Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ARMĖT E KRYENGRITĖSVE SHQIPTARĖ NĖ VITET 1909 - 1912

Go down

ARMĖT E KRYENGRITĖSVE SHQIPTARĖ NĖ VITET 1909 - 1912 Empty ARMĖT E KRYENGRITĖSVE SHQIPTARĖ NĖ VITET 1909 - 1912

Post by Dode Progni Sun 27 Jun 2010, 00:41

ARMĖT E KRYENGRITĖSVE SHQIPTARĖ NĖ VITET 1909 – 1912

Njė nga problemet kryesore,qė ka shqetėsuar vazhdimisht popullin tonė nė luftėn shumėshėkullorė pėr liri,ka qenė armatosja e tij. Ėshtė fakt i njohur se shqiptari nuk e ka hequr kurrė pushkėn nga supi,se pas reprezaljeve dhe ēarmatimeve,ai pėrsėri e siguronte me rrugė tė ndryshme atė,diku duke e blerė,diku duke e rrėmbyar nė fushė tė betejės,dhe sa herė jepej kushtrimi ai vraponte me tė maleve,por natyrisht ky armatim isht e i pamjaftueshėm nė rastin e kryengritjeve tė mėdha antiosmane. Nė prag tė betejave,duke sulmuar depot e armikut,kryengritėsist siguronin lloje tė larmishme armatimi,por gjithmonė edhe atė tė pamjftueshėm e tė kufizuar nė municion,gjė qė shtronte para udhėheqėsve kryesor detyra tė rėndėsishme. Veē rrėmbimit tė armėve nė fushėn e luftimit apo nė depot e armikut,si rrugė tė armatosjes sė popullit tonė kryengritės ka sherbyer dhe dėrgimi nga shoqėritė e klubet shqiptare tė mergimit qė i siguronin mjetet financiare pėrmes ndihmave, si dhe largimet nė masė tė ushtarve e oficerėve shqiptarė nga rradhėt e ushtrisė turke qė kalonin nė anėn e kryengritėsve,me gjithė armatimin e tyre. Por njė rol tė veēantė nė armatosjen e popullit kan luajtur armėtarėt shqiptarė,tė cilėt bėnin,brenda mundėsive,armė tė reja,por mbi tė gjitha riparonin e modifikonin ato ekzistuese e veēanarisht i paisnin ato me municion. Kėtu do tė paraqesim disa fakte dhe dokumenta mbi pėrpjekjet e masave kryengritėsve dhe tė udhėheqėsve tė tyre pėr furnizimin me armė e municion gjatė kryengritjeve tė mėdha tė viteve 1909 – 1912.

1.Nė njė mbledhje tė organizuar nga shqiptarėt nė Tepelenė me 11 shkurt 1909,mėsohet se sasia dhe lloji i armėve nė qytetet e vilajetit tė Janinės ishinsi vijon: nė Janinė,Prevezė Berat dhe Gjirokastėr kishte dhe do tė siguroheshin 31.453 pushkė. Nga kėto: pushkė tė sistemit francez “Gras” (Dogra) 2.900 copė,tė sistemit “Martini-Henri”1.675 dhe tė sistemit “Mauzer” 27.878 copė.1) Nė qytetin e Ferizajt nė korrikun e vitit 1909,ishin mbledhur 20 deri nė 30 mijė shqiptarė tė armatosur,pėr tė shprehur urrejtjen dhe pakėnaqėsinė e tyre ndaj masave qė synonte tė merrte qeveria xhonturke. Pakėnaqėsisnė e masave fshatare ndaj shfrytėzimit nė Kosovė,udhėheqėsit e Levizjes Kombėtare Shqipėtare,Bajram Curri dhe Hasan Prishtina,u pėrpoqėn ta kanalizonin pėr t’u ēliruar nga sundimi i huaj 2). Armėt qė mbanin nė duar kryengritėsit ishin tė sistemeve tė vjetra,tė trasheguara,me kalibra tė ndryshėm e me sasi tė kufizuar fishekėsh. Me datėn 4 prill 1910,nė luftimet e zhvilluara nė afėrsi tė Prishtinės, midis kryengritėsve shqiptarė dhe dy batalioneve tė ushtrisė turke,shqiptarėt shtinė nė dorė 6 (gjashtė) topa me kalibėr 120 mm prej ēeliku me qitje tė shpejtė,tė sistemit gjerman “Krupp” Me njėrin nga kėta topa,kryengritėsit bėnė qitje kundėr pushtuesit. Nė betėjėn e grykės sė Kaēanikut, nė “Termopilen shqiptare” pas tri ditė luftimesh (28,29, dhe 30 prill) trup me trup e thikė mė thikė shqiptarėt zunė si plaēkė lufte rreth 5000 pushkė tė sistemit turk “mauzer” model 1903,kalibrit 7,65mm. Pėr kėto beteja tė pėrgjakėshme,por tė lavdishme,populli kėndon:“...Krisi topi u ba bateri,/Hyxhym ban Idriz Seferi...” 4) “...Kaēanik ty tė raftė pika,/ Nuk po din se ēka asht frika, /Shtatė sahat tue u ther me thika...” 5) Nė kėto luftime ,krahas burrave morėn pjesė fėmijė,gra dhe pleq. Pjesėmarrėsist pėrshkruan raste tė heroizmit masiv,kur kryengritėsit pėr t’u pajisur me armė dhe municion,sulmonin me trimėri tė pashoqe,dhe me trupat e tyre mbulonin grykat e zjarrit tė topave dhe tė mitralozave tė pushtuesit.6) Kur kryengritėsit hynė nė Gjakovė,me 30 prill 1910,ēarmatosėn 4 batalione turke dhe,pasi shtin nė dorė 2.400 deri nė 3.600 pushkė tė sistemit turk “Mauzer” mod.1903 kal. 7,65 mm (numri i bat. lėkundej nga 600 deri nė 900 pushkė) u larguan nga qyteti.7) Pėrshtypje tė thellė nė ēarqet diplomatike dhe tek ekspertėt ushtarakė tė huaj,qė i ndoqėn nga afėr kėto ngjarje,ka bėrė pjesėmarrja e fėmijėve. Ata kan parė gra dhe fėmijė 8 vjeē duke shtėnė me armė zjarri.8) Numri i kryengritėsve tė malėlėsorėve tė Mbishkodrės tė udhėhequr nga Dedė Gjo Luli,Gjekė Mirash Gjeloshi, Nikė Gjelosh Luli etj. brenda pak ditėsh (nė mars 1911) arriti nė 3 mijė veta.9) Nė fillim,pjesa dėrmuese ishin tė paarmatosur. Pushkėt e tyre,sipas burimeve arkivore ishin tė sistemit austriak “Verndl” (Werndl) (Dollaplie) mod. 1867,me njė fishek,me mbushje nga prapa,rreth 1200 copė,me pushkė tė sistemit rus “Bernan-I” (Kapalije) mod.1868,kal.10,67 mm. Me njė fishek,me mbushje nga prapa ishi 800 copė dhe rreth 20 bomba dore.10) Malėsorėt u detyruan tė fillonin kryengritjen para kohe. Me 30 – 31 mars 1911,sulmuan Tuzin,ku zunė armė e municion nė depot turke,por nuk pėrcaktohen sasitė dhe llojet e tyre.11) Nė luftimet qė u zhvilluan nė afėrsi tė fshatit Dinoshė dhe nė Millesh,kryengritėsit hotjanė dhe kelmendas zunė si plaēkė lufte rreth 200 pushkė tė sistemit “Martini-Henri” mod.1871,kal.1,43 mm. Nė fshatin Rrapshė, malėsorėt kapėn robėr dhe ēarmatosėn 88 ushtarė turq, duke u pajisur edhe me 88 pushkė tė sisemit “Mauzer” 12) Kundėr kryengritėsve malėsor,qeveria turke zbarkoi nė Shėngjin 21.500 veta tė paisur me 64 topa me qitje tė shpejtė dhe me 16 mitraloza tė rėndė tė sistemit “Maksim” mod.1908. Duke u bashkuar edhe me forcat turke,tė cilat gjendeshin nė vilajetin e Shkodrės,ato arrinin nė 28.630 vetė.Raporti i forcave ishte 9 me 1 nė dobi tė armikut.13) Ekspedita komandohej nga gjenerali Shefqet Durgut pasha. Nga 3.000 deri 3.500 kryengritės tė Mbishkodrės: Hoti,Gruda,Kastrati dhe Shkreli kishin 1200 deri 1400 pushkė tė sistemit rus “Mosin” mod.1891,kal.7,62 mm. Sipas burimeve arkivore austro-hungareze, mirditasit deri nė fundin e vitit 1911,ishin tė pajisur me 2000 pushkė tė sistemit “Martini-Henri” mod.1871 kal.11,43 mm.14) Nė vilajetin e Janinės vepronte ēeta kryengritėse e Delvinės me 600 veta,ēeta e Tepelenės me 300 veta,ēeta e Gjirokastrės me 400 veta,ēeta e Progonatit me 200 veta. Nė jug,nė korrikun e vitit 1911,numri i kryengritėsve arrinte nė 2.500 deri nė 3.000 veta tė armatosur me armė tė ndryshme.15) Ēeta e Zadrimės,nė aksionin e prillit 1912,tė udhėhequr nga Zef Haberi,nga Kalisi,prej 200 vetash, ēarmatosi shumė ushtarė turq dhe xhandarė nė sherbim tė pushtuesit.16) Fshatarėt e Gjilanit (nė Shepavicė),sulmuan turqit me sėpata dhe mjete tė tjera tė pėrdorimit shtėpiak dhe bujqėsor (nė prill-maj 1912) dhe mbasi i ēarmatosėn i dėbuan nga fshati i tyre.17) Nė luftimet e zhvilluara midis forcave kryengritėse dhe ushtrisė turke,midis Pejės dhe Gjakovės (maj 1912),shqiptarėt sulmuan 2.000 ushtarė turq dhe rrėmbyen 2 topa,por nuk pėrcaktohet modeli dhe kalibri.18) Nė Lezhė,tė “Besėlidhurit”,me 29 maj 1912,sulmuan depon e artilerisė turke,nė afėrsi tė qelės sė Zejmenit. Kryengritėsit ishin tė armatosur me pushkė,sėpata dhe thika,por nuk pėrcaktohet sasia dhe lloji i armėve tė rrėmbyera nė kėto depo. Nga fundi i majit 1912,nė Kosovė,numri i kryengritėsve arriti nė rreth 15.000 veta,prandaj edhe nevoja pėr t’u pajisur me armė e municion ndihej shumė.19) Sulmet kundėr depove turke,me 15 maj 1912,janė vėretuar edhe nė Vuēitern,por nuk pėrcaktohet sasia dhe lloji i armėve tė rrėmbyera.20) Burimet vendase tė shkruara nė formėn e kujtimeve nga Hasan Prishtina, dėshmojnė se nė luftimet e Pejės (nė maj 1912): “...tri ditė e tri netė nuk pushoi asnjė minutė gjemimi i topave dhe fishkėllima e plumbave..., por shqiptarėt kishin njė pushkė pėr ma se 10 (dhjetė) veta ... Asht pėr tu shėnue se nė kėto tė ndeshuna tė rrepta takoi me u pa pesė trima tė vriten njėni mbas tjetrit,tue pėrdorue vetėm njė pushkė... Turqit nė luftimet e Qafės sė Prushit – Qershor 1912) u thyen keqas,tue lanė nė dorė municione,armė mitraloza,topa ... Robėt e luftės,shka ishin ushtarė,u liruan mbasi u ēarmatosėn...” 21) Fitorja e Qafės sė Prushit pati jehonė tė madhe,nė tė gjithė Kosovėn,sepse veē tė tjerash,atje u ēarmatosėn katėr batalione turkedhe u zunė 2.400 deri nė 3.600 pushkė “Mauzer” 22) Nė luftimet e 22 qershorit1912,nga kryengritėsist e Bregut tė Matės u ēarmatosėn 150 ushtarė turq dhe u zunė 4 mitraloza tė rėndė tė sistemit “Maksim” mod. 1908,kal. 7,65 mm.23)Kryengritėsit e Gashit dhe tė Krasniqes,me 9 korrik 1912,ēarmatosėn 3 batalione turke dhe u morėn 1400 pushkė tė sistemit “Mauzer” e 4 mitralozatė sistemit “Maksim”.24) Nė Shqipėrinė e Mesme,kryengritėsit tė udhėhequr nga Abdi Toptani,zhvilluan luftime kundėr ushtrisė turke nė drejtimet Tiranė – Shijak. Me datė 6 korrik 1912 sulmuan depon e Shijakut,ku pajisen me armė,e municion dhe,me 8 korrik 1912,morėn Krujėn.25) Nė shtatorn e vitit 1912,kryengritėsit shqiptarė sulmuan disa depo tė artilerisė turke. Sipas burimeve arkivore austro-hungareze dhe italiane,nė depot e Prishtinės gjėndeshin 16.000 pushkė,nė Pejė 12.000 dhe nė Gjakovė 10.000 pushkė tė sistemit turk “Mauzer”. Megjithėse kėto shifra mundė tė jenė tė zmadhuara,fakti ėshtė se kryengritėsit pėr tė pėrballuar rrezikun tjetėr qė po u kėrcėnohej trojeveshqiptare nga monarkitė fqinjė,thyen kėto depo,por nuk pėrcaktohet me saktėsi se me sa armė e municion ata u vetarmatosėn.26) Tė gjitha kėto shifra dhe fakte dėshmojnė mė sė miri se njė nga burimet kryesore dhe baza mė e rėndėsishme e furnizimit me armė dhe me municion ka qenė dhe mbeti pėr kryengritėsit shqiprarė fushata e luftimit dhe depot e armikut.

2. Njė nga burimet dhe mėnyrat e furnizimit me armė dhe municion tė kryengritėsve shqiptarė,ka qenė dhe dezertimi me armė dhe municion i ushtarėve dhe i oficerėve me origjinė shqiptare,nga ushtria turke. Dezertimi u bė njė nga deshmitė dhe dukuritė mė konkrete tė rritjes sė ndėrgjegjes kombėtare edhe nė rradhėt e ushtrisė ku ata sherbenin. Lėvizja kundėr kryerjes sė sherbimit ushtarak pėrfshiu Shkodrėn,Janinėn etj. Ushtarėt me origjinė shqiptarė nė kėto vilajete largoheshin nga ushtria turke duke marr me vete dhe armėt vetijake. Vetėm nė Janinė,nė marsin e vitit 1909,nga qeveria turke u pushkatuan rreth 80 dezertorė shqiptarė.27) Kėto raprezalje bėnė qė dezertimi tė pėrhapej edhe mė shumė. Dezertimi masiv u bė me 22 qershor 1912,nga korpusi i 6-tė i Manastirit. Me kryengritėsit u bashkuan rreth 400 ushtarė dhe 30 oficerė,kryesisht me origjinė shqiptare.28) Tė dhėna tė tjera arkivore bėjnė tė ditur se me 23 qershor 1912 u arratisėn nė male,nga Manastiri,njė bataljon komplet me armė; me 650 deri nė 700 pushkė tė sistemit “Mauzer” me 8 oficerėt dhe gjithė nėnoficerėt. Kapiteni Tajar Tetova,sė bashku me 150 ushtarė dhe 5 oficerė shqiptarė morėn me vete tė gjithė armėt dhe municionin e kompanisė si dhe 2 mitraloza tė rėndė tė sistemit “Maksim” mod.1908,kal. 7,65 mm. Nga garnizoni i Korēės, deri me datė 25 korrik 1912, dezertuan 1800 ushtarė dhe oficerė,kryesisht shqiptarė, tė cilėt u bashkuan me kapitenin me origjinė shqiptare,Tajar Tetovėn. Vlen tė theksohet se nga Dibra e madhe dezertuan 5 oficerė dhe 120 ushtarė shqiptarė. Ata mė pėrpara kishin nxjerrė jashtė luftimit tri bateri malore (12 topa),duke ua hequr shulat.29) Me datė 26 qėrshor 1912,dezertuan nga garnizonet e Tepelenės dhe tė Gjirokastrės 7 oficerė dhe 150 ushtarė. Nga garnizoni i Shkupit u arratisėn dhe u bashkuan me kryengritėsit shqiptarė rreth 4 deri nė 5 mijė ushtarė me origjinė shqiptare tė pajisur me tė gjitha armėt dhe municionet. Ata shkuan nė drejtimin: Gjilan – Grykė e Kaēanikut.30) Dezertimet e xhandarėve tė Shijakut dhe bashkimi i tyre me kryengritėsit kan tėrhequr vemendjen e diplomatėve tė huaj,ashtu sikurse edhe agjitacioni i kryer nga Dervish Hima dhe studentėt shqiptarė tė ardhur nga Selaniku,i cili u bė shumė aktiv nė krahinėn e Gjirokastrės. Nė Frashėr,nė Skrapar dhe nė fshatrat e Gjirokastrės,deri nė korrikun e vitit 1912,kishte rreth 400 dezertorė.31) Tė gjitha kėto shifra dhe fakte dėshmojnė dhe vėrtetojnė mė sė miri se dezertimi,krahas luftės sė armatosur,u bė njė nga burimet kryesore pėr furnizimin me armė dhe municion,sidomos gjatė vitit 1912. Dezertimi ndikoi nė njė farė shkalle edhe nė paralizimin e ushtrisė turke pėr tė mos vepruar kundėr kryengritėsve shqiptarė.32)

3. Njė mbėshtėtje dhe burim pėr furnizimin,prodhimin,pėrmirėsimin (modifikimin) dhe sidomos pėr riparimin e armatimit tė sistemeve tė ndryshme,kan qenė edhe armėtarėt e vendit tonė. Armėtarėt e Tetovės dhe tė Gjakovės,deri nė vitin 1910,vazhduan tė prodhonin me sukses njė lloj pushke tė shkurtėr,e cila u bė e njohur me emertimin “huta e Tetovės” dhe “huta e Gjakovės”. Nė fakt,kėto ishin pushkė tė shkurtra tė punuara nė vend. Karabinat e vendit prodhoheshin me njė llojė metali tė butė,me katėr vijaska,me kalibėr 11,43 mm,me gėzhojė metalike. Nė Pejė u bėnė tė njohur pėr prodhimin e plotė tė pistoletave dhe tė revolverėve “Gasser” dy vėllezėrit mulla Ibrahim (usta Ibroja) dhe mulla Halili si dhe Hyseni,nga fshati Gora,nga rrethi i sotėm i Kukėsist. Tytat e revolverėve shkonin nga Shkodra nė Pejė. Shkodra njihej si qendra mė e madhe e prodhimit dhe e pėrdorimit tė revolverit tė sistemit “G.Gasser”. Pėr tė prodhuar tytėn e pushkės sė gjatė shqiptare “Karajfile” apo tė “Hutės shqipatre” (tė martines sė vendit) tė gjatė apo tė shkurtėr,nevojiteshin rreth 2 kg. hekur i butė. Njė armėtar,i cili merrej vetėm me procesin e shpimit tė tytės,mundė tė shponte brenda njė dite 12 tyta pushkėsh ose 15 tyta pistoletash apo revolverėsh. Armėtarėt e Prizrenit dhe tė Tetovės, pėr t’i shpėtuar ndjekjeve tė organeve qeveritare,filluan tė prodhonin edhe armė tė ashtuquajtura armė fantazie,tė njohura me emrin “armė-bastun”. Arma bastun e mori kėtė emėr pėr arėsye se qytėn e kishte si dorezėn e njė bastuni (shkopi tė dorės) qė mbante njė i moshuar. Tyta pėrbėhej prej hekuri tė butė dhe stolisej me arė. Qitja bėhej duke shtypur njė sustė (buton) e cila vendosej nė dorezė dhe ishte me njė fishek. Pėrdorte fishekun e hutės kal. 11,43 mm dhe tė mauzerit turk-kal. 7,65 mm. Kjo llojė arme ėshtė pėrdorur pas shpalljes sė kushtetutės turke (Hyrjetit-pas 23 korrikut 1908),kur ndalohej prodhimi i armėve dhe qarkullimi i lirė i qytetarėve tė armatosur. Nė Prizren,pėr prodhimin e armės-bastun u bė i njohur armėtari Ethem Sheapi. Armėtarėt e Prizrenit, Tetovės,Pejės dhe Gjakovės etj. bėnė edhe pėrmirėsime (modifikime),duke i kthyer armėt e sistemeve tė vjetra pėr prodhimin e armėve mė tė reja tė kohės. Tė njohura bėhen sidomos pushkėt e modifikuara,duke kombinuar tytėn e pushkės tė mauzerit me shulin e hutės shqiptare. Veshtirėsi paraqiste edhe mbushja e gėzhojave me barutin pa tym,i cili gjendej dhe sigurohej me vėshtirėsi dhe nė sasi tė pakėta,prandaj shpesh pėrdorej edhe baruti me tym (i zi),i cili nė vitin 1910 punohej me shumė sukses edhe nė sasi tė ndieshme nė krahinėn e Matit.33)

Nė vitin 1910,gjatė ēarmatimit tė popullsisė nga ushtria turke me anė tė mashtrimit,terrorit dhe dhunės ushtarake u moren sasi tė mėdha tė sistemeve tė ndryshme tė armėve qė ai kishte trasheguar brez pas brezi. Megjithė kėrkesat e vazdhueshme, kėto armė nuk ju kthyen asnjėherė mė popullit tonė.Autoritetet ushtarake turke i pėrdorėn ato, pėr tė stolisur klubet dhe gazermat ushtarake tė Turqve tė Rinj. Nepėr zyrat e Ministrisė sė Luftės sė Turqisė,nė Stamboll,me 1912,janė parė tė varura nepėr mure shumė armė zjarri,jataganė dhe hanxharė tė prodhimit shqiptar,tė punuara dhe tė stolisura artistikisht nga armėtarėt dhe argjendarėt tanė,siē shkruante nga Stambolli atashehu ushtarak austro-hungarez.34) Pavarėsisht nga ēarmatimi i vitit 1910,qė ishte njė humbje e madhe nė dėm tė kryengritjeve shqiptare,populli ynė gjeti forca,mjete dhe mėnyra autentike tė reja furnizimi dhe tė riarmatoset pėr tė vazhduar kryengritjet e viteve 1911 e 1912,duke pėrballuar njė ushtri tė rregullt,tė stėrvitur mirė nga specialistė tė huaj dhe tė pajisur me teknikėn mė tė fundit tė armatimit.Nga sa parashtruam, mundė tė pohojmė se burimet pėr furnizimin e kryengritėsve shqiptarė gjatė viteve 1909 – 1912 ,ishin kryesisht tė brendshme. Me armėt e trasheguara brez pas brezi tė sistemeve tė vjetruara dhe me pak municion,u kalua nė kryengritjet e armatosura duke siguruar armėt e sistemeve mė tė reja nė fushėn e luftimit dhe nė depot e armikut. Kontributi i dhėnė nga armėtarėt shqiptarė ėshtė bėrė nė kushte shumė tė vėshtira,tė fshehta,kur ndalohej ushtrimi i kėsaj zeje tradicionale,tė njė populli luftėtar dhe liridashės,por duke hasur dhe nė veshtirėsi teknologjike. Faktori i jashtėm – ndihmat e dėrguara nga vėllezėrit tanė jashtė Atdheut,tė organizuar nė klube,nė shoqėri dhe nė komitete kan qenė tė kufizuara. Pėrsa u pėrket armėve tė blera nga vendet fqinjė,nė Serbi,nė Mal tė Zi e gjetkė,ato kan qenė jo vetėm tė vogla,por me qellime edhe kushte tė rėnda pėr tė sabotuar dhe dobėsuar Lėvizjen tonė kombėtare.35) Nė zgjidhjen e problemit tė furnizimit me armė dhe municion njė kontribut tė shquar kan dhėnė masat e qytetit dhe tė fshatit, individė tė veēantė,njerėzit e thjeshtė,fėmijė,gra dhe pleq,armėtarėt tanė,si dhe udhėheqėsit e kėtyre kryengritjeve: I.Qemali,H.Prishtina,B.Curri,I.Boletini, L.Gurakuqi, N.Ivanaj,e shumė tė tjerė. Me furnizimin me armė ėshtė marrė dhe romancieri dhe historiani shkodran N.Nikaj.

Burimi: Riza T. Drishti (Studime Historike,Nr.1,1987)

Referenca bibliografike:
1 – Raport i nenkonsullit Austro-Hungarez nė Vlorė dėrguar Ministrisė Punve tė Jashtme tė A-H, me 11 shkurt 1909.(ruhet nė:Arkivi i Institutit tė Historisė [mė tej:AIH],Dosja,Vjenė 19-2,dok.258)
2 – S.Rrahimi,Vilajeti i Kosovės me 1878-1912,Prishtinė1969,f.122
3 – Sh.Rrahimi,Kryengritjet shqiptare nė Kosovė,”Kosova”,Prishtinė,1972,f47; Z.Cana,Lėvizja Kombėtare Shqiptare nė Kosovė,1908-1912,Tiranė 1982,f.101-103
4 – Kėngė popullore historike ,Tiranė,1956,f.239
5.Q.Haxhihasani,Pėrpjekjet e popullit shqiptar pėr liri nė periudhėn 1878-1912,sipas kėngėve popullore,Tiranė 1962,f.307
6 – Historia e Shqipėrisė,vėll.II,Tiranė 1965;-A.Haxhiu,”Hasan Prishtina”,Tiranė 1964,fq.21
7 – Raport i Konsullit tė Pėrgjithshėm italian nė Shkup dėrguar MPJ tė Italisė me 10 maj 1910,(ruhet nė AIH,Dosja B-52,nr.32196;Romė,me 14 maj 1910 )
8 – Raport i Konsullit tė pėrgjithshėm italian nė Shkup,dėrguar MPJI,me 5 maj 1910,AIH,Dosja B-57,nr.31185 i MPJI,Romė 10 maj 1910
9 – Historia e Shqipėrisė,Vėll.II,Tiranė,1965,f.314
10 – Raport i Konsullit A-H nė Cetinė,dėrguar MPJ A-H,me 14 prill 1910,(ruhet nė AIH,Dos. Vjenė 42,21-56)
11 – Raport i Konsullit A-H nė Selanik pėr MPJ,31 mars 1911,(ruhet nė AIH,Dos.Vjenė 21,3-319,shih fq.6 e 7 tė pėrkthyera nė shqip)
12 – Telegram sekret i Konsullit Rus nė Cetinė,dėrguar nė Petėrburg,13/26 mars 1911,(ruhet nė AIH,Dos.R-I,Viti 1911)
13 – Raport i Konsullit A-H nė Cetinė pėr MPJ tė A-H,(ruhet nė AIH,Dos.Vjenė ,22 – 4, 444)
14 – Shkresė sekrete e Konsullit A-H nė Shkodėr pėr MPJ tė A-H,15 dhjetor 1911,(ruhet nė AIH,Dos,Vjenė ,21.6.609)
15 – Raport i Konsullit tė pėgjithshėm tė A-H nė Janinė pėr MPJ tė A-H,20 korrik 1911,(ruhet nė AIH,Raport i konsullit A-H nė Janinė derguar MPJ )
16 – “Vranjski Gllasnik”,knjiga XI,f.203,Vranja 1975 (f.48 perkth.shqip),AIH
17 - “ “ fq.191 (fq.31 pėrkth.shqip),AIH
18 – Telegram i Konsullit italian nė Korfuz,derguar MPJI dt.21 maj 1912, (ruhet nė AIH,D.B-52)
19 – Gazerta “Liria e Shqipėrisė”,nr.42,dt.20 maj dhe 43 dt.31 maj 1912
20 – Telegram i konsullit A-H nė Selanik derguar MPJ tė A-H,me 15 maj 1912 dhe 31 maj 1912,(Dok.ruhet nė AIH,Tiranė)
21 – H.Prishtina,Njė shkurtim kujtimesh mbi kryengritjen shqiptare tė vitit 1912, Shkodėr,1921,fq.22 dhe 24
22 – Histori e Shqipėrisė,Tiranė 1965,vėll.II,fq.330,332
23 – Raport i Konsullit tė pėrgjithshėm A-H nė Shkodėr dėrguar MPJ tė A-H me 22 qershor 1912,(ruhet nė AIH,Dos.vjenė 22-2-297; Ref.I,V,nr.2832/116. )
24 – Raport i Konsullit tė pėrgjithshėm A-H nė Shkodėr pėr MPJ tė A-H,me dt. 17 korrik 1912,(ruhet nė AIH,Dos.Vjenė 22-I-123,dt.25 korrik 1912)
25 – Historia e Shqipėrisė,vėll.II,,4/1,Tiranė 1973,fq.88
26 – Telegram i Konsullit rus nė Selanik dėrguar MPJR,me 25 shkurt,9 dhe 20 mars 1912,nė AIH,Dos.R-2 (mbi sasinė e armėve qė gjendeshin nė depot turke); (ruhet nė AIH,Dos.B-53-1912)
27 – Historia e Shqipėrisė,vėll.II,4/1,1973,fq.25
28 – “ “ “ “ “ ,fq.86-87
29 –Telegram i konsullit A-H nė Selanik dėrguar MPJ tė A-H,me 23 qershor 1912,(ruhet nė AIH,Dos.Vjenė 22-2-281,287 dhe 780)
30 – Raport i Atashehut Ushtarak A-H nė Stamboll dėrguar Shefit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė A-H nė Vjenė,29 korrik 1912,(ruhet nė AIH,Vjenė 26-6-644)
31 – Histori e Shqipėrisė,vėll.II,4/1,1973,fq.89
32 – Franc Nopēe,Albanien,beuten Trachten und Gerüte,Berlin und Leipzig,1925,fq.146-154 (Perkth.shqip ruhet nė Inst.Kult.Popullore,Tiranė)
34 – Raport i Atashehut Ushtarak A-H pėr Shefin e Shtabit tė pėrgjithshėm A-H nė Vjenė,dt.23 gusht 1912,fq.26,(pėrkth.shqip nė AIH,Dos.Vjenė 23-3-359)
45 – Z.Cana,Lėvizja Kombėtarė Shqiptare nė Kosovė ,1908-1912,fq.190-194
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15616
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum