Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AT SHTJEFĖN GJEĒOVI

Go down

AT SHTJEFĖN GJEĒOVI Empty AT SHTJEFĖN GJEĒOVI

Post by Dode Progni Thu 10 Jun 2010, 11:21

AT SHTJEFĖN GJEĒOVI 20062012
At SHTJEFĖN GJEĒOVI

Veprimtari i shquar i levizjes atdhetare shqiptare,teologu,etnografi,arkeologu dhe shkrimtari Shtjefen Konstantin Gjeēovi u lind nė Janjev tė Kosovės me 12 korrik 1874. Emri i tij i pagėzimit ishte Mėhill,por gjatė fėmijėrisė dhe rinisė sė hershme shkurt e thėrrisnin Hilė. Mbiemer mbajti atė tė fisit tė vet Gjeēi,dhe Kryeziu –vendi prej nga kishin ardhur tė parėt e tij,pėr t’u vendosur nė Janjeven e hershme,tė bukur dhe tė pasur nė minerale,ku kishte njė komunitet jo tė vogėl shqiptarėsh, po aq tė hershėm sa vetė Janjeva.Nė vendlindje mori mėsimet e para fillore. Vetėm 10 vjeē isht Hila kur me ndėrhyrjen e priftit tė Janjevės,i cili pasi kish parė tek djali i vogėl i Gjeēajve deshirėn e madhe pėr dije,zgjuarsinė dhe sjelljen shembullore, u propozoi prindėrve qė t’a dėrgonin pėr t’u shkolluar nė njė kolegj fetar tė Shqipėrisė.

Me 1884 niset pėr nė Kolegjin Franēeskan tė Shkodrės.,dhe prej kėtu u dėrgua pėr tė vazhduar mėsimet nė Kolegjin e Troshanit,afėr qytetit tė Lezhės. Kėtu ai kaloi katėr vitet e para tė adolishencės dhe nė vitin 1888, nė moshėn 14 vjeēare,mbaroi shkollėn me rezultate tė shkėlqyera. Po kėtė vit shkoi pėr studime tė larta teologjike nė Bosnje. Nė gushtin e vitit 1892 hyri nė Urdhėrin Franēeskan nė Kuvendin e Fojnicės dhe pas njė viti filloi mėsimet liceale filozofike nė Kuvendin e Derventės e tė Banja Lukės. Kėtu studenti i ri i teologjisė, djaloshi me trup tė shkathtė, tė lidhur e mesatar, me njė fytyrė zeshkane e me flokė tė zi,bir i nje familje tė thjeshtė shqiptare nga Janjeva e Kosovės,po shafqej si njė talent i veēantė.Ai krahas mėsimeve teologjike e filozofike shfaqi njė deshirė e pasinon tė madh pėr studimin e gjuhės dhe letėrsisė shqipe. Prandaj,gjatė kohės qė studionte nė Banja Lukė,shkonte herė pas here nė Kreshevė pėr tė ndjekur ligjeratat e albanalogut tė njohur Ludwik Thalloczy mbi oroigjinėn e lashtėsinė e gjuhės shqipe. Pas mbarimit tė studimeve tė larta teologjike,me 29 qershor 1896,i kthehet pėrseri Troshanit, por tani si meshtar franēeskan i emruar nėn emrin e ri Shtjefėn Konstantin Gjeēov,ku me 2 gusht 1896 dha meshėn e parė. Pas njė viti sherbesė nė Troshan,nė korrikun e vitit 1897 shkon pėr tė krye detyrėn e meshtarit nė Sllavokuēan tė Pejės. Dhe nė vitin 1899 kthehet me detyrėn e meshtarit nė Laē Sebaste tė zonės sė Kurbinit. Verėn e vitit 1906 Gjeēovi e kaloi pa punė,ndėrsa nė vjeshtė u emrue drejtor i shkollave elementare franēeskane pėr djem e vajza nė Shkodėr ku punoi pėr pak kohė. Nė fillim tė vitit 1907 transferohet nė Gomsiqe me detyrėn e meshtarit ku qėndroi deri nė vitin 1914,kur pas disa konflikteve qė kishte me drejtuesit franēeskan dhe parinė vendase mbeti pėrsėri pa punė. Nė fundin e vitit 1916,mori emrimin e ri nė Theth tė Dukagjinit dhe nė kulmin e dimrit iu ngjit maleve tė larta me dėborė pėr tė shkuar atje ku e prisnin besimtaret pėr tu bėrė sherbesat kishtare. Asaj kohe Thethi i ngjante njė “rrėnoje” tė vertėtė qė sapo kishte dal nga lufta,nga epidemia e kolerės dhe nga dimėri i ashpėr i viteve 1916-1917. Kėtyre veshtirėsive tė mėdha u shtohej edhe njė tjetėr absurde: shtėpinė ku do tė kryente sherbesat fetare e gjeti tė uzurpuar nga komanda e forcave ushtarake austo-hungareze tė cilat mbaheshin nga grabitjet qė i bėnin ditė pėr ditė pasurisė sė malėsorve,pėr tė cilat Gjeēovi protestoi ashpėr.Pa mbushur njė vit nė Theth,ai transferohet nė njė zonė tjetėr tė harruar tė Dukagjinit,nė Prekalin malor. Edhe aty,shtėpia ku do tė kryente sherbesat fetare ishte kthyar nė gėrmadhė, por pas shumė mundimesh arriti t’a mėkėmbe me ndihmėn e fashatarve. Nė Prekal,famulltari franēeskan do tė pėrballej me njė fenomen tepėr tė vėshtirė e delikat,me veprimtarinė keqbėrse tė disa cubave. At Gjeēovi ja arriti qė me kėmbengulje,guxim e zgjuarsi tė ketė disa suksese tė konsiderueshme nė zhdukjen e kėtij fenomeni teje negativ.Nė vitin 1919 ai transferohet nga Prekali pėr nė Troshan tė Lezhės. Po i kthehej Troshanit pas 36 vjetėsh,por tani i kthehej njė Gjeēov-burrė i pjekur,njė meshtar i devotshėm me eksperiencė dhe njė shkencėtar pasionant i spikatur. Nga Toshani,mbėrrinė nė Vlorėme 21 prill 1920, pėr tė krye detyrėn e meshtarit. Aso kohe Vlora ishte e pushtuar nga forcat ushtarake italiane tė cilat kishin uzurpuar dhe objektet fetare. Sapo mbėrriti ketu,Gjeēovi u kėrkoi autoriteteve ushtarake italiane qė tė lironin objektet fetare. Ky veprim e konfliktoi,jo vetėm me komandėn e trupave italiane tė cilat e raportuan deri nė Vatikan,po edhe me parinė franēeskane tė Shkodės dhe posaqėrisht me kryepeshkopin e Durrsit Bianki,i cili nuk e paisi me leje qėndrimi pėr ushtrimin e detyrės nė Vlorė. Gjatė kohės sė qėndrimit nė Vlorė mblodhi tė dhėna mbi gjendjen morale e shpirtėrorė tė kryengritėsve dhe i publikoi nė formėn e vjershave gjė qė bėri tė fitojė admirimin e popullit tė Vlorės,po dhe acaroi mardhenjet me autoritetet ushtarake italiane dhe ato kishtare ēka sollėn largimin e tij nga Vlora dhe kthimin nė Rubik tė Mirditės nė fund tė vitit 1920.

Si meshtar franēeskan,At Shtjefėn Gjeēovi,kurdoherė dhe kudo qė sherbeu respektoi uniformėn fetare,prdikoi Ungjillin dhe veprimtarinė e tij e pėrqėndroi nė edukimin shpirtėrorė tė njrėzve. Jo vetėm si prelat katolik,po edhe si njeri,i kushtoi vemendje te posaēme varfėrisė dhe tė varfėrve qė ishin me shumicė nė famullitė ku ai sherbeu. I prekur thellė nė shpirtė nga varfėria e kėtyre njerėzve gjithmonė ju drejtohej atyre me shprehjet ngushėlluese “Kėshtu e dhanė Zoti!” dhe “Shpreoni nė jetėne amshueme!” Ai kurdoherė paraqiti tek njerėzit figurėn ideale tė sherbėtorit tė Zotit dhe tė sherbėtorit tė shpirtit tė tyre qė ai dhe ata e quanin Atdhe.

At Shtjefėn Gjeēovi,ishte njė prift franēesakan qė rrėth 33 vite me rradhe ia doli qė tė zbatojė me besnikėri mėsimet nga profesioni i tij si teolog duke i sherbyar Zotit pa hile,dhe me po aq besnikėri i shėrbeu Atdheut dhe popullit tė cilit i pėrkiste. Ku mė mirė se tek Gjeēovi e shohim tė materializuar binomin Fe dhe Atdhe? Gjithė veprimtarinė e tij shoqėrorė,shkencore,arsimore,letrare etj. e pėrshkon si njė fill i kuq dashuria pėr Atdheun dhe pėr kombin e tij – shqiptar. Qysh nė moshėn e femijėrisė u mėkua mė mėsimet e rilindasve tanė dhe me pėrpjekjet titanike qė bėnė ata pėr bashkimin e popullit rreth Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, pėr tė fituar lirinė dhe pėr tė mbrojtur ēdo pėllėmbė tė tokės shqiptare nga grabitėēarėt shovinistė serbo-malazezė.Kjo periudhė e lavdishme la gjurmė tė thella tek djaloshi me zhgun e konop i cili arriti tė kapėrcejė caqet e ideologjisė fetar dhe me krenari u angazhua kundėr ndasive krahinore e fetare mesjetare. Zhguni i fratit dhe detyrimi ndaj kishės nuk ja ndėrruan asnjėherė natyrėn e njė malėsori energjik dhe luftarak. Qysh nga viti 1900 ai e ēoi zanin pėr me kėrkue lirinė me njė thirrje tė fortė “Ngreu Shqypni!” – “Ngrehuni burra, ēonju trima! Pėr Shqypni ta derdhim gjakun! Nė luftė shqyptarė porsi vetima, per liri tė lypim hakun!” Nė vitin 1906 kur sherbente si meshtar nė Kurbin u ngrit me forcė nė mbrojtje tė luftėtarve tė lirisė. Ndėrsa nė vitet 1909 – 1912 kur sherbente nė Gomsiqe mori pjesė gjallėrisht nė organizimin e kryengitjes sė armatosur antiosmane duke u radhitur edhe vetė nė ēetat e luftėtarve tė lirisė. Nė vitin 1916 – 1917,dėnoi haptas ashpėrsinė dhe grabitjet qė bėnin nė popull forcat ushtarake austro-hungareze. Dhe me 1920,nė Vlorė,sė bashku me priftin tjetėr patriot Mark Vasa, ju kundėrvunė forcave pushtuese italiane dhe ndihmuan luftėtarėt e lirisė pėr dėbimin e tyre nga Vlora.Nė Zarė tė Dalmacisė, Pejė,Gjakovė, Prizren, e kudo nė Kosovė u shqua si njė nga luftėtarėt mė tė vendosur kundėr synimeve shkombėtarizues tė serbomėdhenjve ndaj popullit e kulturės shqiptare. Si njė figurė poliedrike qė ishte,ai vuri nė sherbim tė atdheut dhe kulturės shqiptare tė gjitha forcat mendore dhe fizike,talentin e mendjen e ndritur,penen dhe shpirtin e tij prej artisti tė cilat Zoti ja kishte falur si rrallėkujt tjetėr. At Gjeēovi u shqua veēanarisht nė fushėn e etnografisė. Duke jetuar mes njerėzve dhe nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė,veēanarisht nė pjesėn veriore tė saj, u bė njė hulumtues dhe njė mbledhės i kujdesėshėm i traditės gojore etnografike tė popullit. Pėr realizimin e hulumtimėvė tė thella dhe tė shumanshme pėrshkoi mijėra km. rrugė kėmbėsore duke shkuar nga fshati nė fshat e nga krahina nė krahinė pėr tu gjendur sa mė pranė burimit gojor tė popullit dhe pėr t’i regjistruar e ruajtur me zell nė defterėt vlerėmedhėnj tė tij. Nga goja e popullit ai mblodhi,fjalė e frazologji popullore,gjė e gjaza,kėngė e vaje,rite e zakone tė ndryshme.Ishte hulumtues i thellė i fiseve tė Shqipėrisė sė veriut,gjenezės dhe gjenealogjisė sė tyre,por nė veēanti u thellua tek mėnyra e organizimit dhe vetqeverisja e tyre. At Gjeēovi ka lėnė shumė shkrime tė botuara dhe tė pa botuara pėr doke e zakone shqiptare si,lindjen,martesėn,vdekjen,gjėmėn, mikėpritjen,besėn e bujarinė shqiptare, pėrshėndetjet dhe fjalet e urta etj. Hulumtoi mitet shqiptare dhe bėri pėrpjekje qė tė zbulojė lidhjet e tyre me besimet e lashta trako-ilire dhe pellazgjike. Me njė qellim tė lartė fisnikėrie dhe patriotizmi u muar me hulumtimin e thellė tė dukurisė gjakmarrjes. Si njė atdhetar i madh e sherbėtor i Zotit,qė synonte paqtimin dhe harmoninė midis njerėzve,hodhi hapat e para pėr zhdukjen e kėtij fenomeni tė dėmshėm,veēanarisht pas pavarėsimit tė Shqipėrisė.Epiqendra e studimeve tė tij nė fushėn e etnografise eshtė e drejta zakonore shqiptare. Pas njė pune shumėvjeēare ai pregatiti pėr botim veprėn e tij monumentale, gjigandin e etnografisė shqiptare,Kanunin e Lekė Dukagjinit, Shkodėr 1933.Kjo e bėri tė njohur nė botėn shkencore brenda e jashtė vendit. Nė kėtė permendore tė pavdekshme tė kulturės shqiptare janė pėrmbledhur nė 12 libra dhe njė shtojcė parimet gjyqėsore me anė tė cilave rregullohej ndėr fiset shqiptare tė veriut vetėqeverisja dhe tagri ndėshkimor. Ky monument juridik vėn pėrpara cilitdo malėsorin jurist dhe aftėsinė e tij organizative vetėqeverisėse. Ai bėn copė e thėrrime etiketimet dashakeqėse tė disa pseudostudiuesve shovinistė qė pėr qėllimet e tyre tė mbrapshta etiketonin popullin shqiptar si barbar dhe tė egėr,tė pa aftė pėr t’u vetėqeveris. Kjo e drejtė zakonore e mbledhur nga Gjeēovi nėn titullin “Kanuni i Lekė Dukagjinit”, veēanarisht nyjet dhe paragrafet qė i pėrkasin tė drejtės familjarė civile dhe organizimit tė fisit,ku shėndrin drejtpeshimi e shpirti i disiplinės i lidhur ngusht me respektimin e tė drejtave tė pėrsonit, krahasohet me pjesėt mė tė bukura tė sė drejtės romake. Vepra Kanuni i lekė Dukagjinit ,jo vetėm u vlerėsua lartė nga studiues tė medhenj brenda e jashtė vendit,po dhe u bė pikė referimi pėr shumė prej tyre. Pr. Claudius Schėering,profesor i fakultetit tė drejtėsisė mė Universitėtin e Mynchenit–Gjermani e konsideronte Kanunin si “ligje krejt tė iteresantshme, ndoshta mė tė vjetrat nė Europė. Europa,-thoshte ai,- le ta njohė se ēka ka pėrftue kombi i vogėl shqiptar pėr veprimet e mėdha tė kulturės.”Ndėrsa dijetari ynė Faik Konica midis tjerash,shkruante: “Askush nuk mund t’i afrohet At Gjecovit nė diturinė e kėtij kanuni, qe ėshtė nji studim i palodhur dhe i hollė ku ka mbledhur, radhitur dhe ndritur tė gjitha sa kanė mbetur nga mendimet juridike te Shqipėrisė sė Kohės ė Mesme, mendime tė cilat ngjan t’i kenė rrenjet shumė pertej Kohės sė Mesme”.

Shtjetjefėn Gjeēovi ishte njė arkeolog i apasionuar. Ai,me njė mendje tė hollė prej shkencėtari dhe dorė tė kujdesėshme,s’pushoi sė kėrkuari visaret e paēmueshme tė nentokės sė vjetėr shqiptare. Fillimet e kerkimeve arkeologjike tė tij datojnė qė nga viti 1900. Me kerkime tė zellshme dhe plot pasion arriti tė zbulojė dhe tė gėrmojė me njė profesionalizėm tė lartė disa tuma (vendvarrime) ilire prej nga nxorri e ruajti mė shumė se 500 objekte me vlera arkeologjike si,enė balte,vegla pune metalike,monedha tė periudhės ilire.etj.Ndėr objektet mė interesante tė zbuluar nga Gjeēovi,siē tregonte F.konica,ishtje “Lotorja” (Iacrumatorium),prej tė cilės mėsohet se tė vjetrit besonin se tė vdekurit qanin tė shkuarėn e jetės sė tyre. Pėr kėtė arėsye lotorja vendosej nė varr bashkė me tė vdekurin,nė mėnyrė qė tė kishte ku t’i hidhte lotėt.Njė tjetėr objekt me vlera tė mėdha historike,zbuluar nga Gjeēovi,ishte “Kėmbona e Krujės e vitit 1462” Krahas punės pėr zbulimin e kėtyre objekteve dhe bashkimit tė tyre nė koleksione tė bukura arkeologjike,ai bėri pėrpjekje pėr evidencimin e tė gjitha monumenteve tė kulturės sė popullit shqiptar nė shekuj,dhe qysh nė ato vite hodhi idenė e ngritjes sė njė arkivi dhe muzeu arkeologjik me gjetje nga vendi ynė. Perveē zbulimit,studimit dhe ruajtjes se shumė dėshmive materiale pėr historinė e vjetėr tė shqipėrise ai s’rreshti duke punuar pėr publikimin e kėtyre vlerave nepėrmjet artikujve shkencor botuar nė tė pėrkohėshmet e asaj kohe.Nė kėtė fushė vlen pėr tu theksuar studimi i tij “Trashegime thrako-ilirjane” tė cilin filloi t’a botonte nė fletoren “Populli” tė Shkodrės me pseudonimin “Komen Komina” dhe mė pas vazhdoi nė “Hyllin e Dritės”. Objektet arkeologjike dhe puna e tij studimore nė kėtė fushė u vlerėsuan lartė nga arkeologėt mė tė njohur tė kohės si,Prof. Marucchi,Dr. Ugolini,F.Nopēe etj. Edhe 40-50 vjet pas vdekjes sė tij grupe arkeologėsh tė specializuar, duke rigėrmuar nė disa zona arkeologjike tė Shqipėrisė sė veriut kan gjetur objekte tė cilat mė parė kishin kaluar nepėr duart e Gjeēovit,ēka vertetohej me emrin qe ai vete kishte shkruar mbi to. Qellimi kryesor i kerkimeve dhe publikimeve tė objekteve arkeologjike ishte nxjerrja nė dritė e dėshmive matėriale mbi historinė e lashtė tė popullit tonė dhe ndėrgjegjėsimi i masave tė popullit pėr ruajtjen e kėtyre dėshmive. Me zbulimet arkeologjike qė bėri,Gjeēovi i dha njė ndihmesė tė rėndėsishme arkeologjisė dhe historisė shqiptare pėr tė nxjerr nė dritė mė mirė vazhdimėsinė iliro – shqiptare dhe lashtėsinė e popullit tonė.
Gjeēovi ėshtė i njoftun edhe nė lėmin e letėrsisė.Si intelektual u vu me zell me studiue gjuhėn shqipe, duke mbledhur nga goja e popullit fjalė e fraza, shprehje popullore etj.Nė atė kohė literatura e gjuhės sonė ishte nė fillimt e veta. Gjeēovi qe nder ata shkrimtarė qė me shkrime tė veta tė larmishme e ndihmoi letėrsinė shqipe. Puna e Gjeēovit ishte nė vazhdėn e veprimtarive tė rilindjes kombėtare pėr tė mbledhur e pėr tė dėshmuar traditėn dhe lashtėsinė e popullit shqiptar, pėr tė lėvruar fjalėn shqipe dhe pėr tė forcuar vetėdijen kombėtare tė popullit tė vet. Me 1905 pėrfundoi tragjikomedinė “Mark Kuli Kryeqitas,qė ėshtė njė vepėr e rrallė me njė frymė patriotike.Ai ėshtė autori i dramės “Dashtunia e Atdheut” 1909; i vėllimit tė bukur moralo – didaktik “Agimi i Gjytetnisė”,1910,kushtuar
At Gjergj Fishtės,nė tė cilėn bien nė sy ndjesitė e flakta atdhetare. Kėtu bėn njė studimtė tė hollėsishėm mbi fjalorin e gjuhės shqipe,ku rrah ēeshtjet e pastrimit tė tij nga fjalėt e huaja tė pa nevojshme. Tėrheq vemendjen tek njė tė folur pa gabime dhe mbi mėnyrėn e mbledhjes dhe tė pėrdorimit tė fjalėve tė marrura nga gjuha e popullit. Ėshtė autori i shumė artikujve studimor etnologjik dhe arkeologjik botuar nė organet e ndryshme tė shtypit tė kohės,sidomos nė revistėn “Albania” tė Faik Konicės ku shkruante me pseudonimin ‘Lkeni i Hasit”. Gjeēovi la shumė vepra nė dorshkrim, si “Shqiptari ngadhnjyes”,1904; “Princi i Dibrave apo Mojs Golemi” (Dramė), “Mnera e Prezės”,1902; “Pėrkrenarja e Skenderbeut” etj. Gjatė qėndrimit tė dytė nė Rubik shkroi punimin; “Sebasti n’Arbni apo n’Armeni” i cili u botua nė vitin 1921. Nė kėtė punim autori u thellua rreth ēėshtjes sė ashtuquajtur tė Sapajt. Nga penda e At Gjeēovit kemi dhe disa pėrkthime nga letėrsia e huaj, si drama e Pjetėr Metastasit “Atil Reguli”,1912; Shna Ndou i Padovės sipas Dal-Gal,1912; “Vajza e Arleans-it a Joana d’Ark”,1915 etj.

Njė tjetėr fushė ku At Gjeēovi dha kontributin e tij nė tė mire tė zhvillimit dhe pėrparimit tė Atdheut ishte ajo e shkollės dhe arsimit shqip. Nė korrik tė vitit 1897,nė moshėn 23-vjeēare,nė Sllavakuēan tė Pejės,sė bashku me popullin arsimdashės bėhet inisiator i hapjes sė shkollės shqipe tė fshatit ku bėhet dhe mėsues i saj. Nė vitin 1901,hapi shkollėn e mbyllur tė Laēit dhe me ndėrhyrjen e tij nė konsullatėn austro – hungareze nė Durrės arriti tė sigurojė disa abetare tė Brukselit pėr kėtė shkollė. Nė janarin e vitit 1906,sipas vendimit nr. 2136,dt.30 dhjetor 1905 tė Ministrisė sė Jashme A-H fillon punėn si mėsues i kurseve tė gjuhės shqipe nė Zarė tė Dalmacisė ku vazhdon vetėm 6 muaj pasi konfliktohet me punėdhėnėsit pėr shkak tė protėstės qė bėri kundėr largimit nga katedra e gjuhės shqipe tė njė shoku tė tij. Nė vjeshtėn e vitit 1906 sherben si drejtor i shkollave elementare franēeskane pėr djem e vajza nė Shkodėr. Nė shkollėn ku jepte mėsim,ai pėrpos fėmijėve tė paraparė pėr vazhdimin e shkollws,mbremjeve mblidhte edhe tė tjerw tw rinjė e tė reja pėr tė marr mėsime,qė tė masivizonte pėrhapjen e dijes dhe kulturės shqipe.Nė kėto shkolla mėsohėj lėnda ė historise,aritmetikės etj. Pėr shkak tė pjesėmarrjes sė tij bashkė me nxėnsėit nė veprimtaritė patriotike, e largojnė nga kjo detyrė dhe e dergojnė mėsues nė Gomsiqe.Por dhe atje,me 31 mars 1907,hap shkollėn shqipe e cila fillimisht kishte vetėm dy banka,tė cilat u bėnė zanafilla e shkollės sw parė shqipe nė kėtė krahinė. Pas shkuarjes nė Theth,me 17 shtator 1917,nė njė dhomė tė shtėpisė ku banonte hapi shkollėn shqipe. Pėr kėtė veprim ai njoftoi dretpėrdrejt pėrgjegjėsin e arėsimit Shkodėr,tė cilin e njoftonte se mbante mėsim dy herė nė ditė. Para dite kishte 26 djem,ndėrsa pas dite 11 vajza,punė tė cilėn e bėntė pa shpėrblim. Gjatė qėndrimit nė Vlorė me 1920,u pėrpoq tė hapte shkolla shqipe,por komanda ushtarake e forcave pushtuese e cilėsio si pėrson tė padeshirueshėm dhe e raportoi nė Vatikan duke pėnguar realizimin e deshirės sė tij.

Qė nga viti 1926 e deri sa ndrroi jetė At gjeēovin e gjejmė nė krahina tė ndryshme tė Kosovės duke krye si gjithmonė detyrėn ndaj Atdheut dhe popullit tė vet. Por,dhe i ndjekur nga shovnistėt serbė dhe disa tradhėtar shqiptrar.Nė fund ishte famulltar nė fshatin Zymė tė Hasit. Ashtu si gjithė jetės edhe kėtu vazhdoi tė ishte njė veprimtar i shquar i ēeshtjes kombėtare. Pėr serbėt Gjeēovi konsiderohej si njė nga shqiptarėt mė tė rrezikshėm,kundėrshtar i rreptė i planeve tė tyre shkomtarizuese tė shqiptarve,e njėkohėsisht pėrhapės dhe luftėtar i vendosur i idesė sė bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė .Ndaj ata e piketuan pėr t’a eleminuar. E kjo ndodhi me 14 tetor 1929,nė afėrsi tė Prizrenin kur po kthehej pėr nė Zymė.Nga njė pritė e mallkuar dora gjakatare serbe qėlloi mbi tė duke i marr jetėn. At Gjeēovi ndėrroi jetė,por emri i tij mbeti i shkruar me shkronja tė arta nė historinė e kombit shqiptar. Ai me veprėn e tij kolosale mbeti i pavdekshėm. Dhe si njė yll i shėndritshėm u rreshtue midis heronjve qė u flijuan pėr zhvillimin e pėrparimin e Atdheut dhe bashkimin e kombit shqiptar.

Nga Dodė Progni

Burimi i tė dhėnave:
1 – Gjeēovi , Vepra 4, “Rilindja”,Redaksia e Botimeve, Prishtinė,1985
2 – Frrok Kristaj,”Shtjefėn Gjeēovi,Martir i shkollės dhe ēeshtjes kombėtare,www.zemrashqiptare.net
3 – Pa autor, Shtjefėn Gjeēovi (1873-1929), www.shqiperia.com
4 – Karl Gurakuqi, Shtjefėn Gjeēovi (1874-1929)-Jetshkrimi veprimtaria,(Marr nga Shkrimtar Shqiptar-1941),www.forumishqiptar.com
4 – Wikipedia (Enciklopedia e lire), Shtjefėn Gjeēovi
5 – Ndoc Kamsi,Shtjefėn Konstantin Gjeēov,Shkėput nga Revista “Shkodra”,www.forumishqiptar.com
6 – Faik Konica,”Ca kujtime mbi At Gjeēovin”,Kanuni i Lekė Dukagjinit,Bot.Vitit 1993,fq.XXV-XXVI
7. At Pashk Bardhi,”Shenime biografike mbi Shtjefėn Gjeēovin”,KlD,1993,fq.XXI-XXII-XXIII
9 – At Gjeēovi, “Agimi i Gjytetnisė”,Shkodėr,1910
10 – Arkivi Qendror Shteteror i RSH,Fondi 58,Dos.75,fq.1-7,Dos.25,dok.2,14
Dode Progni
Dode Progni

Shteti : Tirane
Postime : 78
Kyējet nė forum : 15637
Regjistruar mė : 2010-04-09
Profesioni : Historian-Pension

Back to top Go down

Back to top


 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum