Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fshati Akllap

Go down

Fshati Akllap Empty Fshati Akllap

Post by Naki Tue 08 Feb 2011, 02:27

Autor i shkrimit Ismajl Rexhepi
Fshati Akllap Akllap10
Fshati Akllap, ėshtė vendi mė i thellė malor i komunės sė Lipjanit. Po tė hyjė njeriu pėr herė tė parė nė kėtė fshat, do tė jetė i fascionuar me mrekullitė qė ka ditur t’i krijojė vetėm natyra. Aty shihet njė peizazh qė vėshtirė mund ta kenė fshatrat tjera. Njė pjesė e Akllapit, nga malet e Zhegocit dhe tė Janjevės, ėshtė e rrethuar me drurė tė bukur, ndėrsa dy anėt tjera janė me kullosa, qė magjepsin me pamjen e tyre.
Por, gjithė kėtyre bukurive tė rralla tė natyrės, njė numėr jo i vogėl i familjeve nuk ia ditėn vlerėn, ata u shpėrngullėn nga fshati, mendonin se diku nė Lipjan, do t’i presė “xheneti”, dhe se do tė jetojnė pa punuar fare. Tė tillėt, s’do mend, besojmė se tash janė penduar, por duket se ėshtė bėrė vonė. Disa i shitėn si mundėn pronat e tyre, tė tjerėt i lanė shtėpitė e boshatisura dhe arat djerrina.
Akllapasi qė ende jeton nė kėtė fshat, mbi 17 kilometra nga qendra komunale e Lipjanit.
Fshati Akllap gjatė luftės qe djegur thuaja nė tėrėsi nga barbaria serbe, po ashtu patė edhe tė vrarė e tė lėnduar. Nė mbrojtje tė familjes kur forcat serbe donin ti zinin tė gjalle nė shtėpin time rreth 20 persona nga dora serbe u vra Ibrahim Gashi i cili ishte duke ardhur tė ju tregonte dhe ti tėrhiqte nga rreziku.
Fshati Akllap Akllap11
Fshati Akllap ka kushte ideale pėr tė ushtruar shumė veprimtari bujqėsore, nė rend tė parė ėshtė blegtoria. Pėrderisa para lufte kishte familje qė posedonte 200 deri 300 dele, apo mė mirė tė themi i gjithė fshati i kishte mbi dymijė dele, pėr ēka edhe mori nofkėn fshat i dhenve, sot as njėzet copė dhenė nuk mund t’i gjeshė.
Mė parė Akllapi ka pasur 104 shtėpi, ky numėr sot ėshtė pėrgjysmuar, edhe pse fshati ka rrugėn e asfaltuar, shkollėn e plotė fillore, dyqan, ujė qė tė pikė nė ballė nga tė ftohtit, i cili vjen nga burimet dhe rėniet e tij tė lira nga malet.
Kushte ideale pėr t’u marrė me bujqėsi
Kėtu toka punohet nga banorėt qė mbetėn pa e lėshuar fshatin, ndėrsa bujqit zakonisht kultivojnė kulturat buqėsore, si grurė dhe misėr, mirėpo nuk mungojnė as kulturat tjera, si patatet, lakrat, fasulja… Me njė fjalė, tė gjitha kulturat kopshtare. Po ashtu, fshati Akllap njihet edhe me kultivimin e shumicės sė pemėve, tė cilat na i dhuroi fuqia e Zotit.
Fshati me shumė histori kombėtare
Fshati Akllap ka njė histori tė begatė kulturore e kombėtare, sepse kėtu lindėn e u rritėn atdhetarė tė shumtė, siē ishte Rexhep Akllapi… Ndėrkaq, gjatė kohės sa gjendej Kosova nėn okupimin serb, nė Akllap kanė gjetur vend pėr tė zhvilluar veprimtari politike e kombėtare shumė figura tė njohura kombėtare. Jo vetėm kaq. Akllapi ka edhe njė histori tjetėr tė vecantė, sepse kėtu gjendet njė kishė eremite qė mendohet se mė parė ishte hyrje e minierės, por qė u adaptua mė vonė si kishė. Hyrjet e tilla tė ēojnė deri nė fshatin Vukoēincė dhe nė Janjevėn e lashtė.
Kėta pak banorė, qė ende kanė mbetur nė Akllap, u shprehėn se njė ditė jo tė largėt, pra nisur nga braktisja e fshatit qė ėshtė duke ndodhur, ky fshat do tė mbetet nė kujtesėn e njerėzve me fjalėt: Na ishte njė herė kėtu njė Akllap.


Last edited by Naki on Sat 02 Jun 2012, 22:05; edited 2 times in total
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26050
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Fshati Akllap Empty Re: Fshati Akllap

Post by Naki Sat 31 Mar 2012, 19:45

Tė dhėna freskuese nga fshati.
Statistikat prezente:
- Numri i familjeve qė jan shpėrngulur nga fshati qė nga viti 1999 ėshtė: 74 familje me 409 banorė.
- Numri i familje qė momentalisht jetojnė nė fshat ėshtė: 104 familje me 649 banorė.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26050
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Fshati Akllap Empty Re: Fshati Akllap

Post by Naki Mon 04 Jun 2012, 22:10

Me 15 prill 1999. qė nė orėn 5,30, ushtria serbe erdhi me 5-6 tanke nga krahu i Smallushės u pozicionua nė kodėr mbi fshat me tyta tankesh tė kthyera kah vet fshati, kurse nė orėn 6-tė tė kėtij mėngjesi, ushtria e policia serbe filloi sulmin nė fshatin Akllap, nė kėte fshat shtihej me armė,digjeshin shtėpit dhe ndiqej popullata shqiptare, ku njė qytetarė / Ibush Gashi/70/ u vra.
Nė orėn 13,40, pasi me kallje, ndejkeje, plaēkitje e vrasje i duelėn Akllapit nė krye, filloi sulmi nė fshatin Sllovijė. Ky sulm filloi nga dy drejtime, nga krahu i Akllapit e Gushtericės sė Epėrme, dhe i dyti nga ana tjetėr Grykės sė Gushevcit. Paralel me kėtė furi, forcat serbe sulmuan nga brenda, ku pjesėtarė serb paraprakisht tė pozicionuara mbreda vet fshatit e pėr rreth tij. Tė cilat me tė filluar tė sulmit shpejt zunė udhėkryqet dhe gjitha hyrje-daljet e fshatit, ku forcat serbe mė herėt ishin pėrqendruar nėpėr familjet serbe tė Sllovisė. Fshati dukej i trazuar nga pėrpjekjet pėr ikje nga rreziku, hapėsirėn mbi fshat e mbuloi tymi e flaka e shtėpive tė kallura, ndėrsa rrugėt krismat e armėve serbe. Nė anėn tjetėr fshati gumėzhiste nga automjetet, traktorėt e turma tė mėdha njerėzish tė tmerruar nga rreziku, britmat e thirrjet shqetėsuese. Ikja u bė nga tė gjitha anėt, kush nga dinte e mundte tė gjejė hapėsirė depėrtimi. Ndodhi kėshtu, pasi mė parė nga asnjė subjekt politikė e shtetėror shqiptarė, pėrveē UĒK-sė, nuk kishte planifikuar si tė veprohej nė kėtė rrethanė katrahure e luftė barbare. Kush iku nė drejtim tė bjeshkėve, Grykės sė Zhegovcit, Grykės sė Manastirit, Grykės sė Tėrshovinave, e kush nė drejtim tė Smallushės dhe nė fshatrat e rrafshit, Bujari, ish-Gumnasella, Banullė, Gllogovc e Llugaxhi. Grykat e bjeshkėve kėto kohė tė trishta u bėnė vend i tmerrit e terrorit fatal. Po asaj dite, sulmet serbe si edhe nė rastet tė tjera vepruan sipas planit ushtarak serb “Patkoi” nė Zhegovc e Vėrbicė, ku ishin konfrontuar me forcat e UĒK-sė, veēmas nė Betejėn te Hani i Zhegocvit, ku nė rezistencė me forcat ushtarake serbe u vra Pajazit Ahmeti/Paja/, dhe u plagos Afrim Myrtaj, por nė kėtė rezistencė tė pjesėtarėve tė UĒK-sė, forcat serbe pėrveē humbjeve nė njerėz e teknik ushtarake, ato u penguan pėr afro dy orė qė tė sulmojnė fshatin Zhegovc qė ishte pikėsynim i tyre. Me kėtė, banorėve tė Zhegovcit iu mundėsua largimi pa pasoja. Asaj ditė nė Sllovijė kryepolici Toshiq me disa policė tė tjerė, kishte zėnė pozitė krye fshatit, nė lindje tė Sllovisė, qė ti kthejė slloviasit qė mos shkonin nė drejtim tė grykės sė Bjeshkėve tė Zhegovcit. Gjatė kohės sė shkurtėr tė kėsaj dite tė Bartolomeut, nga vet shqiptarėt e Sllovisė janė vėrejtur e dalluar disa serb vendas tė prirė nga zėvendėskomandanti i policisė komunale,Toshiqi, si Tomisllav Stanishiq/Tomqi/, /me funksion, komandant lokal i policisė rezervė pėr Sllovijė, Peic Milivoje, zėvendėskomandant i policisė serbe nė Janjevė, vendas i kėtij fshati, Radomir Arsiq/Rada/, kryetar i fshatit Sllovijė, Stanoje Milkiq/Qauashi/, paramilitar, Sllobodan Simiq “Duci” i nėnshkruar pėr kolonel i rezervės ushtarake, Lubisha Arsenije Periq e tė tjerė. Por ka pasur edhe shumė e shumė persona tė panjohur dhe tė maskuar, qė kanė bartur uniformėn e policisė sėrbe dhe forcave rezervė.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26050
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Fshati Akllap Empty Re: Fshati Akllap

Post by Naki Sun 24 Jan 2016, 19:42

Akllapi, fshati qė po braktiset ēdo ditė
Fshati Akllap i Komunės sė Lipjanit, edhe pse ka kushte tė mrekullueshme pėr tė jetuar ai, pėr fat tė keq, ėshtė zbrazur nė masė tė madhe.
Atij qė i bie ta vizitojė pėr herė tė parė Akllapin do tė mahnitet me peizazhin qė sheh. I tėri ėshtė i rrethuar me male, jo edhe aq tė larta, kodrat me kullosa tė shumta, rrugė tė asfaltuar, shkollėn e plotė fillore, ujė nė sasi tė mjaftueshme. Me njė fjalė, me tė gjitha tė mirat pėr tė jetuar nė tė. Por, pėr habi, pjesa dėrrmuese e banorėve e kanė lėnė fshatin, duke ikur nė vende tė tjera, konkretisht nė periferi tė Lipjanit. Madje, siē kanė thėnė disa qytetarė nė kėto hapėsira, sikur ėshtė krijuar njė Akllap i ri, por pa mrekullitė e natyrės qė i ka Akllapi i vjetėr. Banorėt e kėtij “Akllapi tė ri” kanė thėnė se kanė ikur nga atje pėr shkak se nė afėrsi tė qytetit tė Lipjanit janė kushtet mė tė mira pėr punė, shkollim, shėndetėsi etj. “Tė themi si tė themi, e vėrteta ėshtė se mė mirė pėr disa gjėra ėshtė qė e kemi lėshuar fshatin e jemi vendosur nė lagjen e re tė Lipjanit, e cila pėr habi gati e tėra ėshtė e banuar me fshatarė tė Akllapit. Prandaj, edhe me tė drejtė ia kemi dhėnė epitetin ‘Akllapi i ri’. Mirėpo, unė nuk them se nuk ėshtė mirė tė jetohet nė fshatin Akllap, sepse tash kanė ndryshuar pėr tė mirė gjėrat. Pra, ka rrugėn e asfaltuar, qarkullimi i zgjidhur nėpėrmjet kombibusėve, shkolla… Por, pavarėsisht kėsaj nuk ia ka vlen qė unė tė jetoj aty, sepse nuk jam marrė me bujqėsi, blegtori apo shpezėtari”, ka thėnė ish-banori i Akllapit, Fehmi Gashi, i cili qė nga paslufta ėshtė i vendosur me familje nė Lipjan. 
“Pėr habi pas lufte njė numėr i madh i banorėve kanė bėrė yrysh nė Lipjan, Prishtinė dhe Ferizaj. Pra, duke i lėnė shtėpitė e tyre me gjithė tokėn. Kėshtu, nga dita nė ditė bėhej zbrazja e fshatit. Pėr fat tė keq sot Akllapi ėshtė ‘rralluar’ aq shumė saqė sot ai i ngjanė njė fshati thuajse tė boshatisur nga banorėt”, ka thėnė banori Skėnder Gashi. Madje, sipas tij, po tė kishin mundėsi tė gjitha familjet do tė kishin ikur nga fshati. “Ne qė mbetėm kėtu pėr asnjė moment nuk u morėm lakmi atyre qė ikėn”, ka shtuar Gashi, i cili ende jeton nė kėtė fshat, mbi 17 kilometra larg nga qendra komunale e Lipjanit.
“Fshati Akllap gjatė luftės ishte djegur thuaja nė tėrėsi nga barbaria serbe. Po ashtu nė kėtė fshat janė vrarė e tė plagosur shumė banorė. Mirėpo, pas lufte, disa organizata humanitare siē ishte ‘ADRA’ e ‘Mersi Corpsi’, e kanė ndihmuar popullatėn e pastrehė pėr ndėrtimin e shumė shtėpive tė reja. Kjo ndihmė ishte shumė e mirėseardhur, nė rend tė parė, menduam se fshati i tėrė do tė mbetet pa u shpėrngulur, mirėpo pėr fat tė keq ndodhi e kundėrta”, ka theksuar Gashi, i cili nuk e ka arsyetuar ikjen e shumė familjeve nga Akllapi, sepse me pak angazhim, sipas tij, banorėt mund tė jetonin shumė mirė. “Asnjė arsye nuk ka qė tė braktiset ky fshat. Mė parė Akllapi i ka pasur 104 shtėpi, ndėrsa sot ky numėr ėshtė pėrgjysmuar. Fshati e ka rrugėn e asfaltuar, shkollėn e plotė fillore, dyqan, ujė qė tė pikė nė ballė nga tė ftohtit, i cili vjen nga burimet dhe rėnia e tij tė lirė nga malet”, ka thėnė ai. 
Banori tjetėr Ruzhdi Gashi ka bėrė me dije se ata qė kanė mbetur nė kėtė fshat merren me bujqėsi. “Kėtu toka punohet nga banorėt qė mbetėn pa e lėshuar fshatin, ndėrsa bujqit zakonisht kultivojnė kulturat bujqėsore, si grurė dhe misėr, mirėpo nuk mungojnė as kulturat tjera, si patatet, lakrat, fasulja… Me njė fjalė, tė gjitha kulturat kopshtare. Po ashtu, fshati ynė njihet edhe me kultivimin e shumicės sė pemėve, tė cilat na i dhuroi Zoti”, ka thėnė Ruzhdi Gashi. Kėta pak banorė janė shprehur se njė ditė jo tė largėt Akllapi do tė mbetet vetėm nė kujtesėn e njerėzve.
Naki
Naki

Shteti : Republika e Kosovės
Postime : 9124
Kyējet nė forum : 26050
Regjistruar mė : 2007-05-29

https://naki.albanianforum.net

Back to top Go down

Fshati Akllap Empty Re: Fshati Akllap

Post by Sponsored content


Sponsored content


Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum