Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė

Go down

4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė Empty 4 llojet e bullizmit qė ēdo prind duhet tė njohė

Post by Naki Mon 31 Jan 2022, 02:51

Qė nga sulmet fizike deri te ngacmimet verbale, mėsoni tė identifikoni shenjat e katėr llojeve mė tė shpeshta tė bullizmit, pėr t’i ardhur nė ndihmė fėmijės tuaj.
Bullizmi njihet si sjellje e ligė dhe me synim lėndimin e tjetrit. Ai haset vazhdimisht nė marrėdhėnie, ku influenca dhe fuqia janė nė nivel pabarazie mes individėve. Manifestohet nė forma tė ndryshme – verbale, fizike, shoqėrore dhe kibernetike. Pavarėsisht emancipimit tė shkollave nė pėrballjen me bullizmin, prindėrit janė ata qė vėrtetė mundėsojnė fuqizimin e fėmijėve dhe parandalimin e kėtij fenomeni.
Mė poshtė do tė gjeni disa kėshilla pėr katėr llojet mė tė shpeshta tė fenomenit tė bullizmit.


Bullizmi verbal ėshtė ai, qė me anė tė tė folurit pėrfshin pėrdorimin e nofkave ofenduese, kėrcėnimeve verbale, komenteve negative e sharjeve rreth karakteristikave tė dikujt (pamjes, besimit fetar, etnicitetit, aftėsive tė kufizuara, orientimit seksual, e me radhė).
Shembull: Kur njė fėmijė i drejtohet njė fėmije tjetėr duke i thėnė: “Ti je shumė, po shumė i shėndoshė, ashtu si edhe mamaja jote”.
Si t’i dallojmė shenjat?
Fėmijėt mund tė ndrydhen nė vetvete, tė tregojnė shenja irritimi apo t’u pritet oreksi. Mund t’ju tregojnė diēka tė pakėndshme qė u ėshtė thėnė dhe t’ju pyesin nėse edhe ju mendoni si ata.
Ēfarė tė bėjmė? 
Fillimisht, mėsojeni fėmijėn tuaj me konceptin e respektit. Me anė tė sjelljes suaj, pėrforconi idealet e sjelljes sė duhur kundrejt tė gjithėve – falėnderojini mėsuesit, pėrshėndetini miqtė, tregohuni tė sjellshėm me punonjėsit e ambienteve qė frekuentoni. Fokusohuni te rėndėsia e respektimit tė vetes dhe ndihmojeni fėmijėn tuaj tė vlerėsojė te vetja pikat e tij tė forta.
“Mbrojtja mė e mirė qė prindėrit mund t’u ofrojnė fėmijėve ėshtė pikėrisht, fuqizimi i vetėbesimit dhe ndjesisė sė tė qenėt i pavarur tė fėmijės nė vetvete, duke e mėsuar atė tė ngrejė zėrin aty ku duhet”, shprehet Shane Jimerson, psikolog shkolle dhe profesor pranė Universitetit tė Kalifornisė. Diskutoni dhe praktikoni mėnyra tė sigurta dhe konstruktive qė fėmija juaj mund tė pėrdorė nė momentin qė ndeshet me njė bullues. Bashkėbisedoni nė lidhje me shprehje kyēe qė mund tė pėrdoren kundrejt individėve tė tillė, si dhe tonin qė fėmija duhet tė pėrdorė nė momentin qė vendos tė thotė gjėra tė tipit: Po tregohesh i pasjellshėm, mė lėr tė qetė ose m’u largo!


Bullizmi fizik ėshtė bullizmi qė rezulton nė intimidim tė fėmijės me anė tė agresivitetit fizik, si: goditje, shkelmime, stėrkėmbėsha, shtytje si dhe prekje nė mėnyra tė padėshiruara dhe tė papėrshtatshme.
Shembull:  Njė fėmije i ulin pantallonat ndėrkohė qė po luan nė pushimin e drekės.
Si t’i dallojmė shenjat?
Shumė fėmijė nuk hapen me prindin nė lidhje me atė qė ka ndodhur, kėshtu qė ju takon tė jeni vigjilentė pėr tė dalluar shenjat. Shikoni pėr shenja tė mundshme, si tė prera tė pashpjegueshme, tė gėrvishtura dhe tė nxira, rroba tė humbura apo tė dėmtuara, ankesa tė shpeshta pėr dhimbje koke apo stomaku.
Ēfarė tė bėjmė?
Nėse dyshoni se fėmija juaj bullizohet fizikisht, mundohuni tė hapni biseda rastėsore – mund t’i pyesni pėr shkollėn, si ia kanė kaluar gjatė pushimit tė drekės, fizkulturės apo si ishte rruga pėr nė shtėpi. Mundohuni tė kontrolloni emocionet qė shfaqni. Flisni pėr rėndėsinė e komunikimit tė hapur, tė vazhdueshėm si me ju ashtu edhe nė shkollė, me mėsuesit apo psikologun.
Lexo: Tre fėmijė dhe njė karrierė tė suksesshme
Tregohuni tė kujdesshėm nė lidhje me dokumentimin e datave dhe tė herėve qė keni vėnė re shenja tė bullizmit, reagimet e njerėzve tė pėrfshirė, si dhe veprimet qė janė ndėrmarrė, sidomos nga kėta tė fundit. Nė mėnyrė kategorike, mos kontaktoni me mujsharin apo prindin e kėtij tė fundit, me synimin pėr t’i zgjidhur gjėrat vetė. Nėse vėreni qė fėmija juaj vijon tė tregojė shenja tė lėndimeve fizike dhe keni nevojė pėr ndihmė qė tejkalon kompetencat e institucionit tė shkollės, kontaktoni forcat e rendit. Tashmė ka ligje tė mirėfillta kundėr bullizmit, tė cilat ju ndihmojnė tė merrni ndihmėn e nevojshme.


Bullizmi shoqėror njihet ndryshe si bullizmi me anė tė taktikave tė pėrjashtimit. Ai pėrfshin moslejimin e qėllimshėm tė dikujt pėr t’u bėrė apo pėr tė qenė pjesė e njė grupi shoqėror, duke e distancuar kėtė tė fundit, si nga grupet sportive, aktivitetet e ndryshme apo edhe thjesht pėrjashtimin nga tavolina e drekės.
Shembull:  Njė grup vajzash nė kursin e kėrcimit flasin dhe i tregojnė njėra-tjetrės, foto tė fundjavės qė kaluan bashkė, duke e trajtuar fėmijėn qė nuk ishte ftuar, si tė padukshėm.
Si t’i dallojmė shenjat?
Mund tė dalloni ndryshime nė humor, distancim nga grupet shoqėrore tė moshatarėve dhe njė dėshirė tė rritur pėr tė qėndruar vetėm. Vajzat janė mė tė prirura tė pėrjetojnė pėrjashtim shoqėror dhe intimidim emocional. Dhimbja qė ndiejnė ėshtė aq e madhe, sa ajo qė ndihet nga bullizmi fizik dhe shpeshherė, zgjat edhe mė shumė.
Ēfarė tė bėjmė?
“Krijoni njė rutinė tė pėrnatshme, ku komunikoni me fėmijėn pėr ecurinė e ditės”, sugjeron Jennifer Cannon, terapiste familjare nė Kaliforni. Ndihmojini tė gjejnė gjėra qė i bėjnė tė lumtur, vendosni theksin te cilėsitė e tyre pozitive dhe sigurohuni qė fėmijėt tė kujtojnė qė kanė njerėz qė i duan dhe mendojnė pėr ta. Pėrqėndrohuni nė ecurinė e talenteve dhe interesave tė tyre, si nė fushėn e muzikės, arteve, atletikės, leximit apo edhe aktiviteteve passhkollore, nė mėnyrė qė fėmija tė krijojė marrėdhėnie jashtė rrethit shkollor.


Bullizmi kibernetik ose bullizmi nė rrjete sociale. Ai ka tė bėjė pikėrisht me tė pėrfolurit rreth dikujt, duke pėrdorur kėtu shpifjet apo pėrhapjen e thashethemeve tė pavėrteta nėpėrmjet mesazheve, e-maileve apo postimeve. Mesazhet seksiste, raciste apo edhe homofobike krijojnė njė atmosferė jo mikpritėse pėr fėmijėn tuaj, edhe nė qoftė se nuk i janė drejtuar vetė fėmijės.
Shembull:  Njė postim i tipit: “Adriani ėshtė njė dėshtak me brirė. Nuk i kuptoj ata qė vazhdojnė tė rrinė me tė. Ai ėshtė kaq gej.”
Si t’i dallojmė shenjat?
Mundohuni tė zbuloni nėse fėmija juaj po kalon mė shumė kohė nė rrjetet sociale, sesa zakonisht (duke parė faqe online apo duke komunikuar me mesazhe), por tregon shenja mėrzitjeje apo ankthi mė vonė. Edhe pse fėmija mund tė jetė duke lexuar gjėra tė dhimbshme nė kompjuterin, tabletėn apo celularin qė i keni dhėnė, kjo mund tė jetė e vetmja qasje sociale qė ka. Shenja tė tjera qė mund tė kapni janė edhe problemet me gjumin, dėshira pėr tė mos shkuar nė shkollė apo distancimi nga aktivitetet qė mė parė i kishte me qejf.
Ēfarė tė bėjmė?
Mesazhet dashakeqe marrin jetė shumė shpejt, lehtėsisht dhe pėrshkallėzojnė nė bullizėm kibernetik tė vazhdueshėm, tė pėrditshėm. Ndaj filloni me hapin e parė: vendosni rregulla pėr pėrdorimin e sigurt tė internetit nė shtėpi. Gjeni njė kompromis nė lidhje me pėrdorimin e pėrshtatshėm sipas moshės. Njihni faqet, aplikacionet dhe pajisjet digjitale qė konsiderohen si kontigjent i bullizmit kibernetik, para se t’i jepni fėmijės akses nė to. Vijeni fėmijėn nė dijeni tė faktit, qė ju do tė jeni duke i monitoruar aktivitetin virtual. Kėshillojini se nė rastin qė e gjejnė veten nė njė mjedis ku ka bullizėm, tė mos pėrfshihen, tė mos pėrgjigjen apo ta shpėrndajnė.
Pėrkundrazi, nė kėto raste duhet t’ju vėnė nė dijeni dhe, nė kėtė mėnyrė, keni mundėsinė tė printoni mesazhet ofenduese, duke pėrfshirė datėn dhe emrin e personit qė i ka nisur. Vini shkollėn dhe shėrbimin e klientit tė rrjetit social tė pėrdorur, nė dijeni tė rastit specifik tė bullizmit. Nėse bullizmi kibernetik pėrshkallėzon nė kėrcėnime dhe mesazhe ngacmuese, ju lind e drejta tė kontaktoni forcat e rendit.
Nėse fėmija vendos t’ju hapet pėr bullizmin qė mund tė ketė pėrjetuar ai vetė apo dikush qė ai njeh, tregohuni mbėshtetės, lavdėrojeni pėr kurajon qė tregoi duke ju thėnė dhe mundohuni tė mėsoni sa mė shumė nė lidhje me situatėn (pa u acaruar apo ngritur akuza). Theksoni ndryshimin mes tė qenėt njė spiun i vogėl qė hap probleme dhe rėndėsisė sė tė folurit me njė tė rritur qė mund tė ndihmojė.
Gjithmonė merrni masa kur hasni bullizėm, sidomos nė rastin qė bėhet i rėndė apo i vazhdueshėm, duke kontaktuar mėsuesin e fėmijės apo drejtorin e shkollės. Nė kėtė mėnyrė situata do tė monitorohet pa lėnė mundėsi pėr pėrshkallėzim negativ.


Shkroi: Suzanne Peck, parents.com
Pėrktheu: Jerina Radovani
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 25609
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum