HISTORIA E KOSOVĖS 28 NĖNTOR 1912 - 17 SHKURT 2008
Page 1 of 1
HISTORIA E KOSOVĖS 28 NĖNTOR 1912 - 17 SHKURT 2008
Pas shumė luftėrave dhe kryengritjeve shekullore kundėr Greqisė, Romės dhe Perandorisė Osmane, mė 28 nėntor tė vitit 1912 Ismail Qemali me bashkėpunėtorė shpalli pavarėsinė e Shqipėrisė nė Vlorė.
Mė 29 korrik 1913, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Shqipėria u pranua si vend sovran, por rreth gjysma e territorit tė saj u aneksua nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, ndėrsa nė vitin 1918 Kosova u pushtua nga serbėt. Ndėrkaq, u krijua Komiteti pėr Mbrojtjen Kombėtare tė Kosovės, nėn udhėheqjen e Hoxhė Kadri Prishtinės, Hasan Prishtinės dhe Bedri Pejės.
Konferenca e Paqes nė Paris nė vitin 1919 vendosi pėrfundimisht qė territori i Kosovės ti mbetej Mbretėrisė Serbo-Kroato-Sllovene.
Nė vitin 1920 pushoi aktivitetin Mbrojtja Kombėtare e Kosovės. Nė kėtė vit regjimi i athėrshem serb filloi planin pėr kolonizimin e Kosovės. Me qėllim tė realizimit tė kėtij plani, nė tokat shqiptare u vendosėn mbi shtatėdhjetė mijė kolonė serbė e malazezė.
Nė vitin 1933, qeveria jugosllave filloi negociatat me Turqinė pėr shpėrnguljen masive tė shqiptarėve nga Kosova.
Ndėrkaq, nė vitin 1943 u formua Lidhja e Dytė e Prizrenit, e cila kishte pėr qėllim mbrojtjen e Kosovės nga Serbia. Megjithatė, mė 8 shkurt 1945 Kosova u pushtua ushtarakisht nga forcat jugosllave.
Nė vitin 1968, popullsia e Kosovės u ngrit nė demonstrata qė Kosova ta fitojė statusin e republikės, kurse nė vitin 1969 shqiptarėt e Kosovės e fituan tė drejtėn e pėrdorimit tė flamurit tė vet kombėtar.
Nė vitin 1970 u themelua Universiteti i Prishtinės, ndėrsa nė vitin 1974 Kosova fitoi autonominė e saj nė kuadėr tė Federatės Jugosllave.
Nė vitin 1981 u nėnshkrua marrėveshja dypalėshe kulturore mes Shqipėrisė dhe Jugosllavisė. Nė kėtė vit filluan demonstratat e studentėve, me ērast u vranė dhe u plagosėn shumė shqiptarė dhe u burgosėn mijėra tė tjerė.
Mė 28 mars tė vitit 1989 kuvendi i Serbisė e shfuqizoi autonominė e Kosovės, ndėrsa nė vitin 1990, pėr shkak tė pjesėmarrjes nė demonstrata paqėsore qė shprehnin mospajtim ndaj shfuqizimit tė dhunshėm tė autonomisė, u vranė dhjetra njerėz.
Njė rast tjetėr i dhunės dhe sulmit serb ishte edhe helmimi i shtatė mijė nxėnėsve dhe studentėve me helm lufte.
Nė vitin 1991 u mbajt referendum pėr pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa mė 28 nėntor 1997, nė varrimin e mėsuesit Halit Geci, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės u paraqit pėr herė tė parė nė mėnyrė publike. Lufta e Kosovės, filloi mė 28 shkurt tė vitit 1998, pas sulmit tė pilicisė se Serbisė nė fshatėrat Likoshan dhe Qirez nė Drenicė tė Kosovės.
Mė 7 mars 1998 ra heroikisht bashkė me familjen e vet komandanti legjendar i UĒK-sė, Adem Jashari. Gjatė luftės nė Kosovė u vranė dhe u masakruan rreth 15 mijė shqiptarė, prej tė cilėve mbi 90% e tyre ishin civilė. U dogjėn mbi 120 mijė shtėpi dhe rreth 800 mijė shqiptarė u dėbuan me dhunė nga shtėpitė e tyre, ndėrkaq rreth 5 mijė shqiptarė tė tjerė u zhdukėn dhe gjurmėt e tyre u fshehėn nga kriminelėt serbė.
Mė 24 mars tė vitit 1999, aleanca mė e fuqishme ushtarake nė botė, NATO, filloi bombardimet kundėr Serbisė, ndėrsa 12 Qershori shėnohet si Dita e Ēlirimit tė Kosovės.
Pas njė transicioni nėntė-vjeēar, tė administruar nga Kombet e Bashkuara, mė 17 shkurt tė vitit 2008, pėrmes pėrfaqėsuesve tė saj tė zgjedhur, Kosova e shpalli pavarėsinė e shumėpritur dhe Deklarata e Pavarėsisė u lexua nga kryeministri i atėhershėm, z. Hashim Thaēi, me ērast, ndėr tė tjera, deklaroi:
Duke nderuar tė gjithė burrat dhe gratė qė bėnė sakrifica tė mėdha pėr ta ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr Kosovėn, ne, udhėheqėsit e popullit tonė, tė zgjedhur nė mėnyrė demokratike, shpallim Kosovėn shtet tė pavarur, sovran dhe demokratik.
Kjo deklaratė u miratua njėzėri nga tė gjithė deputetėt e pranishėm nė Kuvendin e Kosovės.
Page 1 of 1
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum
» Mbretėreshat e xhudos qė pushtuan botėn dhe sollen 3 medalje tė arta Olimpike
» NJERIU DHE NATYRA 2 (LIBĖR BAZĖ)
» Kujdes!! Dhuna e prindėrve ndaj fėmijėve rrit rrezikun e sėmundjeve mendore
» 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė
» Bullizmi nė shkolla
» Kosovari ne Londer
» Te doktori...
» A e dini pse muaji Shkurt ka 29 ditė ēdo katėr vite?
» Mėsoni se sa njerėz nė botė e kanė mbiemrin e juaj