Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Syri i Kaltėr, legjenda e gjarprit gjigant, qė krijoi mrekullinė e natyrės

2 posters

Go down

Syri i Kaltėr, legjenda e gjarprit gjigant, qė krijoi mrekullinė e natyrės Empty Syri i Kaltėr, legjenda e gjarprit gjigant, qė krijoi mrekullinė e natyrės

Post by Lori Mon 04 Feb 2013, 00:45

Nga thellėsia e tunelit, pėrmes tė cilit uji del nė sipėrfaqe, burimi merr ngjyrėn blu, qė i ngjan bebes sė syrit. Po sa fillon rrjedhėn, ngjyra fillon e ēelet drejt sė kaltrės.
Bimėsia qė rrethon Syrin nė pjesėn e lartme tė tij i ngjan mė shumė qerpikėve, ndaj me tė drejtė ėshtė quajtur “Syri i Kaltėr”. Ai ėshtė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit tė Gjerė. Sot gėzon statusin e monumentit tė natyrės. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe, arrin deri nė 45 metra. Ai ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 metra nėn nivelin e luginės sė Drinos. Syri i Kaltėr ėshtė burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimėsi tė dendur dhe me gjelbėrim tė pėrhershėm.

Peshku qė rritet dhe kultivohet kėtu ėshtė pestrova, njė peshk i shijshėm...
Legjenda e hershme
“Njė herė e nė njė kohė, fryu njė erė kaq e fortė, sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori njė gjarpėr... Ra njė re dhe gjarprin e hodhi nė malin e Sopotit... Gjarpri gjigant hante kafshėt e njerėzit dhe tė mbjellat i prishte... U ngrit njė plak, ngarkoi njė gomar me thasė me eshkė dhe vajti afėr lubisė e i vuri zjarrin eshkės. Kur gjarpri hėngri gomarin, zjarri i eshkės pėrbrenda e dogj. Bisha briti, ‘Ku je ti det, qė mė bėre kokėn dhe ti lumė, vėllai im...!’. E u shtri pėr vdekje. U nis deti nga Vivari dhe lumi nga Sopoti, por s’e proftasėn dot. Nė agoninė e ngordhjes gjarpri pėrplaste bishtin nė faqen e malit, ku mbetėn shenjat qė duken. Qysh nga ajo kohė deti me malin janė tė lidhur me njėri-tjetrin si baba e bir”.

Pėrsėritja e legjendės
Nė tetor tė vitit 2002 bukuroshja e “nėnės natyrė” ishte nė agoninė e vdekjes.
Tė gjithėve u erdhi keq, por vetėm kaq.
Pėr koincidencė, pikėrisht kur drejtuesit e Leēes erdhėn nė Shqipėri pėr tė biseduar pėr Syrin e Kaltėr, ai shteroi dhe u kthye nė njė sy tė verbėr, me ngjyrė tė bardhė.
Shumė njerėz nė Sarandė besuan se ishte gishti i Zotit.
“Ishte dėnim pėr ata qė donin ta shisnin”, pėshpėritnin.

“Katėr ditė luftoi uji i Syrit tė Kaltėr me lumin qė i lėshonte nga sipėr gurė dhe zhavorr”, thoshin tė moshuarit.

Kush e pagėzoi...?
Emėrtimi “Syri i Kaltėr” ka lindur shumė mė vonė, nė vitet ’50, kur u bėn studimet e kėtyre burimeve pėr t’i pėrdorur nė hidrocentralin e Bistricės. Thuhet se emrin, ia vuri njė prej inxhinierėve tė rinj, tė cilit i kujtonte sytė e kaltėr tė sė fejuarės sė tij.

Thonė se tė gjithė inxhinierėt qė endeshin nė kėto burime e quanin kėshtu, sepse s’mund ta quaje ndryshe njė burim aq tė kaltėr, me njė rreth jeshil dhe me njė njollė tė zezė nė mes. Mene Lula, njė prej inxhinierėve ndėrtues tė hidrocentralit sė Bistricės thotė se edhe pelegrinazhi qė bėjnė sot nuset nė ceremoninė e martesės, duke kaluar para se tė hyjnė nė shtėpinė e re tė dhėndrit, ka lidhje me hyjnizimin e mistifikimin e kėsaj dhurate tė natyrės qė simbolizon pastėrtinė morale, bukurinė femėrore dhe hijeshinė e nuses-nimfė tė dalė nga ujėrat kristal, sipas legjendės sė Panit tė Madh.

Syri i Kaltėr, destinacion turistik
Vizitorėt tė rregullt, turistėt e huajdhe nuset me fustan tė bardhė
Syri i Kaltėr megjithėse i takon administrativisht nėnprefekturės sė Delvinės lidhjet me turizmin dhe vizitorėt i mban me Sarandėn. Kėndej nisen turistėt vizitor pėr tė shkuar nė “ēudinė” natyrore.

Sipas tė dhėnave zyrtare, pėr vitin 2007 numri i vizitorėve tė huaj nė kėtė pikė turistike i kaloi tė 30 mijė, tė ardhur nga Anglia, Danimarka, Holanda, Franca, Italia, vendet nordike, brigjet e Mesdheut, amerikanėt, aziatikėt, australianė e deri nė Brazil.
Ky vėrshim ka ardhur edhe pėr shkak tė krocierave tė mėdha qė zbresin nė Sarandė me qindra turistė nė njė ditė. Tė gjithė turistėt e huaj qė zbarkonin nė kėto anije gjigante turistike, njė drekė patjetėr kėrkojnė ta kalojnė nė mjediset pėrrallore tė Syrit tė Kaltėr.
Nėse do tė llogaritėsh shqiptarėt mund tė marrėsh vetėm njė informacion tė pėrafėrt, pasi ata janė disa kategori, bashkatdhetarė nga trojet shqiptare, kryesisht nga Maqedonia e Kosova, por ka edhe nga SHBA-ja.
Shqiptarėt brenda kufijve qė u pėrkasin qyteteve Sarandė e Delvinė e duke shkuar deri nė Tropojė, Kukės, Korēė, Tiranė, Durrės e gjithė Shqipėria, por ka edhe nxėnės e mėsues qė vijnė nga Prishtina, Suhareka, Gjakova, Tirana e gjithė shkollat e vendit.
Dasmorė tė rretheve Gjirokastėr, Delvinė e Sarandė qė vazhdojnė tė aplikojnė traditėn pagane tė pagėzimit “tė pastėrtisė sė ēiftit”.

EDI MOLLA : Gazeta Metropol
Lori
Lori

Shteti : Every-where
Postime : 64
Kyējet nė forum : 18317
Regjistruar mė : 2007-09-14

Back to top Go down

Syri i Kaltėr, legjenda e gjarprit gjigant, qė krijoi mrekullinė e natyrės Empty Re: Syri i Kaltėr, legjenda e gjarprit gjigant, qė krijoi mrekullinė e natyrės

Post by hotmama Sat 02 Nov 2013, 13:45

Jasht  Teme... Edituar nga Dardania...
avatar
hotmama

Shteti : prishtina
Postime : 2
Kyējet nė forum : 11465
Regjistruar mė : 2013-11-02

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum