Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės

2 posters

Go down

100 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės  Empty 100 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės

Post by Kle@Love Thu 26 Aug 2010, 23:48


Kujtohet 100-vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės
Sot festohet 100 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės, njė prej figurave me pėrmasave botėrore.
Qindra murgesha katolike dhe mjaft qytetarė tė Calcuttės nė Indi kanė shėnuar 100 vjetorin e lindjes sė saj me njė meshė speciale nė selinė e misionit tė bamirėsisė tė cilin ajo themeloi 60 vjet mė parė.

Nė kėtė meshė u lexua edhe njė mesazh nga Papa Benedict XVI.

Nė Shqipėri, Kosovė dhe Maqedoni priten sot tė zhvillohen veprimtari tė shumta.

Nė Shqipėri veprimtaritė nisėn me meshėn shenjtė tek Katedralja e T'Lumes "Nėnė Tereza" nė Vaun e Dejės.

Nė Maqedoni parlamenti do tė zhvillojė njė seancė solemne. Njė spital nė vendlindjen e saj, nė Shkup do tė marrė emrin 'Nėnė Tereza'.

Nė kuadėr tė 100 vjetorit tė lindjes sė Nėnė Terezės edhe mė Kosovė do tė zhvillohen njė sėrė aktivitetesh, duke filluar nga seminari shkencor e deri te liturgjitė kishtare.

Nė Seminarin Ndėrkombėtar tė Gjuhės Letersisė dhe Kulturės shqiptare, sapo ka pėrfunduar njė tryezė shkencore pėr figurėn e saj.

Por si vlerėsohet figura e Nėnės Terezė nė Kosovė, sot nė 100 vjetorin e lindjes.

Hajredin Kuqi zėvendėskryeministėr i Kosovės thotė se figura e Nėnė Terezės ėshtė pjesė e krenarisė kombėtare, dhe megjithė aktivitet ka pasur mundėsi qė tė bėhet akoma mė shumė:

“Besoj se ne e kemi dhėnė kontributin tonė, por gjithnjė ka hapėsirė edhe pėr mė shumė, pėr njė rrezatim pėr veprėn e saj, pėr angazhimin e saj, jo vetėm nė ngritjen dhe lartėsimin e personalitetit tė saj, sepse ajo tani mė ėshtė personalitet botėror, por nė pėrvetėsimin e vlerave qė i ka pasur ajo. Do tė thoja se Kosova dhe shqiptarėt kanė mė shumė nevojė pėr personalitetin e Nėnė Terezės, se sa qė Nėnė Tereza ka nevojė pėr mbikqyrjen qė do ta bėjmė ne”, thotė ai.

Megjithėse Kosova e ka shpallur kėtė vit “Vit tė Nėnė Terezės, janė tė shumtė ata qė mendojnė se nuk ėshtė bėrė sa duhet pėr ikonėn e bėmirėsisė shqiptare, sic ėshtė vlerėsuar shpesh ajo.

Qytetarėt thonė se jo gjithmonė Kosova, Shqipėria apo Maqedonia, kanė ditur ta japin respektin e duhur pėr Nėnėn Terezė.

Ata thonė se shqiptarėt nuk kanė ditur t’i vlerėsojnė sa duhet figurat e mėdha kombėtare, dhe nė kėtė rast thonė se mė shumė kanė pėrfituar se sa qė kanė dhėnė pėr tė.

Figura e Nėnė Terezės

Dom Lush Gjergji ėshtė njėri prej autobiografėve mė tė spikatur tė Nėnė Terezės.

Nė njė intervistė pėr BBC-nė, ai ėshtė shprehur se vlerat e mirėfillta tė Nėnė Terezės do tė njihen tek me vonė, sespe dimensionet e figurės sė saj thotė ai, janė shumė mė tė mėdha se sa qė njihen sot.

Ai thotė se Prishtina dhe Tirana nuk i kanė dhėnė asaj respektin e merituar.

“Megjithė aktivitet qė ka pasur dhe ka nė Kosovė, nė Shqipėri dhe nė Maqedoni, nuk mund tė themi se kemi bėrė mjaft. Unė shpresoj qė ta kemi mishėruar nė mendjet dhe nė zemrat tona, dhe mbi tė gjitha tė mos jetė vetėm njė festim i lavdėrimit tė emrit tė saj, por mbi tė gjitha nga jeta dhe vepra e Nėnė Terezės tė mėsojmė atė qė ėshtė thelbėsore qė ėshtė mirėsia, dashuria, bujaria, dialogu ndėretnik, dialogu ndėrfetar qė janė cilėsi absolute pėr historinė e njerėzimit”.

Dom Lush Gjergji thotė se ėshtė i kėnaqur pjesėrisht me akivitet qė janė organizuar pėr nder tė figurės sė Nėnė Terezės, dhe qė sipas tij ka mė shumė hapėsirė dhe mundėsi qė jeta dhe vepra e saj tė zbėrthehen nė dimensionet qė kanė.

Ai po ashtu thotė se shqiptarėt nuk kanė ditur ta shfrytėzojnė sa duhet emrin e saj, dhe vlerat.

“Nėnė Tereza e bėri njė sintezė tė mrekullueshme tė botėse sė tė varfėrve dhe tė pasurve dhe u bė nėna e gjithė njerėzimit, e pse tė mos jetė edhe nėna e popullit shqiptar. Ne asnjėherė nuk jemi paraqitur nė prizmėn e asaj qė janė vlerat dhe virtytet e Nėnė Terezės. Unė gjithnjė kam thėnė se Nėna Tereze ėshtė letėrnjoftimi ynė, ėshtė identiteti ynė burimor shqiptar dhe nėse ne shkojmė gjurmėve tė saj tė gjitha dyert do t’i kemi tė hapura”.

Manifestimet pėr shėnimin e 100 vjetorit tė Nėnė Terezės kanė filluar muaj mė parė, meqenėse viti i sivjetmė me vendimin e presidentit tė Kosovės ėshtė shpallur “Viti i Nėnė Terezės”, por manifestimi qendror do tė mbahet me 5 shtator, kur do tė pėrurohet edhe katedralja qė mban emrin e saj.
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23925
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

100 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės  Empty Re: 100 vjetori i lindjes sė Nėnė Terezės

Post by E Dashuruar Fri 27 Aug 2010, 11:46

Nėnė Tereza simbol i bashkimit kombėtar

Don Marjan Ukaj


Fundi i shekullit XIX dhe fillimi i shekullit XX karakterizohej me luftėra tė paepura pėr ēlirimin e trojeve shqiptare nga pushtimet e huaja. Nė kėtė periudhė nga trungu i popullit tonė tė shumėvuajtur dolėn Rilindės trima dhe mendjendritur, qė me armė dhe penė i dolėn zot Atdheut. Atėherė kur Qeveritė e Mėdha i copėtuan trojet tona, ndėrsa Kulshedra e kuqe po pėrgatitej ta vente nėn kthetrat e veta kombin tonė tė lashtė, nė njė familje tė tillė, nė qytetin e Shkupit, me 26 gusht 1910 Zoti e solli nė jetė Gonxhe Bojaxhiun, e cila mė vonė u kuptua si mė i madhi peshqesh pėr popullin tonė dhe botėn. Kjo Gonxhe u qe besuar prindėrve tė pėrshpirtshėm, tė cilėt, pėrkundėr urrejtjes dhe varfėrisė sė madhe tė kohės, ditėn ta rrisnin dhe ta edukonin bijen e vet nė frymėn e idealeve ungjillore, pėr tė ēelur mė vonė dhe pėr ta mbushur botėn me aromėn e dashurisė, tė pėrkushtisė dhe tė shėrbimit ndaj tė varfėrve ndėr mė tė varfėr fillimisht nė Kalkutė dhe pastaj nė mbarė botėn.
Me 24 maj 1937 m. Tereza i bėri kushtet e pėrjetshme dhe e mori emrin Nėnė Tereza. Ishte njė ditė e veēantė pėr Tė. Ja se ēka shkruan me kėtė rast: “Ēfarė hiri i madh! Vėrtet, s’mund ta falėnderoj Zotin sa duhet, pėr tė gjitha qė bėri pėr mua. I Tij pėr amshim!” Me siguri nuk ka qenė krejt e vetėdijshme pėr peshėn e kėtyre fjalėve, por njė gjė nuk e ka harruar kurrė: e kjo ėshtė besa shqiptare. E din mirė dhe e thekson edhe nė letrat drejtuar Atit shpirtėror dhe Arqipeshkėvit tė Kalkutės, se besa tek shqiptarėt ėshtė e shenjtė dhe se shqiptari pėr besė jep edhe djalin. Nėnė Tereza ishte njė murgeshė e devotshme, bujare, e zellshme dhe e lumtur. Fliste rrjedhshėm gjuhėn angleze, hindu dhe atė bengale. Ishte mėsuese e talentuar dhe e lidhur ngushtė me nxėnėsit, tė cilėt e donin dhe e admironin. Veprimtaria e saj ishte krejt e thjeshtė dhe digjej pa u kursyer pėr ta dashur Jezusin sikur askush mė parė.
Nė vitin 1942 Nėnė Tereza bėri njė betim privat, pėr tė mos i kundėrshtuar Zotit nė asgjė. Nuk zgjati shumė dhe Krishti e vuri nė njė sprovė tė re duke i thėnė: “Kam nevojė pėr murgesha indiane, viktima tė dashurisė sime, tė cilat do tė jenė tė lidhura ngushtė me mua pėr tė rrezatuar dashurinė time nė shpirtėra... Kam nevojė pėr murgesha tė mbushura me dashurinė time nė kryq”. Ndėrsa Nėnė Tereza e pėrvuajtur pėrgjigji: “O Jezui im, ajo qė Ti kėrkon i tejkalon forcat e mia. Unė nuk jam e denjė, jam mėkatare dhe e dobėt. Shko, o Jezu, dhe gjeje ndonjė shpirt mė tė denjė dhe mė bujar se mua”. Pasi Nėnė Tereza kėrkoi dritė pėr ta mėsuar vullnetin e Zotit, krejt nė fund, Jezu Krishti e garantoi duke i thėnė: “Mos ki frikė! Gjithmonė do tė jem me ty”!.
Lufta e dytė botėrore nuk e kurseu as kuvendin e Loretos nė Kalkutė. Shkolla “St. Mary” u shndėrrua nė spital. Uria e pushtoi Bengalin Perėndimor dhe i mori mė se dy milion jeta njerėzish. Me 19 gusht 1946 dhuna bėri qė rrugėt e Kalkutės tė laheshin nė gjak. Nėnė Tereza nuk mund tė rrinte e qetė. Ajo shkrihej nė lutje dhe nė punė pėr tė tjerėt. Kjo gjė i pėlqeu Jezusit, i cili me 10 shtator 1946 nė njė vegim gjatė udhėtimit pėr nė Darjeeling, kėrkoi prej saj ta linte rregullin e Loretos dhe ta themelonte njė bashkėsi tė re, tė cilėn do ta quante me emėr: “Misionaret e Dashurisė”. Nėnė Terezės i duhej tė luftonte me vetveten. Braktisja e kuvendit tė motrave tė Loretos ishte tejet e vėshtirė pėr Tė. Ja si e kujton Loreton: “Nė kuvendin e Loretos isha shumė e lumtur. Mendoj se isha motra mė e lumtura nė botė.” Gjatė muajve nė vijim Jezusi ia zbuloi Nėnė Terezės vuajtjen e vet pėr braktisjen e mė tė varfėrve, keqardhjen dhe mjerimin e tij, dėshirimin, etjen dhe dėshirėn pėr motra qė do tė jenė zjarri i dashurisė ndėr mė tė varfėrit, tė sėmuarit, atyre qė janė duke vdekur, fėmijėve tė braktisur nėpėr rrugė.
Tanimė ėshtė vėrtetuar se Jezusi nė Nėnė Terezėn gjeti shpirtin e zemrėn mė tė pastėr dhe trupin e mendjen mė tė dlirė pėr t’u rikthyer nė botėn e tė mjeruarve. Pėrmes saj deshi ta nxjerrė njerėzimin nga errėsira e mėkateve dhe tė mbushė botėn me dashuri. Ja si i drejtohej: “Vogėlushja ime, eja – eja – mė dėrgo nė mesin e tė varfėrve! Eja, ji drita ime! Unė nuk mund tė shėrbej vetėm. Ata nuk mė njohin, prandaj as nuk mė duan... Eja dhe shko nė mesin e tyre me flijimin dhe dashurinė tėnde pėr mua. Ata duan tė mė shohin, tė mė njohin, tė mė dashurojnė!” Ky kryq dhe ky hir i takoi njė bije tė popullit shqiptar, e cila diti ta bartė dhe tė kryqėzohej nė tė. Diti tė nxjerrė hir pėr vete dhe pėr tė gjithė botėn. Diti tė bėhej shembull i besimit tė pakompromis nė Zotin dhe duke flijuar gjithēka pėr Jezusin, dhe duke jetuar me njė shpresė kundėr ēdo shprese lirisht mund tė quhet Abrahami i Besėlidhjes sė Re.
Nėnė Tereza na mėson se: „Zoti na krijoi pėr tė bėrė vepra tė vogla me dashuri tė madhe.“Gjithēka ėshtė e mundur, kur njeriu bėhet instrument i Dashurisė, apo “laps nė dorė tė Zotit”. Dashuria shkatėrron kufij, ndėrton ura dhe bashkon popuj. “Paqja dhe lufta fillojnė nė shtėpi. Nėse, vėrtet, dėshirojmė paqe nė botė, le tė fillojmė ta duam njėri-tjetrin nė familje”. Dhe “nėse, vėrtet, duam tė dashurojmė, duhet tė mėsojmė tė falim”.
Nėnė Tereza ishte motėr e lutjes, e veprimit dhe e heshtjes sė madhe. Ajo pėr model tė heshtjes kishte Virgjėren Mari, ndėrsa mėson se Jezu Krishti ėshtė gjithmonė i gatshėm tė takohet me ne nė heshtje tė brendshme. Pėr tė arritur njė heshtje tė tillė tė vėrtetė, duhet tė vėmė nė praktikė heshtjen e syve, heshtjen e veshėve, heshtjen e gjuhės dhe heshtjen e mendjes, sikurse Maria qė i ruante nė zemėr mrekullitė e Zotėrisė, dhe t’i shėrbejmė Jezusit duke e ruajtur mendjen prej ēdo mossinqeriteti, hutese, mendimi tė keq, gjykimi tė papeshuar, ndenjeje dhe dėshire tė turpshme.
“Sytė tanė janė si dy dritare, nėpėrmjet tė tė cilėve mund tė hyjė Krishti ose bota. Nganjėherė duhet tė kemi guxim dhe forcė t’i mbajmė tė mbyllur. Po e mbajtėm heshtjen e zemrės, mund ta dėgjojmė Zotin gjithkund: nė derėn qė mbyllet, nė personin qė ka nevojė pėr ne, nė kėngėn e zogjve, nė lule, nė shtazė. ... Heshtja ishte para krijimit. Qiejt ishin tė shtrirė pa asnjė fjalė. ... Gjuha e Zotit ėshtė heshtja. ... Kemi nevojė pėr heshtje qė tė jemi vetėm me Zotin, pėr t’i folur, pėr t’i rimarrė fjalėt e Tij nė thellėsinė e zemrės tonė. Kemi nevojė tė jemi vetėm me Zotin nė heshtje, pėr t’i rinuar dhe shndėrruar zemrat tona. Nė heshtje fitojmė njė perceptim tė ri tė jetės. Nė heshtje pėrmbushmi pėrplot me forcė tė Zotit; kjo forcė na ndihmon t’i bėjmė tė gjitha me gėzim. Heshtja ėshtė themeli i bashkimit tonė me Zotin dhe me njėri-tjetrin. Fryti i Heshtjes ėshtė LUTJA; fryti i Lutjes ėshtė FEJA; fryti i Fesė ėshtė DASHURIA; fryti i Dashurisė ėshtė HESHTJA.”
Heshtja dhe pėrsiatja e ngritėn Nėnė Terezėn nė piedestalin mė tė madh dhe e bėnė tė njohur nė mbarė botėn. Kjo Bijė shtatvogėl e nderoi Kombin tonė shqiptar dhe i tregoi botės se para Zotit s’ka njerėz, apo popuj tė vegjėl. Ky ishte lajtmotivi i jetės saj: “Nėse dikush e shikon Zotin nė mua, gėzohem. Unė e shikoj Zotin nė ēdo njeri, nė mėnyrė tė veēantė nė ata qė vuajnė”. Sot, kur mbarė bota kremton 100 vjetorin e lindjes sė Nėnė Terezės, me plot arsye mund ta falėnderojmė Zotin pėr kėtė dhuratė tė paēmueshme qė ia fali botės! Nė Tė ne u bashkuam si rrallėherė nė histori e dhashtė Zoti qė tė pėrfitojmė nga filozofia e jetės saj e tė mėsojmė ta njohim dhe t’i shėrbejmė Zotit nė ēdo njeri, nė veēanti nė ata qė vuajnė! Sė bashku me tė varfėritė e Kalkutės tė gėzojmė dhe ta lusim Nėnė Terezėn qė tė ndėrmjetėsojė pėr Popullin tonė shqiptar dhe pėr mbarė botėn!
E Dashuruar
E Dashuruar

Shteti : Tetove
Postime : 2236
Kyējet nė forum : 18013
Regjistruar mė : 2010-05-20
Profesioni : Frizer (Salon Sun Shine)

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum