» Cila ėshtė miqėsia sot?
Fri 09 Feb 2018, 19:49 nga edvini084

» Dua te Them..
Thu 08 Feb 2018, 21:37 nga edvini084

» Nese Sonte Ndihesh Vetem...
Thu 08 Feb 2018, 20:56 nga edvini084

» Njė Ditė ...
Sun 04 Feb 2018, 23:20 nga Dardania

» Opinioni juaj per anetarin/ anetaren
Sun 04 Feb 2018, 23:19 nga Dardania

» A ka delja ose dhija dhembet e pare siper ?
Wed 31 Jan 2018, 19:25 nga edvini084

5 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 5 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2900 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri EriAjv

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154077 artikuj v 4863 temat


Naki (9126)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Kadare: Historia e sė keqes vazhdon nė juglindje tė Evropės

Shko poshtė

Kadare: Historia e sė keqes vazhdon nė juglindje tė Evropės

Mesazh nga studentja prej Thu 20 Jan 2011, 23:17

Kur nė vitin 1993, shtėpia botuese franceze “Fayard” botoi tė pėrkthyer nė frėngjisht librin “Spastrimi etnik nė Jugosllavi”, shkruar nga tre autorė kroatė Mirko Grmek, Mark Gjidara dhe Neven Šimac, zėrat qė dėnonin krimet serbe nė Ballkan ishin ende tė ndrojtur. Ndonėse kishte vite qė krimi po harlisej nė ish-Jugosllavi, miqtė e shtetit mė hipokrit tė kontinentit, vazhdonin ta mbronin atė nė tė gjitha fushat: politike, ushtarake dhe ajo qė ishte mė e padurueshme; kulturore.
Kjo mbrojtje nuk ishte njė rastėsi. Ajo ishte vazhdimi i njė tradite tė shėmtuar qė u krijua nė Europė pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur njė armatė e pafund intelektualėsh, duke braktisur parimet e mėdha tė humanizmit, u vunė nė mbrojtje tė totalitarizmit komunist.
Filozofė, gazetarė, shkrimtarė, artistė e opinionistė, me agresivitet tė pashembullt, duke krijuar njė terror tė vėrtetė intelektual, u shpallėn avokatė tė krimit, duke filluar nga mizoritė e Stalinit e tė Titos e gjer te ato tė Maos e tė Fidel Kastros.
Historia gati gjysmė shekullore e sė famshmes “Luftė e Ftohtė” midis Perėndimit dhe Lindjes, nuk ka qenė gjė tjetėr veēse njė dyluftim i pafund, ku secila palė pėrpiqej tė bėnte pėr vete popujt, nė mėnyrė qė nė ēastin fatal tė vinte nė gjunjė kundėrshtarin. Nė kėtė ndeshje, ndėrsa Lindja kishte nė shėrbim tė saj armatėn qė u pėrmend mė lart, Perėndimi kishte veēse disa emra tė rrallė qė tė rrethuar nga terri, mezi dalloheshin si yje tė largėt.
Ndėrkaq, Perėndimi kishte njė aleate kolosale por tė padukshme, etjen pėr liri. I strehuar nė miliona njerėz pa emra tė bujshėm, ajo etje do tė bėnte atė qė nuk e bėnė dot as armėt, as agjencitė e inteligjencės, e as paraja: shembjen e kėshtjellės komuniste.
Pas rėnies sė komunizmit, armata e avokatėve tė tij u duk se mbeti pa punė. Ashtu siē ndodh shpesh nė kėsi rastesh, pas hutimit tė parė, ajo nisi tė mbledhė veten. Kishte ende aty-kėtu mbeturina tė diktatorėve, dordolecė tė papėrshtatshėm si Kim Ir Seni, ose mė tė volitshėm si Fidel Kastrua. Nė kėtė kėrkim diktatorėsh mbeturina e armatės ra tek Millosheviēi.
Pėrkrahja qė kishte ende ish-Jugosllavia millosheviēiane bashkė me krimet e saj, ende disa vite pas rėnies sė komunizmit, ishte shprehja e nostalgjisė pėr atė botė.
Millosheviēi ju ngjalli mallin e vrasėsve sė dikurshėm, e sidomos mallin pėr Stalinin, kriminelin e specializuar pėr “spastrime etnike” ndaj popujve tė vegjėl.
Ka gjasė qė Millosheviēi kur ka bėrė llogaritė e aventurės sė tij tė pėrgjakshme tė ketė shpresuar midis tė tjerash edhe nė njė pėrkrahje tė armatės sė avokatėve. Ajo u pėrpoq ta ndihmonte vėrtet, por kohėt kishin ndryshuar.
Njė armatė tjetėr po fuqizohej ēdo ditė; ajo qė po ngrihej kundėr krimit. Libri “Spastrimi etnik nė Jugosllavi” dhe tre autorėt e saj kroatė, ishin pjesė e dėshmisė sė madhe dhe e lajmit tė mirė se krimi do tė dėnohej.
Propaganda serbe, ashtu siē e kishte bėrė zakon, u pėrpoq tė organizonte bojkotimin e librit “Spastrimi etnik”, por nuk ia arriti dot. Pas botimit frėngjisht tė “Fayard”-it, ky libėr u bė pikė kryesore referimi dhe ndėr mė tė besueshmit pėr tė mėsuar tragjedinė qė po ndodhte nė kėndin jugor tė Evropės.
Pėrveē vlerės historike dhe emancipuese, libri e pasuronte letėrsinė dokumentare evropiane pėr ēėshtjet ballkanike me njė vizion tė domosdoshėm: vizionin ballkanik. I ēliruar nga fryma e sėmurė kombėtariste, ky vizion kishte njė pėrmasė tė re, pa tė cilėn ishte e vėshtirė tė kuptoje rrėnjėt e tragjedisė. Ai zbriste nė thellėsi pėr tė ndriēuar disa nga zgafellat e errėta, atje ku krimi kishte zanafillėn e tij. Psikologjia e krimit, paraqitja e kulturės sė krimit si kulturė heroike, zhbirimi i sė keqes jo vetėm nga faktet historike, por edhe mė thellė: nė epikėn dhe nė trashėgiminė gojore, kėto e tė tjera si kėto, pėrbėjnė disa nga qasjet mė origjinale tė kėtij libri.
Kur tre autorėt kroatė e shkruan dhe e botuan kėtė libėr, egėrsia serbe e dhjetėvjeēarit tė fundit tė shekullit ishte ende nė dallgėzimet e para tė saj. Nostalgjia projugosllave vazhdonte ta mbronte ende atė qė mendjet mė tė ndritura tė Europės e cilėsonin si “nazizėm ballkanik”.
avatar
studentja

Shteti : Kosovė
Postime : 37
Kyējet nė forum : 12188
Regjistruar mė : 29/07/2007

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi