Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iliret dhe qyteterimeve te lashta !

Go down

 Iliret dhe qyteterimeve te lashta ! Empty Iliret dhe qyteterimeve te lashta !

Post by Kle@Love Sat 08 Jan 2011, 15:29

Menduam qe Kapitulli i Historise te mos ishte dicka e pjesshme prandaj morem inisiativen te pasqyrojme te plote ashtu sic eshte e shkruar ne librat metodike te shkolles se Mesme, botim i Akademise Historike te Tiranes.



Me poshte kemi pasqyruar kapitullin e pare te saj. *Lindja dhe zhvillimi i qyteteve ilire.
*Arti dhe Besimet
*Gjuha Ilire
*Dyndjet dhe invazionet barbare
*Provincat Ilire
*Kultura ne kohen Antike.
*Lindja dhe zhvillimi i shtetit Ilir.
*Mbreteria Ilire (shek V-III para eres se re)
*Shteti i Epirit
*Mbreteris Dardane
*Vendbanimet dhe varrezat ne kohen e bronzit dhe te hekurit.
*Origjina Ilire
*Trualli historik i Ilireve
*Themeilimi i kolonive helene ne bregdetin ilir.
HISTORIA E LASHTE
*Fillimet e shoqerise njerezore
*Lulezimi i bashkesise matriarkale ne naolit
*Banoret e lashte te vendit tone ne eneolit


Lindja dhe zhvillimi i qyteteve ilire.
Njoftimet me te hershme te shkruara per ekzistencen e qyteteve ne Iliri i takojne misit te shek IV para eres se re, por sic deshmojne dhe te dhenat arkeologjike, zanafillen e tyre duhet ta kerkojme me heret, aty nga mesi i shek V para eres se re.
Gjate shek IV-II para eres se re qyteti dhe jeta ne Iliri moren nje zhvillim te vrullshem. Ato u zhvilluan vecanerisht ne krahinat e ultesires bregdetare, nga Dyrrahu deri ne Apoloni. Qytetet ishin te ngritura mbi kodra te mbrojtura nga pikepamja natyrore e te fortifikuara me mure rrethuese te ndertuara me blloqe guresh te punuar. Ne arkitekturen e tyre te brendshme qytetet ilire u ndertuan sipas shembullit te qyteteve bashkohese te Greqise, Maqedonise dhe Epirit. Ne vendet me te mira ndertoheshin ngrehinat e rendesishme shoqerore si tempujt, portiket, teatrot, stadiumet etj. Ne Bylis e Klos u ndertuan teatro, ne Amantie e Bylis, stadiume.

Qyteti ilir isht para se gjithash qender ekonomike, ku krahas skllavopronareve jetonin dhe vepronin dhe zejtaret dhe tregtaret. Qyteti kishte edhe funksion uhstarak, shoqeror e kulturor. Periudha e zhvillimit dhe e lulezimit te qytetit e te Kultures qytetare perkonte me kohen e fuqizimit me te madh te shtetit Ilir.

Arti dhe Besimet
Ne epoken prehistorike iliret kishin te zhvilluar artin dekorativ, i cili gjeti zbatim te gjere ne prodhimet e artizanatit, si ne enet prej balte ashtu dhe ne objektet e zbukurimit prej bronzi. Motivet qe perdoreshin me shpesh per zbukurim si trekendesha rombe, vija zigzage, rrathe etj kishin qellim estetik, por dhe botekuptimor. Ne Lepenice te Vlores dhe ne Tren te Korces jane gjetur piktura shkembore te bera me boje.

Gjate periudhes qytetare ilire, arti u zhvillua ne perputhje me artin bashkekohor. U shfaq skulptura prej guri qe paraqiste shtatore me veshje ilire. Perhapje te gjere mori punimi i terrakotave prej balte te cilat paraqitnin kryesisht forma qe adhuronte popullsia ilire. Kulti me i perhapur ishte kulti i Diellit i cili simbolizohej ne forme rrethi, ne forme spiralee dhe kryqi te thyer. Shume i perhapur ka qene dhe kulti i gjarpreit.

Gjuha Ilire
Iliret flisnin nje gjuhe indoevropiane qe dallohej nga gjuhet e tjera te kohes se lashte te ballkanit. Deri me sot nuk eshte zbuluar asnje mbishkrim i plote i shkruar ne ilirisht. Me themelimin e kolonive greke dhe zhvillimin e qyteteve ilire, perhapje te gjere mori gjuha e shkruar greke e me pas ajo latine. Ne mbishkrimet e zbuluiara ka shume emra njerezish qe shpjegohen me Ilirishten



Dyndjet dhe invazionet barbare
Ne shek III Gadishulli Ballkanik filloi te invadohej nga masa te medha "barbaresh", qe vinin nga veriu dhe nga lindja. Me vone dyndjet e fiseve gjermanike, te huneve, avareve e sllaveve u bene te dendura dhe periudha prej kater shekusj (mesi i shek III deri ne mesin e shek VII) eshte quajtur periudha e "dyndjes se popujve".
Provincat Ilire
Ne vitin 395 Perandoria Romake u nda ne Perandorine e Lindjes me kryeqender Bizantin (Kostandinopojen), ku perfshihej dhe territori i Italise se Jugut dhe ne Perandorine e Perendimit me kyreqender Romen, ku u perfshine dhe territoret e Italise se Veriut.

Provincat Ilirese se Jugut si Epiri i Ri, Epiri i Vjeter, Prevalitani dhe Dardania duke u bere pjese e Perandorise Bizantine nuk ndryshuan strukturen e tyre ekonomiko-shoqerore. I vetmi ndryshim qe buronte nga pozita gjeografike, ishte se ato u bene krahinat periferike te Perandorise se Bizantit

Ne shekujt V-VI bujqesia ngeli dege e rendesishme. Krahas pronave te medha latifonde, ku rolin kryesore e kishin kolonet, vazhdaun te ekzistonin edhe bashkesite e lira fshatare me pronat e tyre.

Gjate kesaj kohe ne provincat Ilire, ndonese numri i qyteteve u zvogelua, jeta qytetare vazhdoi pa nderprerje. Ne fillim te shek VI jeta qytetare rilulezoi. Dyrrahu ishte nje nga qytetet e medha te Perandorise Bizantine ku vinin anije nga vende te ndryshme te Mesdheut. Perandori bizantin Anastasi (491-518), qe ka qene me origjine nga ky qytet e rrethoi Dyrrahun me mure te fuqishme dhe ndertoi aty nje hipodrom te madh.

Kultura ne kohen Antike.
Gjendja Ekonomike qe u krijua ne provincat Ilire ne shek IV, ndikoi ne zhvillimin e kultures dhe nxiti gjallerine e popullsise vendase dhe te traditave te kultures se lashte.

Ne provincat ilire ne shek IV-VI moren zhvillim ndertimet me karakter fortifikues ushtarak dhe ndetimet me karakter fetar kristian bazilikat (pagezimoret). Keto ngrehina kujti jane me interes per planimetrite e tyre dhe dyshemete e shtruara me mozaike, si ajo e Butrintit, e Arapajt (Durres), bazilikata ne Bylis etj. Ne kohen e antikitet te vone nje vend te vecante zene dhe relievet mortore te punuara nga mjeshter vendas. Figurat e skalitura ne keto gure varresh paraqesin njerez te punes, fshatare e zejtare me veshje lokale.

Gjuha Latine vazhdoi te mbetej si gjuhe e administrates. Kultet dhe besimet fetare te krishtera u perhapen gjithnje e me shume. Peshkopatat, famullite dhe manastiret vazhduan te forconin pozitat e tyre dhe gjithnj e me shume te luanin nje rol te rendesishem ne jeten e perditshme.



SHTETI ILIR

Lindja dhe zhvillimi i shtetit Ilir.
Lindja e shtetit ilir u parapri nga krijimi i federatave fisnore, te cilat formoheshin nga lidhjet qe krijoheshin ndermjet fiseve te vogla. Federata te tilla ishin ato te taulanteve, enkelejve, moloseve, dardaneve etj. Ne krye te federates ishin bazileusi (mbreti), pushteti i te cilit erdhi duke u fuqizuar dhe me pas u be i trashegueshem.

Aty nga mesi i shek V para eres se re, iliret u futen ne rrugen e zhvillimit skllavopronar, kurse gjate shek IV-II para eres se re u vendosen marredheniet skllavopronare dhe u formua shteti Ilir. Ai ushtroi pushtetin e vet ne nje territor te gjere, qe perfshinte krahinat Luhnid ne kufi me Maqedonine, duke pasur si kufi ne veri Mbreterine Dardane. Qendra e shtetit ilir u zhvendos ne juglindje ku u formua Mbreteria e Enkelejve, ne jugperendim, Mbreteria e Taulanteve dhe me vone ne krahinat veriore, Mbreteria e Ardianeve.

Ne krahinat jugore u formua shtati i Epirit, i cili ne kohen e shtrires se tij me te gjere perfshinte territeret nga Vjoesa ne veri deri ne gjirin e Artes ne jug. Ne krahinat e brendshme jugore e qendrore ilire u formuan tri mbreteri te vogla: Mbreteria e Pajoneve, e Dardaneve dhe Athamaneve.

Mbreteria Ilire (shek V-III para eres se re)
Mbreteria Ilire u formua ne cerekun e fundit te shek V para eres se re ne lindje te Durresi nen udheheqejen e dinasties mbreterore te taulanteve. Ne kohen e fuqizimit te saj ajo zinte nje territor qe kishte si kufi jugor Lidhjen Molose (lumi i Vjoses) dhe kufi verior Federaten Liburne (lumin Narona). Ne lindje kufizohej me shtetin maqedon dhe me Federaten Dardane. Ne anen perendimore ndodheshin dy qytet-shtetet me te rendesisme te Adriatikut: Dyrrahu dhe Apolonia.

Qe ne fillimet e saj aristokracia ilire sunoi te perfshinte ne kufinje e shtetit te vet dhe Dyrrahun. Per kete arsye, mbreti i taulanteve u perzie ne luften civile qe plasi ne Dyrrah ne vitin 436 para eres se re ndermjet aristokracise dhe demokrateve ku mbajti anen e demokracise. Keshtu, duke u nisur nga Dyrrahu filloi konflikti i gjate i njohur ne histori si "Lufta e Peleponezit" ndermjet dy koalicioneve te medha greke te kryesuara nga Athina dhe Sparta (431-411). Peshen kryesore te kesaj lufte nga ana e fiseve ilire e mbajten enkelejte te cilet banonin ne treven e liqenit Lyhnid (te Ohrit). Per hir te kesaj peshe, ne krye te shtetit ilir u vune mbreterit e dinastise enkelease. Nen udheheqjen e tyre, ne vitin 423 para eres se re iliret korren nje sukse te madh pasu thyen ne kufinjte e tyre lindor forcat e bashkuara maqedonase dhe spartane.

Ne vitet 393-350 para eres se re ne krye te shtetit te enkelejve erdhi Bardhyli i cili u shqua si komandat ushtarak dhe udheheqes politik. Ai ishkeputi Maqedonise mjaft toka dhe i detyroi mbreteri e saj te paguanin taksa. Duke nderhyre ushtarakisht, Bardhyli vendosi nen sundimin e vet dhe Mbreterine Molose. Por ne fund te jetes se tij, raporti i forcave ndryshoi ne dem te Ilirise.

Pasardhesit e Bardhylit nuk qene ne gjendje ta rimerrnin veten, per me teper kur ne fronin maqedon erdhi Aleksandri i Maqedonise, i cili ne betejen qe u zhvilluar ne Pelian 355 para eres se re mundi ushtrine e Mbreterise Ilire.

Kjo renie qe e perkohshme. Pasi vdiq Aleksandri (323), Mbreteria Iliri rifitoi pavaresine, kete radhe nen udheheqjen e Glaukise, mbret i Taulanteve. Ne lufte kunder Maqedonise, Glaukia pati disa humbje por pastaj korri suksese te medha. Ai rifitoi tokat e humbura ne lindje dhe me pas 312 para eresse re mori Dyrrahun dhe Apolonine, kurse tre vjet me vone nderhyri ne shtetin molos duke vendosu ne fron Pirron.

Gjate kohes se sundit te Glaukias, rreziku maqedon erdhi duke u dobesuar. Pas vdekjes se tij mbreterise Ilire i lindi nga jugu nje rrezik i madh i shtatit molos i cili gjate sundimit te Pirros u be fuqia me e madhe e Ballkanit.

Shteti i Epirit
Ne kohen antike treva qe shtrihej nga lumi Vjosa ne veri, deri ne gjirin e Ambrakise ne jug dhe pertej detit Jon deri ne malet e Pindit ne lindje, formonte nje njesi gjeografike e politike me vete, qe njihej me emrin Epor (apeiros-toke, stere). Ne kete treve banonin 14 fise, si Tesprotet, Kaonet, Moloset etj, te cilet sipas burimeve te shkruara te autoreve antike greke, ishin "barbare", dmth popuj jo greke.

Rolin kryesor ne formimin e federates epirote e luajten moloset, prandaj ne fillim u quajt koinoni molos. Koninoni mori tiparet e nje shteti gjate sjysmes se pare te shek. IV para eres se re, kur ne pushtet erdhi dinastia e Ajakideve. Ne fillim Mbreteria Epirote qe shume e dobet per shkak te grindjeve te brendshme. Ne fillim te shek III para eres se re keto grindje u kapercyen kur pushtetin e mori ne dore Pirroja i Epirit (297-272 para eres se re).

Pirroja u tregua qysh ne fillim nje sundimtar i shkathet dhe perqendroi gjithe pushtetin e ne duart e veta. Gjate sundimit te tij shteti epirot u be fuqi e renresishme e kohes me nje fuqi te madhe ushtarake, si dhe me nje autoritet politik te shquar ne Mesdhe, Pirroja vendosi marredhenie diplomatike me nje sere shtetesh te fuqishme dhe i forcoi keto lidhje me martesa te shumta qe beri me bijat e sundimtareve te tjere. Ai i kushtoi nje vemendje te vecante organizmit te ushtrise dhe perpunimit te nje strategjie efektive ushtarake e cila i sherbeu per te ndermarre nje sere fushatash ushtarake. Pirroja i zgjeroi territoret e shtetit te Epirit duke pushtuar vise te Maqedonise deri ne lumin Vardar, ne jug pushtoi territore te Greqise deri ne gjirin e Korintit, kurse ne Veri i shtriu kufinjte e shtetit te tij deri ne Shkumbin.

Fuqizimi ekonomik e ushtarak ia arrit aristokracise epirote lakmine per pushtime te tjera. Rasi u gjet kur Tarenti, nje qytet i Italise se Jugut, u kerkoi epiroteve ndihme per t'u mbrojtur nga Roma. Ne lufterat qe zhvilloi Pirroja ne Itali, i theu keqas romaket, por edhe epirotet pesuan humbje te medha. Pas disa fitoresh qe arriti edhe ne Sicili, si dhe pas humbjes qe pesoin ne vitin 273 para eres se re u kthye ne Epir ku perseri nuk ndenji i qete. Me ushtrite e tij hyri ne Greqi por u vra gjate luftes qe zhvilloi 272 para eres se re ne qytetin Argo te Korintit.

Pas vdekjes se Pirros ne Epir shperthyen perseri konflitet e brendshme te cilat cuan ne dobesimin e mbreterise se Epirit dhe ngushtimin e kufinjve te saj. Me 234 para eres se re vendin e monarkise e zuri republika e federuar me emrin "Lidhja Epirote" me kryeqytet Finiqin afer Sarandes.

Mbreteris Dardane
Ne fillim te shek.III para eres se re ne treven qendrore te Ballkanit spikati Mbreteria Dardane si nje organizim politik i rendesishem. Duke zene gjithe territorin e sotem te Kosoves, ajo shtrihej ne veri deri ne Nish, kurse ne jug perfshinte Shkupin. Ne trojet e saj banonin fise te ndryshme ilire por rolin kryesor e luante fisi i dardaneve.

Mbreteria Dardane u formua ne mjedisin e lufterave te vazhdueshme qe fiset ilire te kesaj treve u detyruan te zhvillonin kunder maqedoneve, te cilet sunonin te vendosnin hegjemonine ne Ballkan. Ne kete lufte te gjate mbrojtese dardanet lidhen aleanca me fiset e tjera ilire qe kercenoheshin nga ekspansioni maqedon. Konfliktet me Maqedonine u nderprene per pak kohe, rreth vitit 280 para eres se re kur keltet e ardhur nga veriu ndermoren nje fushate per pushtimin e Dardanise , Maqedonise dhe Greqise. Dardanet dhane nje ndihmese te rendesishme ne shpartallimin e kelteve por pasi kaloi rreziku i tyre, maqedonet rifillian perpjekjet e vjetra per te nenshtruar Dardanine. Keto luftera moren perpjesetime te medha nga fundi i shek III para eres se re. Megjithate, Mbreteria Dardane i perballoi te gjitha fushatat ushtarake qe ndermori Maqedonia ne fund te shek III para eres se re. Ne vitin 200 para eres se re Mbreteria Dardane qendronte e fuqishme ne kufinjte e saj historike.


-Iliret.

Vendbanimet dhe varrezat ne kohen e bronzit dhe te hekurit.
Karakteristike kryesore e epokes se Bronzit (3000-1100 vjet para eres se re) eshte lindja e metalurgjise se bronzit dhe si rrjedhoje veglat kryesore te punes dhe armet pergatiteshin me kete material te ri. Kjo solli ndryshime ne te gjitha deget e ekonomise, sidomos ne bujqesi e blegtori. Toka filloi te perpunohej me parmende, te cilen e terhiqnin kuajt dhe qete. Ekonomia blegtorale me kopete e medha te gjedheve te imeta e te trasha i dha perparesi punes se burrave dhe shkolla shkalle gjinia matriarkale u zevendesua me gjinine patriarkale. Krahas vandbanime te hapura, te vendosura ne fusha pjellore e tarraca, vendbanimeve shpellore e kasolleve te ngritura mbi hunj (Maliq, Trn, Belsh, Gajtan, Benje, Konispol, Sovjan etj) nga funi i epokes se bronzit linden dhe vendbanimet e para te fortifikuara me mure (Bardher-Sarande, Margellic-Fier etj).

Lenda e pasur arkeologjike e zbuluar ne vendbanime e ne nekropole (qeramike, arme, stoli e vegla pune) beri te mundur vazhdimesine e zhvillimit kulturor gjate bronzit te hershem, te mesem e te vone. Tregues i rendesishem per perudhen e Bronzit te vone eshte shtimi i prodhimeve prej bronzi si dhe i importeve te objekteve metalike nga Egjeu dhe Mikena.

Gjate epokes se hekurit (shek. XI-V para eres se re) vendbanimet karakteristike ngriheshin mbi kodra te mbrojtura, me pozicion mbizoterues ne mjedise te pasura me toka buke e kullota. Kufijte e vendbanimit percaktoheshin nga muret rrethuese te ndertuara me gure te medhenj e mesatare, te papunuar. Keto vendbanime behen tipike per epoken e hekurit si dhe vendbanimi i Gajtanit (Shkoder), i Trenit (korce) dhe i Kalivose (Sarande). Keshtu ndodh edhe me kultin e varrimit. Ne fillim te epokes se bronzit u shfaq riti i varrimit ne tuma (koderza te bera me gure e dhe), i cili gjate epokes se brozit te mesem e te vone u be me i shpeshte dhe ne epoken e hekurit njohu perdorimin e tij me te madh, (keneta e Cinamakut e Kukesit, Shtoj i Shkodres, Mat, Pazhok i Elbasanit, Barc i Korces, Vajze e Vlores, Dropull i Gjirokastres etj.)

Burimet e shkruara dhe ato arkeologjike deshmojne se gjate kohes se hekurit iliret merreshin si dhe me pare, kryesisht me bujqesi e blegtori/ Perparime te dukshme u bene ne nxjerrjen dhe perpunimin e mineraleve qe u ndihmua edhe nga zonat e pasura me minerale si Mati dhe Mirdita.

Origjina Ilire
Gjate epokes se Bronzit dhe te hekurit ne territorin e Ballkanit kane banuar tre popuj te medhenj: greket ne jug, iliret ne perendim dhe traket ne lindje te gadishullit. Mbi bazen e te dhenave arkeologjike, gjuhesore, antropologjike dhe te burimeve te shkruara eshte arritr ne perfundimin se kultura dhe etnosi ilir kane origjine autoktone (vendase). Ata linden dhe u formuan ne baze te nje procesi te gjate dhe te panderprer, gjate mijevjecarit te dyte dhe te para para eres se re. Ne fund te epokes se hekurit si rezultat i konsolidimit te metejshem te kultures e te gjuhes u formua bashkesi fisnore te qendrueshme ilire te cilat permenden me emer ne burimet e autoree te hershem antike.

Trualli historik i Ilireve
Trualli historik i ilireve perfshin tere pjese perendimore te Ballkanit, Kufiri verior i tyre eshte veshtire te percaktohet. Ka mendime se si kufi natyror ishin deget e Danubit (Sava e Drava), kurse ne jug duke perfshire dhe Epirin, kufiri shkonte deri ne gjirin e Ambrakise (Preveza). Ne lindje si kufi natyror ishin lumenjte Morava e Vardar dhe ne perendim brigjet e Adriatikut e te Jonit. Grupe te vecanta fisesh Ilire u vendose dhe ne Italine e Jugut (mesapet e japiget).

Fiset me te rendesishme ilire ishin: taulantet, ardianet, dardanet, dalmatet, penestet, moloset, kaonet, tesprotet etj.

Tesprotet ishin nje fis i madh qe shtriheshin ne zonen bregdetare qe nga Vjosa deri ne Mat. Ne shpine te tyre ishin parthine, desaretet, enkelejte. Pergjate brigjeve te Adriatikut te mesem banonin ardianet. Ne viset e Ballkanit Qendror ishin dy fise te medha e te rendesishme: paionet - ne luginen e mesme te Vardarit dhe dardanet qe banonin ne rrafshin e Kosoves. Siper ardianeve drejt veriperendimit ishin dalmatet dhe ne skajin veripendimor, liburnet.

Ne zhvillimin ekonomik e shoqeror te ilireve dhe ne zhvillimin e marredhenieve nderfisnore ndikoi dhe pozita e favorshme gjeografike. Krahinat ilire jugore u lidhen ngushte me Greqine e Egjeun, kurse krahinat veriore u lidhen ngushte me Evropen Qendrore.

Themeilimi i kolonive helene ne bregdetin ilir.
Zhvillimi ekonomik i trevave ilire terhoqi prej kohesh interesimin e poliseve (qytet-shteteve) greke te cilat qesh ne shek. VIII para eres se re themeluan pika per shkembimin e mallrave ne brigjet e Adriatikut. Rreth vitit 627 para eres se re kolone te ardhur nga Korkyra themeluan kolonin e Dyrrahut, kurse ne vitin 588 para eres se re kolone te ardhur nga Dyrrahu themeluan Apolonine. Ne te njejten kohe me Apolonine, me banoret e ardhur nga Eubea u formua kolonia ne Orik. Kaluan dhe dy shekuj, derisa kolonet helene themeluan ne Ilirine e Veriut koloni te tjera.

Ne fillim kolonite helene kishin pak banore e rendesia e tyre ekonomike ishte e kufizuar. Me vone popullsia vendase u rrit dhe Dyrrahu e Apolonia u bene qendra te rendesishme dhe te pavarura ekonomike, shoqerore dhe kulturore, duke luajtur nje rol shume te rendesishm ne zhvillimin e Ilirise.


HISTORIA E LASHTE
-Rendi i Bashkesise Primitve

Fillimet e shoqerise njerezore
Gjurmet me te hershme te ekzistences se njeriut ne territorin e Shqiperise shfaen ne kohen e paleolitit (furit te vjeter). Deshmite arkoelogjike i kemi nga vendbanimi i Xares, 3 km ne jug te Butrinit, nga shpella e Gajtanit, 5 km ne lindje te Shkodres dhe nga vendbanimi i Kryegjates (zbuluar tani se fundi ne afersi te Apolonise). Ne keto stacione jane gjetur vegla te veshjes. Teknika e punimit te veglave prej stralli, si dhe kockat e kafsheve te gjetura bashke me to, deshmojne se keto vendbanime kane filluar te bahohen nga fundi i paleolitit te mesem, rreth 50 000 vjet me pare.

Njerezit e kesaj kohe i takonin tipit fizik te neandertalit dhe ushqeheshin kryesisht me gjah, rrenje dhe fruta. Klima e ftohte i deturonte ata te mbroheshin duke u veshur me lekuren e kafsheve te efra. Me anen e ferkimit te objekteve (dru me dru etj.), njeriu i neandertalit mesoi te ndizte zjarrin, te cilin e perdori me sukses kunder te ftohtit dhe kafsheve te egra. Ne lufte me veshtiresite e natyres u forcuan lidhjet ndermjet anetareve te grupeve. Lidhjet e gjakut dhe bashkepunimi cuan shkalle shkalle ne krihimin e bashkesive primitve, te majmunit-njeriut te neandertalit.

Gjate paleolitit te larte (30 000 - 10 000 vjet para eres se re) pati nje shtrirje me te madhe te vendbanimeve ne gjithe territorin e Shqiperise, si ne Xare, Konispol, Shen Marine, Kryegjate, Rreza e Dajtit, Gajtan etj. Ne keto vendbanime jane gjetur fosile kafshesh, mbeturina te zjarrit, si dhe vegla pune prej stralli, te cilat deshmojne per persosjen e teknikes se punimit te veglave te punes. Kjo u shoqerua me ndryshimin e pershkallezuar te vete njeriut, i cili u shkeput perfundimisht nga bota e kafsheve, duke forumuar homo sapiens-in (njeriun e sotem).

Keta njerez me "arsy" formuan grupe te qendrueshme jo vetem nga menyra e jeteses dhe e sigurimit kolektiv te ushqimit, por dhe nga lidhjet e gjakut, nga origjina e tyre e perbashket. Keshtu u formuan berthamat e para te organizimit shoqeror, bashkesia matriarkale.

Territori i vendit tone vazhdoi te banohej edhe gjate epokes se mezolitit (gurit te mesem 10 000-7000 para eres se re) dhe kjo deshmohet dhe nga mbeturinat e veprimtarise njerezore ne shpellen e Konispolit, nga vendbanimi i Vlushes (Skrapar) dhe i Kryegjates. Ne keto stacione jane zbuluar vegla stralli me forma tipike mezolitike.

Lulezimi i bashkesise matriarkale ne naolit
Gjate epokes se neolitit (gurit te ri), 7000-3500 vjet para eres se re u bene ndryshime te rendesishme ne zhvillimin ekonik e kulturor. Njeriu, nga skllav i natyres sic ishte ne paleolit, u shnderrua pak nga pak ne zoterues te saj. Linden dhe u zhvilluan bujqesia e blegtoria, prodhimi i eneve prej balte, tjerrja dhe endja e pelhurave, teknika e ndertimit te banesave. U persos teknika e punimit te veglave prej stralli e kocke dhe hyri ne perdorim teknika e puminit te gurit me ane te prerje dhe lemimit. Per kete arsye kjo epoke quhet ndryshe dhe epoka e gurit te lemuar.

Gjate epokes se neolitit, territori i Shqiperise ka qene shume i banuar. Dhjetera vendbanime te zbuluara e te studiuara, me shtrirje ne gjithe territorin jane te vendosura ne fusha pjellore, ne tarraca lumore e ne shpella. Banesat ishin ne kasolle te thjeshta te lyera e te shtryara me balte. Ne Dunavec jane zbuluar banesa te ngritura mbi hunj. Jeta esedentare e tyre ishte e kushtezuar nga zvillimi i bujqesise e blegtorise dhe kjo coi ne marrjen me veprimtari te tjera, si persosja e punimit te veglave te punes prej furi e kocka, tjerrja dhe endja dhe vecanerisht pergatitja e eneve prej balte.

Ky zhvillim kulturor mund te konkretizohet nepermjet vendbanime te Podgorices, Dunavecit e Maliqit (rrethi i Korces) te cilat deshmojne per perparimin e gjithanshem ekonik, ku rolin paresor e luante gruaja. Ajo merrej me bujqesine, me punimin e qeramokes, ruante zjarrin dhe kujdesej per rritjen e femijeve. Paraqitja e saj ne figurat prej balte deshmon se ajo gezonte pozite sunduese ne gjini. Tregues i rendesishm i gjinise matriakale ishte dhe martesa me cifte.

Banoret e lashte te vendit tone ne eneolit
Zbulimet e bera ne vendbanimin e Maliqit deshmojne se rreth mesit te mijevjecarit te kart para eres se re, banoret e tjelashte te Shqiperise prodhuan veglat e para prej bakri, ndaj kjo epoke mori emrin eneolitike (baker-gur 3500-3000 para eres se re). Ne kete periudhe u persos punimi i eneve prej balte, i veglave te punes prej guri e kocke dhe u zhvillua me tej bujqesia e blegtoria te cilat u cuan pak nga pak ne nje ndryshim cileso, ne vecimin e bujqesis nga blegtoria. Per rrjedhoje u bene ndryshime dhe ne organizimin shoqeror, filloi shthurja e gjines matriarkale dhe lindja e marredhenieve te reja patriarkale.

Si rezultat i perparimeve ekonomike e kulturore qe u bene ne te gjitha veprimtarie e shoqerise eneolitike, nga fundi i epokes u arrit te formohej nje bashkesi e gjere kulturore, bartesit e se ciles ne pikepamje gjuhesore ishin paleoindoevrpopiane. Sipas burimeve te autoroeve te vjeter, si Homeri, Hesiodi, Herodoti etj, kjo popullsi e hershme e Gadishullit Ballkanik ishte pellazge ndaj dhe banoret e tejlashte te territorit te vendit tone mund te quheshin pellazge

Autori eshte nje Anonumus
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 24579
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum