Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Enea, princi i Dardanėve

Go down

Enea, princi i Dardanėve Empty Enea, princi i Dardanėve

Post by Naki Sun 22 Apr 2012, 22:10

Enea (apo edhe Eneu) ėshtė personazh si i mitologjisė greke edhe i asaj romake. Hero trojan, bir i Ankizit dhe i Afėrditės, ai ishte Princ i Dardanėve. Mori pjesė nė Luftėn e Trojės me palėn e mbretit tė Trojės, Priamit dhe trojanėve. I ati i tij nė fakt ishte kushėri i Priamit.
Nėna e tij ishte Afėrdita, Perėndesha e Bukurisė, dhe i ati Ankizi, njeri normal, dmth njė i vdekshėm, tė cilin Zeusi e "dėnoi" tė dashurohej Afėrditėn pėr t'i shpėtuar joshjeve tė brezit magjik tė saj. Enea lindi nė malin Ida, nė Azinė e Vogėl dhe ngaqė e ėma, perėndeshė, s'mund tė rrinte veēse nė Olimp dhe i ati vuante dėnimin e Zeusit sepse kishte treguar marrėdhėnien e tij me njė perėndeshė, ai u rrit prej nimfave dhe centaurit Ēiron.
Mė vonė, nga martesa me Kreuzan, njėrėn nga vajzat e Priamit, pati njė djalė, Askanin. Shoqėroi Paridin nė udhėtimin e tij nė Spartė, por asnjėherė nuk e mbėshteti mendimin e tij pėr rrėmbimin e Helenės, duke parashikuar njė luftė tė paevitueshme. Nuk ia vunė veshin dhe pėr kėtė, mė vonė nuk mori pjesė menjėherė nė luftė por u strehua nė malin Ida.
Shpejt, pas ngacmimeve dhe sulmeve tė Akilit, ndėrroi mendje, u kthye nė Trojė dhe luftoi pastaj pėrkrah Hektorit dhe Paridit nė krye tė njė regjimenti dardanėsh. U shqua shumė shpejt pėr guximin e tij nėpėr beteja dhe shpesh rrezikoi dhe jetėn, por u ndihmua nga perėnditė dhe sidomos nga e ėma Afėrdita. Pas pushtimit dhe rrėnimit tė Trojės nga grekėt, Enea u mbijetoi masakrave.
U largua nga qyteti nė flakė duke mbajtur nė kurriz Ankizin tė atin dhe duke marrė me vete gruan, tė birin Askanin dhe njė grup tė tė mbijetuarve tė tjerė trojanė. Sipas Homerit, mbeti atje dhe rithemeloi e mbretėroi njė Trojė tė re afėr Troadės nė malin Ida ku kishte lindur. Enea u zhduk gjatė njė uragani. Thuhet se perėnditė e pranuan nė Olimp.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25519
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum