Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

GJURME FISESH TE PANJOHURA NE SHQIPNI

Go down

GJURME FISESH TE PANJOHURA NE SHQIPNI Empty GJURME FISESH TE PANJOHURA NE SHQIPNI

Post by Dode Progni Thu 24 Mar 2011, 22:52

GJURME FISESH TĖ PANJOHURA NĖ SHQIPNI

Nga At Donat Kurti (Do – Ku), Hylli i Dritės,1932

MAVRIQĖT: Mavriqėt pėrmėnden se banonin Shalėn,Thethin dhe Currajt e Epėrm.Ishin popull luftėtar me qėndėr nė qytezėn e Dakajt,ku edhe sot gjėnden rrėnojat e njė kalaje nė fshatin Nėnmavriq. Emri Mavriq vjen nga emri romak; “MURIC”
Varret nė Currajt tė Epėrm,konkretisht nė Kalbs e Marin ,kėndej e andej lumit tė Currajt janė tė Mavriqėvė.Nė pikėpamje ndėrtimore janė tė njėjta me ato tė Luzajės nė Curraj tė Poshtėm (Kodra e Gorresė)ku ndodhen rrėnojat e kishės sė Luzajės.Gojdhana thotė: Gur Doda i Currajt,farė e fis Mavriq e kishte shtėpinė te Guri i Fortės (Curraj tė Epėrm). Gjeē Dema i Curraj tė Poshtėm zuri miqėsi me Gur Dodėn. Pasi u pėrzunė Mavriqėt,tė parėt nė Curraj tė Epėrm u ngjitėn me banim Gjesh Dema e Mirash Marku i Currajt tė Poshtėr.Gjeshi mori tokėn e Gurė Dodės qė e kish pas kumbar,ndėrsa Mirashi zu vėnd nė Qeresh.Po atė vit doli nė Curraj tė Epėr edhe njė familje tjetėr e zu vėnd nė Mrishaj.Kėto tre shtėpi njihen si shtėpitė e para tė fisit Nikaj qė u ngulėn nė Curraj tė Epėrm. Nga dokumenti i Shtjefėn Gaspėrit i vitit 1671 mėsohet se,nė kėtė vit Currajt e Epėrm qė gjėndeshin 20 milje (4 orė) larg Bjakes kishte vetėm tri shtėpi qė vinin nga stėrnipat e Gjesh Demės e Mirash Markut qė kishin ardh aty nga Curraj tė Poshtėm. Largimi i Mavriqėve nga Currajt ka ndodhur rreth viteve 1660-1670.Pikėrisht nė kėto vite zu fill katundi i Currajt tė Epėrm,i cili nė vitin 1932 numėronte rreth 100 shtėpi.( Do – Ku,Hylli I Dritės,1932,fq. 9-12 )
LUZANA (LUZAJA): Luzanėt kan banuar nė Curraj tė Poshtėr ku duket tė kenė pas njė farė qėndre.Quheshin edhe Luzajė dhe ishin kristjan.Aty ėshtė kisha e Luzajės me shumė vorre pėr rreth.Muret rreth 1 metėr mbi dhe,jo shumė tė trasha po me gurė tė gdhėndur,
rrethojnė njė hapėsirė 15x6 m.me hapsidė tė rrubullakėt e njė derė nė ballė.Vorret duken fort tė herėshme,tė ndėrtueme jo pas ritit tė romakėve tė cilėt i digjnin tė dekunit.Besimi i krishtėrė e ndalon tė djegunit e kufomės.Vorret e Luzanėve janė si vorret tona: tė gjata,me njė gurė tė madh te kryet e nja te kambėt,mlue me rrasa tė pa gdhėndura,rreshtue palė palė si tjegullat e nji shtėpie.Tė dekunit i kan shti mjaft thellė…..- Rreth vitit 1400 erdh nė Luzajė i pari i Currajt tė Poshtėr prej Krasniqje dhe largoi Luzajėt. ( Do – Ku,Hylli i Dritės,Vjeti 1932,fq.6 )
PJAJA: Nė veriprendim tė Curraj tė Epėrm,pėr nėn bjeshkėt e Lugut tė Zajkut buzė lumit tė Currajt ėshtė njė pllajė e vogėl qė quhet “Lumi i Pjasė” Banorėt e pare tė kėti vendi quheshin “Planas”. Ata ishin tė hershėm dhe kan lėnė toponimet Lumi i Pjasė – Pjąs dhe Pusterri i Pjąs. Me kėtė emer kemi katundin e Planit nė Pult.Gojdhana thotė se banorėt e Planit janė tė dalun prej Nikajt dhe kan lidhje me ta. ( Do-Ku,Hylli i Dritės,fq.6 )
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15553
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum