Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kulti i gurit dhe i shpellave

Go down

Kulti i gurit dhe i shpellave Empty Kulti i gurit dhe i shpellave

Post by Mirlinda Sat 11 Sep 2010, 12:28

1. Cilėsi shenjtėrie.
Ndėr Shqiptarė, ashtu si dhe nė popuj tė tjerė tė Europės e tė Botės, ka qenė i pranishėm njė kult i veēantė pėr gurin, besimi nė veēori tė mbinatyrshme tė tij, i shfaqur nė besime, nė adhurimin e gurėve tė veēantė. Vėreheshin rite e praktika tė jetės shpirtėrore, ku guri ka qenė pjesė pėrbėrėse e tyre. Besimi e ritet nė fjalė na shfaqen nė gurė tė veēantė, tė madhėsive tė ndryshme, qė janė tė lėvizshėm, po ashtu dhe nė gurė qė e kanė bazėn thellė nė tokė a nė masive shkėmbore. Kėsaj gjinie tė kultit i pėrkasin, diku mė pak e diku mė shumė, diku nė pėrgjithėsi e diku pjesėrisht e mė tėrthorazi, disa herė nė rrėnjė tė dukurisė, edhe disa shkėmbenj tė veēantė, disa maja malesh e disa qafa kalimi, disa shpella ku kryhen rite e taksen dhurata a flije. Gjithsesi, nė njė mėnyrė a nė njė tjetėr, ato lidhen me kultin e gurit, me cilėsitė e tij magjike. Por, pėr arsye zbėrthimi te’ imtė tė ēdo elementi, ēdo dukurie, nė kėtė rast do t’i ndajmė shfaqjet e ndryshme nė ēėshtje tė veēanta.
Doemos, natyra shkėmbore, me shumė gurė, me rreth tri tė katėrtat e trojeve tė Shqiptarėve tė pėrbėrė nga vise malore e kodrinore, pra gurore e shkėmbore, ka qenė burim ushqyes i kultit tė gurit e tė shpellave. Ta zemė, nė njė vend ku nuk ka fare shpella, nuk mund tė ketė as kult tė shpellave. Nė ato shoqėri parake me organizim shoqėror nė fise parahistorike e qė nuk i njohin fare metalet, nuk ka as kult tė metaleve. Logjika ta thotė se edhe me gurin kėshtu do tė ndodhte.
Por, nga ana tjetėr, duhet thėnė se kulti i gurit e i shpellave nė forma tė ndryshme, ėshtė i pranishėm nė popuj tė ndryshėm tė botės, edhe atje ku ka gurė me pakicė. Madje, atje ku gurėt kanė qenė tė rrallė, thuhet se kanė pasur njė kult edhe mė tė fuqishėm. Gjėja mė e pak< gjithmonė bėhet mė me vlerė, mė e mistershme.
Kulti i gurit, i shpellave, i shkėmbinjve, ėshtė i lidhur me natyrėn mistershme tė kėtyre objekteve, ėshtė i lidhur dhe me rolin qė ato kan luajtur nė jetėn e shoqėrisė, si mjete, si vegla, si vende qėndrimi banimi tė njerėzve parahistorikė. Pėrforcė tradite e besimi kanė ardhi si tė tillė deri nė kohėn tonė, duke kryer disa funksione tė caktuara n ēdo kohė, nė jetėn e qėndrueshmėrinė e ekuilibrit social.
Etnologėt theksojnė se burime tė kultit tė gurit janė fortėsia e t qėndrueshmėria, ashpėrsia, rėndesa, format e tij qė ushqejnė miste guri a shkėmbi si pjesė e tokės a e nėntokės, gjė e kudogjendur; guri mjet pune, mbrojtjeje a sulmi. Ai ka nė vetvete diēka tė mistershme ri vėshtrim tė psikės sė njeriut primitiv e kjo e trashėguar dhe nė shoqėril arkaike tė vona, kudo nė botė.
Para se tė hyjmė nė imtėsira, ėshtė e nevojshme tė tėrheqii vėmendjen nė disa gjėra: Jo ēdo gur e nė ēdo rast nė vetėdijen besimet e njerėzve ka cilėsi magjike, veti shenjtėrie, po ekzistc mundėsia qė nė kushte tė caktuara t’i marrė kėto atribute 1 mbinatyrėshme, tė sė fshehtės, tė sė pakuptueshmes. Ka gurė shkėmbinj me ngulėsi tė pėrjetshme, tė paluajtshėm, qė kanė sipa besimit tė njerėzve veti shenjtėrie qė nga kohėt parahistorike, p< mėnyra e tė besuarit, ritet e mitet kanė ndryshuar e janė shndėrru; nga koha nė kohė nė pėrkim me kushtet e zhvillimit shoqėror ndėr shek e mijėvjeēarė. Po, megjithatė, njė thelb lashtėsie ka mbetur nė to pėrme riteve, flijeve e legjendave mitike. Besimtarėt i drejtohen gurittė shenjl pėrmes lutjeve, dhuratave e riteve tė ndryshme, me bindjen se kėshl do tė kenė mbrojtje, shėrim, lindje fėmijėsh, mbarėsi nė jetė, sips rasteve tė veēanta. Si na e thonė mitologėt, guri nė sisteme tė caktuai besimesh nuk ėshtė i shenjtė nė vetvete, po ka diēka tė veēantė, n forcė tė fshehtė, njė frymė qė e bėn tė tillė, njė forcė tė ardhur nuk e se prej nga, nė mėnyrė tė pakuptueshme, nė rrugė hyjnore.
Kėto qė do tė trajtojmė mė poshtė, u pėrkasin si rite e besime p< gurin, shkėmbinjtė e mė tej, kohės nga shek. XIX e deri nga mes shek. XX, ndėrsa mė vonė janė ruajtur vetėm nė kujtesėn e tė moshuarv e ndėr gra tė malėsive shqiptare, diku mė pak e diku mė shumė. Dijete Shtjefėn Gjeēovi, eksplorues i shquar, nė kėrkim tė rrėnjėve e l dėshmive tė etnokulturės shqiptare ndėr malėsina, ka mbledhur mjafte tė dhėna pėr kultin e gurit nė vise tė ndryshme tė kėtij vendi dhe i ka pasqyruar nė shkrimet e tij. Ai shkruan: “Guri tėrhjekė randė n’atjetė. Bindja (besimi nė forcėn e mistershme, hyjnore tė gurit: M T.) e nderimi i Shqyptarėve ndaj Gurit janė tė pėrhapura nėpėr tė katėr anėt e Shqypnis, por sidomos ndėr Malėsi. – Nė ēdo pleqni e gjygj kryet e vendit e xen guri: – “Ja merrma gurin, ja ma lėsho!”- thonė ndėrpleqni! – “Pra, gojėthanat e Shqyptarėve tonė, tė ruejtuna me nji kaherė tė posatėshme, na bajėn dishmi se sa nė ēmim tė madh e bijėn punėn egurit”(Sh. Gjeēov, “Hylli i Dritės”, 1924, nr.11, f.503).
Forca magjike e gurit shfaqet tėrthorazi nė format mė tė thjeshta e deri nė mė tė ndėrlikuarat, nė vėshtrime nga mė tė ndryshmet. Udhėtari shqiptar, dikur, kur ndalej pėr tė pushuar pranė kronit a gurrės nė pyll, hidhte aty pranė njė gur. Kjo shpjegohej me dėshirėn pėr tė lehtėsuar lodhjen, pėr tė mos i bėrė keq uji qė do tė pinte. Nganjėherė, nė njė vend tė caktuar, pranė gurrės, gratė hidhnin, me tė njėjtin funksion, penj, copa rrobash. Kjo ėshtė shpjeguar nga mitologėt si rit pėr tė dėbuar shpirtėrat keqbėrės, po dhe njė si dhuratė pėr ujin, pėr vendin e pushimit. Disa mbrojnė mendimin se hedhja e kėtij guri ėshtė njė dhuratė, njė flijim, me origjinė mė tė lashtė e qė me kohė ka ndryshuar dhe tani atė akt e shpreh simbolikisht guri, qė me forcėn e vet misterioze mbron udhėtarin nga ēdo e keqe, plotėson, materializon lutjen. E afėrt me sa u pėrmend mė sipėr dhe, doemos mbarėshqiptar, ėshtė dhe tė vėnėt e gurėve mbi lisa, nė atė lartėsi ku druri ndahet nė disa krahė (degė), nė vendpushime tė rrugės e nė afėrsi tė krojeve. Nganjėherė varin nė degė tė lisave gurė tė vrimuar. Pėr kėtė, nė besimtarė jepen disa shpjegime: pėrtė lehtėsuar lodhjen; qė aty tė pushojė ora e njeriut kalimtar. Nė njė rast tjetėrthuhet se vihen nė ato vende ku mund t’i gjejnė Dragojtė, si mjete ndihme nė ndeshjen e tyre me Kuēedrėn; aty i marrin mė me lehtėsi e i pėrdorin pėr tė luftuar kundėrshtaren e tyre, sidomos nė raste furtunash. Thuhet dhe kjo: pasi vdes njeriu, pėr40 ditė shpirti i tij udhėton nė tė gjitha vendet ku ka kaluar i pėrmenduri kur ka qenė gjallė, e pra shpirti pushon e ēlodhet nė kėta gurė tė vėnė mbi lisa nga i njėjti njeri kur ka qenė gjallė. Gurė tė tillė tė hedhur pranė krojeve ose tė vėnė nė bigė tė lisave askush nuk i ngacmon, mbėshtetur nė besimin se njė veprim i tillė ėshtė mėkat e me pasoja fatkeqėsish pėr atė qė i trazon a i luan nga vendi.
Shtrohet problemi pėr tė veēantat e pėr tė pėrbashkėtat mes popujve pėr kultin e gurit. Kult tė gurit nė njė formė a nė njė tjetėr, nė njė masė a nė njė tjetėr, janė dėshmuar nė tė tėrė popujt qė janė studiuar nė vėshtrim tė besimeve tė tyre. Nė kėto veēori mes popujve njė prerje me thikė nuk ka. Disa herė besimet e ritet me gurin pėrkojnė mes popujve fqinjė e jo fqinjė. Kjo mund tė ndodhė:
1 Pėr arsye tė origjinės sė pėrbashkėt; ta zėmė popujt e Ballkanit e tė Europės i prunė qė nga Azia kėto besime e prandaj ngjajnė, pra nga stėrgjyshėrit e tyre tė pėrbashkėt.
2.Nga dhėnie e marrje me njeri-tjetrin nė rite, besime e mite gjatė shekujve.
3.Ėshtė i pranishėm njė kult i gurit qė sė herėshmi te Shqiptarėt, po pėrforcohet dhe nga prurje tė jashtme.
4.Ndodh qė tė ngjajnė kryesisht besimet me njė origjinė krejt tė ‘ pavarur nga njera-tjetra. Si arsye janė tė njėjtat rrugė tė zhvillimit historik e social, si rrjedhojė prodhojnė tė njėjtat dukuri kultike.

2. Guridhurim, guri mitik
Janė vėrejtur nė disa raste grumbuj gurėsh nė qafa a nė maja malesh, po dhe nė vende tė ndryshme pranė rrugėve e nė pyll, nė Jug dhe sidomos nė Shqipėrinė e Epėrme, dhe quhen murana. Disa nga kėto murana u janė kushtuar njerėzve qė kanė vdekė nė ato vende nė rrugė tė dhunshme: tė vrarė nga pushka, tė vrarė nga rrufeja ose qė kanė rrėshqitur nė greminė e kanė vdekur e tjere. Kush kalon nė ato vende, hedh nė muranė nga njė gur “pėr kushtim”, pra pėr tė mirė tė tė vdekurit e tė atij vendi qė ka marrė cilėsi shenjtėrie. Kjo hedhje guri ka natyrė rituale, shenjtėrie, me kuptimin e pėrshpirtshėm, qė tė bėjė mirė, se kėshtu dhe udhėtari qė hedh gurin ka pėr t’u ndihmuar kur shlodhet e do t’u shpėtojė rreziqeve. Muranat nė qafa e nė maje malesh mendohet se kanė njė traditė tė lashtė, parahistorike. Kur pelegrinėt ngjiteshin nė majė tė Tomorrit, hidhnin atje pranė varrit tė shenjtė bektashi nga njė gur tė vogėl qė e kishin marrė qė poshtė ose diku aty afėr muranės. Kjo praktikohej dikur dhe nė maja malesh tė tjera tė kultit, si: nė Kėndrevicė (Kurvelesh), Gjalicė (Lumė), nė Pashtrik (Has) e tjerė. Me kohė hedhja e gurit nė muranė ėshtė lėnė.
Me mjaft interes nė kėtė vėshtrim ėshtė tė ngriturit e gurėve nga tėrė pelegrinėt nė majė tė Rumies (Krajė-Mali i Zi) nė vendin e Banierit. Dhe nė kėngė thuhet: “O Rumia bjeshkė e naltė, / T’i m’u bafsh ma e naltė!/T’i m’u bafsh m’e naltė seje”. (H.Koliqi, “Rrėnjėt pagane…,”, “Kraja”, Krajė, 1997, f.18-19). Kėtu duket qartė se ky veprim ritual me gurė bėhet pėrta rritur malin mė nė lartėsi, pėrt’i dhėnė atij forcė. Dukuri tė kėtij lloji duken dhe nė popuj tė tjerė tė Europės e tė Azisė. Shpjegimet e kėtij veprimi me rrėnjė parahistorike, tė bėra nga etnologėt, kanė qenė nga mė tė ndryshmet, po nė thelb ėshtė thėnė se kjo bėhej pėr tė rritur e forcuar malin. Ai ka tė bėjė me kultin e maleve dhe me kultin e diellit. Ėshtė e kuptueshme, qė motivi i lashtė i kėtij riti me gurė ėshtė harruar, por thelbi duket tėrthorazi edhe sot. Kėta janė gurė kushtues, qė hidhen nė vende tė shenjta, nė muranat pėrkatėse, pėr tė pasur shėndet, mbarėsi nė jetėn familjare. Kėshtu ndodh dhe me muranat e gurėve nė qafa malesh.
Muranat nė vendet ku kanė gjetur vdekjen njerėz tė caktuar, tė njohur dikur nė krahinė pėr akte e cilėsi krejt tė veēanta e tepėr tingėlluese, shumė mė herėt a mė vonė janė tė njė lloji tė veēantė, sadoqė dhe kėto ndryjnė nė vete njė lloj shenjtėrie. Ato janė njė lloj pėrmendorje pėrtė vdekurin e pėr shpirtin e tij. Edhe nė kėto murana hidhen gurė kushtues; kėta mė fort pėr respekt ndaj tė vdekurit.
Nė disa raste vėrehen gurė tė mėdhenj tė veēuar, tė ngulur nė tokė, si tė mbirė nga toka, ose si vazhdim vertikal i shkėmbit; qėnia e tyre ėshtė e lidhur me besime e me legjenda mitike. Tė tillė gjenden nė tėrė viset e trojeve shqiptare, sidomos nė malėsina ku dhe besimet me zanafillė pagane janė ruajturdhe mė tepėr. Nganjėherė besimet nė kėta gurė lidhen me format e paraqitjen e tyre tė veēantė, nga qė nganjėherė ndryshojnė nga gurėt e tjerė tė mjedisit ku gjenden, ndoshta pse janė sjellė nė kohėn e akullnajave kėtu e shumė mijėra vjet mė parė ose janė teprica meteoritėsh tė rėnė nė tokė. Format e veēanta tė shkėmbit si njeri, si bagėti, si gjurmė e tjera, janė nga gėrryerja, pra lojėra tė natyrės. Mbi katundin Gradec, nė lindje tė Tomorrit ndodhet Shkėmbii Stradomit ku dikur shkonin njerėzit pėr shėndet, pėr tė pasur fėmijė. Aty linin dhurata, ashtu si na e kanė treguar banorėt vendės, po pėr tė flet dhe P.lkonomi, (“Historia eTomorrit”, f. 24). Njė gojėdhėnė tregon se del plaka nė Tomorr lart me njė dhi e me njė kec. Aty u ftoh shumė koha e ngrinė tė tre. Edhe sot duket shkėmbi nė formėn e njė plake, tė njė dhie e tė njė keci. Pra aty ku “janė ngurosur”, vendi u bė i veēantė e me shenja tė ēuditshme (si sipėr, f.24).
Gurė me forma njeriu ose me gjurma a me duar tė tij ka nė disa vende dhe ato janė konsideruar si ēudibėrėse. Nė kala tė Dodės (Lumė) dy palė krushq u vranė ndėr veti. U vranė dhe nuset. Nė atė vend ėshtė GuriiNuses, duket sikur ėshtė nusja nė kalė, atė formė ka guri. Nusja fituese aty, sipas legjendės mitike, ėshtė gurėzuar (F.Gjabri, “Driodri” (L.K.D.,) f.85). I tillė shndėrrim ėshtė dhe Gurii Qyqes, po nė Kala tė Dodės (Bushtricė). Njeriu i egėr i hėngri vėllain dhe motra u bė qyqe. Ajo ėshtė pėrjetėsuar nė njė toponim e nė njė legjendė mitike (F.Gjadri, L.K.D., f.85). Nė Malėsi tė Pukės (nė mes Kryeziut e Fletit) ėshtė Guri i Ndrikullės. Nė atė vend kumbara deshi tė “kapė” ndrikullėn e tij. Ajo zuri duart nė njė rrasė tė madhe e aty mbetėn shejet e duarve. Guri e shpėtoi nga shkangullimi (Gj.K.N.M.T., 1940, f.24).
Kemi nė jo pak raste vende kulti me emrin Guri i Shenjtė, ose tė pagėzuar me emra shejtorėsh tė krishterė a islamė, po dhe me emrin Gjurma e Shejtit. Kėshtu, kemi Guri i Shenjtė nė Zogaj tė Kabashit (Pukė). GuriiShėn Palitnė Kabash, jo larg nga Kisha e Shėn Palit po nė atė vend. Nė Bjeshkė tė Oroshit (Mirditė) ka Gjurma e Shejtit, Shkalla e Shejtit, Lujt e Shejtit. Kėshtu mund tė shpjegohen dhe varret e Sarisalltikut nė Krujė etj. Legjendat mitike pėr kėto vende tregojnė qartė shenjtėrinė e dikurshme tė tyre, pelegrinazhe dhe dhurata pėrkushtuese tė bėra dikur pėr to. Nė kėto vende dėgjohen legjenda mitike me rrėnjė tė lashta e bėhen rite tė natyrės magjike me rrėnjė pagane.
Kėta gurė a vende tė shenjta duhet tė jenė me zanafillė shumė tė lashtė, nga kulti pagan; me kohė janė krishterizuar a islamizuar. Nga tė dhėnat qė na japin G.Frejzer, M.EIiade, E-A. Isambert e tjerė, nė vise tė ndryshme tė Europės ka pasur gurė a shkėmbinj, po dhe shpella tė kultit pagan e pranė tyre janė vėnė kisha, diku altarė ose kryqe duke i krishterizuar ato. Mendojmė se kėshtu ka ngjarė nė disa raste dhe nė viset e Shqiptarėve, ku nė vende pranė gurėve tė kultit pagan janė vėnė simbole tė krishtera a tė islamit. Mė sė miri kėtė e tregojnė kulti e pelegrinazhet nė maja tė disa maleve tė caktuara, pėr tė cilat flitet nė njė vend tjetėr tė veēantė. Pėr krahasim, nė mbėshtetje tė mendimit tė zanafillės pagane tė disa gurėve a shkėmbinjve, lidhur me fetė monoteiste, po sjellim disa elementė legjendash. Kisha e Rubikut, e dokumentuar sė paku nė shek.XII, ėshtė ndėrtuar nė njė majė shkėmbi, pra 800-vjeēare, me piktura murale nė absidė, sė paku tė shek.XIII. Nė legjendė thuhet se atė kishė nė fillim donin ta ndėrtonin nė njė vend tjetėr, mė pranė lumit Fandi. Kishin bėrė gati materialet pėr ndėrtim: gurė, gėlqere, trarė e tė tjera, pėrta ndėrtuar nė vendin ku ishte caktuar me urdhėr kishtar. Natėn, njė farė force e shenjtė i mbartėte materialet prej aty e tė nesėrmen gjendeshin nė majė tė shkėmbit. I ulnin pėrsėri poshtė nė vendin ku ishin duke u hapur themelet e kishės; prapė tė nesėrmen i gjenin nė majė tė shkėmbit. Kėshtu ndodhi disa herė. Njoftojnė pėr kėtė Papėn e ai urdhėron qė kisha tė bėhet nė majė tė shkėmbit, se ato i dėrgon atje njė shenjtor me forcėn e tij hyjnore. Dhe kėshtu u bė kisha nė majė tė shkėmbit. Njė legjendė e kėtij lloji tregohet dhe pėr ndėrtimin e kishės sė Shėn Palit nė Kabash tė Pukės. Donin ta bėnin kishėn nė breg tė Drinit, po njė gjė e padukshme i bartėte e i ēonte materialet te Guri i Shenjtė e aty u bė kisha. Edhe pėr ndėrtimin e kishės sė Shėn Marenės nė Llėngė tė Pogradecit ka njė gojėdhėnė dhe besohet se kisha kishte filluartė ndėrtohej nė vendin ku sot ndodhet kryqi i fshatit, po diēka i mbartėte dhe i ēonte materialet nė vendin ku ėshtė bėrė kisha, pranė shpellės sė Shėn Marenės, pra nė njė vend kulti mėtė lashtė (Gj.Gusho, “Mbipėrk.ekv…,”\MQ).
Rrėfenjatė kėtij lloji kemi dėgjuar dhe pėr kisha, pėr altarė, pėr xhami e teqe tė ndryshme tė trojeve shqiptare nė vende tė ndryshme. Thelbi i kėtyre rrėfenjave mitike mendojmė se ka tė bėjė me prirjen pėr t’i vėnė objektet e kultit monoteist nė vende tė shenjta tė njė kulti shumė mė tė vjetėr, se ato do t’i frekuentonin mė me devocion banorėt e atyre vendeve tė afėrta, pavarėsisht nga fakti se ata nė fillim mund tė ishin paganė a gjysėmpaganė.
Ka disa gurė tė ngulur nė tokė a shkėmbinj ku deri tash vonė janė zhvilluar rite pėr shėndet, pėr tė gjetur fat nė martesė, pėr tė lindur fėmijė a pėr t’u jetuar fėmijėt. Ka qenė njė gur i madh mbi njė bregore tė lartė pranė Erzenit, nė afėrsi tė Shijakut (Durrės) ku shkonin gjithnjė gratė e linin aty para e dhurata, bėnin lutje magjike pėr tė lindur fėmijė, pėr t’u jetuar fėmijtė a pėrtė shėruarfėmijė a gra tė sėmura. Mbahej si gur me cilėsi tė shėnjta. Tė kėsaj natyre kanė qenė deri tani vonė GuriiGrave e GuriiBurravenė Priskėtė Madhe (Tiranė). Burrat kryenin ritedikur te Guri i Burrave dhe gratė te Guri i Grave.

3. Kulti nė rite magjike
Gurėt e kultit, tė veēuar nė natyrė, tė ngulur nė tokė a si zgjatim vertikal i njė shkėmbi, quhen: Guri i Shejtė, Guri i Mirė, po dhe Guri i Gjallė ose dhe me emra tė tjerė. Nė Sellcė tė Sharrit (Malėsi e Tetovės, nė Maqedoni) kemi vėrejtur Gurin e Gjallė. Ai ndodhej jo larg nga varret e fshatit. Aty shkonin gratė pėr tė gjetur shėrim. Ēonin aty fėmijėn “e ndėrruem” dhe thonin: “Merrniketsikeni laan e biniatsikenimarrėl”. Po u shėrua fėmija, ka qenė “i ndėrruar”; po nuk u shėrua, besohet se ka pasur sėmundje tjetėr dhe i duhet gjetur derman tjetėr. Mendohet se Ato tė Malit, Fatmirata Zanat, natėn i marrin fėmijtė e vegjėl dhe luajnė me to. Po, kur i kthejnė te djepi a te shtresat e tyre natėn, ndodh disa herė qė t’i ndėrrojnė. Pra, nuk u ēojnė nėnave fėmijėt e tyre, po tjetėr pėr tjetėr. Kėta fėmijė bėhen tė sėmurė e qajnė shumė. Gratė pėr kėtė bėjnė rite e lutje tė caktuara qė t’u kthehen fėmijėt. Rite tė tilla e dhurata kushtimi bėhen dhe pranė Gurėve tė Shejtė ose te Guri i Gjallė.
Kur njė gruaje nuk i jetojnė fėmijėt, tri cuca tė mėdha shkojnė te Guri i Gjallė nė Sellcė, hipin mbi atė gur e aty qepin kėmishėn e fėmijės qė do tė lindė, nga tri copa pėlhure; atė ia veshin kur lind fėmija, me besimin se kėshtu ka pėrtė jetuar. Edhe ndorta (gjalm me tė cilin lidhin fėmijėn) bėhet te ky Gur, po nga kėto tri vajza. Besohet se forca e Gurit tė Gjallė do tė ndikojė nė shėndetin e fėmijės, qė ai tė jetojė. Pra, nga shpirti i Gurit kalon diēka e fuqishme nė shpirtin e fėmijės. Ndoshta Guri i Gjallė ndryn nė vetvete forcėn e shpirtit tė tė vdekurve e cila kalon te tė gjallėt; shpirti i tė vdekurit i jep forcė e energji fėmijės pėr tė jetuar, pėr tė mos e marrė vdekja. Nė fshatin Orashė tė Sharrit (Tetovė) ėshtė Guri i Gjallė ku bėnin rite tė ndryshme. Kur shtatzėnės i kanė vdekur fėmijėt e lindur mė parė, vjehrra e saj kėrkon pėlhurė dy copa nga dy vajza tė fejuara, dhe njė copė nga njė vajzė e pafejuar. Trupi i kėmishės, para dhe prapa, qepet nga pėlhura e dy vajzave tė fejuara dhe mėngėt nga copa e pėlhurės: sė vajzės sė pafejuar. Kėmishėn e qepin vajzat mbi Gurin e Gjallė. E qep njė vajzė e fejuar. Ato pyesin: “Ē’po ban aty?” Qepėsja pėrgjigjet: “E qepi kėt kmejshė, ēaj cull si t’i leje Aishes sa u kalbtė ki Quri, ēaēėrroftcoulliiAishes!”(E. Osmani, Rite…”Kult.pop.”, 1999,f.210).
Nė jo pak raste bėhen rite tė ndryshme pranė kėtyre gurėve tė shenjtė Ditėn e Verės a Ditėn e Shėn Gjergjit, pėrkatėsisht tri tė enjte para Shėn Gjergjit, po dhe nė raste tė veēanta, nė ndonjė ditė feste tjetėrtė vitit, mė sė shumti nė pranverė ose nė verė, ashtu si ndodh me ritet nė shpella a pranė gurrave. Nė afėrsi tė fshatit Kapaēindoll (Malėsi e Dervenit tė Tetovės) nė vendin e quajtur Majė-Zebel ndodhet Guri i Kapaēindollit, qė ndryshe quhet dhe Zanza e Malit. Aty bėhen rite tė ndryshme nė kohė tė Ditės sė Shėn Gjergjit a nė ditėt e afėrme tė tij. Po japim njė prej kėtyre riteve: Shtatzėna, sė cilės nuk i jetojnė fėmijėt, kryen kėtu veprime magjike tri tė enjte para Shėn Gjergjit. Duke qepur kėmishėn efoshnjės mbi kėtė Gur, pėrsėrit fjalėt: “T’rrojė kicoullisiki Guril”. Ajo, pasi e qep, e len tė qėndrojė aty 24 orė; kėmishėn e bėrė pėr fėmijėn qė do tė lindė, pastaj e lag me ujin qė gjendet aty afėr. Sė fundi, e merr dhe e ēon nė shtėpi. Kur lind fėmija, ia veshin kėtė kėmishė me besimin se kėshtu fėmija do tė bėhet i fortė e ka pėr tė jetuar (E.Osmani, Shtatzania…t 6). Shėnojmė se, jo larg nga ky gur gjenden rrėnojat e njė kishe. Ka mundėsi qė Guri i Kultit aty, me ato atribute, do tė jetė shumė mė i lashtė nga koha kur ka qenė bėrė kisha. Dhe kisha do tė jetė bėrė pikėrisht pranė kėtij Guri tė Shenjtė tė kohės sė paganizmit, siē ka ndodhur, si na e thonė dijetarė tė ndryshėm, dhe nė vise tė ndryshme tė Europės nė shekujt e Mesjetės.
Nė Kalisht tė Gostivarit (Maqedoni) ka disa gurė e shpella tė shenjta. Aty ndodhet dhe Guri i Shėn Gjergjit. Nė afėrtinė tė Ditės sė Verės vajzat hipin mbi kėtė gur e thurin kurora me degė thane. Pastaj ato i sjellin nė shtėpi. Kur vajzat ulen mbi kėtė shkėmb, thonė fjalėt: ‘Tbohena t’forta si Guri! T’na shkojė vera mbarė! T’na hecė shėndeti! T’rrojmė sa Guri i Shėn Gjergjit!”, fjalė qė pėrsėriten nga secila nga tri herė, duke ndėrruar tri herė vendin dhe duke u ulur e ngritur. Afėr Gurit tė Shėn Gjergjit ndodhet Guri i Vajzės. Thuhet se aty nė njė kohė tė vjetėr po kalonin motėr e vėlla. Vėllai aty paska dashur tė kapė motrėn. Motra ka thėnė: “OAIIah, banėm ma mirė gurl”. Kėshtu motėr e vėlla janė gurėzuar. Sot shkėmbi ka formėn e dy njerėzve, ndarė nga njėri tjetri me njė tė ēarė.
Nė disa raste besohet se gurėt e veēuar e me atribute kulti kanė mbirė nga toka apo kanė ardhur aty nuk dihet se prej nga. Pra, sipas kėtyre besimeve, nė njė kohė nuk kanė qenė aty e mė vonė janė dukur. Ata kanė nė vetvete diēka tė veēantė. Nuk janė si gurėt e tjerė tė zakonshėm qė gjenden nė atė vend, nė ato afėrsi. Ndoshta janė tė ardhur me akullnajat dhjetra, qindra, mijėra vite mė parė, ose janė pasojė e fenomeneve gjeologjike tė stėrlashta, po mund tė jenė dhe mbeturina meteoritesh.
Nė jo pak raste, gurė me elementė kulti, te tė cilėt zhvillohen ose nuk zhvillohen rite, janė objekte legjendash mitike tė ndryshme. Ata kanė dhe emra nga qėnie tė ndryshme mitike tė panteonit shqiptar, si: Gurėt e Dragojvenė Malėsi tė Deēanit (Kosovė), Gurėte DragojveXe Ura e Vezirit pranė Kukėsit, Vrima e Dragojve nė Shpirag (Berat), Guri i Dragonit nė Mal tė Zi tė Preshevė- Kumanovės, Rrasa e Zanės nė Kelmend, Shkambi i Zanave nė breg tė Drinit (Tropojė), Guri i Bollės (fshati Vorė jo larg qytetit Vorė, Tiranė. Shih: “Kult.pop.”, nr.1, 1991, f.219), Vrima e Kuēedrės nė Sirakė (Berat). Lugu i Zėrės (Vuno), Shpella eZėrės (Paramithi, Ēamėri). Emra tė tillė ka dhe plot tė tjerė. Ndoshta kėta emra dhe legjendat mitike pėrkatėse i takojnė njė kohe tė lashtė, nė tė njėjtat vende. Mbase kėto vende kulti mund tė kenė lindur dhe nė Mesjetė, por gjithsesi sipas modelesh e kodesh tė besimeve tepėr tė lashta.
Edhe guralecė tė ēfarėdoshėm pėrdoren nė rite tė ndryshme e atyre u jepen forca tė mbinatyrshme. Nė malėsitė shqiptare, gruaja qė nuk kishte qumėsht gjiri pėr t’i dhėnė fėmijės, mbante nė gji njė gur duke besuar se kėshtu do t’i vinte qumėshti. Ky quhej Guri i Gjirita Guri i Qumshtit (Guri i Tamlit). Nė fshatra tė komunės sė Tetovės ėshtė vėrejtur ky rit: Gruaja qė nuk mbetet shpejt me barrė, mban tė varur nė gjoks njė hajmeli e aty janė futur nėntė gurė tė marrur nga nėntė ura, nėn tė cilat kalon ujė i rrjedhshėm. Pasi kalon viti, gruaja do t’i hedhė gurėt nė lumin e rrjedhshėm duke besuar se kėshtu do tė ketė fėmijė (E.Osmani, Rite…, “Kult.pop.”, 1999, f.209). Kurgruasnukijetojnė fėmijėt, tri tė enjte para Shėn Gjergjit shtatėzėna shkon pranė tyrbes sė Ali Babės (Tetovė) nė fshatin Ēiflik. Aty merr njė gur dhe e mban tė lidhur nė bel deri kur tė lindė. Pastaj atė gur e var nė tojėn e foshnjės (nė djep). Pas tre muajsh ajo e kthen gurin nė vendin ku e mori dhe thotė tri herė fjalėt: “Me niet t’Allahit tė mė rrojnė coullėtl”. Po kėtė veprim e bėn dhe kur mė parė i kanė lindur vetėm vajza e, me kėtė rast, kur e kthen gurin nė vendin e vet thotė: “Me niet t’Allahittė mė kthehen djemt!”Uė anė tė Krajės, kur nusja arrin nė oborr tė shtėpisė, marrin nė tokė nga ana e djathtė e kėmbės sė kalit tre gurė dhe, tė mbėshtjellur nė njė shami, nusja i fut nė gjoks, ku i mban pėr njė kohė tė gjatė. Kuptohet se dhe kėta janė pėr mbarėsi nė jetėn e ēiftit e pėr frytnim tė nuses nė tė ardhmen. Forca magjike e gurėve do tė ndikojė nė plotėsimin e dėshirave tė nuses e tė tė afėrmėve tė dhėndrit. Po kėshtu, nė shumė raste, nė vise tė ndryshme shqiptare nėna, sė cilės nuk i rrojnė fėmijėt, merr njė gur aq tė rėndė, sa t’i barazohet peshės sė fėmijės e, si ta ketė vėnė nė peshė e tė vijė nė baraspeshė me fėmijėn, beson se me kėtė veprim fėmija do t’i jetojė. (Sh.Gjeēovi”Bet’e Shqiptarėvet”, “Bota Shqiptare”, 1943; f.63). Vėrehet se, herė-herė, nė ēfarėdolloj rreziku e dyshimi nė fatkeqėsi, banorėt e malėsive kėrkojnė ndihmėn ēudibėrėse tė gurit. Nė Baze e Pėshkash tė Kthellės (Mirditė), kurbanorėt e atyshėm duan tė kalojnė lumin e Matit dhe shohin se ky ka ujė shumė, si vėren Gjeēovi mė 1903, marrin njė papėrdhok dhe e vėnė nė cep tė krahut dhe kėshtu e kalojnė ujin nė kėmbė, duke besuar se ai do t’ua lehtėsojė mundimin dhe t’i ruajė nga rreziku i mbytjes. (Sh.Gjeēov, e dhėnė e regjistruar mė 1903. Shih”Kanun//Le/cėDu/c.”1989;f.495).
Njė forcė magjike tė posaēme nė besimet e tij populli u ka dhėnė gurėve me vrimė. Pėr tė pushuar dhimbja e kokės, shihnin diellin pėrmes vrimės sė gurit. Hidhnin farėn e arės pėrmes vrimės sė gurit qė ajo tė jepte nė tė ardhmen prodhimin e dėshiruar. Pėrshkohej bagėtia pėrmes vrimės sė ndonjė shkėmbi (ku hyhet nė njė anė e dilet nė anėn tjetėr) nė pranverė qė ajo tė ketė shėndet, tė mos dėmtohet e qė tė japė prodhim tė mbarė atė vit. Gurėt me vrimė, nė disa raste i varin nė portė tė banesės ose dhe te bletėt, pėr mbarėsi, pjellori. Kjo e dėshmuar nė disa vende po mė shumė nė Kolonjė, si na e dėshmon Dh. Qiriazi.
“Kur e ndigjojnė fėmijėt sė pari kangėn e qyqes, marrin nji gur, e venė mbi krye e thonė: Qyqe, koka ime gurekokajote qull! Bajnė kėshtu qi tė jenė tė fortė si guri dhe tė mos ndiejnė dhimbė kreje e trupi. Barijtė marrin atė ditė tre gurė pa folun e ia venė tundsit, pse besojnė qi qet ma shum gjalp qumshti i rrahun, kurtė ket ksi gurėsh”, (“Bota shqiptare”, 1943, f.54-55).

4. Guri nėfunksione juridike
Nė tėrė rastet e pėrmendura mė lart, nė rite, guri na shfaqet me funksione magjike shėruese e tė mbarėsisė, pavarėsisht se gurėt janė tė ēfarėdoshėm. Kur pėrdoren, ata marrin forcė kultike, shenjtėrie, misterioze e, sipas besimeve popullore, ndikojnė nė sjellje tė mbarėsisė e tė shėndetit, nė njė mėnyrė tepėr domethėnėse, tė ēuditshme.
Nė malėsitė brenda trojeve shqiptare, njė gur i ēfarėdoshėm, i madh a i vogėl, sipas rastit, duke marrė funksione juridike dokesore, merr dėrkohė dhe funksione kulti. Ai bėhet i paprekshėm jo vetėm ligjėrisht. -enimi i tij, sipas besimeve popullore, konsiderohet njė mėkat i rėndė e e rrjedhojė fatkeqėsish tė ndryshme pėr atė qė prek pronėn e tjetrit, tė ėshmuar me njė gurtė caktuar. Njė njeri gjen njė bletė nė njė zgavėr lisi nė pyll- Pėr arsye qė dihen, ai nuk e nxjerr nė moment qė ta fusė nė zgjoin e tij e ta ēojė nė shtėpi. Atėhere mbi lis ai vė njė gur tė ēfarėdoshėm qė tė duket, dhe joshumė larg vrimės sė zgavrės ku ėshtė bleta. Me kaq ėshtė pėrcaktuar pronėsia jo vetėm juridike, po dhe sipas besimit. Kush e sheh bletėn dhe atė gur mbi tė, mendon: “Bleta e ka tė zotin. Kush prek atė bletė apo gurin e vėnėaty, ndėshkohet nga Zoti”. Kėshtu ndodh dhe kur njė gjahtar a njeri i rastėsishėm mbyll njė kafshė tė egėr nė shpellė a zgavėr lisi. Mjafton njė gur i vėnė te vrima pėr tė pėrcaktuar pronėsinė. Kur njeri bėn nė pyll njė stivė drush pėr diegie, ose lėndė druri pėr ndėrtim, u vė sipėr njė gur dhe pronėsia ėshtė e pėrcaktuar. Materiali i pėrgatitur nė pyll e me gur mbi tė nuk preket, pėr arsyet qė thamė mė sipėr. Nė kėto raste guri ka kėto atribute pėr sa kohė qė kryen ato funksione; e pastaj bėhet si ēdo gur tjetėr i pyllit.
Me interes nė kėtė vėshtrim ėshtė Gurii Gėziqit (ndoshta mė mirė ėshtė tė thuhet Gurii tė Gėziqasit) nė Bjeshkė tė Oroshit (Mirditė). Gėziqi kėrkoi tė rifitonte tė drejtėn e bjeshkimit nė Malin e Shejtė (Bjeshka e Oroshit), njė tė drejtė tė harruar nga qė nuk ishte pėrdorur pėr shumė kohė, pra dhe kundėrshtohej nga bashkėpronarė tė tjerė tė Bjeshkės. U mblodhėn Burrat e Dheut pėr ta zgjidhur kėtė punė, por nuk po mundeshin t’i jepnin rrugė. Nji i gėziqas qė ndodhi aty e qė, sipas besimeve popullore, “paska qenė Drangue”, u thotė Burrave tė Dheut: “Ta mbaj kėtė gur nė shpinė e ta ēoj drejt Bjeshkės e deri ku ta ēoj tė fitojmė si Gėziq pjesė kullose nė Bjeshkė”. Atė gur e mbajti nė shpinė nga Kisha e Shėn Gjinit e deri nė njė sukė tė vogėl, Qafė-Sukė, pak pėrtej Hurdhės sė Lopėve, burim qė aty del e aty humbet. Aty e lėshoi gurin nė tokė. Shkoi e piu pak ujė dhe vdiq. Kėshtu rifitoi Gėziqi tė drejtėn e kullotjes nė Bjeshkė tė Oroshit. Ai gur me funksione juridike ka qėndruar aty i vėnė nė kėmbė e i rrethuar nga 12 gurėt dėshmitarė. Ėshtė gur i adhuruar prej tė gjithėve e pėr mė se njė shekull askush nuk I ngacmon. Kur u ndėrtua rruga Repės-Orosh, mė 1962, kaloi dhe rruga pėrmes Bjeshkės e nė Qafė-Sukėn nė fjalė. Rruga e projektuar binte mes pėr mes Qafė-Sukės ku ishte Guri i Gėziqit. Drejtues punimesh nė kėtė vend ndodhi njė i oroshas, Gjetė Kaza. Ai nuk lejoi tė hidhej guri, po e zhvendosi pak majtas rrugės duke e rregulluar nė kėmbė e me 12 dėshmitarė rreth tij. Gjetė Kaza kish thėnė nė publik se do tė bėnte aty njė podium tė lartė e do ta vendoste atė gur mbi tė.
Kjo nė popull vėrehej si njė gjė e madhėrishme. Podiumi nuk u bė. Nė atė vend ėshtė dhe sot e njerėzit sillen me nderim ndaj Gurit tė Gėziqit. Doemos njė ditė ky gur do tė zerė vend nė muze.
Mė sė miri pronėn e pėrcakton Guri i Kufinit, njė gur i gjatė, futur gjysma nė tokė e gjysma mbi tokė: rreth e rreth, thellė nė tokė i futen gjashtė a 12 dėshmitarė, gurė mė tė vegjėl. Kufiri ka funksione juridike e funksione kulti. Ėshta mėkat tė luash kufirin nga vendi ku ėshtė ngulur e veprime tė tilla keqbėrėsit i sjellin fatkeqėsi dhe forcat e mbinatyrshme. Nė kanun thuhet: ” Eshtėnt e vorrit e guri i kufinit faqe kanunitjanė baraz. Me luejt kufinitasht sime luejtė me eshtėnt e tė dekunvė’. (Sh. Gjeēov. KLD, f.37). Pra guri i kufirit ka njė kult tė veēantė dhe luajtja e tij ėshtė mėkat aq i madh sa tė nxjerrėsh nga varri eshtėrat e tė vdekurve.
Nga eksplorimet e terrenit rreth njė shekull mė parė, Gjeēovi vėren se guri i kufirit ndėr Shqiptarė ka njė vlerėsim shenjtėrie aq tė madh, sa askush nuk e luan nga vendi, veēse po tė jetė i shkalluar nga mėndja. Thuhet nė popull se ai qė arrin tė luajė e tė shkulė gurin e kufirit (tinės se ndryshe s’kishin pėr ta lėnė pa e zhbi me tė egėr e me tė butė), as nė f illė tė vdekjes nuk e len tė zėjė vend, tė rrijė i qetė, dhe nuk i del shpirti pa kallzuar se e ka luajtur gurin e kufirit dhe pa ēuar gjind (njerėz) pėr ta vėnė nė atė vend ku ka pasė qenė para se ta shkulte e t’i ndėrronte vend dhe pėr mbi tė tė merrej njė dorė dhė prej vendit tė parė dhe t’i derdhet te kryet. Vetėm atėherė i vjen vdekja e pushojnė mundimet e agonisė (Sh.Gjeēov, Guriikufinit, Hylli i Dritės, 1936, nr.2, f.114). Doemos kjo ka te bėjė me shenjtėrinė e pronės e qė vetėm guri i kufirit e pėrcakton dhe e mbron e pra nė kėtė rast e nė kėto rrethana merr atribute shenjtėrie.

5. Beja me gur
Tė shfaqurit e gurit si shej besimi ėshtė dhe tė pėdorurit e tij nė betime, nė lidhje bese, nė bė pėr tė fituar pafajėsi, nė vendime tė bashkėsive fshatare tė caktuara. Nė ligjin dokesor tė malėsivet tona thuhet: “Beja mbė “gur” kah kanuja asht ndėrma tė randat e ma tė mndershmet bė qi njef Shqyptari i Malevet”. (KLD, 1933, f.60). Nė doket e malėsive, gurit si shenjė besimi nė bė i jepet njė vlerė e jashtėzakonshme, si njė kult betimi mjaft i hershėm; pėr nga forca vepruese hyjnore, ai del shumė mė i fortė se ungjilli e kurani. Natyrisht, gjithnjė ėshtė fjala pėr mendėsitė e vjetra tė njerėzve tė malėsive shqiptare.
Ja si shprehet mė 1974 i moshuari Gjetė Lleshi, banues nė Nenshejt tė Oroshit (Mirditė) dhe njohės shumė i mirė i praktikave tė kanunit: “Guri m’krah nė betim mbahej be fort e fortė. Thoshin se beja m’rrenė, me gur i randohet basit nė krah nė atė jetė sa gjysa e botės. Dy vetė kapeshin (grindeshin) pėr nji vend (pėr pronėsi tė njė toke). Thoshin: “ai asht e emja e ai (tjetri) asht e emja”. Njeni i thoshte tjetrit: “Merre me gurm’krah! Po e more me gurm’krah asht ejotja”. Me gur m’krah tjetri tė merr ene (edhe) arėn nen shpitė. Me gur m’krah tė merr ene djalin. Ishte bė ma e fortė se beja me 24 burra. Mund tė tė merrte tjetri me gur nė krah: tokė, zabel, ujėt e vadės a atė ku pinin gjaja e gjaliė. Kur donin tė ndanin (ta veēonin krejtėsisht) ndonjenin nga shoqnia pėrshkak tė poshtėrsive si (qė) kishte ba, banin lidhje, e betoheshin me gurin si (qė) e kalonin nėpėr duer. Thohej: E kan da filanin me gur nėpėr duerpėr mort e pėr darzėm”. Beja me gur nė krah a nė dorė ishte tepėr “e randė”, mė “e rėndė” se ēdo mėnyrė tjetėr e besė. Mė “e randa” ishte me gurin e rrufesė. Para kėsaj beje, me gur, ēdo njeri tėrhiqej, nėnshtrohej, bindej. Kishte frikė tė madhe prej saj.
Guri dhe plis dheu pėrdoreshin si bė pėr tė ndarė e ripėrcaktuar kufijtė e harruar nė mes dy familjeve a fshatrave, sidomos pėr pyje, zabele, kullota. Pėrtė bėrė kėtė rindarje pėrgjithėsisht caktohej si gjyqtar njė plak qė i ka ditur kufijt e vjetėr e pėr ta i kanė folur pleq edhe mė tė vjetėr qė kanė vdekė prej kohėsh. Mendohej se ky plak i dinte ata dhe • se do t’i rivendoste me drejtėsi. Para se plaku ricaktues i kufijve tė fillonte tė vepronte, i lėshoheshin pengjet (shenja simbolike qė tregojnė se tė interesuarit e tė dy palėve do tė pajtohen me caktimin e kufijve nga plaku i shėnuar). Plaku, i shoqėruar nga pėrfaqėsuesit e dy lagjeve, dy katundeve a dy dhenave, merrte njė gure njė plis dheu (a bucė dheu ose njė dorė dhė) dhe i vinte nė sup tė krahut duke i mbajtur me dorė. Para se tė nisej u betohej dy grupeve kėshtu: “Pėr ket gur e Peshė e dhė, me tė cilat e ngarkova veten, pėr shka kam ndie prej s& parėsh, vendet e kufijve kanė qenė sikur do t’ju diftoj tash; e We sa ma merr mendja e shpirti, nuk do t’i randohem kurrnjanės lagje!”. Betimin e bėn dhe kėshtu: “Pėrketpeshė, ktu e ktu ka qenė kufini i hershėm e ktu po e nguli edhe unė, edhe e marrsha nė atė jetė nė qofsha tue rrejtė!”. Nėse nga ndonjera palė shfaqen kundėrshtime, ai shton: “Pėrkėtėpeshė, sim’urandoftėnėatėjetė, qektu asht sheji i vjetėr i kufinit tė hershėm, si mė ka pasė kallzue gjyshi… kur ishem camėrdhok (fėmijė 10-15 vjeē) shmrijak dhizsh me ta, e ai e ka marrė nė atėjetė se asht ktu, ende unė po e marr mbas fjalės sė tij”. Plaku u prin tė tjerėve me gure dhė nė krah. Nga vendi nė vend ndalet plaku, e cakton me kėmbė kufirin e aty tė tjerėt ngulin njė dru a shenjė. Pasi mbarojnė sė vėni tė tėrė shenjat e kufijve, kthehen tė venė kufijtė njė nga njė me radhė: nė ēdo vend njė gur tė gjatė, gjysma nė tokė e rreth tij poshtė nė tokė, dėshmitarėt: 6 a 12 gurė. Nė kufirin e parė qė ngulet nė tokė, plaku ndarės hedh aty dhe gurin e dheun qė kish nė sup tė krahut. Tė pranishmit, secili hidhte nga njė “dėshmitar” deri sa tė plotėsohej numri 6 a 12. Edhe njė i huaj, jashtė palėve tė interesuara, e qė ndodhet aty rastėsisht e hedh njė “dėshmitar” aty. Gjatė nguljes sė kufirit gjithnjė plaku e mban dorėn mbi tė, duke e sjellė e drejtuar. Mbasi mbaron ngulja e kufirit, plaku thotė: “Ai qė e luejtėtketgur, ipeshoftėrandė m’atė jetė!”. Kėshtu vazhdon plaku me tė tjerėt tė ngulė tė tėrė kufijtė n’ė vendet e caktuara mė parė. Sipas besimeve tė popullit: “Plaku qė mban gur e dhė mė krah – qėjanė sheji i randimit tė shpirtit tė tij, – nė mos kallzoftė drejt edhe me i kalue kuj pėr rrazė tė derės sė shtėpisė, nuke ndal gja, shpirti i tij ka me hekė mirė a keq mėatjetė”(Sh.Gjeēovi, “Guri i kufinit”, “Hylli iDritės”, 1936, 2, f. 116-117).
Veprimi i pėrshkruar mė lart ėshtė njė proēes juridik brenda sė drejtės dokesore, po ėshtė ndėrkohė dhe njė proēes ritual i mbėshtetur nė njė besim tė caktuar. Plaku qė ėshtė caktuar si rivėnės i kufijve tė harruar, beson plotėsisht nė rėndimin e tij shpirtėror, nėse nuk vepron me shumė kujdes e drejtėsi. Po kėshtu besojnė dhe tė interesuarit e kėtij ripėrcaktimi tė kufinjve. Nė themel tė kėtij besimi ėshtė pesha e gurit dhe e dheut qė mban mbi supe. Kulti i gurit dhe kulti i tokės nė shumė raste kanė pėrputhje, si dhe nė rastin e pėrmendur. Pra, ata plotėsojnė a mbėshtesin njeri-tjetrin. Guri e ka jetėn nė tokė e nė njėfarė kuptimi ėshtė pjesė e tokės. Mandej, nė jetėn tjetėr, toka dhe guri do t’i rėndojnė nė shpirtin e tij. Nuk thuhet kot, sipas besimeve popullore, se atė qė ka bėrė poshtėrsira nė kėtė jetė, nuk e mban toka brenda. Nė fund tė fundit, atė qė thyen betimih, nuk mban drejtėsi nė vėnien e kufijve, e gjejnė fatkeqėsi nė kėtė jetė e nė atė jetė e kjo gjė ka qenė e tiposur thellė nė mendėsitė e popullsisė sė maleve shqiptare. Si na e tregojnė dėshmitė e mbledhura nga burime tė ndryshme, ky besim nė betimin nė gur nuk ka qenė omamental e i sipėrfaqshėm, po i ngulurthellė nė vetėdijen e malėsorėve shqiptarė, e i lidhur me njė kult tė fortė tė gurit.
Beja me gur, duke prekur gurin e duke u betuar nė tė, ėshtė pėrdorė pėr t’u shfajėsuar ndaj njė akuze tė bėrė, por mė interesante e me shumė kuptim, tė thuash si njė ritual fetar pagan, ėshtė ai nė kuvend tė burrave, pėr t’u qėndruar besnik vendimeve tė marra aty.
Pasi bėhej kuvendi i fshatit, i dheut a i krahinės e pasi merreshin vendimet gojarisht, plaku drejtues i mbledhjes dėrgonte njėrin nga mė tė rinjtė tė gjente aty afėr njė gur tė rrumbullakėt, tė madh sa grushti i dorės, tė bukur e tė fortė. E merrte gurin plaku dhe njerėzit e kuvendit rreshtoheshin nė kėmbė nė gjysėm rrethi. Betimi bėhej me radhė, duke filluar nga e djathta nė tė majtė. Plaku ia jep gurin tė parit dhe ky bėn be, duke vėnė gurin nė shuplakėn e dorės sė majtė e duke e prekė atė (gurin) me tė djathtėn, ndėrkohė shqipton fjalėt: “Pėrkėtė tė mirė tė perėndisė e si e bafsha mė ndihmoftė, se as unė e as kush i shtėpisė seme pėr t’i dalė beset katundit nuk kemil”. Pasi betohen kėshtu tė gjithė me radhė, e merr gurin plaku e betohet edhe ai me tė. Pastaj shqipton kėto fjalė: “Ai qė e theftė kėtė be, theftė qafėn si unė qė e lėshoj ketgur!”. Dhe e lėshon gurin nė tokė nė mjedis e ndėr sy tė tė gjithėve. Tė gjithė pėrgjigjen: “Ashtu qoftė!”. Ky gur pastaj o ruhet me kujdes nė hatulla tė shtėpisė, ose futet nė dhė (Sh. Gjeēovi, “Bota e shqiptarėve”, 1943, f. 64). Ta hedhin pėrjashta atė gur, e quajnė pėr mėkat tė rėndė. Pėr tė thonė: “Ky gur nuk asht ma si ēdo gur; mbi ta asht ba beja e do tė ruhet si njė send i shuguruem”. Pra, ky ka marrė cilėsitė e njė sendi tė shenjtė.
Vdes njeri dhe dikush ankohet e thotė se i vdekuri, kur ishte gjallė, i kishte marrė hua diēka dhe kėrkonte nga tė afėrmit e tė vdekurit t’i kthehej borxhi. Atėhere ankuesi shkonte te varri i tė vdekurit bashkė me tė afėrmit e tė vdekurit. Aty merrte nė dorė njė gur tė varrit e betohej nė tė: “Qaqgja…un qajnė kettė vdekun en’iushpifsha, e bajsha me gur e me dhė qė asht mbi tė, e bajsha me gurė e me dhė gjithkah fe shkelė kamba e tijpėr tė gjallėt!”. (Sh. Gjeēov, “Beja mbigur tė vorrit”, “Bota shqiptare”, Tiranė, 1943, f.56). Atėhere tė afėrmit e tė vdekurit paguajnė menjėherė, pa bėrė fare fjalė. Pėrsėri edhe kėtu duket forca urdhėruese e gurit nė betim. Po kėtu ėshtė diēka mė ndryshe: ėshtė guri i varrite dheu, qė mishėrojnė shpirtin e tė vdekurit. Varri e guri i varrit kanė njė kult disi mė tė veēantė, me njė rėndesė hyjnore mė tė fuqishme nė dhėnien e drejtėsisė, nė pėrcaktimin e sė vėrtetės me ndihmėn e njė force tė mbinatyrshme, nė njė trupėzim tė shpirtit tė tė vdekurit. Nė njė kuptim tė veēantė, guri i varrit ėshtė simbol, trupėzim i shpirtit tė tė vdekurit.
Beja me gur ka qenė konsideruar, si e kemi thėnė dhe mė parė, tepėr e rėndė, madje nga disa ėshtė parė dhe jashtė mundėsive pėr t’u bėrė, qoftė dhe me tė drejtė. Pėr kėtė arsye, kishte disa njerėz qė e bėnin “me tybe” benė nė gur dhe e shpallnin botėrisht qė mė parė. Pra, nė asnjė rast, kur u kėrkohet, nuk bėjnė bė me gur. Kjo bėhej nga besimi se gjithsesi beja me gur ndjell fatkeqėsi tė mistershme nė jetėn familjare tė betuesve edhe kur ata bėjnė betim nė tė drejtė.

6. Guri i rrufesė
Ndėr Shqiptarė dėshmohet shenjtėria e disa gurėve tė rėnė nga qielli. SiRas besimeve popullore, ata vijnė nė tokė pėrmes rrufesė e quhen “gurė tė rejės”, “gurė tė rrufesė”edhe pse nė tė vėrtetė nuk kanė lidhje me tė.
Etnologė e eksplorues tė ndryshėm na bėjnė tė ditur praninė e gurėve tė shenjtė, si mbetje meteorėsh nė popuj tė ndryshėm tė botės. Nganjėherė vendet ku ndodhen kėta gurė meteor tė janė bėrė vende pelegrinazhi tė shenjtė pėr shumė njerėz, vende e popuj tė afėrm. Nuk do tė zgjatemi kėtu, por po e sqarojmė ēėshtjen me dy raste. Nė lashtėsi, nė vendin e Frigėve nė Azi tė Vogėl ka qenė Guri i Zi i Pesinontės, i shenjtė, vend pelegrinazhesh pagane tė popujve tė atyfe anėve. Ishte fytyrėzimi i Nėnės sė Madhe tė Frigėve, Kibela. Doemos, mbetje meteorėsh qė u bart e u pru nė Romė nė kohėn e Luftės sė Dytė Punike, si njė simbol i shenjtė tepėr domethėnės qė do tė shpėtonte njerėzit e atij vendi. I tillė, mbetje meteori, pra i rėnė nga qielli, ka qenė dhe Guri i Zi nė Mekė, Ka’aba. Dikur pelegrinėt aty faleshin si paganė e, mė vonė, nė kohėn e islamit e derimė sot, ai ėshtė simbol i shenjtėrisė sė fesė muhamedane, ku pelegrinė nga e tėrė bota, sidomos nga bashkėsia islame, e vizitojnė atė ēdo vit dhe bėjnė lutjet pėrkatėse pranė tij.
Meteorėt janė bėrė, me sa duket, fytyrėzime, simbole tė Hyjneshės,
Nėnės sė Madhe, sepse ata i kanė besuar tė hedhur nga qielli, nga
Hyu Uran (perėndi e qiellit) me anė tė rrufesė, por dhe i lidhur me Nėnėn
e Madhe, hyjneshė ktonike (e tokės), pra njė ndėrlidhje e mistershme
nė mes hyjnive tė qiellit e tė tokės.
Guri i Zi i Mekės ėshtė quajtur “Qendėr e Botės”. Ai nuk ėshtė vetėm qendėr e tokės, por pėrmbi tė, nė qendėr tė qiellit gjendej “Porta e Qiellit”. Ka’aba, duke rėnė nga qielli, nga kupa qiellore, ka kaluar pėrmes njė vrime. Kėtu ėshtė pra komunikimi vertikal i qiellit me tokėn. Prej andej kalon aksis mundi, boshti cilindrik qė mban kupėn qiellore (M. Eliade, “Traitės…”, f.197).Tėtillandėrtime komunikuese tė vėshtrimit mitik janė tė pranishėm dhe nė popuj tė tjerė, po ne po kthehemi te mbetjet e shenjta meteore ndėr Shqiptarė.
Mė e rėndė se beja me gur tė zakonshėm ka qenė “beja me gur reje”, “beja me gurrrufeje”ame “kokėrrre/’e”qėvjen ngaqielli. Besohet nė popull se kur gjuan rrufeja, zakonisht mbi lisa, mbi pemė, po tė kėrkosh aty thellė nė tokė, do tė gjesh “gurin e rejės”c\ė ka ardhė nga qielli bashkė me rrufenė pėr tė gjuajtur tė paudhin, tė mallkuarin, Kuēedrėn e tjerė, sipas rastit. Me kėtė “gur tė rrufesė”u ėshtė dhėnė njerėzve bė pėr t’u shfajsuar nga dyshimi pėr ndonjė gjė tė vjedhur a pasuri tė dėmtuar nga dikush. Quhej bė shumė e rėndė e njerėzit trembeshin nga bė tė tilla. Tmerroheshin nga kjo, si gjė tepėr rėnduese, edhe pse nė bė thonin tė vėrtetėn. Kam pasur rastin vetė tė shoh dy “gurė reje”, njerin sa grushti i njėrės dorė e tjetrin me madhėsi sa njė vezė pate. Ishin tė rrumbullakėt, ferrozė, disi tė nxirė, si tė djegur nė zjarr, tė rėndė nė peshė. Dy “gurė rejė’ e betimin me ta i ka pėrshkruar dhe Gjeēovi (KLD, 1989, f.158). Besohej se kush ka “gurin e rejės” nė shtėpi, do tė ketė mbarėsi e pėrparim nė njerėz, nė blegtori e nė bujqėsi. Besohej se kush e kishte atė me vete nė udhėtim, nuk e zinte plumbi.
Pėr mbarėsi e pėr t’u mbrojtur nga e keqja e marrjes mėsysh, gurin e rrufesė ia varin nė trup bagėtisė, po dhe gruas me barrė. Gurin e rrufesė, si e kemi vėrejtur nė Brataj (lumi i Vlorės), ia varin nė qafė njė bagėtie tė tufės, pėrgjithėsisht cjapit a dashit tė kėmborės. Gruaja me barrė var “Qurin e rejės”, duke e mbajtur nėn sqetull, pėr tė mos marrė mėsysh,” kundėr shpirtėrave tė kėqinj, pėr t’i ecur barra mbara(kėtė tė dhėnė e kam marrė nė Brataj). Me kaq rėndėsi e quanin “gurin e rejės” a “kokrrėn e rejės”, sa ta kishe atė nė shtėpi ishte njė fat i madh. Edhe ėshtė shitur e ėshtė blerė “guri irejės” pėrXė pasė mbarėsi nė shtėpi. Nė Mirditė, aty nga fillimi i shek. XX, njė nga Merkurthi (Mirditė) ia ka shitur njė “kokėrr reje” njė tė shebasi. Ky i fundit e mbajti nė shtėpi sipas rregullave tė njohura, po arėt pėrsėri nuk po i prodhonin, bagėtia edhe tani nuk po i shkonte mbarė, po kėshtu dhe nė familje nuk pati “tėrmale” si duhet. U tregoi pėr kėtė bashkėfshatarėve e ata i thanė: “Nuk ka sesi tė kesh “gurin e resė” nė shtėpi e toka mos tė tė prodhojė, po ai qė ta ka shitur tė ka rrejtė, se ai nė tė vėrtetė nuk do tėjetė “guri i rejės”. I shebasi shkoi e iu ankua shitėsit e kėshtu plasi njė grindje jo e vogėl.
Beja pėr t’u shfajsuar nga ndonjė vjedhje e ndodhur nė krahinė bėhej kėshtu: Merrej nė dor’ėn e majtė “guriirejės”e, duke e prekur me dorėn e djathtė, thuhej: “Pėrkėtė kokėrr rejet, nuk ta kam vjedhė as unė, as kush i shpisė sime e nuk e di se kush ta ka vjedhė! Nė tė rrejsha, reja mė gjoftė!” (KLD, 1989, f.158).
Besime pėr “gurin e rejės”a tė “rrufesė”ka dhe nė popuj tė tjerė tė Europės, tė Azisė e mė tej. Besohet se vijnė nga qielli bashkė me rrufenė qė godet druj a vende tė ndryshme. Po dijetarėt qė i kanė analizuar kimikisht e fizikisht kėta “gurė rrufeje” thonė se ata nė tė vėrtetė nuk janė veēse mbetje meteorėsh qė kanė hyrė nė atmosferėn e tokės. Pra, dhe “gurėt e rrufesė”, pėr tė cilėt flitet dhe besohet nė popullin tonė, nuk janė gjė tjetėr veēse gurė me origjinė tė tillė, edhe kėta tė ardhur nga qielli, po jo tė lidhur me rrufenė, pra tė pavarur nga kjo e fundit. Se si ndodh qė kėta gurė tė gjenden, sipas tregimeve popullore, nė vendet ku gjuan rrufeja, kjo ėshtė vėshtirė tė shpjegohet: A ėshtė kjo njė fantazi e treguesve, apo ka shkaqe manjetike tė tokės qė e qartėsojnė. Ku gjuan rrufeja, po aty toka mundet tė tėrheqė dhe mbetjet meteorite.

7. Megalitėt: menhirė
Megalitėt-menhirė, ashtu si janė paraqitur nė literaturėn etnologjike, janė gurė tė gjatė masivė, shpeshherė tė papunuarfare, qė vihen nė varret e tė vdekurve e qė janė trupėzim, materializim i shpirtrave tė tė vdekurve. Dėshmitė mė tė vjetra tė tyre janė tė periudhės sė bronzit e mė parė, po si traditė, nė bazė tė njė kodi tė caktuar, kanė ardhur deri nė shek.XX. Tė tillė gjenden nė shumė popuj tė botės.
Pėr varret e gurėt e varreve nė pėrgjithėsi nuk do tė ndalemi gjatė. Kėtu do tė flasim pėr disa gurė varresh tė vjetra qė pėr nga struktura e pėrmasat e tyre na duken tė njė zanafille parahistorike. Ėshtė fjala pėr gurėt e disa varreve tė vjetra nė Kushe-Hot (Malėsi e Madhe) nė Zagorė, nė Dedaj tė Shkrelit (Malėsi e Madhe), nė Orashe tė Sharrit: Vorret e Krushe (Malėsi eTetovės: Maqedoni). Me shumė interes shkencor janė kėto megalitė – menhirė, vėrejtur nė disa varreza tė vjetra nė fshatrat Rogovė, Zaē (nė mes Gurakocit e Klinės nė breg tė Drinit tė Bardhė), nė Zojz (nė mes Pirranės e Mamushės nė Has tė Gjakovės) e mė nė brendėsi: nė Varret e Gogėve nė Marmull pranė Bishtazhinit (Has i Gjakovės). Kėto megalitė vėrehen pėrgjithėsisht nė tėrė atė popullsi shqiptare qė sipas gojėdhėnave mbahet e ardhur herėt, nė Mesjetė, nga viset e Dalmacisė, si ndodh nė Malėsinė e Madhe e nė Malėsinė e Gjakovės. Janė disa gurė nė formė shtyllash tė mėdha, pra menhirė, nė disa raste fare pagdhendur, ose pak a shumė tė gdhendur, pra gurė natyrorė, me lartėsi njė metėr, njė metėr e gjysėm e disa arrijnė deri dy metra e gjysmė e me gjerėsi rreth 0.5m e mė shumė. Doemos dhe sė paku gjysėm metri e kanė nė tokė. Pra gjatėsia arrin deri rreth 3m. Ndoshta aty do tė jenė varrosur njerėz para dyqind, treqind vjetėsh, ndoshta dhe mė tė hershėm.
Kėta gurė tė mėdhenj varresh i vėrejmė dhe nė Ciklin e Kreshnikėve, qė na vjen nė rrėnjė nga Mesjeta Midise e mė tej. Kur varrosin Omerin i venė te koka njė gur gjigand: “Atėherė shpirti Omerit i ka dale //Edhe n’bjeshkė vorrinja kanė ba//Ee kanė shkepė nji gur prej malit // E e kanė Ishue mbi vorr tė djalit // Tri mijė burra mos me mujt me e luejtė”. (Epika Legj., I, 1966. f. 245-246)
Por kėta nga forma mė ngjajnė me njė lloj nga megalitėt (menhirė) qė gjenden me shumicė nė Angli, nė vendet kelte, nė Francė, nė Gjermani, nė Hindi, nė veri tė Afrikės, nė Bullgari e tjerė. Edhe nė ato vende kanė vazhduartė bėhen megalitė tė kėtij lloji deri nė Mesjetėn e Vonė e, diku-diku, deri nė Kohė tė Re. Ato qė kam vėrejtur nė vende tė ndryshme tė botės pėrmes literaturės shkencore e fotografive, mė duket se nuk kanė ndryshim pėr nga forma, pėr nga pėrmbajtja nga ata qė pėmenda, tė vėrtetuara nė Shqipėrinė e Epėrme.
Edhe F.Nopēa e E.Durham, po dhe udhėpėrshkrues e eksploratorė tė tjerė, i kanė vėnė re kėta gurė masivė tė varreve nė Malėsi tė Madhe. Nopēa diku shkruan se kėta janė menhirė, qė5do tė thotė se janė megalitė – menhirė. Studimet e mėtejshme do t’i qartėsojnė edhe mė nė thellėsi gjėrat. Ndoshta, kemi tė bėjmė nė kėto raste me ndonjė ndikim kelt, tė ndodhur nė lashtėsinė iliro-trake.
Si e pamė, kulti i gurit na shfaqet ndėr Shqiptarė nė format mė tė ndryshme, si njė objekt i shpirtėzuar, shpesh herė i shenjtėruardukshėm. Besimet e praktikat rituale te guri a me gurin, nė fund tė shek.XX, nė pėrgjithėsi janė zbehur a zhdukur fare, po nė kujtimet e njerėzve ruhen mė sė miri, sidomos ndėr gra tė malėsive. Nė kėto tė fundit kryhen dhe rite nė gurė e nė shpella tė shenjta, sadoqė mė rrallė.

8. Shpella kulti
Shpellat me cilėsi shenjtėrie dhe gurėt nė veprime kulti, nė rite, besime, nė rrėfenja mitike, kanė disa veēori tė pėrbashkėta: nė tė dy rastet kemi tė bėjmė me veēori tė gurit, si: fortėsia, ashpėrsia, qėndrueshmėria, format, e cilėsi tė tjera tė tij tė pakuptueshme. Edhe shpella ėshtė, si tė thuash, njė ndėrtesė prej guri. Besimtarėt kryejnė rite edhe pranė gurėve masive a me gurė tė zakonshėm, po dhe nė shpella tė kultit. Edhe rrėfenja mitike ruhen nė popull si pėr gurėt masivė, ashtu dhe pėr shpellat. Po shpellat si objekte kulti kanė pėrmbajtje e funksione rituale, besimi, mitesh shumė mė tepėr se gurėt a masivet e kėtij lloji. Janė, si tė thuash banesa e njė lloji tė veēantė, tė errėta, tė mistershme, banesa shpirtrash e qeniesh mitike. Nė pėrmbajtjen e tyre kultike janė shumė mė konkrete e me funksione shenjtėrie tė qėndrueshme. Nė besimet popullore shpella ėshtė njė banesė me njė ndėrtim tė veēantė. Nė disa raste, shpella nė rrėfenja mitike ėshtė rrugė e kalimit nė njė botė tjetėr, ose rrugė e kalimit nė misteret e nėntokės, nė botėn e qenieve mitike a nė botėn e tė vdekurve. Shumica e maleve tė Shqipėrisė, pėrfshirė kėtu dhe lartėsitė kodrinore, janė masive gėlqerore. Nė kėto male e shpate kodrinash ka rojaft shpella karstike. Po diku-diku ka edhe vende e shpella nė masive shtufi. Disa prej tyre janė tepėr tė mėdha nė gjatėsi e nė thellėsi tė •^asiveve shkėmbore, e, nė ndonjė rast, aq tė thella e tė gjata, sa kėmba e njeriut tė thjeshtė nuk ka mundur t’ua prekė fundin.
Ka dhe disa vende kulti qė janė diēka nė mes shpellės dhe shkėmbit masiv. Janė disa vende tė posaēme nėn shkėmbinj ose dhe tė ēara nė mes masiveve shkėmbore. Ato ishin vende ku nė anė tė ndryshme kishte shkėmb e pra aty kryheshin rite tė ndryshme. Nė disa raste shėrbejnė si vende ritesh shkėmbinjtė qė nė tė ēarat e tyre formojnė “dyer” kalimi nga njė anė e malit nė tjetrėn. Tregojnė se nė Malin Ēipin (Labėri) kishte njė tė tillė. I fusnin bagėtinė aty nėpėr njė rreth guri, duke hyrė nė njerėn anė, pėr tė dalė nė tjetrėn, pėr t’i shpėtuar nga sėmundje e dėmtime tė tjera gjatė kohės sė verimit nė male, kur i nxirrnin bagėtinė nė bjeshkė nė pranverė.
Pjesa mė e madhe e shpellave pėr besimet popullore nė malėsi, ishin vende ku banonin pėrbindėsha, qenie tė ndryshme mitike, si: Kuēedrat, Orėt, Zanat, shenjtorė. Nė Stakaj tė Nikaj-Merturit ishte njė shpellė e madhe e nė njė kohė furtune shpėrtheu lyshtra (ujė, gurė e baltė) e bėri shumė dėme nė fshat.
Nė besimet e ritet e popullit si mbarim shpellash quhen dhe vrimat prej nga burojnė disa gurra me ujė tė shumtė. Gurra e Domgjonit (Fand), sipas besimeve popullore ka si fillim tė saj njė liqen tė madh, poshtė Munellės e aty, nė atė liqen-shpellė tė nėntokės, ėshtė njė Kulshedėr e madhe qė e rrezikonte vendin. Nė Fang, pranė Rubikut, poshė Kulmes, ka njė gurrė qė disa herė nxjerr ujė shumė tė turbullt. Nė popull besohej se thellė nė tokė, nėn Kulme, nė shpellė ishte njė Kulshedėrdhe ujėt e turbullt ishte urina e Kulshedrės nė kohė menstruacionesh. Megjithėse zakonisht uji i kėsaj gurre ishte shumė i mirė pėrt’u pėrdorur, populli besonte se atė e ka helmuar Kulshedra e pra aty deri vonė nuk merrej ujė pėr tė pirė. Kjo gjė ka lidhje me misteret e shpellave me ujėra nėntokėsorė.
Kulti i shpellave, natyrisht me rite pagane, nė disa raste ėshtė gėrshetuar edhe me rite tė monoteizmit nė bazė tė feve krishtere a jslame, po aty ndėrkohė kryheshin dhe shumė rite tė natyrės pagane. Shpeshherė uji i kėtyre shpellave pėrdorej si “ilaē shėrues” pėr tė sėmurė. Tė tilla janė: Shpella e Ballesė, (Martanesh), Sh’pellae Shėn Marenės nė Llėngė (Pogradec).
Po paraqesim kėtu poshtė rite e besime pėr shpellėn e Shėn Gjergjit. Nė krye tė katundit Besh tė Bendės, nė rrėzė tė pėrtej Dajtit, gjendet njė zgavėr e madhe nė shkėmb me emrin Shpella e Shėn Gjergjit. Populli i malėsisė sėTiranės e kishte kėtė vend tė shenjtė, ku vinte e falej nė njė ditė tė caktuartė vitit. Festa e ditės sė Shėn Gjergjit bėhej ēdo vittek kjo shpellė. Vinin katundarė nga ato vise malore, thernin bagėti e piqnin mishra nė hell, bėnin festė brenda nė shpellė me tė ngrėna e me tė pira. Besohej nga populli se kjo shpellė “shėronte” tė sėmurėt. Pėr kėtė arsye, nė kėtė shpellė ndiznin qirinj. Aty linin para, aty ēonin rrobat e tė sėmurit, tė cilat i linin 24 orė e pastaj i merrnin e ia vishnin atij po atė ditė, me besim, se kėshtu do tė shėrohej.
Nė shpellė janė gjetur monedha tė kohėve tė ndryshme (dhuruar shpellės), tė cilat s’i prekte askush deri vonė. Besohej se ai qė merrte ato para, bėnte mėkat e se nga njė akt i tillė do t’i ndodhte ndonjė fatkeqėsi. Shpeshherė tė sėmurėve u jepnin tė pinin ujė nga tė pikuarat e tavanit tė shpellės. Duart nuk i lanin me ujė tė shpellės, sepse besonin se ishte ujė “i shenjtė” dhe se ishte mėkat tė bėje njė gjė tė tillė. Ujėt e shpellave e tė shkrirjeve gėlqerore nė to shpesh herė janė pėrdorur nė rite edhe pėr t’u pirė pėr shėrim, edhe pėr tė pasur gratė qumėsht gjiri pėrfėmijėn. Me kėtė ujė lanin gjinjtė pėrtė pasurqumėshtpėrfėmijėn.
Shpella ėshtė mjaft e gjerė, e lartė dhe e gjatė nė thellėsi tė malit. Nga tė pikuarit e ujit janė formuar mjaft stalakmite e stalaktite, pėr tė cilat ende nė popull ka shumė legjenda mitike e besime.
Rite e besime si pėr Shpellėn e Shėn Gjergjit nė Besh tė Dajtit ka pasur edhe pėr Shpellėn e Shėn Gjergjit nė Shmil tė Ēermenikės. Pelegrinazhi, i shoqėruar me ceremoni pagane nė Shpellėn e Shmilit, nuk bėhej nė qershor, por nė shtator, nė njė ditė tė caktuar. Vlen tė pėrmenden pėr tė tilla rite e besime shpellat e Bruēit (Mat), Shpellat e Velēės (Labėri), Shpella e Shėn Vlashit nė Malin e Shėn Ndojt nė Kurbin, shpella e Sarisalltėkut mbi Krujė. Nė kėto shpella janė gjetur dhe gjurmė tė banimeve prehistorike. Ndoshta kėtu kemi tė bėjmė me kultin e banesės sė lashtė po ndėrkohė dhe vend i qenieve mitike, ku para dy mijėvjeēarėsh ėshtė kthyer nė vend kulti, pelegrinazhesh, flijimesh, lutjesh.
Shpella kulti tė kėsaj natyre ka jo pak nė malėsitė e Tetovės, tė Gostivarit, tė Kumanovės (Maqedoni) e qė ne i kemi vėzhguar nė disa eksplorime nė ato vise. Nė ato shpella kryheshin rite nga mė tė ndryshmet dhe, ashtu si ndodhte nė vendet e pėrshkruara pėr Shqipėrinė e Mesme e tė Veriut, ritet e pelegrinazhet mė sė shumti bėheshin Ditėn e Verės, Pėr Shėn Gjergj.
Kėtu dhamė vetėm disa gjėra, po duhet yėnė nė dukje se shpellat janė njė objekt shumė interesant e me shumė vlerė pėr t’u studiuar dhe mė tej nė vėshtrim tė riteve, miteve e besimeve nė trojet shqiptare. Ritet e besimet pėr disa shpella nė viset shqiptare tė Maqedonisė i ka pėrshkruarshumė mirė hulumtuesja Edibe S.Osmani nė librin e saj “Rite e besime nė viset e Tetovės dhe tė Gostivarit…”, f. 207-220, po disa prej tyre i ka vėzhguar dhe autori nė eksplorimet e tij nė ato vise (Shėnime eksp. Malėsitė e Tetovės, 1966).


Marre nga libri i autorit: akademikut Mark Tirta “Mitologjia nder Shqiptare”

Mirlinda
Mirlinda

Shteti : Theranda
Postime : 5
Kyējet nė forum : 14863
Regjistruar mė : 2010-09-07

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum