Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arbėreshi i Vogėl

Go down

Arbėreshi i Vogėl Empty Arbėreshi i Vogėl

Post by Naki Sun 01 May 2011, 20:52

Arbereshi i Vogel
Ditėn kur Gjergji shkoi pėr herė tė parė nė shkollė, nuk ndjehu asnjė gėzim. Mėsuesi foli e foli dhe djali pothuajse s'mori vesh gjė. Ai fliste nė njė gjuhe qė Gjergji nuk e kuptonte.
Gjergji rrinte nė bankė, me kokėn e mbėshtetur nė te dy duart dhe s'dinte ē'tė bėnte. Shikonte muret, vėrente dritaret, ndiqte lėvizjet e mėsuesit. Ora nuk ecte dhe ai ndiente sikur dikush e mbante me zor nė klasė.
Mezi priti sa tė mbaronte mėsimi i ditės sė parė. Doli nga shkolla dhe, i mėrzitur, u kthye nė shtėpi. te porta e vjetėr me hark, takoi gjyshin. Gjyshi i pėrkėdheli kokėn dhe e pyeti :
- Hė, Gjergj, si shkove sot nė shkollė?
Djali u vrenjt nė fytyrė dhe uli sytė. Iu lidh gjuha.
- Ti fol, more trim, ē'mė rri kėshtu? - ngriti zėrin gjyshi - Mos tė ka rrahur njeri?
-Jo, - u pėrgjigj djali dhe me sy tė pėrlotur mbėshteti kokėn pas trupit tė gjyshit.
Plaku e vėshtroi nipin e dėshpėruar dhe i erdhi keq.
- Gjysh, jo, nuk shkoj mė nė shkollė. Mėsuesi flet vetėm Italisht e unė s'kuptoj gjė. Pse, nuk ka shkollė arbėrisht?
Gjyshi u mundua tė buzėqeshte.
-Dalėngadalė do ta kuptosh ēfarė thotė mėsuesi. Mos u mėrzit, - i tha tė nipit - Po mė thuaj ēfarė mėsove sot?
- Thash qė unė nuk kuptova asgjė, o gjysh - i tha Gjergji me sy tė pėrlotur - Pse nuk flasim nė shkollė siē flasim nė shtėpi, siē flet mami, babi, ti gjysh, nėna, dhe xhaxhai?
-Ke tė drejtė Gjergj, nė shkollė kėtu flasin gjuhėn e tyre, dhe jo gjuhėn tonė. Gjuha jonė ėshtė gjuha shqipe.
-Po pse ne flasim ndryshe nga Italianėt? - pyeti Gjergji.
-Po ata janė nė vendin e tyre o Gjergj, ne jemi tė ardhur kėtu - ia priti gjyshi.
-Nuk tė kuptoj, gjysh - tha Gjergji duke e vėshtruar nė sy.
Gjyshi e mori djalin pėrdore, dhe bashkė filluan tė ecnin nė njė rrugice tė ngushtė, e mė pas, drejt njė kodre tė lartėė. Atje lartė ishte njė lis i gjatė degėshumė. Kur arriten atje gjyshi tha:
-Kėtu do rrimė dhe do bisedojmė pak. Si thua?
-Mirė. - tha djali.
Pasi plaku erdhi rreth e rrotull lisit e pyeti djalin:
- A ngjitesh dot nė majė tė lisit, Gjergj?
-Ngjitem, si nuk ngjitem! - tha djali i gėzuar.
Gjyshi nxori nga xhepi njė shami tė kuqe, dhe i tha djalit ta lidhte kėtė shami nė majėn e kėtij lisi tė gjatė. Djali u nis gjithė gėzim.Pasi Gjergji arriti majėn e lisit, gjyshi i tha ta nxirrte shaminė, dhe ta lidhte fortė. Gjyshi pyeti:
-ē'po bėn shamia?
-Asgjė, gjysh.
-A po e valėvit era?
-Po, gjysh.
-Nga po valėvit, nga lindja apo nga pėrėndimi?
-Nuk e di, gjysh.
Gjyshi priti dhe pastaj tha:
-Nga deti, apo nga toka?
-Nga deti, nga deti...
-Shumė mirė, shiko mirė andej nga deti, dhe zbrit pastaj, mirė?
Gjergji po shikonte, po nuk po kuptonte asgjė. Pasi pa nga deti, ai zbriti poshtėė lisit. Kur u afrua afėr gjyshit, gjyshi i tha:
-Dėgjo tė thotė njė fjalė gjyshi sot, qė tė mbash mėnd deri sa tė rrosh. Andej nga deti, ku valėviste shamia e kuqe, ėshtė Arbėria. Atje ėshtė dheu ynė. Kėtu, nė Itali, nė jemi nė vėnd tė huaj. Para shumė vitesh, gjyshi i gjyshit tim luftoi me Skėndėrbeun, kundra turqėve. Kur mbaroi lufta familja e tij erdhi kėtu. Kur erdhėn, ata ndėrtuan vendin e tyre. Ne kėndojme dhe qajmė Arbėrisht, atė kemi folur tė gjithė, prandaj ti nuk kuptove gjė nė shkollė sot. Do kuptosh mė vonė, se kėtu do jetosh. Por mba mėnd "Ta kesh pėr nder qė jė arbėresh dhe kėtė emėr ta mbash lartė". A ma jep fjalėn?
- Po, gjysh, ta jap- tha Gjergji i mallėngjyer.
Dhe pastaj ai ngriti zėrin dhe tha:
- Pėr gjakun e arbėrit, do tė rroj dhe do tė vdes arbėresh...
Gjyshi e puthi nė ball, fshiu sytė, dhe ia tha tė shkonin nė shtėpi tani. Djali shikoi dhė njėherė shaminė e kuqe dhe tha:
-Shamia valėvitet nga Arbėria, qė ėshtė nė anėn tjetėr tė detit, apo jo?
-Po, Gjergj, - tha gjyshi.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum