Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arbanasi, fshati Bullgar me kolonė Shqiptarė

Go down

Arbanasi, fshati Bullgar me kolonė Shqiptarė Empty Arbanasi, fshati Bullgar me kolonė Shqiptarė

Post by Naki Wed 16 Apr 2014, 13:18

Arbanasi, fshati Bullgar me kolonė Shqiptarė Mc7tkh
Veliko Tėrnovo ėshtė qytet i Bullgarisė qė ndodhet nė pjesėn veriore tė saj dhe ka njė traditė tė pasur kulturore dhe artistike. Me banesa karakteristike arkitekturore beratase dhe me pamjen mahnitėse qė e fal mrekullia e lumit “Jantra” me pasqyrimin e qytetit nė rrjedhjen e tij, tė lind dėshira pėr ta dashuruar kėtė qytet. Pak kilometra larg tij ndodhet njė fshat i vogėl piktoresk, tė cilin mund ta shikosh dhe nga kėshtjella vigane “Tcsareves”, qė ndodhet nė pjesėn e vjetėr tė qytetit. Menjėherė nė hyrjen e kėtij fshati tė bien nė sy banesa tė vjetra njė katėshe ose dy katėshe, qė ngjajnė me arkitekturėn e banesave beratase dhe njė restorant sa lukzos aq edhe modest. Kur je nė kėtė restorant tė krijohet njė sensacion tepėr i vecantė. Tė duket vetja sikur ndodhesh nė njė shtėpi tė vogėl tipike beratase, ku ke afėr njė oxhak tė madh, tryeza tė shtruara me mbulesa tė stolisura sipas stilit artizanal shqiptar ndėrthurur me atė bullgar. Madje dhe vetė fshati ka njė emėr paksa familjar “Arbanas”. Shumė kush prej do tė pyesi pse quhet kėshtu? Mos ndoshta ka qėnė i banuar nga shqiptarė ?


Historia
Kolonizimi i parė origjinal i Arbanasi ėshtė vendosur 4 kam larg nga qyteti i Veliko Tėrnovo-s, kryeqyteti mesjetar bullgar, mbi njė rafshnaltė tė lartė, duke pasqyruar njė pamje magjepsėse mbi kėshtjellėn Trapezitca dhe Tcarevets. Emri i kėtij fshati vjen nga greqishtja e vjetėr Alvanitos ose Alvanos (shqiptarė), ashtu si arnavutėt(shqiptarė) turk. Ky term u pėrdor pėr tė treguar kombėsinė shqiptare dhe tė popujve tė tjerė qė vinin nga vende tė Maqedonisė dhe Shqipėrisė me popullsi tė madhe shqiptare, thuajse aksidentale dhe tė pavemendshme nė kėto treva. Dokumenti i parė qė shėnon fillimin e historisė sė Arbanasi-t ėshtė njė dekret mbretėror nga i Madhėrishmi Sulltan turk Sulejman i vitit 1538, njė marrėveshje sipas sė cilės sulltani ofroi tokat e kolonizimit modern tė Arbanasit, Ljaskovets, Gorna Orjahovitsa dhe Dollna Orjahovitsa (Orjahovitsa e Poshtme)si dhuratė pėr djalin e tij Sundmtar i Madh, Rustem Pasha. Nė dokument shkruhet se kėto 4 fshatra u bashkuan me njė emėr tė vetėm, duke u quajtur “arnabud karielari”.


Dokumentat dhe hipoteza
Burime tė tjera qė i referohen fshatit “Arbanas” janė shėnimet e Pavel Šoršic mė 10 Janar 1595, tė cilat i referohen kohės sė udhėheqjes tė Princit tė Transilvanisė, Sigismund Betori. Pėr historinė dhe ekzistencėn e fshatit flasin dhe autoritetet e larta fetare, si peshkopi katolik romak i Sofies Petėr Bogdan Pashkev, i cili vizitoi pėr herė tė parė Tėrnovon nė vitin 1640. Ai theksoi faktin se qyteti i Tėrnovės ndodhej mbi njė mal dhe pikėrisht nga kjo zonė e lartė mbi nivelin e detit mund tė shikohej tėrė qytetit qė kishte rreth 1 000 banesa.
Nga mungesa e materialeve tė tjera dokumentare filluan qė tė shfaqeshin opinione tė ndryshme rreth origjinės sė kolonizimit, emrit dhe popullsisė sė kėtij fshati. Disa shkollarė thonė qė fshati ishte populluar nga boyarėt (pjesėtar i shtresės sė feudalėve tė mėdhenj) bullgarė qė erdhėn nga vendet lindore tė Perandorisė sė Dytė Bullgare pas fitores sė madhe tė Ivan Asen II afėr Klokotnitsa mė 9 Mars 1230, kur mbreti pushtoi Arbanashkata zemja, “toka e Shqiptarėve”. Ky fakt u zbulua nga Georgi Rakovski dhe shkollarė tė tjerė nė shekullin e 19-tė.
Versioni zyrtar rreth Arbanasit dėshmon, se ai ėshtė gjendur nė shekujt XV – XVI-tė nga kolonė tė ardhur nga Epiri Jugor. Asnjė e dhėnė nuk ėshtė gjetur pėr ekzistencėn e hershme tė fshatit, pėrvec se zbulimeve arkeologjike rreth 2 kishave “St. Archangels Michail dhe Gavrail” dhe “St. Dimitėr”. Arkeologėt kanė pohuar se kėto dy kisha ishin ndėrtuar nė kohėn e atėhershme tė ndėrtimit tė kishave. Si pasojė e mungesės sė informacioneve tė tjera kanė shkaktuar dhe harrimin e kėrkimeve arkeologjike  dhe shkencore pėr kolonizmin e fshatit piktoresk bullgar. Megjithatė disa autorė kanė publikuar shkrime ku theksohet hipoteza qė Arbanasi ka ekzistuar dhe shumė kohė mė pėrpara, nė kohėn e mbretit Ivan-Asen II, mbas fitores sė tij tė madhe nė Klokotnitsa mė 9 Maj 1230. Vėrtetimi i kėsaj hipoteze bazohet nė kėtė fragment tė shkurtėr marrė nga njė shkrim i mbretit: “ … Dhe tė gjitha tokat e tij nga Odrin deri nė Drac (emėrtimi sllav pėr Durrėsin e asaj kohe)unė i pushtova, tokat greke, tokat arbanasėse dhe serbe …”;
Ėshtė e ditur qė mbas fitores sė mbretit Ivan-Asen II, qyteti i Tarnovės ishte njė qendėr e kulturave tė ndryshme dhe ēdo grup i vetėm etnik kishte rajonin dhe krahinėn e vet – ēifute, armene dhe krahina tė tjera. Por a do tė thotė kjo qė Arbanasi ishte njė krahinė e vecantė e tregėtarėve shqiptarė qė nė shekullin e XIII-tė? Nuk ka asnjė tė dhėnė qartėsuese qė ky fakt ėshtė i vėrtetė. Ėshtė vėrtetuar vetėm fatkti qė ky fshat ishte njė vend ku jetonin disa prej boyarėve.
Shumė arkeologė bėnė kėrkime pėr tė sqaruar hipotezėn e Arbanasit, por mungesa e burimeve financiare i preu nė mes kėrkimet arkeologjike dhe si rrjedhim hipoteza qė Arbanasi ishte koloni gjatė kohės sė mbretit Ivan-Asen II mbeti nė harresė dhe anonime.


Vlerat kulturore dhe artisike
Arbanasi pėrmendet pėr shtėpitė dhe kishat madhėshtore, tė cilat janė tė dekoruara nė brendėsi me dru dhe pėr pikturat murale tė krijuara nė shekujt XVI – XVII. Kėto monumente unike nga arkitektura bullgare dhe trashėgimia e arteve nė fshatin Arbanas nuk kanė ngjallur interes vetėm tek vizitorėt e shumtė por gjithashtu dhe tek shkencėtarėt, arkeologėt, historianėt, arkitektėt dhe artistėt. Nė vitin 2000 ai u cilėsua njė “vend historik” me rėndėsi kombėtare. Fshati piktoresk bullgar u cilėsua me cmimin “Viti i Artė” pikėrisht nė shekullin 16-tė kur Arbanasi u bė pronė e sundimtarit tė madh turk (Vizir) Rustem Pasha, i cili garantoi mbledhjen e taksave tė popullsisė kundrejt detyrės pėr tė mbrojtur bllok kalimin mė tė afėrt. Kishat dhe shtėpitė monumentale tė pasura me ornamente tė ndryshme ishin ndėrtuar pikėrisht nė kėtė periudhė. Stili i ndėrtimit dhe dekorimit tė kėtyre pasurive trashėgimtare kombėtare ėshtė unikal. Ato tė impresionojnė me arkitekturėn e tyre sipėrfaqėsore tė thjeshtė me mure tė ndėrtuara nga gurė tė mėdhenj dhe me kangjella tė rėnda. Tavanet, dyert, ornamentet shtėpiake, oxhaqet, dritaret dhe muret janė tė dekoruara mrekullisht me gdhendje, piktura dhe elemente plastike.
Fshati i Arbanasi-t ėshtė pėrfshirė nė UNESCO, nė listėn e vendeve me trashėgimi tė ēmuara kulturore.

Marsela Shehu
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25522
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum