Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bretkosa e Shurdhėr!

Go down

Bretkosa e Shurdhėr! Empty Bretkosa e Shurdhėr!

Post by Dardania Mon 18 May 2015, 15:37

Kjo histori nė dukje e thjeshtė, pėrmban njė mėsim shumė tė madh dhe tė rėndėsishėm.

Njė tufė bretkosash po kėrcenin gjithė gėzim dhe hare nėpėr pyll, me atė kėrcimin prej bretkose… Kur papritur dy prej tyre ranė nė njė gropė tė thellė. Tė gjitha bretkosat e tjera u grumbulluan rreth gropės pėr tė parė nėse mund t’i ndihmonin shoqet e tyre. Por kur panė se gropa ishte shumė e thellė, me drojtje dhe frikė fIlluan t’u thonin shoqeve tė tyre se nuk mund tė bėnin asgjė pėr t’i shpėtuar dhe se tė dilje qė aty, ishte thuajse e pamundur. Kėshtu qė bretkosat duhej tė pėrgatiteshin pėr tė pranuar fatin e tyre; vdekjen qė e kishin kaq afėr. Jo tė gatshme pėr ta pranuar kėtė fat tė tmerrshėm, bretkosat filluan tė hidheshin me sa kishin fuqi per te dal. Bretkosat prej lart bėrtisnin nga larg se nuk kishte asnjė shpresė pėr tė dalė qė ande dhe t’u jepnin fund pėrpjekjeve tė kota. Por bretkosat filluan tė hidheshin edhe mė fort dhe pas disa orė pėrpjekjesh tė dėshtuara u kėputėn fare. Mė nė fund njėra nga bretkosat duke u shkuar pas thirrjeve tė shoqeve tė saj u dorėzua. E dėrmuar dhe e dėshpėruar, ajo e pranoi fatin dhe ngordhi. Bretkosa tjetėr filloi tė hidhej edhe mė fuqishėm, megjithėse ishte tej mase e lodhur. Bretkosat nga lart filluan sėrish tė bėrtisnin duke i thėnė qė ajo t’u jepte fund mundimeve e dhimjeve dhe tė ngordhte e qetė ashtu si ngordhi shoqja pranė. Por bretkosa e rraskapitur, vazhdonte tė hidhej akoma, dhe ja – ndodhi mrekullia e mrekullive. Sė fundi ajo bėri njė kėrcim aq tė lartė sa doli nga gropa. Tė mahnitura, bretkosat e tjera filluan tė festonin dhe tė gėzoheshin pėr kėtė mrekulli dhe e rrethuan tė gjitha duke e pyetur se si e arriti njė gjė tė tillė.
“Po pėrse hidheshe aq fort kur ti e shihje se tė dilje nga gropa, ishte thuajse e pamundur?” Duke e lexuar nė buzėt e tyre atė qė po thonin shoqet e saj, bretkosa tashmė e lodhur, e gėzuar dhe krenare nė tė njėjtėn kohė, u sqaroi se ishte e shurdhėr dhe se kur shikonte shenjat dhe tė bėrtiturat e tyre, mendonte se ishin tė gjitha fjalė inkurajuese: “Jepi, forca, edhe pak, ti do t’ia dalėsh mbanė!” Tė gjitha kėto fjalė qė ajo i kishte marrė si fjalė inkurajuese, e ndihmuan qė tė hidhej gjithmonė e mė fort, pėr tė dalė qė andej.
Kjo histori nė dukje e thjeshtė, pėrmban njė mėsim shumė tė madh dhe tė rėndėsishėm. Fjalėt e mira, tė buta e inkurajuese mund ta ndihmojnė dikė gjatė gjithė ditės. Mund ta nxjerrin nga gropa! Ndėrsa fjalėt e ashpra, lėnduese e plangprishėse mund tė jenė si njė armė qė shkatėrron dėshirėn dhe vullnetin pėr tė vazhduar mė tej – madje dhe jetėn e tyre. Kėto fjalė, fjalė tė thėna pa kujdes mund ta dobėsojnė dhe zbehin largpamėsinė e tjetrit dhe mund tė kenė njė ndikim tė vazhdueshėm nė mėnyrėn se si reagojnė njerėzit !....
Dardania
Dardania
Admin

Shteti : Gjermani
Postime : 2132
Kyējet nė forum : 17728
Regjistruar mė : 2010-11-08
Profesioni : Cia.... :)

http://www.dardania.msnboard.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum