Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LUIGJ ĒEKAJ

Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty LUIGJ ĒEKAJ

Post by shaban cakolli Tue 09 Dec 2008, 23:57

LUIGJ ĒEKAJ
Luigj Ēekaj ėshtė nga Shkreli i Malėsisė sė Madhe tė Shkodrės. Kur ishte nė moshėn 2 vjeēare, nė vitin 1953, babai i tij Kolė Ēekaj pėr ti shpėtuar dėnimit me vdekje arratiset dhe vendoset nė Amerikė. Luigj Ēekaj kėshtu, me njollėn absurde tė prekurit politikisht, do tė jetonte nėn tmerrin e persekutimit tė diktaturės, qė shkoi deri nė arrestimin e tij.
Gjithmonė ka patur pasion letersinė por mundėsia pėr tė botuar ju dha vetėm pas vendosjes sė demokracisė. Nė vitet 1991-1993 ai ka kontribuar si redaktor i poezisė nė gazetėn e pavaruar "Besa" Shkodėr. Pas kėsaj kohe ai do tė shkojė nė Amerikė si emigrant politik. Vendoset nė Bronx tė Nju Jorkut, ku gjatė viteve 1994-1998 punon nė revistėn "Trojet tona" ndėrsa nė vazhdim nė revistėn "Jeta katolike" organ i Kishės Katolike Shqiptare"Zonja e Shkodrės" nė Hartsdale, Nju Jork.
Nė Nju Jork, ku jeton familjarisht, ka botuar dy libra " Vjeshta nė aeroporte", poezi 1998 dhe "Unė vij nga Shkodra" 2004, ku ka pėrmbledhur mbresat e kujtimet e tij nga jeta nė Shqipėri dhe Amerikė.

Vjeshta nė Aeroporte

Nė aeroportet e braktisura tani ka rėnė vjeshta,
Veē nė pistat e lagura nganjėherė
Rrėshqet ndonjė teh vetetime.
Dhe gjethet qė bien ēmendurisht tė zverdhura
Si telegrame ikjesh
Hedhur nė muzg pas shpine.
Re tė vonuara qė shpejtojnė dhe ato drejt Veriut,
Me qiejt e varur supeve, si hejbe tė kaltra bosh.
Shumė pak gjėra mbetėn
Veē heshtjes sonė duarkryq
Dhe durimit qė u sos!
Pas kurrizit tė njė avioni njė nėnė paska vdekur tinėz!
Me duart lėnė shtrirė perjetsisht te era.
Pyes veten i tronditur: Ē'domethėnė fala Rinas?
Dhe ndjej se si nė mua,
Rėnkon papritmas vjeshta.
1993
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20289
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty Re: LUIGJ ĒEKAJ

Post by shaban cakolli Tue 09 Dec 2008, 23:57

1993
Do tė vijnė prap mbrėmjet

Do tė vijnė prapė mbrėmjet, por unė s'jam mė atje!
Dhe ti, si gjithmonė do tė kujtosh
Duraluminin e ftohtė tė ikjes...
Ja krimi i pambaruar nė Shėn Bartholome
Vjen e bėhėt ndarje te Gjiri i Meksikės.
Do tė vijnė prapė mengjeset, por unė larg do tė zgjohem!
Me gjumin e rėnė nė dete dhe kokėn e fshehur nė perėndim.
Nė Florida shfaqem,
Nė Nju Jork harrohem
I deklaruar dhe anonim...
Por do tė vij edhe njė mbrėmje tjetėr!
Me diamantin e syve tu.
Ti qiellin do ta presėsh si njė kupolė qelqi pėr mua.
Nuset e Xhekson Vailit, hėna, dhe ujrat blu,
Asgjė nuk vlejnė para fjalėve tua...
1994
Cikėl poetik nga Pressbyterian Hospital ,
Nju York, shtator-tetor 2005
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20289
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty Re: LUIGJ ĒEKAJ

Post by shaban cakolli Tue 09 Dec 2008, 23:58


Peisazhe tė vranta vjeshte

tė pame prej dritareve tė spitalit


Tutje nė horizont ca karvane resh si tė murme
Si karvanet e deveve lėvizin ngadalė drejt veriut
Nėpėr gungat e qafave tė tyre si tė plasaritura ngathatsira
Kishin filluar tė pėlcisnin currilat e parė tė shiut.

Mbi majet e pemėve tė super ngarkuara me atmosferė dhe ketrra
Trafiku i zjarrtė i vetetimave sikur u hapte udhė rrufeve
Ja mė sė mbrami ca si fshesare tė padukshme erėrash
Ankoronin aty kėtu varkėzat e vogla tė gjetheve.

Tashmė nė rrugė s’dallohej mė asgjė; as veturė as kėmbė njeriu
Veē tek tuk ndonji palmė e pėrkulur si vetė vjeshta.
Mbi xhamat e dritareve si gjilpėra tė mprehta shiut
Pėrplaseshin me shumė forcė dhe gati krejt si heshta.

Nė qytetin White Plains kishte rėnė kėshtu befas nata
Me nji muzikė si tė trishtuar qė tė kujtonte ritmin bluz.
Kur ja si pėr fat nė dritėn e prozhektorėve tė lagur
Mu bė se pashė gruan time qė hypi e fundit nė autobus.

Dhe u qetsova disesi nėqoftė se qetėsia nuk ėshtė gėnjeshtėr!
Dhe bėra kėtė kėrkesė nė pejsazhin tim pėr vjeshtėn;
Mė jep moj stinėz njė shkėmb tė sapo sjellur nė tokė prej hėnet
Qė ta bėj gur mullirit dhe ti bluaj me tė tė gjitha dhėmbjet.

Pressbyterian Hospital, Shtator 2005
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20289
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty Re: LUIGJ ĒEKAJ

Post by shaban cakolli Tue 09 Dec 2008, 23:58


Motivi im mė i dashur motivi pėr Shqipėrinė…


Shqipėri;
Ja ku dola pėrsėri te motivi im mė i dashur.
Mora avionin nė ‘La Guardia’dhe mbrrita shpejt nė
aeropotin "Nėnė Tereza"
Me gjakun tim gati tė ngrirė me zemrėn time gati tė plasur
Dhe me nji dėnesė si tė pazakont qė ka pėr tė
shpėrthyer ndoshta nesėr.

Shqipėri;
Eh sa mė kish marrė malli pėr bulevardet e Tiranės…
Te pallatet e shallvareve unė kam njohur dikur nji
vajzė tė bukur.
Kur mbrrita nė vend tė sajė putha parmaket e urave tė Lanės
Madje edhe tokėn isha gati pėr ta puthur.

Shqipėri;
Asgjė nė kėtė botė veē nėnės nuk kam dashur mė shumė se ty.
Sepse ti me frymėn tėnde mė ke kthyer nė qėnie ajri
Sepse ti me duart e tua mė ke bėrė vėrtetė njeri.
Gjėra qė unė i ndjej te shpirti dhe te zėri.

Shqipėri;
Nė ujrat e deteve t’ua kam marrė borxh ngjyrėn e syve
Siē kam mbledhur nėpėr rreshpe luledelet dhe cairet,
Unė jam rritur tek ti nė aromėn e portokalleve
Me penela pishash tė larta duke vizatuar nė qiell
pejsazhet.

Shqipėri;
Tė gjithė jetėn time unė kam vuajtur bashkė me ty.
E megjithatė at po tė kem mundsi tė shpėtoja a tė
kthehesha nė dragua,
E deklaroj solemnishtė se unė qysh tani
Do tė hyja i gjallė nė gurin e themeleve tė pavdekshme tua.

Pressbyterian Hospital, Shtator 2005 <!--[if !supportLineB
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20289
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty Re: LUIGJ ĒEKAJ

Post by shaban cakolli Tue 09 Dec 2008, 23:59


Alo alo ku je, mė thrriste shpesh David Lumaj


Alo, alo, ku je, mė thrriste shpesh nė telefon David Lumaj
Miku im i ndershėm qė vepron si burrė.
Dhe pas nji gjysėm oret ndodhej te spitali im nė White Plains
I bėrė ujė nė djersė ngaqė ecte shpejt me veturė.

Dhe rrinte aty me mua gjashtė deri n orėn tetė,
Aq kohė sa e lejonte orari i vizitave.
Ndėrkaq kishte folur me nursa dhe me mjekė
Dhe ikte veē kur bindej se u kisha shpėtuar "xhindeve".

Alo, alo, ku je mė thrriste pas nji gjysėm jave D.Lumaj
Dhe vinte turr e vrap nė "Xhakobi Hospital".
Dhe kėnaqeshim ashtu kot duke kujtuar shokė e halle
Deri sa zemrat tona bėheshin gati mal.

Alo alo ku je do ti bėj unė telefon Davidit?
Jam mirė por filluan shirat prandaj tė lutem kurr mos qaj.
Nė tė vėrtetė David Lumaj qysh se i kanė vdekur prindėrit
Sa herė i kujton ata shkrehet si foshnjė nė vaj.

Alo alo ku je mė thrriste shpesh nė telefon David Lumaj.
Miku im i ndershėm qė vepron gjithmonė si burrė…
Time shoqe me gjith fėmijė mi sillte shpesh nė White Plains
Kėsaj here i pa djersitun nga qė ecte me kujdes nė veturė.

Pressbyterian Hospital, NY 2005
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20289
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty Re: LUIGJ ĒEKAJ

Post by shaban cakolli Tue 09 Dec 2008, 23:59


Tė Dielat nė spital…

Pra tė Dielat nė spital vėrtetė ishin tė mėrzitshme.
Bile edhe mė tė mėrzitshme se ditėt e zakonshme tė javės.
Po ata visitor tė pėrhershėm po ajo vetmi nė dhomat e turistėve,
Dhe asgjė e re pėr tu shėnuar nė fletėt e kalendareve.

Tė dielave zakonisht mėngjesin e hanim nė ora tetė’
Pastaj 30 minuta shėtisnim nėpėr koridore…
Dikush treste ushqimin, dikujt mendja larg i kishte tretė
Te hallet e familjes apo ndoshta diku tej nė njė shtatore.

Nė kėtė cak lexuesit duhet tė kenė para sysh kėtė tė vėrtetė;
Sepse unė shtatore u them;
Vetėm nėnės dhe atdheut.

Mandej vinte dreka si mbi krahė pulash tė pjekura,
Me shkėmbime gjellėsh tė ndryshme dhe pėrcaktime kombėsish.
Ne qė nuk e hanim dot mishin e kafshėve tė detit,
Gostisnim me to, varfanjakėt e Meksikės.

Tė dielave si e pabesueshme edhe mbrėmjet fillonin qysh pas dite;
Kur mbi malin Hell akoma.
Shėndrisnin rrezet e kuqrremta tė diellit…
Ec pastaj e fleje po deshte ec e prishja qetsinė rregullit.

Aty pas mesnatės bininm nė gjumė gati si tė vdekur.
Dhe shihnim pothuajse tė gjithė vetėm ėndrra me fėmijė.
Dhe siē dukej flinim tė lumtur, jo se kishte filluar e hėna;
Porse e diela e ardhshme ndoshta s’do tė na gjente mė aty.

Pressbyterian Hospital Tetor 2005
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20289
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty Re: LUIGJ ĒEKAJ

Post by shaban cakolli Wed 10 Dec 2008, 00:00


Tė gjashtė talentet e Jezu Krishtit

Aso kohe kur J. Krishti u shpėrndante talentet njerėzve
Veproi si ta them ndryshe krejt si nji gjeni.
Njeirut tė parė i dha tre.
Njeriut tė dytė i dha dy.
Njeriut tė tretė i dha vee nji…

Plot nji vit mė vonė i thirri nė raport tė gjithė,
Dhe u kėrkoi llogari se ē’farė kishin bėrė me paratė,
Njeriu i tretė kishte nji…
Bile tė fshehur nėn jastėk.
Njeriu i dytė kishte katėr
Se duket kishte bėrė biznes.
Njeriu i parė kishte nėntė
Dhe rrinte krejt si bos…

Dhe a u shkon nėpėr mėndje
Se ē’bėri Jezu Krishti nė at moment?
Ja mori talentin atij qė kishte nji
Dhe ia dhuroi atij qė kishte nėnt
Mandej foli si me tė qeshur
Por me shumė sinqeritet;
Kush nuk punon aq sa ku mundet
S’ka pėr tė pasur kurr asgjė nė xhep.

" Monte Fiore Hospital " Gusht 2005.
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20289
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty Re: LUIGJ ĒEKAJ

Post by shaban cakolli Wed 10 Dec 2008, 00:01


Gruas time

Avenju mė avenju e shteg mė shteg
Tren mė tren e autobus mė autobus
Mė erdhi mbrapa ato ditė gruaja ime si nji zogėz
Mė kėmbė, me shpirt, me sy dhe me buzė.

Nė njėrėn ēant, mė sillte gjithmonė ndrresat
Kurse nė ēantėn tjetėr, ushqimet dhe letrat.
Nė ēantėn e ndėrresave merrte me vete vjershat,
Kurse nė ēantėn e ushqimeve medemek peshqeshet.

Dhe merreni me mėnd se ē’farė peshqeshesh tė thjeshta;
Ca piktura kalamajsh qė su ngjanin fare fėmijėve tė mij.
Njė kordele tė verdh prej gjethi qė mua ma dėrgonte vjeshta
Jo se isha i sėmurė por thjeshtė pėr nostalgji.

Kėshtu i kalueme ditėt, javėt, muajt…
Derisa gruaja dalngadalė mu kthye nė "kritike" letrare.
Duke u bėrė kėshtu si Sadija e Driteroit,
Ndoshta i dite do tė hyjė edhe nė "Lidhjen e Shkrimtarve"

Tashti shpesh herė mendoj me veten time i tronditur;
Si mund tia shperblej gruas gjith atė kujdes?
Ah po e kam gjetur, do ti le me testament gjith librat
Sė paku dy, ose tri javė mė parė se sa tė vdes.
Dhe nga qė si pėr sherr
Kam qėlluar edhe pak poet,
Bibliotekėn fill pas fėmijėve
Do ti a le si amanet.
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20289
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty Re: LUIGJ ĒEKAJ

Post by shaban cakolli Wed 10 Dec 2008, 00:02


Mikut tim psikolog Dr Graig Kordick


Ti nuk e studiove veē pėr mua shkencėn e psikologjisė
Sido qė nė ditėn time mė tė ngushtė mu gjete tepėr afėr.
Ti Jungun dhe Frojdin mi spjegove kaq mirė nė anglisht
Sa unė nė Shqipėri si ty kam dėgjuar veē Dr. Sandėr Ashtėn.

Ti mė stėrkshillove mua se duhej tė jetoja pėr jetė e mot
Ti bėja ballė depresionit dhe ti pėrkushtohesha poezisė…
Ti shkenctari i trurit tim, ti nuk je thjeshtė nji psikolog,
Por je kryemiku im Dr. Graig Kordick…
shaban cakolli
shaban cakolli

Shteti : Gjermani
Postime : 2762
Kyējet nė forum : 20289
Regjistruar mė : 2007-06-11

Back to top Go down

LUIGJ ĒEKAJ Empty Re: LUIGJ ĒEKAJ

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum