» Cila ėshtė miqėsia sot?
Fri 09 Feb 2018, 19:49 nga edvini084

» Dua te Them..
Thu 08 Feb 2018, 21:37 nga edvini084

» Nese Sonte Ndihesh Vetem...
Thu 08 Feb 2018, 20:56 nga edvini084

» Njė Ditė ...
Sun 04 Feb 2018, 23:20 nga Dardania

» Opinioni juaj per anetarin/ anetaren
Sun 04 Feb 2018, 23:19 nga Dardania

» A ka delja ose dhija dhembet e pare siper ?
Wed 31 Jan 2018, 19:25 nga edvini084

9 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 9 vizitorė :: 1 Bot

Asnjė

Shiqo lokacionet nė hartė


Numri Rekord i pėrdoruesve nė linjė ishte 484 mė Sun 08 Mar 2015, 12:48
Forumi ka 2900 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri EriAjv

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 154077 artikuj v 4863 temat


Naki (9126)
 
Geri (7161)
 
lolita (6766)
 
Annika (6751)
 
Kle@Love (6659)
 
Voglushja (4385)
 
Interesant (4173)
 
Arjana (3724)
 
albi (3377)
 
Adisa (3282)
 


E rrallė: Njė top gjerman lufte rrotullon ende skenėn e “Aleksandėr Moisiut” nė Durrės

Shko poshtė

E rrallė: Njė top gjerman lufte rrotullon ende skenėn e “Aleksandėr Moisiut” nė Durrės

Mesazh nga Arjana prej Wed 06 Jun 2012, 19:35

Mark Brunga

E pabesueshme por e vėrtetė! Duket si realizimi praktik i njė simbioze e artit tė skenės me artin e luftės. Nė zemren e skenės sė teatrit “ Aleksander Moisiu” tė qytetit te Durrėsit rreh pulsi i njė… topi gjerman! Bėhet fjalė pėr njė trofe lufte. Skena e kėtij teatri ėshtė e rrotullueshme. Dhe kjo lėvizje realizohet nė sajė tė njė shasie topi gjerman 88 mm!. Sistemi i njohur i realizimit tė manovrės me aksesorėt koronė- pinjon, (lėvizje qė dikur i mundėsonte topit rrotullimin 360 gradė kur zhvillonte qitje) – tashmė rrotullon skenėn e teatrit.

Ironia e fatit ka sjellė njė rastėsi interesante. “Zemra” rrotulluese e skenės ėshtė gjermane, kurse emri i teatrit tė Durrėsit mban emrin e tė madhit Aleksandėr Moisiu, i cili dikur bėri “revolucion” artistik pikėrisht nė skenat gjermanike.



Historia

Historia se si ka pėrfunduar kjo pjesė arme nė kėtė skenė pėr tė zgjidhur problemet regjisoriale tė lojės artistike dhe regjisoriale, na e tregon ish-ushtaraku Lutfi Shehu. Nė 1967 kur pėrfundimi i ndėrtesės sė teatrit “Aleksandėr Moisiu” ishte nė ditėt e fundit, por kishte mbetur pa u zgjidhur problemi i skenės sė rrotullueshme, kėrkesė e modernizimit tė teatrove pėr t’i bėrė pjesėt skenike mė operative nė densitetin e lėvizjeve tė aktorėve.

Si u relizua kjo zgjidhje inxhinierike dhe artistike njėkohėsisht? Ish-oficeri i artilerisė bregdetare Lutfi Shehu ka qenė nė atė periudhė kohe Kapiten i Parė. Ai shėrbente nė Regjimentin e Artilerisė Kunderajrore 9115 me vėnd komande nė afėrsi tė depos sė ujit nė Kodėr- Vilė. Ai tregon…



Rrėfimi

“Nė atė zonė nė Currila ndodhej e pozicionuar njė bateri topash 130 mm, ndėrsa si maskim nė afėrsi tė vilės ishte lėnė njė bateri topash e periudhės sė luftės. Topat ishin gjermanė tė periudhės sė luftės sė II-tė botėrore, – kujton z.Shehu

Ka qenė viti 1955 kur erdhi nė kėtė repart nga Bisht Palla bateria me topat gjermanė 88 mm, topa tė fuqishėm bregdetar stacionar 130 mm me rreze zjarri efektive deri ne 27 km. Topat gjermanė pėrdoreshin pėr tė bėrė qitje me raste tė festave tė nėntorit dhe raste tė tjera kur urdhėroheshin nga Ministria e Mbrojtjes. “Kjo bateri na ishte lėnė nė ngarkim ne si repart, nga Grupi i Mbrojtjes Bregdetare, – thekson ish Kapiteni, – pėr ta pastruar dhe pėr ta mbajtur nė gadishmėri”



Si u vendos

Kur pėrfundoi ndėrtesa mbeti problemi i skenės. Zgjidhja pėr skenėn rrotulluese tė teatrit ishte bėrė problem i Komitetit te Partisė dhe Komitetit Ekzekutiv tė asaj periudhe. Detyra pėr t’u zgjidhur pėr prodhimin e mekanizmit rrotullues te skenės i ishte dhėnė UMB –sė. Por paraqiste vėshtirėsi.

Nė ndėrtimin e skenės punonin edhe specialistė tė ndėrtimit, shumica e tė cilėve nga Golloborda. Trajko Karanxha, Xheladin Balla, Zafir Mazniku, Bogdan Jorgji dhe Esat Xhelili. Ata ishin njėkohėsisht nė atė periudhė zboristė nė repartin e artilerisė bregdetare 9115.

“ Ata mė kishin folur dhe une shkova dhe e pashė skenėn nė vend, – kujton Lutfiu, – Ishte kohė dreke, diskutimet ishin tė shumta. Unė hodha kėtė idenė e shasisė sė topit qė mė pas qe edhe zgjidhja pėrfundimtare e problemit. Fillimisht u mendua qė tė merreshin nga tė baterisė sė Golemit, por ata kishin problem se platforma e tyre nuk e bente rrotullimin 360 gradė. Kėtė veti e kishin vetėm topat 88 mm tė Kodėr-Vilės.



Transporti

Platforma metalike e topit gjerman 88 mm ishte e betonuar; kishte njė guzhinjetė qėndrore si princip pune dhe punonte me mekanizėm rrotullimi koronė-pinjon. Pasi u hoq mekanizmi luftarak i topit, nisi ēmontimi i bazamentit rrotullues.

“Erdhi nje kamion vinē dhe njė mjet transporti tip Skoda me turi. Mbi tė u vendos njė mekanizėm trekėndor me sistem ngritės makara qė bėri shkuljen e shasisė metalike. Pastaj u ngarkua u dergua nė teatrin e ri. Rezultoi i suksesėshėm nė provat rrotulluese, mbi kėtė mekanizėm lufte nga me cilėsorėt u vendos edhe skena e teatrit “Aleksander Moisiu” – pėrfundon rrėfimin pėr “Shekullin”, z.Shehu.



Kush ishte Aleksandėr Moisiu

Aleksandėr Moisiu lindi nga prindėr shqiptarė mė 2 prill 1879 nė Trieste dhe vdiq mė 23 mars 1935 nė Vjenė. Nė moshėn 19 vjeēare shkon nė Vjenė, ku iu pėrkushtua aktrimit. Moisiu vlerėsohej shumė nga publiku i tij pėr shkak tė zėrit tė tij tė bukur si dhe pėr angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos nė vitet para fillimit tė Luftės sė Parė Botėrore si njė nga aktorėt mė tė mėdhenj nė hapėsirėn gjermanofolėse. Prej vitit 1910 e deri mė 1935 mori pjesė nė 10 produksione tė filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zė. Nė 1935, pak kohė para vdekjes sė tij, Moisiu kėrkoi shtetėsinė e Shqipėrisė si dhe atė tė Italisė. Shqipėria refuzoi kėtė kėrkesė, kurse Italia ia dha shtetėsinė Moisiut, kur ai ishte i shtrirė nė shtratin e vdekjes. Sot, shkolla e aktrimit nė Tiranė, Universiteti i Durresit, shkolla e mesme e pergjithshme nė Kavajė dhe teatri i Durrėsit e mbajnė emrin e tij.

Moisiu ėshtė i varrosur nė varrezat e komunės sė Morcote-sė, pranė qytetit Lugano nė kantonin e Tessin-it nė Zvicėr.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu ėshtė stėrgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (i njohur me rolin e tij kryesor nė serinė “Komisar Rex”). Shekulli
avatar
Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 14989
Regjistruar mė : 26/09/2009
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi