Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Papagalli mirėnjohės

Go down

Papagalli mirėnjohės Empty Papagalli mirėnjohės

Post by Naki Mon 07 May 2012, 02:50

Papagalli i verdhė, qė jetonte mes mijėra papagajsh tė tjerė zhurmėmėdhenj dhe papagajve llafazanė, vendosi njė ditė tė bukur tė shkonte pėr pushime nė njė vend ku tė shijonte qetėsinė dhe heshtjen. Do shkoj te turtujt, tė cilėt kėndojnė nėn zė. Pastaj, ata zogj kanė rregull nė jetė! Ēdo mėngjes, kur zgjohen, pastrojnė pendėt; hanė mėngjes nė lėndina tė gjithė bashkė dhe bėjnė lodra kolektive. Papagalli i verdhė shijoi mes turtujve njė lloj qetėsie tė mirė deri sa pas pak kohėsh pati nostalgji pėr vendin e vet dhe vendosi tė kthehej. Falėnderoi turtulleshat zemėrbuta, i pėrshėndeti dhe u nis nė fluturim. Bėri disa rrotullime nė shenjė lamtumire mbi atė oazė paqeje dhe, pikėrisht nė ēastin kur po merrte rrugėn e shtėpisė, vuri re se pylli kishte marrė zjarr dhe se vendi i turtujve rrezikohej nga flakėt. Atėherė, papagalli i verdhė u zhyt nė njė liqen tė vogėl qė shkėlqente nėn rrezet e diellit, u njom me ujė sa mundi dhe fluturoi drejt zjarrit qė flakėronte. Duke u shkundur, pikat e ujit qė e mbulonin ranė mbi flakėt. E pėrsėriti kėtė veprim disa herė, deri sa zgjoi vėmendjen e Nėnės Natyrė. - Si shpreson ta shuash njė zjarr tė tillė me ato katėr pikat qesharake qė ke ti?- Duhet tė bėj diēka megjithatė. - iu pėrgjigj papagalli i verdhė. - Ėshtė ēėshtje mirėnjohjeje! Nėna Natyrė u mallėngjye. Dhe pėr tė lavdėruar pėrpjekjen nė shenjė mirėnjohje tė papagallit tė verdhė, bėri qė nga qielli tė binte njė shi i madh qė e shoi zjarrin aq shpejt sa nuk tregohet.
burimi:/zeri.info/
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25522
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum