Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

KOLONIZIMI I KOSOVĖS ME ELEMENTIN SLLAV 1918-1941

Go down

KOLONIZIMI I KOSOVĖS ME ELEMENTIN SLLAV 1918-1941 Empty KOLONIZIMI I KOSOVĖS ME ELEMENTIN SLLAV 1918-1941

Post by Naki Thu 19 Apr 2012, 15:42

Me ripushtimin e Kosovės, nė vjeshtė tė vitit 1918 dhe vendosjen e pushtetit serbo-malazez e vėnien nė funksion tė aparatit tė veēantė administrativo-politik, administrata shtetėrore e ushtarake, krahas organizimit tė operacioneve ndėshkimore, tė dhunės, terrorit, vrasjeve, dėnimeve tė mėdha etj., nė tė njėjtėn kohė filloi njė presion politik pėr shkombėtarizimin e popullatės shqiptare me metoda tė ndryshme. Qarqet drejtuese tė Beogradit rifilluan politikėn e vjetėr shoveniste. Pushteti menjėherė filloi organizimin administrativ nė Kosovė dhe vise tė tjera pėr zbatimin e kolonizimit dhe reformės agrare. Regjimi i mbretit Aleksandėr nė vitin 1920 e ka pėrpiluar programin special pėr pastrimin e territoreve etnike shqiptare. Duke u bazuar nė atė pogram, ushtria serbe dhe xhandarmėria kanė bėrė krime tė paparė, duke i djegur 182 fshatra shqiptare.
Organet pėr zbatimin e kolonizimit dhe tė reformės agrare
Pėr realizimin e politikės kolonizuese agrare nė Kosovė dhe viset tjera, organet e pushtetit tė Mbretėrisė SKS, pėrkatėsiht jugosllave, nė mėnyrė tė drejtėpėrdrejt ose nė ndonjė formė tjetėr ishin tė angazhuar pėr zatimin e reformės agrare. Formimi i organeve tė tilla u bė nė fillim tė vitit 1919. Nė fillim u nxorr dekreti i Dispozitave papraprake pėr pėrgatitjen e reformės agrare nė Mbretėrinė e re tė SKS tė 25.II 1919 (Sl. List Kraljevine SHS nr. 11/27.1919) dhe Urdhėresa e Kėshillit Ministror tė Mbretėrisė sė SKS, dt. 10.IX 1919, pėr aplikimin e pjesėrishėm tė Dispozitave praparke pėr pėrgatitjen e reformės agrare, qe e domosdoshme themelimi i organeve shtetėrore, tė cilat do tė zbatonin reformėn agrare dhe kolonizimin. Kėto kompetenca dhe detyra iu caktuan ministrit pėr politikėn sociale. Mė ketė pėrpiqej tė theksohej se reforma agrare kishte karakter social.
Organi i parė pėr zbatimin e reformės agrare dhe tė kolonizimit ishte Zyra shtetėrore pėr reformėn agrare, qė iu dha nė mbikėqyrje ministrit tė politikės sociale. Ajo duhej tė merrej me reformėn agrare, kolonizimin e brendshmėm dhe riatdhesimin e tė shpėrngulurėve nga Amerika dhe vendet e tjera. Sektori pėr reformė agrare menjėherė filloi ndarjen e tokės tė pronarėve tė mėdhenj shqiptarė e tė tjerė nėpėrmjet tė besuarve tė vet.
Mė vonė rezultoi pėrfundimi se kjo detyrė duhej t’i besohej njė ministrie tė veēantė. Mė 2 prill 1919 emėrohet ministri i reformės agrare pėr zbatimin e Dispozitave paraprake. Nė disa vise filluan tė formohen Kėshillat agrare pėr zbatimin e reformės agrare dhe tė kolonizimit. Nė Kosovė dhe nė disa vise nuk u formuan kurrfarė kėshillash, por tė gjitha kėto punė i kryente pushteti administrativ (policor). Me Dekretligjn nr. 2119, datė 12 shkurt 1920 u themelua Ministria e Reformės agrare e Mbretėrisė SKS, detyra kryesore e tė cilės likudimi i marrėdhėnieve ēifligare dhe e kolonizimit. Gjatė vitit 1920 formohen drejtoratet agrare dhe zyrtat agrare krahinore. Nė kuadėr tė kėsaj Ministrie ishte sektori i kolonzimit dhe ai i reformės agrare. Pėr territorin e Kosovės ishte themeluar Drejtoriati suprem i reformės agrare me seli nė Shkup, ndėrsa nė kuadėr tė tij ishin drejorate agrare tė qarkut me seli nė Pejė, Prishtinė, Mitrovicė, Vushtrri, Gjakovė dhe Prizren dhe mė vonė nė Ferizaj qė pėrfshinin rrethet e caktuara.
Detyrat e kėtyre drejtorateve ishin tė shumėfishta. Ato kryesisht ishin nė zbatimin kolonizimin e kėtyre trevave me elementin sllavė, marrjen e pronave shtetėrore, komunale dhe private dhe ndarjen e tyre kolonėve tė ardhur dhe institucioneve tė tjera sidomos atyre shtetėrore, stacioneve tė xhandarmėrisė, kishave, manastirave, shkollave etj. Njė prej detyrave kryesore tė tyre qė e udhėheqnin me pėrpikėri ishte udhėheqja me prona tė eksprorijuara dhe barjta e tyre kadastrale tė pronarėt e rinjė kolonė ose aty kėtu pronarėve vendės serb. Pėrveē kėsaj ato pėrpilonin progranin e kolonizimit dhe oganizonin ndihmėn finansiare dhe ndihma tė tjera pėr kolonėt serbė e malazez dhe tė tjerė tė sjellur nė Kosovė. Propozimet e tyre i aprovonte Ministria e Reformės agrare, mė vonė e Bujqėsisė dhe pėr kėtė aprovonte edhe planin bugjetor. Nė punėn e kėtyre organeve bėheshin malverzime tė shumta. Nė kuadėr tė kėtyre ministrive formoheshin komisione dhe kėshilla tė shumta pėr pėrkufizimin e kompekseve tė shumta agrare pa kurrfarė kriteriumi, pronat mė pjellore tė pronarėve shqiptarė si dhe tė bėnin konfiskimin e pronave tė pronarėve tė ikur nėpėr male pėr shkak tė dhunėse e terrorit.
Pėrveē Ministrisė sė reformės agrare, pastaj tė bujqėsisė ishin tė angazhuar edhe kėto ministri:
- Ministria e Punėve tė Brendshme, qė nėpėrmjet policisė qė pėrdorte trusninė dhe dhunėn, tė ndihmonte zbatimin e kolonizimit, parcelimin dhe ndarjen e pronave, ndihmėn kolonėve nė ardhjen dhe vendosjen, mbojtjen e tyre, ndėrsa nė anėn tjetėr tė bėnte presion nė popullatėn shqiptare pėr lėshimin e vendit, shpėrngulje jashtė atėdheut dhe nė vend tė tyre sjelljen e kolonėve serbė.
- Ministria e Ushtrisė dhe Detarisė, ndihmonte dhe pėrcillte kolonėt nga vendlindja deri nė Kosovė, bėnte propogandė pėr kolonizim, ndėrsa tek shqiptarėt propogandonte shpėrnguljen nė Turqi e Shqipėri. Lironte ushtarėt e atyre familjeve qė shpėrnguleshin. Kjo ministri e angazhonte Ministrinė e Punėve tė Brendshme qė tė shakaktonte sa mė shumė ērregullime, nė mėnyrė qė organet e saj tė intervenonin.
- Ministria e Punėve tė Jashtme kishte pėr detyrė t’i kundėrvehej propagandės sė shoqėrive tė ndryshme dhe individėve shqiptarė qė luftonin kundėr shpėrnguljes dhe ankoheshin nė Shoqėrine e Kombeve nė Gjenevė ndaj dhunės, marrjės sė tokave dhe formave tė tjera tė presionit ndaj shqiptarėve. Ndėrsa, nė opinionin botėror e arsyetonte reformėn agrare dhe kolonizimin si masė tė nevojshme ekonomike dhe “dėshirė” tė popullit josllavė pėr shpėrngulje.
- Ministria e Pylltarisė dhe e Xehetarisė u jepte kolonėve material ndėrtimor, lėndė e tjerė pėr ndėrtimin e shtėpive, lėndė djegėse dhe u pronėsonte komplekse tė tėrė tė pyjeve.
- Ministria e Komunikacionit u jepte kolonėve bileta pa pagesė pėr bartjen e familjeve dhe tė invetarit deri tė vendi i kolonizimit, ndėrsa shqiptarėve tė shpėrngulur u siguronte transportin.
- Ministria e Arsimit angazhohej qė nėpėrmjet tė mėsuesve tė bėnte propagandė pėr kolonizim tė elmentit sllavė nė njė anė dhe pėr shpėrngulje tė popullatės shqiptare nė anėn tjetėr. Hapte shkolla nė vendbanimet kolone.
- Ministria e Ndėrtimtarisė angazhohej pėr ndėrtimin e shtėpive, rrugėve, pusave, ujėsjellėve pėr kolonitė sllave.
- Ministria e Politikės Sociale dhe e Shėndetit Popullor kujdesej pėr hapjen e ambulancave dhe pėr shėndetin dhe shėrimin e kolonėve pa pagesė etj.
Edhe Oborri Mbretėror ishte angazhuar nė kėto punė rreth zbatimit tė kolonizimit nė forma tė ndryshme. Siē ishte rasti i ndonjė ankese qė e zgjidhnin nė favor tė kolonit, vizitės sė mbretit nė trevat e shqiptare pėr t’i motivuar kolonėt qė nė numėr sa mė tė madh tė vendosėn, ndėrsa tė bėnte presion tė shqiptarėt pėr shpėrngulje.
Rreth pronėsimit tė pronave tokėsore kolonėve ishin tė angazhuar gjyqet e tė gjitha niveleve. Gjyqet e rregullta dhe mė vonė ato agrare tė formuara nėpėr qendra tė Kosovės ishin angazhuar qė gjatė zgjedhjes sė kontesteve tė ndryshme pronėsore qė ato t’i zgjidhnin nė favor tė kolonit. Qė sa mė parė tė bėnin pronėsimin e tokave dhe lėshimin e tapive pronarėve tė rinjė. Nė kėtė kontest ata bėnin edhe malverzime dhe keqpėrdorime tė shumta me tapitė e pronarėve tė deritanishėm shqiptarė aty kėtu edhe turq. Ata menjėherė bėnin intabulimin e tokave “pronarėve” tė rinjė pa kurrfarė procedure.
Njė prej ministrive qė luajti rolin kyq nė zbatimin e kolonizimit nė Kosovė pasojat e tė cilės edhe sot janė evidente ishte Ministria e financave. Nė kuadėr tė kėsaj ministrie funksiononte Drejtorati i Kadastrės. Nė kėtė sektor gjendeshin kėto materiale pėr matjen dhe parcelimin e tokės, materiale pėr punėn e gjeometrave, shėnimet pėr tokėn e goditur nga reforma agrare, evidinecat kadastrale tė marrėdheneve pronėsore – poseduese dhe librat pėr pronat tokėsore, kulturėn, klasėn, matjen e tokės, tatime pėr tokėn, toka e goditur nga agrari, lirimi nga tatimi i kolonėve etj. Kėshtu kjo Ministri komplekse tė tėra tė pronave si atyre pjellore, tė vreshtave, pyjeve, livadheve e tė tjera ua pronėsonte mėnjėherė kolonėve. Kėshtu qė toka e pronarėve shqiptarė pėr tė cilat kishin paguar tatimin, por edhe ende paguanin pa kurrfarė baze juridike kaloi nė pronėsi tė ardhacakėve. Gjendja e pronės ndryshoi nė mėnyrė katastrofale. Tani, pronarė tė rinjė nė pjesėn dėrrmuese tė tokave bėhen kolonėt. Fatkeqėsisht kjo gjendje edhe nga pushtetet e ardhshme edhe pse nė masė tė madhe popullata shqiptare e bleu mė vonė atė pronė, pushteti komunist nė mėnyrė pėrfide nuk e bėri intabulimin e saj nė pronarė faktik. Kėshtu qė edhe sot disa pushtetar duke u bazuar nė kėtė gjendjen e kohės sė Mbretėrisė jugosllave manipulojnė me shifra statistikore, se sipėrfaqe tė mėdha tė pronave tokėsore janė nė pronėsi tė serbėve dhe malazezėve. Por, nuk e marrin gjendjen faktike ate reale, para vitit 1912, kur mė se 90% e tokave ishte pronė e shqiptarėve dhe aty kėtu e ndonjė age apo begu turq, tė cilėt disa nga dhuna u detyruan tė shpėrngulen nga atdheu, ose gjendjen se e kujt ishte ajo tokė dhe e kujt ėshtė sot qė punohet me vite tė tėra. Ndėrsa, disa pronarė serbė e malazezė kishte raste qė kurrė nuk kishin ardhur nė Kosovė, por iu ishte ndarė toka, iu ishte pronėsuar nė kadastėr dhe gjyq, por e kishin dhėnė pėr ta punuar pronarėt faktik shqiptarė me qesim.
Qėllimi dhe masat pėr zbatimin e kolonizimit dhe reformės agrare
Pushteti i Mbretėrisė SKS, ndonėse kishte premtuar se do tė respektonin tė drejtat e shqiptarėve etnikė qė jetonin nė Jugosllavi, madje kishin nėnshkruar edhe aktet ndėrkombėtare tė kohės, qė pėrcaktonin tė drejtat e pakicave kombėtare (Traktati i Sen Zhermenit, i unifikuar edhe nga Lidhja e Kombeve), kėto qarqe, menjėherė pasi vendosėn administratėn e tyre ushtarako-policore dhe civile, rifilluan terrorin e praktikuar nė vitet 1912-1915. Kėshtu sipas njė statistike, qė u botua mė vonė, trupat serbe vetėm gjatė janarit dhe shkurtit tė vitit 1919 kishin vrarė 6.040 veta, kishin rrėnuar 3.873 shtėpi. Qeveria shqiptare e informon Lidhjen e Kombeve nė prillin e vitit 1921 se nė Kosovė ishin vrarė 2.000 shqiptarė, qė nga fillimi i po atij viti; kurse katėr muaj mė vonė, kreu i Bashkėsisė Islame nė Bosnje, Reis ul-ulema Ēausheviq, i tha njė diplomati se qė nga nėntori i vitit 1918, nė rrethin e Prishtinės ishin vrarė 5.000 veta. Sa pėr shifrat e pėrgjithshme, njė dokument i hartuar nga Komiteti i Kosovės, mė 1921, llogariste se deri atėherė ishin vrarė 12.371 veta, ishin burgosur 22.110 veta dhe ishin djegur pėrafėrsisht 6.000 shtėpi.
Njė ndėr metodat e spastrimit etnik, shkombėtarizimit dhe sllavizimit tė Kosovės, ishte edhe kolonizimi i Kosovės me elementin sllav dhe shpėrngulja e shqiptarėve nga vendlindja e tyre. Kolonizimi si metodė pėrfide filloi tė mistifikohet dhe tė kamuflohet me zbatimin e njėrės nga metodat borgjeze me reformė agrare, e cila propagandohej si masė pėrparimtare e qė nė tė vėrtetė fsheh qėllimin e borgjezisė serbomadhe - kolonizimin e Kosovės dhe shkombėtarizimin e popullsisė shqiptare, e cila ishte nė shumicė absolute. Pra, borgjezia bėnte pėrpjekje qė ta rrallojė sa mė tepėr popullsinė shqiptare, sidomos nė ato treva ku shqiptarėt jetonin nė numėr tė madh dhe Kosova ishte rajoni me popullsi mė tė dendur nė tėrė Jugosllavinė. Ekzistonte njė program i gjerė i kolonizimit, i vendosjes sė folėsve tė sllavishtes nė viset e banuara me shqiptarė.
Nė Kosovė pėr shkak tė konfiguracionit tė papėrshtatshėm tė terrenit dhe nivelit tė ulėt tė forcave prodhuese nė bujqėsi, tokė tė punueshme ka pasur relativisht pak. Nė ato sipėrfaqe ekzistunte dendėsi e madhe e popullssė, e cila gjitnjė rritej pėr arsye tė shtimit tė madh natyror, sidomos tė popullsisė shqiptare. Sipas shėnimeve statistikore ishte shumė e lartė rritja e popullsisė qė merrej me bujqėsi. Nė siperfaqet bujqėsore nga viti nė vit rritej gjithnjė numri i njerėzve, tė cilėt jetonin nga bujqėsia. Kėshtu dendėsia nė Kosovė vende-vende ishte prej 200-300 banorė nė njė kilometer katror, ndėrsa nė Vojvodinė nė po kaq sipėrfaqe bujqėsore ishin 80 banorė. Gjendja mė e keqe ishte nse merrej parasysh sasia e tokės sė punueshme, sepse nė Serbi nė 100 ha tokė tė punueshme vitin 71,1 banorė, nė Vojvodidnė 175 banorė, dėrsa nė Kosovė 228 banorė.
Qėllimi i borgjezisė serbe nė tė vėrtetė ishte qė nėn parullėn e reformės agrare tė zbatojė kolonizimin e Kosovės me elementin sllav tė ardhur nga viset e ndryshme tė Mbretėrisė Serbo-Kroate-Sllovene, pėrkatėsisht jugosllave dhe nga disa shtete tė jashtme. Pra, nė funksion tė kolonizimit tė tillė u vu edhe e ashtuquajtura reformė agrare. Kolonizimi dhe reforma agrare nė Kosovė kanė pasur qėllim kryesisht nacional-politik dhe karakter eksploatues. Qėllimi kryesor i kolonizimit ishte thyerja e kompaktėsisė nacionale tė popullsisė shqiptare dhe ndėrrimi i strukturės nacionale nė dėm tė shqiptarėve. Veēanėrisht, synimi ishte qė tė kolonizohej dhe tė forcohej elementi kolonist nė pjesėt rreth kufirit me Shqipėrinė, sepse mendonin se me atė kufiri do tė jetė mė i sigurtė dhe do tė ndėrpritet vazhdimėsia e popullatės autoktone shqiptare nga territori i Shqipėrisė, Kosovės dhe Maqedonisė, siē thuhej nė dokumente me qėllim sigurimi dhe nė pėrputhje me planin e tyre strategjik. Pėrkitazi me kėtė dr. Hinko Krizman, deputet dhe ministėr, nė fjalimin e tij nė Kongresin e Partisė Demokratike tė Pavarur nė Beograd, mė 6.12.1925, ndėr tė tjera, thekson se kolonizimi ėshtė kėrkesė e mbrojtjes popullore, forcim i popullatės nacionale nė kufijt, nė veri dhe nė jug. Pėrveē kėsaj, ajo politikė bėnte pėrpjekje qė ta rrallojė sa mė tepėr popullsinė shqiptare dhe nė ato treva homogjene dhe vendbanime tė banuara plotėsisht me popullatė shqiptare tė vendoste kolonė, pra nė ato krahina, ku shqiptarėt jetonin nė numėr tė madh, si dhe synohej tė kolonizohen ato treva tė pastra etnike shqiptare siē ishin: Drenica, Llapi, Llapusha, pjesė tė Rrafshit tė Dukagjinit, tė Kosovės etj, dhe tė thyhej homogjeniteti nacional i atyre vendbanimeve e trevave nė fjalė. Sepse siē dihet nė trevėn e Llapit para pushtimit serb nė vitin 1912 nuk kishte asnjė banorė serbė, nė komunėn e sotme tė Deēanit serb kishte vetėm nė manastirin e Deēanit dhe disa nė fshatin Lloqan qė prejardhjen e tyre duhet studjuar, nė qytetit e Gjakovės kishte disa familje tė pakta serbe, nė komunėn e sotme tė Malishevės serbė kishte vetėm nė fshatin Kijevė dhe Mleqan, treva e Drenicės sidomos asaj jugore nuk kishte fare serbė dhe kėshtu me radhė.
Programi i kolonizimit ishte njė dukuri komplekse, qė kishte qėllime tė ndryshme: pikėsynim i pėrgjithshėm dhe afatgjatė i tij ishte, siē u tha ndėrrimi i strukturės kombėtare tė popullatės nė Kosovė (si edhe nė Maqedoni, e cila po ashtu po kolonizohej), por nė kėtė mes, u ngatėrruan edhe faktorė tė tjerė. Njė fakor i kėtillė ishte dėshira pėr tė ndalur valėn e popullatės nga Serbia dhe Mali i Zi, qė po emigronte nė Amerikė, duke u ofruar toka tė lira afėr shtėpive tė tyre. Njė tjetėr faktor ishte politika e dėnimit tė kaēakėve me konfiskimin e pronės sė tyre: mėnyra mė efikase ishte ajo e zbatimit tė kėtij dėnimi, dhėnia e tokave tė tyre kolonistėve. Ishte madje edhe njė plan tjetėr (i shqyrtuar seriozisht nė Beograd, mė 1921, por fare i pazbatuar) pėr kolonizimin nė Kosovė tė 7.000 ushtarėve rusė tė gjeneralit Vrangel - njė lloj ekuivalence serbe ndaj politikės osmane tė vendosjes sė ēerkezėve luftarakė nė rajonet me rėndėsi strategjike.
Me procesin e zbatimit tė kolonizimit agrar nė Kosovė, suksesivisht krijoheshin vendbanime tė reja kolonėsh. Pushteti kishte pėr qėllim qė tė vendoste kolonė nė ato treva e vendbanime tė banuara plotėsisht me popullatė shqiptare nė mėnyrė qė tė zbėrthejė, tė shkatėrrojė homogjenitetin nacional shqiptar tė atyre vendbanimeve dhe tė sendėrtojė qėllimin nacional tė kolonizimit. Posaēėrisht synohej qė tė bėhej pastrimi etnik i popullatės shqiptare, sidomos pėrreth kufirit me Shqipėrinė dhe nė kėto pjesė tė vendosė kolonėt dhe tė ngriten vendbanime kolonėsh. Kjo kishte pėr qėllim tė formohet njė tampon zonė, tė ndėrpritet lidhja ekzistuese organike territoriale, kombėtare, kulturore, familjare e shpirtėrore e popullsisė shqiptare. Nė zbatimin e politikės sė kolonizimit tė Kosovės, pėrkatėsisht ngritjes sė vendbanimeve tė reja kolone, organet agrare kishin parasysh eksklusivisht interesat nacionalo-politike e shtetėrore, duke lėnė anash faktin se krijimi dhe zhvillimi i vendbanimeve tė reja duhet tė ketė qėllim tė zhvillimit tė natyrės ekonomike dhe sociale.
Organet shtetėrore dėshironin qė nėn maskėn e reformės agrare dhe tė kolonizimit tė realizonin politikėn pėr shtypjen brutale tė popullsisė shqiptare, konfiskimit tė tokės sė fshatarėve shqiptarė, tė nxiste tendencėn e shpėrnguljes sė saj nė Turqi e nė Shqipėri dhe tė realizonin idenė e nacionalizimit dhe tė serbizimit tė Kosovės. Me kėtė, politika hegjemoniste jugosllave, duke e konsideruar se popullata shqiptare homogjene autoktone, e cila jeton nė numėr tė madh dhe vėshtirė mund tė asimilohet pėr shkak tė kulturės dhe gjuhės tjetėr nga ajo sllave, ajo gjeti metodėn e terrorit, tė dhunės, tė marrjes sė tokės dhe tė shpėrnguljes me dhunė tė popullatės shqiptare jashtė atdheut tė tyre, dhe me kėtė tė fitojė sipėrfaqe tė mėdha toke tė punueshme, nė tė tė vendosė njė numėr tė madh tė kolonėve. Me qėllim tė rrėmbimit tė tokave, ushtria dhe xhandarmėria shpeshherė sė bashku edhe me elementin kolon, tė cilin e furnizonin me armė dhe municion, hidheshin nė aksion terrori kundėr shqiptarėve.
Kolonėt tė ashtuquajtur vullnetarė, ēetnikė, optantė, etj., kishin ardhur gati nga tė gjitha viset e Jugosllavisė borgjeze, si nga Mali i Zi, Hercegovina, Bosna, Dalmacia, Lika, Korduni, Bania, Serbia Jugore, Vojvodina, etj. Mirėpo, kishte kolonė tė ardhur edhe nga disa shtete tė jashtme si nga Rusia, Italia, Hungaria, Shqipėria, Amerika, etj. Atyre pushteti u jepte prona tė mėdha tė tokės, sipėrfaqja mė e madhe e marrė nga pronarėt shqiptarė, duke i detyruar ata qė tė shpėrngulen ose tė bėhen shėrbėtorė “tė agallarėve” tė rinj, duke ua punuar tokėn dhe duke e paguar edhe tatimin pėr atė tokė. Pushteti, kolonėt i vendoste edhe nė shtėpitė e fshatarėve vendas shqiptarė dhe tė atyre tė shpėrngulur. Kolonėve, pėrveē tokės se dhėnė falas, pushteti disave ua ndėrtonte edhe shtėpitė, si dhe u jepte ndihmė nė material ndėrtimor, vegla pune, kredi, i lironte nga tatimet shtetėrore pėr 10 vjet dhe nga ato komunale pėr 5 vjet, kurse tė drejtėn e plotė si pronarė - me tė drejtė pėr tė shitur atė - do ta merrni pas dhjetė vjetėsh, transportin falas tė tyre, tė materialit ndėrtimor, veglave tė punės, bagėtive etj. deri tė vendi i vendosjes etj. U formuan Kooperativat agrare nga tė cilat kolonėt merrnin kredi pa kamatė, material ndėrtimor dhe ndihma tė tjera.
Nė mesin e kolonėve tė ardhur, qė shteti u kishte dhėnė tokė, pėrveē fshatarėve bujq kishte edhe tregtarė, pensionistė, oficerė, xhandarė, nėpunės, etj. Pėr t’i nxitur dhe pėr t’i tėrhequr kolonėt qė tė vijnė dhe tė vendosen nė Kosovė, makineria propoganduese serbe pėrdorte nė forma tė ndryshme propagandėn se nė Kosovė ka tokė mė bollėk, shtėpi tė lira etj.
Kolonėve tė ardhur sllavė, pushteti, pėrveē tokės “utrinė”, kullota e tė tjerė, u ndante posaēėrisht tokė tė punueshme pjellore tė marrė nga pronarėt shqiptarė, tė cilėt ishin tė detyruar tė shpėrngulen jashtė vendit ose tė marrin nga kolonėt e tė punojnė tokėn e vet pėrgjysmė ose me qesim dhe pėr tė edhe tė paguajnė mė tutje tatimin. Tokėn pronarėve shqiptarė pushteti ua merrte edhe me motivacion se ėshtė pėrfshirė nė kompleksin agrar dhe pėr atė shpesh nuk jepte kurrfarė kompensimi, ose nėse jepte atė tokė e jepte tė cilsisė sė dobėt.
Siē ėshtė theksuar mė parė, pėr zbatimin e kolonizimit ishin tė angazhuara tė gjitha organet e pushtetit, duke filluar nga ato mė tė ulėtat lokale e deri tek ato mė tė lartat shtetėrore. Pra, ishte angazhuar tėrė makineria shtetėrore. Ata kurrnjėherė nuk kishin marrė parasysh pozitėn e fshatarit shqiptar. Pėrkundrazi, nė aksionet e marrjes sė tokės, pėrdoreshin metoda tė llojllojshme, kėshtu qė kishte raste kur toka iu ishte marrė deri nė prag tė shtėpisė, e qė pėr tė hyrė shqiptarė nė shtėpi do tė detyrohej tė kalojė tani nėpėr “pronėn” e kolonit.
Me marrjen e pronave tė banorėve shqiptarė nė forma tė ndryshme, sidomos tė atyre tė kaēakėve, qė konsideroheshin armiq tė shtetit, tokė kinse tepricė, tokė untrinė, pronė e tėrė fshatit, komplekse tė shumta tė pyjeve etj.
Nė veprimtarinė e organizuar pėr nxitjen e vazhdueshme tė shpėrnguljes shqiptare dhe tė kolonizimit me kolonė sllavė, nė vend tė tyre, administrata shtetėrore i kishte lėnė vend tė veēantė propagandės, sidomos shtypit, i cili duhej tė kontribuonte nė pėrgatitjen psikologjike tė opinionit brenda vendit pėr ta pėrkrahur shpėrnguljen dhe pėr ta justifikuar kėtė para opinionit tė huaj. Ndėrsa, nga kolonėt, nga tėrė shteti dhe jashtė t’i nxitė dhe t’i tėrheqė tė vendosen nė Kosovė, duke u premtuar tokė mė bollėk, shtėpi, vegla bujqėsore, lehtėsi tatimore, kredi etj. Me kėtė shtypi borgjez synonte qė nė radhėt e popullsisė shqiptare tė krijojė njė gjendje tensioni tė vazhdueshėm, i cili duhej tė ndikonte nė shtimin e mėtejshėm tė shpėrnguljes. Nė shumicėn e gazetave, sidomos nė ato beogradase, botoheshin artikuj shpifės, tendenciozė, duke e paraqitur shpėrnguljen si “dėshirė” tė popullatės “myslimane”, ndėrsa kolonizimi arsyetohej pėr tokėn e lirė dhe interesat qė kishte shteti pėr t’i kolonizuar kėto treva me elementin e krishterė nga aspekti i mbrojtjes.
Shpronėsimi nė masė i fshatarsisė shqiptare pati pėr rrjedhojė varfėrimin e saj. Ndėrsa si rrjedhojė e spastrimeve etnike dhe e kolonizimit tė tokave shqiptare u bė ndryshim i ndjeshėm i strukturės etnike tė popullsisė. Duke u ballafaquar me pozitėn e rėndė tė tyre, tė shkaktuar nga presionet e llojllojshme, qė ushtronte pushteti policor ushtarak i Jugosllavisė borgjeze, dhe, duke mos gjetur mbrojtje elementare juridike pėr pronat dhe jetėn e tyre, e po ashtu tė ndihmuar me lehtėsi tė mėdha rreth pėrgatitjes sė dokumentacionit tė udhėtimit, qė i ofronte po ai pushtet, njė pjesė e popullit shqiptar emigroi nė Turqi, e njė pjesė edhe nė Shqipėri. Shpėrngulja e shqiptarėve nga vendlindja e tyre ka qenė e motivuar nga politika antishqiptare e diskriminuese. Ky proces i prirur nga qėndrimet negative dhe nga paragjykimet e qarqeve sunduese ndaj shqiptarėve dhe vendeve tė tyre kishte filluar edhe gjatė periudhave mė tė hershme historike. Pėr ta nxitur shpėrnguljen, pushteti borgjez i ngacmonte shqiptarėt edhe nė ndjenjat e tyre kombėtare e fetare, si nė rrėnimin e xhamive, varrezave etj.
Me vendosjen e kolonėve janė krijuar shumė vendbanime tė reja tė cilat janė pagėzuar me emra sllavė, si p.sh. Tankosiq, Nova Shumadia, Llazarevo, Devet Jugoviq, Hercegova, Dushanova, Serbobran, Petrovec, Petroviq, Kralica, dhe shumė tė tjera. Mirėpo, edhe disa toponime tė mbetura shqiptare tė cilat qė nga mesjeta ishin ndėrruar, tani nė kėtė periudhė ndėrrohen nė mėnyrė arbitrare, si p.sh. Ferizaj nė Uroshevac, Hani i Elezit nė Gjeneral Janoviq, Glloboderi nė Obiliq, Ujmiri nė Dobravodė, Azizia nė Milloshevė, dhe shumė tė tjera. Kjo ishte diskutuar edhe nė njė konferencė ndėrministrore nė vitin 1937 pėr ndėrrimin e emrave gjeografik.
Ultranacionalistėt serbė, duke filluar nga Garashanini, Klubi Kulturor serb, Konventa famėkeqe pėr shpėrngulje e vitit 1938, me mbarimin e Luftės sė Dytė Botėrore, vazhduan pėrpjekjet pėr realizimin e planeve, si p.sh. Elaborati i ri i Vasa Ēubrilloviqit i titulluar “Problemi i pakicave nė Jugosllavi”. Ai pushtetin e ri e “mėson” se pėrveē spastrimit nga ana e ushtrisė gjatė operacioneve, duhet zbatuar edhe metoda tė tjera nė mėnyrė qė pakicat kombėtare tė detyrohen tė shpėrngulen, tė krijohen pėr ta kampe pėrqėndrimi, ndėrsa pasuria e tyre tė konfiskohet.
Tė bazuar nė shėnimet statistikore, qeveria arriti qė nė Kosovė, nė periudhėn midis dy luftėrave, siē thuhej pėr nevoja tė reformės agrare t’i kufizojė rreth 129.212,94 ha tokė. Ndėrsa, gjatė kėsaj periudhe janė vendosur 13.482 familje me rreth 67.410 anėtarė nė 594 vendbanime.[48] Sipas njė burimi tjetėr nė 14 rrethe tė Kosovės 21.876 familjeve iu ėshtė dhėnė 81.134,49 ha.[49] Sipas njė raporti tė Drejtoratit Suprem tė Reformės agrare nė Shkup, deri nė fund tė muajtit tetor 1940, pėr drejtoratet agrare nė Pejė, Ferizaj, Shkup dhe Prizren janė kufizuar 381.245 ha tokė.Tokė nė masė tė konsideruar iu ėshtė dhėnė kishave dhe manastireve ortodokse, stacioneve tė xhandarmėrisė etj. Sipas njė raporti tė Drejtoratit Suprem tė Reformės Agrare nė Shkup, sek. nr. 344, datė 12.XI 1940, nė territorin e kėtij Drejtorati kishave dhe manastiereve iu janė ndarė 569 ha tokė, ushtrisė 1.342 ha, xhandarmėris 250 ha dhe tė tjera.[51] Ndėrsa, nė anėn tjetėr merrej edhe prona e vakėfeve, xhamive, teēeve etj. pa kurrfarė kompezimi dhe nė forma tė ndryshme pėrfide. Nuk ėshtė mbajtur ndojė evidencė e mirėfilltė pėr marrjen e kėtyre pronave duke i konsideruar si prona te lira ose tė pėrfshira nė kompleksin agrar. Duhet permendur se pushteti agrarė nė vitin 1927, Manastirit tė Deēanit iu dhanė pronat e 50 familjeve shqiptare tė fshatit Isniq, nėrsa Manastirit tė Deviēit iu dhanė proant e 20 familjeve shqiptare tė fshatit Llaushė, komuna e Skėndėraj.
Duhet theksuar se numri i kolonėve tė vendosur nė Kosovė ėshtė mė i madh, sesa e jep statistika zyrtare serbe, sepse ky numėr ka tė bėjė vetėm pėr familjet, tė cilėve zyrtarisht u ėshtė ndarė toka. Kanė mbetur anash familjet, qė e kanė rrėmbyer tokėn nė forma tė ndryshme, ato nė qytet - tė ardhur si nėpunės, xhandarė, tregtarė dhe tė profesioneve tė tjera. Secila familje mesatarisht i kishte marrė nga 8,45 ha tokė, por kishte shumė raste kur njė familje kishte marrė edhe deri 45 ha tokė. Ndėrsa, familjeve shqiptare kishte raste kur toka i merrej nė tėrėsi deri nė prag tė shtėpisė, kėshtu qė nuk zbatohej edhe ai dekretligj famėkeq, i cili parashihte se familjeve shqiptare t’i mbetej 0,40 ha tokė pėr njė anėtar tė familjes.
Dr.Jusuf Osmani
/vijon/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

KOLONIZIMI I KOSOVĖS ME ELEMENTIN SLLAV 1918-1941 Empty Re: KOLONIZIMI I KOSOVĖS ME ELEMENTIN SLLAV 1918-1941

Post by Naki Fri 20 Apr 2012, 01:04

Nė territorin e Kosovės kolonėt sllavė u vendosėn nė kėto vendbanime:

Komuna e Prishtinės: Badofci (13 familje), Ballabani (9), Barileva (13), Besia (2), Ēagllavica (3), Dabisheci (17), Gllogovica (6), Hajkobilla (5), Hajvalia (48), Keēėkolla (5), Koliēi (4), Lebana (8), Makoci (3), Mareci (4), Nėntė Jugoviqėt (66), Nisheci (9), Orlloviqi (34), Prapashtica (26), Prishtina (70), Slivova (2), Teneshdolli (3), Truda (2) dhe Vranidolli (3).
Komuna e Fushė-Kosovės: Batusa (1), Bardhi i Madh (23), Fushė Kosova (142), Graboci i Poshtėm (20), Harilaqi (18), Henci (2), Krivova (25), Miradia e Epėrme (80), Nakarada (3), Pomozotini (40), Sllatina e Madhe (33) dhe Vrogolia (11).
Komuna e Obiliqit: Babimoci (1), Lokaliteti Bakshia-Nėntė Jugoviqėt (48); Breznica (58), Caravadica (3), Dobrosella (34), Hadja (4), Dardhishta (15), Lajthishta (4), Llazareva (17), Mazgiti (11), Millosheva (68), Miniera e Kosovės (9), Obiliqi (122), Plemetini (6), Raskova (6) dhe Siboci (7).
Komuna e Podujevės: Bajēina (12), Balloci (71), Batllava (28), Bellopoja (39), Bėrveniku (7), Braina (6), Bradashi (24), Burica (4), Dobėrdoli (28), Dobratini (11), Dumnica e Epėrme (1), Dumnica e Poshtme (137) , Dumoshi (12), Dyzi (4), Gėrdoci (9), Gllamniku (43), Halabaku (5), Herrtica (36), Kaēibegu (7), Katunishta (23), Kėrpimehu (21), Konusheci (24), Kushevica (13), Letanci (5), Livadica (33), Lupēi i Poshtėm (14), Llapashtica e Epėrme (63), Llapashtica e Poshtme (21), Llausha (30), Lluga (3), Luzhani (9), Majaci (8), Merdari (33), Metėrgoci (39), Metohia (7), Miroci (14), Murgulla (4), Obranēa (42), Orllani (56), Pakashtica (28), Penuha (11), Perani (21), Pėrpollci (5), Podjeva (157), Pollata (1), Potoku (3), Radujeci (31), Repa (54), Revuēi (33), Sallabaja (5), Sfeēla (48), Siboci i Epėrm (38), Siboci i Poshtėm (9), Sllatina (1), Surkishi (17), Shajkoci (17), Shakovica (8), Shtedimi (15), Tėrrnava (22), Turuēica (37) dhe Zakuti (15).
Komuna e Lipjanit: Akllapi (3), Babushi i Muhaxhirėve (17), Baica (4), Banulla (9), Bregu i Zi (9), Bujani (8), Dobraja e Madhe (6), Dobraja e Vogėl (10), Gadime e Epėrme (5), Gadime e Poshtme (9), Gllogoci (3), Gracka (82), Hallaēi i Vogėl (6), Lepia (4), Lipjani (10), Llugaxhia (3), Lluga (34), Magurja (11), Mareci (8), Medveci (13), Poturoci (17), Qyqylaga (12), Radeva (6), Ribari i Madh (1), Rubofci (4), Rufci i Ri (40), Shala (Sedllari) (1), Suhadolli (125), Topliēani (5), Vėrsheci (13), Vrella e Goleshit (111).
Komuna e Ferizaj: Babushi i Serbėve (6), Bibaj (13), Cėrnilla (12), Doganaj (4), Ferizaj (36), Gaēka (rreth 20 familje), Gėrlica (7), Gremja (23), Komogllava (5), Kosharja (13), Lloshkobarja (26), Mirashi (22), Mirosala (16), Muhoci (19), Nekudini (5), Nerodimja (8), Nerodimja e Poshtme (1), Papazi (23), Pleshina (25),* Pojatishta (22), Prelezi i Jerlive (37), Prelezi i Muhaxhirėve (7), Rahovica (15), Raka (33), Sazlia (10), Slivova (15), Softoviqi (20), Sojeva (14), Katuni i Vjetėr (39), Surqina (10), Talinoci i Jerlive (5), Talinoci i Muhaxhirėve (25), Tankosiqi (119), Tėrni (2), Varoshi (13) dhe Zaskoku (20).
Komuna e Shtimes: Gllavica (6), Godanci i Poshtėm (14), Gjurkoci (9), Petroviqi (Lagjja e Pajtimit) (22), Muzeqina (3), Raēaku (1), Rashinca (15), Shtimja (3) dhe Vojnofci (8).
Komuna e Kaēanikut: Elezaj (9), Gabrica (1), Kaēaniku i Vjetėr (29), Reka (10) dhe Stagova (3).
Komuna e Gllogocit: Abria e Epėrme (1), Arllati (8), Baica (11), Dobrasheci (12), Domaneku (10), Fushtica e Poshtme (12), Gllanasella (27), Gllobari (15), Komarani (91), ndėrsa nė lokalitetin Ostrok (8), Karratica e Epėrme (5), Karratica e Poshme (18), Krikova (21), Likoshani (4), Llapushniku (31), Negroci (9), lokaliteti Negroci -Llapushniku (29), Pokleku (10), Polluzha (11), Ēikatova e Re (163), Ēikatova e Vjetėr (2), Sankoci (5), Shtrubullova (2), Tėrsteniku (22), Zabeli i Poshtėm (16) dhe lokaliteti Zabeli - Krivova (26).
Komuna Skėnderaj: Buroja (39), lokaliteti Ēubrel-Llaushė-Vitakė (8), Izbica (8), Klina e Epėrme (41), Klina e Mesme (7), lokaliteti Kodra e Tomės nė trekėndėshin Tėrnafc-Prekaz-Klinė (51), Klladėrnica (1), Kosieri i Ri (20), Kallica (48), Kuēica (2), Likoci (1), Luboveci (9), lokaliteti Kolena-Lubovec (2), Makėrmali (11), Mikushnica (26), Fshati i Ri (Novosella) (13), Padalishta (1), Polaci i Ri (55), Polluzha (13), Prekazi i Epėrm (22), Prekazi i Poshtėm (9), Radisheva (2), Skėnderaj (Serbica) (55), Tėrnafci (8), Turiēeci (25), Vitaku (12) dhe Vojniku (32).
Komuna e Vushtrrisė: Akrashtica (3), Beēiqi (10), Bivolaku (8), Brusniku (8), Bukoshi (58), Cecelia (5), Dalaku (14), Druari (26), lokaliteti Druari-Resniku (35), Dobėrlluka (6), Dubofci (8), Dumnica e Epėrme (9), Dumnica e Llugave (15), Dumnica e Poshtme (19), Galica (6), Graca (6), lokaliteti Graca-Stanofci i Epėrm (28), Hercegova (46), Jezera (Liqeni) (41), Kollo (15), Mavriqi (5), Nedakoci (12), Novolani (32), Maxhunaj (8), Pantina (16), Pestova (15), Resniku (6), Ropica (5), Samadrexha (29), Sllakofci (1), Sllatina (7), Smrokonica (1), Stanofci i Epėrm (5), Stanofci i Poshtėm (9), Studimja e Poshtme (8), Svėrēaku i Epėrm (19), Svėrēaku i Poshtėm (52), Shalci (16), Shtitarica (1), Taraxha (15), Tėrllobuēi (1), Lumi i Madh (28), Vėrnica (17), Vilanci (17), Vushtrria (shumė familje), Zagora (21) dhe nė lokalitetin Zhilivoda-Siboci (6).
Komuna e Mitrovicės: Brabaniqi (3), Gushafci (7), Kēiqi i Madh (2), Kopriva (2), Lisica (2), Lushta (13), Mitrovica (30), Pirqa (12), Shipoli (45), Shupkoci (1), Suhadolli i Epėrm ( 10), Frashėri (Svinjari) (14), Vaganica (12), Vėrnica (10), Vinarci i Poshtėm (6) dhe Zhabari i Poshtėm (3).
Komuna e Zveēanit: Korila (1).
Komuna e Leposaviqit: Kijavēiqi (1) dhe Kopariqi (1).
Komuna e Kamenicės: Berivojca (30), Bozhevci (1), Bratilloci (1), Busovata (2), Dajkoci (6), Drenoci (14), Firiqeja (2), Gllogoci (1), Hajnoci (2), Hodonoci (10), Hogoshti (7), Kamenica (6), Karaēeva e Eperme (11), Kollolleēi (29), Kopėrnica (5), Koretini (68), Miganofci (1), Moēari (1), Muēivėrci (13), Ēarakofci (8), Rubofci (6), Rogana (21), Shipashnica e Poshtme (12), Strelica (2), Cfirca (3), Tėrstena (2) dhe Topanica (27).
Komuna e Vitisė: Ballanca (11), Begunca (3), Binēa (2), Buzoviku (37), Budrika e Epėrme (2), Devaja (3), lokaliteti Devaja-Vrapēiqi (17), Drobeshi (39), Gėrmova (50), Gėrēari (3), Gjylekari (16), Goshica (40), Kabashi (34), Mogilla (21), Podgorci (3), Pozherani (54), Radivojci (1), Ramjani i Epėrm (18), Ramnishta (9), Remniku (19), Sadovina e Ēerkezėve (62), Sadovina e Jerlive (11), Shasharja (12), Sllatina e Epėrme (17), Smira (13), Tėrpeza (13), Tėrsteniku (1),Vėrboci (3), Vitia (25) dhe Zhitia (9).
Komuna e Istogut: Banica (27), Banja (42), Bellopoja (14), Caralluka (5), Dobrusha (234), Dragalefci (7), Dreja (4), Dubova e Vogėl (7), Dubrava (103), Gurrakoci (33), Istogu (15), Kaliēani (28), Kashica (3), Kėrrnina (37), Kovrraga (31), Lluga (1), Llukaci i Begut (8), Llukaci i Thatė (2), Lubova (84), Lubozhda (11), Muzhevina (6), Orobėrda (97), Prekalla (1), Prigoda (11), Rakoshi (32), Sėrbobrani (30), Shalinovica (20), Staradrani (9), Studenica (4), Suhogėrla (Syrigana) (2), Shushica (70), Tomoci (5), Tuēepi (39), Uēa (1), Veriqi (62), Vrella (16), Zallēi (25) dhe Zhakova (7).
Komuna e Klinės: Biēa (17), Bokshiqi (14), Budisallci (12), Caraviku (8), Ēabiqi (4), Deiqi (14), Dollci (2), Dollova (13), Dranoshiqi (29), Dėrsniku (3), Gjyrgjeviku i Madh (7), Gjyrgjeviku i Vogėl (28), Gllareva (13), Grabanica (5), nė lokalitetin Arat e Gjata (24), Gremniku (4), Jagoda (43), Jashanica (73), Kėrnica (24), Klinafci (18), Klina (14), Kėpuzi (44), Krysheva (23), Pjetėrqi i Epėrm (15), Pjetėrqi i Poshtėm (13), Pogragja (7), Qeskova (6), Qypeva (5), Radulloci, Renoci (10), Jashanica-Resniku (52), Shtupeli (41), Stupa (25), Ujmiri (6), Videja (19), Lokaliteti Zajm-Deiqi-Videja-Drenoc (51), Volljaka (6), Zabėrgja (1), Zajmi (12), Zllakuēani (23) dhe nė lokalitetin Klina-Zallkuēani (41).
Komuna e Malishevės: Banja (18), Bellanica (14), Bubaveci (14), Bubli (11), nė lokalitetin Mirusha-Carravrana (25), Carralluka (22), Damaneku (10), Janēishta (1), Lashkadrenoci (24), Kjeva (9), Lladroviqi (20), Llazica (42), Lubizhda (23), Malisheva (20), Millanoviqi (Shkoza) (4), Mirusha (12), Mleēani (26), Pagarusha (3), Lokaliteti Mleēan-Plloēicė (20), Plloēica (9), Panorci (25), lokaliteti Panorci-Bubli (31), Seniku (8), Shkarashniku (9), Tėrpeza (23), Lokaliteti Tėrpeza-Arllati (19), Turjaka (8) dhe nė lokalitetin Vėrmica-Bellanica (9).
Komuna e Rahovecit: Bellacėrka(19), lokaliteti Bellacėrka-Xėrxa-Gexha-Radosta (119), Bėrnjaēa (11), Brestofci (2), Celina (1), Ēifllaku (20), Deja (12), Gexha (8), Kramoviku (7), lokaliteti Kramovik-Ēifllak (23), Krusha e Madhe (41), Mrasori (3), Nushpala (13), Radosta (20), Rahoveci (9), Ratkoci (21), nė lokalitetin Ratkoci-Vranjaku-Nushpala (24), Saroshi (11), Sopaniēi (31), Vranjaka (7) dhe Xėrxa (46).
Komuna e Gjakovės: Babaj Bokės (3), Bardhaniqi (11), nė lokalitetin Bardhaniqi-Llugaxhia (26), Batusha (27), Beci (82), Berjahu (5), Bardosana (24), Bishtazhini (5), nė lokalitetin Bishtazhin-Lipovec-Smaē (33), Biteshi i Poshtėm (41), Biteshi i Epėrm (36), Brekoci (36), Brovina (3), lokaliteti Brovinė-Morinė (37), Cėrmjani (37), nė lokalitetin Varret e Cermjanit (6), nė lokalitetini Drini-Cėrmjani (13), Dallashaj (25), Damjani (20), Deva (16), Doblibare (28), Dobrixha (30), Dobroshi (9), nė fushėn Kallavaj ndėrmjet Dobroshit e Junikut (92), Doli (17), nė lokalitetin Doli-Zhubi (111), Dujaka (11), Firaja (4), Firza (33), Gėrēina (12), Gėrgoci (16), Gradisha (44), Gjakova (26), Fusha e Gjakovės (42), lokaliteti Nakaradė afėr Gjakovės (59), lokaliteti Goden-Zulfaj (7), Guska (7), Hereēi (66), nė lokalitetin Malet e Hereēit (58), Jabllanica (15), nė lokalitetin Jabllanicė-Luti-Nevxhe-Vardishtė (27), Jahoci (21), Janoshi (22), Kodralia (14), nė lokalitetin Kodralia - Neci (39), Korenica (55), Kralani (37), Kusari (6), Kushaveci (6), Lipoveci (18), Llugaxhia (11), nė lokalitetin Bardhoq-Llugaxhia (26), Lugbunari (122), Marmulli (79), lokaliteti Milena-Rezina (19), Meja-Orizė (31), Meēa (37), nė lokalitetin Meēa-Cėrmjani (43), Moglica (9), nė lokalitetin Moglica-Raēa-Doli (39), Mulliqi (13), Morina (5), Neci (77), Nivokazi (19), Novosella e Epėrme (2), Novosella e Poshtme (8), Osek Hyla (21), Osek Pasha (2), Pacaj (7), Palabardhi (4), Planēori (26), Ponosheci (51), Popoci (5), Qerimi (3), Raēa (35), Radoniqi (128), Rakoci (37), Rogova (47), Rracaj (22), Rrypaj (7), Sheremeti (34), Shishmani (34), Shishmani i Bokės (11), Skivjani (27), Smaqi (17), Smolica (19), Stublla (21), Trakaniqi (8), Ujzi (14), Vogova (20), Vraniqi (32), Zidi i Sadik Agės (5), Zhabeli (8), Zhdrella (7) dhe Zhubi (7).
Komuna e Prizrenit: Dushanova (100), Grazhdaniku (4), Hatmaxha (5), Hoēa e Qytetit (16), Kabashi (14), Kabashi i Hasit (9), Lokaliteti Korisha-Kabashi (11), Kushnini (8), Landovica (2), Lugishta (14), nė lokalitetin Lugishtė-Kabash (10), Lutogllava (37), Shumadia e Re (55), Petrovasella (14), Prizreni (shumė familje), Romaja (6), Trepetnica, Tupeci (18), Vėrmica (3), Vllashnja (20) dhe Zhuri (4).
Komuna e Suharekės: Dubrava (3), Duhla (30), lokaliteti Goranca-Novaci (4), Grejkoci (11), Gjinoci (15), Javori (3), Leshani (7), Nėpėrbishti (2), Reshtani (7), Savrova (4), Semetishti (7), Studenēani (17), Suhareka (5), Shiroka (13), Tėrni (17) dhe Topliēani (26).
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum