Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Po ta dinin fėmijėt vetminė e prindit

Go down

Po ta dinin fėmijėt vetminė e prindit Empty Po ta dinin fėmijėt vetminė e prindit

Post by Arjana Tue 05 Jun 2012, 17:56

Po ta dinin fėmijėt vetminė e prindit Familja-kripa-300x283Valeria Dedaj
Skena e Teatrit Kombėtar ka disa ditė qė ėshtė zbrazur nga pajimet e dramės historike “Henri VI” tė Shekspirit pėr t’ia lėnė vendin dramės lirike “Pėrjetėsisht dashuria” tė Mihal Luarasit. Njė ndėrrim skenash qė ka brenda metaforėn: dallgėt e historisė i lėnė shkretė jetėt njerėzore.
Mihal Luarasi e shkroi “Pėrjetėsisht dashuria” nė vitin 2003 duke pasur parasysh aktoren Drita Pelinku. Bashkė kishin punuar mė 1956 pėr tragjedinė e Shilerit “Intrigė dhe dashuri”, ku Luarasi e pat zgjedhur pėr rolin e Luiza Milerit.
Ai atė e mendonte nė rolin e Zarinės. Tani po e ngjit nė skenė kėtė personazh qė ka moshėn e aktores, 86 vjeē. Dhe jo vetėm moshėn kanė tė pėrbashkėt Zarina dhe Drita. Pėrkrah saj ėshtė aktori Vangjel Toēe nė rolin Dionit.
Fjala ėshtė pėr njė dramė aktuale mbi temėn e vetmisė sė brezit tė tretė, me tė cilėn shoqėria shqiptare mė shumti kėto dy dekadat e fundit po njihet, pėr shkak tė rrethanave tė reja, zhvillimi ekonomik e social, tė cilat propozuan menjėherė njė kurs qė shkonte kundėr natyrės dhe traditės sė familjes shqiptare.
Zarina dhe Dioni janė dy pensionistė mbi tė shtatėdhjetat qė jetojnė vetėm. Djali dhe vajza e tyre janė nė mėrgim, nė ShBA dhe Kanada. Luarasi ka kapur jetėn e ēiftit nė 24 orė, nga njėri mėngjes nė tjetrin dhe kjo copė jete mbahet me dialogun e tė dyve qė nis nga njė ėndėrr. Ėshtė njė ėndėrr “parafolėse” qė ka parė Zarina dhe prej saj hapen biseda dhe plagė tė vjetra, rikthime nė tė shkuarėn e pasioneve, e dashurisė. Flasin pėr fėmijėt, pėr fenė, pėr pronat etj.. dhe mundohen pėr secilėn tė fiksojnė njė pėrgjigje. Ndėrsa pėr frikėn e madhe prej vetmisė nuk ka pėrgjigje asnjėri prej tyre, madje secili lutet pėr veten qė tė largohet i pari nga jeta. E kėshtu Luarasi sjell pėr publikun vetminė e njė ēifti qė tė ardhme ka vdekjen, por nuk lė diskutimin si pėr njė fazė tė natyrshme e tė prishtme nė jetėn e njeriut pėr tė cilin ky duhet tė jetė edhe i pėrgatitur. Luarasit qė si autor dhe regjisor shpesh i pėlqen tė ngacmohet me rrethanat, nuk lė pa trajtuar ēfarė e ka shkaktuar kėtė gjendje tė Zarinės dhe Dionit. Problemi ekonomik sipas tij ėshtė njė nga shkaktarėt mė tė fortė tė vuajtjes shpirtėrore, sepse ndėrsa tė rinjtė kanė marrė rrugėn e emigrimit pėr kushte mė tė mira, prindėrit luten nė vetmi pėr fatin e tyre, deri nė ditėt e mbrame. Por pėr detaje, ėshtė kjo intervistė me regjisorin Luarasi.

Dramėn lirike “Pėrjetėsisht dashuria” e keni shkruar nė vitin 2003 duke pasur parasysh aktoren Drita Pelinku. Pse?
Sepse e njoh Drita Pelinkun prej vitit 1956, kur vumė nė skenė shfaqjen “Intrigė dhe dashuri” e cila, tė pėrbashkėt me shfaqjen e re ka dashurinė. “Pėrjetėsisht dashuria” flet pėr individin, trajton gjendjen e moshės sė tretė tė individit, ku bėn pjesė edhe Drita. Ajo kishte karakteristikat qė mua mė nevojiteshin qė kjo pjesė tė ngjitej nė skenė.

Disa nga kėto karakteristika?
Karakteristika tė pasionit. Pavarėsisht moshės ajo ka njė fuqi shpirtėrore dhe dashurinė. Ndėrsa zėri i saj qė tingėllon ende sikur tė ishte 40 vjeē. Pikėrisht pėr kėto, e pavarėsisht se dramėn e kisha botuar, nėse s’do ta luante ajo, unė nuk besoj se mund ta sillja nė skenė.
Pėrveē moshės, jeta e saj personale ka pėrkime tė tjera me personazhin?
Nuk ka asnjė lidhje me jetėn e saj personale, por ne tė gjithė jemi tė prekur nga ky problem social sepse tė gjithė i kemi fėmijėt jashtė, dhe ne jemi dhe nė moshė tė tretė, (e duke qeshur regjisori shton se “kam hyrė nė tė katėrtėn”).

Ekziston vetmia e kėtij ēifti, po ekzistojnė edhe shkaqet. Merreni ju me kėto?
Unė e kam trajtuar problemin e vetmisė si pasojė e shkaqeve tė ndryshme ekonomike, dhe sociale tė shoqėrisė, sepse vuajtja shpirtėrore nganjėherė shkaktohet dhe nga ajo ekonomike. Edhe pse Dioni ka qenė nėndrejtor nė njė fabrikė, ai ėshtė njė lexues shumė i mirė dhe pikėrisht nga kjo ata diskutojnė problemet sė bashku, dhe po sė bashku u japin pėrgjigje qetėsisht. Ndėrsa Zarina ka mbaruar shkollėn e mesme pėr rrobaqepėsi dhe kėtė zanat ka bėrė tėrė jetės prandaj dhe herė-herė ndihet si e painformuar.
Me sa pamė gjatė provave, ka momente qė personazhet merren me besimin nė zot. Pėrse feja?
Sepse feja ėshtė njė tjetėr pjesė e realitetit. Dikur ka qenė gjė e jashtėzakonshme tė kapėrceje nga njė fe nė njė tjetėr, pavarėsisht se nuk ishin tė ndaluara, dhe kėto ndodhnin vetėm kur tė rinjtė njiheshin me dashuri. Ndėrsa sot tė vetmit qė mund tė pyesin pėr fenė ngelen prindėrit. Por kjo duhet parė dhe si ekzistencė e lirisė fetare nė Shqipėri e cila ka ekzistuar ndėr vite, pavarėsisht se besojmė nė fe tė ndryshme. Pikėrisht pėr kėtė ka njė diferencė ideologjike dhe fetare, sepse Zarina ėshtė njė besimtare muslimane, ndėrsa Dioni pavarėsisht se ėshtė kristian, ėshtė ateist, pėr shkak se ėshtė “prurje” e sistemit komunist.

Ata luten qė asnjėri tė mos ngelet pa tjetrin.
Zarina ėshtė ajo i lutet zotit tė mos e ndajė nga Dioni, as nė botėn tjetėr. Nėse ai shkon nė ferr, dashuria pėr tė ėshtė aq e madhe, sa ajo pranon tė shkojė me tė. Asnjėri prej tyre nuk do qė tė vdesė tjetri i pari. Ata nuk e shprehin drejtpėrdrejt atė qė mendojnė, por secili pret aeroplanin e vet.

Aeroplani i kujt vjen i pari?
Vjen dhe merr vetėm njėrin, por se cilin konkretisht, kėtė ia lėmė shfaqjes.
Ata flasin edhe pėr shitjen e banesės. I keni vendosur nė kushte materiale ekstreme kėta njerėz?
Nė njė moment ata debatojnė mbi ēėshtjen e shitjes sė shtėpisė, lidhur me frikėn se kjo ēėshtje e pronėsisė mund t’i ndajė fėmijėt nga njėri-tjetri, ashtu siē janė ndarė shumė tė tjerė. Sepse sot shumė njerėz po grinden pėr kėto probleme, fėmija po ndahet nga babai, vėllai nga vėllai etj.. Por Zarina qetėsisht i thotė Dionit “kjo nuk ka si tė ndodhė sepse ata e duan njėri-tjetrin”.
Drama sa vjen dhe thellohet. Problemi nuk qėndron vetėm tek konflikti qė zhvillohet nė pjesė, por qė edhe nė realitet t’i jepet njė zgjidhje kėsaj ēėshtje, tė paktėn para se tė jemi pjesė e Bashkimit Europian.
Ju i besoni kėto zgjidhje “para afatit”?
Ndryshe nga Shqipėria, nė vendet e tjera europiane ekzistojnė shtėpitė e tė moshuarve dhe jo me azilet e pleqve. Pėr shembull nė Hungari, apo dhe nė Zvicėr qė s’ėshtė ende pjesė e BE-sė, ata ndajnė gėzimet sė bashku, por apartamentet i kanė tė ndara. Prandaj s’duhet tė ndodhė siē po ndodh rėndom nė shoqėrinė tonė qė pėrditė gjenden tė moshuar pa jetė, sepse fėmijėt i kanė jashtė shtetit dhe nuk ka kush pėrkujdeset pėr ta.
Bio
Mihal Luarasi u lind nė Korēė mė 1929, por nė Tiranė edukohet nė Liceun Artistik “Jordan Misja” nė degėn e aktrimit. Vijon studimet pėr regji teatri nė Akademinė e Arteve tė Teatrit nė Budapest, Hungari. Puna e tij e parė si regjisor profesionist ėshtė tragjedia e Shilerit “Intrigė dhe dashuri” (1956). Me “Dhelpra dhe rrushtė” ai fiton disa ēmime nė Festivalin e II Kombėtar tė Teatrit. Nė Teatrin “Migjeni” tė Shkodrės mė 1966 vė nė skenė pėr herė tė parė “Cuca e Maleve”. Me “Mosha e bardhė” e Dritėro Agollit, dhe “Njollat e Murrme” tė Minush Jeros, Lurarasi ėshtė bėrė pjesė e atyre pėrpjekjeve nė arte qė brenda realizmit socialist tė mund tė ngrinin shqetėsimin e njeriut intelektual. E njėjta gjė me vėnien nė skenė me trupėn e Durrėsit tė dramės “Ēėshtja e inxhinier Saimirit” e Fadil Paēramit. Nė Teatrin e Operės dhe Baletit ai ėshtė regjisor i “Karmen”, “Traviata”, “Pranvera”, “Opera pėr tri grosh”, etj.. Dėnimi me burg, me internim mė pas, pėr “agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor” ndodhi nė valėn e goditjeve pėr liberalizėm qė iu bė kulturės dhe arteve nė vitet 1972-1976. Pėr gati 20 vjet, Luarasi dhe bashkėshortja e tij Edi, nuk e panė skenėn e teatri, por kantierin e fabrikave e tė punėve pėr mbijetesė tė sė shoqes si rrobaqepėse. Ka tė ngjarė qė “profesionionet” e dy personazheve tė dramės “Pėrjetėsisht dashuri” ta kenė origjinėn tek jeta e Luarasėve.
Pas nėntėdhjetės ēifti Luarasi vendoset nė Hungari. Aty vė nė skenė dramėn e Rexhep Qosjes “Vdekja e njė mbretėreshe”. Mė 1995 rikthehet nė Tiranė pėr tė vėnė nė skenė dramėn “Hekurat” e dramaturgut hungarez Goncz Arpad. Ėshtė autori i disa librave mbi teatrin, “Teatri Kombėtar nė udhėkryq” (2003) dhe “Kujtesa qė nuk fle” (2005). Mė 2003 rikthehet pėrfundimisht nga Hungaria dhe shkruan dramėn “Gomonet” e vėnė nė skenėn e Teatrit Kombėtar nga regjisori Gėzim Kame. Nė vitet e fundit ai ka punuar me dramėn e Ruzhdi Pulahės “Streha e tė harruarve” dhe pėr dy drama tė vetat “Korbi i bardhė” dhe “Antigona kėrkon tė atin”./Shekulli/
Arjana
Arjana

Shteti : diku e humbur
Postime : 3724
Kyējet nė forum : 21421
Regjistruar mė : 2009-09-26
Profesioni : Studente

http://engjujtshqiptare.forumotion.com

Back to top Go down

Back to top

- Similar topics

 
Permissions in this forum:
You cannot reply to topics in this forum