Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbreti,Princi dhe Bretkosa....

Go down

 Mbreti,Princi dhe Bretkosa.... Empty Mbreti,Princi dhe Bretkosa....

Post by Dardania Wed 08 Apr 2015, 23:44

Na ishte nje here nje mbret i cili kishte tre djem. Ata ishin aq trima sa nuk tregohet dot me fjale. Nje dite mbreti i mblodhi djemte e tij dhe i tha:
- Degjoni ketu,bijte e mi! Ka ardhur koha qe te martoheni. Secili te marre harkun dhe te gjuaje nje shigjete,atje ku te bjere shigjeta,atje eshte dhe fati juaj.
Shigjeta e vellait te madh ra ne oborrin e nje gjenerali,e mori e bija e gjeneralit dhe ia dha djalit te mbretit. Shigjeta e vellait te mesem ra ne oborrin e nje tregtari,e mori vajza e tregtarit dhe ia dha djalit te mbretit. E leshoi shigjeten e tij edhe i vogli,por ajo fluturoi shume larte dhe nuk i dihet ku perfundoi.
Shkoi djali pas saj,ec e ec,arriti me ne fund ne nje mocal plote me balte dhe c’te shihte: mbi nje peme te shkulur qendronte nje bretkose qe mbante shigjeten e tij.
Djali i vogel shkoi dhe i tha te atit se s’mund te merrte nje bretkose per grua,por mbreti i tha qe do e merrte sepse ajo ishte fati i tij.
Dhe keshtu vellai i madh u martua me vajzen e gjeneralit,i mesmi me vajzen e tregtarit,kurse i vogli me bretkosen.
Kaloi disa kohe dhe mbreti i therret te tre djemte e tij e i thote:
- Si thoni sikur te shikojme kush nga nuset di te gatuaje me mire? Neser dua qe te treja te me pjekin nga nje kulac te bardhe dhe te bute.
Djali i vogel shkon ne dhome kokeulur,dhe kur bretkosa e pyet se cfare ka ndodhur ai i tregon. Bretkosa i thote te mos merzitet se neser ne mengjes do ishte cdo gje gati. Ai shkoi per te fjetur dhe bretkosa hoqi lekuren e saj,dhe u be nje vajze shume e bukur. Ajo ishte e Bukura e Dheut,e cila dinte edhe te gatuante shume mire. Kur mbaroi,ajo veshi perseri lekuren prej bretkose. Dhe kur u ngrit i shoqi ne mengjes,ngeli me goje hapur.
Kur te tre djemte dolen para mbretit,ai i provoi nje nga nje dhe pelqeu ate te bretkoses. Pasi u kenaq duke ngrene kulacin,i tha djemve:
- Dua qe te treja nuset te qendisin nga nje qilim te bukur.
Perseri djali i vogel shkoi kokeulur ne dhome,por e Bukura e Dheut e hoqi perseri lekuren e saj 
prej bretkose dhe filloi punen. Deri ne mengjes qilimi ishte gati.
Dhe kur mbreti i pa te tre qilimat,dy te paret i vendosi tek dera per te fshire kembet,ndersa ate te bretkoses e mbajti ne fronin e tij per t’u ulur. Pasi u kenaq,i tha djemve perseri:
- Neser do organizoj nje feste te madhe vetem per ju. Merrni nuset edhe ejani te tre.
Kete here,princi i vogel shkoi duke qare ne dhome dhe kur i tregoi bretkoses cfare kishte kerkuar i ati kete here,edhe bretkosa u merzit sepse nuk mund te dilte dot si njeri. Por tha:
- Mos u merzit i dashur,do mundohem ta gjej nje zgjidhje edhe per kete! Ti shko vetem se une do te vij pak me vone. Nese degjon nje zhurme te madhe,thuaji njerezve te mos tremben sepse po vjen bretkosa ne nje kuti.
Princi nuk kishte c’te bente tjeter vec te ndiqte udhezimet e saj,dhe keshtu shkoi te flinte.
Vajza gjate nates u largua nga pallati dhe shkoi ne mocalin me balte. Atje takoi dadon e saj qe e kishte rritur dhe i tha se cfare i kishte ndodhur. Dhe plaka i tha:
- Po te mos kishe dale kunder babait tend tani nuk do e kishe kete mallkim. Mbreti i deteve u merzit shume me ty prandaj te ktheu ne nje bretkose,dhe tani duhet te vuash denimin edhe per dy vite te tjera. Une nuk te ndihmoj dot.
Vajza filloi me te qare me te madhe per fatin e keq qe e kishte ndjekur,dhe para syve te saj del mbreti i detit,i cili i thote:
- Po me vjen me te vertete keq per ty,bija ime. Por nese do qe lekura e bretkoses te zhduket,burri yt duhet te tregoje se me te vertete te do.
Dhe princi qe e kishte ndjekur vajzen,doli menjehere dhe tha:
- Une jam i gatshem te bej cdo gje!
Mbreti i detit kishte nje kundershtar te forte,qe ishte Kasheji i Pavdekshem. Mbreti i detit dhe ai kishin mbi peseqind vjet qe luftonin kunder njeri-tjetrit por asnje nuk e kishte fituar luften sepse nuk ia dinin piken e dobet njeri-tjetrit. Dhe keshtu i tha princit qe te shkonte dhe te vriste Kashejin e Pavdekshem. Princi u frikesua por pastaj mendoi se nese ishte ky fati i tij,atehere ai do i shkonte dei ne fund.
Dhe keshtu princi u nis per te luftuar me dike qe as nuk e dinte si ishte dhe nuk e dinte as si do e vriste. Por pa u nisur mire,e Bukura e Dheut i doli para dhe i tha:
- Une e di si mund ta vrasesh Kashejin e Pavdekshem. Doja t’ia thoja e babait tim por ai me ktheu ne bretkose sepse une i dola kunder dhe nga inati nuk ia tregova piken e tij te dobet. Por tani do ta them ty sepse nuk dua qe te vdesesh per fajin tim.
Keshtu princi e mesoi te fshehten e Kashejit te Pavdekshem dhe shkoi u perball me te,dhe nuk e kishte te veshtire te fitonte sepse e dinte piken e tij te dobet.
Dhe keshtu princi u kthye fitimtar nga ajo beteje.
Mbreti i deteve ia hoqi mallkimin vajzes se tij dhe te dy shkuan ne festen e oraganizuar per ate dhe dy vellezerit e tij. 
Ata shkuan ne pallat me nje karroce qe ia kishte bere dhurate mbreti i deteve,ajo ishte e mbuluar ne ar dhe e terhiqnin gjashte kuaj njeri pas tjetrit.
Sigurisht qe te gjithe u habiten nga kjo sepse nuk kishin pare kurre nje gje te tille. Pastaj filloi festa dhe te gjithe sebashku ia kaluan shume mire.
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17731
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum