Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tre Budallenjtė

Go down

Tre Budallenjtė Empty Tre Budallenjtė

Post by Ali Sun 25 Oct 2015, 01:32

Njė herė lepuri, dhe ju e dini se, midis bishave, ai shquhet pėr menēuri, qėndronte nėn pemė, duke menduar pėr jetėn.
-Bota ėshtė plot rreziqe. Rreziku tė ndjek nė ēdo hap, -fliste me vete. Sė pari, mund tė ndodhė ndonjė fatkeqėsi e madhe, pėr shembull, njė tėrmet ose tufan dhe tė shembet ēdo gjė. Sė dyti, gjithė kohėn tė frikėson uria, se ushqimet e mbledhura dhe uji mund tė mbarohen. Dhe, sė fundi, nė ēdo ēast mund tė tė sulmojnė hajdutėt…
Lepuri u kujtua pėr njė farė takimi tė rėndėsishėm dhe ua mbathi kėmbėve.
Lepuri as nuk dyshoi se tre banorė tė xhunglės e dėgjuan dhe u trėmbėn pėr vdekje. Kėta ishin ēibisi*, krimbi i tokės, dhe majmuni.
Ēibisi mendoi pėr fatkeqėsinė e madhe dhe, i pėrlotur foli:
-Po nė qoftė se qielli bie papritur mbi mua kur jam duke fjetur:! Nėse bie ditėn, ėshtė mė mirė, unė mund tė fluturoj mė tej. Nėse bie natėn, kur jam nė gjumė, ka pėr tė mė bėrė petė.
Krimbi i tokės, i trembur se mos ngordhte urie tha:
-O, nėse ushqimet e tokės do tė shkatėrrohen, ēfarė do tė ha unė? Atėherė do tė ngordh, do tė ngordh!…
Kurse majmunit i vajti mendja menjėherė te hajdutėt dhe me lotė nė sy tha:
-Mė shumė se ēdo gjė nė botė unė ēmoj tokėn. Po natėn mua mė duhet ta lė atė, ngaqė jam mėsuar tė fle nė pemė. Po tė vijnė hajdutėt dhe tė vjedhin tokėn, kur tė jem nė gjumė?
Nga ajo kohė ēibisi fle gjithmonė nė shpinė, me putėrzat e tij tė ngritura pėrpjetė, nė mėnyrė qė tė mbajė qiellin, po tė bjerė. Krimbi i tokės nxjerr ēdo gjė qė ha, pėr tė mos u paksuar ushqimi i tokės. Kurse majmuni zbet ēdo natė tri herė nga pema pėr tė parė tokėn dhe pėr t’u bindur se hajdutėt nuk e kanė vjedhur.
Ali
Ali

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 29
Kyējet nė forum : 18063
Regjistruar mė : 2007-11-17

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum