Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Mbreti Pispilluq"

Go down

"Mbreti Pispilluq" Empty "Mbreti Pispilluq"

Post by Dardania Sat 28 Mar 2015, 18:39

Pertej shtate deteve,na ishte nje here nje njeri i varfer qe na kishte tre femije. Nje dite,mbreti nxorri lajmetarin e tij dhe dha nje urdher qe thoshte: “Madheria e tij do t’ia jape te bijen atij djaloshi qe do t’i tregoje dicka qe s’mund ta besoje.”
Djali i madh i fshatarit te varfer,qe e quanin Piter,degjoi lajmerimin qe kishte nxjerre mbreti dhe vendosi qe te provonte nje here fatin e tij.
Sapo arriti para pallatit i tha sherbetorit se donte te fliste pak me mbretin. Mbreti e kuptoi se per cfare kishte ardhur djali por nuk i tha asnje fjale. Vetem dha urdher qe ta fusnin brenda. Para tij kishin dale aq shume princer sa vetem Zoti e dinte. Kishin shkuar aq shume sa yje ka qielli dhe sa fije bari ka ne lendine,dhe secili prej tyre donte te martohej me te bijen e mbretit! Por asnjeri prej tyre nuk kishte qene i zoti t’i tregonte,te cilen mbreti mos ta besonte.
Piteri arriti te mbreti dhe e pershendeti duke i thene:
Zoti iu dhente jete te gjate,Madheri!
Edhe ty bir, - ia kthen mbreti. – Cfare te shtyu qe erdhe deri ketu?
Dua te martohem,Madheri! – pergjigjet Piteri.
Mire bir. Dhe cfare do besh per gruan tende? – e pyet mbreti.
Do ta coj ne ndonje vend. Im ate ka nje shtepi dhe nje livadh te vogel,edhe tre qe.
Te besoj,djalosh, - i tha mbreti.
Pasi Piteri beri pak muhabet me mbretin,gjeti castin dhe filloi historine e tij.
Jo shume kohe me pare,plehu ishte shume i mire dhe bari u rrit sa s’mund te futeshim dot ne kopeshtin e mbjelle me perime. Nje dite,im ate na tha: “Bijte e mi,nxirreni plehun jashte te livadhi.”
Te besoj, - i tha mbreti duke degjuar historine.
Keshtu,per dy jave me radhe ne e nxorem plehun jashte me dy karroca. Por kur kishim mbaruar,vume re se gabimisht e kishim cuar ne livadhin e komshiut.
Te besoj, - i tha mbreti.
Kur ndodhi kjo, - vazhdoi Piteri, - u ktheva ne shtepi dhe ia tregova babait cfare gabimi kishim bere. Keshtu qe ne te katert,une me babain dhe me dy vellezerit e mi,shkuam te gjithe te livadhi.
Te besoj, - vazhdonte mbreti.
Dhe e morem livadhin e komshiut sikur te ishte nje mbulese tavoline dhe e hodhem plehun ne livadhin tone.
Te besoj, - thoshte mbreti.
Piteri vazhdoi perseri historine qe behej gjithmone e me e bukur.
Pastaj hodhem faren ne livadhin tone. Dhe ne livadh mbiu nje pyll shume i dendur,askush nuk kishte pare nje pyll te tille.
Te besoj, - i tha mbreti duke e ndjekur me vemendje.
Babait tim i erdhi keq t’i priste te gjitha ato pemet aq te bukura,prandaj bleu nje tufe me derra dhe pastaj punesoi gjyshin tuaj si roje te derrave.
Nuk te besoj, - thirri mbreti. – Ti genjen! Do te te denoj me varje...!
Pastaj menjehere u kujtua premtimi qe kishte bere por tashme ishte teper vone. Piteri i kishte thene dicka qe ai nuk e besonte dhe keshtu kishte fituar bastin. Mbreti ishte nje burre qe e mbante fjalen dhe thirri priftin bashke me noterin per te martuar djaloshin me princeshen.
Martesa u be aq e madhe dhe e bukur,sa lajmi pershkoi te shtate detet dhe arriti deri ne vendin ku kishte shtepine djali.
Babai dhe vellezerit e tij i dhane te gjithe jetimeve per te ngrene e per te pire sepse u lumturuan shume qe vellai i tyre u be i pasur.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17731
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum