Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kėngėt e kreshnikėve kanė nivelin artistik tė epikės botėrore

Go down

Kėngėt e kreshnikėve kanė nivelin artistik tė epikės botėrore Empty Kėngėt e kreshnikėve kanė nivelin artistik tė epikės botėrore

Post by Elhamiu Sun 01 Aug 2010, 18:05

Shtrirja e regjimit tė timareve nė fillim tė shek. XVI (16)

Armėt e tyre nė sfondin e ciklit janė armėt e lashta, si mėzdraku, xhilitė, vishen shpeshherė mė pancirė, luftojnė zakonisht nė kuaj, por forma klasike e luftės sė tyre ėshtė dyluftimi nė mejdan. Megjithatė, gjatė pushtimit otoman edhe cikli i kreshnikėve pėsoi evolucion nė pėrputhje me kushtet e reja shoqėrore. Pranė emrave shqip shumė prej kreshnikėve paraqiten me emra turqish e myslimanė. Pranė episodeve mitologjike cikli filloi tė pasurohej edhe me ngjarje historike tė njohura nga periudha para turke, siē ishte lufta e Mujit kundėr Mark Krajleviēit, princit serb tė shek. XV, si dhe me ngjarje tė shekujve tė parė tė sundimit turk, siē e dėshmojnė emrat e Sulejman Kanunit, ose tė Ēuperli Vezirit, pa dyshim njė nga vezirėt e mėdhenj Ēuperlij tė shek. XVII, qė pėrmenden nė kėngėt e ciklit. Nė thurjen e ciklit u futėn elemente tė reja, tė cilat pėrballė elementeve tė lashta, formojnė anakronizma tė theksuara. Muji, nga njėra anė, lufton me shpata e topuz dhe nga ana e tjera nė qendrėn e tij, nė Jutbinė, dėgjohet topi ose pushka habertare qė thėrret nė kushtrim 30 agallarėt e tij. Tani Muji shikon me ,,dylbi’’, pi ,,kafe’’e ,,duhan’’. Ambienti i tij nė disa variante merr njė profil feudal; 30 agallarėt shpeshherė marrin pamjen e vasalėve, ndėrsa ai vetė rron nė saraje, shtrihet mbi ,,qilima’’dhe ,,sixhade’’,etj. Cikli i kreshnikėve krejt nė vargje ndahet nė kėngė, secila mė nga njė temė tė caktuar qė kėndohen tė shoqėruar mė lahutė e mė ēifteli. Disa nga kėto kėngė kanė 500, 600 deri 800 e mė tepėr vargje. Shumica e tyre janė me frymėzim poetik, me figura tė pasura mitologjike, me hiperbola tėrheqėse. Vargu i tyre ėshtė jashtėzakonisht i pasur dhe i kėndshėm, gjuha shqipe. Disa nga kėngėt e ciklit kanė njė forcė tė madhe epike dhe njė vlerė artistike, qė i bėjnė ato tė qėndrojnė krah pėr krah me kryeveprat e letėrsisė epike botėrore. Nė letėrsinė popullore u pasqyruan edhe ngjarjet kryesore historike edhe nė mėnyrė tė veēantė luftėrat ēlirimtare kundėr sundimtarėve turq.
Epika historike burim i pashtershėm pėr historianėt
Kėngėt dhe tregimet mė tė lashta tė kėsaj epike historike qė njohim sot, i kushtohen figurės sė tė paharruarit Skėnderbe, trimėrisė, zgjuarsisė dhe vendosmėrisė sė tij nė luftė, dashurisė sė heroit pėr masat popullore. Ato venė nė dukje urrejtjen kundėr shkelėsve turq, zotėsinė dhe trimėrinė e ushtrive shqiptarė nė luftėn e pabarabartė kundėr ushtrive tė shumta otomane. Ne njohim gjithashtu kėngė popullore kushtuar Gjergj Arianitit dhe tregime me veshje legjendare mbi bashkėluftėtarėt e tjerė tė Skėnderbeut, si Lekė Zaharia, Lekė Dukagjini, etj. Letėrsia popullore luajti njė rol tė rėndėsishėm edukativ gjatė kėtyre shekujve. Ajo e mbajti tė gjallė dashurinė pėr gjuhėn, pėr atdheun pėr traditat luftarake. Ajo ruajti gjithashtu tė paprekur shijen artistike tė shqiptarėve pėr prodhime letrare. Krijimtaria letrare popullore ėshtė shprehja e rezistencės qė i bėnė shqiptarėt sundimtarėve turq edhe nė fushėn e kulturės.

Arkitektura nė shek. XVI-XVII
Me pushtimin e Shqipėrisė, feudalėt turq u interesuan nė fillim vetėm pėr ato ndėrtime qė plotėsonin nevojat e tyre ushtarake, pėr ndėrtimin ose rindėrtimin e kalave, urave,etj. Si dhe pėr nevojat e kultit tė tyre islam; pėr ndėrtimin e xhamive, teqeve, tyrbeve etj. Turqit nuk sollėn me veti ndonjė stil tė veēantė nė arkitekturė. Nė ndėrtimet e tyre ata futėn nė pėrdorim teknikėn, stilin dhe elementet arkitektonike qė gjetėn nė vendet e pushtuara, tė cilat i pėrvetėsuan me anė tė mjeshtėrve vendės. Kėtė na tregon kalaja e Elbasanit, qė ishte kalaja e parė e ndėrtuar nga turqit nė Shqipėri nė themelet e njė kalaje tė vjetėr (1466). Teknika dhe stili i saj i ndėrtimit nuk kanė ndonjė ndryshim tė madh nga teknika dhe stili i kalave tė tjera mesjetare paraturke. Qysh nė fillim tė sundimit tė tyre turqit i kushtuan kujdes tė veēantė faltoreve islame. Edhe sot qėndrojnė nė kėmbė disa nga xhamitė e ndėrtuara qysh nė shek. XV (Xhamia Mbret nė Elbasan, Xhamia e Bajazitit tė II nė Berat, Xhamia e Imrahorit nė Korēė). Por, edhe nė kėto faltore turqit futėn pakė elemente tė reja. Kubeja qendrore e xhamisė dhe shtyllat e sofasė janė njė pėrvetėsim i kubes dhe i shtyllave tė kishave bizantine nė Shqipėri. Lidhur me kultin e tyre turqit pėrhapėn gjithashtu tipin e mauzoleut oriental, tyrben, e cila qe diēka e re, kurse banjat publike qė u ndėrtuan nė qytete s’ishin gjė tjetėr veēse vazhdim i traditės bizantine. Si tyrbet dhe banjat janė shumė tė thjeshta, pa ndonjė dekorim. Edhe urat, nė pėrgjithėsi, nga pikėpamja e teknikės dhe e stilit nuk kanė ndonjė ndryshim nga urat e vjetra. Ato u ndėrtuan si gjithė veprat e tjera, prej mjeshtėrve dhe muratorėve vendės. Nė ndėrtimin e shtėpive tė thjeshta popullore u ruajt tradita e vjetėr shqiptare. Stili turk-oriental duket se nuk u pėrhap gjatė kėtyre dy shekujve nė Shqipėri. Nga pikėpamja arkitektonike shtėpitė e ndėrtuara gjatė kėsaj kohe janė tė thjeshta. Vetėm feudalėt gjatė shek. XVII filluan tė ndėrtonin, saraje tė bukura dhe tė kushtueshme. Por, gjatė shek. XVII filluan tė ndėrtoheshin pėrsėri njė numėr i faltoreve tė krishtera, pasi sundimtarėt turq e ndaluan ndėrtimin e kishave dhe manastireve tė reja. Nėpėr fshatra tė largėta, ku nuk njihej dora e autoriteteve feudale turke mund tė jetė ndėrtuar ndonjė kapelė e parėndėsishme nga pikėpamja arkitektonike. Por, gjatė shek. XVII filluan tė ndėrtoheshin pėrsėri njė numėr faltoresh tė krishtera nė Shqipėri. Gjysma e parė e kėtij shekulli karakterizohet me ndėrtimin e faltoreve me kube sipas traditės sė vjetėr, tė stilit bizantin, por edhe me ndikime perėndimore (kisha e Fjetjes sė Shėn-Mėrisė, nė Manastirin Goranxi, afėr Gjirokastrės, me kube tė stilit gjysmė-gotik, ndėrtuar mė 1600). Mė vonė, nga gjysma e dytė e kėtij shekulli ndryshoi stili arkitektonik nė ndėrtimin e faltoreve tė krishtera. Ato nuk janė mė tė stilit bizantin nė formė kryqi me kube qė duken mbi ēatinė, por tė stilit bazilikė, nė formė katėrkėndėshe kėnddrejtė, tė ndarė nė drejtimin gjatėsorė tė tyre me shtylla me tri anije, me kube hemisferike tė mbuluara nga ēatia pėr tė mos u dukur nga jashtė dhe me njė ose tri gungore (absida) nga lindja. Largimi nga tradita e vjetėr e stilit bizantin, me kube dhe stolisjet tjera nga jashtė dhe pėrdorimi i stilit bazilikė, i cili nga pamja e jashtme paraqitet i thjeshtė dhe u ngjet shtėpive tė zakonshme, u shkaktua nga nevoja qė kėto faltore tė mos u binin nė sy turqve fanatikė. Nė krahinat e Shqipėrisė sė Veriut, pėr shkak tė varfėrimit tė vazhdueshėm dhe tė trazirave tė shpeshta, vendin e kishave dhe tė katedraleve tė mėparshme tė rrėnuara e zunė kishat ose kapelat e thjeshta si dhe altarėt e varfėr, tė vendosura nė vende tė hapura, pa asnjė vlerė artistike dhe arkitektonike.(
avatar
Elhamiu

Postime : 2515
Kyējet nė forum : 19166
Regjistruar mė : 2009-02-24

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum