Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kutia me pastele fshehur nė sėnduk

Go down

Kutia me pastele fshehur nė sėnduk Empty Kutia me pastele fshehur nė sėnduk

Post by Arjana Tue 05 Jun 2012, 16:39

Kutia me pastele fshehur nė sėnduk Velo-300x173
Valeria Dedaj

Piktori Maks Velo ha hedhur nė qarkullim njė botim autor tė albumit “Pastel”. Pesėdhjetė e dy pastelet qė pėrmban albumi janė realizuar pėrgjatė viteve 1960-2012 (pa llogaritur vitet e burgimit). Pėr kopertinė ka portretin e “Djalė me shegė nė Pazarin e Tiranės”. Portrete janė 22 gjithsej, peizazhe 28 dhe 2 natyra tė qeta.

Shumica e kėtyre punimeve janė tė periudhės pėrpara arrestimit dhe dėnimit, pra deri mė 1978, tė tjerat pas lirimit nga Burgu i Spaēit.

Nė radhė tė parė tė gjitha kėto punė i bashkon teknika e pastelit e pastaj grupimi ėshtė bėrė nė portrete dhe peizazhe. Portretet u pėrkasin njerėzve tė thjeshtė: njė arixhofkė me kanistra dhe dajre, njė pastruese me shami tė kuqe, njė bojaxheshė qė pozon e ulur nė karrige, njė traktorist apo kooperativiste nė mes tė drithit etj..

Peizazhet paraqesin pamje tė virgjra tė fshatit shqiptar po edhe tė qyteteve nė vitet ’70-80, Gjirokastra, Elbasani, Vlora me turizmin e saj, detin, anijet nė port.

Velo ndėrthur jeshilen, vjollcėn, blunė dhe tė kuqen.

Pas vitit nėntėdhjetė Velo fut nė pikturė udhėtimin, vendet dhe njerėzit qė takon. Parisi ėshtė burim i hershėm frymėzimi dhe objekt nė pikturėn e tij me katedralet, urat dhe Senėn. Ėshtė Spanja me simbolet e saj turistike, ndeshjet e toreadorėve, me plazhet dhe shtėpitė e ulėta mesdhetare.

Duke parė natyrėn e kėsaj pikture tė Velos, kupton pse ajo nuk u asgjėsua me tė tjerat qė pėrbėnin pėr regjimin njė formė tė artit propagandė kundėr pushtetit popullor. Autori flet veēanėrisht pėr kėtė nė intervistėn pėr “Shekullin”.





Teknika e pastelit ka qenė kriteri kryesor pėr grupimin e kėtyre punėve?

I kam pėrdorur dhe vazhdoj t’i pėrdor pothuajse gjitha teknikat, ose me saktė ato qė kam pasur mundėsi: vajin, akrilikun, pastelin, akuarelin, lapsin, tushin, monotipin, litografinė, gravurėn nė linoleum. Pastelin e kam pėrdorur shumė gjatė kohės sė diktaturės komuniste, sepse sollėn pastele dhe letra speciale qė i blinim me listė te Milika. Kėshtu quhej shitėsja e “dyqanit tė artit” pėr piktorėt e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve. Pastaj pasteli transportohej lehtėsisht dhe ishte praktik nė pėrdorim. Duhet tė kem pasur mbi 300 pastele, tani kam afro 150. Kėshtu qė mendova tė botoj kėtė libėr vetėm me pastele.



Ēfarė e kushtėzon zgjedhjen e teknikės, konkretisht tė pikturimit me pastel?

Ēdo mendim apo imazh zakonisht shoqėrohet edhe me vetė-sugjerim pėr teknikėn qė do pėrdorėsh. Megjithatė kam punuar dhe vazhdoj tė punoj shumė nė letėr, sepse e kam mė lehtė t’i ruaj dhe t’i transportoj punėt.



Duke pasur parasysh peripecitė e jetės suaj, mund tė na tregoni si kanė shpėtuar pastelet nga vitet ‘60 deri nė kohėn e burgimit tuaj?

Jam shumė sistematik dhe i rregullt, pastaj jetėn time ia kam dedikuar vetėm punės. Kur hetuesi bastisi shtėpinė dhe vendin ku punoja mė tepėr u interesua pėr punimet abstrakte, kėto punime ishin 250 vepra tė cilat me vendim tė gjyqit u dogjėn mė vonė. Ndėrsa veprat qė ishin me figuracion, nė krahasim me ato abstrakte nuk m’i dogjėn.



Pas daljes nga burgu i jeni rikthyer pastelit, siē tregojnė punėt e viteve tetėdhjetė.

Nė katalog janė 18 pastele qė janė realizuar mbas burgut. Njė ditė pas lirimit, mamaja mė dha kutinė me pastele qė e ruante tė fshehur nė sėndukun e saj. Kėtė veprim e bėnte ēdo ditė, prandaj dhe unė fillova tė besoj se do tė rilindja pėrsėri.



Nė ē’gjendje fizike janė tani?

Gjendja fizike e tanishme ėshtė shumė e mirė. I ruaj me xhelozi, se janė njė dokumentacion i rrallė dhe me shumė vlerė.



Mund tė flasim pėr njė influencė nga piktori juaj i preferuar, Van Gog, veēanėrisht nė peizazhe?

Influencėn e Van Gogut e kam pasur gjithmonė nė frymėn, por jo pėrherė nė teknikat, sepse ai ėshtė ngelet i pėrsėritshėm dhe i paimitueshėm.



Njerėzit qė keni pikturuar tregojnė dhe pėr mjedisin ku ju jeni ndodhur nė vite: kuzhinieri i kampit, muratori nga Selenica, bojaxhesha… Ēfarė merr rėndėsi pėr ju kur trajtoni figurėn njerėzore?

Njėzetė e dy portrete janė shumė, pasi portretet janė tė vėshtirė nė realizim, por unė i kam punuar lehtėsisht, sepse i kam dashur dhe adhuruar njerėzit e thjeshtė qė kam pikturuar. Pėr shembull minatorin nga Selenica, e kam realizuar nė 29 dhjetor tė 69-ės nė kampin e Vlorės. Ishte njeri i thjeshtė por i mirė. Kėtė e them sepse nuk besoj tė kem pikturuar njerėz tė kėqij. Kjo duket nė sytė e tyre qė pėr ta janė filtėr i ndėrgjegjes.



Dhe sė fundi, a ruani punime tė hershme, tė rinisė, qė nuk i keni ekspozuar ende?

Kam shumė vepra tė paekspozuara. Unė i kam mbyllur marrėdhėniet me artistėt e artit figurativ, sepse ata kanė ngritur njė mur qė vazhdon prej pesėdhjetė vitesh. Ndaj kėtė album e botova me parat e mija, me ato tė burgut.

Bio

Maks Velo u lind nė Paris nė 1935. Por gjithė jetėn e ēoi nė vendin e tij. Emri i tij shėnohet nė listėn e artistėve qė do tė goditeshin mė 1973, pas Pleniumit IV tė Partisė sė Punės. Njė “dasmė gjaku” qė filloi me “tė ngremė lart frymėn revolucionare dhe nė art” dhe u mbyll me internime, burgime nė tunele minerale, pushkatime, apo trauma tė forta. Maks Velo, arkitekt nė profesion, nė tė njėjtėn kohė piktor dhe artist, anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, pas shenjės sė Plenumit, dėnohet mė 1978 sepse: vepra e tij “inspirohet nga Modigliani, Braque dhe Picasso, duke iu kundėrvėnė metodės sė realizmit socialist”. Pra i burgosur politik pėr artin dhe idetė, sepse nuk bėnte art politik, nuk mendonte politikisht siē bėhej nė Shqipėrinė Komuniste. Tablotė i digjen.

Vizatimet e arkitekturės e tė portreteve, vizatimet abstrakte qė fillojnė nė vitin 1964, po ashtu dhe shumė punė nė vaj e pastel tė viteve ‘60-’70 janė dėshmi e lėvrimit nė fshehtėsi tė artit abstrakt e surrealist nė Shqipėri. Lirohet nga burgu nė vitin 1986. Qė nga koha kur nė Shqipėri pėrmbyset diktatura, Maks Velo i kthehet jetės. Krijon, pikturon dhe shkruan. Ėshtė autor i disa vėllimeve me tregim “Palltoja e burgut”, “Thesi i burgut”, i veprės autobiografike “Kohė antishejė”, i shėnimeve pėr arkitekturėn “Paralele pėr arkitekturėn”, i albumit “Jeta ime nė figura” etj.Shekulli
Arjana
Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 21298
Regjistruar mė : 2009-09-26
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum