Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PJETĖR MEHMETI I SHALĖS - NJĖ YLL I NACIONALIZMIT SHQIPTAR

Go down

PJETĖR MEHMETI I SHALĖS - NJĖ YLL I NACIONALIZMIT SHQIPTAR Empty PJETĖR MEHMETI I SHALĖS - NJĖ YLL I NACIONALIZMIT SHQIPTAR

Post by Dode Progni Fri 06 Aug 2010, 19:46

PJETĖR MEHMETI I SHALĖS – NJĖ YLL I NACIONALIZMIT SHQIPTAR

Nga Dodė Progni

Pjetėr Mehmeti u lind nė fshatin Pecaj tė fisit tė Shalės nė vitin 1910. Ishte i biri i patriotit tė shquar Mehmet Shpendi – i pari i Djelmnise sė Shalės dhe njėri nga luftetarėt e prijėsit mė tė njohur tė kėtij fisi nė kryengritjet e mėdha antiosmane tė viteve1910-1911-1912, si dhe nė mbrojten e tėrėsisė tokėsore tė shtetit shqiptar nga synimet grabitėqar serbo-malazezė nė vitet 1913-1915. U vra nga forcat pushtuese serbo-malazeze nė muajin Korrik te vitit 1915.
I ati e kishte lėnė Pjetrin akoma pa mbushur pesė vjet. Por e ėma Zojė Sokolja-njė grua qė rridhte prej njė familje me tradita tė shquara patriotike, e bija e Sokol Kolės nga Pepajt e Shoshit, u kujdes pėr rritjen dhe edukimin e tij. Nė fėmijėrinė dhe rininė e herėshme, vėllai i madh Prekė Mehmet Shpendi dhe kushėriri Mark Sadiku sė bashku me nėnė Zojėn iu bėnė Pjetrit shokė e prindėr. Ata i mėsuan historitė e tė atit Mehmet Shpendi dhe shumė burrave tė tjerė tė Pecajve dhe tė fisit tė Shalės qė brez pas brezi kishin luftuar e dhėnė jetėn pėr lirinė e pavarėsinė e Shqipėrisė. I rritur nė njė ambjent tė tillė patriotik,Pjetėr Mehmeti, ashtu si i ati dhe paraardhėsit e tij u bė njė burrė trim e atdhetar i flakėt, besnik i idealeve tė nacinalizmit shqiptar.
Pėr disa vite sherbeu si tregėtar nė krahinėn e Nikaj-Merturit, ku kishte miq e shokė burrat mė nė zė tė kėsaj krahine si,bajraktarin e Merturit Mark Tunxh Miftarin, atė tė Nikajt Bafti Ndoun, si dhe Nikė Delinė e Shpend Sadik Bushatin nga Lekbibajt, Fetė Sadikun nga Palēi, Gjelosh Nosh Prognin nga Salca, Sylė Martinin nga Raja, Pal Nikėn nga Currajt e Epėrm, Nikė Sokolin e Mark Sadikun nga Bėtosha e te tjere. Jo vetėm nė Nikaj-Mertur, po edhe nė Shalė, Shosh e me gjerė ai njihej e respektohej si burre trim, besnik e atdhetar.
Nė vitin 1942, u bė anėtar i Organiizatės sė Ballit Kombėtar, dhe qė nga ajo kohė u zgjodh sekretar i kėsaj organizate pėr Nikaj-Merturin. Duke qenė njėri nga anėtarėt e drejtuesit mė tė devotshem tė Ballit, ai luajti rol tė rėndėsishėm nė propagandimin e pėrhapjen programit tė tij - “Dekalogu“, pėr shtimin e radhėve tė organizatės me elementė nacionalistė dhe pėr organizimin e funksionimin e degėve tė Ballit nė Nikaj-Mertur e Dukagjin. Nė sajė tė punės sė pa lodhur tė kryetarit Gjelosh Noshi dhe tė sekretarit Pjetėr Mehmeti, organizata Ballit Kombėtar pėr Nikaj-Merturin dhe Dukagjinin ishte nga mė aktivet nė tė gjithė malėsitė e Veriut. Duke mbajtur lidhje tė vazhdueshme me krerėt kryesor tė Ballit nė qendėr si Mit’hat Frasheri, Jup Kazazin, Xhelal e Enver Bushatin e te tjere, kėta i dhane Organizatės sė Ballit nė kėto krahina orientim tė qartė nacionalist dhe antifashist gjatė tėrė viteve tė luftės sė dytė botėrore. Pjetėr Mehmeti u pėrpoq me tė gjitha forcat pėr tė vėnė nė jėtė parimet themelore tė pėrcaktuara nė “Dekalogun“ e Ballit Kombėtar siē ishin: ”Lufta pėr flamurin kuq e zi, pėr njė Shqipėri tė lirė, etnike e demokratike, me baza shoqėrore moderne ku do tė mbizotėrojė liria e fjalės dhe e mendimit “ e te tjera. Nė gusht tė vitit 1943, udhėhėqja komuniste shqiptare, pasi kish nenshkruar nė Mukje marrveshjen e bashkėpunim me Ballin Kombėtar dhe grupimet e tjera nacionaliste shqiptare; pėr njė luftė pa kompromis kundėr pushtuesve dhe pėr vetėvendosjen e popullit shqiptarė tė Kosovės, e prishi atė nė mėnyrė tė njėanėshme.Ky veprim, lėndoi thellė zėmrėn patriotit Pjetėr Mehmeti, i cili si shumė patriotė tė tjerė shqiptarė kish ėndėrruar pėr bashkimin e tė gjithė shqipėtarve nė luftė pėr njė Shqipėri tė lirė, etnike dhe demokratike. Qysh nė atė kohė ai formoi bindjen se, ky veprim i dirigjuar nga komunistet jugosllavė, ishte njė tradhėti kombėtare qė do t’i vinte kazmėn fatit tė Shqipėrisė dhe tė Kosovės. Pėr nacionalistin Pjetėr Mehmeti lidhjet e ngushta tė komunistėve shqiptarė me ata serbo-sllavė pėrbėnin njollėn mė tė zezė tė komunizmit shqiptarė. Ato i kundėrviheshin ēeshtjes kombėtarė shqiptare, prandaj u bė njė kundėrshtar i rreptė i ideve komuniste dhe u pėrpoq me tė gjitha forcat pėr tė penguar pėrhapjen e tyre nė Nikja – Mertur e Dukagjin.
Pasi kish hedhur poshtė marrveshjen e Mukjes, udhėheqja komuniste shqiptare pėr hirė tė pushtetit, iu imponua me forcėn e armėve, ballistėve, zogistėve dhe gjithė nacionalistėve shqiptarė, duke ndezur flakėt e njė lufte vllavrasėse nė Shqipėri. Qysh me 1 tetor 1943, Enver Hoxha udhėzonte tė gjitha Komitetet Qarkore tė PKSH, se: “Ne duhet tė ndėrhyjmė e tė godasim pa mėshirė Ballin Kombėtar. Asnjė hėzitim… ndryshe jemi tė humbur. Balli nuk na liron pushtetin dhe askush tjetėr nė qoftė se nuk e rrėmbejmė me forcė … Mbaroi ēeshtja e bashkimit me Ballin… tash ai duhet tė demaskohet si njė organizatė reaksionare. Demaskimi tė bėhėt i vazhdueshėm dhe ne vemi drejt likujdimit tė Ballit dhe jo tė bashkimit me tė. Nė rast se ai vendoset nė ndonjė fshat a qytet, duhet tė veproni pėrnjėherėsh edhe ushtarakisht kundėr tij “.

Nė fund tė vitit 1944, kur pushtuesit gjermanė po largoheshin nga Shqipėria, edhe pėr ballistėt, zogistėt dhe gjithė nacinalistėt e Nikaj-Merturit e tė Dukagjinit, doli nė plan tė parė qėndresa antikomuniste, pėr tė mos lejuar vendosjen e sundimit tė tyre nė Shqipėri. Pjetėr Mehmet Shpendi ishte njėri nga organizatorėt dhe luftėtarėt mė tė vendosur tė qėndresės antikomuniste tė Nikaj-Merturit dhe malėsive tjera tė veriut, nė Qafen e Kolēit dhe lumin e Merturit, kunder forcave tė Brigades VI dhe XXV S tė UNĒl qė sulmuan krahinėn, nė nentor tė vitit 1944. Me 16 nentor 1944, kėto forca u turrėn nė drejtim tė Nikaj-Merturit dhe Dukagjinit pėr nėnshtrimin e kėtyre krahinave antikomuniste dhe pėr vendosjen e pushtetit komunist aty. Fillimisht nė Qafėn e Kolēit e mė pas tek lumi i Merturit ata u ndeshėn nė rezistencėn e armatosur tė mbarė popullsisė. Pjeter Mehmeti se bashku me Nik Deline, Gjelosh Noshin, Ndue Gjelosh Prognin, Zef Binakun e te tjere, shkatėrruan urėn e lumit tė Merturit duke e bėrė tė pamundur marshimin e forcave komuniste nė Nikaj-Mertur e Dukagjin. Tė gjėndura nėn zjarrin e mbi 400 luftėtarėve nacionalistė qė ishin pozicionuar nė anėn e djathtė tė lumit tė Merturit, forcat e Brigades se VI, pas tre ditė luftimesh tė ashpėra, ku patėn disa tė vrarė e tė plagosur, u detyruan tė lėnė frontin dhe tė kthehen pėr nė Krasniqe. Aty moren nė pėrforcim edhe Brigadėn e XXV S tė UNĒl, e cila nė pėrbėrje tė Divizionit tė V - tė UNĒlSH ndodhej nė Kosovė pėr tė ndjekur forcat gjermane qė po largoheshin nga Ballkani, por u kthyen pėr tė ndihmuar Brigades VI Sulmuese, qė tė pushtonte Nikaj-Merturin, ku nuk kishte, dhe nuk kish pasur asnjė kėmbė gjermani qysh me datė 17 prill 1944,kur 21 forcat e fundit gjermane, pasi kishin qėndruar rreth 2 muaj nė Dukagjin e Nikaj-Mertur qenė dorėzuar tek misioni ushtarak i Aleatėve Britanikė. Tė nisura nga Kolgecajt,kėto dy brigada partizane, nė bashkėveprim me njėra-tjetrėn, risulmuan forcat nacionaliste qė gjendeshin nė Nikaj-Mertur nga katėr drejtime kryesor:1. Kolgecaj-Bujan-Gri-Shkambi i Rajės-Tėtaj. 2.Kolgecaj-Geghysen-Qafa e Kolēit-Shėngjergj. 3.Kolgecaj-Markaj-Shtylla e Grisė-Curraj Epėr. 4.Kolgecaj-Dragobi-Qafa e Valbonės-Theth-Breglumi-Qafa e Agrit-Lekbibaj. Pas rezistencės qė popullsia vendase u bėri kėtyre forcave nė Thethė, Qeresh-Mulaj, Qafė tė Kolēit dhe Shkam tė Rajės, ku pati disa tė vrarė dhe tė plagosur nga tė dy palėt, me 25 nėntor 1944, forcat komuniste arritėn tė pushtojnė krahinėn. Me atė rast, nepėrmjet dhunės e terrorit ngritėn nė Nikaj - Mertur e Dukagjin organet e para tė pushtetit tė tyre diktatorial, tė ashtuquajtura “Kėshilla Nacinalēlirimtare”.
Pas vendosjes sė regjimit komunist nė Shqipėri, Pjetri nuk u pajtua asnjė herė me atė regjim tė cilin e konsideronte antikombėtar dhe antidemokratik. Pėrkundrazi, qėndrimi i tij u bė akoma mė i rreptė e mė i vendosur nė luftė kundėr tij. Pėr tė mos iu nenshtrua diktaturės komuniste ai doli malit qysh nė vitin 1945, dhe bashkė me 18 nacinalistė antikomunistė tė tjerė tė krahinės sė Nikaj-Merturit e Dukagjinit si: Mark Tunxh Miftari, Gjelosh Noshi Progni, Mark Sadiku, Shpend Sadiku, Fran Ukshini, Nikė Sokoli, Pjetėr Kukaj, Sadik e Gjeto Marku, Kolė Ndue Sadiku e te tjere. formuan ēetėn antikomuniste qė komandohej nga Nikė Sokoli i Bėtoshės. Kjo ēetė, e konsideruar nga regjimi i asaj kohe si njėra nga mė tė rrezikshmet nė Shqipėri, qendroi nepėr malet e ashpėra tė veriut, nė shi e dėborė, me bukė e pa bukė, nė dimėr e verė, nepėr male e shpella duke luftuar me pushkė nė dorė kundėr forcave komuniste tė ndjekjes deri nė vitin 1948. Gjatė tėrė kohės qė Pjetėr Mehmeti qėndroi nė kėtė ēetė, ra disa herė nė pėrpjekje tė armatosur me forcat komuniste tė ndjekjes, dhe nė ēdo rast u dallua si njė luftėtar trim i pa epur. Nė njėrėn nga pėrpjekjet mė tė ashpėra, nė Qafėn e Kolēit, shtator 1946, ai kreu njė akt tė rrallė trimėrie e guximi. Ēeta ndodhej e rrethuar prej qindra forcave komuniste tė ndjekjes. Pas njė qėndrese heroike disa orėshe asaj po i mbarohej municioni. Shpresa e luftetareve nacionalistė pėr tė dal tė gjallė nga rrethimi pothuaj se ishin shuar tėrėsisht. Por nė kėto ēaste teje tė veshtira, Pjeter Mehmeti shpalosi gjithė trimėrinė dhe guximin qė e karakterizonte. Pa ju trembur syri aspak, ai u turr nė sulm me bomba mbi kundėrshtarėt, ēau rrethimin dhe nė mes zjarrit e flakėve ju prini shokėve e bashkė me ta doli jashtė rrethimit, ēuditėrisht pa asnjė humbje. Ai u qe betuar shokėve se, kurrė pėr sėgjalli nuk do tė binte nė duart tė komunistėve. Lidhur me kėtė, i kish lėnė amanet mitralierit tė ēetės Mark Sadiku, se, po tė ndodhte rasti qė Pjetri gjatė luftimeve tė mbetej i plagosur, tė mos largohej pa e qėlluar pėr vdekje atė, nė mėnyrė qė kurrėsesi tė mos e linte tė gjallė nė duar tė komunistėve. Njė rast tė tillė e solli fati nė dhjetor tė vitit 1946, kur ēeta e tij e tradhėtuar nga tė pabesėt u gjend e rrethuar prej qindra forcash komuniste tė ndjekjes nė njė stan tė lagjės Prebibaj tė fshatit Curraj tė Epėrm. Tė vendosur pėr tė mos rėne nė duar tė komunistėve, tė gjithė pjestarėt e ēetės bėnė njė qėndresė heroike disa orėshe. Me qėnė se ata nuk po dorėzoheshin, forcat e ndjekjes i futen zjarrin stanit pėr t’i djegur tė gjallė kundėrshtarėt e tyre. Kjo i detyroi pjestarėt e ēetės tė turren drejt derės pėr tė ēarė rrethimin. Mitralieri Mark Sadiku sė bashku me trimin guximtar Pjetėr Mehmeti, si kurdoherė, me bresherite e armėve tė tyre u hapėn rrugen shokeve pėr te dal nga rrethim. Pasi dolėn tė gjithė, ata me mitraloz dhe automatik nė dore mes tymit, flakėve dhe plumbave qe u fėrshėllenin nga tė gjitha anėt, u turrėn drejt shtegut tė oborrit pėr t’u bashkuar me shokėt. Por, papritmas njė plumb i mallkuar goditi gjoksin e trimit Pjetėr Mehmeti,duke e lėnė tė plagosur rėndė. Marku me shpejtesi rrufeje u gjėnd pran tij pėr t’a ndihmuar dhe sė bashku tė dilnin nga rrethimi. Por, sapo i vuri dorėn pėr ta tėrhequr, Pjetri qė po jepte shpirt kujtoi amanetin qė i kish lėnė Markut, prandaj i tha: “Mark! Merri kėto dokumenta e shko pa humbur kohė! Mos harxho fishek me mua se kam marre boll! Lamtumirė! “ Kėshtu pushoi sė rrahuri zėmra e nacionalistit dhe atdhetarit tė flaktė, trimit mbi trima Pjetėr Mehmet Shpendit tė Shalės. Duke dhėnė jetėn heroikisht pėr Shqipėrinė e lirė dhe demokratike, ai mbeti njė yll i ndritur i nacionalizmit shqiptar.
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15550
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum