» Cila ėshtė miqėsia sot?
Fri 09 Feb 2018, 19:49 nga edvini084

» Dua te Them..
Thu 08 Feb 2018, 21:37 nga edvini084

» Nese Sonte Ndihesh Vetem...
Thu 08 Feb 2018, 20:56 nga edvini084

» Njė Ditė ...
Sun 04 Feb 2018, 23:20 nga Dardania

» Opinioni juaj per anetarin/ anetaren
Sun 04 Feb 2018, 23:19 nga Dardania

» A ka delja ose dhija dhembet e pare siper ?
Wed 31 Jan 2018, 19:25 nga edvini084

9 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 9 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2900 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri EriAjv

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154077 artikuj v 4863 temat


Naki (9126)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


Nė kėrkim tė gjurmėve tė humbura ilire

Shko poshtė

Nė kėrkim tė gjurmėve tė humbura ilire

Mesazh nga Kle@Love prej Sun 06 Mar 2011, 01:29

Gjurmėt e humbura tė arkitekturės greko-ilire pėr shkak tė rindėrtimit nė kohėn e Mesjetės, nė periudhėn veneciane dhe turke, kėrkon t’i zbulojė pikėrisht nė Shkodėr profesori polak i arkeologjisė, Piotr Dyzcek, i cili mbėrriti nė Shqipėri nė fund tė vitit tė kaluar pėr tė prezantuar projektin e tij tė gėrmimeve. E pikėrisht dje Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė ka miratuar, mes shumė projekteve pėr gėrmimet arkeologjike qė do tė bėhen gjatė kėtij viti, edhe projektin e gėrmimeve pėr herė tė parė nė qytetin e Shkodrės, iniciuar nė fakt nga Qendra e Studimeve Antike pėr Europėn Juglindore nė Universitetin e Varshavės, pėrfaqėsuar nga profesor Dyzcek. Gėrmimet e kėtij Universiteti pėr tė zbuluar gjurmėt “e humbura” ilire kanė nisur qė nė vitin 2000, por nė Malin e Zi e pikėrisht nė zonėn e Risan-it. Nė 10 vjet gėrmime stafi i profesorit polak ka zbuluar nė kėtė zonė njė thesar me 4600 monedha ilire e nisur nga ky fakt, por dhe nga fakti qė Risani ka qenė kryeqendra e mbretėreshės Teutė, ai konkludoi nė pėrfundimin se vendi ku duheshin vazhduar gėrmimet pėr gjetjen e gjurmėve ilire e tė mbretėrimit tė Teutės ėshtė pikėrisht qyteti i Shkodrės. Gėrmimet nė Shkodėr do tė fillojnė mė 1 maj e do tė zgjasin pėrgjatė gjithė muajit. “Gėrmimet tona do tė pėrqendrohen rreth kalasė sė Rozafės, pėr tė qenė mė specifik nė rrėzė tė kalasė sė Rozafės. Por pėr qendrėn e gėrmimeve ne do tė pėrdorim metodat teknologjike” - pat shpjeguar projektin e tij profesor Dyzcek pėr gazetėn MAPO. Ndėrkohė qė Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė nė mbledhjen e tij tė djeshme nė MTKRS ka miratuar projektet shkencore tė gėrmimit tė planifikuara pėr t’u realizuar nga Instituti Arkeologjik pėr vitin 2011, ku si projekt tė ri ka pėrfshirė pikėrisht atė tė Universitetit tė Varshavės. Njė pjesė e mirė e projekteve, qė janė nė fakt vazhdimėsi, do tė zbatohen nė njė bashkėpunim dypalėsh ndėrmjet Institutit Arkeologjik, Institutit tė Monumenteve tė Kulturės dhe instituteve, shkollave dhe universiteteve tė huaja, franceze, italiane, gjermane, polake, greke, amerikane dhe italiane, grupe tė cilėt janė shpėrndarė ndėrkohė nė gjithė Shqipėrinė, qė nga Apolonia, Finiqi, Butrnti etj.
Shkodra si njė nga qendrat mė tė rėndėsishme ilire
“Shkodra ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė ilirėve. Dhe pavarėsisht kėsaj tė dhėne, nė Shkodėr nuk janė bėrė gėrmime pėr periudhėn ilire. Nėse atje janė bėrė gėrmime sporadike, ato i kanė pėrkitur periudhės romake tė vonė. Ne shpresojmė qė nė kėtė zonė tė zbulojmė qytete ilire dhe diēka mė shumė pėr mbretėreshėn Teutė. Janė vetėm pak vjet sundimi, por vepra dhe lavdia e kėsaj gruaje ka triumfuar nė shekuj. Pėr kohėn qė udhėhoqi, ajo rivalizoi Perandorinė dhe perandorėt e mėdhenj romakė. Nga gėrmimet tona kemi bindjen se ilirėt kanė jetuar shumė mirė dhe nuk ka diferencė me Romėn pėr nga niveli i jetesės. Deri para pak kohėsh ka mbizotėruar mendimi se ilirėt kanė qenė primitivė dhe kanė qenė grekėt ata qė u kanė imponuar kulturėn e tyre, por unė mund tė them se ilirėt kanė qenė po aq tė zhvilluar.”- pat deklaruar nė intervistėn e tij pėr MAPO-n profesori polak, duke parashtruar projektin e tij dhe tė Universitetit tė Varshavės pėr gėrmimet nė qytetin e Shkodrės. E sigurisht teza e profesorit, i cili mendon se gjurmėt e “humbura” tė ilirėve mund tė gjenden nė rrethinat e Shkodrės, ėshtė bazuar nė vite tė tėra studimesh dhe hulumtimesh tė tij jo vetėm nė biblioteka tė ndryshme por dhe gjatė gėrmimeve nė terren. Teza e tij tashmė ėshtė bėrė e njohur edhe nė vendet e tjera tė rajonit, tė cilat sigurisht qė nuk kanė qenė aspak entuziaste. Profesori i pyetur para disa muajve rreth projektit tė tij, nė fakt e ceku fare pak kėtė temė. “Kjo nuk ėshtė njė ēėshtje politike, kjo ka tė bėjė me historinė. Megjithatė, mund tė them qė ka patur xhelozi diku mė shumė e diku mė pak pėr kėtė iniciativė.”- u shpreh ai duke anashkaluar debatin rajonal e duke u pėrqendruar nė gjetjen e fakteve konkrete pėr tė mbrojtur tezėn e tij mbi qytetėrimin ilir.
Gjithsesi, rezultatet e kėtij projekti do tė prezantohen nė konferenca ndėrkombėtare e botime shkencore, ku sigurisht vendin kryesor do e zėnė botimet nė revistat e dy qendrave respektive bashkėpunuese; Revista Iliria e Institutit Arkeologjik dhe buletinet Novensia dhe Archeologia tė Qendrės sė Studimeve pėr Europėn Juglindore nė antikitet, pranė Universitetit tė Varshavės. Do tė parashikohet gjithashtu edhe realizimi i njė ekspozite mbi Shkodrėn dhe Mbretėrinė ilire, qė di t’i paraprijė gėrmimeve shqiptaro-polake.
Bashkėpunim ndėrinstitucional
Pėrveē projekteve nė fjalė, qė janė vazhdim i atyre tė realizuara gjatė vitit 2010, kėtė vit do tė fillojė edhe njė projekt i ri, qė ėshtė emėrtuar “SHKODRA”, qė do tė realizohet nė sajė tė njė bashkėpunimi ndėrmjet Institutit tė Arkeologjisė, i pėrfaqėsuar nga dr. Saimir Shpuza, dhe Qendra e Studimeve Antike pėr Europėn Juglindore - Universiteti i Varshavės, i pėrfaqėsuar nga prof. Piotr Dyczek. Duke vlerėsuar rėndėsinė e madhe historike qė kanė zbulimet qė pretendohet tė bėhen nė kėtė zonė tė Shkodrės, nė pėrcaktimin ndėrmjet tė tjerave pėr herė tė parė tė topografisė antike tė njė prej qyteteve tona mė tė rėndėsishme, ky projekt shėnon edhe njė bashkėpunim shumė tė gjerė ndėrinstitucional, Ministria e Arsimit dhe e Shkencės e Republikės sė Shqipėrisė, Ministria Polake e Shkencės, Bashkia Shkodėr, Instituti i Monumenteve tė Kulturės, MTKRS, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodėr dhe Parku Arkeologjik janė pėrfshirė nė kėtė projekt madhor.
Gėrmimet pėr njė afat 5-vjeēar
Brenda kėtij projekti, tė programuar pėr 5 vjet (me fushata qė do tė zgjasin nga 4 deri nė 6 javė nė vit), autorėt planifikojmė tė kuptojmė topografinė e qytetit si dhe tė pėrcaktojmė linjėn e murit fortifikues tė qytetit tė poshtėm, pra atė qė nė gjuhėn e pėrditshme ėshtė Muri qė rrethon Kalanė e Rozafės. Projekti synon tė identifikojė lagjet kryesore tė qytetit, agorasė/forumit, sanktuarėve dhe portit. Gjithashtu, nga gėrmimi dhe gjetjet do tė arrihet tė realizohet njė kronologji urbane pėr qytetin e Shkodrės, nga fazat mė tė hershme deri nė ato mė tė vonat. Objektivi kryesor i projektit ėshtė ndėrmarrja e 5 fushatave arkeologjike nė qytetin e Shkodrės. Qėllimi ėshtė qė tė pėrfitohen informacione tė rėndėsishme pėrsa i takon shtrirjes dhe arkitekturės sė qytetit. Nė kuadėr tė kėtij programi do tė kryhen survejime gjeofizike, gėrmime, si dhe studim dhe publikim i tė gjitha gjetjeve.
Ekspeditat nė tė gjithė Shqipėrinė
PERIUDHA PREHISTORIKE
Kallamas/Korēė, 1-30 gusht (Instituti i Arkeologjisė nė bashkėpunim me Universitetin e Parisit)
Gėrmimet nė Kallamas kanė si qėllim realizimin e dy objektivave kryesorė qė konsistojnė nė klasifikimin, studimin dhe regjistrimin e materialeve nga vendbanimi i Kallamasit.
Maligrad, 1-30 korrik (Instituti i Arkeologjisė dhe Instituti i Marrėdhėnieve Kulturore Ndėrballkanike i Athinės)
Fushata e kėtij viti ka pėr qėllim organizimin e gėrmimeve nė suprinėn e ishullit, pėr tė sqaruar karakterin e rrėnojave.
Vashtėmi (Instituti Arkeologjik dhe Universiteti i Cincinatit)
Pėr kėrkimet e kėtij viti ėshtė planifikuar zhvillimi i gėrmimeve nė dy sektorė nė vendbanimin e Neolitit tė Hershėm tė Vashtėmisė.
PERIUDHA E ANTIKITETIT
Lezhė, 10 gusht-30 shtator (Instituti i Arkeologjisė dhe Instituti Arkeologjik Gjerman i Berlinit)
Do tė synohet nė vazhdimin e gėrmimeve arkeologjike nė lagjen romake nė Sek. B jashtė mureve rrethuese, pranė ndėrtimit termal.
Apolonia, 1-10 shtator (Instituti Arkeologjisė dhe Universiteti Lyon II, Francė)
Gėrmimet do tė kryen nė sektorin G tė banesave romake dhe nė agoranė e qytetit antik tė Apolonisė.
Teatri i Apolonisė, 15 shtator-30 tetor (Instituti i Arkeologjisė dhe Shkolla gjermane e Romės)
Fushata e gėrmimeve tė teatrit nė Apoloni 2011 do tė synojė nė hapjen e plotė tė orkestrės, nė mėnyrė qė ajo mund tė bėhet e vizitueshme edhe pėr turistėt.
Hadrianopol, 1-30 gusht (Instituti Arkeologjik dhe Universiteti Macerata nė Itali)
Do tė vazhdojnė gėrmimet nė teatrin e Sofratikės, tė zbuluar shumė vite mė parė, si dhe do tė ndiqet zbulimi i nekropolit romak qė shtrihet nė fshatin Sofratikė, 600 m larg Hadrianopolit.
Finiqi, 1-30 shtator (Instituti i Arkeologjisė dhe Departamenti i Antikitetit i Universitetit tė Bolonjės, Itali)
Gėrmimet e vitit 2011 nė qytetin antik tė Foinikes do tė jenė vazhdim i kėrkimeve tė pėrbashkėta dhjetėvjeēare shqiptaro-italiane tė ndėrmarra nė kėtė qendėr.
Antigonea, 15 maj-15 qershor (Instituti i Arkeologjisė)
Do tė vazhdojė gėrmimi nė portikun e qytetit, pėr tė krijuar lidhjen e tij me qendrėn e qytetit antik, duke e kthyer atė nė njė monument tė vizitueshėm.
Dimali, 10 korrik-10 gush (Instituti i Arkeologjisė dhe Universiteti i Kėlnit, Gjermani)
Njė aspekt i fushatės sė kėtij viti nė qytetin antik tė Dimalit do tė jetė gjurmimi intensiv nė dy site nė qytetin e poshtėm, njėri nė lindje tė akropolit dhe tjetri nė jug tė agorasė, me pėrmasa 30 x 30 m.
Periudha e Antikitetit tė vonė dhe Mesjetė
Butrint, qershor-korrik (Instituti i Arkeologjisė, Fondacioni Butrinti dhe Parku Butrinti)
Ky projekt do tė synojė nė: Vazhdimin e gėrmimeve nė Forumin e Butrintit, Survejim mbi vendbanimet e periudhės Veneciane dhe Otomane dhe studimi i gjetjeve tė dala nga gėrmimet.
Monumenti i 40 Shenjtorėve, Sarandė, 1-31 gush (Instituti i Arkeologjisė)
Gėrmimet do tė pėrqendrohen nė dy drejtime kryesore: nė gėrmimet e ambienteve jashtė kishės, gėrmime nė pjesėn perėndimore tė kishės, pjesa e jashtme e sterna 5 dhe 6, shkallarja veriore dhe jugore dhe nė dokumentimin grafik dhe pėrpunimin e materialit arkeologjik.
Bylis, 1-31 maj (Instituti i Arkeologjisė dhe Shkolla Franceze e Athinės)
Do tė kryhen punime gėrmimi dhe konsolidimi nė Kompleksin Peshkopal, Monumentin e Terencianit dhe nė Sektorin B tė banesave.
Grazhdani, Dibėr 1-30 shtator (Instituti i Arkeologjisė)
Ekspedita nė kalanė e Grazhdanit do tė pėrqendrohet nė: kullėn juglindore, murin jugor, pjesėn jugperėndimore tė murit rrethues dhe nė varrezėn qė shtrihet brenda dhe jashtė mureve tė kalasė.
Lezhė (Instituti i Arkeologjisė dhe Shkolla franceze e Romės)
Vėmendja do tė pėrqendrohet nė materialin e varrezės mesjetare tė qytetit, studim i materialit tė gėrmuar dhe pėrfundimi i gėrmimit tė strukturės baptismale tė kishės extra-muros.
Koman, korrik-gusht, (Instituti i Arkeologjisė dhe Shkolla Franceze e Romės)
Do tė synohet nė pėrcaktimin e funksionit dhe natyrės sė ndėrtesave, zbulimi i ndėrtesave me funksion domestik dhe artizanal.
Elbasan, (Instituti i Arkeologjisė dhe Instituti i Monumenteve tė Kulturės)
Do tė vazhdojė gėrmimi nė Lagjen romako-bizantine jashtė mureve tė Castrumit, qė do tė pėrqendrohet te bazilika paleokristiane.
Harta Arkeologjike Nėnujore e Bregdetit Shqiptar (Dr. Adrian Anastasi)
Do tė kryhet jo vetėm studimi i detajuar i materialit arkeologjik. Ėshtė kryer skedimi dhe studimi i gjithė materialit arkeologjik nėnujor nga gjetjet e rastėsishme tė peshkatarėve apo zhytėsve amatorė dhe tė sjella nė Muzeun Arkeologjik tė Durrėsit.

Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 17619
Regjistruar mė : 15/01/2009
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Nė kėrkim tė gjurmėve tė humbura ilire

Mesazh nga Katilja prej Mon 18 Feb 2013, 11:45

pirustet ishin fise ilir banorė tė krahinės sė sotme tė matit e tė mirdites Deri mė 168 p.e.r. bėnin pjesė nė Mbretėrinė Ilire dhe pėrmenden nga livi ndėr fiset qė mbetėn tė pavaruara pas shkatėrrimit tė saj nga romakėt. Pavarėsinė e ruajtėn edhe nė vitin 54 p.e.r. kur cezarii detyroi tė paguanin njė dėmshpėrblim. Nė vitet 6-9 morėn pjesė nė
kryengritjen e madhe ilire kundėr pushtimit romak nėn udhėheqejen e batos te desidisteve dhe ishin ndėr tė fundit qė u nėnshtruan.

Pėr herė tė fundit pėrmenden nė shek. II tė e.r. nga plometeu. pirustetpėrmenden si minatorė dhe pėr punimin e metaleve, e sidomos tė bakrit Nė njė mbishkrim tė shek. III tė e.r. pėrmendet njė fsaht i pirustėve, tė shperngulur nga romakėt nė zonat minerare tė dakis


Se kush janė pirustėt, dyshimin e parė e jep vetė pėrkthimi i fjalės.
Studiuesit kanė parė njė lidhje tė drejtpėrdrejtė midis pirustėve dhe
dardanėve, pėrmes pėrkthimit tė drejtpėrdrejtė tė fjalės. Pirus dhe
dardhė, nga mendohet se vijnė tė dy emėrtimet, janė forma latine dhe
ilire tė sė njejtės fjalė. Ptolemeu, gjeografi i njohur i shekullit II i
vendos pirustėt nė lindje tė Durrėsit, domethėnė pėrafėrsisht nė
territoret qė ne jemi mėsuar t'i quajmė piruste, nė krahinat e Matit dhe
Mirditės, ndėrsa historiani antik Straboni, duke folur pėr rebelimin
pirust kundėr Cezarite vendos kėtė popullėsi, fqinjė me panonianėt, domethėnė tė shtyrė
shumė nė veri. Dihet se pirustėt ishin tė lidhur shumė me artin e
nxjerrjes sė mineraleve dhe pėrpunimin e metaleve. Njihen tashmė burimet
e arit, argjendit dhe bakrit, qė ndodheshin nė territoret qė mė vonė u
quajtėn Mirditė, por vendburimet mė tė mėdha metalifere gjendeshin nė
Dardani, nė territoret e Kosovės dhe tė Serbisė sė sotme. Nėse kemi tė
bėjmė me tė njejtin popull, atėherė pa drojė mund tė themi se jemi
pasardhėsit e Dardanit antik, i cili pasi udhėhoqi pellazgėt (popullsi
parailire) trojanė nė luftė pėr mbrojtjen e qytetit dhe pas rėnies sė
Trojės iku dhe u vendos nė territoret qė u quajtėn tė tijat, siē ikėn tė
tjerė dhe themeluan Trojėn e tyre nė brigjet e Venecias dhe tė
Butrintit tonė.
Nė gjendjen e sotme tė dijeve, nė literaturėn historike ndeshim fiset
ilire tė pirustėve dhe tė dardanėve, fqinjė me njėri tjetrin, qė nuk
pėrmenden se kanė bėrė luftė njėri me tjetrin, as nuk pėrmenden pėr
ndonjė marrėdhėnie tė veēantė midis tyre. Dardanėt patėn mbretėrinė dhe
mbretėrit e vet, disa prej tė cilėve njihen, si dhe udhėhoqėn pėr
dhjetra vjet federatėn ilire, duke dhėnė dinastinė ilire tė Bardhylit.

Ndėrsa njohuritė pėr pirustėt janė mė tepėr tė karakterit tė
materialeve arkeologjike, nuk njihet ndonjė sundimtar pirust, as roli i
tyre nė federatėn e ilirėve, madje mund tė thuhet se historia filloi tė
shkruajė pėr ta vetėm nė vitin 54, kur u rebeluan kundėr romakėve.
Ndonėse tė ndriēuar vonė prej historisėpirustėt u njohėn si kampinonė tė luftės dhe tė xehtarisė dhe popullsi me nivel tė lartė zhvillimi shoqėror.

Pirustėt pėrballė Ēezarit

Pėr herė tė parė pirustėt pėrmenden nė burimet historike si njė tribu
ilire qė u rebelua dhe sulmoi territoret romake, nė kohėn kur Cezari
ishte nė fushatėn e Galisė. Zbulime tė tilla nuk janė tė vetme. Kėshtu
ndodhi edhe me tribunė Belgea, qė i ka dhėnė emrin Belgjikės sė sotme.
Falė kronikanėve, historianėve, apo dijetarėve tė tjerė shumė ngjarje
lufte, emra tribushė, personazhe, tradita kulturore, e tjerė kanė
mbijetuar nė shekuj. Pirustėt nuk pėrmenden nė dy luftėrat e mėparshme
romake, madje edhe kur mbreti Gent me familjen udhėtonte i lidhur me
zinxhirė tė artė drejt Romės nė qershor tė vitit 168, ata ndiheshin tė
lirė ; nė territoret e tyre nuk zbatoheshin dekretet perandorake,
flisnin gjuhėn e tyre, visheshin sipas mėnyrės sė tyre, u faleshin
perėndive autoktone, vazhdonin tė kryenin si mė parė ritet e lindjes,
martesės dhe tė vdekjes, me njė fjalė procesi i romanizimit ndėr ata
ishte i papėrfillshėm. Kur Cezari ishte i angazhuar me fushatė ushtarake
nė Gali, pirustėt u rebeluan, shfrytėzuan rastin dhe pushtuan
territoret fqinjė ; kėrcėnuan drejtpėrdrejt edhe Romėn. Shkallėn e
rrezikut pirust mund ta zbulojmė nė mėnyrė tė tėrthortė. Aq shumė u
shqetėsua Cezari nga kjo, sa ndėrpreu fushatėn galike dhe u nis
menjėherė pėr nė Romė. Atje ai urdhėroi ndėrtimin e njė numri tė madh
anijesh luftė, sa mė shumė tė ishte e mundur, si dhe riparimin e tė
gjithė anijeve tė vjetra, qė tėishin tė mjaftueshme pėr ushtrinė e tij, pėrfshirė edhe kalorėsinė. Por
nuk u ndal me kaq, duke urdhėruar mobilizimin edhe nė bregun tjetėr, ku
rekrutėt duhet tė grumbulloheshin nė pika tė veēanta. Kėshtu me njė
ushtri shumė tė madhe, Sunduesi i Romės u shfaq pėrpara pirustėve tė
rebeluar. Nė kėtė situatė pirustėt u tėrhoqėn, dėrguan pėrfaqėsuesit e
tyre tek Cezari dhe i deklaruan atij se “ēfarė ka ndodhur kanė qenė
veprime tė veēuara dhe se ata merrnin pėrsipėr tė paguanin tė gjitha
dėmshpėrblimet”. Me lirimin e robėrve tė kapur dhe riparimin e tė gjitha
dėmeve, qė njerėzit e Cezarit i llogaritėn nė vend, mori fund pavarėsia
piruste, tė paktėn formalisht edhe ky fis u quajt i nėnshtruar ndaj
Romės. Nė harkun kohor tė dyzet vjetėve asgjė e re me rėndėsi nuk
ndodhi. Ky interval qetėsie u shėrbeu ilirėve pėr tė bashkuar forcat,
sepse ata e kuptuan se tė veēuar nuk mund tė pėrballeshin me ushtrinė e
fuqishme romake.Lufta e tretė iliro-romake

Kryengritja mė e madhe e ilirėve, por edhe njėra ndėr kryengritjet mė
tė mėdha kundėr Romės ėshtė konsideruar ajo qė shpėrtheu nė vitet 6-9
tė erės sonė, ku fiset ilire u bashkuan, formuan njė ushtri tė madhe
prej dyqindmijė trupash, pushtuan krejt territoret bregdetare deri nė
Apolloni dhe u bėnė kėrcėnim pėr vetė Romėn. Historianėt pėrmendin
veēanėrisht nė atė luftė panonianėt dhe breuket
qė udhėhiqeshin nga dy Batot, bashkėkomandantė tė kryengritjes, por
edhe pirustėt, qė rezistuan mė gjatė sė bashku me ardianėt, edhe tre
vjet pas pėrfundimit zyrtar tė luftės. Qėndresa piruste pati pasojat e
njohura: vrasjet, djegjet dhe shkatėrrimet qenė shumė tė mėdha.
Popullsia u zvogėlua mjaft, nė atė masė sa pushtuesi vendosi popullsi tė
tjera nė brendėsi tė territoreve tė mbetura shkret. Megjjithatė procesi
i romanizimit nė territoret piruste, nė territoret e Matit dhe Mirditės
sė sotme, u ndie shumė pak. Edhe mė tej, siē duket, ata vazhduan tė
jetonin „tė lirė“, kundrejt detyrimit pėr tė zbatuar ligjet e shtetit
romak. Pėr lirinė e tyre flasin gjetjet arkeologjikė, ndonėse mbeten
ende shumė gėrmime arkeologjike pėr t'u bėrė nė tė ardhmen, nė tė
ashtuquajturat qyteza, qė janė tė shpėrndara andej kėtej nėpėr Mirditė.

"Mirdita" tjetėr.

Pirustėt kanė lėnė si gjurmė tė vetėn qytetin Perash (Pirust) nė
Malin e Zi. Por trashėgimia mė e madhe piruste ndodhet nė rrėzė tė
maleve Apusene, nė Transilvani, ku ata u dėrguan pėr tė punuar nė
minierat e arit, prej perandorit Trajan, pas pushtimit prej tij tė
Dakisė nė vitet 101-106 . Gėrmimet arkeologjike, qė kanė filluar para katėr viteve, kanė zbuluar materiale
shumė interesante, jo vetėm pėr jetėn e tyre atje, nė proēesin e
detyruar dhe tė sforcuar tė romanizimit, por edhe pėr vendin e
origjinės, pėr mėnyrėn e tyre tė jetesės, nivelin kulturor, mitet dhe
zakonet piruste, e tjerė. Duke qenė vend i pirustėve par exellence dhe
duke pretenduar se kemi monopolin e trashėgimisė prej tyre, megjithatė
njė territor tjetėr, i largėt dhe i huaj mė shumė se ne, po shfaq
thesaret e treshėgimisė piruste me tėrė vlerėn dhe origjinalitetin e
vet. Nisur nga rrėnojat e ndėrtesave dhe nga minierat e arit, Alburnus
Maior, qyteti ku u vendosėn ilirėt ėshtė quajtur El Dorado e kohės sė
vjetėr. Qyteti nė fjalė ishtė njė unitet i integruar i disa vendbanimeve
tė quajtura „Vicus“ dhe Castellum“. Me „vicus“ romakėt kuptonin njė
paralagje qyteti qė ishte e urbanizuar, por qė ishte e dallueshme nga
pjesa tjetėr e tij, ndėrsa „castellum“ ishin vendbanime mė tė vogla dhe
me urbanizim mė tė paktė. (Quae est Alburnus Maior, Vicus
Pirustarum),-Kėtu ėshtė Alburnus Major, Vicus Pirustarum, ėshtė njė
mbishkrim nė latinisht i zbuluar atje, i cili mė shumė se kujdo nė kėtė
botė duhet tė na tingėllojė ne nė vesh. Nė fakt Alburnusi i Madh, siē quhet nė shqip pėrbėhej nga popullsi tė ndryshme, shumica
e tė cilit ishte ilire si Pirustae, Baridustae, Sardeates, Ansi,
Maniates, qė janė lokalizuar edhe nė vendet e tyre tė origjinės. Ilirėt
sollėn me vete organizimin e tyre shoqėror origjinal nė „Vicus“ dhe
„Castellum“ me Vicus Pirustarum, Castellum Baridustarum, Castellum
Avieretium. Zbulimet arkeologjike, veēanėrisht 25 „Ėax Tablets“, ku
gjenden tė shkruara pjesė nga ligjet romake tė kohės, njėfarė rex
metalica, me anė tė cilės rregulloheshin kontratat e punės nė minierė,
statusi i punėtorėve dhe kushtet e punės nė miniera. Tabelat u gjetėn nė
mes tė viteve 1786-1855 dhe u publikuan prej historianit gjerman
Theodor Mommsen si burim shumė i rėndėsishėm pėr tė drejtėn romake. Kjo
dėshmon se ilirėt ishin dėrguar atje mė shumė nė rolin e punėtorėve
specialistė dhe se ata ishin qytetarė tė lirė, statusi i tė cilėve ishte
i llogaritur me ligje. Sipėrfaqja e banimit ka njė shtrirje prej disa
qindra hektarė dhe mban brenda saj thesare tė kulturės me ndėrtesa
publike, banjo, varreza, tempuj, hyjni, rrugė tė shtruara, qė tė ēonin
pėr nė galeri, tė cilat nė total kapin 65 kilometėr gjatėsi, e tjerė. Nė
pėrqindjen e onomastikės ilire nė Daki, njė masė e konsiderueshme prej
62% i pėrket Alburnusit dhe kėtu masa mė e madhe ėshtė piruste, siē
mendohet se janė edhe pjesa kryesore e tempujve, varrezave, e tjerė. Por
kėrkimet janė ende nė fazėn fillestare.
Thesaret e Alburnusit.Alburnus Major, (Rosa Montana) e sotme, ėshtė themeluar si vendbanim nė
vitin 131 para erės sė re, si vendburim mineralesh tė ēmuara dhe pėr tė
gjithė kohėn e ekzistencės sė tij nuk ka pushuar funksionin si minierė.
Shfrytėzimin mė tė madh e pati nė shekullin e dytė, qė pėrkon me
periudhėn e vajtjes atje tė ilirėve. Nė shekujt III-XIV shfrytėzimi i
mineraleve pati ulje tė ndjeshme, pėr t'u rritur shumė pastaj nė kohėn e
Perandoreshės sė Austro-Hungarisė, Maria-Tereza dhe sė fundi nė vitet
shtatėdhjetė tė shekullit tė kaluar, nėn regjimin komunist. Alburnusi ka
filluar tė tregojė thesaret e tij. Gjithēka nisi nė vitin 2001, kur nga
arkeologėt rumunė dhe tė huaj nisi puna e gėrmimeve nė njė territor qė
pėrfshin fillimisht 400 ha, pėr tė vazhduar me 700 ha tė tjera. Deri nė
atė kohė qyteti i vjetėr ishte trazuar vetėm njėherė nga ekipi i
arkeologut Ėalker Vollmann nė vitin 1983. Nė vitin 2002 u zbuluan tre
ndėrtesa me sipėrfaqe tė pėrgjithėshme 0,8 ha dhe disa tempuj tė fisit
ilir Sardeates, tė zbuluara nė pikėn Habad, ku janė gjetur dhjetra
statuja hyjnishė. Ndėrsa nė kodrėn Carponi ėshtė gjetur njė ndėrtesė e
madhe me lartėsi 2 metra dhe disa objekte, qė mendohet se i pėrkisnin
fiseve ilire Ansium dhe Maniates. Mbishkrimet e gjetura janė material
jashtėzakonisht i vlefshėm. Mjaftojmė tė kujtojmė se ende nuk ėshtė bėrė
rindėrtimi i panteonit ilir, nuk njihen emrat e hyjnive ilire dhe
megjithė punėn e ilirologėve, mitologjia ilire duket se do ende kohė qė
tė dalė nė dritė tė diellit nė kuptimin e plotė tė fjalės. Materiali
onomastik, mjaft i vlefshėm dhe qė pasurohet pas ēdo kėrkimi na ka dhėnė
emėrtimet e hyjnive tė ilirėve tė Alburnusit. Apollo Pirunenus, Aptus
Delm(ata), Die Artani, Maelanens, Na(u)o, ku e para ėshtė padyshim
hyjnia e pirustėve Pirunenus me atributet e Apollonit tė romakėve bėjnė
njė plotėsim nė studimet mitologjike ilire. Nė proēesin e pėrpjekjeve tė
tyre pėr romanizimin e rajoneve tėpushtuara romakėt u treguan tolerantė, duke lejuar qė pėrveē hyjnive
shtetėrore (romake), tė adhuroheshin edhe hyjnitė private (vendase).
Rezultat i kėtij konceptimi ėshtė fryma e tolerancės, qė ekzistonte nė
atė shtet gjigand, qė jetoi pėr dhjetra shekuj. Prandaj gėrmimet e
mėtejshme arkeologjike nė Alburnus do tė na japin tė dhėna tė reja dhe
do tė zbulojnė edhe mė thesare tė pirustėve, qė do tė jenė kontribut i
paraardhėsve tanė nė qytetėrimin ilir. Nė lidhje me zbulimet e
deritanishme arkeologjike janė botuar katėr libra: vėllimi i parė me 526
faqe u kushtohet gėrmimeve tė kryera nė vitet 200-2001; vėllimi i dytė
njė varreze rrethore, vėllimi i tretė nekropolit dhe vėllimi i katėrt
galerive. Qyteti antik Alburnus Major ėshtė konsideruar si vend me
rėndėsi arkeologjike pėr mbarė Evropėn, njė vendburim mineral, qė
vazhdon tė shfrytėzohet pas dymijė vjetėsh dhe qė fsheh nė vetvete shumė
thesare tė kulturės sė Lashtėsisė. Qeveria rumune, vetėm pėr gėrmimet
arkeologjike qė po kryhen ka dhėnė njė fond prej 4 milion dollarė, mė
shumė se shuma e parave tė pėrdorura pėr kėtė qėllim pėr dyqind vjet
rrjesht tė marrė sė bashku. Atje nė „Mirditėn dhe Matin tjetėr“ po
kryhen gėrmimet arkeologjike ndėr mė tė mėdha tė Kontinentit tonė,
ndėrkohė qė autoritetet rumune po mendojnė pėr ta propozuar kėtė qytet
antik pėr tė hyrė nė fondin e trashėgimisė botėrore tė njerėzimit.
Meqenėse deri tani gėrmimet arkeologjike, vetėm sa e kanė gėrvishur
qytetin e vjetėr, nė tė ardhmen priten surpriza tė tjera pėr kulturėn
rumune dhe evropiane, por veēanėrisht pėr kulturėn tonė kombėtare, sepse
Alburnusi i Madh ėshtė pėrė sė gjithash qytet ilir.
Qytetet e humbura piruste.

Aty ku ka patur zejtari kanė qenė kushtet pėr ‚u bėrė edhe
urbanizimi. Qė para pushtimit romak duhen kėrkuar qytetet ilire nė
truallin e xehtarėve pirustė. Arkeologėt dhe historianėt kėtu vendosin
qytetin Damastion, i cili pėrveēse nė Mirditė, ende nuk dihet me siguri
se ku ndodhet, ndėrkohė qė dhjetra vendbanime tė lashta qė ne i emi
emėrtuar me emrin kolektiv „qyteza“ presin tė hapin „arkivat e tyre“.
Pas pushtimit, romakėt ndėrtuan shumė civitas (qytete) nė territoret e
zaptuara. Kėto ishin qendra tė njėsive territoriale, ku qėndronte
administrata shtetėrore. Nė provincėn e Dalmacisė, ku bėnin pjesė edhe
territoret e pirustėve nga romakėt qenė ngritur 60 civitas. Ndėrkohė
minierat e arit, argjendit administroheshin nga pėrfaqėsues tė shtetit
nė nivel qėndror, apo dhe provincial. Iliriku e ka patur njė funksionar
tė tillė qė quhej „Procurator“, -Kujdestar i minierave tė arit. Me
kalimin e kohės mėnyra e organizimit ka ndryshuar dhe kėto miniera
gjenden edhe nėn pėrkujdesjen e drejtpėrdrejtė tė guvernatorėve tė
provincave tė Dalmacisė dhe Panonisė. Kjo do tė thotė qė ruajtja e
metaleve tė ēmuara nga vjedhjet e mundshme ishte problem shtetėror,
prandaj pranė minierave tė arit, argjendit, e tjerė ka patur edhe
ruajtės shtetėror, nė rastin mė tė mirė ushtarė, nė numėr sipas nevojave
dhe madhėsisė sė vendburimeve, por qė kanė ndikuar nė formimin e
„civitas romanus“, qyteteve romake pranė vendburimeve metalore, si njė
bashkėsi e mineralnxjerrėsve dhe mineralruajtėsve. Nga ana tjetėr nė
kushtet e luftėrave tė vazhdueshme kundėr barbarėve u pa e domosdoshme
tė ndėrtoheshin vendbanime tė fortifikuara, qė do tė shėrbenin pėr forcat ushtarake, por
edhe popullsinė civile. Nė tė dy rastet qytetet, apo qytezat siē i
quajmė ne sot, janė pikėtakimet tona tė ardhėshme me pirustėt, nė atė
gjendje qė mund tė ishin nė shekullin II, IV, apo VI tė erės sonė. Njė
takim me tė kaluarėn tonė qė na jep mė shumė horizont, ndoshta edhe mė
shumė histori edhe krenari pėr vendlindjen.
avatar
Katilja

Shteti : Burrel
Postime : 1210
Kyējet nė forum : 7273
Regjistruar mė : 17/02/2013
Profesioni : forumxhie

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi