Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gratė ēame, misionare tė pajtimit e mbrojtėse tė identitetit

Go down

Gratė ēame, misionare tė pajtimit e mbrojtėse tė identitetit Empty Gratė ēame, misionare tė pajtimit e mbrojtėse tė identitetit

Post by Albanian_Girl Wed 17 Dec 2014, 19:27

Gratė fisnike ēame, misionare tė pajtimit e mbrojtėse tė identitetit
Nė vite e dekada, populli ēam nė trojet e tij tė lashta, u detyrua tė pėrballoj me njė qėndresė heroike shovinizmin grek. Pėrballė kėtij realiteti, banorėve tė Ēamėrisė iu desh tė forconin unitetin mes tyre, ti gjendeshin pranė njėri-tjetrit nė ēdo situatė, tė ruanin me fanatizėm gjuhėn e bukur shqipe e traditat shekullore, por dhe tė kapnin armėn pėr mbrojtjen e dinjitetit. Sipas historianit Hajredin Isufi, njė rol tė rėndėsishėm nė kėto situata tė rėnda, ka luajtur gruaja fisnike ēame. Ajo u kthye nė ‘Ambasadore’ e pajtimit pas hasmėrive e konflikteve, por dhe luftėtare pėr mbrojtjen e lirisė, nderit e dinjitetit. Lidhur me kėto, nė vazhdim, historiani Isufi sjell dėshmi konkrete dhe interesante…
DOKET DHE ZAKONET
Doket dhe zakonet nė Ēamėri, si pjesė e dokeve dhe zakoneve tė shqiptarėve, kishin tė pėrbashkėtat e tyre, por dhe tė veēanta. Kėtė, e kanė vėnė nė dukje studiues tė njohur shqiptarė, por dhe shumė tė huaj. “Doket dhe zakonet e myslimanėve dhe tė krishterėve nė Ēamėri, shkruan Vasil Krapsiti, janė tė njėjta dhe kėto ishin nė vazhdim tė njė tradite tė lashtė”.(Burimi:Vas Krapsites, Oi mousulmanoi…vep. f. 22-23). Ato nuk ndryshonin fare nga ato tė shqiptarėve dhe nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me ato tė grekėve.
Nė radhė tė parė dua tė ve nė dukje njė veēori karakteristike qė e has nė ēdo shtėpi ēamė: furrėn tipike, tė ndėrtuar me baltė pėr pjekje. Atė furrė nė vitin 1990 e gjeta edhe nė njė qoshe tė kullės sė Marko Boēarit nė Sul, ndėrtuar rreth 200 vjet mė parė.
BESA
Institucioni i besės, qė ėshtė njė veēori karakteristike e shqiptarėve, luajti njė rol tė madh nė rregullimin e marrėdhėnieve shoqėrore edhe nė Ēamėri. Ēdo i huaj qė shkel tokėn ēame, turk, evropian, grek apo kushdo qoftė, qė guxonte tė kalonte nė territorin ēam, do ti sigurohej mbrojtje kur i jepej besa. Ai, shkruan Bartholdy, do tė gjente mikpritje dhe siguri.(Burimi:Bartholdy, vep. e pėrm.,f. 260). Sipas zakonit shqiptar, edhe nė Ēamėri, asnjė ēam, qoftė ky mysliman apo i krishterė, nuk guxonte ta prekte jabanxhiun, qė ishte nė besėn e njė ēami tjetėr. Nė emėr tė besės, nė tė gjithė hapsirėn ēame, hasim edhe tė drejtėn e strehimit. Azilin, pėr njė person qė ndiqej nga qeveria turke, ishin tė detyruar ta respektonin jo vetėm bashkėsia e fisit ku ishte strehuar, por gjithė fshati. Cėnimi i tė drejtės sė mikut a tė azilantit ishte njė rast tepėr i rrallė nė Ēamėri dhe kur ndodhte kjo, shoqėrohej me pasoja deri nė konflikte tė hapura. Se sa tė fortė e kishin ēamėt besėn, po sjellim nėj shembull: Foto Xhavella, kapedan i Sulit, nė njė rast qė ishte rob tek Ali Pasha nė Janinė, nėn presione tė forta tė Pashait, u detyrua tė shkonte nga Janina nė Sul, duke i lėnė peng tė birin Aliut. Ai u dėrgua kundėr vullnetit tė tij nga Pashai i Janinės pėr tė bindur suljotėt me autoritetin qė gėzonte, ti dorėzoheshin Aliut pa qėndresė. Foto Xhavella, sapo arriti nė sul, mblodhi kuvendin e Sulit dhe u tha:”Jam dėrguar nga Ali Pasha t’ju bind ju tė dorėzoni Sulin. Propozimin e tij unė e pranova tua pėrcjellė ju, por unė nuk do ta pranoj kurrė atė qė dėshiron Valiu i Janinės, me gjithė se pėr mua ėshtė e rėndė se nuk e mbajta besėn, fjalėn e dhėnė. Por ėshtė hera e parė qė e shkel kėtė dhe e bėj ndaj njė tirani qė na ka mashtruar nė besė disa herė!” (Burimi:K.Kristovasili, Ta iroika thaimata ton Soulioton kai Souliotidhon, En London-1887, faqe 182)…
HAKMARRJA
Zakoni i hakmarrjes, si nė shumė vise shqiptare, ishte mjaft i pėrhapur dhe nė krahinėne  Ēamėrisė. Hakmarrja-shkruan Mit’hat Frashėri, ka shėrbyer deri nė njė afėr mase si institucion rregullues, i aftė pėr tė ngjallur respekt pėr njeriun dhe pėr tė parandaluar tė keqen.(Burimi: Mit’hat Frashėri. ‘Ēėshtja e Epirit’, Tiranė, 1998, faqe 113). Hakmarrja kishte ligjet e veta tė pashkruara, por qė respektoheshin plotėsisht. Zakoni i hakmarrjes ose i marrjes sė gjakut, ishte njė detyrim qė gjaksi mund t’i nėnshtrohej me pėrulėsi. Nė Ēamėri shpesh plasnin grindje midis dy familjeve tė sė njėjtės farė, njė lagje me njė lagje tjetėr, njė fshat me njė tjetėr. Kėto grindje shpesh ndizeshin pėr shkak tė shkeljes sė besės, mos mbajtjes sė fjalės sė dhėnė, tė prekjes sė kullotės, tė vrasjes sė njė qeni, tė goditjes sė njė personi pėr ēėshtje nderi ose prekjen brenda territorit tė juridiksionit tė personit ku kishte bujtur. Individi a fisi qė prekej, mbrojtjen e tij nuk mund ta gjente me anėn e organeve tė ligjit, sepse mungonte shteti i sė drejtės, kėshtu problemi merrte rrugėn e zgjidhjes me anėn e vetėgjyqėsisė me armė.(Burimi:Pouqueville, Voyage dans…, Vėll.Il, kap.29, f.562). Gjakmarrja nė pabesi nė Ēamėri, si nė tė gjitha viset shqiptare, dėnohej ashpėr. Bartholdy ve nė dukje se pėr atė qė vret nė pabesi, ēamėt kanė ligje tė ashpra. Atė e dėnojnė me gjobė tė rėndė, shkatėrrojnė madje edhe shtėpinė dhe e ndalojnė pėr ta rindėrtuar atė”. Ky zakon ndaj vrasėsit nė pabesi, shkruan Pukėvili, tek ēamėt vazhdoi derisa Ēamėria u vu nėn sundimin e Ali Pashės nė vitin 1813.(Burimi: Cituar mė lart).
Studiuesit e huaj zakonin e egėr tė hakmarrjes nė Ēamėri, “rebelimet e tyre tė shpeshta, pėrgjithėsisht ia atribuonin shpėrdorimit tė besės”.
(Burimi: Hobbouse, vep. E pėrm., f.144). Hobhaus, qė ėshtė njė tjetėr anglez, ndan tė njejtin mendim me bashkė kombasin e tij Martin Leake, duke shtuar se “tradhtia ėshtė njė ves qė zor e gjen mes tyre.(Burimi: Pouqueville, Voyage…, vep. E pėrm., Vėll. I,f. 566-567).
PAJTIMI
Ndėrmjetės pėr t’u dhėnė fund konflikteve tė tilla nė Ēamėri bėheshin edhe gratė. Shqiptaret ēame, ambasadoret e paqes, tė veshura me respektin publik, thotė Pukėvili, kalonin pa rrezik dhe pa frikė nė frontet e luftės, vijat e zjarrit dhe nuk njihej ndonjė rast qė tė ishte prekur ky seks. (Burimi: Pouqueville, Voyage…, cituar mė lart). Bisedimet zhvilloheshin nė odat e krerėve tė fiseve gra me gra dhe me lotėt qė rridhnin pa rreshtur nga sytė e tyre. Nė vend qė tė bėnin diskutime, ato qanin, nxirrnin nė shesh mjerimin e pėrbashkėt tė familjeve tė tyre, psherėtisnin pėr fatin e burrave tė humbur qė ishin pothuaj vėllezėr ose tė tė afėrmve tė tyre, mbasi lidhjet e tė njetit gjak ishin mjaft tė pėrhapura mes shqiptarėve.(Burimi, ai i mė  sipėrmi). Duke patur tė njėjtin interes, thotė mė tej Pukėvili, ato dėshironin pajtimin, qė do t’u mbronte atyre burrat, djemtė, vėllezėrit dhe tė mirat. Ato venė e nxisin pėr tė shkuar pranė burrave tė zemėruar djemtė dhe vajzat, qė u drejtojnė atyre lutje tė prekshme. Dhe bisedimet e tyre, tė denja pėr qytetėrim mė tė lartė, rrallė mbaronin pa sukses. Inatet dhe zemėrimet sado tė mėdha, binin ndaj zėrit pėrulės tė fėmijėve dhe palėt shpėrndaheshin. Vendosej paqja. Mendimi i ēamėve ishte se lufta dhe paqja ishin tė mira ose tė kėqija tė pėrkohshme. Ky ishte njė zakon ēam. Pajtimi mes fiseve dhe individėve nė Ēamėri, bėhej shpesh atėherė kur shtrohej nevoja e kompaktėsisė sė fiseve pėr tė pėrballuar armikun qė rrezikonte vendin, nderin dhe lirinė. Nė kėto raste ndėrhynin krerėt e fiseve dhe njerėzit mė me influencė pėr pajtim. Falja bėhej nė prani tė kryepleqve me emėr tė dy fiseve ose tė dy fshatrave. Nė Ēamėri ndodhte shpesh qė edhe vetė marrėsi i gjakut ta falte gjakėsorin, kur shihte se armiqėsia mes tyre dėmtonte interesat e vendit, ose bėhej shkak pėr shuarje familjesh e fisesh tė tėra. Fisi i madh i Boēarenjve nė Sul, ishin nė armiqėsi e gjakmarrje tė vjetėr me fisin e Bakallenjve, sepse Gogo Bakalli i kishte vrarė tė atin Marko Boēarit. Armiqėsia mes dy fiseve tė mėdha suljote kishte vazhduar pėr vite me radhė nė tė gjitha veēoritė e hakmarrjes tė zakoneve ēame. Kėta dy fise ishin nė armiqėsi mes tyre, por secili prej tyre nuk kursente asgjė pėr tė mbrojtur Sulin nga rreziku, madje edhe duke u flijuar pėr tė. Nė njė rast, kur komanda turke nė Janinė pėrgatitej tė sulmonte Sulin me forca tė shumta e ta pushtonte atė, Marko Boēari, njeri nga kapedanėt kryesorė suliot, kur pa se Suli dhe jeta e nderi i suljotėve ishte nė rrezik, hasmėritė e vjetra duhej t’ia linin vendin bashkimit dhe tė harroheshin tė shkuarat. Nė kėto rrethana Marko Boēari, pėrballė interesave tė bashkėsisė suliote, ndėrmori njė vendim sa tė menēur, aq edhe burrėror: vendosi t’ia falte gjakun e babait tė tij, vrasėsit Gogo Bakallit. Boēari, ndėrkohė me anėn e dy kapedanėve suliotė, Kutuli dhe Janaq Rangon, e ftoi nė njė takim Gogo Bakallin, armikun e tij, dhe nė prani tė dy kapedanėve tė tjerė, shtriu dorėn pėr tu pajtuar. Dhe ashtu tė katėr, siē ishin nė atė ēast solemn tė pajtimit, hartuan planet pėr tė sulmuar taborret turke nė kampet e Janinės. (Burimi: S. Mela, To lintari… vep. e pėrm.,f. 390).
DĖSHMI ANGLEZE PĖR TRIMĖRINĖ ĒAME
Udhėtari anglez, Valentino Chirol (Ēajrėll), bėri njė shėtitje nė vitin 1880 nėpėr tė gjithė krahinėn e Ēamėrisė. Ai u gjend mes ēamėve nė kohėn e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Udhėtimi i tij i fundit nė kėtė kohė ishte zona e Margėlliēit. Ai nga paria shqiptare e vendit dhe nė mėnyrė tė veēantė nga Vesel Pashė Dino, njeri nga drejtuesit kryesorė tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, mėsoi se nė fshatin Mazrrek do tė bėhej njė manifestim i madh, ku do tė shprehej qėndresa e vendosur e shqiptarėve pėr tė mos lėshuar asnjė pėllėmbė nga trualli shqiptar nė Shqipėrinė e Poshtme. Anglezi, nga kontaktet e para qė pati me ēamėt nė kazanė e Margėlliēit, krijoi bindjen e plotė se ata qėndronin si roje tė vendosura nė jug tė Shqipėrisė dhe kishin pėr detyrė tė mbronin deri nė pikėn e fundit tė gjakut tė tyre vendin e nderit e tė rrezikut, qė u ishte besuar. Anglezi konstatoi se qėndresa ēame, qė rritej dita-ditės para syve tė tij “nuk shprehte urrejtje pėr helenizmin, pėrkundrazi, shkruan ai, ata nė shumė mėnyra kishin ndjerė influencėn e kulturės helene pėr tė mirė. Ata ia detyrojnė asaj shumė nga edukimi i tyre qė zotėronin”. Dhe mė tej vazhdon: “Por nuk kanė qenė tė prirė tė sakrifikonin tė drejtat e tyre pėr qėllimet e politikės sė Athinės. Po t’i trajtonte Greqia ato mbi baza barazie, nuk do tė kishte asgjė qė t’i ndalonte nga njė lidhje e ngushtė midis kombeve..(Burimi: V. Chirol, po aty). Konkluzioni qė kishte arritur anglezi ishte mė se i vėrtetė. Ēamėve nuk u interesonte tė shkėmbenin sundimin e Stambollit me atė tė Athinės. Dhe pėr tė parandaluar njė pėrfundim tė tillė, ēamėt u mbėshtetėn jo vetėm nė armėt e tyre, por edhe nė ato tė shqiptarėve nė veri tė lumit Kalama, interesat themelore tė tė cilėve ishin njėlloj nė rrezik me tė tjerėt, por nė drejtėsi tė Evropės.(Burim i mėsipėrm). Ėshtė e qartė se ajo qė e frymėzonte kėtė lėvizje tė fuqishme nuk ishte fanatizmi fetar kundėr fqinjėve tė tyre helenė, por zgjedhja e tyre kombėtare, e cila tek shqiptarėt ishte mė e fuqishme sesa nė tė gjithė vendet e lindjes.
KUVENDI IU PAJTIMIT NĖ MAZRREK
Dhe tani le tė kthehemi tek mbledhja e madhe e Mazrrekut dhe nė njė dukuri interesante tė pajtimit tė gjaqeve, qė manifestuan personat qė ishin nė hasmėri mes tyre. Disa qindra malėsorė ēamė, mes tyre edhe figura tė shquara tė Margėlliēit, Mazrrekut, Karbunarit, Luaratit, Pargės dhe Prevezės, ecnin drejt vendit ku ishte caktuar mbajtja e kuvendit tė madh popullor. Ata i printe Vejsel Pashė Dino, hipur nė njė kalė tė bardhė dhe rrethuar nga paria e vendit, tė cilėt pėr nga veshja e stolitė qė mbanin, dalloheshin nga tė tjerėt. Ndėrkohė, shkruan Ēajrėll, turma ecte duke lėshuar thirrje mbrojtje me luftė tė territoreve shqiptare, duke shkrehur nė ajėr pisqollat e tyre me tytat e gjata qė i ndiznin me fitil. (Burimi: V. Chirol…). Ēamėt manifestues, qė ishin rreth dymijė vetė, shkruan anglezi, zunė vend nėn hijet e ullinjve, tė cilėt stolisnin rreth e rrotull njė lėndinė. Pėr anglezin ishte befasuese pamja e atyre malėsoreve “tė gjatė e tė pashėm, tė zbukuruara me fustanellat e pastra e me xhaketat e qėndisura. Qėndrimi i tyre krenar, bile mė shumė se armėt e tyre tė ngjeshura nė brez, tregonte qartė se ishin tė njė race tė shquar luftėtarėsh, tė cilėt as Ali Pasha nuk kishte arritur f i nėnshtronte plotėsisht.(Burimi: Cituar mė lart).Anglezi, nė veprėn e tij, njė vend tė rėndėsishėm i kushton fjalės sė Vejsel Dinos para tė pranishmėve, “Fjalėt e tij, shkruan autori, merrnin krahė e fluturonin. Ai dukej sikur aspironte nė shpirtrat e ēdo njeriu qė ndodhej aty, derisa erdhi fjala e fundit, kur ēdo njeri prej tyre vazhdonte tė pėrsėriste atė me gjithė shpirt: Rroftė autonomia e Shqipėrisė!” Ndėr skenat mė befasuese pėr tė huajt ishte pajtimi : “…ndėrmjet malėsorėve tė mbledhur nė livadh ishin edhe shumė nga ata, qė u pėrkisnin fshatarėve e familjeve qė ishin nė gjakėsi tė vjetėr. Solemnisht kėta qė kishin qenė aimiq tė egėr deri dje, iu afruan Pashait dhe e detyruan veten, qė me puthjen e faqes tė hiqnin dorė botėrisht nga hasmėria e tyre pėrballė rrezikut kombėtar. Njė gjė e tillė nuk ishte parė ndonjėherė, mė tha Pashai. Dhe dėgjo kėtu, shtoi ai, duke mė treguar njė malėsor tė shkurtėr. Kėta janė ortodoksė… sot ata kanė ardhur pa u thirrur nė kėtė festė. Por kur tė shpėrndaj armėt, unė do t’u jap me tė njėjtin besim si Pjetrit, ashtu edhe Ahmetit”. Nga pasazhet qė pėrshkruam dy janė konkluzionet kryesore: Sė pari, ēamėt nuk prireshin nga fanatizmi fetar dhe urrejtja kundėr helenėve, fqinjėve tė tyre. Ēamėt nuk i lejonin vetes tė bėheshin as skllevėr tė Perandorisė Osmane, as grekė dhe as turq. Ata nė radhė tė parė, siē thotė Ēajrėll, ishin shqiptarė e pastaj pasues tė profetit”. Sė dyti, edhe ēamėt myslimanė, ashtu si edhe bashkėkombasit e vet tė krishterė, kur ishte nė rrezik vendi, e fshinin hasmėrinė me puthjen e paqes.
ORGANIZIMI FISNOR
Organizimi fisnor tek shqiptarėt e Shqipėrisė sė Poshtme, ishte i njėjtė me atė tė viseve tė tjera shqiptare. Pukvili ndarjen e
shqiptarėve tė Sulit nė fise e merrte si njė zakon mbarėshqiptar me origjinė tė vjetėR. (Burimi:Pouqueville, vep e pėrm, vėll. lI,f.211).
Mendim tė njėjte me historianin francez ndanė edhe studiuesi i njohur Milto Kurtinianni nė veprėn e tij. (Burimi:Milto Kurtinianni, Topasaliki tou Joaninou stin epohi tou Ali Tepelena, (1788-1822), f 112). Remerand thotė se Ēamėria, megjithėse ra nėn sundimin osman, ajo nuk ndryshoi asgjė nga organizimi fisnor i saj i mėparshėm. Feudalėt e rinj tė islamizuar, ecėn nė traditėn e paraardhėsve tė tyre tė krishterė, tė cilėt jetonin si sovran tė vegjėl e tė pavarur. Ata nuk njihnin autoritetin e pashallarėve tė emėruar prej Portės sė Lartė, por nga ana tjetėr, pėr sa kohė qė nuk kishin prej tyre ngacmime, nuk shfaqnin ndonjė qėndresė armiqėsie. Por kur pashai ngatėrrohej nė punėt e tyre, tė gjithė kėta tė fundit formonin njė front tė pėrbashkėt kundėr tė njėjtit armik.
‘LIDHJA ĒAME’
Duke krijuar frontin e pėrbashkėt kundėr tė njėjtit armik, nė Ēamėri formohej ajo qė quhej ‘Lidhja Ēame”. Burimi: G. Remerand, “Les grandes figuresdelorient”, Tom II, Paris). Milto Kurtinianni kur ndalet tek organizimi fisnor nė Ēamėri, thekson se komuniteti ishte i ndarė nė fise, por udhėheqėsit e tyre nuk mungonin tė bashkoheshin me tė tjerė tė jashtėm pėr fuqizimin e pozitės sė tyre dhe pėr tė rritur influencėn nė zonėn e tyrE. (Burimi:M. Kurtinianni, Topasaliki…. vep e pėrm.f.122). Fiset nė Ēamėri, si nė mbarė viset shqiptare, ishin tė lidhur me njėri-tjetrin. Ēdo familje mbronte shtėpinė dhe pronėn e tij. “Nė Paramithi, shkruan Bartholdy, ēdo fis ka juridiksionin e tij. Fiset e mėdha kanė dhe influencė mė tė madhe nė ēėshtjet publike”. (Burimi:Bartholdy, Voyage… vep e pėrm, f.245). Familja ishte baza e shoqėrisė. Kryetari i familjes ishte burri. Ai drejtonte familjen e vendoste pėr ēdo gjė. Ai mbronte jetėn, nderin dhe pasurinė e familjes. Gruaja kishte pozitė inferiore. Ajo lindte fėmijė, merrej me rritjen dhe edukimin e tyre e me punėt e shtėpisė. Gruaja ishte nėn urdhrat e dyfishtė tė burrit dhe tė vjehrrės. Kjo dukuri transmetohej nga brezi nė brez.
Albanian_Girl
Albanian_Girl
Moderator

Shteti : Parajse
Postime : 237
Kyējet nė forum : 18242
Regjistruar mė : 2007-12-23

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum