Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhindėt nė Mitologjinė Shqiptare

Go down

Xhindėt nė Mitologjinė Shqiptare Empty Xhindėt nė Mitologjinė Shqiptare

Post by Naki Sun 17 Oct 2010, 01:27

Ashtu si Djalli, Xhindet kanė hyrė nė demonologjinė shqiptare nga sfera e demonologjisė sė feve monoteiste, konkretisht nga demonologjia islame, duke zėvendėsuar figura mė tė hershme tė mitologjisė primitive. Xhindet e betytnisė popullore shqiptare gjenden natėn gjithkund, jashtė nė kopėsht, apo nė nevojtore. Vendet ku u pėlqen tė mblidhen janė cipat e rrėkeve, aty ku derdhen cikat a gjerbat e shiut nga pullazi. Ndaj njeriu nuk duhet tė ecė apo tė derdhė ujėt e hollė natėn pa thėnė destur dhe bismillah. Pėr po kėtė arsye bėnin kujdes edhe gratė qė tė mos hidhnin ujėt e nxehtė me tė cilin kishin larė kėnanė e nuses, se po tė digjnin ndonjė xhind, nusja do tė shkallohej.
Nė krahina tė ndryshme besohet se zbresin netėve nėpėr pėrrenj, duke u rėnė daulleve dhe duke bėrė potere tė madhe. Nė Korcė nuk e lėnė ujin e tė vdekurit vetė nė zjarr, se thonė se e pinė Xhindėt. Kurse nė Tiranė, kur e fusin foshnjėn nė djep pėr herė tė parė, nėn shtroja i shtinė njė gozhdė dhe njė qese pėrplot me fara liri, qė kur tė vinė Xhindet pėr tė marrė foshnjėn, tė harrohen dyke numėruar kokrrat e melit e tė mos i bėjnė keq fėmijės. Nė labėri, lehonėn nuk e lėnė tė dalė jashtė pėr dyzet ditė: thonė se po tė dalė pėrpara kėsaj kohe do tė shuplaket, sepse do t’i shkelė e kėshtu tė sėmuret e tė dalė mendsh.
Kur janė duke kėnduar, nuk duhet tė thuhet se po kėndojnė Xhindet, por Shtojzovallet (Shtoj-Zot-Vallet). Edhe kėta zhduken me tė dėgjuar kėngėn e kėndezit: ‘…kėndoi kokoshi dhe iknė xhinėrit’ [Pedersem, Maro Pėrhitura]. Nė Veri, njė njeriu tė cilit i bie sėmundja e tokės, i thonė “Mos ke shkelė kund nė trevezė zanash?”. Shėmbėllyeshėm, sipas besimit popullor, njė njeri mund “tė shuplaket po tė shkelė nė sofėr (trevezė) tė Xhindeve.
Nisur nga kjo e dhėnė, ne na duket se Xhindi i besimeve popullore s’ėshtė, vec se njė Zanė e rrėgjuar dhe e kontaminuar prej njė prej figurave mė tė njohura tė demonologjisė islame Xhindi (‘xhini’ nė njėjės). Dhe rastet kur nėn emrin e krishterė apo islam fshihen mbeturina tė figurave mė tė lashta mitologjike nuk janė tė rrallė. Thėrriten edhe Mirazt (p. sh., t’shplakin t’mirazt” , Shpat-Elbasan) e Xhine.
Marrė nga Fjalori i Mitologjisė dhe Demonologjisė Shqiptare.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum