Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ave Maria

Go down

Ave Maria Empty Ave Maria

Post by veronika Thu 30 Jan 2014, 11:14

Jeta e njeriut ėshtė shumė e shkurtėr. Po edhe sikur tė jetoja njė mijė vjet, unė s'do ta harroja kurrė Marien.
Marie quhej mushka qė na sillte ushqimin e drekės. Ajo tani ishte njė mushkė e thyer nė moshė dhe vinte e pakėt, e dobėt dhe e kėrrusur. Sikur njerėzit tė ishin disi mė njerėzorė me kafshėt, ajo duhej tė ishte ēmbrehur prej kohėsh dhe tė ishte lėnė tė ngryste e qetė ditėt e fundit tė pleqėrisė sė saj. Po ashtu, siē ishin shtazorė me njėri-tjetrin, njerėzit s'dinin se si tė ishin njerėzorė me kafshėt. Dhe mjerė ato kafshė tė mjera qė ishin mė afėr me ta.
Pėr fatin e saj tė hidhur, Maria ishte shumė afėr me njerėzit, e kish vėnė perėndia drejtpėrdrejtė nė shėrbim tė tyre.
E mbrehur pėrpara karrocės, e lodhur dhe e mbėrthyer me rrypa e litarė, e kėrrusur dhe e tendosur nėn peshėn qė tėrhiqte, ajo u binte kryq e tėrthor tėrė rrugėve tė fermės, nga furra e bukės nė dyqanin e ushqimeve, nga menca e punėtorėve nė brigadat e fushės, nga njėri sektor nė tjetrin.
Ajo ish njė personazh i njohur nė fermė. Emri i saj ish njė ndėr emrat mė popullorė.
- Erdhi Maria! Erdhi Maria! - dėgjohej anembanė fushės e thirrura jonė nė kohėn e pushimit tė mesditės kur prinim tė na vinte ushqimi i drekės.
- Erdhi Maria! Erdhi Maria! - pėrsėritej emri i saj nga brigada nė brigadė.
Karroca me dy rrota gome pėrkundej e kėrcente nė gropat e rrugės. Mbi kryet e karrocierit, njė copė katrema e rrėmbyer nga era, e shqyer pėrgjysmė nga streha e gjysmėkabinės, tundej ritmikisht sikur mė pėrshėndeste.
- Erdhi Maria!
Ajo nuk nxitonte. Ajo s'kishte fuqi tė nxitonte nė atė moshė. Vrapi saj kishte mbaruar prej kohėsh dhe tani tė vinte keq tek e shikoje tė merrte njė turr tė shkurtėr prej plake, e detyruar nga fshikullimat e kamzhikut tė karrocierit. Ai e rrihte kot tė gjorėn kafshė. Dreka jonė vinte me shumė vonesė, po se mos ishte faji i saj. Ajo nisej nga kuzhina kur e nisnin. Dhe vėrtet ecte ngadalė, po ecte gjithnjė dhe atė qė s'e arrinte dot me shpejtėsi e fitonte nė kohė. Po tė varej prej saj, ajo do tė mund tė arrinte nė kohėn e duhur tek ne. Po nuk varej asgjė prej saj. Dhe ai e rrihte.
/peshku pa ujė/
veronika
veronika

Shteti : Ferizaj
Postime : 121
Kyējet nė forum : 17305
Regjistruar mė : 2008-08-28

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum