Djali i Mbretit dhe fusharaku i I Bardhė
Page 1 of 1
Djali i Mbretit dhe fusharaku i I Bardhė
Ne nje vend na jetonte nje mbret,i cili kishte tre vajza dhe nje djale te vetem. Mbreti u plak dhe vdiq,kurse kuroren e mori djali i tij.
Kur mbreterit e tjere e moren vesh,mblodhen ushtri te panumerta dhe marshuan kunder tij. Ai nuk dinte cfare te bente,atehere i hipen kalit dhe shkon te motrat. I thote se te gjithe jane ngritur kunder tij dhe ai nuk di cfare te beje. Dhe motrat i thone:
- Hajde trim,hajde! Po perse ke frike? Si ia ben Fusharaku i Bardhe qe lufton me shtrige-carturen kembearten tridhjete vjet pa zbritur nga kali dhe pa u clodhur? Kurse ti trembesh pa pare asgje me sy!
Djalin e vrane ato fjale dhe beri menjehere gati kalin. Mori shpaten,kamzhikun dhe te gjitha armet qe i duheshin edhe u nis ne lufte. Shume preu me shpate dhe shume shtypi me kale. Pasi mbaroi luften u kthye dhe fjeti tre dite e tre nete pa u zgjuar fare. Kur u zgjua diten e katert,kundershtaret e tij kishin mbledhur perseri ushtrite e panumerta dhe kishin rrethuar qytetin. Ai shkoi perseri te motrat dhe ato perseri i thane te njejtat fjale. Atehere ai shkoi perseri ne lufte dhe i shtypi te gjithe kundershtaret. Pastaj u kthye dhe fjeti gjashte dite.
Kur u ngrit diten e shtate,thirri te gjithe ministrat dhe i tha se kishte vendosur te shkonte per te gjetur Fusharakun e Bardhe,prandaj do i linte cdo gje ne dore atyre dhe ta drejtonin vendin pa hile.
Ai u pershendet me motrat,i hipi kalit dhe u nis per rruge.
Eci sa eci dhe ne fund hyri ne nje pyll te dendur. Aty pa nje shtepi dhe brenda ishte nje plak. Plaku e pyeti per ku ishte nisur dhe ai i tha se donte te takonte Fusharakun e Bardhe. Atehere plaku doli ne oborr dhe i fryjti bilbilit,perpara tij u mblodhen te gjithe zogjte dhe plaku i tha:
- Keni degjuar apo e keni pare Fusharakun e Bardhe?
- Jo,as kemi degjuar,as e kemi pare. u pergjigjen zogjte.
Atehere plaku i tha te shkonte nje here te vellai i madh se ai mbase dinte ndonje gje. Plaku i dha nje zog qe ti tregonte rrugen dhe djali e ndiqte nga mbrapa. Me ne funs arriti te shtepia e plakut tjeter. Ai i kishte floket te bardha si bore dhe kur djali e pyeti per Fusharakun e Bardhe,ai doli ne oborr dhe i fryjti bilbilit. Perpara tij u mblodhen te gjitha egersirat e pyllit. Dhe kur plaku i pyeti ata i thane se as nuk kishin pare e as nuk kishin degjuar gje per te. Por aty mungonte ujkonja e verber. Plaku dha urdher ta merrnin dhe ta sillnin aty. Pastaj e pyeten nese kishte degjuar per Fusharakun e Bardhe dhe ujkonja tha:
- E si nuk kam degjuar! Jetoj gjithmone prane tij! Ai vret ushtrite e shtriges kurse une ushqehem me trupat e tyre.
Ujkonja e coi ne prane nje mali dhe i tha se Fusharaku i Bardhe sapo kishte mbaruar luften dhe do flinte dymbedhjete dite qe te clodhej. Pastaj ujkonja u largua.
Mbreti shkoi prane tij dhe u ul,vendosi te priste deri sa ai te zgjohej. Pasi erdhi koha,Fusharaku i Bardhe u zgjua nga gjumi dhe kur pa prane tij ishte nje trim. Ai rrembeu shpaten dhe donte ta vriste,por pastaj mendoi: Une isha ne gjume dhe ai mund te me vriste po te donte,nuk eshte e drejte ta vras ne gjume! Dhe keshtu e zgjoi edhe i tha se kush ishte. Djali i tha se kishte ardhur vetem ta njihte dhe nuk donte te maste forcat me te. Por ai i tha se perderisa kishte hyre ne territorin e tij duhet te luftonin.
Keshtu filluan te luftojne dhe ore te tera,por ne fund mbreti e mposhti Fusharakun e Bardhe.
Ai iu lut qe mos ta vriste se do te behej vellai i tij.
Dhe keshtu mbreti e beri vellain e tij edhe pasi u qetesuan e pyeti:
- Pse lufton me shtrigen?
- Ajo ka nje vajze te bukur qe e mban te burgosur, - i tha Fusharaku i Bardhe. Dua tia marr dhe te martohem me te.
- Epo atehere,hajde shkojme e marrim vajzen. Tani jemi vellezer, - i thote djali.
I hipen kuajve dhe moren rrugen. Perpara i doli ushtria e shtriges qe kishte ushtare te panumert,por ata i shtypen qe te gjithe.
Pastaj shtriga hapi nje kapak dhe hyri nen dhe. Trimat moren nje litar te gjate dhe mbreti zbriti poshte kurse Fusharaku i Bardhe mbante litarin.
Kur zbriti poshte,ai pa disa rrobaqepes. Kur i pyeti se cfare po benin,ata i thane:
- Po bejme ushtare per shtrigen. Sa here e ngulim gjilperen del nje ushtar.
- Ejani rreshtohuni ketu qe tiu mesoj si ta beni punen me mire, - i tha mbreti.
Ata u rreshtuan te gjithe dhe ai ia preu koken me shpaten e tij te mprehte.
Pastaj vajzhdoi rrugen dhe perpara i doli nje pallat i bukur dhe me nje kulle te madhe,atje ndodhej vajza qe donte Fusharaku i Bardhe. Ajo e pyeti per cfare kishte ardhur,dhe kur djali i tregoi arsyen ajo i tha:
- Ajo vajze qe kerkon Fusharaku i Bardhe jam une. Shtriga tani po ben nje gjume te thelle,do te flere per dymbedhjete dite e dymbedhjete nete.
Mbreti shkon ne dhomen e shtriges dhe ia pret koken menjehere. Pastaj i thote vajzes:
- A ka ne bote ndonje vajze me te bukur se ti?
- Eh,une nuk jam dhe aq e bukur, - u pergjigj vajza, - ne mbreterine pas nente malesh e nente fushash mbreti-drago mban te burgosur nje vajze mbreti. Ajo ka nje bukuri te papare ndonjehere.
Mbreti e mori vajzen dhe shkoi te litari. Fusharaku i Bardhe i ngriti lart dhe mbreti i tha:
- Ja ku e ke nusen. Jetoni pa merak dhe te lumtur.
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
Thu 03 Feb 2022, 02:36 by Naki
» Mbretėreshat e xhudos qė pushtuan botėn dhe sollen 3 medalje tė arta Olimpike
Tue 01 Feb 2022, 01:50 by Naki
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBĖR BAZĖ)
Mon 31 Jan 2022, 03:06 by Naki
» Kujdes!! Dhuna e prindėrve ndaj fėmijėve rrit rrezikun e sėmundjeve mendore
Mon 31 Jan 2022, 02:58 by Naki
» 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė
Mon 31 Jan 2022, 02:51 by Naki
» Bullizmi nė shkolla
Mon 31 Jan 2022, 02:40 by Naki
» Kosovari ne Londer
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» Te doktori...
Tue 11 Oct 2016, 00:13 by Naki
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditė ēdo katėr vite?
Sun 13 Mar 2016, 21:46 by ballboy_network
» Mėsoni se sa njerėz nė botė e kanė mbiemrin e juaj
Sun 13 Mar 2016, 21:44 by ballboy_network