Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

FAIK KONICA - FYTYRĖ E NDRITSHME E LEVIZJES MENDORE

Go down

FAIK KONICA - FYTYRĖ E NDRITSHME E LEVIZJES MENDORE Empty FAIK KONICA - FYTYRĖ E NDRITSHME E LEVIZJES MENDORE

Post by Dode Progni Sun 29 Aug 2010, 15:22

FAIK KONICA – FYTYRĖ E NDRITSHME E LEVIZJES MENDORE

I.
Shumė shqiptarė dhe tė huaj patėn mundėsi t’i dhurojnė nder dhe vlerėsime veprės sė begatė e cilėsore tė Faik Konicės. Me tė drejtė ėshtė cilėsuar nga poeti ynė kombėtar At Gjėrgj Fishta si, “...gjyqtari i letėrsisė ma tė hijeshme shqiptare”,nga Qerim Panariti me respektin si “Kalorės i atdhetarisė shqiptare” , prej Fan Nolit me vlerėsimin sintezė “Enciklopedi e gjallė”,nga studiuesi i huaj Apolinier ėshtė pėrcaktuar si “Enciklopedi qė ecėn”. Nė kohė dhe rrethana tė ndryshme normalisht kan vijuar vlerėsime nga prof. Arshi Pipa,ku,pėr mė tepėr ndėr tė tjera shprehet: “Rrallė herė shprehja e famshme: “Le style c’est l’omme” gjen trupėzim mė tė pėrshtatshėm se te Konica. Pse ai qe i tani stil njohti tė gjithė tė mshehtat e stilit,tė gjitha kthesat. Stili i tij qe nė thelb satirik. Te tana gamat e satirės ai i provoi,prej ironisė ma s’ambel deri nė sarkazėm,prej humorit deri nė pamplet. Por qe edhe i kthjellėt e i ambėl kur deshi”. Prof.Kapllan Resuli pėrherė ruajti vlerėsimet mė tė ngrohta pėr shkrimtarin e madh. Shkrimtari Mitrush Kuteli me kohė ka lėnė fjalė tė shprehura hijshėm:“Konica,ishte stilist e prozator,kritik i kthjellėt,polemist i rreptė – me qartesi mendimi qė s’ka shok nė botėn shqiptare”. Namik Resuli nė mėnyrė tė pėrmbledhur,e koncepton fenomenin e papėrsėritshėm tė letrave shqipe kėshtu: “Ishte protogandisti numėr njė i zhvillimit kulturorė e letrarė tė pjesės sė dytė tė Rilindjes”. Pėr volumin nė rritje tė punės sė frytshme me lėndėn e pasur tė brumit shqiptar,Konicėn qė punonte dhe jetonte pėrtej Oqeanit Atlantik, pikėrisht duke plazmuar papushim si mendje prodhimtare,ai nė tokėn mėmė do tė ket admirues qė fare hapur do tė shprehin se: “ Nė shkrimet e tij Faiku pėrdor njė stil tė mprehtė dhe shumė herė tė ashpėr”. “Shqipja e tij e thjeshtė dhe e kulluar u bė model pėr shumė shkrimtarė tė tjerė”,-shkruan shkencėtari i palodhur Eqerem Ēabej,gjuhtari i cili vlerėsoi veprėn e kryelėvruesit tė gjuhės sonė,duke qenė nė kėtė mėnyrė njė ndėr flamurtarėt tanė mė pėrparimtar pėr ecjen e saj pėrpara drejt rritjes cilėsore. Nuk mund tė flitet pėr brezin e Rilindjes pa menduar Faik Konicėn,si pėrhapės i shkrimit,i ideve dhe i kulturės kombėtare. Prof. Abaz Ermenji nė veprėn e vet historike “ Albania – Vendi qė zė Skenderbeu nė historinė e Shqipėrisė” kur merr me rradhė vlerat e kontributit tė mendimtarėve e atdhetarėve shqiptarė argumenton: “Faik Konica i dha bukuri artistike prozės,zbuloi shprehjet e holla tė saja dhe e ngriti nė lartėsinė letrare...E pėrkohshmja “Albania” u bė si njė enciklopedi e vogėl shqiptare,ku shkruhej mbi gjuhė,letėrsi,art,histori,probleme politike e shoqėrore,botoheshin pjesė tė folklorit dhe t’autorėve qė jetonin tė shpėrndarė nėpėr vise tė ndryshme tė botės”. Nė tė kundėrt me sa cituam mė lart,nė drejtim tė njeriut tė madh,mbretit tė mendimit shqiptar,qė aq shumė pėr formimin kombėtar shqiptar,duke ndezur dhe ushqyer talentet shqiptare,etj.,nė periudhėn kur nė Shqipėri vegjetonte koha e absurditetit dritėshkurtėr,kan shpėrthyer edhe mllefe turpi,fyerje,injorime dhe mosmirėnjohje nga mė tė ndryshmet,duke nisur me citime tė cilat sot enden si njolla turpi. Mirpo,ende nuk mundemi sot tė shijojmė deri nė fund kryeveprat e talentit tė tij,pikėrisht ato vlera qė pėrpara se tė deshmojnė horizonte tė gjera intelektuale,nė unitet armatosin njerėzit me shpirt tė pastėr shqiptari. Edhe pse eshtrat e tij erdhėn nė Shqipėri,pakkush u kujdes pėr veprėn madhore tė tij. Kėshtu,shumė numra tė revistės “Albania” enden tė shpėrndara nepėr botė. Ata pėr fat tė keq dergjen nepėr dhoma tė ftohta tė bibliotekave tė huaja pa mundur tė vijnė dot tė plotė deri nė duart dhe mendjet e shkollarėve e tė studiuesve seriozė shqiptarė. Nė bibliotekėn e pasur tė tij bėjnė pjesė mbi 2500 libra me vlerė,qė kan mbetur larg Atdheut,ndonse vetė Konica kishte dėshirė qė librat duhet tė jenė pjesė e Bibliotekės Kombėtare Shqiptare. Assesi nuk ėshtė vonė tė luftojmė pėr dimensionin human tė sjelljes,regjistrimit dhe vlerėsimit tė pasurive tė frytshme shkrimore,tė cilat duhet tė jenė pronė e tė gjithė shqiptarėve,duke u kujdesur kėsisoj pėr trashegiminė kulturore tė bashkėkombasve tanė.
II.
Me 15 mars tė vitit 1876,nė Konicė lindi njeriu qė e mbante gjithkund me krenari emrin e fshatit tė lindjes. Ai ėshtė biri i njė nėne e derės fisnike tė bejlerėve tė Delvinės,me ndikim tė ndjeshėm nė hierarkinė e lartė,me poste nė kohėn e Perandorisė Turke. Pėrpara se tė vinte nė shkollėn e njohur tė jezuitėve tė Shkodrtės kishte mėsuar nga mėsues privatė,ende i vogėl gjuhėn arabe. Mbas 12 muaj tė qėndrimit nė Shkodėr,u kthye nė vendlindje e mė pas shkoi nė Stamboll,ku u regjistrua pėr tė vijuar studimet nė njė nga shkollat mė tė mira tė Turqisė dhe pikėrisht nė Liceun Perandorak tė Gallata Sarajt,me mėsimdhėnės francezė. Nė moshėn 14 vjeē niset pėr Francė pėr studime,ku kėtu spikat veēanarisht nė prirjet nė drejtim tė letėrsisė klasike. Dy vjet mė pas,mė 1882 u regjistrua nė Liceun qeveritar tė Korkanos (Francė),ku pėrsėri pėrthithi me deshirė letėrsinė dhe filozofinė,ku pėr kulturė tė pėrgjithėshme tė tij u nderua me ēmimin “Shpėrblimi i Nderit pėr Retorikė”,dhe pėrkatėsisht pėr vlerėsimet e para nė hartimin e frengjishtes dhe shpėrblimin e parė nė gjuhėn antike latine. Nė fund tė vitit 1895 pėrfundon pranė Universitetit tė Dizhonit studimet pėr letėrsi dhe filozofi. Gjatė kohės qė ishte nė Paris,pėr dy vjet,ndoqi kursin e letėrsisė frenge tė kohės sė mesjetės,tė latinishtes dhe tė greqishtes,duke pėrfunduar serinė e studimeve tė veta nė Universitetin me famė botėrore tė Harvardit nė SHBA,pastaj nė Kembrixh-Masaēutės,deri sa me 1912 fitoi titullin “Magjistėr i Artit” (Mastėr of Arts). Por,a do tė mbyllet me kaq diapazoni i dėshirave kulturore tė njė njeriu me interesa tė gjėra e tė thella,pėr tė ditur gjithēka e mbi gjithēka? Si njeri tepėr i ndjeshėm ndaj madhėshtisė sė muzikės simfonike,Konica si portret brilant adhuronte deri nė madhėshti kryeveprat e muzikės sė pasur kishtare,tė cilat i sherbenin ati si pėriudha ēlodhje shpirtėrore tek dėgjonte me ėndje tingujt melodiozė qė kumbonin mrekullisht.
III.
Gjithnjė populli ynė ėshtė pėrul me respekt,ndaj fytyrave tė ndritshme tė kombit tė vet,pavarėsisht se ku punuan e jetuan. Tė tilla vlerėsime ruajti edhe pėr tė madhin njeri tė kompletuar,qė mirfilli ishte dhe mbeti intelektual i rrallė dhei formuar mė sė miri,ku shquhej pėr kulturė tė gjerė e tė thellė,gama e sėcilės rrokte tė gjithė drejtimet e vizionet njerėzore. Pak e dinė nė kohėn e sotme,por qė shume duhet ta dinė gradualisht nė tė ardhmen nga brezi yn i ri,se Konica i papėrsėritshėm,kudo e kurdoherė,mbrojti si njė atdhetar i flaktė me pasion e bindje tė shėndoshė misionin e parė tė pavarėsisė dhe tė lirisė etnike tė tokave martire tė Atdheut tė vet. Ja se si shkruan nė vitin 1907 nė numrin e revistės “Albania”,qė botohej rregullisht nė diasporė: “Nė vend tė mbajmė mėrirė dhe tė kėrkojmė ēperblim tė veēantė; le tė mundohemi tė trajtojmė njė Shqipėri ku drejtėsia dhe besa e pėrlindur e stėrgjyshėrve tanė tė kenė zėnė vendin e paburrėrisė keqbėrse tė armiqėve tanė tė trasheguar”. Kohėt e reja qė erdhėn nė drejtim tė Evropės sollėn lėvizje tė gjallė shoqėrore,politike,tė cilat nė kompleksin e tyre hapėn dhe njė horizont tė ri ndjenjash e mendimesh pėrmes sė cilave normalisht nisi tė vegjetojė krahas zgjimit tė ndėrgjegjes kombėtare, njė kuptim i ri mė i gjėrė mbi vlerat e lirisė sė individit dhe tė bashkėsisė ku ai bėnte pjesė. Nė fillim tė shek.XX lėvizja moderuese shoqėrore tė Prendimit, normalisht ndikuan nė kthimin si domosdoshmėri tė njė rryme lėvizjesh kombėtare tek popujt e Evropės Lindorė e Juglindore,qė aso kohe nuk gėzonin pavarėsinė politike. Nė kėtė mėnyrė,fare mirė ėshtė konstatuar se elementėt e parė nė sensin pozitiv japin ndikimin e tyre si nė lėmin e letėrsisė ashtu edhe nė artet tjera tė kėtyre popujve,qė nė atė kohė paraqiten para lexuesve shumėgjuhėsh me plot tema kombėtare. Mirpo,pranohet se nė shek.XVIII dhe XIX vetėm Shqipėria nuk po shkundej nga plogėshtia,ose e thėnė ndryshe, ende nuk po zgjohej nga gjumi i shekujve pėr tė levizur si komb. Por janė fatosat e saj tė mėkuar me gjakun e popullit qė u paraprinė nismave tė reja progresiste,tė parė nė rrafshin kulturorė,kombėtarė,prijės i secilės ishte mendja dhe dora e begatė e Faik Konicės. Alternimi i pendės dhe i mendjes nė sherbim tė kombit tėk Konica ishte shumė produktiv. Ai pėrherė u mundua qė tė ngrinte nė njė shkallė mė tė lartė vetėdijen e kombit tė vet,nė rrafshin e pavarėsisė kombėtare,ku pėrherė spikat me elekuencė dhe me kulturė tė thellė erudicioni klasik e bashkėkohor,karakteristikė e veēantė e njė veprimtarie tė shquar tė politikės sė lėvizjes demokratike kombėtare. “Sot kan rast tė behen tė medhenj ata qė japin zemėr dhe gjak pėr lirinė e tre miljon njerėzve – s’besoj se nė vent qė tė bėhen tė mėdhenj – tė zėnė udhėn shpirtunjėsisė duke shitur veten tradhėtorė Grekėrve”, - shkruante vetė Konica me pėrkushtimin e njė atdhetari. Pasi boton broshurėn “Shqipėria dhe turqit” (1895),nė Francė, vendoset nė Bruksel,ku i jep jetė revistės politiko – kulturore dhe letrare me emrin kuptimplotė “Albania”,e cila gradualisht u bė njė organ pararojė i rėndėsishėm i ēeshtjes sė koklavitur tė problemit shqiptar. Kjo e rriti mė shumė autoritetin e revistės dhe tė redaksisė tė cilat i kryesonte vetė Konica.Nga viti 1879 – 1909 ajo doli edhe nė gjuhė tė huaj,ku ēdo studiues mund tė bashkpunonte nė gjuhėn qė deshironte nė se ishte i huaj dhe nė gjuhen amtėare shqipe. Kjo revistė u bė njė enciklopėdi e gjėrė,ku,nė mėnyrė tė dukshme,vend tė parė zė propoganda e ngjeshur e programit tė qartė tė levizjes kombėtare shqiptare, burime tė rralla nga historia e kultura e lashtė e kombit tonė...Si intelektual i barazvlefshme me pendat mė tė famshme tė kohės,ai e ndjente se Atdheu kėrkonte prej tij sherbime,e ndjente vazhdimisht se interesat e lėvizjes kombėtare i bėnin thirrje ndėrgjegjes politike dhe vetdijes kombėtare tė ēdo shqiptari pavarėsisht se ku punonte dhe jetonte ai nė ato kohra. Si analist,nė sasinė e madhe tė shkrimeve qė zėnin faqe tė tera nė buletinin “Albania”, konstatonte se “Bashkimi s’ėshtė tė ulim kryet para njeri-tjetrit,por tė merremi vesh njerėzisht e tė punojmė tė lirė tė gjithė pėr njė qellim”. Normalisht del se bijtė e tij tė denjė aspirojnė e perpiqen pėr njė jetė tė lirė dhe shtet tė pavarur,ēka pėrbėn edhe preokupimin e tij si bosht,ku vėrtiten temat mė tė rrahura qė Konica kishte pėr zemėr si Atdheun qė renkonte nga sundimi i huaj shumėshekullor. Duke pėlqyer mirkuptimin ndėrfetar qė ekziston ndėrkohė si shembull nė vendin tonė,mendimtari i mirė synonte njė shtet modern shqiptar,mbasi ishte kundėr ndasive pa interes kombėtar midis shqiptarve, kundėr prapambetjes ekonomiko-sociale,duke stigmatizuar mendėsitė dhe praktikat e vjetra anakronike,ēka e largonin Shqipėrinė nga njė shoqėri e vertetė e emancipuar,si pjesė e trungut tė Evropes,ndaj sė cilės,ai pėrpiqej qė Atdheu tė ishte sa mė pranė mendimit,punės dhe shembullit tė saj,gjithnjė progresist. Publicisti, dallohet me pendėn e tij pėr problematikėn e pasur tė temave,me shqetėsimin e ndieshėm qytetar e atdhetar,ku falė argumentimeve bindėse,shquhet pėr njė fuqi shprehėse. Qartėsia e mendimit, kulmon edhe nė raste tė tilla kur shkruan: “Kur ėshtė fjala pėr punė civile,pėr punė kombėtare,nuk ėshtė nevojė tė vihen re besimet pėr tė vepruar interesat e kombit. Mund tė ndodh ndonjė herė katolikėve vetėm,a ortodoxė vetėm,a muhamedanė vetėm. Duhet tė mėsohen shqiptarėt tė mos shohinė,prapa Atdheut,fenė e njeriut.” Pavarėsia e liria ishin ēeshtje tė shtrenjta tė viganit tė veēantė nė historinė tonė. Kėsisoj, ai kujtonte apelin e detyrave historike,tė halleve tė popullit,ndaj,duke shfrytėzuar rrethanat qė iu krijuan punoi nė dobi tė interesave tė Shqipėrisė.Nė organin e vet “Albania”,si revistė tė Rilindjes, Konica shprehet, “s’jam apostull i urtėsisė,por anėtar i besės”.Si njohės i historisė sė popujve dhe i psikologjisė sė njerėzve,ishte mirnjohės dhe fisnik nė respektin qė ruante pėr ato kombe qė ishin pėrherė pėrkrah me kontributin e tyre pėr ēeshjen shqiptare. Nė karakterin e intelektualit mirnjohės ishte edhe natyra e Konicės. Kjo,falė pastėrtisė shpirtėrore tė kombeve tė civilizuara siē ishte Austria pėr tė cilėn do tė jepte me saktėsi,kthjellėsi dhe elegancė kėto rradhė falenderimi: “Kur bota flasin ēiltas tė na coptojin atdheun,u ndodh njė Mretėri e madhe qė na njohu zyrtarisht kombasinė,na vuri gjuhėn nė shkolla tė guvernės sė saj,u mundua tė na bashkojė dhe tė na rrit ndjenjat komėtare.Kjo mbretėri e dini tė gjithė qė ėshtė Austria”. Duke menduar mbi jetėn dhe veprėn e madhe tė Konicės,dalin menjėherė nė pah ato pika kulmore,tė cilat e lartėsojnė denjėsisht nė vendin e atyre burrave tė rrallė shteti,tė njė diplomati me njė fizionomi tė veēantė,me njė mendim tė mprehtė politik,punė tė madhe cilėsore nė lėmin e kulturės,duke lėvruar nė fusha tė ndryshme kujtese tė letrave shqipe,tė ngritura nė origjinalitetin e papėrsėritshėm,si mjeshtėr i rrallė i lakimit tė fjalės sė shkruar shqip. Ishte kėrkues duke pasur pėrherė nė mendje e nė zemėr shtimin e njohurive pėrsonale dhe normalisht kėrkonte ta shtrinte pėrtej vetes,me deshirėn e mirė qė kjo rritje tė kalonte edhe te populli i tij,duke luftuar kundėr pranisė sė obskurantizmit,e cila mohonte rritjen e nivelit kulturor tė njerėzve. Parapėlqente tė trajtonte nė njė gamė mė tė gjerė tema tė kohės,duke qenė kėshtu krijuesi i dialogut me kohėn dhe pėrherė i pakėnaqur me gjendjen e deri atėhershme dhe pėrherė kėrkues nė alternativat mė tė mira. Kėshtu vijonte duke kėmbėngulur me vendosmėrinė e njė “tekanjozi”.Pėr mė tepėr mendimi i tij politik vėrtitej rreth pavarėsisė qė rrezatonte shpesh nė revistėt e kohės. Karakteri i tij i vėshtirė e bėnte tė papajtueshėm me natyrat e ndryshme. Me kėto ide e qellime fisnike,vazhdimisht jetonte e punonte pėr tė siguruar normalisht bashkkombėsve tė vet zhvillim nė rrjedhė tė natyrshme pėrparimi me synime tė mirėfillta progresiste,iluministe dhe humaniste. “Me gjithė tė ligat e tij,shqiptari ka nė fund tė zemrės njė dashuri tė shėndoshė pėr lirinė “,- sintetizon nė mendimin e vet Konica mendimtar. Mendoj se nuk ėshtė koha tė lakohet sot,pėrmes shkrimeve dhe kumtesave tė ndryshme qė po bėhen tani nė drejtim tė vlerėsimit tė figures dhe tė qėndrimit tė Faik Konicės,fakti se ai ishte pėrherė pėr qytetėrim prendimor tė popullit shqiptar,nė njė kohė qė ajo shihte shumė qartė nė tėrėsinė e kontributit qė shpalosi shpesh pėr racėn shqiptare,duke e radhitur atė nė panteonin e hershėm tė frymės oksidentale,qė ajo i pėrkiste prej kohėsh,pėr tė cilin shkroi pėrherė me sukses edhe patrioti. Esencialisht,pranohet me tė drejtėn e qytetėrisė se njeriu i hapėsirave tė gjera diturore,ėshtė i veēantė nė konceptin kulturorė shqiptar,pra,ku gjuha amėtare shqipe ėshtė njė pjesė e rėndėsishme e kulturės,si kulturė gjithnjė prendimore e jo lindore.Nuk ėshtė kjo pėriudhė iluministe,pėr punė krijuese dhe jetė e tėrė e njeriut gjenial e shembullor i kombit shqiptar. Ai krijoi njė kulturė,njė sjellje krijuese,njė model sjellje shembullore; e shprehur kjo pėrmes miqėsive jetėsore e artistike,dhe tėrėsisht punėn e pavarur tė tij. Sa herė tė lexosh veprėn e tij,ēdo ditė shpaloset i kthjellėt,virtuoz nė tė gjitha drejtimet origjinale si nė fushėn e pasionit shkencor,gjuhėsor,letrar,artistik,nė lėmin diplomatik,me tė cilat mundė tė ngrihen konturet e monografive tė veēanta mbi tė. Pėr ketė ushqim tė madh me vlera tė reja kulturore e atdhetare ka mė tepėr se kurrė rinia jonė e pėrjashtuar nga kėto virtyte tė domosdoshme. Pėrsėri zgjimi i ndjenjave tė pastra kombėtare kanė nevojė pėr busullėn e moralit shumėdimensional,qė shpalos dora – dorės figura tipike e Konicės. U takon tashmė shqiptarėve,pra tė rizbulojnė shkėlqimin e xhevahirėve tė tillė qė rrezatohen pėrmes Konicės,shumė shumė tė harruar e tė anatemuar deri ne njė absurditet pėr disa dekada me rradhė. Le tė ulemi dhe tė meditojmė mbi punėn nė vepra qė njėpasnjė i la me nenshkrimin pėrsonal mendja e tij e ndritur dhe prodhimtare nė dobi tė kombit. Brezat sot kan me ke tė mburren tė gjithė qė patėn privilegjin tė shpalosin dorėshkrimet e mrekullueshme qė reflektojnė mesazhe tė qarta. Pėrpara studiuesve tė tij,shpaloset pėrherė njė minjerė e pasur stilesh e mendimi tė mprehtė kritik pėr kohėn e fenomenet e spikatura negative qė mbisundonin njė herė e nė njė kohė nė shtresat me nivele tė ndryshme tė shoqėrisė sė sonė nė fillim tė shek.XX. Tėrėsia e tyre na dhurohet,falė kulturės sė pasur pluridimensionale qė kishte fatin e mirė tė zotėronte qėnja e tij,ēka pasurojnė nė mėnyrė tė ndieshme kontributin teoriko – praktik tė Konicės. Cili ėshtė mjedisi ku hulumtoi dhe zhvilloi veprimtarinė e gjėrė vetė misionari aktiv i kulturės sonė Konica? Pa bėrė shumė hyrje retorike,sipas kėndvėshtrimit tim,mendoj se gjerėsia e kulturės qė kishte grumbulluar me vullnet tė fortė e reflektonte pėr pasojė me mesazhe tė qarta nė disa disiplina tė veprimtarisė si; arsimor,studimor,letrar, kombėtar,i pėrfshirė mendėrisht e shpirtėrisht nė strukturat e freskėta tė mendimit politik tė kohės, si njeri pėrparimtar dhe burr i zgjuar shteti deri nė largpamėsi. Pėrmbledhur nė mėnyrė sintetike,ato kristalizojnė mendimin mė tė drejtė se Konica e kishte merituar kėtė dhunti e begati,sepse studionte me endje kulturate ndryshme tė familjes sė madhe evropiane,ku lindi,u zgjerua e u thellua cilėsisht kultura e tij e dalluar,duke zėnė fill nga tabani komėtar shqiptar. Me kėtė vijė pune, ai u thellua mė pas nė kulturėn e lashtė dhe bashkėkohore greke,italiane,franceze, turke,belge,angleze,rumune,austriake,zviceriane,gjermane,duke mberritur kėsisoj nė tokėn e vendit tė bekuar tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės,ku ndihmesa e tij,nė kėtė rast, zė njė pėrqindje tė lartė.Tashmė tė gjithė kan mundur tė shfrytėzojnė burime tė ndryshme tė lexojnė (pėrmes gazetės “Dielli” tė Bostonit,”Iliria” etj.,organe tė larmishme tė shtypit periodik e kulturor nė Shqipėri),mbi pėrsonalitetin,ku shpejt do tė njohin njė intelektual tė formuar mirė qė pėrherė u ushqye me njė kulturė shumėrrumėshe,tė cilėn,me kėnaqėsi e pasion,i pėrpinte,vite e vite me rradhė,konturojnė dituritė e shumta tė Faik Konicės. Tashmė pėr njerėzit e rinj tė kulturės po hapen shtigje tė reja tė hulumtimit dhe tė vėnjes nė vend tė vlerėsimit mbi publicistin dhe erudistin mė tė hollė tė diasporės shqiptare pėr kohėn e tij. E thėnė nė mėnyrė tė pėrmbledhur,ėshtė koha e hapjes sė minjerave tė reja tė kėrkimit nė udhė tė pashkelura,pėr tė nxjerr nė dritė pasionin e flakėt qė kishte pėr fushėn e magjishme tė botės sė letrave,duke hedhur poshtė opinionin e shtrembėruar qė mbiu si kėpurdhat pas shiut mbi tė gjithė brezin e njerėzve me mendje tė ndritur,nė radhėn e tė cilėve bėjnė pjesė dhe veprat e lėna trashegim nga Faik Konica dhe mergimtarė tė tjerė tė letėrsisė sonė qė sot po zėnė vendin e duhur. Gjithsesi,nė mėnyrė mė bindėse,zbulohet pėrcaktimi se ishte ky mjedis i ri ku lulėzoi pėr afėr 6 dekada me rradhė,ku jetoi e punoi jashtė Atdheut tė vet (shkrimtari vetėm 7 nga 67 vjet sė jetės sė tij jetoi nė Shqipėri),qė natyrshėm shkallė-shkallė formuan fizionominė e pėrsonalitetin konician,me natyrė tė hovshme,disi tė veēantė nė karakterin e tij,shprehi e zakone tė tjera,pėrkundrejt atyre tė bashkėqytetarėve e bashkėatdhetarėve tė vendlindjes. Njė portret tė pėrmasave tė mėdha jep nė gjykimin e vet prof. Arshi Pipa mbi njeriun e gjithanshėm,kur shkruan: “Na duket, ndėrmjet atyre dy poleve tė kombit qė janė gega e toska,se i pari pėrmban ma tepėr landė,brumin e shqiptarit dhe i dyti,trajtėn,frymėn. Dhe nė se gjejmė ma tė madhin pėrfaqėsues tė Gegnisė te Fishta,ndeshim kulmin e faqes tjetėr jo te Naimi,jo te Noli,por te Konica”.
Mirpo,duhet pohuar se me tė drejtė,Konica dhe aso kohe njihej e ēmohej si luftėtar pėr liri,emancipim,qytetėrim,pėr pluralizėm tė mendimit politik,pėr debat tė hapur luajal,ku mundė tė fitonte tė drejtė qytetarie ai mendim e arsyetim bindės,gjė tė cilėn e reflektoi konkretisht nė studimin e vėmendėshėm qė i bėnte prej sė largu parlamentit shqiptar,Kuvendit Kombėtar Kushtetues,shtypit periodik brenda dhe jashtė vendit. Mbi tė gjithė,ishte i brujtur me njė natyrė tė pastėr civilizimi prendimor,pėlqente trinomin domethėnės qė konsistonte nė lirinė e fjalės,mendimit e tė shtypit,tėmbledhjes e tė veprimit,mbasi njihte anatominė e trupit tė lashtė tė kulturės evropiane. Pėrthithja pambarim e nektarit progresist ia mundėsuan nė mėnyrė tė natyrshme vetė gjuhėt e shumta qė zotėronte,duke qenė nė kėtė aspekt njė njohės shumė i mirė i gjuhės italiane,frenge,angleze,daneze, ruse,gjermane,suedishte,serbo-kroatishte,
arabe,gjuhėve klasike tė antikitetit (greqishte e vjetėr e latinishte),greqishte e re,me tė cilat pėrpinte nė origjinal shumė lehtė ajkėn e kulturės sė pasur tė qytetėrimit botėror. Po mė tej ēfarė spikat tek fenomeni i rradhe Konica? Tek ai bėjnė pjesė portreti i njeriut tė pasur nė shpirtė dhe i thellė si karizmatik,filozofi i hollė,folkloristi i vyer i gurrės sė pashterrshme amėtare,publicisti sasior e cilėsor,adhuruesi i sė bukurės nė art,duruesin nė kėrkim tė arkivave kudo,ku flitej dhe shkruhej, pėr tė nxjerr nė dritė traditat e pastra e tė vjetra tė popullit tė vet,kėrkuesin e pėrhershėm e tė palodhur pranė bibliotekave tė famshme tė evropės,pėr tė sjell qė andej thesaret e pandriēuara tė kulturė sonė,duke u zhytur thellė nepėr labirinthet e analeve tė diturisė botėrore,si njė zbulues aktiv i letėrsisė shqiptare,qė e kishin joshur shumė atė. Faiku ishte rezultativ nė volumin e pasur tė punės sė tij shkencore. Qė andej ai nxori nė pah tė dhėna nga antikiteti parahistorik qė kishin tė bėnin me burime tė pasura tė mitologjisė e tė legjendave tė vjela me durim nga veprat e autorėve tė ndryshėm antikė grekė. Me tė drejtė,nė tė ardhmen Konica,si glotolog nė hartėn gjeografike tė gjuhėve tė huaja nė zotėrim,mundė tė pėrfshihet nė vendin e parė deri mė sot nė rast hartimit tė ndonjė libri tė mundshėm tė rekordeve (siē ėshtė mė e njohura nė botė “Il Gunness dei primati”),si njė poliglot i mirė,si njohės i 16 gjuhėve tė botės,pikėrisht tė atij njeriu enciklopedik pėr interesat qė zgjonte qėnja e tij origjinale dhe e etur,kur pėr zemėr ky njeri,gjatė kohės sė lirisė,kishte si “hobby” veglėn e dashur tė violinės. Deshirėn e shpeshtė pėr tė luajtur si aktor pjesė perla tė kryeveprave botėrore tė Shekspirit tė madh. Kėtyre deshirave tė mėdha qė iu kthyen nė vese,duke i shtuar edhe ato tė novelistit tė kėndshėm,kritikut tė mprehtė tė kohės nė botėn e pasur tė letėrsisė,etnografis, pėrkthyesit,estetin (esseistin) sociologun,si njė e tėrė nė kompleks,ndėrtojmė tashmė hijeshėm piedestalin e ndėrtesės origjinale tė mendimit,qė pėr fat tė mirė njihet deri mė sot me njė emėr,tė gjeniut tė mprehtė F.Konica,si rast unikal nė historinė e kulturės sonė kombėtare,gjatė gjysmės sė parė tė shek. XIX. I tillė mbeti njeriu i alternativave tė larmishme,antagonizmave,ku nė mėnyrė tė dukshme dallohet me tone tė ndezura natyra impulsive dhe kontardiktor,mbasi duke respektuar situata qė shpesh shkrimtari si qenje e ndjeshme njerėzore jetonte me tensione tė brendshme shpirtėrore,ku impulsiteti nė natyrėn e karakterin e tij energjik,si e veēantė e spikatur zinte njė dozė tė madhe. Pra, si pasoj e gjenialitetit,veprat e Konicės janė mesazhe tė hapura,sinqeriteti i sėcilės skalit nė mėnyrė tė dukshme transparencėn e mendimeve tė tij. Ai ka provuar nė veprat e tij format e gjata dhe i ka pėrfunduar ato )ėshtė fjala aktualisht pėr veprat letrare tė papėrfunduara tė tij),ku gjtėsia e tejskajshme e tyr do tė ishte njė lodhje. Si pasoje e karakterit nervoz,ishte njė krijues rezultativ qė gjithsesi shpėrthente me dritėzimin e tij brenda fjalės,e kėshtu vijonte me rradhė nė paragrafin qė ndėrtonte hijeshėm. E veēanta tjetėr e lexueshme ėshtė se ai assesi mendimin e hapur nuk e fshiht nė figurė,por nė formė tė natyrshme e reflektonte nepėrmjet njė figure tė pastėr. Nė kėtė plan,kur e shikon nga ky aspekt,vepraletrare gjithmonė e kryer apo e mbaruar,sepse tėrėsisht mendoj se ajo ėshtė e pėrsosur nė esencėn e vet. Pėrballė kėtyre sa theksuam,Konica,si gjeni bėn pjesė ne rrethin e dijetarve encilklopedistė,qė,si njė bibliotekė e gjallė qė ecėn,konceptonte ide dhe mendime origjinale nė dobi tė kombit qė e lindi dhe ai me respekt i dha gjithēka nga jeta e tij plot devocion. Polemisti dhe kritiku i hollė i shumė fushave tė diturisė shqiptare,u admirua nė tė gjallė dhe kur mbylli sytė nga njė numėr jo i vogėl admiruesish tė stilit e arsenalit tė pashterrshėm tė veprave letrare,duke kulmuar bindshėm nė tėrėsi dhe nė njė shkallė cilėsore nė levizjen progresiste brenda universit tė mendimtarėve tė tjerė evropian e mė gjerė,duke ngritur kėsisoj shkollėn e pasur koniciane,qė gjithsesi kėrkon shumė kohė e nivele tė reja studimi e zbėrthimi tė mendimit,qė nė ēdo pikėpamje na shpaloset me madhėshtinė e njė epoke mė vete,ēka normalisht mundė tė lėnė gjurmė e ndikimsa herė qė ulesh tė lėvrosh mbi frytin e mendjes sė Konicės. Ato pėr fat tė mirė tė kombit tonė gjenden tė shkruara si testamente,si dėshmi pėrmes qindra e mijėra faqeve origjnale tė nėnshkruara vetėm nga dora e ngrohtė e njė margaritari plot energji siē ishte dhe mbetet F. Konica. I quajturi Ministri i Shqipėrisė nė SHBA,pėr 13 vjet me rradhė (1929-1939) kur mbylli sytė, eshtėrat e tij nuk u lejuan tė varroseshun nė token shqiptare,por vetėm 6 vjet mbasi kishte vdekur,dhe pėrsėri jo nė Atdheun e tij,qė e deshi aq shumė. Konica la kėtė shenim pėrkushtimi: “Populli kur tė mėsoj njė ditė,se pėr tė mbrojtur interesat e tij,nderin e tij,lirimin e tij dhe bukėn e tij,sa vuajta,sa u mundova,vetėm do ma dijė pėr mirė”. Me mallė, la tė shkruar me dorėn e vet nė revistėn “Albania”: “Natėn kur mė vete mendja te dheu ku linda,shpejt mė del gjumi,nuk mund mė tė mbyll sytė,e lot e mia rridhnin tė nxehta”. Po ku pushoi trupi i tij? F. Konica ,u varros nė varrezat e Forest Hillit nė Boston tė SHBA-sė ku nuk pati ceremoni fetare,por vetėm,vetėm tinguj,tinguj tė qetė tė gjermsnit tė madh Vagner,tė cilin e kishte adhuruar shumė... Fan S. Nolit dhe Sejfulla Malishovės; Konica i madh u la kėtė amanet me nėnshkrim,qė ndryshe quhet dhe si testamenti i Faik Konicės,pjesė autentike tė sė cilės tekstualisht thonė: “ Tė nderuar zotėrinj! Ndėrroj jėtė me mejtimin,se ju njerėzit qė mė keni kuptuar mė qartė nė kėtė dhE. Nuk do tė mė tretė dheu nė se ti Imzot Noli,dhe Lamja im i vogėl dhe tė gjithė ata qė e qyajn vetėn shqiptarė nuk do tė ēojnė kufomėn time tė tretet nė tokėn mėmė. Kam lėnė menjėanė dhe harxhimet e rrugės pėr trupin pa jetė dhe shumėn pėr dy metra vend nė Shqipėri. Mbudh sytė se ju,i nderuari Noli dhe ju tė nderuar shqiptarė dhe ti Lamja im i vogėl nė Paris do tė mė kreni kėtė amanet. Faik Konica,Boston 1942”
Burimi:Klajd Kapinova,”Me kryq dhe pendė”,1997





NN FAIKFff
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15550
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum