Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Origjina e Ilirėve

2 posters

Go down

Origjina e Ilirėve Empty Origjina e Ilirėve

Post by Kle@Love Sat 24 Apr 2010, 20:12



Popujt qė u bėnė mė tė njohur nė historinė e lashtė tė
Ballkanit janė grekėt, ilirėt dhe trakėt. Ilirėt janė ndėr
banorėt mė tė lashtė tė Gadishullit Ballkanik. Ata janė
autoktonė. Kulturėn, gjuhėn dhe tiparet antropologjike ilirėt
i formuan nė vendin e tyre, nė pjesėn perėndimore tė
Gadishullit tė Ballkanit, aty ku shkrimtarėt antikė i
pėrmendin nė veprat e tyre.

Trevat e shtrirjes sė popullsisė ilire janė mjaft tė
gjera; ato pėrfshijnė tė gjithė pjesėn perėndimore tė
Gadishullit tė Ballkanit, qė nga degėt e Danubit,
lumenjtė Sava e Drava, nė veri, e deri te Gjiri i
Ambrakisė (Prevezė), nė jug, kurse nė lindje deri nė
Vardar. Grupe tė veēanta ilirėsh u vendosėn edhe nė
Italinė e Jugur. Kėto janė fiset mesapet dhe japige.

Emri etnik ILIR shfaqet nė
veprat antike qė nė shek. V p. K. Kurse emrat e disa
fiseve ilire fillojnė e pėrmendėn qė nė shek. XII nga
Homeri. Por koha e formimit tė etnosit ilir ėshtė mė
e lashtė.
Fillimet e origjinės ilire janė qė nė
mesin e mijėvjeēarit tė dytė p.K., qė nga periudha e
bronzit tė mesėm, kur fillojnė tė formohen tiparet
etnike ilire. Nė epokėn e hekurit (mijėvjeēari i
fundit p.K.) ilirėt u formuan plotėsisht, duke trashėguar
nga epokat mė tė hershme eneolitike dhe tė bronzit tipare
kulturore gjuhėsore e antropologjike etnike.


Teoria e vjetėr qė i bėri ilirėt tė ardhur
nga Evropa Qendrore, nė shekujt XII – XI p.K., ėshtė
rrėzuar nga studimet e kryera pas Luftės sė Dytė
Botėrore. Vetė fakti qė varrimet me urna,
karakteristike pėr popujt e Evropės Qendrore, nuk janė tipike
pėr trevat e shtrirjes sė ilirėve, por ndeshen vetėm nė zona
tė kufizuara, tė rralla, dėshmon kundėr teorisė sė
ardhjes sė ilirėve nė Ballkan nga veriu.


Gjurmėt e kulturave tė Evropės
Qendrore, qė ndeshen nė Iliri, janė rezultat i
kontakteve kulturore, tregtare e tė lėvizjes sė
artizanėve tė punimit tė metaleve.



2. Fiset kryesore ilire


Ndėr fiset mė tė pėrmendura ilire janė:
taulantėt, ardianėt, dardanėt, paionėt, dalmatėt,
albanėt, penestėt, molosėt, kaonėt, thesprotėt etj.

TAULANTĖT. Banonin nė zonėn e
Adriatikut, qė nga lumi Vjosa, deri nė prapatokėn e
Dyrrahut. Ky fis luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm
nė historinė ilire tė shek. IV – III p.K., duke u
vėnė nė krye tė shtetit ilir, tė cilin e kishin krijuar mė
parė enkelejtė. Nė trevat e taulantėve mė vonė shfaqet fisi i
Albanėve dhe i Parthinėve.


ENKELEJTĖ. Banonin nė krahinat pėrreth liqenit tė Ohrit.
Ata krijuan dinastinė e parė tė mbretėrisė Ilire, nė
fund tė shek. V p.K. Njė nga qytetet e tyre kryesore
ishte Enkelana. Pas shek. IV ata nuk pėrmenden mė.
Nė trevat e fisit tė enkelejve pėrmenden edhe
dasaretėt. Enkelejtė kanė qenė peshkatarė tė zotė.

DASARETĖT. Janė njė fis i madh
nė Ilirinė Juglindore. Njiheshin nė lashtėsi sidomos
pėr prodhimin e drithėrave tė bukės. Njė nga qytetet
mė tė njohura ishte Pelioni (qyteza nė Selcė tė
Poshtme tė Pogradecit). Qytet tjetėr i madh i kėtij
fisi ishte edhe Antipatra (Berati).


ALBANĖT. Banonin nė prapatokėn e qytetit tė Dyrrahut.
Kryeqendra e tyre ishte Albanopoli (Zgėrdheshi i Krujės).
Fisi i albanėve i dha emrin e vet shqiptarėve, gjatė
mesjetės sė hershme, kur ata njihen si albanė, arbėr.


ARDIANĖT. Fillimisht
shtriheshin rreth gjirit tė Rizonit dhe tė lumit
Neretva. Ardianėt e shtrinė pushtetin e vet nė tė
gjitha krahinat e tjera qė mė parė ishin nėn sundimin e
taulantėve. Ardianėt luajtėn njė rol shumė tė madh nė luftėrat
kundėr pushtuesve romakė, gjatė shek. III – II p.K., nė
kohėn kur sundoi dinastia ardiane e Mbretėrisė Ilire.
Kryeqendra e ardianėve ishte Shkodra.


DARDANĖT. Ishin fisi mė i madh ilir qė u
vu nė krye tė Mbretėrisė Dardane, nė Ballkanin
Qendror, kryesisht nė Kosovė. Dy fise tė tjera
dardane tė njohura ishin thunatėt dhe galabrėt.
Qyteti mė i rėndėsishėm i dardanėve ka qenė
Damastioni, i njohur si kryeqendėr e nxjerrjes sė metaleve.
Dardanėt pėrmenden si luftėtarė tė fortė, xehetarė shumė tė
mirė, blegtorė dhe tregtarė tė njohur.


PAIONĖT. Fise ilire qė banonin nė luginėn e
sipėrme tė Vardarit nė kufi me dardanėt, duke u
shtrir deri tek lumi Struma. Pėrmenden pėr herė tė
parė nga Homeri, si aleat tė trojanėve. Nė gjysmėn e
parė tė shek.IV paionėt krijuan mbretėrin e tyre, e
cila u detyrua t’u bėjė ballė pėr shumė kohė sulmenve
tė maqedonasve. Paionėt prenė nė shek.IV-II p.K.
monedhėn e tyre prej argjendi.


DALMATĖT. Banonin nė brigjet e Adriatikut. Ishin blegtorė tė
njohur, shquheshin pėr punimin e llojeve tė ndryshme tė
veshjeve prej liri e leshi. Veshja e njohur me emrin
dalmatika nė shekujt e parė u pėrdor edhe nga
aristokracia romake, prej nga kaloi edhe nė veshje
rituale kishtare. Qyteti mė i njohur i tyre ka qenė
Delmini.

PENESTĖT. Banonin
nė luginėn e Drinit tė Zi e pėrreth saj. Pėrmenden
pėr herė tė parė nė vitet 170 – 169 p.K. Luajtėn rol
tė rėndėsishėm nė Luftėn e Tretė Ilire – romake. Pėrfshiheshin
nė Mbretėrin Ardiane. Kishin 14 qytete e kėshtjella, ndėr tė
cilat pėrmenden Uskana, Oeneu, Draudaku etj. Meqenėse
pranuan garnizone romake nė qendrat e tyre,
maqedonasit ua shkurtuan vendin.


MOLOSĖT. Janė njė nga tri fiset kryesore qė
banonin nė qendėr tė Epirit antik dhe qė luajtėn rol
shumė tė rėndėsishėm drejtues nė historinė e lindjes
dhe tė formimit tė shtetit tė Epirit.


KAONĖT. Ky fis epirot kishte shtrirje tė
gjerė, qė nga lumi Thyamios (sot lumi Kallama), deri
nė luginėn e Drinosit, nė Gjirokastėr. Kryeqendra e
kaonėve, Foinike (Finiqi i Sarandės), nė shek. III
p.K. u bė kryeqendra e gjithė shtetit tė Epirit.
Qytet tjetėr i madh i kaonėve ishte Antigonea (Saraqinishti i
Gjirokastrės).


THESPROTĖT. Banonin nė Epir, nė jug tė lumit tė sotėm Kallama,
deri nė gjirin e Ambrakisė. Pėrmenden nė shkrimet e lashta qė
nga shek. V p.K., si fis qė sundoheshin nga dy
kryetarė tė zgjedhur ēdo vit nga gjiri i parisė.

Fise tė tjera tė njohura janė
edhe labianėt (pėr rreth liqenit tė Shkodrės),
pirustėt (nė Mirditė) dhe parthiniet nė ultėsirėn
bregdetare tė Adriatikut
avatar
Kle@Love

Shteti : Durres
Postime : 6659
Kyējet nė forum : 23946
Regjistruar mė : 2009-01-15
Profesioni : Arkitekte

http://www.klealove.com

Back to top Go down

Origjina e Ilirėve Empty Re: Origjina e Ilirėve

Post by Besi Sat 24 Apr 2010, 23:53

Iliret jane i njejti popull me traket qe te dy jane te races pellazge; pra te bardhe.Origjina e tyre e pare,duke perfshire skitet, bie ne Azi ne Turkestanin e sotem:atje u shfaqen stergjyshet e tyre te pare,me kalimin e kohes,nen shtytjen e mongoleve qe vinin nga Lindja,traket,iliret dhe skitet u detyruan,pak nga pak,rreth lumenjve ne veri te Detit Kaspik dhe te Detit Azov,kurse traket ne perendim te skiteve,duke pasur si qender Ukrahinen e stome,dhe se fundi,edhe me ne perendim iliret zinin gjithe shpatin verior te Karpateve.Pikrishte ne kete drejtim ne i gjejme keta tre popuj,ku ata u shtyne nga loja e dyndjeve te nje pasnjeshme drejt perendimit,te cilat kan ndodhur gjate dhjetera e qindra mijera vjeteve,qe vijne para fillimit te mijevjecarit te trete para Krishtit,epoka e Ekspedites se pare te argeve drejt Indis.(marr nga libri "Enigma..."-Robert d'Angely,fq.80)
Besi
Besi

Postime : 1349
Kyējet nė forum : 17258
Regjistruar mė : 2009-11-20

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum