Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A R V A N I T E T, realitet i Greqise

Go down

A R V A N I T E T, realitet i Greqise Empty A R V A N I T E T, realitet i Greqise

Post by Naki Tue 16 Aug 2011, 19:50

Popullsia shqiptare qė jeton sot nė shtetin e ri Grek, ndahet nė dy grupe, ata qė quhen arvanitas, dhe ata qė quhen shqipėtar, qė grekėt i quajnė allvani dhe kanė ardhur nė Greqi pas pushtimit osmano turk. Tė pakėt janė njerėzit tė cilėt dinė historinė e vėrtetė tė arvanitėve dhe zonat nė Greqi, qė banohej dhe banohet nga popullata qė flasin gjuhėn arbėrore ose shqipe. Nė kėtė studim do tė pėrmendim disa nga figurat mė tė shquara tė revolucionit grek tė 1821 qė ishin shqiptar, disa kryeministra tė Greqisė qė kishin gjak shqiptari dhe shumė figura tė njohura tė kulturės greke qė ishin arvanitas. Janė zbuluar se nė Greqi gjėnden mbi 600 katunde qė flasin nė vatėr gjuhėn shqipe ose arvanitika, ku ndahen nė dy grupe. Ata qė quhen arvanitas dhe janė vendas qė njihen qė nė kohėn antik edhe janė rreth 450 katunde, dhe shqiptarėt qė grekėt i thėrrasin allvani qė kanė ardhur nė Greqi mbas pushtimit osmano-turk, dhe janė mbi 150 fshatra. Kryesisht katundet qė janė banuar dhe banohen nga elementi qė flet nė vatėr gjuhėn shqipe ndodhen nė zonėn e Epirit, nė Thrakė, nė ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi(Morea) etj. Studiues qė janė marrė me zbulimine katundeve qė flitet gjuha shqipe janė arvanitas Aristidh Kola, arbėreshi urat Antonio Bellushi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo etj.

KUR ERDHEN ARVANITET NE GREQI
Arvanitasit e Greqis sipas disa studimeve tė huaja dhe shqiptare janė njohur nė Greqi rreth shekullit 4-7. Por i kėtij mendimi nuk janė dhe shumė historianė apo studiues tė ndryshėm. Tė cilėt mendojnė se rrėnjėt shqiptare nė Greqi janė mė tė herėshme, qė nė kohėn antike. Pėr kėtė vėrtetim ekzistojnė shumė dokumenta historike, kėngėt, emrat e perėndive tė Olimbit, emrat e qyteteve tė lashta tė Greqis, qė shpjegohen vetėm nė gjuhėn shqipe ose arvanitase. Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbėrės, njeri qė punon tokėn. Shqiptarėt parahistorik quheshin nga njerėzit e letėrsisė dhe diturisė Ilir dhe mė vonė Alban. Kurse kėta Ilirė, dhe Alban, vetquhen pellazgjė, arvanitas, dhe shqiptarė dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurrė nuk e kanė quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Pėr herė tė parė u quajtėn Albani nga gjeografi i lashtė Klaud Ptolemeu 90-160 pas krishtit, territori midis Durrėsit dhe Dibrės, dhe kjo popullsi u quajt albanian. Bota perėndimore vazhdoi tė pėrdorte emėrtimin ALBANIA, gjatė perjudhės 150 vjeēare tė kryqėzatave(1096-1208), ku Durrėsi u bė porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bė shtegu kryesor pėrmes Shqipnis Qendrore, qė tė nxirrte nė Kostandinopojė(Stamboll) dhe mė tutje nė Lindje. Nė fillim tė shekullit 12, normanėt, nė kėngėn e Rolandit nė gjuhėn frėnge, e quanin krahinėn nga Durrėsi nė Vlorė ALBANA.

PSE QUHEN ARVANITE
Emri shqipėtar njihet rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kėshtu arvanitasit e Greqis, dhe Azisė sė Vogėl, gjithmon janė quajtur arvanitas, dhe arnaut. Dhe tė gjithė ata arbėreshė qė u larguan mbas vdekjes sė Skėnderbeut, e quajnė veten shqiptar. Ndoshta emėrtimi arvanitas duhet tė jetė mė i vjetėr se emri Ilir, dhe ėshtė vėrtetuar se ėshtė mė i vjetėr se emri Alban. Sepse po tė shohim qytetet e vjetra pellazgjike ato janė ndėrtuar pranė lumenjėve, duke qenė afėr tokave pjellore, pra arbėrės. Tė gjithė qytetet e Shqipėrisė vėrejmė qė janė tė ndertuara pranė lumenjėve. Nė gjuhėn greke arbanėt quhen arvanitas, sepse grekėr B e lexojnė V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisė sė Vogėl i quajnė arnaut qė rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian otodoks tė Stambollit(Kostandinopojės) dhe tė Egjyptit i quajnė ‘’romei’’ ose ‘’greēi’’. Megjithėse ndryshimet ndėrmjet arvanitasve tė Greqis, arbėreshėve tė Italis, Zarės, Ukrainės, Korsikės dhe arbėrve tė Prishtinės, Tiranės, Ulqinit, Tetovės, nė mėnyrėn e tė menduarit, tė shprehurit dhe tė ndjenjave, ne jemi vllezėr tė njė gjaku, tė njė gjuhe, tė kombit tė sotėm shqiptar. Qė kemi rruajtur tė gjalla pas kaq shumė shekuj lufte dhe vėshtirėsish, traditat tona tė vjetra shqiptare. Duke mbajtur tė gjalla lidhjet shpirtėrore ndėrmjet njėri-tjetrit dhe zemrės Arbėri. Studime nė drejtim tė arvanitasve tė Greqis janė shumė tė pakta, pėrveē disa studiuesėve seriozė tė Prishtinės dhe pak tė Tiranės, pėr tė mos thėnė aspak. Akademikėt shqiptar nuk janė marrė shumė me arvanitėt, kėshtu sot na mungojnė shumė materjale me vlera tė mėdha historike pėr kombin shqiptar. Arvanitėt e Greqis nuk janė ardhės, nuk janė as minoritet. Ata ishin dhe janė akoma nė Greqi. Valė tė tjera tė mėdha tė arbanėve nė drejtim tė Greqis ka patur nė shekullin e 4-7 dhe 14, qė njohim ne nga disa historian, nuk janė veē tjetėr, shpėrnguljen e disa principatave arbanėve tė veriut nė drejtim tė jugut pėr arsyje tė pushtimeve tė tokave tė tyre nė veri tė Arbanisė nga pushtuesit sllavė dhe mė vonė nga osmanėt turq. Arbanėt ose arvanitasit qė lanė tokat e tyre nė veri tė Arbėris si nė, Slloveni, Kroaci e deri nė fushė Kosovė. Kur zbritėn nė drejtimtė Greqis sė sotme, nuk u pritėn me luftė nga popullsia e atjeshme. Gjė qė tregon se ata zbritėn nga veriu nė jug tek vėllezėrit e tyre tė atjeshėm arbanit(arvanit), qė jetonin nė trojet e tyre mijravjeēarė. Me emėrtimin arvanitas kuptojmė, vendas nė Greqi, qė janė pjesė e trungut tė gjakut tė shprishė shqiptar.
Arvanitėt janė njė realitet nė shtetin e ri Grek. Ata kanė luftuar nė revolucionin e 1821 bashkė me grekėt kundra osmanėve turq, pėr formimin e shtetit tė ri grek, arvanitėt e quajnė veten e tyre zotėr tė Greqisė. Hartuesit e shoqėrisė greke qenė tre shqiptarė nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami. Dhjetra vjeēarė mė parė mbizotronte pikpamja se arvanitasit nė Greqi janė njė racė e ulėt. Kėtė gjė e besonin dhe vetė arvanitėt, pasi nuk njihnin historinė e tė parėve tė tyre qė kanė kontribuar pėr krijimin e shtetit tė ri Grek. Pėr mohimin e kontributit arvanitas nė krijimin e shtetit tė ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhė baltė mbi disa figura tė shquara heroike tė Revolucionit Grek tė 1821, qė ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhėtar, burgosur dhe shumė prej tyre u vranė nė pabesi. Kėshtu ata politikanė dhe historianė grekė qė hodhėn baltė mbi disa figura tė shquara arvanitase tė 1821, kėrkonin qė tė pritnin rrėnjėt arvanitase tė ekzistencės nė Greqi. Por nuk ia arritėn kėtij qėllimi dashakeqės, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencėn e racės arvanitase nė Greqi.

ARVANITET HERONJ DHE KRYEMINISTRA TE GREQISE SE RE
Arvanitėt janė njė realitet nė shtetin e ri Grek. Ata kanė luftuar nė revolucionin e 1821 bashkė me grekėt kundra osmanėve turq, pėr formimin e shtetit tė ri grek, arvanitėt e quajnė veten e tyre zotėr tė Greqisė. Hartuesit e shoqėrisė greke qenė tre shqiptarė nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami. Dhjetra vjeēarė mė parė mbizotronte pikpamja se arvanitasit nė Greqi janė njė racė e ulėt. Kėtė gjė e besonin dhe vetė arvanitėt, pasi nuk njihnin historinė e tė parėve tė tyre qė kanė kontribuar pėr krijimin e shtetit tė ri Grek. Pėr mohimin e kontributit arvanitas nė krijimin e shtetit tė ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhė baltė mbi disa figura tė shquara heroike tė Revolucionit Grek tė 1821, qė ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhėtar, burgosur dhe shumė prej tyre u vranė nė pabesi. Kėshtu ata politikanė dhe historianė grekė qė hodhėn baltė mbi disa figura tė shquara arvanitase tė 1821, kėrkonin qė tė pritnin rrėnjėt arvanitase tė ekzistencės nė Greqi. Por nuk ia arritėn kėtij qėllimi dashakeqės, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencėn e racės arvanitase nė Greqi.

Arvanitasit heronjė dhe kryeministra tė Greqisė sė Re
Ėshtė fakt qė tashmė nuk mund tė diskutohet edhe pse deri tani pjesėrisht ishte fshehur qė 90 ndėr 100 heroit e Revolucionit tė 1821, ishin arvanitė ose shqiptar. Qė arvanitasit mbajtėn peshėn kryesore tė luftės Nacionalēlirimtare tė 1821, pėrveē qė ishin pjesa dėrrmuese e popullit grek nė perjudhat e kryengritjes, mund tė shpjegohet edhe nga fakti qė arvanitėt ishin njė popull luftarak, krenaria e tė cilit nuk mund tė toleronte poshtrimet e skllavėrisė. Revolucioni i 1821, ishte kryesisht nė themel vepėr e arvanitasve tė Epirit, Rumelisė, Moresė dhe e arvanitasve tė ishujve tė Hidrės, Specas, dhe Psaron. Populli arban ose shqipėtar nė ēdo vend tė Ballkanit qė u ndodh, gjithnjė luftoi pėr tė dėbuar ēdo pushtues dhe pėrdhosės i tokės sė tij tė shenjtė. Arbanėt janė krijuesit e ēetave tė komitėve nėn pushtimin turk, qė rruajtėn jo vetėm vėrtetin e mosnėnshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikėn, vallet dhe kėngėn popullore tė tyre. Mė 1647, konsulli i Francės nė Athinė, Zhan Kird, vėrtetoi se ‘’Komitat e periferisė tė Athinės, Atiki aq edhe nė More, janė tė gjithė arvanitė’’. Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi nė Ballkan u nderua pėr heroizmin e tij nė Revolucionin e Aleksandėr Ipsilantit nė Moldavo-Vllahi. Arbanėt luftuan tre shekuj mė parė pėr lirinė e Qipros me nė krye arvanitin poet Manoli Blesi, qė ky poet pėrmendė nė poezitė e tij tė gjithė arvanitėt e tjerė qė luftuan nė rrethimin e Lefkosisė. Arbanėt kudo qė u ndodhėn, largė zemrės sė atdheut amė Shqipni, nuk e harruan atė. Mė 1854 e Teodor Griva me njė bashkim tė madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan nė drejtim pėr ēlirimin e Shqipnis, por qė ky marshim dėshtoi me ndėrhyrjen dashakeqe tė fuqive perėndimore dhe nė veēanti tė Francės. Mė 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombėtar tė Italisė, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbėreshė, dėshironte tė zbarkonte nė brigjet e Shqipnis pėr ēlirimin e saj nga pushtuesit turq, por kėto pėrpjekje dėshtuan si pasojė e ndėrhyrjes sė shteteve perėndimore.

Kjo gjuha arbėrishte
ėshtė gjuhė trimėrie
e fliti Admiral Miauli
Boēari dhe gjith Suli

Disa nga shqiptarėt ose arvanitė heronjė tė revolucionit tė 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiēo Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Boēari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitėr Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruēo, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitėr Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Ēali, Ago Vasiari, shumė e shumė shqiptarė tė tjerė. Me tė drejtė poeti ynė kombėtar Naim Frashėri do tu kėndonte shqiptarve heronjė tė revolucionit grek tė 1821.

E kush e bėri Morenė, ( Greqinė )
Gjith shqiptarė qenė,
S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boēari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armėt e Shqipnis.
I u hodhėn themeli Greqis.

Shqiptarve u takoi nderi mė i lartė qė ti sjellin kurorėn e Greqisė mbretit tė saj Othon, sepse tė tre antarėt e komisjonit qė u dėrguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boēari dhe Dhimitėr Plaputa. Revolucioni grek i 1821 ėshtė vepėr nė tė vėrtetė e arvanitėve. Bile shteti qė u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin nė Greqi gjuhėn shqipe. Ka qenė fama shqiptare qė i ka detyruar grekėt e sotėm tė pranojnė fustanellėn shqiptare si kostumin e tyre kombėtar. Pėr nder tė trimėris tė heronjėve shqiptarė, grekėrit morrėn kostumin kombėtar shqiptar qė vishej nga Kosova e deri nė Poleponezi dhe e bėnė tė tyrin. Mirėpo, grekėrit e deformuan kėtė veshje tė bukur qė vishej nga kombi i Arbėrit duke shtuar palėt e fustanit nga 60 nė 200 palė. Nė xhaketė, nė mengėt e lira, shqiptarėt nuk i fusin krahėt, ndėrsa grekėt i fusin ato. Fustanella shqiptare ėshtė e gjatė deri 10 cm poshtė gjurit, ndėrsa grekėrit e shkurtojnė sa mė shumė, sa mbulon vetėm prapanicėn. Arvanitėt, kėta luftėtar trima, heronjė tė Revolucionit tė 1821, jo vetėm me armėt e tyre luftuan pėr panvarėsinė e Greqisė, por ishin kryetarėt e parė tė shtetit tė ri grek, qė drejtuan Greqinė drejtė ndėrtimit tė jetės europjane. Nė vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministėr, shpalli Kishėn Autoqefale Greke, duke e shkėputur pėrgjithmon nga vartėsia e Fanarit tė Stanbollit. Kur arvaniti Dhimitėr Vulgari ishte kryeministėr i Greqisė, u bė e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinė. Kryeministri Dhimitėr Vulgari mbėshteti fuqishėm kryengritjen e ishullit tė Kretės pėr tu bashkuar me Greqin. Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u arritėn shumė marrveshje tė rėndėsisshme nė fushėn e politikės dhe kulturės me Shqipėrin. Mė 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministėr i jashtėm dhe i kulturės greke mė 1997-2000, me tė njėjtin emėr Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisė mė 1925-1926, bėri njė deklaratė zyrtare para Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė se: ‘’Republika Greke njihte minoritetin shqiptarė qė jetonte nė Greqi, dhe nuk i konsideronte mė shqiptarėt muhamedanė popullsi turke. Dhe se teza qė ortodoksit shqiptarė janė grekė, qė ėshtė pėrkrahur deri mė sot nga ne, ėshtė e gabuar dhe ėshtė hedhur poshtė nga tė gjithė ne. Pasi ajo mori tė tatėpjetėndhe arriti pikėn qė s,mbante mė, morra masat e duhura dhe shpėrndava tė gjitha shoqėritė ‘’vorioepiriote,, qė mėshironin skaje me ekstreme tė kėtij mentaliteti tė sėmurė’’. Kjo pjesė e deklaratės sė ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo nė Lidhjen e Kombeve, ėshtė botuar nė periudhėn e provokimeve tė gushtit 1949, nė gazetėn ‘’Akropolis’’ dhe ėshtė ribotuar nė vitin 1974, nė librin ‘’Pėrmbledhje e Teodor Pagallo’’ vėllimi i dytė 1925-1952, faqe 111-115. Kur ishte president Teodor Pangallos marrėdhėnit midis dy shteteve 1925-1926, ishin mė tė mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjėve, shumė djem shqiptarė studiuan falas nė shkollat e Athinės, bashkėpunimi tregėtar ishte i suksesshėm etj. Arvanitas tė tjerė qė u bėnė kryeministra tė Greqisė kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitėr Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandėr Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandėr Diomidi, Kiēo Xhavella etj

ARVANITET NDERTUESIT DHE THEMELUESIT E AKADEMISE SE ATHINES
Pėr krijimin e shtetit tė ri grek, shqiptarėt ose arvanitėt kanė kontribuar nė tė gjitha drejtimet pėr ecurinė pėrpara tė Greqisė. Arvanitėt ishin profesorėt e parė qė themeluan Akademinė e Athinės. Dhe investuesi i ndėrtesės sė Akademisė sė Athinės ishte shqiptar. Qė nė vitet e para tė Revolucionit tė 1821, luftėtarėt e lirisė kishin dėshirė tė themelonin Akademinė, sepse besonin se arma mė e fuqishme ndėr tė gjitha ishte ndriēimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalė arsimimi. U bėnė shumė pėrpjekje pėr tė hapur Akademinė, por dėshtuan. Vetėm nė vitin 1926 ministri i atėhershėm i arsimit Dhimitėr Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhėresat Kryesore mė 18 mars 1925 dhe bėhej realitet Akademia e Athinės me pamjen e brendėshme dhe misionin e sotėm. Ndėrtesa ku strehohet Akademia ka njė histori interesante sepse ndėrtesa u financua nga njė shqiptar prej Voskopoje. Mė 1856 tregėtari tepėr i pasur nga Voskopoja e Korēės nė Vjenė tė Austrisė, Simon Sina, dėshironte ti bėnte njė dhuratė tė madh Greqis, brenda nė Athinė. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinės ish-Konsull i Pėrgjithshėm nė vitin 1834 i qeverisė greke nė Austri. Familja Sina ishin me origjinė nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korēės, por qė andej ishin ngulur nė Voskopojė dhe mė vonė u vendosėn nė Vjenė. Sinajt u morrėn nė fillim me zhvillimin e tregėtisė midis Austrisė dhe Perandorisė Otomane. Mė vonė themeluan fabrika tė penjėve dhe tė stofave tė pambukta. Themeluan Bankėn Kombėtare tė Austrisė. Familja Sina bėnė shumė dhurata bamirėse, midis sė cilat urėn e varur tė Budapestit e cila kushtoi atėhere 500 mijė stėrlina angleze nė atė kohė. Gjergj Sina ishte nėnpresident i Bankės Austriake, president i shoqėrisė sė hekurudhave nė Austri, pronar tokash nė Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janė dekoruar nga qeveritė Ruse, Turke, Greke pėr bamirėsitė e tyre nė kėto vende. Gjergj Sina vdiq mė 18 maj 1856. Kėshtu qė djali tij Simon Sina ndoqi gjurmėt e tė atit duke bėrė edhe ky dhurata tė mėdha bamirėse. Sinajt nuk harruan kurrė atdheun e tyre Shqipėrinė. Ata dėrguan shumė bij shqiptarėsh me bursa nė Universitetet e Europės. Mė 1859 filluan punimet e para, mė 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lėnė trashėgimtar vetėm dy vajza dhe, nė bazė tė testamentit tė tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprėn gruaja e tij Ifigjenia Sina mė 1885. Kėshtu hapja e Akademisė sė Athinės u dedikohet, pra, dy arvanitasve tė vėrtetė, Teodor Pangallo, qė ishte atėhere nė brendėsi tė punimeve, dhe arvaniti tjetėr Dhimitri Egjiniti, qė ishte atėherė ministėr i Arsimit. Disa nga akademikėt qė ishin arvanitas janė; Dhimitėr Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandėr Diomidhi, Maksim Miēopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.

KONTRIBUTI I ARVANITASVE NE KULTUREN ARTISTIKE GREKE
Mėnyra e jetesės dhe veshja arvanitase ka tėrhequr vėmėndjen e shumė studiuesve tė huaj qė kanė vizituar ballkanin nė shekujt e mė parėshme. Shumė piktorė tė huaj tė frymėzuar nga lloj i mėnyrės sė jetesės dhe veshjes arvanitase ose shqipėtare mbushėn tablotė e tyre me kėto tema. Shumė tablo me portretin e luftėtarit arvanit gjenden nėpėr muzetė e mėdha tė europės dhe kanė tėrhequr vėmėndjes e vizitorve tė shumtė. Por nuk ishin vetėm piktorėt e huaj qė u frymėzuan nga mėnyra e jetesės, veshja dhe figura e luftėtarit arvanitas ose shqiptar. Nga fara arvanitase dolėn shumė piktorė qė disa prej tyre u bėnė me famė botėrore. Temat frymėzuese tė kėtyre piktorėve tė mėdhenjė arvanitas ishin betejat fitimtare tė princit tė Arbėrisė dhe Epirit Skėnderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-tė, mbret i Albanisė dhe Maqedonisė mė 1458. lufta shekullore e kombit tė Arbėrit pėr liri, shpėrnguljet me dhunė nga trojet tona shekullore etj. Disa nga kėta piktorė me famė botėrore janė, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuēi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Ēinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Tė gjithė kėta piktorė tė mėdhenjė me fama botėrore janė me preardhje shqiptare ku kanė deklaruar vetė qė janė arvanitas nga zonat e banuara me shumicė dėrrmuese me arvanit si ishulli i Hidrės, Eubea, Atikia, etj qė janė zemra e Greqisė sė lashtė, dhe janė banuar dhe banohen edhe sotė nga kjo racė. Arvanitasit kanė ndėrtuar dhe teatrin e parė prej guri tė Greqisė. Mbas revolucionit tė 1821, arvanitasi Jani Bukura ndėrtoi teatrin e parė prej guri tė Greqisė sė Re nė Athinė. Jani Bukura ishte njė detar, luftėtar i zoti, por mbi tė gjitha ai kishte njė shpirt tė pasur prej artisti. Jani Bukura ėshtė babai i piktores sė madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut tė fundit tė ishullit tė Specas Gjergj Bukura. Detari Jani Bukura, njė luftėtar i guximshėm, kishte edhe njė dashuri tė veēantė pėr artin, pėr arsimin. Vdiq mė 1861, nė krahėt e vajzės sė tij Eleni Bukura, piktores sė parė femėr nė Greqi e cila krijoi parakushtet pėr emancipimin e gruas.

ZHDUKJA E GJUHES, KULTURES DHE ELEMENTIT ARVANITAS NE GREQI
Me kalimin e dhjetravjeēarve arvanitasit u ‘’bindėn’’ ose u detyruan tė binden se duhet tė braktisin gjuhėn e tyre nė se dėshiroheshin tė bėheshin qytetarė tė denjė tė shtetit tė ri grek. Numri i saktė i arvanitasve ose shqiptarėve nė Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit qė kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, qė vdiq nė vitin 2000, dhe qė ky kuvend ėshtė botuar nė revistėn EKSKLUZIVE, thotė se ‘’Nė Greqi pak njerės nuk e kanė gjyshen apo gjyshin arvanitas’’. Sot burimet historike, gjuhėsore, muzikore janė shumė tė kufizuara ose mungojnė plotėsisht nė drejtim tė arvanitasve tė Greqis. Nė vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve tė Greqis’’. Por nė kėtė vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, qė me punėn e tij madhore, mund tė quhet me tė drejtė, De Rada i arvanitasve tė Greqis. ‘’Lidhja e Arvanitasve tė Greqis’’ me nė krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do tė ngrinte nė njė farė mėnyre lartė figurėn e arvanitit qė luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek. Lidhja do tė botonte revistėn ‘’Besa’’ dhe broshura tė ndryshme pėr historinė shqiptare, nė vitin 1986, do tė bėhej koncerti i parė me kėngė dhe valle arvanitase. Kėnga arvanitase ka tėrhequr vėmėndjen e shumė studiuesve dhe muzikologėve grekė dhe tė huajve tė tjerė. Kėngėt arvanite i pėrkasin tekseve tė kėngėve dhe poezisė tė lirikave tė vjetra arvanitase. Kėngė pėr lirinė, dashurinė dhe tė tipit kaēak, pra tė njeriut tė lirė prej njė shpirti tė pathyeshėm dhe tė ndjenjės popullore. Kėngėt arbėrore janė ruajtur me fanatizėm nga populli arvanit deri mė sot dhe kėndohen shpesh nėpėr dasma. Mėnyra se si ėshtė ruajtur kėnga arvanitase ėshtė interesante pėr faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej mė parė, nuk e lanė tė tjerėt qė tė shkruhej! Kėshtu populli arvanit zgjodhi rrugėn e tė kėnduarit pėr tė ruajtur gjuhėn e tij arvanitase. Mėnyrė tjetėr nuk kishte, kur osmanėt turq tė pritnin kokėn po tė flisje shqip, ndėrsa injorantėt priftėrinjė tė helmonin edhe me bukė po tė dėgjonin tė kuvendoje nė gjuhėn e mėmės shqipe. Njė dėshmi qė kemi nga P.Joti qė shkruajti ‘’Historinė e Shtatė Ishujve’’ tė vitit 1866, na vėrteton se Suljotėt qė ishin nė Korfuz. Kur pastronin armėt e tyre, ata kėndonin kėngėt arvanitase tė heronjėve tė tyre. Nė kėngėt arvanitase tė Suljotėve nuk kishte asnjė fjalė greke.
Dy kėngė qė kėndoheshin nga arvanitėt Suljot, gjenden nė librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimo Mitku botuar nė vitin 1878 nė Aleksandri. Nė vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer nė veprėn e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndėr tė tjera shkruan. ‘’Nga ē’di unė, kėngėt popullore greke, i janė pėrshtatur kėngėve tė vjetra arvanite tė dashurisė, lirisė dhe kaēake’’. Shumė kėngė arvanite janė shkruajtur nė gjuhėn greke, kėshtu kanė humbur indentitetin e tyre tė vėrtet shqiptar. Kėto 15 vjetėt e fundit falė vullnetit dhe ambisjes tė studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe kėngėtarit Thanasi Moraiti, u bė e mundur qė tė prodhohen dy CD me kėngėt arvanitase me titull ‘’Kėngėt Arvanitase’’ dhe ‘’Trėndafilat e Shkėmbit’’ qė kanė pėrmbledhjen e disa kėngėve arbėreshe tė Italis sė jugut dhe tė arvanitasve tė Greqis. Kėto dy CD janė tė vetmit qė janė prodhuar nė historinė mbarė shqiptare nė gjuhėn tonė arbėreshe. Orkestra qė shoqėron Thanasi Moraitin mbėshtetet tek instrumentet e traditės sė lashtė arbėreshe, qė krijon njė botė interesante dhe tė kėndeshme muzikale. Veglat kryesore qė pėrdorin muzikantėt arvanitas janė, pipėza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj. Vitet kalojnė, gjuha shqipe qė flasin arvanitasit e Greqis, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin. Ndoshta, brezi i fundit qė flet gjuhėn dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Ėshtė, pra, pėrgjegjėsi e madhe qė institucionet kulturore mbarė shqiptare, tė ruajnė dhe tė regjistrojnė tė dhėnat kulturore tė arbėreshėve kudo qė ndodhen ata sot larg zemrės tė mėmės Shqipni. Nė mėnyrė qė brezat qė vijnė tė njohin qytetrimin e gjerė dhe kontributin e racės shqiptare pėr formimin dhe zhvillimin e shteteve tė popujve tė tjerė ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkė me ta. Tė gjithė, dashamirė dhe dashakėqinjė, duhet ta kuptojnė se asnjė e keqe nuk vjen ndokujt nga vetėnjohja dhe krenaria e ligjėshme pėr ruajtjen e vlerave tradicionale tė kulturės dhe gjuhės shqipe tė arvanitėve. Shteti grek duhet tė kujdeset mė shumė pėr ruajtjen e gjuhės dhe kulturės tė arvanitėve nė Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundė tė ketė histori tė re. Arvanitasit nė Greqi janė njė bazė e fortė dhe e patundėme qė tregon pėr lidhjen e ngushtė qė ka ekzistuar, ekziston dhe duhet tė ekzistojė midis Greqisė dhe Shqipėrisė. Ata janė njė tregues i vlerave tė larta dhe tė pastėrta qė ka shqiptari tė ruajtur me fanatizėm ndėrshekuj. Shqipėtarėt dhe grekėt i lidhin shumė gjėra tė pėrbashkėta, traditat dhe zakonet, i ndėrlidhin ngushtė dy popujt mė tė lashtė tė europės, prandaj sot nuk duhet tė mendojmė se si mundė tė ngremė pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mund tė ndihmojmė njeri-tjetrin pėr kapėrcimin e vėshtirėsive qė sjellin vitet.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum