Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqiptarėt nė Maqedoni autokton dhe pjesė e pandarė e trungut tė kombit

2 posters

Go down

Shqiptarėt nė Maqedoni autokton dhe pjesė e pandarė e trungut tė kombit Empty Shqiptarėt nė Maqedoni autokton dhe pjesė e pandarė e trungut tė kombit

Post by Albanian_Girl Sat 13 Dec 2014, 16:33

Autori: Ramiz Abdyli
Territori i sotėm i Maqedonisė qė nga lashtėsitė banohej nga disa fise ilire, dy prej tė cilėve, Paionėt dhe Dardanėt ia dolėn tė ngrenė formacionet e tyre shtetėrore, nga shek IV p.e.s. Shteti Paion njohu njė shtrirje nė Maqedoninė e sotme qendrore e lindore, nė Bullgarinė Perėndimore, si dhe nė Greqinė Veriore. Shteti Dardan pėrfshinte pjesėn veriperėndimore tė Maqedonisė, Kosovėn, Serbinė Jugore, pjesė tė Sanxhakut dhe tė Shqipėrisė Verilindore, me Shkupin kryeqytet. Kėto shtete pas dy shekujve ranė nėn pushtimin romak. Ilirėt e Maqedonisė, bashkė me ilirėt e tjerė tė jugut, pėrballuan me sukses “sundimin romak, si dhe dyndjen e madhe tė popujve barbarė” dhe dolėn nė mesjetė si njė element kompakt dhe i qėndrueshėm, rrjedhimisht si njė popull mė vete, i njohur me emrin arbėr. Ata, sikurse pjesėt e tjera tė Arbėrisė njohėn pėr njė kohė zhvillim shoqėror politik, por ky zhvillim u ndėrpre nga pushtimi mesjetar serb, qė mori pėrmasa tė dhunės kolektive, me tė cilėn synohej konvertimi dhe asimilimi i tyre. Kjo formė e dhunės kulmoi gjatė sundimit tė Stevan Dushanit (1331-55), qė studiuesja e njohur skoceze, Edith Durham, e ka vlerėsuar  si ”persekutim fetar e kombėtar”. Pas rėnies sė Perandorisė sė Dushanit, njq pjesė e Maqedonisė sė sotme perėndimore tė Maqedonisė ishte nė pėrbėrje tė principatave shqiptare, ndėrsa pjesa tjetėr mbeti nėn sundimin e despotėve serbė. Dokumentet e asaj periudhe kanė provuar praninė e dukshme tė shqiptarėve edhe nė krahinat e tjera tė Maqedonisė, sidomos nė pjesėn veriore tė saj,mė me Luginėn e Preshevės. Nga burimet e proveniencave tė ndryshme, argumentohet se shqiptarėt e kėtyre trevave nė shekujt nė vijim, pėrbėnin shumicėn e popullisė. Ata qenė ndėr tė parėt, qė u pėrballėn me invazionin osman dhe u shquan sidomos nė periudhėn e luftės heroike tė Gjergj Kastriotit - Skėnderbeut, nėn udhėheqjen e tė cilit u zhvilluan disa beteja, qė nga Shkupi deri nė Ohėr. Kjo periudhė e ndritshme e historisė sonė pėrbėnte njė shtysė tė fuqishme edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė e tė Luginės sė Preshevės nė kryengritjet kundėrosmane pėrgjatė shekujve nė vijim. Me kėtė rast ia vlen tė vihet nė dukje kryengritja antiosmane e vitit 1689. Atėherė mijėra kryengritės, nėn udhėheqjen e kryeipeshkvit tė Shkupit, Pjetėr Bogdanit, iu bashkuan ushtrisė austriake, qė depėrtoi nė kėto treva. Ky klerik e atdhetar i devotshėm nė dokumentet austriake cilėsohej si “kryeipshkėv i Shqipėrisė”, se “Shkupi e Peja ishin nė Shqipėri” dhe se Prizreni ishte “kryeqytet i Shqipėrisė”. Perandori austriak, Leopoldi I e vlerėsoi pėrkushtimin e shqiptarėve pėr ēlirim kombėtar dhe qė atėherė kishte fillin interesimi i shtetit austriak pėr ēėshtjen shqiptare. Shqiptarėt e kėtyre trevave shėnuan njė faqe tė ndritur tė historisė sė tyre gjatė Rilindjes sonė Kombėtare. Nė fazėn e parė tė saj, u organizua kryengritja e viteve 1843-1844 me Dervish Carėn nė krye. Pas ēlirimit tė trevave lindore, nga Kėrēova deri nė Vrajė e Leskoc, drejtuesi i kėsaj kryengritje shtroi kėrkesėn pėr autonominė e Shqipėrisė, ashtu siē iu njoh kjo e drejtė Serbisė. Shqiptarėt e Maqedonisė luajtėn rol tė rėndėsishėm nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, kur kundėrshtuan me forcėn e armėve vendimet pėr copėtimin e tokave nga Kongresi i Berlinit dhe luftuan pėr krijimin e shtetit autonom shqiptar. Nė ato ngjarje tė vrullshme u shquan njė varg figurash edhe nga Maqedonia,e Lugina e Preshevės, si Iljaz Pashė Dibra, Hasan bej Deralla, Jashar bej Shkupi etj. Shqiptarėt e Maqedonisė u shquan edhe nė Lidhjen e Pejės, kur Shkupi u pėrfshi nė kryengritjen pothuaj njėvjeēare kundėrosmane.Shqiptarėt e Maqedonisė kanė dhėnė kontribut tė rėndėsishėm nė Kryengritjen e Ilindenit, tė vitit 1903, kur ata ishin element pėrbėrės i Republikės sė Krushevės. Ata,bashkė me shėiptarėt tjerė tė rajonit kontribuuan edhe pėr ngadhėnjimin e Revolucionit Xhonturk, mė 23 korrik 1908. Mė pas ata luajtėn rol tė rėndėsishėm nė organizimin dhe nė mbarėvajtjen e Kongresit tė Alfabetit nė Manastir. Po kėshtu shqiptarėt e Maqedonisė e tė Luginės sė Preshevės, luftuan me sukses nė kryengritjet antiosmane tė viteve 1909-1912. Nė kryengritjen e Pėrgjithshme Antiosmane tė vitit 1912 ata ēliruan njėrin pas tjetrit qytetet shqiptare nga Bujanoci,Presheva e Kumanova deri nė Strugė dhe nė Shkup e ngritėn flamurin kombėtar,dy muaj para se ai tė ngritej nė Vlorė. Kjo kryengritje rezultoi me marrėveshjen shqiptaro-osmane tė 18 gushtit tė atij viti, me tė cilėn Porta e Lartė u njohu shqiptarėve disa tė drejta kombėtare. Pikėrisht kėtu qėndronte arsyeja qė Serbia dhe shtetet e Aleancės Ballkanike i shpallėn luftė Perandorisė Osmane pėr tė parandaluar projektin e krijimit tė shtetit autonom shqiptar. Nė ato ēaste kritike pėr kombin u shpall pavarėsia e Shqipėrisė, qė e mbėshteti fuqishėm Austro-Hungaria e mė vonė edhe Fuqitė e tjera tė Mėdha, por jashtė kufijve tė shtetit shqiptar, mbetėn mė shumė se gjysma e trojeve shqiptare, pėrfshirė edhe ato tė Maqedonisė sė sotme dhe Luginės sė Preshevės. Kundėr dhunės shtetėrore serbe nė tokat e pushtuara shqiptare, shpėrtheu kryengritja antiserbe e shtatorit tė 1913-s, qė rezultoi me ēlirimin e Dibrės, Kėrēovės, Strugės dhe Ohrit. Pas ēlirimit tė kėtyre qyteteve ata mėsynė edhe Manastirin e Shkupin. Isa Boletini, njėri nga drejtuesit kryesorė tė kėsaj kryengritjeje, planifikonte qė pas ēlirimit tė trojeve tė tjera tė pushtuara, nė Shkupin e ēliruar tė zhvilloheshin bisedimet shqiptaro-serbe, sipas shembullit tė marrėveshjes shqiptaro-osmane, qė u lidh njė vit mė parė nė kėtė qytet. Shqiptarėt e Maqedonisė, bashkė me ata tė Luginės sė Preshevės, vazhduan luftėn pėr ēlirim e bashkim kombėtar, si dhe kundėrshtuan shpėrnguljen e shqiptarėve pėr nė Turqi dhe kolonizimin e trojeve tė tyre.   Nė Luftėn e Dytė Botėrore tokat shqiptare tė Maqedonisė e tė Luginės sė Preshėvės u pjesėtuan nga shtetet fashiste, si Italia dhe Bullgaria. Njė pjesė e tyre  luftuan prėrkah forcave partizane maqedone e  serbe pėr ēlirimin e trojeve tė tyre nga pushtuesit fashistė, ndėrsa grupimi nacionalist luftoi nė mbrojtje tė kufijve etnikė nga forcat pushtuese maqedonase e bullgare. Megjithatė kėto trojet u ripushtuan, falė edhe ndihmės sė ushtrisė shqiptare, dhe pėr rrjedhojė, shqiptaret e kėtyre trojeve  mbetėn me statusin e pakicės kombėtare dhe presheva jashtė Kosovės. Shqiptarėt e Maqedonisė e tė Luginės sė Preshevės, pėrjashtuar ata tė Ēamėrisė, ishin pjesa mė e diskriminuar e kombit shqiptar, qė mbetėn edhe mė tej padrejtėsisht jashtė kufijve tė Shqipėrisė. Nė ato rrethana Lėvizja Nacionaldemokratike Shqiptare iu kundėrvu me ngulm regjimit shovinist maqedonas e jugosllav gjatė viteve 1945-1948 me synim ēlirimin dhe bashkimin kombėtar. Me tej vazhdoi qėndresa e Lėvizjes ilegale e grupeve komuniste, po me kėtė synim. Shkupi dhe Maqedonia gjatė asaj periudhe u kthyen nė njė laborator pėr eksperimentimin e shumėllojshmėrisė sė dhunės, pėr dėbimin nė Turqi tė shqiptarėve nga gjithė Federata Jugosllave. Ky diskriminim shkaktoi shpėrthimin e Luftės sė vitit 2001, kur djem dhe vasha shqiptare rrėmbyen armėt pėr ēlirim e bashkim kombėtar, tė cilėve u erdhėn nė ndihmė vėllezėrit e tyre nga Kosova dhe nga Shqipėria. Kjo luftė pėrfundoi me Marrėveshjen e Ohrit, e nėnshkruar me ndėrmjetėsimin e faktorit ndėrkombėtar. Marrėveshja pėrmirėsoi dhe avancoi dukshėm pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni, por nuk e zgjodhi ēėshtjen shqiptare, qė Maqedonia tė bėhej shtet i maqedonasve dhe i shqiptarėve. Prandaj pėr jetėsimin e kėsaj tė drejte tė shenjtė, partitė politike shqiptare nė Maqedoni duhet tė flasin me njė gjuhė e t’i lėnė anash inatet e tyre. Pėrgjegjėsi pėr zgjidhjen mirėfilli tė ēėshtjes shqiptare nė Maqedoni dhe nė Luginė tė Preshevės ka ka edhe shteti shqiptar, qė nė shumicėn e rasteve ka mbajtur qėndrim inferior ndaj pushtetarėve maqedonas,e serbė me arsyetimin “e ruajtjes sė fqinjėsisė sė mirė”. Ėshtė pėr tė vėnė nė dukje se Shqipėria, ndonėse ėshtė anėtare e NATO-s, asnjėherė nuk e ka ngritur zėrin, tė paktėn pėr implementimin e plotė tė Marrėveshjes sė Ohrit, si parakusht pėr pranimin e Maqedonisė nė kėtė organizėm ushtarako-politik.Pėrgjegjesi mbanė edhge Kosova si shtet i pavarur,i cili duhet kėrkojė fillimisht qė tė drejtat e shqiptarėve nė Luginė tė jenė njė njetjta ashtu,siē unjihen serbėve nė Kosovė. Dhe, sė fundi kur do tė shteren pėrpjekjet pėr zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare nė pėrbėrje tė Maqedonisė, atėherė zgjidhja e saj duhet tė kėrkohet nė bashkimin e atyre trojeve me Shqipėrinė. Pėr sa u tha mė sipėr, qėndrimi shovinist i politikanėve maqedonas po ndiqet prej kohėsh nga elaboratet e Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Maqedonisė, qė mohon me kokėfortėsi autoktoninė shqiptarėve dhe rezultatet bindėse tė historiografisė shqiptare. Ėshtė i mirėnjohur fakti se Enciklopedia e Maqedonisė, qė u botua nė vitin 2009, jo vetėm qė mohon autoktoninė e shqiptarėve, por lartėson shėrbėtorėt e regjimeve represive serbe e maqedonase, qė lėndojnė rėndė ndjenjat e shqiptarėve. Ky qėndrim i historiografisė dhe i politikės maqedonase reflekton edhe nė tekstet shkollore, nė tė cilat nxėnėsve shqiptarė u imponohet tė mėsojnė se tė parėt e tyre janė tė ardhur nga Shqipėria ose tė sjellė aty nga Azia pas pushtimit osman. Pėr fat tė keq nė ato tekste figurojnė edhe bashkautorė e recensentė shqiptarė. Prandaj, ėshtė detyrė e ngutshme qė hartimin e teksteve shkollore pėr nxėnėsit shqiptarė nė Maqedoni, ta bėjnė autorėt shqiptarė nė bashkėpunim me autorė tė Kosovės e tė Shqipėrisė. Madje, do tė ishte mirė tė hartohen tekste tė pėrbashkėta pėr nxėnėsit shqiptarė kudo nė trojet e tyre nė Ballkan dhe nė diasporė, ashtu siē po veprojnė shtetet fqinje. 
Burimi: Koha 
Albanian_Girl
Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 18305
Regjistruar mė : 2007-12-23

Back to top Go down

Shqiptarėt nė Maqedoni autokton dhe pjesė e pandarė e trungut tė kombit Empty Re: Shqiptarėt nė Maqedoni autokton dhe pjesė e pandarė e trungut tė kombit

Post by Ylli-1 Mon 15 Dec 2014, 07:37

Nje material shume me vlere Albanian_Girl
Ylli-1
Ylli-1

Shteti : Kosove - Ferizaj
Postime : 156
Kyējet nė forum : 17327
Regjistruar mė : 2008-08-26
Profesioni : Inxhiner i Ekonomizuar

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum