Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjurmėt mė tė hershme tė jetės njerėzore

Go down

Gjurmėt mė tė hershme tė jetės njerėzore Empty Gjurmėt mė tė hershme tė jetės njerėzore

Post by princesse Mon 29 Oct 2012, 23:53

Periudha mė e hershme e zhvillimit tė shoqėrisė primitive njihet arkeologjikisht me emrin e paleolitit (nga greqishtja palaios - i vjetėr, lithos - gur) dhe pėrfshin periudhėn afėrsisht nga 1 500 000 deri nė 10 000 vjet mė parė.
Kjo epokė ndahet nga ana e saj nė paleolit tė ulėt, tė mesėm dhe tė lartė. Nė vendin tonė nuk janė zbuluar mbeturina kulturore nga paleoliti i ulėt, qė zė njė pjesė tė madhe tė epokės sė pleistocenit e vjen deri nė kohėn e vėrshimit tė akullnajave Riss.
Gjurmėt mė tė hershme tė qenies sė njeriut nė territorin e Shqipėrisė shfaqen nė periudhėn musteriane, qė i pėrket paleolitit tė mesėm. Gjurme te Prena Sweet, Flore & moter Flore. (100 000-30 000 vjet mė parė).
Kėto pėrfaqėsohen nga vegla prej stralli tė punuara mirė, me forma tipike musteriane, tė cilat i kanė shėrbyer njeriut primitiv pėr procese tė ndryshme pune qė lidheshin drejtpėrdrejt me sigurimin e ushqimit tė tij tė pėrditshėm.
Tė tilla vegla, si prefėse, kruese, gėrryese, etj., janė gjetur, deri mė sot, nė stacionin prehistorik tė Xarės nė rrethin e Sarandės, nė stacionin e Kryegjatės, nė afėrsi tė Apolonisė (Fier) dhe nė stacionin e Gajtanit nė rrethin e Shkodrės.
Nga format dhe pėrmasat e tyre tė vogla kėto vegla ngjasojnė mjaft me veglat e strallit tė zbuluara nė depozitimet musteriane tė krahinave fqinje tė Greqisė Veriore, tė Thesalisė, tė Malit tė Zi etj.

Tipi fizik i njeriut nė kėtė kohė ishte ai i neandertalit. Nė procesin e antropogjenezės ky tip paraqet njė hallkė mė tė zhvilluar nė krahasim me pitekantropin e paleolitit tė ulėt.

Ndryshimet klimatike
Dyndja nga veriu nė jug e akullimit tė periudhės gjeologjike Riss bėri qė edhe nė vendin tonė klima tė pėsojė ndryshime tė mėdha. Nė malet e larta tė Shqipėrisė u formuan akuj tė pėrhershėm, qė zbritėn deri nė lartėsinė 1 000 m mbi nivelin e detit.
Si pasojė e kėtyre ndryshimeve klimatike ndryshoi dhe fauna e flora e vendit. Nga kafshėt e vjetra qėndruan vetėm ato qė mundėn ta pėrballonin tė ftohtit. Krahas tyre u shfaqėn dhe kafshėt karakteristike vetėm pėr kushtet e klimės sė ftohtė.
Tė tilla ishin mamuthi, rinoceronti leshtor, bizoni, dreri i veriut, ariu i shpellės, hiena e shpellės, dhia e egėr etj. Tė ftohtėt ndikoi edhe nė mėnyrėn e jetesės. Nė luftėn pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė klimatike dhe pėr tė mbijetuar, njeriu i kėsaj kohe bėri hapa tė rėndėsishėm drejt pėrparimit; u strehua nė shpella pasi triumfoi nė luftėn pėr jetė a vdekje me kafshėt e egra qė i kishin zėnė qė mė pėrpara kėto vend-strehime natyrore.
U vesh duke shfrytėzuar lėkurėt e kafshėve, mėsoi tė ndezė vetė zjarrin, tė cilin e pėrdori me sukses kundėr tė ftohtit dhe bishave tė egra, por sidomos pėr tė pėrmirėsuar strukturėn e ushqimit, duke pėrdorur gjerėsisht mishin e pjekur, i cili luajti njė rol tė madh nė pėrmirėsimin e mėtejshėm biologjik tė tij.
Zjarri qe njė arritje shumė e rėndėsishme pėr kohėn, sepse i dha njeriut pėr tė parėn herė zotėrimin mbi njė fuqi tė caktuar tė natyrės, qė e ndau atė pėrfundimisht nga bota e kafshėve.
Banorėt e paleolitit tė mesėm jetonin me prodhimet, qė i gjenin tė gatshme nė natyrė dhe sidomos me gjueti, e cila pėrbėnte edhe drejtimin kryesor tė veprimtarisė sė neandertalasve.
Me mbledhjen e frutave dhe tė zhardhokėve, me ruajtjen e zjarrit, me rritjen e fėmijėve, me pėrgatitjen e lėkurės pėr veshje, etj., merrej gruaja, ndėrsa burri dilte pėr gjah ose merrej me pėrgatitjen e veglave tė punės dhe tė armėve.
Gjuetia e kafshėve tė mėdha, nė kushtet e nivelit tė atėhershėm, primitiv tė veglave tė punės, mund tė bėhej vetėm nė mėnyrė kolektive.
Nė kėto rrethana ajo ndihmoi shumė nė forcimin e lidhjeve tė brendshme midis anėtarėve tė grupeve dhe sė bashku me krijimin e lidhjeve tė gjakut shpuri nė organizimin e bashkėsisė primitive.
princesse
princesse

Shteti : Tokė
Postime : 58
Kyējet nė forum : 17739
Regjistruar mė : 2008-02-12

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum