantit,tė Serbvet. – Merret vesh prej vedit,se, mbas tė himit tė Turqvet nė Shqypni “Kanuni i Lekės” ka hup si formė kodi,e asht pėrdhos si land drejtsije. E po ndėr cillat vise tė Shqypnis qitej nė punė,a – si i thonė sot – zbatohej “Kanuni i Lekė Dukagjinit”? Qe nji tjetėr pyetje,sė cillės nuk mund t’i pėrgjigjet me siguri: pse mjerisht pėr shum do arsye mungojn shenime pozitive mbi kėt ēashtje. Por,pėr me fol pėrgjithsisht mund tė thohet se ka pas vlerė legale ndėr Lekė (Malsorė tė Mbishkodres) e nė Dukagjin. – Dukagjini nder kohė tė kalueme pėrshite Shalė e Shosh,Pukė e Iballė,Mirditė ,Kthellė e Selitė e Zhubėn (Malsin) e Lezhės. – Pėr kėt punė thon nji palė,se Kanuni quhet i Lekė Dukagjinit,jo pse ka kenė kodifikue prej Lekė Dukagjinit,po pse ka kenė zbatue ndėr “Lekė” e “Dukagjin”; pra “Kanuni Lekė Dukagjini” e jo i “Lekė Dukagjinit”. Kto ēashtje tash i zhvillon me kohė historija.

- Kanuni i Lekė Dukagjinit nė pikpamje juridike:

A ka pas velerė juridike “Kanuni i Lekė Dukagjinit:? Kjo pyetje e kupton Kanunin nė fjalė,si ky ka ngelė mbas pushtimit tė Shqypnis prej anės sė Turkut: pse mbas fjalve qi u than sypri,merret vesh se pėrpara ka pasė sigurisht vlera juridike,due me thanė,se ka kenė mbajtė si ligj e detyrueshme e viseve ku ky Kanu shtihej nė punė. Nji ēdo shoqni,nji ēdo Shtet quhet i lirė jo aq pse ka pėr krye nji mis tė vetin,sa pėr punė qi ligjet i ka tė preme mbas psihes sė vet,si dhe mbas nevojave tė njimenta ase reale te veta. Pėrshembull Shqypnia pėr katėrqind e pesdhetė vjet ka kenė robneshė e Turkut,jo aq pse Sulltani i Turkis ishte edhe sovrani i saj,sa pėr pun qi ky Sulltan ligjet pėr kte i pritte me hamende te vet,e ma fort se m’interes tė ksajė,n’interes tė Turkis ase tė nji kaste rrebele,qi nepėr korrupcjon erdh tuj u formue pėrmbrenda gjiut tė saj. Lirija e nji shoqnie ase e nji Shteti bazėn e vet e ka m’vullndes tė kolektivitetit tė tyne.Tash tue kenė ligja hullija e vullndsės nji shoqnie a nji Shteti – pėr me fol mbas kensis sė punės nuk mund tė quhet rob,po kje se kjo hulli e vullndesės sė tyne asht e ēilne nė drejtim tė qellimit pėr tė cillėn ata u unjisuen nė kolektivitet. Ku pra nji popull ma i fortė pushton nji tjetėr ma tė vogėl a ma tė ligsht,po kje se ai ma i forti nuk e pushton atė por, pėr me lehtsue nepėr kte sa ma plotsisht zhvillimin moral e materjal tė vetin e tė ktij,zakonisht populli pushtues ia len tė pushtuemit ligjet e doket,mbas tė cillave ky kje sundue,mos tjetėr,der nė nji kohė,nė tė cillen interesja e pėrbashktė e tė dyve mos tua kshillojn ndrrimin e tyne. Kjo punė asht vertetue heret a vonė nė histori tė popujve tė qytetnuem tė sodshėm,tė cillėt tė gjith – sidomos Inglizi – jan rregullue me kolonit e veta mbas ktij parimi.Ktu po bijem nji shembull prej historijet tė Romakvet. – Kur Krishtin i a ēuen Pilatit,qi t’a gjykonte pėr dekė. Pilati (si kallzon unjilli) u thot atyne: “Merrnje pra ju vetė,e mbas ligjet t’uej gjykonje”. Shifet kjartas pra,se Romakėt edhe mbasi kishin pushtue Palestinėn,pėrgjithsisht m’ligje e m’doke t’Evrejvet s’kishin prekė. Po edhe Turku,sado qi jo Shtet i gjytetnuem – jo veēse maleve t’ona nuk u a preku Kanunin e doket,per ma tepėr, u a njofti nji autonomi tė vėrtetė,tue i detyrue vetėm me i ndihmue ndėr lufta dhe vjet pėr vjet me i la nji parez ase “haraē” tė vogėl. Edhe kėtė “haraē qeverija s’do t’a nxirte pėr sė drejti mbrenda vendit tė Kanunit,por do t’ja mblidhte vendi e do t’ja dorzonte qeveris Otomane jasht kufive tė kanunit. E verteta e kėsaj fjale forcohet prej nji dokumenti tė vjetit 1639,qi ruhet n’arkiv tė hospicit franēeskan nė Shosh,gjet e botue nė librin“Skenderbegu mbas gojdhanash” (f.12) prej P.Marin Sirdani... Pra, Turku – mos tjetėr maleve tė kshtena u pat njoft autonomin,edhe nji heri vlerėn juridike tė Kanunit. Madje Turku,prej iterpretimit tė Kanunit,ngriti nė Shkodėr nji zyrė tė posaēme, “Xhibalin”,krejt m’vedi e tė pamvarshme prej Prefekturet tė Vilajetit. Nuk ka dyshim pra,se “Kanuni i Lekė Dukagjinit”,kohėn e pushtimit otoman nė Shqypni,ka pas vlerė juridike e asht njoft pėr ligjė civile detyruese ndėr male tė Mbishkodres e nė Dukagjin. - Kanuni nė sy tė kulturės e tė gjytetnisė:
Jo vetėm kundėrshtarėt e kombit t’on por edhe shum do pedant vendas e muhaxhir tė Shtetit shqyptar Kanunin e mbajnė ligjė barbare e popullsinė ku Kanuni pat vlerė juridike pėr njerėz t’egjėr. E lyp arsya pra qi nė kėt studjim tė vogėl mbi Kanunin e Lekė Dukagjinit,tė skjyrtohet edhe ēashtja se ē’vend ze ky Kanun nė sy tė kulturės e tė gjytetnis. Por mbasi pėrgjithsisht “folklora” marrė nė nji mndyrė tė posaēme ligjet doksore jan shprehja e psihes sė popullit qi kto ligje i ka pre,kshtu,pėr me u sugurue a jan ajo ligje barbare ligjet e kanunit tė Lekė Dukagjinit,duhet ma para me pa,se ē’shkallė kulture ka xan popullsia e maleve t’ona,qi ket Kanu pat mbajt pėr ligjė detyruese tė veten,der n’dit qi Qeveria e vet Shtetit shqyptar nuk i hoq vizė,edhe s’e pat shue fare. Njeri prej natyret tė vet len i shoqnueshėm prandaj shoqnija njerzore as s’asht as s‘mund tė jet nji institucion i njerit. Shoqnin njerzore e ka ndėrtue Njaj qi krijoi natyrėn dhe njerin. Po Shtetin si shoqni t’organizueme,ktė po se e ka ndertue nieri.Tash ndėr t’gjith veprat e veta,qi jan tė pėrbamė prej elementash tė ndryshėm e me veprime tė ndryshem,por tė drejtuem nepėr mende tė nierit me nji qellim tė vetun,njeri kopjon vedin.Pėr me ja shenjue prandej,nji populli shkallėn e kulturės e t’gjytetnis,duhet me njoft nji herė mirė se shka asht nieri i gjytetnuem nė shoqni njerzore. Njeri si vetdije individuale,asht i pėrbam prej shpirtit e trupit,qi kan pėr qellim tė pėrbashktė pronimin e tė mirės (possessio boni) nen duksime: kohsore e tė caktueme,e nė relacion me jetėn shoqnore tė nierit,marrė si individum e si kolektivitet: tė pacaktueme e tė pėrjetshme n’amshim,e n’relacjon me jetėn fizike e individuale tė tij. Por pse nieri m’kėt qellim t’vetin do tė kapet jo nepėr instinkt,jo nė fuqi tė lvitunit e t’ligjeve tė domosdoshme tė natyrės,veē nepėr veprime tė vetin,gjithmonė tė matun mas do parimesh morale a prej vetvedit tė njoftuna e tė zbatueme prej sė vėrtetes tė hyjnueshme,kshtu ai ka arsyen qi e dallitė prej gjitha sendeve tjera e e ban mbret – sovran – mbi tė gjithė natyrėn: ka menden pėr me da rrugėn e mjetet pėr me u kap m’qellim; ka vullndesėn,pėr me qit nė punė fuqitė shpirnore e landore e me vue ma sė miri detyrėn ndaj Zotit e shoqnis. Veē shka se,tue kenė qi sa ma e kthjelltė e e zhvillueme tė jetė mendja aq ma tė pėrkryeme gjinden mjetet,pėr me u kap m’qellim,e ma e kandshme del jeta:e sa ma fort e ushtrueme ne tė kryem tė detyravet tė jetė vullndesa,aq ma i let e ma i lir del veprimi,kshtu nieri vijanos do tė shkojė tue prefeksjonue vedin mbas gjejes shoqnore tė veten nė shoqni njerzore: e prandej posė detyrash ndaj Zotit e shoqin,ka detyrė pėr tė kryem edhe ndaj vedin. Ma tepėr – pėr me e mbajtė gjithmonė tė lakuem ndaj qellimin e vet – ka edhe zanin e ndėrgjegjes,qi i dikton se si i ka vu detyrėt e pėrdorue tagret gjatė shtegut tė kėsaj jete kohsore. E nieri,qi s’e djerrė sysh kurr qellimin e vet –ashtu si e ka nėn dy duksime – kryen detyrėn e pėrdor tagret me kohė,me vend,me mndyrė,e vijanos prefeksion vendin e mjetet e pronimit tė qellimit,quhet e asht pėrnjimend njri i gjytetnuem. Kshtu pėr analogi,asht nja pėr nja edhe Shteti. Shpirti i shtetit asht popullsia pėrkatse,e trupi e pėrshtrimenija toksore mbrenda kufijve tė caktuem e tė njoftun. Ky edhe ka pėr qellim tė pėrbashktė pronimin e sė mirės,nėn dy duksime e dy relacionet e sypripermenduna. Arsye,ka sovranin,qė e individualizon e njiheri konkreton pavarsin e lirin e tij: mende,ka auktoritetin legjislativ: vullndesė,auktoritetin ekzekutiv: ndėrgjegje auktoritetin juridiciaj, e qi tė gjith janė tė pėrbashktė e mbahen e veprojnė me mjete tė pėrbashkta. E si nieri individuum,kėshtu edhe Shteti do tė perfekcjonohet e vijanos, do tė pėrparojė moralisht e materialisht – kah aftėsia e mjetet – si ndaj kolektivitetint si ndaj individit. E Shteti qi ka nė vedi tė gjith kėta elementa quhet e asht pėrnjimend i gjytetnuaem. Ktu do theksue puna,qi qellimi i pėrbashktė cakton natyrėn e shoqnis e tė Shtetit: aftsia a se perfekcjonimi moral e material, shkallėn e kulturės e tė gjytetnis.

- Shkallėt e ndryshme tė kulturės e tė gjytetnis sė popujvet:

Mbas ketyne parimeve shifet kjartas se kultura ma e pėrkryeme e prefekte asht kultura krisiano – okcidentale;pse sė pari qellimin e pėrbshkėt e merr nen dyduksimet e relacjonet qi u pėrmenden ma sypri; pronimi i tė mirės (bonum) nė relacion me jetėn shoqnore – e mira kohsore e caktueme – e njiheri edhe nė relacjon me jetėn fizike tė nierit e si ky asht kreatyrė e individualizueme nė rruzullim – e mira e pacaktueme e pėrjetshme – sė dyti,prefekcjonimin e vet moral e material e bazon mbi parime tė njoftuna prej vedvedi si dhe mbi ato tė zbulueme prej sė Vertetet tė hyjnueshme. Ksajė kulture – pose Rusisė sė sotshme – pėrkasin tė gjithė popujt kristjan – ma tė gjytetnuemt e botės. E kta jan Shtetet pėrnjimend civile. Mbas ksaj vjen kulture e atyne popujve,qi jan tė perfekcjonuem kulturalisht e materialisht por qi perfekcjonimin moral nuk e bazojnė mbi parime morale tė zbulueme prej sė Vertetės tė hyjnueshme,veē a se mbi parime prej vedvedit tė njoftuna a se edhe mbi parime tė rrejshme. Ket shkall kulture kan pas motit Grekėt e Romakėt,e sod mund t’a ketė edhe ndoji popull qi asht kristjan e mund tė quhet greko –romak. Edhe kta popuj quhen civil pse pėrgjithsisht jan tė ndėrtuem mbi parime tė Filozofisė shoqnore. M’tretėn shkallė tė kulturės gjinden njat popuj,qi edhe ata kan pėr qellim tė unjisimit tė tyne tė mirėn e pėrbashkėt,si kjo kuptohet prej kulturet krisjane e greko-romake,por qi prej errsije tė mendes nė tė cillėn kan ra nepėr rrethana tė veshtira pėr ta,ndėr pėrlime t’auktoritetit pėrkatės e nė tė prem tė ligjeve pėrgjithsisht nuk marrin nė kujdes prefekcjonimin kultural e material tė kolektivitetit,tuj lan kėt barr krejt inicjativės private – posė se nė tė ndertuemt e nė tė mbajtun tė ndonji vije ujit. Prandej nuk kan mjete materiale tė pėrbashkėta dhe tė gjithė veprimi i auktoritetit –sado qi i nderuem tė shumėn e herės mbi parime shoqnore t’arsyeshme – pėrmblidhet m’kta: me pre ligje e me da gjygj. Veē po: moralit,burrnis,virtyteve familjare,nderit pėrsonal e kolektiv mundohen me u dhan zhvillimin sa ma tė plotė,tue i mprojt me ligjė e tue i ushqye me ndjesi fetare e ndjesi nderi. E shi pėr kta do tė jet,qi nder popuj tė ksaj kulture feja e nderi kan randėsinė ma te madhe decizive. E pse popullsia e ktyne shteteve zakonisht janė tė gjith t’armatiosun, e tė dam nder fise si janė,e ma tepėr mbrojtja e nderi privat tė fiseve tė ndryshme e tė pėrsonave de fakto i lehet inicjativės private,e kshtu,virgjin tue ken prej do vesesh shkatrrojse tė vullndetit e tė fuqis fizike,si edhe menden plot idealesh trimnije e lumnije,tash e ma von prej asaj popullsije dalin fatosa,qi kryejn pėrnjimend vepra heroike. Prandej kjo kultur mund tė quhet legendare a se heroike,pse nė te edhe,si nder ligje si nder doke gjithkund zoton parimi i liris,i nderit e i burrnis. – Ai Agamemnoni,Akili,Uliksi,Dhiometi,Herkuli etj. nuk jan kenė barabarė,sado qi,me kuptimin e vertetė tė fjalės,as tė gjytėtnuem,jo.E katerta shkall u perket atyne Shteteve,ku pėr qellim nuk asht e mira e pėrbashktė por ajo e sovranit a se e kastes zotnuese mbi popull; edhe mjetet e pėrbashkta pėrdoren pėrme zdeshė popullin e me i pengue lirin.Nė kėt gradė kulture sovrani quhet: tiran,e populli:raja,kjo shkallė kulture asht thjesht barbare. M’tė jan gjet shum Shtete t”Azisė e t’Afrikės. E pesta dhe ma e ulta shkall kulture pėrbahet prej familjesh zakonisht tė nji fisi,t’unjisuem nėn nji krye e me tė vetmin qellim,qi me mbrojt ekzistencėn fizike,e qi me t’shumėn e herės nuk kan vend tė ngulun,as ligje tė pėrbashkta pėrpos haėmendes sė Kryetarit tė tyne. Gjindja e ksaj kulture quhen t’egjėr

- Shkalla e kulturės e popullsis nėn kanu tė Lekė Dukagjinit:

Tue ndjek kto parime e mbas kontekstit tė Kanunit,kishte me than njeri,se kultura e popullsisė sė maleve t’ona e ku ishte nji fuqi Kanuni i Lekė Dukagjinit hin nė tė tretėn shkall tė rendit sypri rreshtue. E verteta se kanuni ka ndonji ligjė, e n’popull ka metė ndo’i dokė, si b.f. tė pėrjashtuemt e grues prej ēdo tagrit civil,vercalli e gjama mbi tė dekun e ndonji tjetėr kso doke;por tė thuesh tė gjitha ligjet tjera pėrkojnė me ato tė Romės,tė Bizantit,tė Kanunit doksuer tė Teutonve,tė Slavve,tė Hindjanvet, as nuk hiijn nė rrethin e ligjeve barbare.Se nė popull tė maleve t’ona ka mbet ndonji ligjė jo krejt civile,kėta ka ndodh pėr arsye,qi Shqipnia tash e ma vonė qė prej kohve para Krishtit ka kenė parashtrue tė msymeve e invazjoneve tė hueja gati gjithmon gjat bregut tė detit e fushave tė plleshme tė saj.Kshtu populli i maleve t’ona met i vetmuem dhe i shkeputun prej kontaktit me viset shqyptare ma tė gjytetnueme. Kėta tė shkputun u vertetue edhe ma teper neper autonomi qi ktyne maleve u a njofti sundimi otoman. Prandaj mund tė pohohet se tė gjith zhvillimi gjytetnues i tyne mvarej prej parimeve fetare kristjane e tė ndonji tradicionit trashigue prej ndo’i kulture tė hershme e tė shueme. Veēse arsyeja ma e forta,si kundėrshtarėt e kombit t’onė qi edhe shum do pedanta semi-analfabeta pėrdorin pėr me vertetue barbarin e ligjevet,egersin e popullsis,ndėr tė cillat pat fuqi Kanuni i Lekė Dukagjinit,padyshim asht “gjaku” – e la vendetta. Prandej po mė kandet me e shtri bisedėn pak ma gjatė,e po bij ktu shka do vjet para shkruejshe mbi kėt ēashtje nė librin “Shqyptarėt e tė Drejtat e Tyne” (Shtyp.franē.1920,fq.15-17) Ktu vjen tash puna e gjkut – e la vendetta – prej tė cillit fakt kundėrshtarėt e Shqypnis e pedantat presuntuoza t’onė duen me pru egersin e popullsis sė maleve tona. Kurkush ma fort se un si – kishtar katolik nuk mund t’a dnojė punėn e gjakut nė vedvedi e tė marrnė si nji fakt tė zdeshun prej mndorjeve, ndermjet tė cillave ndodhet. Veē shka se,pėr me caktue gjejen shpirnore a asht a s’asht barbare nė nji njeri ase nė nji komb,nuk do tė merret aq fort nė kujdes fakti, se shkasi psihik,qi shtyn njerin ose kombin me veprue. Bije fjala Kanibali mbyt nji njeri,po edhe gjykatsi europjan mbyt nji njeri: a thom na se te dy jan nja barabar! Jo; pse Kanibali mbyt njerin pėr me i hanger misht,e prandej asht barbar; ndersa gjykatsi europjan mbyt njerin as per me i hanger misht as per me shfryemnin e vet nė tė,por pėr me pshtue shoqnin prej nji elementi tė rrezikshėm, e prandej nuk asht barbar. Pėr ne e marrshim pra punėn nė pikpame psihologjike,un thom se puna e gjakut nė Shqypni nuk asht nji argument pėr me pėrcaktue barbarsin e egersin e kombit shqyptar: por asht rezultati i do mndorjeve,qi nuk mvaren prej shpirtit tė ktij kombi. Mbas Kanunit qi asht tė shprehunt e shpirtit tė kombit shqyptar, vrasa asht e ndeshkueshme me dekė. Prandej po t’i kishte ra gjaksi n’dor auktoritetit ekzekutiv tė Kanunit,ky do ta kishte mbyt nė vend,pa kurrfar hutimi. Por gjkasi hiku; lshoi vendin e vet e vojt e u struk,si mik nen mproje tė njij Bajrakut tjeter, e kėshtu i rrishti gjygjit tė Bajrakut tė vet. Duhet dijtė,se miku nė Shqypni asht i patrazueshėm e s’mund tė ngitet prej kurrkuj; pse.po ndodhi qi ngan kush mikun e huaj,kjo dhun e bame mikut s’mund tė lahet ndryshej veē se me gjak prej anės sė mprojtsit te tij. Kshtu ndodhi qi auktoritetet e bajrakut tė gjaksit nuk mujten me i dhan ketij ndeshkimin e dekės,tue ken se, po t’a kish vra me ndore tė Bajrakut tjetėr,do t’ishte ngreh luftė ndėrmjet ktyne dy bajrakve.Pėr mos me i dhan shkas pra nji lufte civile auktoritetet e Bajrakut nė gjak i dogjen shpin gjaksit,ndeshkim qė sipas mndorjeve tė vendit, mund t’i epet – e pėr shka i pėrket ndeshkimit tė dekės,i a la kėt pėrkim shpis sė vramit,qi t’a kerkote e t’a vriste gjaksin: pse nė kėt mndyrė mund tė hite nė kundėrshtim, pėr shkak tė vrasės sė gjaksit ndermjet tė tė vramit e shpis mbrojtse tė gjaksit: por jo ndermjet tė njanit Bajrak e tjetrit. E ket punė kan mujtė me e ba auktoritetet e bajrakut,tue ken se nė sy tė tyne secili njeri,i zoti i armvet asht i majtun si ushtar i bajrakut. Ma tepėr do dijtė edhe se kėto vendime tė Kanunit,kan kenė njoft zyrtarisht prej sovranit tė vendit qi ish Sulltani i Stambollės. Shqyptari,pra tuj vra gjaksin e vet,nuk ban tjeter,veēse me ēue nė vend nji ligj,qi aj e mban pėr tė drejtė. Prandej pėr me fol mbas pikpames psihologike,veprimi i tij asht nji veprim i ligjshėm e nuk mund tė quhet uhamarrės – vendetta. As ai gjaksi i Luigjit XVI kur i pren kryet, nuk pyeti a ishte gjygj ajo m’e mbyt,por e mbyti pse mendonte se ligja ishte e mirė e arsyeshme. E prandej atij nuk ju desh me i pėrgjegj askuj,pse i kishte pre kryet krajlit tė Francės, e as nuk thot kush sot se ai kje barbar. – E se vrasa e gjaksit nė pikpame psihologjike nuk asht nji vedetta, dan edhe prej faktit se vrasa ndermjet dy familjeve hasme nuk shtyhet nė nji numer tė papercaktuem: por,me tė vramen e gjaksit,dy familjet marrin e apin njana me tjetren,si me tė gjith familjet tjera tė Bajrakut – mostjetėr n’at masė sa Shtetet e gjytetnueme t’Europės mbas luftės botnore. Por asht edhe gabim me than se t’marrunt e gjakut shenjon barbarsin e kombit: pėr n’kjoftė se,nen emėn barbarsi kuptohet egersija ose breshnija e shpirtit te tij,si duen me e kuptue kundershtaret t’on,kur flasim pėr komb shqyptar. Tė marrunt e gjakut buron prej mndorjeve tė jashtme e prej tė metave tė organizimit shoqnuer tė nji kombi,e jo gjithmon prej gjejes shpirtnore tė tij. E verteta e ketyne fjalve caktohet edhe prej historis sė popujvet,pėr tė cilėt nuk mund tė thohet se kjen tė egjer,e breshnorė.

...Keshtu edhe nė lib. e IX (vv.632-634) t’Iliades gjejm kto vjersha,qi un po i bije tekstualisht: “...deri prej atij qė mbyti tė vllan./ ase prej atij qi mbyti te birin, / pranoi ndonjani shperblimin, / e prap banon aj aty nė vend tė vet.”

Duket pra mirfilli se prej tė marrunit tė gjakut – vendetta nuk mund tė thuhet qi kombi shqyptar asht barbar e qi nuk asht i zoti me u qeverisė nė vedveti i pamvarshėm.
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15550
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum