Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shekuj histori po zhduken

Go down

Shekuj histori po zhduken Empty Shekuj histori po zhduken

Post by Kle@Love Sun 06 Mar 2011, 01:27

Zhdukja e monumenteve tė rralla tė kulturės dhe neglizhenca totale e autoriteteve pėr ruajtjen e tyre u trajtua nga reportazhi i “Stand Up”, gjatė edicionit qėndror tė lajmeve. Kudo nė Shqipėri, kultura e shkatėrrimit ėshtė kthyer nė njė mėnyrė jetese, e cila e bashkuar me neglizhencėn, harresėn dhe korrupsionin, po shuan nė menyrė tė pakthyeshme simbolet mė tė rėndėsishme historike nė vend. Edhe ne Fier, si kudo, monumentet e kultures tė konsideruara si thesare tė historisė sė kombit kanė marrė rrugėn e pakthyeshme tė zhdukjes. Me kėtė ritėm, prej tyre shumė shpejt do tė mbeten vetėm pak rreshta ndėr libra e enciklopedi. Ndalesa e parė ishte Kurjani, fshati nė hyrje tė tė cilit gjendet kisha mesjetare e Shėn Nikollės, e ngritur me njė stil bizantin diku rreth fund shekullit tė XIII dhe fillimit tė shekullit tė XIV .

Kisha e Kurjanit gėzon statusin monument kulture i kategorisė sė parė qė prej vitit 1963 dhe konsiderohet si njė urė lidhėse mes qytetėrimit mesjetar dhe atij bashkėkohor. Megjithatė, pėrtej historisė dhe vlerave shekullore qė mbart mbi shpinė, kisha sot ofron njė realitet tė zymtė e tė dėrrmuar nga braktisja. Nga afresket e punuara prej djalit tė piktorit tė madh Onufri, nuk ka mbetur thuajse asgjė. Gjithēka eshte dėmtuar dhe vazhdon tė dėmtohet nė mėnyrė brutale. Pllakat e gdhendura janė thyer, ndėrsa dyshemeja ėshtė germuar nė ēdo cep tė saj nga njerėz tė vėnė nė kėrkim tė thesareve tė fshehura. Udhėtimi nga kisha e Shėn Nikollės nė Kurjan drejt kishės sė Shėn e Premtes pranė fshatit Sop ėshtė sfidues, si pasojė e mungesės sė tabelave orientuese. Nė mbėrritje, pamja qė tė ofrohet ėshtė veēanėrisht zhgėnjyese, me kishėn e shekullit XIII qė ėshtė shndėrruar e gjitha nė njė rėnojė.

Objekti i ndėrtuar 800 vjet mė parė me gurė tė Apollonisė antike ėshtė duke u shuar i gjithi. Muret e krrusur nga harresa po bien me shpejtėsi nė peshėn e tyre. Njė tjetėr objekt unik ėshtė diga 2 mijė vjeēare e Krapsit, pranė fshatit me tė njėjtin emėr. Ajo mendohet tė jetė ndėrtuar mbi lumin Gjanicė gjatė dinastisė romake tė antoninėve.

Sipas studiuesve dhe historianėve, nė llojin e saj ajo ėshtė mė e lashta nė tė gjithė territorin e vendit. Fatkeqėsisht, nga diga dikur 90 metra e gjatė dhe 8 metra e lartė kanė mbetur vetėm njė pirg gurėsh tė mbuluar nga bimėsia dhe ferrat. Gurėt e digės qė dikur shėrbente pėr vaditjen e tre qyteteve tė lashta, Apolonisė, Margėlliēit dhe Gurėzezės, mund t’i gjesh sot tė shperndarė ndėr themelet e shtėpive tė reja tė ndėrtuara nė vitet e paskomunizmit. 20 shekuj u zhdukėn nė 20 vjet. Pikėrisht nė kėtė zonė, nė fshatin Plyk, ndodheshin edhe themelet e njė vile fshatare tė kohės romake qė me shumė gjasa, sipas studiuesve ka qenė njė latifund, pra njė pronė me pėrmasa toke shumė tė mėdha, edhe kjo e zhdukur pa meshirė nga banoret e zonės.

Fshati Strum, diku nė tė djathtė tė rrugės nacionale Fier–Berat, ka nė tė njė perlė tė rrallė, kishėn e Shėn Gjergjit, tė ndėrtuar nė vitin 1782. Pavarėsisht se ajo ėshtė shumė mė e re, fati i saj nuk ėshtė i ndryshėm. Kisha qė ka mė shumė se 50 vjet me statusin monument kulture ėshtė kthyer nė njė plevicė. Muret kanė nisur tė ēahen, ndėrsa dritaret janė mbuluar nga ferrat, qė tashmė kanė hedhur degė edhe brenda saj. Muret e ējerre, shkarravitur, pllakat e shkulura, pluhuri e dheu qe kane mbuluar gjithēka i kanė dhėnė kishės njė pamje tė shkalafitur e tė mjeruar.

Afresket e piktuara nga mjeshtėrit e familjes ikonografike Ēetiri, janė te gjitha te demtuara, ndėrsa pjesa tjeter ėshtė kthyer nė fole pėr merimangat e lakuriqet e nates. E njėjtė ėshtė gjendja edhe nė shtėpinė e Longarėve, njė ndėrtese dy-katėshe, monument etnografik i rrallė nė qytetin e Fierit, monument kulture qė prej vitit 1963. Pėr tė mos pėrmendur kalanė e Margėlliēit e dhjetėra e dhjetėra monumenteve tė tjera qė dergjen sot nė grahmat e fundit te tyre. Njė histori qė po zhduket, qė po shpėrbėhet duke u mbuluar me pluhurin e harreses e shpėrfilljes. E me kėtė ritėm, shumė shpejt rezultati i dhimbshem do tė jetė njė komb qė perveē premtimeve tė politikes, inflacionit tė deklaratave, fondeve qė zhduken e projekteve qė zėnė pluhur nė arkiva, nuk do tė ketė mė asgjė tjetėr pėr tė kujtuar.
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23862
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum